Skerdilajd Zaimi
-Megjithë rënien në pikiatë elektorale, Sali Berisha duket se do të vijojë të mbetet Kryefjalë e ndryshimeve apo reformave në Partinë Demokratike në veçanti, por edhe në të djathtën shqiptare në tërësi. Një nga themeluesit e saj, ish-kryetar dhe funksionar i lartë në ekzekutiv, Tritan Shehu, përcjell në intervistën për gazetën “Shekulli” disa ide dhe procese që po ngjizen së fundmi në PD dhe në rokadën
e vendimmarrjes në lidershipin e saj. Shehu mohon ekzistencën e antagonizmave brenda PD-së e të përfolura shpesh në shtyp. Sipas tij rruga që po ngjizet është ajo e kapërcimit të vështirësive të krijuara, analizimi i shkaqeve të së cilave do të përcaktojnë sipas gjasave përgjegjësit, lëvizjet në funksione, por edhe stabilitetin apo ekuilibrin e brendshëm të kësaj force.
Z. Shehu pas zgjedhjeve të 23 qershorit në Partinë Demokratike ka nisur të flitet për analizë dhe ndryshim në lidership, pas dorëheqjes së z. Berisha. Sipas jush cilat janë drejtimet kryesore ku duhet përqendruar kjo punë?
Së pari dua t’iu them se në PD analiza dhe konkluzione janë bërë dhe shumë herë të tjera, në periudha të ndryshme, sipas situatave, të hapura apo të mbyllura, për të arritur në konkluzionet e nevojshme sipas zhvillimeve. Pa dyshim, sot jemi në një situatë të re, pas një humbjeje elektorale të 23 qershorit, e cila ka një mori arsyesh për atë që ndodhi. Të gjykosh se ka vetëm një arsye apo dy të vetme, siç kam dëgjuar me keqdashje disa herë, mua do të më dukej një konkluzion krejt formal, pa dobi, thjesht mekanik. Unë nuk dëshiroj të zgjatem ne një analizë të humbjes, ajo do të realizohet në strukturat e PD-së, me seriozitet dhe e plotë. Në mënyrë të përgjithshme mund të them se ka arsye që lidhen me PD-në e qeverisjen e saj, ashtu si ka arsye që nuk lidhen me to. Të kërkosh mandatin e tretë, është një ndërmarrje tejet e vështirë, kjo është e vërteta. Pra rotacioni ishte i pritshëm, rezultati ishte jo i tillë. Këtu kanë influencuar shumë dhe faktorë të tjerë. Në këtë sens desha të përmend, p.sh situatat e krijuara nga kriza ekonomike jashtë nesh, që megjithëse deri tashti është menaxhuar mirë në vendin tonë, përsëri nuk mund të mos jepte pasoja. Pasoja këto në të ardhurat ekonomike, veçanërisht në ato që lidheshin me dërgesat e emigrantëve, papunësinë në vend, ritmin e investimeve dhe të rritjes sonë ekonomike. Po kështu ka arsye, që lidhen me punën tonë, dobësitë tona, mungesat tona, si ato të nivelit të administratës, shërbimeve, sjelljen e tyre ndaj qytetarëve, një korrupsioni kapilar në to, të një shkëputjeje të zyrtarëve nga strukturat dhe baza në tërësi. Ka të tjera që lidhen me vetë strukturat e PD-së, në qendër e bazë, mënyrën e funksionimit e ndërlidhjes së tyre, me atë të rolit të tyre të domosdoshëm kur je në pushtet, për të qenë një ndërlidhës i pandërprerë midis elektoratit e qeverisjes etj., gjëra që do të detajohen shpejt besoj unë. Po kështu fatkeqësisht nje “rol” ka luajtur edhe diferenca e qëndrimeve midis z. Berisha e z. Rama, gjatë fushatës, në nivelin dhe mënyrën e dhënies së premtimeve. Ndërsa z. Berisha ishte tejet i kujdesshëm, për të premtuar vetëm gjëra të realizueshme, projekte e programe reale, z. Rama, jo rrallë u premtoi “qiejt” qytetarëve. Tashti ai duhet t’i bëjë realitet këto premtime. Unë uroj që ato të realizohen , ashtu si uroj dhe punë të mbarë në tërësi, por të them të drejtën jam shumë skeptik, nëse ai do të arrijë ta realizojë këtë gjë. Mos harrojmë, se mospërmbushja e premtimeve shumë shpejt krijon deziluzion të madh te njerëzit dhe “lavjerrësi” kalon me shpejtësi në anën tjetër, me forcë edhe më të madhe. Për këtë arsye duhet të jemi shumë racionalë me premtimet, ashtu si ishte Berisha. Pra në tërësi analiza do të jetë e gjerë, e hapur dhe konstruktive, për t’i dhënë një forcë të re PD-së në këtë stad të ri të saj, që sado i vështirë duket, është totalisht i kalueshëm e i rikuperueshëm. PD-ja i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për diçka të tillë. Këto besoj do të jenë edhe drejtimet kryesore, ku duhet të bazohet puna jonë në një kohë të shkurtër.
Po dorëheqja e z. Berisha si mund të analizohet?
Një gjest demokratik, i emancipuar, në përputhje me vizionet europiane. Unë do ta quaja një veprim krejtësisht në përputhje dhe me principet, që realisht kanë udhëhequr z. Berisha në të gjithë këto vite të kontributeve të tij ciklopike, për rrëzimin e komunizmit e për ndërtimin e një shteti të lirë, të zhvilluar, integruar e demokratik në vendin tonë.
Jemi në prag të zgjedhjes së një kryetari të ri të PD-së, një moment ky përcaktues për të ardhmen e saj, pasi zëvendësohet kryetari i parë dhe drejtuesi i saj shpirtëror. Si rregullohet ky proces në frymën e statutit të partisë?
Pa dyshim ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe me përgjegjësi për të gjithë. Unë jam krejt dakord me propozimin e fundit të z. Berisha për të zgjedhur kryetarin e ri me principin “një anëtar, një votë”. Këtë do ta quaja jo vetëm një hap tonin pozitiv në kapërcimin e këtij momenti, por edhe për zhvillimet në tërësi të vetë PD-së. Jam i bindur se i gjithë ky proces do të ecë mjaft mirë dhe produkti i tij do të jetë i shëndetshëm, për të sotmen dhe për të ardhmen.
Z. Shehu cili është statusi funksional i z. Berisha deri në zgjedhjen e kreut të ri dhe mendoni se qenia e tij në aktivitet politik influencon procesin?
Mua më duket se gjërat janë të qarta. Z. Berisha është ai që po kolaudon këtë proces deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Z. Berisha theksoi qartësisht edhe faktin tjetër, se ai nuk ka preferenca për emrin e atij që do të zgjidhet dhe nuk do të interferojë në këtë drejtim. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj qartësisht se unë jam i bindur se roli i z. Berisha në shërbim të PD-së dhe vendit në tërësi nuk ka përfunduar me kaq. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ai tashmë është një personalitet thelbësor e pozitiv, energjik, protagonist i zhvillimeve demokratike shqiptare, që nga 1990-a. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen, pavarësisht në çfarë forme, gjë që unë nuk mund ta parashikoj dot sot. Po kështu, dua të theksoj se në realitet janë zhvillimet e sfidat e ardhshme të Shqipërisë dhe të Rajonit, që pa dyshim do të kenë nevojë për personalitetin e Berishës dhe më tej.
Autoriteti dhe ndikimi i z. Berisha prej kohësh nuk kanë lejuar garë të vërtetë brenda PD-së, për shkak të forcës së personalitetit të tij për të dominuar zhvillimet politike. Aktualisht shtypi ka hedhur idenë e lindjes së dy poleve në PD. Është kjo e vërtetë dhe a jemi në prag të një përballjeje të madhe brenda kampit blu?
Kjo është relative në përcaktimin e saj. Padyshim Berisha është një personalitet i fortë, që ka realizuar vepra të mëdha në jetën e tij, jo vetëm ato politike, por dhe mjekësore e shkencore dikur. Të mateshe me atë nuk ishte e lehtë. Nga ana tjetër, unë nuk shikoj dy pole në PD, shikoj një vendosmëri për të çuar përpara zhvillimin në atë parti, për të forcuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillimet shqiptare e rajonale. Unë jam i bindur se ky është vullneti i të gjithëve që jemi aty. Dhe kjo është një tjetër garanci e kapërcimit të vështirësive të krijuara së fundmi.
Mendoni se lidershipi i ri duhet të jetë një ekip i vazhdimësisë së periudhës “Berisha”, apo ka nevojë për korrigjime thelbësore?
Unë mendoj se periudha që PD u drejtua nga Berisha, realisht, duke qenë ai kryetar direkt , apo duke qenë personaliteti kryesor i saj kur ishte President, deri më sot është periudha e një filozofie thellësisht të emancipuar në atë parti, e një vullneti për të shtyrë përpara me tërë forcat zhvillimin e integrimin e vendit tonë. PD-ja në të gjithë këtë periudhë ka qenë forca më progresive e vendit tonë, ndoshta dhe e Rajonit tonë, më europeistja e më perëndimorja. PD-ja mbetet forca më vizionare në këto drejtime, pavarësisht nga humbja e fundit elektorale. Në fakt, edhe mënyra si e menaxhoi atë, tregoi pikërisht këto vlera të mëdha. Janë këto karakteristikat e vetë PD. Unë jam i bindur se këto karakteristika të saj, të kësaj periudhe zhvillimi, që ju me të drejtë mund t’i quani “Periudha Berisha” do të ruhen me forcë, si garanci e zhvillimeve të ardhshme. Pa dyshim, koha, kushtet e reja do të kërkojnë gjithmonë risi, forma organizimi, aksione dhe energji të reja. Ky është zhvillimi vetë. Unë mendoj se PD-ja është definitivisht në këtë rrugë rritjeje e progresi.

No comments:
Post a Comment