Zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën në Shqipëri nuk i
shpëtuan modelit të shpalljes së fitores nga të dyja palët, pa pritur
certifikimn e tyre nga institucionet përkatëse. Në prag të mbylljes së
qendrave të votimit, dy liderët politik konkurrues: kryeministri Sali
Berisha dhe kreu i opozitës,
Edi Rama, dolën në konferenca shtypi dhe shpallën fitoren në zgjedhje. Të dyja palët deklaruan, se mbështeten në të dhënat paraprake që disponojnë. Lideri I opozitës deklaroi se “Shqipëria votoi dhe zgjodhi Rilindjen, fitorja në kuti është e thellë”. Pas tij kreu i LSI-së, Ilir Meta shpalli fitoren e koalicionit të majtë duke e quajtur si një “fitore plebishitare për opozitën” me 80 mandate të fituara deputetësh. Ndërsa zëdhënësja e koalicionit të djathtë qeverisës, Majlinda Bregu, deklaroi se Partia Demokratike është gati ta udhëheqë sërish Shqipërinë. “Rezultatet e deritanishme rikonfirmojnë se qytetarët kanë votuar për të ecur përpara me Partinë Demokratike, që është fituese, e gatshme të udhëheqë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme”, tha ajo. Bregu i konsideroi zgjedhjet të lira dhe të ndershme,”pavarësisht incidenteve të blerjes së votës, frikësimit të votuesve dhe dhunës vdekjeprurëse të shkaktuar nga koalicioni opozitar”, theksoi ajo.
Fitorja e zgjedhjeve e shpallur para përfundimit të procesit të numërimit nga të dyja palët kundërshtare u parapri nga parashikimi i Civitas Albania, që realizoi një exit poll në bashkëpunim me Anzalone Liszt Research, një kompani e specializuar që ka kryer exit poll-e në SHBA dhe ka bërë sondazhet e presidentit Barack Obama në dy zgjedhjet presidenciale të 2009-ës dhe 2012-ës. Sipas të dhënave të tij rezultatet sipas koalicioneve janë “koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar, kurse koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.
Dhuna gjatë votimit rrezikon standardet
Ecuria e ditës së zgjedhjeve parlamentare ishte në qendër të një takimi që Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, zhvilloi në mbrëmje me ambasadorët e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri, amabasadorin e BE, Ettore Sequi dhe kryetaren e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack pa praninë e mediave. Ajo që dihet është se dita e zgjedhjeve u errësua nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Laçit, ku gjatë një shkëmbimi zjarri para një qendre votimi mbeti i vrarë mbështetësi i opozitës Gjon Gjoni, dhe u plagos një kandidat për deputet i PD-së në pushtet, Mhill Fufi dhe vëllai i tij Kastriot Fufi. Ende nuk dihen autorët. Prokuroria po heton për incidentin e rëndë .Janë lëshuar dy fletë arreste dhe policia ka shpallur 7 persona në kërkim. Por incidenti ka tensionuar atmosferën politike në Tiranë pasi të dyja palët në garë PD- PS kanë shkëmbyer akuza të rënda reciproke si nxitëse të dhunës. Incidenti vë në rrezik plotësimin e standardeve europiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.”Refuzimi i dhunës është një nga këto standarde të rëndësishme”, deklaroi nga qyteti i Laçit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.
Shqipëria nuk ka mundur në këto 22 vite të pluralizmit politik dhe demokracisë të kryejë zgjidhje që të jenë vlerësuar si “të lira dhe të ndershme”, ose në përputhje më të gjitha standardet europiane dhe ndërkombëtare. Kryerja e zgjedhjeve të 23 qershorit sipas këtyre standardeve dhe moskontestimi i rezultatit nga pala humbëse janë kushti kryesor që BE-ja i ka vënë Shqipërisë lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim, status për të cilin Shqipëria ka aplikuar para 4 vitesh por nuk e ka fituar.
Ecuria e pjesëmarrjes në votim
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ-ja, deri tani në votim kanë marrë pjesë 42, 71 % e të gjithë numrit të votuesve prej 3 milion e 271 mijë.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, një strukturë e vëzhguese te pavarur nga shoqëria civile e përbërë nga tri organizata, Komiteti Shqiptar i Helsinkit , Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim dhe Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara konstaton se në 60 % të qendrave të votimit në Tiranë nuk mundësojnë akses fizik për votuesit me aftësi të kufizuar dhe në 68 % të tyre nuk kishte dhoma të fshehta të përshtatshme për këta votues.Shumë votues të verbër nuk arritën të votonin në mënyrë të lirë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë- theksohet në një deklaratë të zëdhënëses së këtij koalicioni, Mirela Arqimandriti. Koalicioni, vë në dukje se në22 % të qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës nuk ka asnjë grua anëtare të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vetëm 22 % e Komisioneve të Qendrave të Votimit kryesohen nga një grua. Koalicioni ka marrë 8 raportime të rasteve të votimit familjar.

No comments:
Post a Comment