Saturday, September 1, 2012

Rruga Decan-Plavë-Vermosh-Tamarë-Podgoricë

Tre vite më parë kur vumë Rrugën Decan-Plavë-Vermosh-Tamarë-Podgoricë si një ndër prioritetet e programit tonë politik, shumë qytetarë janë tallur më këtë projekt. Disa kishin të drejtë sepse partitë politike shqitpare nuk kanë pasur mundësi të promovojnë e shtyjnë përpara projekte më të vogla e jo më të besonin se ky projekt kaq i madh do të ecte me të vërtet e do të merrej seriozisht nga institucionet shtetërore.
Parrulla e Forcës asokohe ishte Forca për integrim duke patur parasysh integrimin e pakicës shqiptare brenda Malit të Zi mes vetes, integrimin mbarë-kombëtar mes shqiptarësh kudo që jetojnë si dhe integrimi evropian në përgjithës.

Vizita e kryer nga ministri shqiptar i transportit , Z. Sokol Olldashi në 4 gusht dhe deklarata e tij për angazhimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e segmentit Hot-Tamarë-Vermosh i vuri në një far mënyre gurin e themelit nisjes së realizimit të këtij projekti që tre vite më parë ishte fantazi. Përfaqësuesit e Forcës së Re Demokratike e kanë promovuar këtë projekt jo vetëm në takimet me zyrtarët e lartë sikurse ka qënë vizita e Z. Berisha në komunën e Ulqinit në fillim të vitit, por edhe nëpër mediat kryesore të të treja shteteve të përfshira. Kryeministri Berisha gjithnjë flet me pasion dhe entuziazëm për rëndësine e ndërtimit të rrugëve duke i quajtur "leva e Arkimedit për zhvillim". Kjo gjë na u konfirmuar prej tij edhe në një takim informal që patëm me të në Tiranë në 7 gusht . Ne jo vetëm që e kemi përqafuar këtë filozofi të tij por mendojmë se për ne këto rrugë janë dyfish të çmuara , jo vetëm levë për zhvillim por edhe për integrim.Kur ne e kemi promovuar këtë projekt dhe kemi nisur ta vendosim si një ndër pikat kryesore të diskutimeve tona me drejtuesit e shtetit të Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë kishim besim që do të ecte përpara e do të materializohej sepse analizat tona dëshmonin se jo vetëm komuniteti shqiptar në Malin e Zi por të gjitha shtetet e përfshira do të kishin interes të madh tek kjo rrugë. Pra jo vetëm shqiptarët e Plavës dhe Gucisë si dhe të Rozhajës do kenë mundësi të jenë më afër vëllezërve të tyre të Malësisë dhe Ulqinit por edhe Podgorica, Prishtina dhe Tirana do të përfitojnë nga kjo rrugë. Konkretisht Podgorica do të lidhet shumë më shpejt me Plavë-Gucinë, Andrijevicën, Beranën dhe Rozhajën nëse do të futeshin në territorin shqiptar në Tamarë, të ngjiteshin përgjatë luginës së Cemit deri në Vermosh dhe mandej të futeshin prapë në territorin malazez për të shkuar në Guci. Kuptohet që e gjithë zona e mbuluar do të ketë mundësi të marrë frymarrje lirshëm dhe të nis të zhvillohet ekonomia, të nxitet turizmi e bujqësia si dhe të luftohet papunësia dhe emigracioni.

Paralelisht ne besojmë se ekzistojnë dy rrugë të tjera ndër-shtetërore që kanë potencial të lartë për zhvillimin e trojeve shqiptare në Malin e Zi dhe që ne e kemi përfshirë tashmë në takimet që kemi pasur me zyrtarë të lartë jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Shqipërisë. Konkretisht bëhët fjalë për urën mbi bunë që do mundësojë të lidh Shtojin me Velipojën si dhe rrugën Zogaj -Skje në Krajë dhe hapjen e pikave kufitare përkatëse. Në takimet zyrtare që kemi pasur me kryetarin e bashkisë së Tiranës Z. Basha si dhe me ministrat Aldo Bumci dhe Flamur Noka ne kemi vënë re se këto dy projekte kanë ngjallur interes të madh dhe janë gjykuar se janë shumë të realizueshme.

Rruga ekzistuese e asfaltuar nga Zogaj është vetëm dy tre kilometra larg rrugës së asfaltuar në Skje dhe pika kufitare është lehtësisht e ndërtueshme. Mjafton të shikohen se sa shumë restorante e hotele të vogla janë ndërtuar në bregun liqenor të Shirokës dhesa të shumtë j anë vizitorët që vejnë nga Shqipëria në to për të parashikuar se si do të jetë impakti i rrugës dhe pikës së re kufitare. Ky projekt do të mund të vërë në veprim potencialin turistik të zonës së Krajës e cila për hir të së vërtetës ka një breg më spektakular, me natyrë më të pasur e të paprekur sesa bregu i Shqipërisë dhe padyshim ka për të konkurruar menjëherë me pjesën tjetër të liqenit. Jo vetëm që krajanët do kenë mundësi të presin vizitorë dhe të përfitojnë nga shërbimet dhe mundësitë e shumta që ofron afërsia me qytetin e Shkodrës por do kenë mundësi të gjejnë treg të madh për produktet bujqësore dhe blegtorale të tyre.
Projekti tjetër i cili më të vërtetë ka për të pasur një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimi në mbarë Komunën e Ulqinit ka për të qenë ndërtimi i një ure dhe pike kufitare në Bunë dhe paralelisht ndërtimi nga Republika e Shqipërisë e rrugës Shëngjin-Velipojë. Ky projekt do të mundësojë lidhjen më të shkurtër të mundshme mes Tiranës dhe Ulqinit duke e bërë largësinë në aspektin kohor të ngjashme me atë që sot ka Ulqini prej Podgoricës. Konkretisht sot duhet të shkohet në Shkodër e pastaj prej Shkodrës në Tiranë në një distancë prej rreth 140 kilometra. Rrruga deri në Sukobin është kodrinore pra relativisht e vështirë dhe me shumë kthesa duke e bërë edhe më të ngadalshëm udhëtimin. Një rrugë që vete prej Ulqinit në Shtoj e mandej kalon Bunën për të shkuar në Velipojë e prej aty drejt Shëngjinit e Tiranës do e bënte distancën rreth 95 km. Duke patur parasysh që rruga do jetë fushore dhe një pjesë e mirë e rrugës Shëngjin-Tiranë është autostradë, do të jetë e mundur të udhëtohet me një shpejtësi të lartë dhe në mënyrë shumë më komode. Kështu që shumë turistë por edhe bashkëatdhetarë tanë të diasporës do e kenë më të lehtë për të udhëtuar drejt Ulqinit prej aeroportit të Rinasit i cili do jetë vetëm rreth 80 km larg Ulqinit dhe mund të përshkrohet në një orë.

Ky projekt na afron më shumë me bashkë-atdhetarët tonë, rrit më shumë integrimin brenda kombit tonë, shton shkëmbimet kulturore, artistike, ekonomike, sociale dhe sportive duke e gjallëruar jetën tonë. Kjo rrugë do të ketë një impakt të madh ekonomik sepse do ta integrojë bregdetin e Ulqinit me atë të Shqipërisë duke e bërë pjesë të një tregu shumë më të madh e joshës. Po ashtu turistët që do të vijnë në Ulqin do të kenë mundësi që të bëjnë vizita të shkurtra nëpër monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike që gjenden në Shqipëri duke e bërë ofertën tonë turistike më joshese dhe të pasur për turistat e huaj. Rruga do të ketë impakt ekonomik edhe jashtë sezonit turistik sepse kjo rrugë mund të shndërrohet në një korridor të mirëfilltë të komunikacionit tregtar midis Shqipërisë dhe veriut të Evropës duke e bërë Ulqinin një pikë të rëndesishme tranziti të transportit rrugor evropian. Që tani ndërtimi i rrugës së kombit që lidh Durrësin me Kosovën nga qeveria e Tiranës si dhe përmirësimi i rrugës së Sukobinës dhe pikës së saj kufitare ka bërë që numri i udhëtarëve që shkojnë në Kosovë nëpërmjet komunës sonë të rritet ndjeshëm. Imagjinoni sa do të rritët qarkullimi kur projekti që po promovojmë ne të shndërrohet në rrugën më të shkurtër tokësore mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Pra këto dy projekte rrugore dhe pikat kufitare shoqëruese me to janë mirëfilli jo vetëm leva arkimedi për zhvillimin ekonomik por edhe për integrimin e shqiptarëve dhe integrimin rajonal- evropian.
Dërguar nga: Forca e Re Demokratike

Friday, August 31, 2012

VERMOSHI



Mrekullia e “Virgjer” Klimaterike  e Alpeve Shqiptare

(Studim historiko-turistik)

Nga  Ndue  BACAJ *

Vermoshi  është një ndër mrekullit natyrore e klimaterike ,që Hyji e krijoj në  trojet Ilire (të Malesise Madhe) që në agimin e jetes…Vermoshi i ngjan një amfiteateri të madh natyrore që i ka të gjitha resurset per të qënë i tille : Ka fushen (rrafshnalten) e  veshur me  barin e bimesin natyrale që të mrekullon syrin ,e shpesh quhet “ari i gjelbert” (kjo është lugina e Vermoshit që ndahet permes nga lumi me të njejtin emer). Ka dy “Tribunat “ e medha që  jane : Në Veri kurrizi malor i Marlules ,dhe në Jug  Kurrizi malor i Viles , edhe keto  të veshura me pyje e bimsi të shumllojeshme..Si dhe karakterizohet nga një klime e fresket  me ajer  të paster ,që e shijon çdo  njeri që kerkon të “largohet” veçanarisht nga zagushia  e  stines sëVeres… 

TË DHENA TË SHKURTERA GJEOGRAFIKE ,KLIMATERIKE E TJER..
Vermoshi  gjindet në veri të Shqiperise politike (1913) në një distancë  prej 84 km nga  qyteti i Koplikut,dhe eshte  “koka” e Bajrakut ,Malit ,apo sot  Komunes Kelmend . Lartesia e lugines (qendres se banuar) eshte rreth 1000 metra mbi nivelin e detit . Gjatsia e lugines  rreth 20 km ,dhe gjersia afersisht kap vleren e 1 km. Gjërsia gjeografike e Vermoshit është
42 grad e 39 minuta .(Vjetari statistikor i vitit ,Shkoder 1986 ,fq.19).Pika me e larte ne Vermosh eshte ajo e malit te Marlules me 2188 m mbi nivelin e detit.( Vjetari statistikor...po aty fq.22).
KLIMA në Vermosh është disi me e veçante  se e Kelmendit në pergjithsi. Kelmendi  perfshihet në  zonen mesdhetare ,malore-veriore ,ndersa Vermoshi merr  nuanca  kontinentale  malore ,me një dimer..shumë të ftohtë dhe vere .. mjaftë të fresket,per shkak të ndikimit të ajrit  kontinental nepermjet grykdaljes  se pellgut  nga lindja ,të lartesise së madhe mbi dete dhe të mbuleses  së dendur me pyje... Mesatarja e janarit si muaji më i ftohte në Vermosh  është rreth – 3 grad celcius ,ndersa temperatura më e lartë në muajt e Veres sillet  rreth 12 – 16 grad celcius...Rreshjet  në Vermosh (në luginë) kapin mesataren vjetore rreth 2021.7 mm ,ndersa në male rreshjet kanë një shifer shumë më të lartë që sillet nga  2500 – 3500 mm në vite  (Kol Progni ,”Kelmendi’ monografi ,fq.30-31).Siç  shihet edhe vetë sasia e madhe e rreshjeve  në male (rreth lugines se Vermoshit)    muajt e  Veres influencon që në ketë zonë të kemi një temperature të fresket  gjatë  muajve të  nxehtë , duke  krijuar një mikroklim me vlera  per ketë treve (klimaterike) ,ende të “Virgjer”.

TE DHENA  HISTORIKE ..
Vermoshi  sipas shumë  studiuesve ,ka qenë  një vend jo i perhershem   
banimi ,   por vetem bjeshkë verimi per banoret e vendbanimeve të Kelmendit , e veçanarisht te atyre të Selces...Madje një studiues shqiptare (në dekadat e para të shekullit XX) shkruante se:  Vermoshi ishte më e bukura  Bjeshke..e Selces ...shtrihet ne nje lugine  fushore me ara e livadhe ,një lum e pershkon per së gjati... Per me i dale në fund e në krye  behet një orë e gjysem..(At Gjon Karma ,NDER MALET TONA ..fq.237.).Por ka edhe nga ata  që mendojne se Vermoshi ka qënë i banuar edhe para pushtimit  turk ,por klima e ftohte  i detyroi banoret te largohen per ne Kosove . Ky mendim gjenë mbeshtetje  vetem në disa varreza të paidentifikuara në Velipoj (të Vermoshit) .Kurse banoret e sotem kanë ardhur nga Selca. Në vitin 1890  njihet dimerimi i parë i një familje  , e cila doli në Vermosh per aresye shendetsore ,dhe nuk u kthye më ,pasi gjendja e saj u permirsua. Në Kelmend qarkullon edhe një gojdhënë tjeter e cila thotë se një shtepi e madhe që veronte në Vermosh , kur u kthye (per të dimëruar) në vendbanimin e perhershem  në Selcë , kishte “harruar” disa sheka me djathë e mazë , dhe një plake të sëmurë në stanin ku veronin. Kur u kujtuan  per ti marrë atje kishte rënë borë dhe ishte e pamundur , ndaj seljanet duke ditur per shekuj se në Vermosh nuk jetohet në dimer e menduan të vdekur plaken. Mirpo kur doli pranvera dhe filloi të shkrihet bora ,ata shkuan te stanet e tyre dhe per çudi gjeten plaken shendosh e mirë , gjë që i bindi se në Vermosh jetohet në çdo stinë. Pas kesaj thuhet se në Vermosh filluan të “ngulen” familjet e para me banim të perhershëm...Gjithësesi të jenë e verteta , në vitin 1895 fshati kishte 12 shtepi , ndersa në vitin 1909  bëhet kryeqendra e bajrakut të  Selces . Gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut  Vermoshi arrinë në  35 shtepi..(Kola Progni  , po aty ,fq.92). Per ketë Perle klimaterike të  alpeve shqiptare kanë shkruar edhe shumë studiues të huaj ,ku në  po shkepusim vetem një fragment nga studiuesi italian Fulvio Kordinjano , i cili ndër të tjera do të shkruante : “..Vermoshi  ka qënë veçse një vend kullotash ,pothuajse 1000 metra mbi nivelin e detit ...Lugina e Vermoshit  është një nga më të bukurat dhe më të shendetshmet  e Shqiperise së Eperme , e rrethuar nga dy faqe mali të medha Alpine ,të cilat mbulohen  nga pyje ahu e bredhi shumë të  bukura. Lugina të shpie në Lugun e Gucinjes ,prej së ciles  ndahet nga qafa e Vjedernikut. Mund të thuhet së  Vermoshi është  kurora mbreterore e Shqiperisë..   Gjithmon ka qënë mollë sherri me sllavin që e ka pasur në kufi  dhe kerkonte t’ia  vidhte ,gjë që do të thoshte  të lije Shqiperinë pa Xhevahirin e saj më të bukur..” (F.Cordignano ,”SHQIPERIA” Permes vepres  dhe shkrimeve te misionarit te madh  At Domenico Pazi  (1847 – 1914 ,pj.II ,fq.88.) Emri i Vermoshit është disi i vonë ,pasi ai nuk gjindet në regjistrat  e kadastres  së viteve 1416-1417 (të Venedikut) , e as në ato të  viteve 1485 ,1582  (të Otomaneve) ,madje  mendohet se emri  i  Vermoshit ka lidhje  me fjalen VERIM , pasi keto troje kanë qënë  vende ku kalohej Vera  e banoreve të Selces e tjer . Gjithashtu duke par se kjo bjeshke  sjellte shendet  per të gjitha moshat    veronin ketu ,fjales VERIM  ndër mote ju shtua fjala tjeter MOSHË...gjë që ka sjelle deri në ditet tona toponimin  Vermosh, me prejardhje të paster shqiptare.. Vermoshi sot  në fillimet e shekullit XXI eshte fshati  me i banuar i Kelmendit . Sipas zyres se gjendjes civile (janar 2009) Vermoshi ka 1460 banore ,( realisht banojnë rreth gjysma ,pasi të tjeret janë në emigracion). Vlen të kujtohet se  vet Treva , Mali  apo Bajraku i Kelmendit  është një mrekulli natyrore , e “kombinuar” me  mrekullit  njerzore ,të banoreve  autokton që  popullojne keto  troje. Në Kelmend gjinden gojdhëna  e studime per lidhjen e  emrit të treves me Shen Klementin I , zevendesi i III i Shen Pjetrit (90-101) , me  keshtjellen Klementiana e tjer që  duan një studim të veçant,e deri tek ajo çfarë shkruan një studiues francez që prejardhjen e emrit të Kelmendit e mendon se vjen nga  një burre i njohur në histori si  KOLE  MENDI ,ose Kola i  mençur... (Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise  Eperme ose i Gegerise , fq.176.). Kelmendi ka qene nje  Cerdhe e pamposhtur lirie ,ku zogjtë e shqipes gjeten strehen e tyre të perhershme në vitet e luftrave e kryengritjeve që nuk ju ndanë kesaj toke  per  rreth dy-mije vite..Dhe ketë e pershkruan mrekullisht  Ipeshkevi famemadh Pjeter Bogdani në një relacion që i dergonte Selisë Shenjtë (Romë) në vitin 1685, ku ndër të tjera shkruante: “..Kelmendi është një  keshtjelle natyrore ,me një popullsi monolite nga tre pikpamje : banoret e tij janë të gjithë shqiptarë,të gjithë katolike dhe të gjithë luftetarë...” Si simbol të kesaj  qendrese heroike mund të kujtojmë  Noren e Kelmendit , që thuhet se  vrau në çadren e tij Pashain turk. Pastaj vijojmë  me trimin legjendar  Mem Smajlin (1790 -1860), i cili ishte  barrikada e e pa kalueshme  e  fqinjeve shoven-sllav  , që  kerkonin të  grabisnin bjeshket e Vermoshit.  Ky  mbrojtes i  trojeve shqiptare jo vetem sa ishte gjallë ,por edhe pas vdekjes  ishte tmerri i sllavëve malazez..
Varri  i ketij trimi legjendar  gjindet e nderohet edhe sot në  Bjeshket e Pojanices  (Vermosh) ,pasi ketu ishte varrosur sipas  amanetit te tij ,që edhe  i vdekur  do të “çohej” nga varri per tu dalur zot  ketyre trojeve...
Në Vermosh që nga viti 1993 gjindet e  rindertuar  shtepia - muze e  piramides  “gjalle” të kufijeve shqiptare Prek  Cali .Ky atdhetare i flaktë njihej ndër mote edhe nga Kralnit e Europes ,pasi ishte pikrisht ,urtesia ,trimeria  dhe guximi i Prek Calit që bënë të mundur mbrojtjen e  Vermoshit,  Kelmendit e më gjërë nga grabitja e fqinjeve  Sllav, në vitet e trishta të  1913- 1926 ,kur mjerisht  “hije” të Europes plake ishin në krah të  sllaveve jabanxhi , e jo shqiptareve vendali (autokton). Prek Cali ishte ndër të paret që dha edhe kushtrimin se komunizmi në trojet tona dhe të Europes  po vinte si një pushtues e shkaterrues i vlerave mijera- vjeçare të besimit e qytetrimit perendimore.. Komunizmi i pa Fe dhe Atdhe e pushkatoi Prek Calin (1945), si mijera nacionalist e patriot të tjer shqiptar , që “rilinden”  në perjetsi pas  vitit 1991 , kur edhe u rrezua pertok në perjetsi sistemi Komunist...Duke  kaluar per në Vermosh (pak pa arritur në  qender të komunes Tamare ) çdo vizitor mund të  shikojnë  një Ure me njç histori rreth 500 vjeçare (Ura e Tamares ). Në Tamare gjindet memoriali per të gjithë emrat e  heronjeve të demokracise ,që u ndeshen me kulshedren komuniste ...Në  Selcë (bri rruge) në vendin e quajtur  Suka e Mkushit gjindet një memorial i veçant me  emrat e trimave  nacionalist që ranë per binomin Fe dhe Atdhe  në fushen e betejes kunder pushtuesve shekullore Otoman  me  25 perill 1911..Në Qender të Vermoshit ( në Varret familjare) gjinden  të skalitur  varre me emrat e  nacionalisteve  që dhane jeten në  luftë e perpjekje me diktaturen komuniste...
Një gojdhënë  nën “shkëmbinjë e rrënoja”
Rreth  gjysem kilometri larg nga Kisha e Selces ,bri rruges që shkon per në Vermosh ,në vendin e quajtur Jasonovë shihet një grumbull i madh gurësh dhe shkembinjesh (me një siperfaqe rreth 7000 m2). Keta shkembinjë janë të permasave të ndryshme ,dhe  mbulojnë krejt ketë siperfaqe në një trashesi mesatare  4-6 metra. Shkëmbinjët kanë “zbritur” nga faqja e malit ngjitur , duke rënë si orteqe të mëdha ,në një kohë “Kjameti”. Sipas një gojdhene (që gjindet edhe sot te banoret e Kelmendit) , mesohet se qindra vite më perpara (mendohet para pushtimit turk të Kelmendit,pra para vitit 1497) ketu banonin dhjetra familje , me lidhje të aferta gjaku ,të cilet sipas tradites nuk martoheshin kurrë me njeri tjetrin. Mirpo një ditë dy të rinjë e thyejnë ketë “tabu” ,dhe pasi dashurohen vendosin të martohen. Opinioni i banoreve ketu dhe prifti  mundohen ta ndalin ketë inçest ,apo flligështi në gjakë siç i thonë malësoret ,por kjo ishte e pamunduar. Dy të rinjët e dashuruar caktojnë diten e dasmes , dhe ftojnë të gjithë  banoret e ketij katundi (nese mundë ta quajmë keshtu). Në atë dasem nuk pranoi të shkojnë vetem prifti dhe kovaçi. Diku nga mesi dasmes ( mendohet të ketë qenë natën) në menyrë të befasishme nga lartësitë e malit perballë filluan të shkeputen gurë e shkembinjë të medhenjë që u ngjanin orteqeve gjigande ,të cilet vershuan mbi shtepin ku bëhej dasma dhe shtepiat e tjera ,ku në pak minuta gjithshka u rrafshua e mbulua nga ata shembinjë që shohim sot. Thuhet se shpetuan gjallë vetem prifti dhe kovaçi që nuk kishin shkuar në dasem ,ndersa të tjeret as nuk u panë  as dëgjuan kurrë më. I vetmi zë jete nën keta shkembinjë e rrenoja kishte mbetur per pakë ditë “kënga” e një gjeli që thuhet se “kendoi” deri sa kishte  ushqim , e pastaj edhe ky zë ia  ka lënë vendin heshtjes së amshueme per shekuj , heshtje e cila vijon të qendrojë edhe sot nën shkembinjë e rrenoja..Sipas gojdhënes edhe sot “besohet” se ky ka qenë një ndeshkim i vetë Zotit ,per të gjithë ata që bënë apo mbështeten ketë flligështi brenda një gjaku ,fisi apo të afermëve , gjë që nuk e lejonte  as feja dhe as morali kristian...Gjithsesi kjo është  një gojëdhenë që ende deri sot qendron e pa eksploruar ,“nën” keta shkembinjë e rrenoja...
MREKULLI  NATYRORE...
Lumi i Vermoshit me gjatsi 20.7 km ,me një shtrirje interesant nga Perendimi në Lindje , me një shtrat  të ceket dhe pjerresi 2.3 grad. Mendohet se ky  lum ka “mbirë” vonë në keto troje dhe perbehet nga shumë deg-burime. Në peisazhin  natyror të Vermoshit dallohen edhe Lugu i “varur” i Skropatushes ,Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutiroges ,shkembinjtë e “rrudhosur” gjatë rruges per në  Lëpush ,Shpella  Karstike e Jacices ,Lugu i Lerthit , i Viles ,lugu i Niles e tj...(K.Progni ,po aty fq.90.)
Vermoshi në pergjithsi është një vend ku ka shumë burime (gurra apo kroje) të ujit- pijshem me vlera e cilesi të mrekullueshme që nuk shterrojnë kurrë. Shumë nga keto burime uji kanë ardhur deri në ditet tona si homonime (me emra  njerzish apo fisesh), e tjer. Të gjitha keto burime uji janë të mrekullushme  ,por ne po dallojme vetem dy ,per veçorit  e paperseristeshme të “epiteteve” që trashigojnë : Gurra  e Smutiroges qe ka ujë  të shendetshem per Femrat dhe  Gurra e  Seferces  me ujin e shendetshem per Burrat...Per keto dy burime uji sot thuhet se janë pije energjike natyrale shumë më të  vlefshme se ato industriale ,janë  nje RED–BULL që  lumë kush e shijon...
Të gjitha ata  që do të kenë fatin të verojne në Vermosh ,kanë mundesi të behen “protagonist” per të parë e shijuar  një eveniment artistik e kulturore   të trashiguar prej shekujsh nga  treva e Kelmendit , i njohur në histori  me  emrin ”LOGU I BJESHKEVE”.  Ky eveniment me karakter të theksuar festiv zhvillohet në  vendin e quajtur “Qafa e Predelecit” (fshati Lepushë ,perla e alpeve shqiptare), jo shumë larg Vermoshit. Sot në Qafë të Predelecit ka një farë infrastrukture. Dikur  ky vend ka sherbyer edhe per  kuvendet e mbarë kelmendasve e më gjërë , por ketu historia ka shenuar edhe luftra e beteja antiosmane të kelmendasve . Qafa e Predelecit ndër shekuj ka qënë edhe vendi i festimit të pervitshem të festes fetare Shna Prendes, ku me ketë rast është kenduar , kercyer e janë zhvilluar lojra popullore e tjer. Mbasi ky eveniment është zhvilluar  gjithnjë në muajin gusht ,kur “ofrohej” edhe fundi i verimit të pervitshem  në bjeshkë është  quajtur “Logu i Bjeshkeve”. Veshja e burrave dhe grave ka qënë  gjithnjë me kostume kombetare.  Gjatë manifestime  ndër mote filloi edhe konkurimi per kostumet dhe bukurin e femrave e meshkujve që merrnin pjesë në Logun e Bjeshkeve..Në ditet e sotme ky manifestim ka fituar shumë  elemente të qytetrimit bashkohore perendimore ,ku me i spikaturi është  momenti i perzgjedhjes të  bukurise së Logut të Bjeshkeve që tashma njihet  me “emrin” MIS  BJESHKA....Por pa humbur vlerat e veçanta të antikes..
Per të gjitha ata që  duan të gjejnë edhe prehje shpirterore tek Besimi Kristian në Vermosh që nga viti  1996 është ndertuar një kishë mjaftë e bukur e moderne që i kushtohet  Shen Gjon Pagezuesit...
Në Vermosh  çdo vizitor  gjenë mikpritjen e bujarin e pa cenuar  nga koherat. Gjenë produkte orgjinale - blgtorale si ; mishin e fresket , qumshtin me nenproduktet e tij , kosin ,djadhin ,gjalpin e tjer.Gjenë produkte bujqesore te njohura si Pataten e Vermoshit e deri  Rakin e Kumbulles.
Per  turistet apo vizitoret gjuetarë ,Vermoshi është një park natyrore gjuetie i pasur me  kafshë e shpendë të egra nga me të ndryshmet. Gjithashtu edhe  adhuruesit e bimesis  apo botonistet ,në Vermosh e më gjërë mund të gjejnë  bime të shumta per nga llojet , bukuria e vlerat qofshin edhe ato kurative...
Vermoshi si vend klimaterike e turistik është i virgjer ,e ketë virgjeri  ja  ka “ruajtur”disi edhe infrastruktura jo e pershtateshme rrugore deri tani ..Por me një projekt të ri të qeverisë shqiptare  ,që ka filluar të konkretizohet do të behet e mundur që “virgjeria” e kesaj magjie klimaterike të marrë fund..
Aktualisht  në Vermosh banoret vendas kanë krijuar kushte që të presin pushues apo turist të ndryshem per periudhen e veres,që me gjuhen e sotme quhet “Turizem Familjare”. Gjithashtu kujtojme se në Vermosh e per-rreth ekziston edhe mundesia e  zhvillimit të aktiviteteve të tjera si alpinizem , Ski  (në dimer) e tjer...

*.Publicit , Studiues

Wednesday, August 29, 2012

Nuk jemi të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente

Artur Zheji
Në Fshatin tonë të madh shqiptar, shpesh e më shpesh, lufta për pushtet ngjan sikur zhvillohet ndërmjet të pavdekshmëve. Duket pra, në mënyrë të rreme, sikur kjo betejë dhe këta ‘trima’, kush Bajloz e kush Gjergj Elez Ali, kush i nxirë në diell e kush bardhosh, do të ndeshen papushim edhe për ca qindra vite të tjera. Ashtu me shpata të rënda dhe topuzë, buzë detit në të ngrysur apo në mejdan të gjelbër, rrethuar nga ankthi dhe zemërdridhja e turmës.
Në të vërtetë, derisa vdiq Enver Hoxha, në psikologjinë e thellë dhe të pashprehur të shumicës ai, ‘Komandanti’, ngjante si i pavdekshëm dhe i pacenueshëm. Ndryshe nga shorti i vdekatarëve, dukej sikur vdekja ishte shpikur për një kategori sekondare njerëzore, për banorët e periferisë dhe për populluesit e Asgjësë dhe të Askundit.
Me vdekjen e shumëpritur të Hoxhës, asokohe, ne, banorët e Asgjësë dhe Askundit, fare qartazi morëm edhe njëherë provën e pagabueshme historike që na mungonte: Vdekja është e Ndershme.
Kanë kaluar shumë vite që atëherë, kur së bashku me Ramën e gjatë, qeshnim fshehurazi dhe na vinte njëkohësisht edhe jo mirë, që lumturoheshim në mënyrë jo shumë të hijshme, në fund të fundit për një vdekje. Qoftë kjo edhe vdekja e tiranit.
Vitet e kaluara depozitojnë eksperiencë dhe dije të shumta perceptive te disa pak njerëz që kanë kujtesë të mirë dhe kuptohet, edhe depozita të mira e të shëndetshme mendore. Ajo që tashmë i përket së kaluarës, shndërrohet në një çelës, që hap portat e së ardhmes, edhe pa ardhur vetë e Ardhmja.
Dhe shihet përmes kësaj Tejqyre që sheh të Ardhmen, edhe pa ardhur, që të Pavdekshmit nuk ekzistojnë dhe që vdekja është akoma dhe sot e pagabueshme dhe e Ndershme përsëri.
Po a e dinë këtë qeveritarët tanë?
A kanë ata, një koncept filozofik, që ndan të Mirën nga e Keqja, kur marrin vendime apo mpleksin pazare?
Ndajnë dot së paku të Dobishmen nga e Dëmshmja?
Në botën e sotshme nuk ka sekrete. Edhe ato, sekretet më të thella të Politikës shqiptare, çalamane dhe egoiste sa më s’ka, dihen apo pëshpëriten lart e poshtë. Në fund të fundit, nuk është edhe aq e rëndësishme në ka sot prova apo jo, apo nëse do të ketë vetëm nesër dhe nesër është vonë, për krimet e kryera, në jetën e tyre private apo politike. Ato sërish dihen.
Dihet gjithashtu që Ata nuk do të përgjigjen për to, në këtë Vend ku Pandëshkueshmëria e më të Fortëve, është ligji themeltar i xhunglës shqiptare. Personalisht besoj shumë pak në një drejtësi të Drejtë e të mundshme, as në Shqipëri dhe as Përtej, në botën perfekte të Rregullave perfekte.
William Shekspiri, te ‘Hamleti’, me gojën e princit fatkeq dhe atvrarë, kur e pyesin për botën e nëndetit, e paeksploruar asokohe, thotë: …‘nuk kam qenë asnjëherë aty poshtë, por edhe nën det, peshku i madh e ha të voglin…’
Ashtu si dhe mbi Tokë, i madhi e ha të voglin. Dhe populli shqiptar thotë: ‘më mirë mut se i vogël!’ dhe prandaj shqiptarët, që e dinë këtë, duan të rriten me ngut e të bëhen të mëdhenj me çdo kusht; se, si i vogël, në Shqipëri, jeta është e padurueshme. Por në shqip, bashkësinë e të vegjëlve, shqiptarët e përmbledhin me termin ‘vegjëlia’, që do të thotë ‘e shumta’, që do të thotë ‘populli’. Pra, të jetosh si i vogël, të jetosh si popull, në Shqipëri, është ende e padurueshme. Për të dalë nga kjo botë e vogël, shumëkush është gati të vjedhë, të vrasë apo të shitet trupërisht. Sepse një impuls i egër kumbon ndër veshë të Vegjëlisë, të zhbëhet si i vogël, sepse si i vogël nuk jetohet! Koncepti i nderit dhe i moralit janë idhuj të rënë nga dynjallëku, se dynjallëku dhe Dynjaja sakaq kanë ndryshuar.
Kurva është dhe thirret sot Zonjë apo Star. Kurvari, topmodel apo burrë familjar. Hajduti, menaxher apo biznesmen i talentuar. Vrasësi, djalë trim dhe me syrin pishë. Gënjeshtari, pidhsome e king burrë. Mashtruesi, predikator dhe zemërpushtonjës. Tinzari, moralist apo negociator. Spiuni, informator, xhentëlmen dhe, më së shpeshti, politikan me karrierë të pandalshme…
Por edhe këtu nuk ka asgjë që lind për së pari; edhe këtu, në këtë metamorfozë, pra, nuk ka asgjë të pavdekshme. Janë thjesht e bukur ca teknika të reja, po aq sa edhe të vjetra, për të bërë tënden atë që s’është e jotja. Është moda e re, ‘the new fashion’ e pra, fasada e re, që fsheh, apo përpiqet të fshehë, të njëjtin skelet të vjetër, Padrejtësinë Njerëzore.
Ndoshta ky tekst është ca i vështirë, për nivelin e dystë mendor dhe kultural, të shumicës së politikëbërësve shqipfolës; por, dreqi e mori, ca gjëra nuk shkruhen dot më thjesht.
Nuk jemi dot të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente; dhe këtu nuk dua thjesht të shpalos ndonjë dilemë të vonuar ekzistenciale. Shpesh apelet për t’u bërë substancialisht më njerëzorë dhe për të qenë më pranë hallit të të Vegjëlve, bëhen në emër të jetës. Por sot, 26 gusht, tek po shkruaj dhe kam, si i thonë, edhe datëlindjen time, hedh në eter një ftesë për refleksion, qoftë edhe në emër të Pavdekshmërisë së Pamundur. Sepse askush nuk është dot Zoti, edhe pse do të donte. Duke qenë mirëfilli njerëzorë, nuk ka asgjë për t’u turpëruar të bëheni ju, Miqtë apo Armiqtë e ‘mëdhenj’, më njerëzorë. Më njerëzorë me njerëzit. Më të prekshëm. Më të vërtetë. Më pranë tyre.
Se, në fund të fundit, kujtimi që lëmë pas, qoftë edhe për njerëzit që biologjikisht lëmë pas, ka një vlerë. Pavarësisht se në Shqipëri mungon Bursa apo Banka ku depozitohen vlera të tilla. Abstrakte, por njëkohësisht me peshë.

Luftërat që bëjnë komunistët në Shqipëri

Pëllumb Kulla
Në fushën e historisë së shqiptarëve njerëzit me tituj doktorësh dhe profesorësh përdorin me endje Dr-të dhe Prof-ët, pa i lidhur me titujt e punimeve shkencore që ua dhanë ato grada. Gradat janë jetëgjata, punimet që sollën gradat jo dhe aq, mjerisht. Veprat e tyre kanë qenë pak a shumë deklarata dashurie për Hoxhën, të llojit “Epërsia e taktikave partizane në mposhtjen e makinës luftarake naziste”, apo “Diplomacia e Enver Hoxhës në përballje të fuqive të mëdha”, apo ca të tjera me ngjyra folklorike e me preteza shkencore që tani janë mbyllur në harrim me shtatë palë kyçe.
Megjithatë, janë njerëz që nuk lëshojnë as gradat dhe as istikamin ku janë strehuar për aq e aq dhjetëvjeçarë. Tërë jetën patën në dorë arkivat dhe dokumentet, por ama e bënë historinë me stilin “në djall e vërteta, por shkruaj një rresht dhe vështro lart!”
Historia jonë zyrtare kutërbon servilizëm tranzitor. Ajo na shfaqet me një makijazh të rënduar, ngallosur gjithë mite dhe maksimalizma. Gjen aty mitin e nacionalizmit, mitin e besës dhe besnikërisë, maksimalizmin  e therorisë dhe atë të tradhtisë. Nuk shikon asnjë dritë rishikimi, afrimi apo revizionimi të arsyeshëm.
Subjektivizmi në trajtimin e historisë dhe në interpretimin e saj është vështirë të shmanget, por doktorët tanë militantë nuk fshehin dot as urrejtjen që u turbullon arsyen dhe u dëmton autoritetin shkencor. Nuk e shpjegoj dot më mirë se zoti Ardian Ndreca, ca muaj më parë, në një artikull në faqet e kësaj gazete të nderuar. Ish një shkrim sa shprehës aq dhe çarmatosës mbi operatin e Arben Putos në kërkimin e burimeve, që këtij profesori në vend t’ia shuajnë, ia përshkënditnin urrejtjen e ia bëjnë edhe më shkumëzuese se ajo që e pat frymëzuar gjatë periudhës komuniste. E çuditshme!
Para ca ditësh profesor Pëllumb Xhufi shpjegonte se duheshin respektuar rregullat ndërkombëtare të shfrytëzimit të arkivave dhe periudhat e maturimit. Ai thosh se vjetrimi i bën mirë historisë, sikurse vitet e shumta që e bëjnë verën më të mirë e më të sigurt. “Ka ligje”, thosh tekstualisht profesori, “që nuk na lejojnë që ne sot të mundim të lexojmë dokumentet e viteve 1990 apo 1960.  Mirëpo ne nuk do mund të mësojmë kurrë të vërtetën, p.sh., e prishjes së marrëdhënieve të Enver Hoxhës me Kinën, më 1977,” vazhdon ai, “apo atë të ‘ngrohjes’ së marrëdhënieve të Sali Berishës me Greqinë, pas vitit 2002”
Është interesant se si këta ligje nuk vlenin asnjë grosh më 1945, për ta nxirosur Mustafa Krujën, nxirrje që zoti Xhufi e vazhdon edhe sot pa asnjë sitë dhe pa asnjë filtër. Historianët e ’45-s nuk i lanë as tre vjet kohë verës të bëhej e mirë dhe e sigurt! Të skandalizon respekti i afatit kohor për të marrë vesh bëmat e Hoxhës apo Berishës dhe nuk u qaset njeri “pas maturimit të bollshëm  të verës dhe dokumenteve” për të parë në çfarë rrethanash e kushtesh u angazhua në krye të administratës së vendit të pushtuar një patriot antizogist dhe intelektual i klasit të parë? Ku ishin synimet e tij? Kruja e mori atë detyrë në të mirë të Shqipërisë apo të Italisë? A u vuri ai kushte autoriteteve të pushtimit? E bëri këtë kërkim në arkiv tani, pas 70 vjetësh, profesor Xhufi, apo nuk ish e nevojshme ngaqë akoma i vjen për mbarë opinioni i Enver Hoxhës?
I pyetur në një intervistë TV, sesi do ta gjykonte sot figurën e Enver Hoxhës, më i vjetri nga historianët e atyre viteve, profesor Kristo Frashëri, tha se liderit komunist i duheshin vënë në peshore të mirat dhe të metat. Si të meta, zoti Frashëri i faturoi rrënimin ekonomik dhe Luftën e Klasave, kurse në të mirat, ai përmendi udhëheqjen e Luftës Nacionalçlirimtare dhe tha se kjo e fundit ka peshë dhe vlerë më të madhe dhe e ngre Enverin në dritë pozitive. Vetëm me këtë përgjigje shkencëtari Kristo Frashëri dëshmon se rrënimi i vendit e paska lënë indiferent, se nuk e paska marrë vesh kurrë se çfarë ishte Lufta e Klasave dhe sa jetë shqiptarësh mori ajo! E mburr Enverin në një luftë kundër pushtuesve, ku më shumë se udhëhoqi e udhëhoqën dhe e lehtëson nga një luftë ku luftoi shqiptarët me ashk dhe mizori! E lartëson në një luftë ku ishte shërbëtor dhe eviton gjykimin e plotë të tij në një luftë ku ishte Zot!
Në fakt gjykime si këto kanë qenë dhe shtytja kryesore për këtë shkrim. I kërkoj lejë lexuesit të endem në ca përsëritje të njohura e të pranuara në të shumtën e tyre nga të gjithë.
Natyrisht nuk do të shënoj këtu referenca dhe adresime faqesh e datash. Ky shkrim fokusohet mbi pushtimet dhe çlirimet, por nuk është as punë shkencore dhe as dëshmi për gjyq.
Dihet se komunistët nuk e pritën pushtuesin me pushkë. Ata nuk, kishin kurrfarë organizimi, as si parti dhe as si klasë punëtore, të cilën e deklarojnë si bazë të tyre. Robëria e vendit nuk u prishte punë aspak.
Me pushkë nuk e pritën fashizmin as nacionalistët. Edhe ata mendonin se luftërat kundër pushtuesve mund të fillonin me fjalime dhe me memorandume. Për një kohë të gjatë nuk shënohet asnjë aksion me peshë kundër italianëve që pushtuan vendin. Ngjan sikur urrejtja për pushtuesin lindi me vonesë. E duket sikur ajo nuk lindi nga atdhedashuria, por nga nevoja të pikësynimeve politike. Pas shumë vjetësh të dyja palët do të riktheheshin në hapësirën e paqtë kohore të 1939-’43-it për të qëmtuar e nënvizuar ndonjë përpjekje me pushtuesin, ku do të regjistronin a posteriori veten si pjesëmarrës apo shtytës. Manifestimet kundër Zogut me moton “duam armë!”, që thonë se ishin të shumta, fryhen dhe pompohen, për t’i krehur bishtin popullit, si gjoja më atdhedashës nga sa ishte mbreti i tyre. Pompimet nuk fshehin dot se shqiptarët kishin nëpër hatulla me qindra mijëra armë me të cilat vrisnin njëri-tjetrin. Kronikat nuk shënojnë vatra të rezistencës së improvizuar me ato armë.
Pushtuesit pësuan humbje, por jo aq nga kundërvënie të atdhetarëve shqiptarë me ngjyra dhe pa ngjyra sesa nga grushtet e forta të ushtrisë greke, e cila i ngjeshi ngojëzën ulkonjës së Romës. Grekët e vunë përpara ushtrinë butaforike italiane, ia shtynë lart kufirin e pushtimit të territoreve shqiptare dhe u vendosën vetë në atë ngastër Shqipërie, nga ku patën qëruar trupat fashiste. U tërhoqën që andej vetëm për t’u prerë rrugën gjermanëve që po u hynin nga Traka e që nuk i ndalën dot. Veç Greqisë, gjermanët i dhanë fund dhe okupimit të Jugosllavisë dhe italianëve u erdhi mbarë t’u përshkëndisin ëndrrat nacionalistëve shqiptarë duke lëvizur kufirin zaptues të perandorisë së Viktor Emanuelit edhe përmbi ato krahina shqiptare, që qysh nga 1913, i njiheshin padrejtësisht Jugosllavisë. Tani Shqipëria ishte bërë një shtet i plotë i organizuar me prefektura dhe nënprefektura. Ishte një njësi administrative e gjerë, bash ajo e ëndërruara, me kryeqytet Tiranën! Radiot dhe gazetat përhapnin lajme me kronika nga krahinat, me një volum të barabartë njoftimesh si për Vlorën, ashtu edhe për Pejën e Gostivarin, duke gëzuar për këtë situate të re vlonjatë, pejanë dhe gostivaras tok. Nën pushtim vërtet, por dukej se padrejtësitë e Londrës me kufijtë e shqiptarëve po ndreqeshin si me magji. Me armët e të tjerëve!
Ishte kjo hartë e re që vizatoi lufta ajo që i shtyu jugosllavët të gjenin te komunistët shqiptarë ca forca të brendshme dhe t’ua kundërvinin nacionalistëve të Mithat Frashërit, të cilët pushtimin italian, pa e thënë me zë të lartë, nuk po e luftonin pikërisht si mirënjohje të kësaj…dhurate! Rezultoi më vonë se ky iluzion u solli kosto politike dhe hapi shumë varre.
Në urdhëratën e fundit të një dokumenti orientues me dhjetë pika, ballistët deklaroheshin për luftë kundër okupatorit, por çetat e tyre të rregullta morën jetë vetëm në prag të kapitullimit të ushtrive të Romës. Ishin ata muaj që edhe formacionet partizane filluan të shumohen me shpejtësi.
Ndihej nevoja e një marrëveshjeje të urtë të këtyre çetave, udhëhequr nga dashuria për një atdhe të lirë, të bashkuar e demokratik.
Për këtë qëllim, u mblodhën në Mukaj figurat kryesore të dy organizatave politike dhe bënë atë marrëveshje që dihet. Mungonte Enver Hoxha, por në atë kohë mosprania e Enver Hoxhës nuk bënte përshtypje. Ai ishte thuajse i panjohur dhe mendohej që më të mëdhenjtë e komunistëve qenë atje. Kjo mungesë i dha epërsi atij të vihej totalisht në shërbim të “mësuesve” jugosllavë që u ngritën në alarm kundër kësaj marrëveshjeje me zotime për bashkimin e trojeve etnike. Mosprania në Mukaj i dha Hoxhës krah të godiste shokët që vajtën atje si të deleguar firmëtarë. Që këtej nis edhe seriali i pafund i kokëprerjes së shokëve më të afërt, që mbahet mend në rekordet gjakatare të Enver Hoxhës.
Shkyerja e marrëveshjes ndodhi aq shpejt sa ballistët nuk patën kohë as të mbushnin dyfekët për aksionet, që ata nuk i patën fort për zemër, por që marrëveshja ua kërkonte të bënin. Balli e dënoi prapaktheun e palës komuniste dhe e pati fare të lehtë të fshikullonte arsyetimin enverian, se kjo bëhej ngaqë nacionalistët ishin tradhtarë dhe marrëveshjen nuk e aprovoi Qendra e PK. “Sa për arsyen që Qendra e Përgjithshme nuk e aprovoi mbledhjen”, thuhej në një trakt të Ballit, “atë e besojmë sepse kjo Qendër e Përgjithshme, e cila nuk gjendet në Shqipëri, nuk mund të aprovonte një lidhje që merrte përsipër të përpiqej për një Shqipëri Ethnike!”
Shpjegimi i atëhershëm komunist, sado çalaman, mbeti i vetmi. Më pas Enveri dhe historianët me grada shkencore rreth tij, nuk iu ngjitën asaj të përpjete. Mjaftoheshin me theksimin e tradhtisë balliste dhe aq. Veç, ama, Balli duhej të ish po aq tradhtar ditën që u mblodh me komunistët në Mukaj sa edhe ditën kur u shkelmua marrëveshja. Përkëdhelja e ëndrrave komuniste për pushtetin e ardhshëm, të pandarë me të tjerë, e kish të domosdoshme këtë pabesi.
Nga kjo pabesi nis dhe fillimi i luftës së armatosur shqiptaro-shqiptare, luftë që vite më vonë mori atë emrin tjetër me “klasa” brenda. Në forma të ndryshme këto luftëra zgjatën pesëdhjetë vjet dhe mund të themi pa lëkundje që në versione edhe më të djallëzuara po vazhdojnë ende.
Është thënë qartë atëherë dhe thuhet edhe tani, se trupat gjermane ishin përkohësisht te ne, të detyruara të zinin hapësirat që muaj më parë i patën mbuluar italianët. Balli mbahej fort pas kësaj arsyeje të mirëkuptueshme të gjermanëve dhe natyrisht kështu justifikon mosaksionet, fsheh me zor strehimin prapa forcave të Vermahtit, kur nuk i përballte dot njësitë gjithnjë më të organizuara partizane, të cilat bëheshin për ditë e më të egërsuara ndaj tij, duke e vlerësuar de facto atë armikun kryesor. Se pushtetin e ardhshëm komunistëve nuk ia kërcënonin gjermanët që kishin marrë tatëpjetën.
Që nga ndarja përfundimtare e palëve, muaj pas muaji fitorja nisi të anonte nga pala që e prishi marrëveshjen. Kjo tregon qartë dritëshkurtësinë e Frashërllinjve të kohës dhe ideologëve të tjerë. Me një vizion më të qartë dhe me lëvizje politike më të shkathëta, krerët e nacionalizmës mund t’ia kishin kursyer popullit shqiptar zgjedhën e egër komuniste të Enver Hoxhës, më gjakataren që pa Europa në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi. Pozicioni gjeografik e favorizonte këtë. Në ndryshim nga komunistët jugosllavë, që organizuan dhe zhvilluan luftime të ashpra në territoret e tyre, këta tanët me brigadat e shumta vetëm sa e shoqëruan tërheqjen gjermane.
Historianët e Akademisë së Shkencave thonë me plot gojën – dhe nuk gënjejnë aspak! – se nga të tëra vendet e bllokut lindor, ky i yni ishte i vetmi që, për t’u zbrazur nga trupat hitleriane, nuk pati nevojë për ndërhyrjen e ushtrisë së Moskës. Vetëm nuk pohojnë e të thonë, që nuk na nevojitej çlirimi i Shqipërisë nga Moska, ngaqë këtë na e bëri Berlini!
Sa qe gjallë diktatori nuk mund të rrije pa vënë buzën në gaz kur shihje trajtimin që i bëhej historisë. Ishte zbavitëse të shikoje historianët me grada të hipur në anijen enveriane, kur ajo anosej dhe i hidhte ata të vraponin grumbull sa në njërin krah të anijes në tjetrin, sa herë ai dridhte timonin në interpretimet e kundërta të tallazit të ngjarjeve dhe figurave të Nolit, Haxhi Qamilit, Nako Spirut apo Mehmet Shehut.
Luftën për pushtet brenda asaj të Përbotshmes, Enveri me të vetët e fitoi dhe këtu timoni nuk lëvizi. Por buza në gaz vihej kur dëgjoje të thuhej se u luftua ashpër okupatori nazist! Duhej frenuar gazi edhe kur thuhej se gjermanët u vunë përpara drejt Veriut! Në vend të thuhej “i vumë përpara”, më e mira dhe më e sakta do ishte të thuhej se “ne iu qepëm prapa”! Thuhej se forcat e Çlirimtares goditën disa herë kolonat e okupatorit gjatë tërheqjes drejt Gjermanisë dhe këto qenkëshin bërë për të shpejtuar çlirimin! Kish ama plot njerëz që fshehurazi arsyetonin se disa jetë të rinjsh shqiptarë me bustina me yll – të udhëhequr vërtet nga patriotizmi dhe jo djallëzitë politike – mund të ishin kursyer. Po të mos qenë goditur kolonat që udhëtonin drejt Veriut, gjermanët nga Shqipëria do të kishin ikur më shpejt! Kështu konfliktin aktual qesharak dhe të tejzgjatur të ditës së çlirimit sot do ta kishim të zgjidhur e mund ta festonim atë së toku, më 23, apo 24 nëntor! Veç, ama, ishte e bezdisshme të dëgjoje për dyzeteca vjet përrallën se si e qysh “nazistët i dëbuam përtej kufijve dhe i hodhëm tutje, në Mal të Zi!” Është tjetër gjë kur dimë se ata kishin urdhër të ktheheshin urgjentisht në vendin e tyre, tashmë të katandisur në gërmadha nga bombardimet e aleatëve. A mund ta quajmë dëbim atë kur autokolonat ushtarake largohen me ngut?! A mund të quhet luftë çlirimtare ajo, kur vendit ia sjell lirinë, krahinë pas krahine, me 100 kilometra në orë?!
Është e famshme ajo anekdota që qarkullonte atypari, sikur shkodrani nuk duroi dot gjirokastritin që i mburrej duke i thënë “ju, shkodranëve, na ua sollëm lirinë!”. Dhe shkodrani ia ktheu: “po, mor ta marrsha të keqen, se gjermanët dulne kah Hani i Hotit! Të kishin pasë urdhën me dalë kah Kakavia, tash ju kishim pasë çlirue na ju!”
Zoti Kristo Frashëri ngul këmbë akoma se për çlirimin e vendit i detyrohemi Enver Hoxhës. Zoti të na falë, por kushdo mund të mbyllë sytë dhe të përfytyrojë gjëmëmadhin e Palortosë, sikur për katër vjet të mos kishte dalë fare nga shtëpia e kunatit Bahri Omari, ku fshihej hera herës. E le të merret me mend sikur të gjithë luftëtarët, e çetave të mos kishin lëvizur nga vatrat dhe sinoret e tyre!
A thua do të ishim akoma edhe sot nën pushtimin gjerman?!…

Monday, August 27, 2012

KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT

Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York
 
Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit   Uppsala . Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje.Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobёl pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё e shkrimtarё. Pas vdekjes se tij çmimi Nobёl u rregullua me ligj nga Parlamenti dhe Akademia e Suedisё nё bashkёpunim me shumё institute dhe organizata tё tjera. Themelimi i çmimit Nobёl ishte njё proçedurё shumё e ndёrlikuar. Por pas disa vjetёsh ky çmim u konsolidua.
Laureati i parё i çmimit pёr letёrsi ishte poeti francez Sully Prudhomme nё vitin 1901. Qysh atёherё e deri vitin e kaluar kёtё çmim e kanё fituar 111 shkrimtarё e poetё. Nobelet janё tё ndryshme dhe secili çmim ka historinё e vet. Tё gjitha çmimet mund tё jenё kolektive,por jo çmimi Nobёl pёr letёrsi sepse kёtё e fiton vetёm njё autor. Pёr shqiptarёt çmimi Nobёl u bё shumё i njohur dhe i dashur nё vitin 1979, kur Nёna Tereze u laurua pёr Paqe. Rrugёn e saj e vazhdoi shqiptaro-amerikani Ferid Murat.
Pёr pothuajse tri dekada emri i asnjё autori nuk ёshtё lakuar mё shumё pёr kёtё Çmim se emri i shkrimtarit tonё Ismail Kadare. Java e parё e tetorit pёr shqiptarёt ёshtё shumё e nxehtё, ashtu siç janё kampionatet e futbollit pёr brazilianёt. Gazetat e mёdha botёrore disa herё e kanё vёnё emrin e tij nё rrethin mё tё ngushtё tё kandidatёve pёr kёtё çmim. Pritja pёr çmimin Nobёl ёshtё e natyrshme,por kur zgjatet shumё atёherё i del lezeti.  Mario Vargas Llosa kishte pritur mё shumё se 30 vjet, bile kur e njoftuan me telefon, tha se e kishte harruar krejtёsisht kёtё çmim.Jo tё gjithё qё kanё fituar kёtё çmim janё sot tё njohur nё letёrsinё botёrore. Çmimin Nobёl nuk e fitoi kurrё Leon Tolstoi, Ibseni, Joyci , Virginia Woolf ,Wallace Stevens dhe as Vlladimir Nabakov, por tё gjithё janё shkrimtarё me famё botёrore. I tillё ёshtё edhe Ismail Kadare. Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresё ёshtё si njё “bibёl shekullore”. Ky autor shqiptar ka fituar pothuajse tё gjitha çmimet dhe shpёrblimet e larta evropaine.  
Veprimtaria e tij letrare prej 20 mijё faqesh ёshtё e nobelueshme. Tre kolosё pёr tre gadishujt e mёdhej evropianё. Dante, Servantesi dhe Kadare. Pas Homerit pёr gadishullin Ballkanik vjen menjёherё Ismail Kadare. Veprat e tij u krijuan nga trysnitё e mёdha politike, ashtu siç krijohen edhe diamantёt nga trysnitё gjeologjike.
Nёna Tereze dhe Ferid Murati kishin mbёshtetjen e dy demokracive mё tё mёdha tё botёs. Tani, Ismail Kadare duhet tё ketё mbёshtetjen e demokracisё evropiane, franceze dhe tё kombit shqiptar. Anёtarёt e  Akademisё franceze janё tё privilegjuar dhe Franca ka disa detyrime  pёr qytetarin e saj. Franca i nderon shumё anёtarёt e Akademisё franceze. Pastaj Ismail Kadare ёshtё edhe anёtar i Legjionit francez tё Nderit. India dhe Shtetet e Bashkuara kanё merita pёr fitoren e Nёnёs Tereze dhe Ferid Muratit. Para 16 vjetёsh me ftesёn e Ismail Kadaresё mora pjesё nё ceremoninё solemne tё pranimit tё tij nё Akademinё franceze. Ishte njё prej ngjarjeve mё tё bukura qё kisha parё ndonjёherё nё jetё. Pranimi i tij nё Akademinё mё tё njohur tё botёs ishte njё vepёr madhёshtore dhe ato ditё revista “Figaro” kishte botuar  nё faqen e parё shkrimin me titull: “Prej Thomas Jefferson-it e deri tek Ismail Kadare. Bile e gjithё kopertina e faqes sё parё shkёlqente nga  fotografia e Ismail Kadaresё. Anёtari i parё i huaj i Akademisё franceze  kishte qenё presidenti amerikan Thomas Jefferson, qё sot e kёsaj dite konsiderohet si babai i  demokracisё amerikane dhe presidenti mё intelektual i Shteteve tё Bashkuara. Krahasim i mrekullueshёm.
Para disa muajsh nё njё bisedё telefonike e pyeta Ismail Kadarenё kur ke pёr ta fituar Çmimin Nobёl ? Ai u pёrgjegj: Çmimin Nobёl do ta fitoj kur t’u mbushet mendja shqiptarёve.Nuk bёri asnjё koment tjetёr nё lidhje me kёtё çёshtje. Kjo pёrgjigje mё ngacmoi shumё. Pse ne shqiptarёt nuk e bёjmё punёn tonё? Tё gjitha shtetet dhe kombet bёjnё presione tё ndryshme pёr kandidatёt e tyre, bile pёr kandidatёt e çmimit Nobёl bёjnё edhe mё shumё.  Mbёshtetja e shqiptarёve ёshtё e rёndёsishme. Kёtё tё vёrtetё e kam dёgjuar  nga disa shqiptaro-amerikanё tё Hollywood-it. Thirrjet telefonike letrat dhe mesazhet elektronike pёrfillen jashtzakonisht shumё nga juritё e qendrave kulturore amerikane. Grupimet e tilla politike nё anglisht quhen (lobbe) qё nё kohёn e duhur luajtёn rol me rёndёsi pёr Kosovёn.
Çmimi Nobёl ёshtё mё i rёndёsishёm pёr kombin shqiptar se pёr Ismail Kadarenё. Nobelistёt e moshёs sё tij nuk ngallёzehen shumё pёr kёtё fitore. Pёr autorin do tё ishte mё shumё fitore morale. Atleti nuk ёshtё i madh pse fiton trofeun. Atleti ёshtё i madh edhe pa trofe. Shkrimtarin ose poetin  nuk e bёn tё madh çmimi Nobёl, por e bёn tё madh vepra letrare. Çmimi Nobёl ёshtё vetёm njё mirёnjohje. Kjo kurorё e mbretёrisё letrare do tё nderonte kulturёn tonё kombёtare e sidomos gjuhёn shqipe dhe do tё ishte shpresё e frymёzim pёr shkrimtarёt dhe poetёt shqiptarё nё tё ardhmen.Nёna Tereze, Ferid Murati dhe Ismail Kadare do tё ishin njё triumvirat i vёrtetё. Bile njё fjalё e urtё shqiptare thotё: “E treta e vёrteta”.  
Sivjet populli shqiptar po pёrgatitet pёr tё kremtuar nё mёnyrё solemne
100-vjetorin e pavarёsisё. Pavarёsisht se ёshtё i ndarё politikisht populli shqiptar kurrё nuk ka qenё mё i lumtur se sot.Brenda kёtij shekulli janё krijuar dy shtete shqiptare. Demokracia dhe teknologjia po e bёjnё jetёn mё tё lehtё dhe mё tё lumtur. S’ka dyshim se tё gjithё veprojmё nё frymёn e njё pёrvjetori tё madh. Por ёshtё momenti historik pёr tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё nё globin tonё t’i bёjnё thirrje Komisionit Letrar tё Çmimit Nobёl qё sivjet dhe jo mё vonё t’i japё çmimin Nobёl shumё tё merituar shkrimtarit tonё Ismail Kadaresё. Ështё detyrё e çdo shqiptari brenda e jashtё atdheut t’i bёjё thirrje e lutje atij Komisioni tё nderuar qё sivjet kjo kurorё e kulturёs t’i jepet kёti titani shqiptar. Do tё ishte nё nderin e tё gjitha zyrave qeveritare dhe jo qeveritare, tё instituteve, qendrave fetare, shkollave dhe universiteteve, klubeve, shoqatave, shtёpive botuese, shkrimtarёve, poetёve, kritikёve letrare, historianёve dhe akademikёve qё t’i bёjnё thirrje Komisionit tё Nobelit qё sivjet kjo kurorё letrare t’i jepet shkrimtarit tonё. Edhe mjetet e informacionit elektronike dhe tё shkruara duhet tё bёjnё punёn e tyre. Ballkani po troket nё dyert e Evropёs si asnjёherё mё parё dhe ky çmim do tё ishte çelёsi kryesor i asaj porte pёr tё ardhmen e kёtij gadishulli. Njё lutje kolektive gjithkombёtare do tё merrej parasysh. Kёto janё vlera tё mёdha qё i nderon bota e qytetёruar. T’i nderojmё edhe ne. Nё fund po citoj disa fjali tё letrёs sё Alain Bosquet drejtuar jurisё sё Çmimit Nobёl: “Sado e ndryshme qё tё jetё Shqipёria nga Suedia apo nga Franca ajo ka nxjerrё nё dritё njё gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё planetin; tё kurorёzosh Kadarenё nuk do tё thotё ta emanciposh atё: do tё thotё tё emancipoheni vetё ju”. Pra ne, kombi shqiptar kemi nevojё urgjente pёr emancipimin tonё. Ky shkrimtar gjenial i fisit tonё meriton respektin tonё tё sinqertё. Nё qoftё se Ismail Kadare fiton kёtё çmim e fitojmё edhe ne. Prej asaj dite qёkur Nёna Tereze dhe Ferid Murati kanё fituar Çmimin Nobёl edhe Unё e kam ndjerё veten se jam pjestar i atyre çmimeve. Pёr Ismail Kadarenё qё e ngriti gjuhёn dhe kulturёn shqiptare nё nivelet mё tё larta botёrore do tё ndjehemi edhe mё mirё. Urojmё qё sivjet pas 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё tё shkojmё nё Oslo pёr tё festuar ditёn mё tё madhe tё kulturёs shqiptare. Vepra e tij do tё shkёlqejё si rreze drite mbi gadishullin ilirik. O Zot dёgjoje lutjen tonё!

Sunday, August 26, 2012

Në “Loro Boriçi”, aty ku gjithnjë “ngelesh borxh”

Fatmir Mëneri  25/8/2012
Shkodra është po ajo. Edhe “Loro Boriçi”. Pak asfalt më shumë në rrugën që e rrethon, mjediset e brendshme të bëra gati si për festë, fusha e “qethur” me finesë, shumë fëmijë që shpërndahen në jeshillëk me banderolat ku janë shkruar emrat e ekipeve, një vajzë që thotë në miokrofon, pak si i gjatë “fjalimi”, se për ç’janë mbledhur tërë këta njerëz, presidentë klubesh e drejtues të lartë të FSHF-së që e kanë disi të vështirë të zënë vend në tribunën vogël VIP: sidoqoftë, gjithçka gati për start. Nuk është ajo që pritej e megjithatë për vapën që është duhet të jesh i kënaqur me numrin e shikuesve të pranishëm, sidomos në tribunën karshi. Në atë anësore janë vendosur jo shumë djem të grupimit “Vllaznit”, që gjithsesi e kanë aftësinë “për të bërë zhurmën” e zakonshme. OK, deri këtu…
Pas nxemjes së zakonshme lojtarët u drejtohen edhe një herë dhomave të zhjveshjes. Në stolin e vendasve, gati-gati me një lloj përtesë është ulurt Zydi Çoba, doktori “I përjetshmë” i Vllaznisë. “I sati kampionat asht? 74,a? E po unë i kam kalua nja 75 trajnerë”, thotë Zydia, që edhe pse mund të jetë i saktë për këtë shifër, nuk është në gjendje të të thotë saktësisht se kur e ka nisur këtë zanat.
“Loro Boriçi” është po ai. Stërmadh dhe me idenë e të pakufishmes – krijuar më së shumti, jo nga përmasat e një impianti olimpik, se sa nga pjesa anësore në krahun jugor sot e kësaj dite e papërfunduar – ai është i tillë edhe në shpirt. Mirel Josa që shkel pas ca kohësh (jo aq sa për t’u “harruar”) në cilësinë e trajnertit “armik”, përpiqet të shkojë drejt stolit të Skënderbeut pa u ndjerë. Ndoshta ka pritur edhe ndonjë romuz. Por, jo: mjafton që dikush të thërrasë dhe të gjithë ata që janë në tribunën qendrore, në kor, brohorasin emrin e tij.
Një tjetër emër që do të thirret – këtë radhë shumë më fort, dhe kjo është mëse e pritshme – është ai i Vioresin Sinanit. “Ujku” ka zgjedhur këtë ditë për t’u ndarë me publikun. Në ato hapa “të fundit” drejt karshisë që ngrihet e tëra në këmbë për ta përshëndetur. Edhe pse kjo lamtumirë ka kohë që është lajmëruar, dhe në një farë mënyre je ambientuar me “varjen e këpucëve në gozhdë”, sërish ndjen një lloj boshllëku tek e sheh që del në pistë e heq nga trupi fanelën e ua dhuron fansave. Eshtë simbolike, pasi Viori u ka falur atyre shumë më tepër se një fanelë…! Ndaj duket krejt normale që në fushë zbresin, si presidenti i FSHF-së Duka, ashtu dhe nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Troshani. Një pllakatë, një titull mirënjohje, gjithsesi duken pak për atë që ka prej 1997-s së largët në fushën e futbollit. Ajo që “godet” është kur mëson se në klub gati-gati e kanë vendosur që fanelën me numër 9 “ta heqin nga qarkullimi”. Dhe të kujtosh se atë fanelë, para tij e ka pasë veshur “një farë” Sabah Bizi!
Pjesa tjetër, ndeshja, edhe pse ka katër gola, “kapërdihet” me vështirësi. Kuqeblutë pranojnë përunjshëm supermacinë e kampionëve dhe për Pero Pejiçin është gati një lojë fëmijësh të shënojë tre herë, në tre rastet e vetme që iu paraqitën, apo i krijoi. Tifozeria vendase e pranon, por dhe e vuan. Ndaj duket sikur “i vë shkrepsen” kur pas një gjuajtje të Smajlit, rënies së topit në tra e pastaj tej vijës fatale, anësori në krahun e karshisë i përgjigjet me vonesë me flamur. Kaq mjafton që ai “i ziu” të pësojë tërë dufin e të dërrmuarve tifozë. Dhe krejt pa zë, me ndonjë ofshamë a të sharë më së shumti nëpër dhëmbë, largohen nga shkallët e “Loro Boriçit” duke e kthyer kokën pas. A thua se fusha u kishte ndonjë borxh…/Sport Ekspres/