Mediat e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë zgjedhjeve në Shqipëri. BBC
shkruan se në Shqipëri ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet
parlamentare që shihen si një provë përfundimtare e përparimit të vendit
drejt Bashkimit Europian.
Kryeministri Sali Berisha po kërkon një mandat të tretë, por përballet me një sfidë të fortë nga lideri i opozitës Edi Rama, ish-kryebashkiaku i Tiranës. Fushata është shoqëruar me akuza për manipulim të votave. Një mosmarrëveshje mbi komisionin zgjedhor të vendit gjithashtu kërcënon të lërë rezultatin në dyshim. Zgjedhjet në Shqipëri, vazhdimisht kanë qenë të dëmtuara nga dhuna ose pretendimet për mashtrim që prej rënies së komunizmit dy dekada më parë. Në prag të zgjedhjeve të së dielës, Presidenti Bujar Nishani u kërkoi votuesve të kenë "Shqipërinë dhe të ardhmen e saj" në mendjet e tyre. Z/Berisha dhe Z/Rama të dy premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës ,zhvillim ekonomik dhe reforma në sistemin e taksave. Ata janë gjithashtu fuqimisht pro-evropiane, duke pasqyruar mbështetjen e gjerë publike për integrimin në BE.
Ndërkohë, analistët thonë se gjithcka varet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Për shkak të një mosmarrëveshje midis koalicionit të Z/Berisha, dhe atij të Z/Rama, komisioni shtatë-anëtarësh ka vetëm katër anëtarë. Kërkesa minimale ligjore është pesë anëtarë. Më shumë se 6.900 kandidatë nga 66 parti politike po konkurrojnë për 140 vende parlamentare.
Mbikëqyrja e votimit kryhet nga 400 vëzhgues ndërkombëtarë dhe më shumë se 8.000 vëzhgues shqiptarë.
BE-ja, e cila e ka refuzuar dy herë kërkesën e Tiranës për anëtarësim, tha se zgjedhjet e së dielës "përfaqësojnë një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian".
Balkan Insight shkruan: Afërsisht 3 milionë e 270 mijë e 936 shqiptarë do të kenë të drejtë të votojnë në 5506 qendra votimi të shpërndara në të gjithë vendin, për të zgjedhur parlamentin e ri. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur sipas një sistemi proporcional të përfaqësimit. Shqipëria ka një histori të gjatë të zgjedhjeve të kontestuara nga mashtrimi dhe aktet e dhunës dhe Komisioni Evropian ka përsëritur paralajmërimet se zgjedhjet e së dielës duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të bëjë përparim në procesin e saj drejt anëtarësimit në BE.Demokratët në pushtet dhe socialistët e opozitës kanë nënshkruar me dhjetra parti të vogla për dy koalicionet e tyre të mëdha. Socialistët kanë nënshkruar me 37 parti politike për bllokun e tyre elektoral, i quajtur "Aleanca për një Shqipëri europiane".Përveç socialistëve koalicioni përfshin Lëvizjen Socialiste për Integrim, ,Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, Social Demokratët dhe partitë e tjera të vogla.
Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha ka 27 parti në koalicionin e saj , të quajtur "Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim".Përveç demokratëve, koalicioni përfshin Partinë Republikane, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, si dhe një sërë partish të tjera.
The Vancouver Sun ka pasqyruar incidentin e ndodhur në Lac. Një person ka vdekur dhe dy të tjerë u plagosën të dielën në një shkëmbim zjarri në afërsi të një qendre votimi në Shqipëri, citon burimet policore The Vancouver Sun. Kryeministri Sali Berisha dhe rivali i tij, lideri socialist, Edi Rama, shpresojnë për hyrjen eventuale në Bashkimin Europian, por blloku ka shprehur shqetësimin nëse vendi mund të arrijnë të mbajë zgjedhje të drejta dhe të lira. 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Kryeminstri Berisha ftoi gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime dhe ta kthejnë të dielën "në një ditë festimesh dhe mirëkuptimi". "Unë ju siguroj se vota juaj do të respektohet plotësisht," tha Berisha para gazetarëve pasi hodhi votën e tij. Kryeministri nuk pranoi të komentojë mbi vrasjen e ndodhur, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë informacion.
Pas fushatës agresive nga të dyja kampet ,rrugët në kryeqytetin Tiranës ishin çuditërisht bosh, por kishte rradhë të gjata të njerëzve në qendrat e votimit. Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009, por ka dështuar të fitojë statusin e kandidatit nga BE, i cili po nxit për reforma të gjera demokratike.

No comments:
Post a Comment