Thursday, July 3, 2014

Fjala në seancën plenare dt 3/7/2014 mbi rezolutën e Kuvendit për raportin e Prokurorisë për krimin!

“Zoti kryetar i seances,
Zonja deputete,
Zotërinj deputetë,

Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Sot, në këtë sallë bosh nga mazhoranca, ne diskutojmë problemin më  themelor, më shqetësues, më të rëndësishëm për jetën tuaj, të fëmijëve tuaj, të pronave tuaja, të veprimtarisë suaj të përditshme, për sigurinë tuaj. 

Mungesën e mazhorancës në këtë sallë

Wednesday, July 2, 2014

Çun blloku prej vërteti

Nga Endir Bushati, Diten e ekzekutimit te Tan Santos, ne kishim shume per te menduar e analizuar. Te shokuar nga ekzekutimi mafioz, konstatuam se “nuk kemi shtet”, se vrases me pagese, te hipur ne motorr pa targa, te veshur me te zeza, terheqin vemendjen e kalimtareve te rruges, por jo te policise; “shetisin” per nja 50 min nga njeri cep i Tiranes tek tjetri pa u shqetesuar nga askush; mesuam gjithashtu qe ne zonen me perqendrimin me te madh te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, rojeve private dhe kamerave gjithandej, dy persona me te zeza paten kurajon dhe ftohtesine jo vetem te ekzekutonin Tan Santon

Forbes: Ja kush janë 100 VIP-at më me ndikim në botë

Me 115 milionë dollarë të fituar në një vit është Beyonce mbretëresha e showbiz-it
a
Më e pasur se Oprah Winfrey, më e fuqishme se burri i saj, Jay-Z, më e famshme se LeBron James: është Beyonce mbretëresha e showbiz 2014. Me 115 milionë dollarë të fituar në 12 muaj është në vendin e parë në listën e përvitshme të Forbes të yjeve më me influencë në botë. Në një vit ylli i muzikës ka fituar pothuajse dyfish më shumë se sa vendi i dytë në klasifikim,

10 fakte që duhet t’i dini mbi muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Më poshtë jepen 10 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit. Për shembull dhe pse mendohet se në Ramazan mund të dobësohesh, në fakt është e kundërta. Pavarësisht agjërimit të përditshëm, Ramazani është i njohur si muaji i shtimit në peshë. Një tjetër fakt është që sunitët dhe shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme. Ndërkohë

10 filmat më të famshëm që janë bazuar tek CIA

Rastet kur Hollivudi ka ngritur në piedestal ose njollosur organizatën sekrete  
21charlie2-600
Shpeshherë mund të keni vënë re që shumë filma kanë në qendër të tyre institucione investigative amerikane si CIA apo FBI. Central Intelligence Agency (CIA) (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) është një agjenci zbulimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, përgjegjëse për përftimin dhe shqyrtimin e njoftimeve

Legjenda “të zeza”. Klishetë që njollosin historinë e Kishës

Që nga Inkuizicioni i Shenjtë, tek gjuetia e shtrigave, klishetë dhe gënjeshtrat që edhe sot njollosin historinë e Kishës. Vatikani ka fajet e tij, nuk ka asnjë diskutim. Në të kaluarën ka bërë padrejtësi të mëdha dhe krime të tmerrshëm. Por faktet duhet të shihen gjithmonë në perspektivën e tyre historike. Gjë që të bën të zbulosh, ndonjëherë, që janë zmadhuar apo madje edhe sajuar

Sunday, June 29, 2014

Shtëpitë publike në Tiranën e ‘38-ës, gratë që dëfrenin pasanikët

NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-Ato, qenë femrat që argëtonin bejlerët e Tiranës: ‘koketat’ e dëshirueshme, gjithnjë të pëlqyeshme, prehja e pasanikëve. I tërhiqnin lehtësisht drejt mëkatit, i ftonin në çaste të hareshme, i nënshtroheshin fuqisë së tyre e i nënshtronin me përkëdhelitë e veta. Ato, qenë ‘mantenutat’ me damka turpi që ditën përgojoheshin sokakëve e natën iu gëzoheshin kënaqësive erotike.