Kryeministri
Sali Berisha ka dal në një konferenc për shtyp ku ka përshëndetur
pjesëmarrjen massive të qytetarëve në votime. Njëkohësisht, kreu i
qeverisë përcolli
një mesazh vlerësimi dhe punën e komisionerëve të të gjitha partive. “Përshëndes qytetarët për pjesëmarrjen më mësive deri më sot. Por një përshëndetje të veçantë për komisionerët e PD dhe të gjitha forcave politike. Në tërësi komisionerët ishin në lartësinë e duhur, keqkuptimet momentale janë zgjidhur në kohë të shpejtë”, vuri në dukje Berisha. Ndërkohë
që gjatë daljes së tij publike pak minuta përpara përfundimit të orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit Kryeministri kërkoi nga komisionerët që në përputhje me ligjin të mbajnë hapur dyert e këtyre qendrave nëse votuesit vijojnë të jenë në këto ambiente.
Por në këtë deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Berisha komentoi dhe qëndrimet e krerëve të majtë, lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç. “Nekropolitikanët rendën me vrap në vendngjarje duke synuar që përfitojnë kapital politik. Në deklaratat e tyre nuk u dëgjuan as ngushëllime për familjarët e viktimës dhe shërime për të plagosurit. Madje u shprehën mirë se kjo ngjarje do të ndodhte. Për këtë arsyeje i kërkoj organeve të akuzës që të depozitojnë çdo deklaratë. Sepse ato që e dinin se do të ndodhte duhej ta parandalonin ato. Tensioni më kryesor në këtë proces është tek komisionerët dhe tek policët, të dalësh të lëshosh sharje dhe fyerje është akti më i shëmtuar”, vuri në dukje Berisha, i cili ngushëlloi dhe një herë tjetër familjen dhe të afërmit e viktimës. Ndërkohë që pavarësisht kësaj ngjarje, kreu i mazhorancës ka besim në marrjen e mandatit të pestë në këtë qark.

No comments:
Post a Comment