Friday, October 7, 2011

"Do ta vrisja Kurt-in, por më parë do bëja seks me të"

Gjithmonë ka qenë një person i çuditshëm dhe një fakt i tillë gjithmonë është ditur. Jeta e saj asnjëherë nuk ka qenë e rregullt, si rrjedhojë e abuzimit me drogë dhe nga pasuria e madhe e trashëguar nga bashkëshorti i saj Kurt Cobain, lider i Nirvana-ve, që ka vdekur në mënyrë tragjike. Megjithatë kujtimi për të nga bashkëshortja nuk është ndër më të gëzueshmit. "Nëse do të rikthehej në jetë do ta vrisja për atë që na ka bërë. Fillimisht do ta bëja me të më pas do ta vrisja", - ishin këto fjalët e rrëfyera nga Courntey për Vanity Fair. Motivi i këtij irritimi nga ana e Courtney është se kantautori i famshëm sipas saj e "braktisi" atë dhe të bijën Frances. Kjo e fundit nuk ka një marrëdhënie të mirë me mamanë madje deri në atë pikë saqë Courtney në profilin e saj në Twitter kishte bërë një apel, vetëm që ato të ktheheshin sërish bashkë. Megjithatë Frances nuk ka dashur ta dëgjojë aspak dhe sapo mbushi moshën për tu larguar nga shtëpia, iku dhe vazhdoi karrierën e saj për tu lançuar si modele.

Shuhet në moshën 86-vjecare, Ramiz Alia ish-udhëheqësi komunist

Shuhet në moshën 86-vjecare, Ramiz Alia ish-udhëheqësi komunistTIRANË- Shuhet në moshën 86-vjecare Ramiz Alia. Udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri dhe Presidenti i parë i shtetit pluralist, mbylli sytë mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet. Alia vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare), dhe për këtë arsye ishte shtruar disa herë në reanimacion, sic shpjegojnë edhe mjekët. Së fundi ai u paraqit me probleme të rënda të frymëmarrjes dhe u intubua me oksigjen që ditën e parë. Mjëkët bëjnë me dije se ditët e fundit të jetës ai kishte vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të gjoksit dhe shtim të ritmit kardiak. JETA Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20-vjec. Alia u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite (1954) dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës nën patronazhin e Enver Hoxhës. Në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë). Alia është udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist të Shqipërisë 1985-1991, dhe Presidenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1991-1992, si dhe presidenti i parë i postkomuniste në Shqipëri deri në vitin 1992. Ai kishte qenë i caktuar si pasardhës nga Enver Hoxha dhe e mori pushtetin pas vdekjes së tij. Më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, ku në pushtet erdhi koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Partia Demokratike. Në gusht të vitit 1992 ai u vendos në arrest shtëpie dhe u arrestua në shtator të viti 1993, ku u dënua me 9 vjet heqje lirie për abuzime me pushtetin. Më 7 korrik 1995 pas disa procesesh gjyqësore, Alia lirohet nga burgu. Ai u shfaq në TV pas trazirave të vitit 1997 në Shqipëri në një intervistë ekskluzive televizive për herë të parë pas daljes nga burgu. Si president i parë pluralist Alia ndaloi represionin politik, kurse ne vitin 1989 një amnisti e përgjithshme solli lirimin e shumë të burgosurve politik. Alia ndërmori hapat e para për të krijuar lidhje me Perëndimin, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italinë, Turqinë dhe Jugosllavinë. VEPRIMTARIA Detyrat më të rëndësishme të Ramizë Alisë kanë qënë: Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955) Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958) Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985) Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990) Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) Kryetar i Këshillit Presidencial (1991). MJEKËT: VDEKJA E ALISË SPITALORE ORA 10:37- Mjekët të cilët po merren me të gjitha procedurat post mortore të të të ndjerit Alia bëjnë me dije se shkaqet e vdekjes së Alisë janë spitalore, ndaj për këtë arsye trupi i pajetë nuk do i nënshtrohet autopsisë. Situata në shtëpinë e të ndjerit Ramiz Alia është e heshtur dhe pritet mbërritja e djalit të ish-udhëheqësit. MBLIDHEN FAMILJARËT NË SHTËPINË E ALISË 9:36- Gazetari i NEWS24, Spartak Koka i ndodhur në shtëpinë e të ndjerit Ramiz Alia në kryqëzimin e rrugës 'Emin Durako' dhe ‘Gjin Bue Shpata’ në kryeqytet raporton se familjarët po mblidhen në shtëpinë Alia për tu përgatitur për ceremoninë mortore. Ndërkohë mësohet se trupi i pajetë i i Alisë nuk do të transportohet në shtëpi, pasi pritet ardhja e të gjithë familjarëve. Ende nuk ka një orar dhe vend ku do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore e Alisë. Dritaret dhe dera e shtëpisë së Ramiz Allisë ndërkohë janë izoluar totalisht. TRUPI I PAJETË DËRGOHET NË MORGUN E QSUT-së Ora 9:23- Ambulanca me trupin e pajetë të Alisë u drejtua drejt morgut të ‘Qëndrës Spitalore Nënë Tereza’, pas kërkesës së familjarëve rreth orës 9:23 minuta, ku do të kryehen të gjitha procedurat e nevojshme të autopsisë. Mësohet se familja Aliu pret që edhe familjarë të tjerë që ndodhen jashtë vendit të kthehen në Shqipëri dhe të marrin pjesë në ceremoninë dhe homazhet që do të zhvillohen në nder të të ndjerit Ramiz Alia. DR. MEZINI: ALIA VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E VJETËR Ora 08:30- Arjan Mezini, mjeku i cili ka ndjekur gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Ramiz Alia ka deklaruar se ai vuante nga një sëmundje e hershme në mushkëri gjë që ka sjellë dhe përkeqësim kohët e fundit. “Zoti Alia është transferuar në spitalin tonë 4 ditë më parë nga spitali infektiv. Pas ekzaminimeve që iu kryen u konstatua diagnoza tron boembolia pulmonare me një tronb të madhe në arterien kryesore pulmonarë. Menjëherë u vendos në mjekim intensiv dhe sot si pasojë e përsëritjes së tronbit nuk patëm mundësinë për ta ndihmuar më tutje. Me sa di unë para 1 jave apo 10 ditësh është shtruar në spitalin infektiv për probleme pulmonare, mungesë oksigjenimi dhe ne u thirrëm në konsultë. Në historik do referohet që vuante nga një sëmundje të themi malinje të prostatës, që mundësia më e madhe ka qënë komplikacioni i sëmundjes malinje, mpiksja e gjakut në mushkëri. Është një sëmundje e vjetër, të paktën sic referojnë edhe familjarët dhe vetë zoti Aliaj në një histori 4-5 vjecare”, u shpreh ai Mezini shtoi se, me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë i Ramiz Alisë do të traqnsferohet në morgun e QSUT-së. Doktori sqaroi se vetë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është interesuar në Sanatorium që të kryen të gjitha procedurat posmortore. (e.Menga/m.Arapi/BalkanWeb)

Thursday, October 6, 2011

Steve Jobs, 1955-2011: Mourning Technology's Great Reinventor

Harry McCracken

King Computer
Jobs sits for a portrait outside his home in Palo Alto, Calif. on December 7, 2004.

Steve Jobs, whose death was announced on Wednesday night, wasn't a computer scientist. He had no training as a hardware engineer or an industrial designer. The businesses that Apple entered under his leadership — from personal computers to MP3 players to smartphones — all existed before the company got there.
But with astonishing regularity, Jobs did something that few people accomplish even once: he reinvented entire industries. He did it with ones that were new, like PCs, and he did it with ones that were old, such as music. And his pace only accelerated over the years.
He was the most celebrated, successful business executive of his generation, yet he flouted many basic tenets of business wisdom. (Like his hero and soulmate, Polaroid founder Edwin Land, he refused to conduct focus groups and other research that might tell him want his customers wanted.) In his many public appearances as the head of a large public corporation, he rarely sounded like one. He introduced the first Macintosh by quoting Bob Dylan, and took to saying that Apple sat "at the intersection of the liberal arts and technology."
Jobs' confidence in the wisdom of his own instincts came to be immense, as did the hype he created at Apple product launches. That might have been unbearable if it weren't for the fact that his intuition was nearly flawless and the products often lived up to his lofty claims. St. Louis Cardinals pitching great Dizzy Dean could have been talking about Jobs rather than himself when he said "It ain't bragging if you can back it up."
Jobs' eventual triumph was so absolute — in 2011, Apple's market capitalization passed that of Exxon Mobil, making it the planet's most valuable company — that it's easy to forget how checkered his reputation once was. Over the first quarter-century of his career, he was associated with as many failed products as hits. Having been forced out of Apple in 1985, he was associated with failure, period. Even some of his admirers thought of him as the dreamer who'd lost the war for PC dominance with Microsoft's indomitable Bill Gates.
Until the iPod era, it seemed entirely possible that Jobs' most lasting legacy might be the blockbuster animated features produced by Pixar, the company which he founded after acquiring George Lucas's computer-graphics lab in 1986. Instead, Pixar turned out to be, in Jobs' famous phrase, just one more thing. 
Born in 1955 in San Francisco to an unmarried graduate student and adopted at birth by Paul and Clara Jobs, Steven Paul Jobs grew up in Silicon Valley just as it was becoming Silicon Valley. It proved to be a lucky break for everyone concerned.
He was only 21 when he started Apple — officially formed on April Fool's Day 1976 — with his buddy Steve "Woz" Wozniak, a self-taught engineer of rare talents. (A third founder, Ron Wayne, chickened out after less than two weeks.)
But Jobs had already done a lot of living, all of which influenced the company he built. He'd spent one unhappy semester at Portland's Reed College and 18 happy months of "dropping in" on Reed classes as he saw fit. He'd found brief employment in low-level jobs at Silicon Valley icons HP and Atari. He'd taken a spiritual journey to India, and dabbled with both psychedelic drugs and primal scream therapy.

Tuesday, October 4, 2011

Partia e re, negociatat sekrete të Topit me eksponentë të së djathtës

I vetëdijshëm se ka pak gjasa të garojë për një mandat të dytë presidencial, Bamir Topi përmes mbështetësve të tij ka nisur negociatat me eksponentë të së djathtës. Në bisedime ish-deputetë të PD-së, tre deputetë aktual të grupit parlamentar, e deri këshilltarë në disa bashki.
TIRANË Edhe pse e paralajmëroi publikisht krijimin e një partie të re vetëm para katër ditësh, Bamir Topi, i vetëdijshëm se ka pak gjasa të garojë për një mandat të dytë presidencial, ka kohë që është në kontakt me eksponentë të së djathtës. Në formacionin e ardhshëm politik, që nënkupton një parti të re politike nën drejtimin e tij, Topi ka piketuar të ketë jo vetëm ish-figura të rëndësishme të së djathtës, por edhe zyrtarë aktualë qendrorë dhe vendorë. Burime të mirëbesuara thanë për gazetën “Mapo” se Topi ka filluar negociatat në rrugë informale kryesisht përmes mbështetësve të tij. Qëllimi është krijimi i një formacioni të ri politik të qendrës së djathtë dhe mbrojtja e atyre parimeve që karakterizojnë të djathtën. Deri më tani, mësohet se janë zhvilluar biseda paraprake me emra të njohur të së djathtës, si Besnik Mustafaj, ish-deputetë si Aleksandër Biberaj apo Sali Shehu. Në listën e të negociuarve përfshihen edhe figura tashmë të larguara nga PD-ja, ku nuk mbetet jashtë diskutimit edhe ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, edhe pse për këtë të fundit burimet shprehen jo shumë optimistë lidhur me rikthimin e tij në jetën politike shqiptare. Por Bamir Topi duket se ka mbështetës edhe në grupin aktual të Partisë Demokratike. Përveç deputetit Gazmend Oketa, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen e tij për Topin, në rrugë jo zyrtare po negociohet edhe me dy deputetë të tjerë, emrat e të cilëve deri më tani, për shkak edhe të situatës delikate, mbeten sekret. Vetë presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Top Story” nuk e përjashtoi mundësinë e një pakice bllokuese për presidentin e ardhshëm në Kuvend, në vitin 2012. I pyetur pikërisht për një mini-listë të mundshme deputetësh, jo vetëm nga grupi parlamentar i PD-së, por edhe nga grupet e tjera parlamentare, Topi u përgjigj ndër radhë se ai kishte marrëdhënie miqësore me disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë sigurisht jo kushtëzuese, porse shtoi se gjithçka do të mbetej e hapur deri në momentin e votimit për Presidentin e ri. Por, Bamir Topi, i cili njihet për reputacionin e tij të gjatë politik në PD, por edhe si eksponent i rëndësishëm në radhët e së djathtës, ka ruajtur lidhje edhe me të zgjedhur vendorë, kryesisht nga Partia Demokratike. Burimet saktësuan se Bamir Topi gëzon mbështetje edhe te disa këshilltarë të Partisë Demokratike (dhe jo vetëm) në disa bashki, kryesisht në Shkodër dhe Vlorë. Pritet që formacioni të ri politik të startojë më shpejt se përfundimi i mandatit të Bamir Topit si President, madje shumë më herët. Ajo që dihet me siguri është se Bamir Topi nuk do t’i bashkëngjitet Aleancës “Kuq e Zi”, një tjetër formacion politik që po lind nën drejtimin e Kreshnik Spahiut, mandati i të cilit përfundon brenda këtij viti. Topi nuk pritet të përfshihet as në partinë tjetër të djathtë, si Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Qëllimi i tij (të paktën deri më tash) është krijimi i një partie të re, lidhja e aleancave me LZHK e PDK, me qëllim krijimin e një poli të tretë të djathtë, që më e pakta mund të kondicionojë ndoshta krijimin e aleancave të ardhshme dhe mbi të gjitha e dëmshme jo pak për Partinë Demokratike, e cila synon një mandat të tretë fitues në zgjedhjet e 2013-ës.
Nevila Perndoj

Malaj: Parti e re, nëse zhvillimet e ardhshme në PS nuk do jenë pozitive

“Opsioni i parë duhet të jetë një funksionim sa më demokratik i PS-së, ku hapësirat dhe mundësitë rriten, ku vlerësimi vjen nga meritokracia dhe jo klientelizmi. Kjo është mundësia më e mirë jo vetëm për PS-në, por nëse zhvillimet e ardhshme nuk do të jenë pozitive, ajo nuk mbetet mundësia e vetme.
Prej disa muajsh, deputeti dhe ish-ministri i qeverisë socialiste, Arben Malaj, është angazhuar në një fushatë debati publik për demokratizimin e Partisë Socialiste. Por çfarë do të ndodhë nëse tezat e tij mbeten vetëm në sallat e referimit? Çfarë do të ndodhë nëse PS (ashtu siç ka paralajmëruar) do të përjashtojë kundërshtarët e politikës së Ramës? A do të lindë një parti e re nga të pakënaqurit dhe të përjashtuarit? Malaj, në një intervistë për gazetën IDEA, thotë se “qëllimi im nuk është ndarja e partisë, por kjo nuk është alternativa e vetme nëse situata do të radikalizohet”, duke lënë të nënkuptohet se të përjashtuarit mund të organizojnë një parti të re të majtë.
Z. Malaj, prej disa muajsh jeni angazhuar në një fushatë brenda Partisë Socialiste, duke kërkuar reformimin e mënyrës së drejtimit, por edhe mënyrën e të bërit opozitë në përgjithësi. Si është pritur kjo fushatë në bazë dhe, nëse do të bëni një bilanc, çfarë keni arritur?
Së pari, urimet më të mira në iniciativën për të nxitur debatin e ideve. Një gazetë e re dhe me këtë fokus, ndoshta do të plotësojë një prej elementëve thelbësore të demokracisë, konkurrencën e ideve në vend të agresivitetit politik midis partive politike dhe politikaneve. Angazhimet publike jashtë rreshtit nuk janë të lehta, jo vetëm në realitetin politik shqiptar. Jam i kënaqur që kemi hapur një debat për modernizimin e politikës, për ndërgjegjësimin e opinionit publik, për angazhimin e tyre në sfidat e vendit. Ndajmë ide dhe diskutojmë me të rinjtë për një model të ri politik, që në qendër ka modelin e institucioneve të forta dhe efektive, përballë modelit të individëve të fortë dhe me pushtet absolut. Media i ka pasqyruar dhe mbështetur këto aktivitete. PS sapo ka ndërprerë bojkotin dhe po ofron propozime për të dalë nga kriza.
Pak ditë më parë, kryetari i PS, Edi Rama, shpalli një plan me dhjetë pika, për të cilin ju deklaruat në shtypin e ditës se nuk ishte konsultuar me strukturat e partisë. E konsideroni këtë një arrogancë politike dhe, a mendoni se do të mund të demokratizohet PS-ja sipas parimeve që ju predikoni?
Më shqetësuese është indiferenca e disa kolegëve dhe një vetëkontroll i tepruar për të mos folur edhe kur kjo është e domosdoshme. Kur ishim kundër bojkotit, shumë pak besonin se kjo bëhej për të ndihmuar PS-në. E vërteta vonoi, bile jo pak, por përfundimisht PS ka ndërprerë bojkotin. Propozimi im është akoma më i drejtpërdrejtë, ta heqim bojkotin si element të luftës politike, të mos përdoret më jo vetëm nga PS-ja, por nga të gjitha partitë politike shqiptare. Na duhet një kulture e re politike, na duhet një model i ri politik. Përballë sfidave të së ardhmes, neve na duhet më shumë dhe jo më pak demokraci, na duhen institucione të forta dhe jo individë të gjithëpushtetshëm. Na duhet krijimi i një klase të mesme dhe jo thjesht disa individë miliarderë. Neve na duhet një zhvillim sa më harmonik, që rrit mundësitë për të gjithë dhe jo thjesht përqendrimi në pak duar i pushtetit politik dhe ekonomik. Këto debate duhen bërë më të plota, më të shpeshta dhe me sa më shumë të rinj. Demokratizimi i PS-së dhe i çdo force politike është një proces i përhershëm, dinamik dhe me ulje-ngritjet e tij.
Zëra brenda partisë, të cilët publikisht njihen si të afërt të rrethit të Ramës, të cilët pakkush mund të mendojë se flasin me mendjen e tyre, kërkojnë përjashtimin e Islamit e Harasanit. Por në forume kjo çështje nuk është ngritur. Mendoni se kjo është një taktikë për të përgatitur terrenin?
Për mua personalisht, në një bashkim vullnetar, përjashtimi nuk duhet të ekzistojë si mentalitet dhe nuk duhet të aplikohet. Mbështetja publike, vlerësimi integral i kontributeve dhe karrierës së çdo politikani, aktiviteti i tij publik dhe politik, janë instrumente që mund të ishin të mjaftueshëm për të rritur efikasitetin e çdo deputeti. Përjashtimi duhet të jetë vetëm për shkelje të Kushtetutës. Edhe përvoja konkrete e PS pas vitit 2005 ka jo pak raste ripranimi të të larguarve apo të të përjashtuarve. Nëse PS nuk do të kishte aplikuar bojkotin, nëse PS si opozita më e madhe e vendit do të kishte funksionuar në mënyrë institucionale dhe kolegjiale, nuk do të kishim harxhuar kaq shumë fokus dhe energji rreth bojkotit.
Ju nuk jeni në listën e kandidatëve për përjashtim. Duket sikur ju keni bërë një pakt: Predikoni një politikë ndryshe dhe vazhdoni t’i bindeni vijës së kryetarit në parti. Përse për Arben Malajn nuk kërkojnë të përjashtohet?
Kam qenë unik dhe konseguent me disa kolegë deputetë për ndërprerjen e bojkotit, jam kundër çdo tendence radikalizuese të PS-së dhe kam angazhim sa më të plotë në sfidat e integrimit të vendit. Nuk kam shkuar në parlament, jo nga frika e përjashtimeve apo heqja nga listat e forumeve, por vetëm si detyrim mirënjohës ndaj çdo socialisti, i cili vritet shpirtërisht kur nuk na shikon të bashkuar dhe të unifikuar në qëndrimet tona. Kam qenë kritik për mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë me të cilën keqpërdoret uniteti dhe solidariteti i anëtarësisë së PS. Shqetësimi real nuk është nëse do të këtë përjashtime apo jo,shqetësimi është sa e dëmton PS-në dhe qeverisjen e vendit presioni për të heshtur dhe për të qenë solidar formal për çdo gjë, kudo dhe kurdoherë. Kjo tendencë rrezikon jo përjashtimin tonë, por përjashtimin e mundësisë që politika të mund të jetë më e hapur, më e qartë dhe më produktive.
Nëse tezat tuaja thuhen dhe mbeten vetëm në salla, edhe sa kohë keni ndërmend ta vazhdoni fushatën tuaj?
E rëndësishme është që këto teza të jenë të drejta dhe thelbi i tyre t’i shërbejë rritjes së efikasitetit të PS-së. Në thelb të këtij bashkëbisedimi qëndron hapja cilësore e PS-së, krijimi i modelit politik që bazohet në institucione të forta dhe jo në individë me pushtet absolut, kufizimi i përqendrimit të mandateve politike dhe qeverisëse në shumë pak individë, kufizimi i numrit të mandateve të të njëjtit person në drejtimin e partive politike apo qeverisjen e vendit në nivel vendor dhe qendror, promovimi më mirë i të rinjve dhe grave nëpërmjet meritokracisë, harmonizimi i eksperiencës me energjitë pozitive të rinjve, qarkullimi i elitave etj. Këto diskutime publike marrin vlerë të veçante sidomos për vende si Shqipëria, ku korrupsioni, kapja e shtetit dhe influenca në rritje e bizneseve të dyshimta, tenton të kontrollojë politikën. Qëllimi kryesor është të rrisim ndërgjegjen publike për risqet në rritje dhe për domosdoshmërinë e reformave që i reduktojnë rrënjët e këtyre tendencave. E kam të qartë që është e vështirë, por jam i bindur se nuk është e pamundur. Mund të duket utopike, por edhe nëse rezulton e tillë ka më shumë vlerë njerëzore se çdo indiferencë dhe dorëzim përballë fenomeneve që më shumë se çdo gjë do t`i varfërojnë shpirtërisht shqiptarët.
Çfarë qëndrimi do të mbani ju, nëse Islami e Harasani përjashtohen dhe ju merrni një vërejtje “ të rëndë partie”?
Qëndrimin kundër përjashtimit nuk e trajtova si rast konkret të dy kolegëve, por si sfidë mentaliteti të krijimit të ekipeve politike. Avantazhi i PS-së dhe i çdo përfaqësuesi të saj nuk duhet të jetë disiplina formale partiake, por përkushtimi ndaj sfidave të vendit. Kjo ia rrit vlerësimin dhe mbështetjen publike çdo force politike. Pas dështimit të bojkotit, në mosarritjen e asnjë prej premtimeve publike, ka gjithnjë e më pak argumente reale për të përjashtuar apo penalizuar çdo mendim dhe qëndrim ndryshe. Kohën e humbur nuk duhet të vazhdojmë ta zgjasim me humbjen e shanseve për t’u riorganizuar dhe modernizuar për të fituar zgjedhjet e vitit 2013.
Dua të jem më i drejtpërdrejtë. A do të lindë një parti e re me të përjashtuarit apo ata që nuk jetojnë dot në “vathën” e Edi Ramës? Disa nga të larguarit e mëhershëm nga PS-ja e kanë artikuluar këtë si nevojë.
Nëse PS do të radikalizohet, nëse brenda PS-së do të mbisundojë alibia e disiplinës formale për të përjashtuar dhe penalizuar kolegë, nëse do të aplikohet vjedhja e të drejtës së anëtarëve për të zgjedhur delegatët e kongresit me një proces të çuditshëm që, ju votoni dhe ne përcaktojmë emrin, atëherë pritet të rritet numri i të zhgënjyerve, do të rriten burimet e grindjeve në PS, do të goditet solidariteti dhe përkushtimi, kjo pa diskutim do të sjellë kosto edhe elektorale. PS nuk i fiton zgjedhjet e vetme dhe nuk ndërton dot koalicion fitues nëse nuk rritet vetë. PS duhet organizuar drejt fitores, jo drejt menaxhimit të humbjeve të përsëritura. Socialistët që nuk respektohen për përkushtimin e tyre, nuk janë vetëm të vjetër, janë edhe shumë të rinj, shumë gra socialiste, janë shumë intelektualë që nuk duhen lënë pa asnjë alternativë për të qenë pjesë reale e sfidave të vendit. Opsioni i parë duhet të jetë një funksionim sa më demokratik i PS-së, ku hapësirat dhe mundësitë rriten, ku vlerësimi vjen nga meritokracia dhe jo klientelizmi. Kjo është mundësia më e mirë jo vetëm për PS-në, por nëse zhvillimet e ardhshme nuk do të jenë pozitive, ajo nuk mbetet mundësia e vetme. Thelbi i bashkëbisedimit dhe angazhimit tim nuk është ndarja e PS-së, por modernizimi i saj. Kjo largon qeverinë Berisha dhe u sjell shqiptarëve më shumë liri dhe mundësi zhvillimi, ekonomik dhe politik.

REGJISTRIMI I POPULLSISE NE SHKODER


43434343
Pavaresisht se ne diten e 4-te te tij, procesi i regjistrimit te popullsise ne Qarkun e Shkodres po ecen sipas parashikimeve te drejtuesve te Instat ne Shkoder. Nje fakt i tille eshte pohuar nga burime prane ketij institucioni te cilet bejne me dije se deri ne keto momente, qytetaret i jane pergjigjur pozitivisht anketuesve te cilet po kryejne regjistrimin e popullsise. Megjithate duhet theksuar fakti, se numri i te regjistruarve deri tani, ne Qarkun e Shkodres, eshte i paperfillshem per vete faktin se ky proces eshte ende ne hapat e pare te tij por pritshmerite jane pozitive, duke deklaruar se gjithcka do te perfundoje ne baze te rregullave te vendosura ne afatin e 3 javeve. Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti. Burime prane instat bejne me dije se deklarimi i qytetarit eshte i lire dhe shkruhet ashtu sikurse ai deklaron, por mbetet nje faze e dyte ku do te verifikohen te dhenat e marra, ku ne rastet kur te dhenat do te jene te rreme atehere, do te kete edhe penalitete.Pervec penalizmit, INSTAT ende nuk ka percaktuar, se si do te veprohet me rastet, kur qytetaret mund te kene bere deklarime te rreme jo vetem ne ceshtje qe i perkasin etnise dhe fese,  pasi sipas specialisteve kjo i perket nje faze te trete. Por duke theksuar se nuk do te kete rikthim per te marre te dhena te sakta tek qytetaret, atehere keto deklarime perjashtohen nga rezultatet perfundimtare qe do te nxjerre INSTAT ne kete census.

FRESH SHKODER NUK ESHTE PJESE E LETRES PER AMBASADORET

Nuk është aspak e vërtetë, që drejtues të FRESSH-it Shkodër, janë pjesë e letres, nëse ajo ekziston, drejtuar ambasadoreve me te rendesishem ne Tirane lidhur me vendimin e marrë nga kreu i PS, Edi Rama për shkrirjen e këtij Forumi. Eshte ky reagimi i deges se Fresh te qytetit te Shkodres permes kryetarit Ramir Haderi, i cili gjate nje prononcimi per tv1 channel thote se ne kete rast kemi të bëjmë thjesht me një fallsifikim. Sipas nje te perditshme shqiptare 22 drejtues të FRESSH u janë drejtuar me një letër tetë ambasadoreve më të rëndësishëm në Tiranë, ku shprehen se në mënyrë njëanshme dhe të padiskutuar me askënd, kryesocialisti vendosi të ndërpresë çdo proces zgjedhor të të rinjve. Duke dhënë më tej detaje të vendimmarrjes së kreut socialist për Forumin Rinor, drejtuesit shprehen se përveç komandimit të deputetit të Tiranës, Saimir Tahiri, për të riorganizuar FRESSH-in, Rama ka vendosur dhe anulimin e kongresit zgjedhor të tyre. Pasi parashtrojnë shqetësimet e tyre, që kanë ardhur nga një vendim i Edi Ramës për të ardhmen e Forumit Rinor, drejtuesit e FRESSH-it, të cilët nuk kanë firmosur, por kanë vendosur numrin e kartës së tyre të identitetit, japin dhe disa kërkesa, të cilat i cilësojnë si vendimtare për funksionimin më të mirë të Forumit. Por per drejtuesit e FRESH Shkoder ky veprim nuk ka dale nga ky forum dhe drejtuesit e tij po punojmë për riformatimin dhe rifreskimin e strukturave, në përputhje të plotë me vizionin e PS me në krye z. Edi Rama.

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë

Shorti për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2011-12 u mbajt gjatë pasdites në ambientet e FSHF-së dhe ai nxorri një seri përballjesh interesante.

Me një format të ri, të ndryshëm nga sezonet e shkuara, kompeticioni nuk do të zhvillohet më me modelin e përballjeve direkte.

16 skuadrat e mbetura janë ndarë në katër grupe dhe dy të parat e secilit grup do të avancojnë për në raundin pasardhës të çerekfinaleve.


Kjo është ndarja e shortit:

Grupi A: Tirana, Laçi, Shkumbini, Apolonia
Grupi B: Flamurtari, Teuta, Pogradeci, Kamza
Grupi C: Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Luftëtari
Grupi D Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani

Monday, October 3, 2011

Eshtë ekonomia, o idiot

DRITAN PRIFTI
“It’s the economy, stupid” (Është ekonomia, o idiot). Kjo ka qenë parulla e fushatës që solli Bill Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë, në një përballje me figurën më të fuqishme të politikës amerikane të 50 vjetëve të fundit, George H.W. Bush. Bill Clinton ishte një figurë pothuajse e panjohur në nivel kombëtar në SHBA, guvernator për vetëm një mandat në shtetin Arkansas. Kurse G.H.W. Bush ishte Presidenti në detyrë i SHBA, ish zv.President i SHBA për mandatin paraardhës, ish-drejtor i CIA, patriark i familjes më të fuqishme politike në SHBA, me lidhje themelore që nga Wall Street deri në burimet e naftës në Amerikë dhe Arabi Saudite. Megjithatë, Bill Clinton, i brishtë, i panjohur dhe pa muskujt e Bush, e mundi në një betejë historike presidentin në detyrë të SHBA, që kërkonte një mandat të dytë si President. Magjia e Bill Clinton ishte shfrytëzimi i një situate ekonomike jo shumë pozitive që SHBA po kalonte. Situata që kalonte SHBA në atë kohë, ishte shumë-shumë më e lehtë se situata që kalon SHBA sot. Situata ekonomike e SHBA, në fushatën presidenciale Bush-Clinton, nuk ka asnjë krahasim me situatën katastrofike ekonomike që po kalojnë sot shqiptarët. Megjithatë, në Shqipëri, opozita nuk e ka idenë se si mund të përfitojë politikisht prej kësaj qeverisjeje skandaloze 6-vjeçare të Berishës, që e ka zhytur shqiptarin e thjeshtë të mendojë vetëm për bukën dhe djathin, vetëm për mbijetesën dhe asgjë më shumë.
“Është ekonomia, o idiot”, mund të ishte parulla kryesore e luftës së Edi Ramës për të fituar mbështetje të gjerë popullore kundër koalicionit të vjedhjes PD-LSI, tashmë të provuar në vjedhjen e votave dhe pasurisë publike. Por, Edi Rama vazhdon luan në fushën e Berishës, luan me mjete politike në një fushë, që me Berishën nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Me Berishën, politikisht nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Berisha burgosi Nanon politikisht dhe asnjë gjemb nuk i hyri në këmbë, as atij dhe as gjyqtarëve që u përdorën politikisht për këtë dënim të padrejtë. Ishte koha e përmbysjes së komunizmit, dhe Berisha luajti kartën e antikomunistit para botës dhe shqiptarëve, për t’i bërë që të gjithë të mbyllnin gojën ndaj një burgosjeje politike. Berisha u largua nga pushteti me revoltë popullore në vitin 1997, pasi kishte kryer një krim kundër popullit të vet, duke lejuar dhe mbrojtur vjedhjen masive të kursimeve të shqiptarëve nëpërmjet skemave piramidale, dhe përsëri me zgjuarsi politike i siguroi vetes amnisti për këto krime, që askush s’ia kishte bërë ndonjëherë popullit shqiptar, veç Enver Hoxhës. U rikthye në pushtet në 2005, pa marrë shumicën e votës popullore të shqiptarëve, por duke stimuluar dhe shfrytëzuar përçarjen e Partisë Socialiste. Mundi Fatos Nanon në tavolinë, duke i marrë Presidentin konsensual, kur nuk kishte asnjë shans ligjërisht ta merrte atë. Mundi PS-në në tavolinë, duke siguruar një Kod Zgjedhor për zgjedhjet e 2005-s, që arriti t’i japë PD-së rreth 27 mandate deputetesh më shumë, pa fituar shumicën në zonat elektorale, por duke shfrytëzuar përçarjen brenda së majtës politike. Në 2005-n, Berisha nxori Fatos Nanon në pension të parakohshëm, pasi e kishte futur dhe në burg politik. Tani ai e josh Nanon sërish, duke e përdorur të copëtojë edhe një herë PS-në, duke i ofruar iluzionin e zgjedhjes si President i Republikës, me kusht që të shpartallojë dhe një herë PS-në, për t’i dhënë Berishës, në 2013-n, mandatin e tij të tretë në qeverisje. Berisha barazoi në zgjedhjet e 2009-s, por qëndroi në pushtet përsëri falë përçarjes dhe aleancave me pjesë të së majtës. Sigurisht, në këtë pjesë u gënjeva edhe unë, sepse për inat të Edi Ramës, i dhamë pushtet një dysheje të rrezikshme, që në këtë akord politik po zhvatin çdo gjë që u del përpara nga pasuria publike e shqiptarëve. Rama humbi në 2009-n politikisht, humbi në 2011-n zgjedhjet në Tiranë përsëri padrejtësisht, por politikisht, dhe për shkak të gabimit të tij për të mos kryer reformë zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale. Berisha ka ditur gjithmonë ta mbajë Ramën të inatosur, të vendosur në veprimet bojkotuese vetëshkatërruese dhe të demaskuar plotësisht në arenën ndërkombëtare. Berisha ka ditur të mbajë ndërkombëtarët të karikuar kundër Ramës, për faj të bojkotit të Ramës, duke bërë kështu që bojkoti i Ramës të mbyste gjithë thirrjet e drejta të opozitës për asgjësimin e demokracisë dhe votës së lirë në këtë vend. Berisha ka ditur të përdorë mjeshtërisht shumicën e djathtë në institucionet europiane, por edhe paratë e qeverisë për lobbing në SHBA, për t’i bërë problemet e mëdha të demokracisë shqiptare të bien në veshin e shurdhër të ndërkombëtarëve.
Edhe sot që Rama dhe Partia Socialiste ofrojnë një pakt të sinqertë politik për të ecur më shpejt drejt Europës, Berisha e quan “ultimatum” dhe “akt për bllokim të Parlamentit”. Ka gjasa që Berisha përsëri të besohet nga ndërkombëtarët. Ai di të luajë bukur politikisht, si askush tjetër në politikën shqiptare. Tashmë, Berisha po përdor zënkat e Ramës me një grup të udhëhequr nga Arben Malaj dhe Kastriot Islami, për të frymëzuar një copëtim tjetër në PS. Ka futur në lojë dhe Fatos Nanon. Gjasat janë që, nëse Bamir Topi, pas largimit nga President, do krijojë një parti të re të djathtë, Berisha do nxisë me çdo mjet këtë grupim të krijojë një parti të re të majtë, mbase me bekimin e Fatos Nanos si President. Përsëri Berisha është një hap përpara Ramës, politikisht. Berisha e di që me korrupsionin galopant, me krizën financiare dhe varfërinë që ka mbytur shqiptarët, nuk ka shans që shqiptarët të votojnë sërish atë në 2013-n. Si mjeshtër i madh i politikës, Berisha ka bërë skenarin se si të mbijetojë politikisht përtej 2013-s.
Kurse Edi Rama duket se nuk e njeh ende zgjuarsinë politike të Berishës. Edi Rama vazhdon të luftojë me mjete politike në kërkim të një marrëveshjeje politike, që afron Shqipërinë me Europën, por i zgjat jetën Berishës në pushtet. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Presidentin e ri. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Prokurorinë, Gjykatat dhe institucionet e tjera të pavarura. Përkundrazi, ky është fundi i Berishës. Berisha do t’i marrë të gjitha institucionet brenda një viti kalendarik, duke filluar nga Presidenca e Prokuroria, deri tek entet dhe institucionet e tjera të pavarura. Kjo është rruga e vetme e Berishës dhe Metës, për të mbuluar dhe fshehur në “mënyrë demokratike” gjithë krimet dhe shpërdorimet që kanë bërë në këto 8 vite të fundit. Ata duan çdo pushtet në Shqipëri. Në ndonjë rast, ata do t’i japin pak pushtet ndonjë socialisti anti-Ramë, për t’u shtirur se po ndajnë pushtet, por është e sigurt, që cilindo emër të përdorin, ata do ta kenë atë emër, dhe çdo gjë tjetër, në kontroll të plotë, 100%.
Për mendimin tim, Edi Rama nuk ka asnjë shans tjetër për të fituar mbështetjen e shqiptarëve, veçse duke iu drejtuar atyre masivisht. Rama nuk ia del dot me intrigat e brendshme, nuk ia del dot me paratë e Berishës dhe Metës. E vetmja rrugë është të krijojë një aleancë të gjerë popullore, duke shkuar qytet më qytet, fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi. E vetmja rrugë është të bisedojë me popullin e varfër, të rraskapitur dhe të pakënaqur me gjendjen e tyre, për të siguruar mbështetje për një projekt të ri politik. Popullit i duhet folur hapur se çfarë do bëjë Edi Rama ndryshe në qeverisje. Vetëm aleanca e madhe, e sinqertë dhe e llogaritur mirë me elektoratin e gjerë, mund të shpëtojë Ramën dhe Shqipërinë nga thundra e Berishës dhe Metës. Ata na kanë shkelur me këmbë dhe do ta bëjnë çdo ditë që ne vazhdojmë t’i lejojmë ta bëjnë.
“Është ekonomia, o idiot”. Njerëzit po vdesin për bukë.  Fshati po lëngon nga varfëria, mungesa e investimeve, përbuzja e pushtetit. Kurse PS kërkon pakte politike me Berishën. Ky është kulmi i paaftësisë. Nëse njerëzit nuk ballafaqohen me një alternativë të besueshme që sot, nëse njerëzit nuk e prekin dhe njohin liderin e opozitës e figurat e saj, brenda një fushate elektorale 30-ditore është e pamundur të mbysësh zërin dhe investimin miliarda lekë të qeverisë. Qeveria do të hedhë para si asnjëherë tjetër të blejë votat, dhe do të gjejë plot njerëz që nga varfëria do ta shesin votën. E vetmja mënyrë që Rama dhe Shqipëria e varfër të fitojë, është që sot mbështetja opozitare të bëhet shumë e madhe, shumë e sinqertë, shumë e zjarrtë, që paraja e pushtetit të mos arrijë të blejë  aq shumë vota në fushatë, aq sa të bëjë sërish maxhorancë. Partisë i duhet dhënë detyra të punojë, të qëndrojë pranë njerëzve të thjeshtë dhe të varfër. Deputetët është mirë t’ia paguajnë ndonjëherë kafen të varfërve, t’i ndihmojnë sa munden, t’i duan gjithë vitin dhe jo vetëm në fushatë. Votat që fitohen me dashuri dhe kujdes, është vështirë të shiten me para.
Është e pafalshme që opozita ka humbur terren elektoral në fshatin shqiptar. Është e vërtetë që në fshat votat blihen lehtë dhe forca e parasë së pushtetit ka ndikim. Fshati shqiptar jeton më keq se në kohën e komunizmit sot. Dallimi i vetëm është që prona ka kaluar private. Kujdesi i shtetit për fshatarin është i papërfillshëm. Varfëria është e madhe. Puna e madhe e fermerëve ka bërë që ata të mbijetojnë, të shkollojnë fëmijët dhe përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre. Të ishte për qeverinë, fshati do kishte vdekur. Me këtë braktisje, varfëri të madhe, fshati duhet të ishte mbështetës i së majtës dhe Partisë Socialiste. Por, nuk është kështu. Këtu mbase duhet filluar puna për të ngritur aleancën e re të socialistëve me popullin e thjeshtë.
Pastaj duhet kaluar te papunësia dhe rinia. Me një papunësi që shkon 30%, opozita nuk duhet të ndalë asnjë sekondë. T’i evidentojë, t’i japë alternativë, t’i japë shpresë, t’i hapë shtëpinë e përbashkët. Rininë ta çojë peshë me padrejtësitë që i bëhen. Diplomat universitare, që blihen pa shkuar në shkollë, punët që zihen nga kushërinjtë e pushtetit dhe mundësitë që fshihen nga klani i shtetit, e kanë bërë rininë shqiptare të vlojë.
“Është ekonomia, o idiot”.  Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vuajnë ekonominë e dobët, xhepat bosh, mungesën e perspektives së besueshme për të ardhmen. Këtu duhet të jetë opozita. Ka rrezik që, të paktën me demagogji, këtë fushatë ta fillojë Saliu dhe ta lërë Ramën spektator. Berisha nuk ka turp të thotë që Shqipëria është pas Gjermanisë apo broçkulla si këto. Opozita nuk bën lojë me deklarata, ajo ulet me popullin dhe krijon një lidhje me të, afishon alternativa të besueshme qeverisjeje dhe nuk i jep oksigjen qeverisë, qoftë dhe kur bëhet fjalë për postin e Presidentit. Ç’mund të bëhet me Presidentin, është me mirë ta vendosë populli me referendum, sesa t’i lutemi Berishës, i cili kurrë nuk ka për ta lëshuar këtë pushtet me dëshirë.
“Është ekonomia, o idiot”. Kur është ekonomia kaq dobët dhe kaq pa alternativë zhvillimi, populli ka tendencë të bëhet me opozitën dhe të përmbysë qeveritë. Clinton fitoi kundër Bushit, atëherë kur askush nuk e mendonte. Edi Rama mund të fitojë shumë më lehtë kundër Berishës dhe Metës, mjafton të mos ngatërrohet me këmbët e veta dhe  të përqendrohet te vota e popullit që vuan dhe është i pakënaqur.
Shanset janë që ekonomia jonë të shkojë keq dhe më keq në dy vitet e ardhshme. Ekonomia mund ta përmbysë Berishën, kurse politika e deritanishme e opozitës s’ka asnjë shans.

Sunday, October 2, 2011

Të enjten në mbrëmje Presidenti Topi duhet që të ishte teleshikues

Nga Kastriot MYFTARAJ Kur ambasadori i vendit aleat më të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA-ve, del në mbrëmje në televizion në prime time, në një intervistë të gjatë, Presidenti i Republikës, pra kryetari i shtetit pranë të cilit ky ambasador është akredituar, nuk mund të dalë në të njëjtën orë, për një intervistë po aq të gjatë, në një televizion tjetër. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një sfidë krejt e pavend. A thua u mbaruan ditët kur mund të dilte Presidenti në televizor? Presidenti Topi i bëri një sfidë të tillë ambasadorit amerikan Arvizu, duke dalë në emisionin e Sokol Ballës, “Top Story”,
të enjte në mbrëmje në të njëjtën orë që ambasadori Arvizu gjendej në emisionin “Opinion”, në Tv Klan. Nuk ishte koincidencë, se dalja e ambasadorit amerikan qe paralajmëruar prej disa ditësh. Ishte pra një sfidë e qëllimshme. Dhe kjo ndodhi vetëm pak ditë pasiqë ambasadori Arvizu foli për një celulë të organizuar antiamerikane që vepron në Tiranë, me mbështetje të huaj. Presidentit Topi nuk do t’ i shkonte kurrë në mendje që t’ ia bënte këtë sfidë ambasadorit amerikan, nëse nuk do t’ ia kërkonte dikush që ka shumë pushtet mbi të. Pyetja është se cili ka aq pushtet mbi Presidentin Topi saqë ta përdorë si një puppet on a string për të bërë një veprim të tillë, aq më tepër në kohën që ambasadori amerikan kishte folur për një celulë të organizuar antiamerikane në Shqipëri. Merret vesh, Celula antiamerikane qenka aq e fortë sa e sfidoi ambasadorin me anë të kryetarit të shtetit. Edhe për arsyen se ambasadori Arvizu ishte i pari ambasador amerikan që, pak ditë më parë në Ora News, kishte folur gjerësisht për antiamerikanizmin dhe për ekzistencën e një qendre të organizuar të tij në Tiranë, intervista tjetër e ambasadorit, ajo në Tv Klan, pritej me shumë interes. Në kohën që të gjithë shqiptarët, të majtë apo të djathtë, brenda apo jashtë vendit, qenë të interesuar që të dëgjonin se çka do të thoshte ambasadori të re, për celulën- dhe ai tha shumë për ata që dinë të kuptojnë- Presidenti Topi doli t’ u thoshte shqiptarëve: “Më shikoni e më dëgjoni mua, dhe jo ambasadorin”. A thua nuk kishte ditë tjetër Topi për t’ ju përgjigjur Berishës pas nëntë muajsh, për fjalët e bulevardit? Topi priti nëntë muaj, mund të priste edhe një javë për t’ u thënë shqiptarëve se është një zotëri bulevardi. Meqënëse jemi këtu, një njeri me dinjitet nuk thotë për veten se unë jam zotëri bulevardi, por ua le të tjerëve ta thonë këtë për të.Presidenti Topi të enjten në mbrëmje bëri lojë të dyfishtë, sipas traditës politike nga vjen, asaj të Esat Pashë Toptanit. Topi, nga njëra anë iu bind urdhërit të Celulës dhe e sfidoi ambasadorin me praninë e tij televizive njëkohësisht me të, në anën tjetër deshi të shfajsohet për sjelljen e tij, kompatibile me Celulën. Presidenti Topi duket se qe prekur shumë nga fjalët e ambasadorit për celulën e organizuar antiamerikane në Tiranë dhe doli shpejt që t’ u japë përgjigje fjalëve të Berishës të nëntë muajve më parë. Me këtë Topi duket se donte që të shfajësohej për disa veprime të tij, të cilat i di ai, dhe që e implikojnë me celulën antiamerikane për të cilën foli ambasadori. Pra, Topi, deshi që t’ u thotë amerikanëve se disa veprime të tij, duhet që t’ i shohin si të ardhura nga zemërimi që i shkaktoi thënia e Berishës. Por këtu lind pyetja se për çfarë është fyer Presidenti Topi. Sokol Balla, në intervistën e së enjtes shfaqi një pamje televizive ku kryeministri Berisha thoshte: “Ata që flasin për ngjarje në bulevard, nuk janë gjë tjetër veçse horra dhe lavire bulevardi”. Çfarë lidhje ka këtu Presidenti Topi? Berisha e ka fyer në këtë rast Topin vetëm nëse ky i fundit e ka quajtur atë që ndodhi në 21 janar tek kryeministria “ngjarje në bulevard”. Dhe meqënëse të gjithë e dinë se Presidenti Topi e ka thënë këtë, atëherë del se Berisha e ka quajtur Topin horr bulevardi. Kjo është arsyeja që Topi heshti atëherë kur foli Berisha, jo se ia kurseu Berishës fjalët që kishte ndërmend.Por, në rast se në 21 janar na paska ndodhur një ngjarje në bulevard, atëherë pse dreqin bëhet gjithë kjo zhurmë për 21 janarin? Se ka katër të vrarë? E jo, sipas logjikës “ngjarje në bulevard”, në 21 janar ka pasur vetëm katër qytetarë të rrëzuar në bulevard. A ia vlen gjithë kjo zhurmë për katër qytetarë të rrëzuar në bulevard? 21 janari, ose është një ngjarje në bulevard dhe nuk ia vlen të merremi me të, në krejt çka ndodhi atë ditë, ose është diçka tjetër dhe kjo logjikë vlen për të gjitha momentet e asaj që ndodhi në atë ditë. 21 janari, qartësisht nuk ishte një ngjarje në bulevard. Ambasadori Arvizu, në daljen e tij të para disa ditëve në Ora News, e analizoi dhe një herë thellësisht 21 janarin në të gjithë përbërësit e tij, duke përfshirë vrasjet dhe sulmin ndaj ndërtesës së kryeministrisë. Presidentit Topi është lënduar shumë nga aludimet që bëri ambasadori se pas asaj që ndodhi në 21 janar qëndronte një celulë antiamerikane, e cila donte që më së pari të largonte nga Shqipëria, atë ambasadorin Arvizu. Prandaj, Presidenti Topi për t’ u shfajësuar komentoi fjalët e bulevardit, kinse ato e kishin errësuar gjykimin e tij. Ndoshta tani Presidenti Topi do të na thotë edhe se fjalët e Berishës për horrat dhe laviret e bulevardit janë thënë para 21 janarit!Gjithsesi këtu lind pyetja se çfarë janë ata titullarë institucionesh që e quajtën atë që ndodhi në 21 janar “ngjarje bulevardi”, nëse nuk janë “horra dhe lavire bulevardi”? Se një përcaktim u duhet bërë atyre. Pas atyre që ka thënë ambasadori për celulën antiamerikane, atyre që u ndien të fyer, u del shumë më mirë llogaria sikur të pranojnë fjalët “horra dhe lavire bulevardi”, në vend të përcaktimit tjetër që u shkon. Se bashkëpunimi për të larguar, praktikisht dhunshëm nga Shqipëria ambasadorin amerikan, duke shfrytëzuar postin e lartë zyrtar, është një veprim shumë i rëndë. Në kohën që ambasadori amerikan foli për një celulë antiamerikane në Shqipëri, çka është një çështje me rëndësi supreme për sigurinë kombëtare, Zotëria i Bulevardit, Presidenti Topi, nuk ka prej mëse dy vjetësh një këshilltar të sigurisë kombëtare në stafin e tij, duke qenë me siguri i vetmi kryetar shteti, jo më i vendeve të NATO-s, por të botës, që nuk ka një të tillë. Para disa javësh, u gjenda në një debat televiziv me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Topit, dhe me humor i thashë se Presidenti e zëvendësoi me një ish-komandant poste kufiri. Ish-këshilltari bëri sikur nuk e kuptoi shakanë dhe më tha se Presidenti nuk ka një këshilltar sigurie kombëtare, çka në letër është e vërtetë. Unë aludoja për një shokun e bilardos së Presidentit, i cili ndoshta i jep këshilla në këtë fushë, emri i të cili u shfaq një herë në website të Presidentit, për t’ u zhdukur përsëri shpejt.A mos ndoshta mungesa e këshilltarit të sigurisë kombëtare është një alibi për të thënë nesër Topi se ai nuk dinte se ç’ po bëhej, se ja, as këshilltar të sigurisë kombëtare nuk ka pasur! Po pse nuk e ka një të tillë? Presidenti Topi ka në stafin e vet dy këshilltarë për çështjet ligjore, dhe asnjë për sigurinë kombëtare. Rrogën e këshilltarit për sigurinë kombëtare ia jep një mikut të tij që e ka marrë specialist për informacionin e klasifikuar, a thua se ka nevojë Presidenti për një specialist të tillë, kur ky lloj informacioni i vjen, për aq sa i vjen, i gatshëm për t’ u përdorur. Aq më tepër që specialisti që ka marrë ka studiuar për matematikë. Presidenti Topi e rihapi historinë e fjalëve të bulevardit, për të cilat kishte heshtur deri më tash, se e ndjeu që celula antiamerikane për të cilën foli ambasadori, kishte kompatibilitet (për të përdorur një nga fjalët e Topit) me Celulën e Bulevardit. Presidenti Topi i lexoi saktë nënkuptimet e fjalëve të ambasadorit, se 21 janari ishte mbi të gjitha një puç kundër ambasadorit amerikan, për largimin e tij nga Shqipëria, në mënyrë që të vinte një tjetër, më i pëlqyeshëm, tip Withers. Prandaj Topi u alarmua, se ai e di se çfarë ka bërë. Topi tani kërkon që të distancohet nga Celula e Bulevardit, për të cilën e shikon se u zbulua. Topi e di se Ina Rama refuzoi të përgjigjej në komisionin parlamentar për 21 janarin, jo se nuk ishte në gjendje që ta mbante gjithë natën komisionin me fjalë, e ta çonte në “shtatë çezma” juridike e të mos u jepte ujë, por se duhej t’ i përgjigjej pyetjes se ku kishte qenë ajo gjatë ditës së 21 janarit, e cila ishte dite pune. E njëjta pyetje vlente dhe për Bahri Shaqirin. Të dy ata kishin shkuar në shtëpinë e Presidentit Topi atë ditë dhe atje prisnin lajmin për rënien e qeverisë. Edi Rama vetë, në 21 janar, udhëhoqi kolonën e demonstruesve që u nis nga thellësia e Rrugës së Elbasanit, kaloi para Ambasadës Amerikane, një sfidë e qartë për ambasadorin Arvizu dhe shkoi tek kryeministria. Praktikisht, me këtë në Shqipëri u bë e para protestë para ambasadës amerikane. Më qartë se kaq nuk kishte si ta zbulonte veten celula për të cilën foli ambasadori. Topi priste që Edi Rama me miqtë e tij në Washington dhe New York të arrinte që ta largonte ambasadorin Arvizu. Tani që kjo nuk ndodhi, Topi bën të penduarin dhe thotë se i ka bërë ato që di ai, dhe që e di se i dinë edhe të tjerë, thjesht se u fye nga Berisha. Por celula duket se e kontrollon ende fort, se e urdhëroi të dalë e të sfidojë ambasadorin amerikan të enjten, me praninë e tij televizive njëkohësisht me të. kastriotmyftaraj@sot.com.al

Çfarë ndodh kur një djalë del natën për argëtim?


Një natë jashtë, për meshkujt mund të jetë çelësi i një martese, ndërsa shkëputja e miqësisë së vjetër i dëmton ato
Tiranë, 1 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Ju mund të prenotoni bileta për teatër, organizoni darka me miqtë dhe t'i kushtoni vetes dhe pamjes tuaj shumë rëndësi.
Por një studimi ri ka treguar se, gratë të cilat fusin hundët në përpjekje për të menaxhuar jetën shoqërore të burrave të tyre, janë duke i hapur kështu probleme jetës së tyre në çift.
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se, njerëzit të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme rezervë për të shpenzuar me miqtë e tyre, mund të ndjehen më pak tërheqës tek partneret e tyre.
Ata thonë se gratë, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i kanë prerë lidhjet me miqtë e vjetër të burrave të tyre, për të krijuar kështu miqësi me çifte të reja, dëmtojnë ndjenjat e meshkujve dhe çojnë në lindjen e konflikteve brenda marrëdhënies.
Studiuesit thanë se nuk ka asgjë të keqe nëse gratë merren me organizimin e aktiviteteve të ndryshme sociale, pasi dihet se gratë priren të jenë më të organizuara.
Studimi sugjeron se gratë duhet të nxisin burrat e tyre të kalojnë kohë me miqtë e tyre, vetëm meshkuj, edhe nëse ato nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë.
Kërkuesit i analizuan të dhënat nga "National Social Life, Health and Aging Project", një studim i 3.000 personave në Çikago, nga mosha 57-85 vjeç.
a.k/NOA

Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete?!

ARIAN GALDINI
  Qëllimi themelor i këtyre radhëve është ngasja e domosdoshmërisë që të gjithë ne qytetarët shqiptarë të fillojmë të hulumtojmë brenda vetes sonë. Të hulumtojmë për të vërtetat e mëdha. Të fillojmë të pyesim veten, më parë se të tjerët. Të fillojmë t’i përgjigjemi vetes, më parë se të tjerëve. Të mëtojmë e sfidojmë veten, më parë se të tjerët. Të gjykojmë më parë veten, e jo të tjerët. Të përsosim më parë veten, e jo t’u kërkojmë llogari të tjerëve. Në fakt, e gjithë çështja është që ne qytetarët shqiptarë, secili individualisht e më pas të gjithë së bashku si komunitet, të gjejmë vetveten e të rigjejmë dinjitetin. Nga Vermoshi në Konispol, nga Prishtina në Tetovë, nga Ulqini në Malësi, është e ngutshme kthesa e madhe për nga vetëhulumtimi, vetëdijësimi, vetëvendosja, lirivendosja, drejtvendosja e dinjitetvendosja. Shqiptari mbijetues me 5 kile hekur që mbante gjithmonë me vete, me kokën e ulur dhe frikën në palcë, me luftën në deje dhe zemëratën e ankimtarinë në shpirt e gojë, me burracakërinë në qoshe dhe burracakërinë në sheshe, me vetanakësinë dhe vetëgjyqësinë, me dyshimin dhe mosbashkëveprimin, nuk përputhet dot me kohët e reja. Ky lloj shqiptari mbijetues na bën të papërputhshëm me vetë qytetarinë, por edhe me demokracinë, lirinë dhe ekonominë e tregut. Por më e keqja është se ky lloj shqiptari na bën të papërputhshëm edhe me sfidat e reja mes kombeve e sidomos me sfidat e globalizmit. Dhe ne humbasim lider pas lideri, udhëheqësi pas udhëheqësie, parti pas partie. Humbasim kohë, humbasim para, humbasim shanse, humbasim prona, humbasim punë, humbasim drejtësinë, humbasim të drejta, humbasim Kushtetutën, humbasim ligje, humbasim zgjedhjet, humbasim konkurrencën publike, humbasim objektiva, humbasim ëndrra, humbasim aspirata, humbasim institucione, humbasim energji, humbasim liri, humbasim dinjitet, humbasim toka e det, humbasim Evropën, humbasim jetë shqiptarësh, humbasim shqiptarë, humbasim vetveten. Pa folur për të shkuarën e llahtarshme të diktaturës komuniste, apo për periudhat e pushtimeve, sundimeve dhe regjimeve të huaja apo vendase, të gjata apo të shkurtra, por duke u përqendruar tek periudha e pasdhjetorit të vitit 1990, për fatin tonë të keq duket qartazi se deri më sot kemi qenë në gjendje letargjie kombëtare. Gjatë këtyre 21 viteve, liderët dhe udhëheqësitë tona të majta e të djathta, së bashku me ushtritë e tyre administrative shtetërore apo partiake, së bashku me të gjithë arsenalin e tyre mediatik të agjitpropit dhe me bizneset e tyre multimilionere ia kanë dalë për mrekulli mbanë ta arrestojnë dhe gardhëzojnë shqiptarin e varfër dhe të pamësuar. Fillimisht shqiptari u gardhëzua brenda vetmisë dhe nevojave të tij bazike, e më pas u ri-orientua njëlloj si në kohët e diktaturës komuniste drejt rreshtimit, si rruga e vetme për mbijetesë. Gardhet dhe pamundësitë u bënë harta e mbijetesës për çdo shqiptar, ndërkohë që zhytja në llumin sistemik, që është vjedhja apo heshtja për vjedhjen, mashtrimi apo heshtja për mashtrimin, vrasja apo heshtja për vrasjen, zaptimi apo heshtja për zaptimin, bakshishi e ryshfeti apo heshtja për bakshishin e ryshfetin, plaçkitja e shtetit dhe privatit apo heshtja për plaçkitjen e shtetit dhe privatit, padrejtësia apo heshtja për padrejtësinë, imoraliteti dhe amoraliteti apo heshtja për imoralitetin dhe amoralitetin etj., u bënë haraçi që shqiptari i sotëm duhet të paguajë për ta bërë funksionale këtë hartë. Me këtë lloj harte dhe me këtë lloj haraçi mund të shkosh aty ku ka nevojë partia, por jo drejt dinjitetit. Me këtë hartë dhe këtë haraç, mund të shkosh drejt plotësimit të nevojave bazike private dhe familjare, por nuk mund të shkosh drejt komunitarizimit, perëndimizimit dhe qytetarisë. Me këtë hartë dhe me këtë haraç mund të bëhesh i pasur, por jo i lirë; i fuqishëm, por jo i denjë; i pushtetshëm dhe i famshëm, por jo i drejtë. Përkundrazi, sido që të bëhesh, kudo që të arrish, të jesh i varfër apo i pasur, i drobitur apo i plotfuqishëm, mbetesh mbijetues. Mbetesh mbijetues që çdo dekik, çdo ditë, çdo javë që ikën, e kalon me frikë në zemër se mos ndoshta dikush më i fuqishëm, dikush më i madh, Zoti, rrethanat natyrore, politike apo gjeostrategjike, do të t’i marrë të gjitha e t’i do të rikthehesh sërish në hiç, asgjë, bosh. Ndaj edhe ti bëhesh vullnetarisht mbrujtës e mbrojtës i flaktë i këtij sistemi. Ti shpreson e synon që jetëgjatësia e sistemit të shkojë deri përtej ditës kur ti do të mbyllësh sytë përgjithmonë, sepse kështu do të kesh shmangur rënien në hiç. Në fund të fundit, me këtë hartë e këtë haraç, a nuk je pjesë e filozofisë: “Pas meje u bëftë kiameti…”? Rëndësi ka që sa të jesh gjallë ti, të mos ndodhë rënia, hiçi, boshnaja. Harron se në vdekje jemi të gjithë të barabartë. Në jetë e ndoshta në amshim nuk kemi për të qenë kurrë të barabartë, por vdekja me siguri që është moment sublim drejtësie për të gjithë. E megjithatë, për t’iu rikthyer jetës sonë si të gjallët e këtyre 21 viteve tranzicion drejt demokracisë, lipset të themi se shqiptarin e varfër dhe të pamësuar nuk e kanë ndihmuar as elitat e ndriçuara, mendjet e holla, apo sikurse quhen ndryshe: Zejtarët e Mendjes. Këta të fundit e gjejnë më të lehtë, më logjike dhe më përfituese që të shndërrohen në intelektualë organikë gramshianë, që për të shtyrë ca metra më tutje gardhin që u është vënë këtyre, pranojnë me zell t’i shërbejnë atyre që po gardhëzojnë, plaçkitin dhe keqpërdorin Shqipërinë dhe shqiptarët. “Kur bajnë me gabue njerëzit e hollë, po gabojshin edhe trashë.” (Anton Harapi: Andrra e Pretashit,/79) Ndaj edhe Shqipëria dhe shqiptarët zhyten në hone të tilla psiko-sociale, kur të gjithë ia dinë çmimin gjithkujt e gjithçkaje, por pakkush ia di, njeh apo konsideron vlerën. Ndonëse nuk na vyen të njëmendësohemi me mendimin e shumëpërmendur se çdo popull ka udhëheqësitë që meriton, atëherë si mundemi ta shpjegojmë paradoksin kur kemi mbetur ende me drejtues politikë analogë në kohët e dixhitalit dhe high definition? Thënë gjithçka sa më sipër, vërejmë se gjithmonë kemi pasur një Shqipëri që flet me vete. Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri qytetarësh që nuk flasin dot me udhëheqësitë e tyre dhe Shqipëri udhëheqësish që nuk denjojnë të flasin me qytetarët e tyre. Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri hallexhinjsh që dinë veç të ankohen, binden, tremben, rreshtohen, përshtaten, por jo të veprojnë, kërkojnë, ëndërrojnë, punojnë për një jetë më të mirë. Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri kotësinarësh, llumatorësh, mohimologësh, spiunësh, përrethsash, ardhiksash, që dinë veç të dëmtojnë, shpërfillin, pengojnë, bllokojnë, rrëzojnë, baltosin e dekurajojnë të tjerët. Dhe gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri të shpresës. E pikërisht për shkak të kësaj Shqipërie të shpresës ia vlen të përpiqemi të gjithë, ia vlen që të gjithë ne shqiptarët të sfidojmë vetvetet tona për përsosje, për transformim. Kur ne flasim me vete sepse na mbajnë peng si Uliksin që kërkonte Itakën, duke na vendosur pareshtur mes Shilës dhe Karibdës, pra mes alternativave: e keqja më e vogël apo e keqja më e madhe, atëherë le të kërkojmë brenda vetes arsyet e drejta, sepse ndoshta do ta gjejmë edhe kurajën për t’i thënë “Jo”, profetëve të Sindromës së Sorrës që kanë 21 vite që na shurdh-verbojnë me parimin se: “kur nuk ke pulën, do hash sorrën”. Kur ne flasim me vete sepse nuk na lënë të zgjedhim, por na shtien të votojmë, atëherë le të marrim frymë thellë një hop, të hedhim sytë drejt ndërgjegjes sonë e t’u përgjigjemi se ne zgjedhim dinjitetin tonë. Kur ne flasim me vete sepse na vjedhin, grabisin, vrasin, përçmojnë, atëherë le të bëhemi këqyrës të ndershëm të brendisë sonë dhe të kërkojmë aty forcën që buron thellë nga dashuritë, besimet, trashëgimitë, ëndrrat, aspiratat dhe dëshirat tona më të pastra, e të mos lejojmë që të na bëjnë edhe ne pjesë apo instrumente të keqnajës së tyre. T’u themi atyre se ne këtej e tutje jemi qytetarë që i dalim për zot vetes sonë, familjeve tona, qyteteve tona, vendit tonë, kombit tonë, e me vullnet të lirë kemi përqafuar parimin: “Le të rrjedhë, le të shpërthejë, le të mbulojë gjithçka mashtrimi, vjedhja, korrupsioni, e keqja, por jo nëpërmjet meje, jo brenda meje”. Nëse mundemi t’i bëjmë dot këto gjëra, atëherë Shqipëria e shpresës do të jetë ajo që do t’i mbivlejë të gjitha Shqipëritë e tjera. Nëse mundemi t’i bëjmë të gjitha këto, atëherë do të kemi një Shqipëri që flet për vete. E kur kemi një Shqipëri që flet për vete, atëherë liderët, udhëheqësitë dhe partitë janë të detyruar të dëgjojnë, binden, shërbejnë. Kur kemi një Shqipëri që flet për vete, atëherë nuk ka më mbijetues por dalëzotsa, ka qytetarë.

Arian Galdini Tiranë, më 27 shtator 2011

Festohet 20-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Si sot e 20 vite më parë, janë rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Shqipërisë dhe është rihapur në Tiranë ambasada amerikane. Me rastin e kësaj dite, ambasada amerikane në Tiranë do te organizojë një sërë aktivitetesh për të festuar 20-vjetorin e rivendosjes së miqësisë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Festimet, të cilat janë mbështetur edhe nga bashkia e Tiranës do të nisin sot me një panair në rrugë me shumë stenda, për fëmijë, për jetën amerikane në përgjithësi si edhe për veprimtaritë në ambasadë. Festimet për ri-hapjen e ambasadës, do të vazhdojnë gjatë gjithë javës me pritje të ndryshme dhe me një simpozium akademik, ku janë të ftuar gazetarë dhe akademikë, të cilët ’janë filmuar në vitet 1991-1992, gjatë atyre kohërave në mënyrë që të ofrojnë retrospektivën dhe pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet sot’. Shtetet e Bashkuara, në rastet me kritike të ekzistencës së kombit shqiptar, u janë gjetur afër shqiptarëve. Shqiptarët në përgjithësi, janë mirënjohës ndaj angazhimeve të vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë si dhe të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo në Ballkan. Gjatë këtyre 20-vjetëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rolin kyç në mbrojtje të interesave shqiptare në Ballkan dhe në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në Mars të vitit 1991 dhe ri-hapja e ambasadës amerikane në Tiranë, Tetorin e këtij viti, përbëjnë një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy kombeve, dhe të zhvillimeve demokratike në Shqipëri si dhe në trojet shqiptare-marrëdhënie këto që vlerësohen shumë nga ana e Uashingtonit, dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian.