Nga Express
Publicisti Baton Haxhiu, i cili njihet me afërsinë që ka me liderët politikë të së majtës në Shqipëri, ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, Kryeministër i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, ndërsa Ilir Meta do të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit.
Është përfolur se Ilir Meta mund ta kërkojë postin e kryeministrit, por sipas Haxhiut, ish kryebashkiaku i Tiranës do të udhëheqë me qeverinë shqiptare.
"Rezultati i zgjedhjeve tashmë dihet. E majta ka fituar bindshëm. Edi Rama do të jetë kryeministër, ndërsa Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit", ka thënë Haxhiu në emisionin "InfoMagazine".
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ende nuk janë shpallur, por nga numërimi i deritashëm vërehet epërsia e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Rama dhe Meta.
No comments:
Post a Comment