Saturday, July 16, 2011

Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist

KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?!

Nga Robert Papa

Marks ka thënë se historia përsërit vetveten, një herë si tragjedi, pastaj si farsë

Qysh pas grushtit të Shtetit, KGB-ja mbeti e njëjta. Familja e madhe, ashti si Sigurimi i Shtetit ne Shqipëri.

22 Gusht. Ora 4.00 PM, oficerëve të KGB-së iu dha urdhri të digjnin dokumentet. A nuk vepruam edhe te ne kështu, kur Alia, po niste dorëzimin e pushtetit?! Mbeti i pa qartë se kush e dha urdhrin , shefi ne detyrë, Leonid Shebarshin, apo nga dikush poshtë tij. Po te ne, kush e dha urdhrin,Alia apo dikush poshtë tij?! Në Moske, ndryshe nga Tiranë, urdhri u anulua pas një ore.. të nesërmen edhe oficerët e KGB-së në zyrën e analizës, morën të njëjtin urdhër, por pastaj, urdhri u spraps. Të nesërmen, lista e agjentëve të KGB-së dhe dosjet e tyre personale, u lëvizën nga Moska dhe u dërguan në bazat ushtarake të KGB-së ne zonat malore të Rusisë. E njëjta edhe në Tiranë. Makina me dosje janë dërguar ne Dajt, Skrapar, edhe pjesa kryesore e spiunëve nga inteligjenca popullore, u dërguan në Vjenë, dhe herë pas here, nëpër gazeta, dalin Dezinjatorja apo Korani, Naftëtari apo Alfons Ballshi...

Në Moskë, populli u kënaq , vetëm me përmbysjen e statujës së Xherxhinsit kurse në Tiranë u gënjye, veçmas me heqjen e statujës së Hoxhës, por çuditërisht, RD heshti, duke mos e mbështetur hedhjen e statujës së diktatorit, madje dikush që më vonë do bëhej ministër, ishte mes atyre që morën kallashnikovët në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, për të nxjerrë në mes të Tiranës, statujën e vëngërt të shkollës. Ai ministër, gjoja demokrat, fatkeqësisht, kishte qene rezident i Sigurimit të Shtetit.

Gjermanët, që hynë me dhunë në zyrat e Stasit, ishin më guximtarët, por as rusët e as shqiptarët nuk guxuan, ndaj si Lubyanka e si Sigurimi i Shtetit, mbetën në pushtet përjetë, të paktën, zgjodhën deputetët e ardhshëm, e mbase edhe kryeministrat, ministra, dhe presidentët. Ne Ish RDGJ e shkatërruar, populli dhunoi dhe shkeli me këmbë zyrat e Stasit, sepse i ndihmoi Gjermania Perëndimore. Po kush do na ndihmonte ne në Tiranë, dhe rusët në Moskë_!

Një nga urdhrat e parë të Vadim Bakatin, ishte të dylloseshin dosjet, por nga urdhri dhe zbatimi, ka shumë hapësirë abuzimi. Në Tiranë, digjeshin çdo natë dokumente, dosje në Ministrinë e Brendshme, por shumë oficerë siguri, kane marrë faqe nga dosjet e spiunëve të tyre, të cilët më vonë do bëheshin deri ministra apo biznesmenë dhe do kishin nga pas kërcënimet e operativëve të tyre.

Kur shefi i ri i Zyrës së Analizës së KGB-së, Vladimir Rubanov hyri në zyrën e tij, ai nuk gjeti asgjë por vetëm muret dhe sirtarë dhe rafte bosh. Ish-shefi Leonov, kishte lënë vetëm një bllok të vogël shënimesh. 7

22 Gusht. Direktoriati i 7-të( survejimi i jashtëm) dogji dhe grisi dokumentet e tij. Ishin dhënë 8 urdhra për të djegur 164 dokumente për operacionet e grushtit të shtetit. Po me grushtin e shtetit që donte të bënte Shkolla e Bashkuar, po mbledhja në Ministrinë e Brendshme, ku oficerët e Sigurimit e kanë kërcënuar me vdekje Ramiz Alinë?! Fadil Cani ka thënë se Enver Hoxhën e torhoqën si somunet nëpër rrugë, por juve shoku Ramiz do ju tërheqin të gjallë.

KGB-ja, pas grushtit, morri gjithë dosjet nga Tatrstani, Bashkiria dhe Cecenia. U boshatisën edhe arkivat nga republikat baltike.

Pas grushti të shtetit, të gjithë gjeneralët e Kyuchkovit, dhanë dorëheqjen. Po ku shkuan? Ish-shefi Leonid Shebarashin, hapi një polici private; të tjerë si drejtori i kundërzbulimit Vladimir Grushko, filloi si lektor në akademitë e KGB-së. Askush nuk ngeli pa punë.

Në Shqipëri, thuajse e njëjta gjë?! Jo deri në revolucionin komunist të vitit 1997, pas këtij rebelimi gjakësor ata shkuan kudo, Deri afër tavolinës së Jozefina Topallit, në ambasadat e huaje deri në shefa rojesh të Amerikanët dhe badigardë të presidentit, apo pronarë të medieve dhe firmave të mëdha ndërtimi.

Një deputet i PS-së, i cli vdiq nga zemra, kishte qenë spiun, dhe unë e kam parë dosjen e tij, kur kërkoja për dosjet e Fokusit. Kishte qenë shkrimtar nga Myzeqeja dhe e njihja se kishte qene shkrimtar. Pas vdekjes një rrugë në Tiranë iu vu emri i tij. Madje edhe një nga presidentët, i cili sipas një ish shefit të SHIKut , kishte qenë vet spiun, e dekoroi me një urdhër të madh.

Ish- oficerët e KGB-së, organizuan Shoqaten e Veteranëve të Spiunazhit, duke shitur intervista dhe dokumente ( shumica fallto). Një intervitë me Shebrashinin, kushtonte 500 $


    • Luan Musabelliu
      Z Robert e lexova shkrimin tuaj ku kam disa saktesime .Se pari sig i shtetit ,nuk mund te krahasohet per vendimarrje ne asnje rast me KGB-n e cdo sherbim sekret tjeter.Ketu partia miratonte dhe nje keshillim e leri futjet ne burg.Kjo zhurme... qe eshte bere gjate ketyre 40 viteve duke anatemuar sigurimin e shtetit e lene menjane partine komuniste e titullaret esaj,sikur sigurimi i shtetit te ishte pjelle e vetvetes,per muia eshte e qellimshme,per te shpetuar komisaret e drites ppsh-s.Te garantoj me 100% per rrethet se jane djegur vetem materialet qe benin fjale per agjitacion e propagande ato te pa denuarit,per arratisjet dhe per takim e strehim diversantesh.Te tjerat jane vulosur edyllosur e jane derguar ne ministrinee brendeshme.Aty nuk jam kopetent te spejgoj cka ndodhur.Jane pastruar dosjet e punes te bashkepuntoreve,jane hequr informatat qe benin fjale per keto tre figura krimesh qe thashe melarte dhe dosjet e bashkepuntoreve,pos atyre qe u mbajten ne lidhje jane derguar ne qender...Mos harro se deri ne vitin 1995 eshte hequr mbi 85% e efektivit te ish sigurimit nga puna.Normalisht ndryshimi i regjimit e kerkonte,por jo te rinjte profesioniste te paperlyer me regjimin e zevendesimin me kepucar e marangoze,te cilet e cuan ne qorrsokakun me te tmerrshem rahmetiliun drejtor te shikut per ngjarjet e 97-es..me pushtet ekonomik mesa njoh une dhe nuk njoh pak ne rasdhet e ish sigurimit nuk behen as sa gishtat enjeres dore.Po keshtu dhe ne funksione shtetrore.Po deshe ndonje sqarim tjeter me thuaj se u lodha.See More

    • Politika E Re
      E kuptoj qe ata qe kane qene pjese e sigurimit apo ne sherbim e tij vazhdojne te fshehin te verteten. Me shqeteson perse ata qe dine dicka por nuk kane qene pjese, vazhdojne dhe flasin pa emra apo me nenkuptime. A nuk do ishte ne te miren e... demokracise dhe e shendetshme qe ata qe dine dicka te flasin dhe te tregojne te verteten. Vertet ligji per dosjet nuk eshte miratuar (qe do detyronte qeverine te bente dosjet publike), por nuk eshte e kundra ligjshme qe individitet te tregojne te vertetat qe dine per keto dosje. Zoti Papa vazhdimisht ke denoncuar cdo gje per sistemin komunist dhe te pergezoj per kete, por nese vertete ke lexuar dicka apo pare dicka, a nuk mendon qe do ishte ne sherbim te popullit shqiptar te permendesh emrat e personave. Jo te gjithe i njohim apo memorizojme se kush ka qene deputet apo ish minister, apo kshtu e ashtu. Kur shkruan mos mbaj ne mendje vetem nje rreth te vogel qe kane njohuri se cfare ka ndodhur dhe ndodh ne “parine” politike te Tiranes ne vite. Mendoj qe shkrimet duhen bere qe te gjithe te kuptojne te verteten. Ata qe e dine te verteten nuk kane nevoje te lexojne me shume.See More

    • Vladimir Leti duhet te dalin emrat e te gjithe sigurimsave.sidomos ata qe jane neper parti.gazeta,televizione,s​hoqata.te dihen kush jane

    • Robert Papa ah sa shume jan z Leti, me beso sa shume, por jan karaktere te ndyra dhe te perbuzura

    • Adi Veliu z.robert - pershendetje - e di keni shume te drejte por kujt ti themi ma pare or miku im se ketu mua me duket se ne udheheqje jane po ata qe ishin para 20-vjetesh!?ok? me kupton mor valla se ketu nuk mund te jetosh dot me????

    • Robert Papa ad, me 1992 shkova ne Budapest. me folen per 1956, mbi 22 mije te vrare dhe 200 mije te ikur . Kolegu im i TV Hungarez me tha, Pas 56 ne e injoruam qeverine vazhduam jeten tone sikur ajo nuk ekzistonte.
      Yesterday at 3:31pm ·
    • Robert Papa pra nese ne, populli ka vdek per qeverine, edhe ajo ka vdek prej kohesh per ne. Kesisoj, injorimi i kusarise, makuterise dhe injorance dhe parje te liria brenda nesh, ate liri qe nuk na o mori dot enveri, nuk na e marrin dot sherbetoret e tij qe sotr krekosen sa majtas e djathtas

    • Adi Veliu Robert- me beso jam fansi juaj personal, nuk me shpeton asnje emision i Juaji ne tv.Koha,nuk ngopem me ato info qe ju percillni psi dashje pa dashje une i kam perjetuar gjithe ato vite, ej edhe sot me kujtohen arrestimet qe iu beheshin shokeve si futbollistit te talentu te Tirones se viteve 70 Skender Leka te cilin e riarrestuan se na mblodhi me pa ndeshjet tek liga gjermane.

    • Robert Papa nuk e dija fakt interesant, mund te nejm nje emsion, tel im*********me tel kur te kesh kohe

    • Robert Papa kur te jesh ne tr me tel

    • Kujtim Qesja z.berti mendoj se nje kafe nuk eshte e mjaftushme per te biseduar me ty ,duhet nje nat dimri qe te ja dalesh .
      14 hours ago ·
    • Ilir Vata mos na shaj neve spiunve se ne kemi shtetin.

    • Robert Papa ket lloj karagjozshteti merre zoti vata zieje dhe piji longun, hahaha shtet karagjoz me padron greko serb

    • Kujtim Qesja eshte shume e drejte eshte nje karagjos shtet qe per 5 euro shesin edhe by.....

    • Robert Papa ate e kan shit para 90es, tash shesin shpirtin e tyre bosh

    • Avdor Kodhima dhe populli qe i ndjek nga mbrapa si kope qensh sepse i valevisin nje kocke plastike

    • Robert Papa Jo te gjithe, se mbi 1 milione kan ikur nga ky amok neo komunist

    • Mujo Zeneli po komunizmi ka rrenje te thella more berti per fat te keq dhe eshte shume veshtireme u zhduk se ka nga ata qe kane qen te privelegjuar ne kohen e partise dhe edhe sot i ke ne detyra shume te rendesishme se ata dine qe te penetrojne por po nuk u zhduken ata nuk do jet mire per kte vend te mrekullushem qe kemi ne
    • Robert Papa kriminelet duheshin pushkatuar
      7
    • Xhemal Uruci Mirmbrama miku im i mire Bert Papa!

    • Robert Papa pershendetje Xhemal, a je ketu apo ike

    • Xhemal Uruci
      Mendoj se je plotesisht i vendosur qe ta denoncosh komunizmin shqiptar.Dua te kujtoj se edhe i madhi Arshi Pipa,sa preku token e shenjte shqiptare mbas aq dekadash ne emigracion e puthi ate dhe separi organizoi nji takim madheshtor ne salle... e madhe te Universitetit shkodrane nje takim me intelektualet vertete shkodrane.Me politikanet aktual s'pranoi kurre te takohej.Komunizmi duhej te zhdukej nga rrenjet,beri thirrje ai ne qytetin e lindjes te linçuar aq rende.Jeni ne rezonance me amanetin e tij,mik i dashur Berti.Dikush duhet ta beje feort nje gje te tille.Komunizmi eshte kamufluar dhe ka sofistikuar gjuhen duke na e nxire jeten pa pushuar keto dy dekada.See More

    • Robert Papa e di, por loja esht e gjate

    • Kevin Dashja URIME Z.PAPA
    • Robert Papa flm Kevin

    • Bota E Re Robert Papa je NJËSHI për informacion real dhe të guximshëm. Të përgëzoj.
    • Tani Hati mjaft korrekt dhe preciz ne te gjitha emisionet tuaja z.Robert Papa

Dorehiqen drejtoret e Bashkise se Tiranes

Administratori i Përgjithshëm Bashkisë së TiranësAdministratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli Dritan Agolli

Java që sapo mbaroi ishte e fundit e administratës Rama ndërsa dita e hënë duket se do të shënojë hyrjen e Lulzim Bashës në korridoret e bashkisë. Zyra e kryebashkiakut është gati, e pastruar nga orenditë personale të vjetra dhe në pritje të atyre të reja. Por detyra e parë e kryebashkiakut të ri duket se do të jetë firmosja e një numri të madh shkresash që gjenden në tryezën e punës. Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë së Tiranës ka dhënë dorëheqjen gjatë javës që sapo kaloi. Të gjitha shkresat e dorëheqjes kanë kaluar periudhën e pritjes dhe tashmë presin vetëm të firmosen nga kryetari i ri.

Dje u përpoqëm gjatë të gjithë ditës të takojmë qoftë një prej drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, por asnjë prej tyre nuk ishte në punë. Zyrtarisht një pjesë e tyre thonë se kanë marrë lejen ndërsa ka edhe nga ana që e pranojnë qartë se kanë dhënë dorëheqjen. Ndër të parët që ka vendosur të largohet nga detyra është Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili thotë se nuk është i vetmi në administratën e Bashkisë që prej ditësh ka dhënë dorëheqjen nga funksioni. “Unë tashmë kam marrë lejen e zakonshme dhe pres që kryetari të miratojë dorheqjen time. Nuk e di se si do të zhvillohet rotacioni në Bashkinë e kryeqytetit. Nuk e di kë të pyesni pasi si unë, kanë dhënë dorëheqjen edhe drejtuesit e tjerë të bashkisë”, -tha dje Agolli. Pak a shumë të njëjtën gjë thotë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri. “Puna vazhdon normalisht, por të them të drejtën unë nuk di shumë pasi kam dhënë dorëheqjen”,- tha dje Dhimitri.

Ata pak njerëz që kanë mbetur ende në detyrë përpiqen të thonë se puna vazhdon pa probleme. Sipas tyre, dorëheqja e zyrtarëve të lartë të institucionit nuk ka ndikuar aspak në vijueshmërinë normale të punës së administratës. Por nga ana tjetër ata thonë që pothuajse të gjithë drejtuesit janë larguar. “Stafi i ngushtë është larguar i gjithi, kanë dhënë dorëheqjen. Disa kanë marrë lejen, por ndërkohë i kanë lënë kryetarit të ri letrat e dorëheqjes. Ne që kemi poste më të ulëta jemi ende këtu dhe presim se çfarë do të ndodhë”,- thonë dy prej punonjëseve të bashkisë, të cilat po presin se çfarë do të ndodhë me to. I gjithë stafi i bashkisë përbëhet nga 431 punonjës dhe një pjesë e madhe e tyre do të qëndrojnë në bashki, të mbrojtur nga statusi i nëpunësit civil. “Rreth 70% e stafit ka statusin e nëpunësit civil. Nëse na heqin nga puna, ne do të ankohemi në gjykatë”,- thonë ata. Mirela, përgjegjësia e zyrës së pritjes së popullit, duket se është një prej punonjësve të cilat ka siguruar me ligj vijueshmërinë e saj në Bashkinë e Tiranës. Ndaj është e vetmja që mund të takosh tani në këtë institucion teksa të tjerët po zbrazin zyrat për t’i lënë vendin pasardhësve të Lulzim Bashës.

Përveç zyrave të drejtorëve e nënkryetarëve, në bashkinë e Tiranës është boshatisur edhe zyra e kryetarit. Edi Rama ka hyrë në këtë zyrë në fillim të tetorit 2000 dhe është larguar në mes të korrikut 2011. Sendet që ndodheshin në këtë zyrë prej pothuajse 11 vitesh janë larguar. Kushdo që ka vizituar zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përgjatë 10 vjetëve që drejtohej nga Edi Rama, përveç ngjyrës së kuqe i ka bërë përshtypje mini-galeria me piktura të ndryshme dhe biblioteka e madhe me qindra tituj librash. E gjithë kjo pasuri e krijuar nga Rama përgjatë 10 vjetëve që ka qëndruar në krye të bashkisë së Tiranës është transferuar së bashku me kryetarin.

Çdo ndodhë

Mandati i Bashës do të zyrtarizohet në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të kryeqytetit. Mbledhja e parë e tyre do të zhvillohet të hënën. Pas betimit të 55 anëtarëve të këshillit, do të nisë procedura për kryetarin e ri, i cili do të kryejë formalisht procedurën e betimit për t’i dhënë dhe fund procedurave që do ta bëjnë atë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm gjatë marrjes së detyrës nga ana e zëvendësuesit të tij. Ai ka deklaruar se mandati i vjedhur i Tiranës nuk mund të dorëzohet me procesverbal. Duke qenë se pothuajse të gjithë drejtuesit kanë dhënë dorëheqjen, ende nuk është përcaktuar se cili funksionar i bashkisë do të presë Lulzim Bashën ditën e parë të punës

Friday, July 15, 2011

Tirana “lë” kualifikimin e hapur

15/07/2011 Ekipi i Tiranës është ndarë në barazim pa gola me sllovakët e Spartak Trnavës duke e lënë kështu çështjen e kualifikimit të hapur. Ky ishte takimi i parë që ekipi luante i plotë pas blerjeve të bujshme të kohëve të fundit dhe kjo sigurisht që ishte një minus për bardheblutë., trajneri Huan Rubio tregoi edhe një herë personalitetin e tij duke lënë plot pesë titullarë nga ekipi i vjetshëm jashtë formacionit fillestar. Dabulla, Osmani, Balaj, G.Muça dhe Pashaj edhe pse ishin të destinuar si favoritë për 11 vendet e formacionit nuk ia kanë dalë të bindin trajnerin për qenë në fushë që nga minuta e parë. Nga ana tjetër edhe sllovakët vinin me gjashtë mungesa në formacion për shkak dëmtimesh. Duke iu kthyer takimit kanë impresionuar dy blerjet e reja Mahmud Al Ajmi dhe Kameron Heple. Bardheblutë kanë kontrolluar lojën në shumicën e kohës edhe pse nuk kanë goditur portën shumë herë.

Tirana do të ishte më agresive që nga minuta e parë duke u dukur në portën kundërshtare rrezikshëm. Por në minutën e 12-të do të ishin miqtë që do të ishin të rrezikshëm nga goditja e dënimit. Tomaçek fut një kros të fortë devijohet nga Gilman Lika dhe ndryshon drejtim, vetëm shtylla pingule e ndal dhe më pas Lika e bën të tijin edhe pse me tre lojtarë kundërshtarë përballë. Në minutën e 14-të Karabeci gjuan diagonal në ecje dhe portieri kundërshtar devijon në goditje këndi. Tre minuta më pas Gilman Lika fut një kros nga e majta, bahrejnasi, Al Ajmi e kthen n qendër të zonës me kokë por nuk përfiton Etogo. Takimi do të vazhdonte me pasa të shumtë në mesfushë dhe dyluftime të ashpra. Tirana edhe pse kontrolloi topin nuk krijonte raste të rrezikshme në portën kundërshtare. Në minutën e 32-të sërish goditje dënimi për miqtë Proçazka gjuan rrezikshëm, topi pak mbi traversë. Pjesa e parë do të mbyllje me këto raste për t’u shënuar. Në të dytën Tirana do të reagonte dhe do të rriste agresivitetin drejt sulmit dhe këtë e tregon edhe futja e Balës në lojë. Në minutën e 46-të vetëm pak çaste pasi është luajtur topi nga qendra Tirana rrezikon me anë të Kërçikut. I riu 18-vjeçar merr krahun e djathtë, kroson në zonë por Etogo gabon shënjestër. Në të 61-ën i sapofuturi në lojë Gogolak ka një rast të artë por gabon në gjuajtje vetëm pak metra para Likës dhe portës. Në të 63-ën vjen edhe rasti më i bukur i takimit Al Ajmi merr një pas nga Etogo, driblon te lojtarë por në çastin e gjuajtjes bllokohet, topi në goditje këndi. Një minutë më pas Tomaçek shpërthen në zonë duke kapur të papërgatitur mbrojtjen bardheblu, gjuan fuqishëm vetëm pak centimetra e ndajnë nga shtylla më e largët. Në minutën e 81-të Kalari provon nga rreth 30-metra topi pak mbi traversë. Me këtë rast skuadrat dukeshin të pajtuara edhe të lodhura nga vapa dhe pas pesë minutave shtesë gjyqtari rus vendo t’i ndajë skuadrat në barazimin e “bardhë” 0:0.

Ky ishte takimi i parë i Tiranës nën “ushtrinë” e re të lojtarëve. Bardheblutë edhe pse duhet të kishin fituar takimin, nuk kanë arritur të shkojnë më tepër se një barazim. Megjithatë edhe vitin që shkoi Tirana mori kualifikimin pikërisht nga një barazim pa gola në kryeqytet. Duke pasur parasysh se çdo lloj barazimi me gola por edhe që sllovakët nuk është se ishin një ekip që të linin mbresa shanset për barazim janë 50 me 50.

VLLAZNIA KA ENDE SHPRESA

15/07/2011 Ndoshta pak kush e kishte menduar atë paraqitje dinjitoze të Vllaznisë ditën e djeshme, por në fakt shkodranëve u ka munguar vetëm një gol në përballjen me Thunin, në ndeshjen e parë të turit të Ligës së Ligës Europës, ku kanë barazuar 0:0. Kjo për faktin se përgjithësisht skuadrat shqiptare në turin e dytë sikur “lëshojnë” shumë terren dhe nuk janë në gjendje të përballojnë kundërshtarë të këtij rangu, plus kësaj shkodranët nuk bënë një paraqitur të mirë, një javë më parë, me maltezët e Birkirkara. Janë këto arsyet që nuk pritej vijë paraqitje e tillë e Vllaznisë, mbrëmjen e së enjtes në tempullin e futbollit shqiptar, në stadiumin “Loro Boriçi”. Shanset dhe mundësitë kuqeblutë i patën për të shënuar të paktën një herë në portën e zvicerianëve, por në fakt, ndonjëherë, edhe fati nuk ishte me ta. Megjithatë edhe miqtë kanë pasur mundësitë dhe rastet e tyre, të cilët, mund të kishin marrë një tjetër rezultat. Pjesa e dytë thuajse foli për vendasit, dhe me atë nivel, që paraqiti Thuni, në ndeshjen e parë apo më mirë të themi me atë paraqitje të shkodranëve në ndeshjen e parë dhe me një gol në avantazh, që në fakt mungoi, në ndeshjen e kthimit Vllaznia do të ishte më e qetë dhe shanset për të shkuar për herë të parë në turin e tretë të një kompeticioni europian do të ishin më të mëdha. Megjithatë edhe kështu nuk i dihet. Futbolli ka të papritura, prandaj shkodranët nuk kanë seç humbin dhe ndoshta mund të ndodhë edhe mrekullia me ndonjë gol në fushë kundërshtare. Gjithsesi këto tani mbeten vetëm në kuadrin e hipotezave dhe të parashikimeve. Gjithashtu pozitive për Vllazninë është, cilido qoftë rezultati i ndeshjes së kthimit, se përballë publikut të saj, mbrëmë ka dhuruar emocione, përmes një lojë përgjithësisht të mirë, me zemër në fushë, por edhe me mjaft emocione.

Lulëzim Basha baba për herë të dytë

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Aurela solli në jetë vajzën e tyre të dytë. Çdo 14 korrik kryetari i Bashkisë së Tiranës do festojë datëlindjen e vajzës së dytë. Lumturia që sjell lindja e një fëmije vjen në familjen Basha në një kohë të afërt me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili e shpall Lulzim Bashën zyrtarisht kryetar të Bashkisë së Tiranës. Fëmija i parë i çiftit Basha është Dafina, e cila e ka shoqëruar babi Lulzimin edhe gjatë fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë. Si vajza Dafina, dhe bashkëshortja Aurela, edhe pse në muajin e fundit të shtatzënisë, ka qenë prezente edhe në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, por dhe në momente të caktuara të saj. Kështu kandidati fitues i PD-së për Bashkinë e Tiranës i gëzohet kësaj radhe vajzës së tij të dytë. Prej disa javësh bashkëshortja e Bashës, shtatzënë që në fushatë, ndodhej në një spital jashtë vendit në mbikëqyrjen e mjekëve. Dje ajo ka sjellë në jetë vajzën e dytë të çiftit Basha. Gjatë fushatës profili familjar i kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës ishte një pikë e fortë që natyrshëm u shenjua nga mediat. Fotot, të bashkiakut tashmë të Tiranës, teksa shëtiste me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën e parë Dafinën në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ishin një imazh që e shoqëroi Lulëzim Bashën gjatë gjithë fushatës, ashtu si dhe dreka familjare ditën e votimit për zgjedhjet lokale më 8 Maj në një nga bar-restorantet e kryeqytetit. Tashmë Lulëzim Basha është babai dhe i një vajze 1-ditëshe, emrin e së cilës sigurisht që do ta mësojmë në ditët në vazhdim

Kadri Hazbiu, rënia që nisi prej grupit të Xhevdet Mustafës

Më 24 dhjetor 1981 Enver Hoxha doli për herë të parë në publik, pas ikjes

me pahir nga kjo botë e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë në drejtimin e partisë

e të shtetit komunist, Mehmet Shehut. Në këtë dalje të parë, Hoxha nuk zgjodhi

ndonjë repart ushtarak, fabrikë, kombinat etj., por Galerinë e Arteve Figurative,

duke folur krejtësisht për artin e kulturën. Opinioni shqiptar aq i etur për fjalë e

për thashetheme, pavarësisht se ishte në kushtet e atij regjimi, i kishte sytë katër, se

me cilët po shoqërohej Enver Hoxha. Kjo, për faktin se thjeshtë se shoqëruesi do

ishte “pasardhësi”. Në krah të Hoxhës ishin ministri i Mbrojtjes Popullore, Kadri

Hazbiu, dhe sekretari i KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, të dy anëtarë të Byrosë Politike

dhe dy njerëzit që kishin luftuar më fort Mehmet Shehun në mbledhjet e fundit të

Byrosë Politike. Në këtë vizitë Hoxha u shfaq i interesuar për artin në përgjithësi

dhe nuk foli fare për politikë. Në opinion, filluan zërat se kush do ishte Kryeministri i

ardhshëm i vendit dhe ndoshta pasues i mundshëm i Hoxhës. Përcaktimi ishte midis

dy vetëve, Ramiz Alisë dhe Kadri Hazbiut. Thashethemet mbi njeriun e ardhshëm

më të afërt të Hoxhës nuk do zgjasnin më shumë se dy javë, ndërkohë që do rrisnin

ankthin e rivalit tjetër, i cili do përjetonte njëlloj skenarët që kishte hartuar dikur, kur

kishte drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Viti 1982 rezultoi fatal për Kadri Hazbiun dhe sigurisht fatlum për Ramiz

Alinë. Figura e ministrit më jetëgjatë të diktaturës do pësonte një goditje, që filloi

nga thashethemet e rrugës, vazhdoi me kritikat në Sekretariat e Byronë Politike,

përjashtimin në Komitetin Qendror, në fund fare në hetuesi e procesin gjyqësor.

Mehmet Shehu përveçse ishte vrarë, ishte anatemuar si armik i egër, “poliagjent”,

kryetar i një “organizate” të paqenë “kundërrevolucionare”, që kishte pasur qëllim të

kryente “grusht shteti” për të rrëzuar të quajturin pushtet popullor etj. Në funksion

të kësaj, kombinacioni agjenturor gjeti momentin dhe i lidhi edhe çështjet e Xhevdet

Mustafës, Sabaudin Haznedarit dhe Halit Bajramit me atë të Kadri Hazbiut. Meqë

Mehmet Shehu ishte “kryetar” i organizatës, lindte nevoja që të gjendeshin anëtarët

e saj, në mënyrë që në vitin 1982, populli në fillimin e epokës së madhe të urisë, të

ushqehej sa më shumë me imagjinata komplotesh, diversantësh, armiqsh klase etj.

Kësisoj, lindte nevoja e krijimit të një procesi të dytë si ai i Koçi Xoxes më 1949, me

anë të të cilit Enver Hoxha disa krime të regjimit të tij të kryera në frymën normale

të atij drejtimi, do ia faturonte vetëm Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe ndonjë zyrtari

të vogël. E gjithë kjo histori eliminimesh, nuk kishte qëllim tjetër, veçse pastrimin e

rrugës së kandidatit të piketuar për drejtimin e partisë pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Ky kandidat ishte Ramiz Alia. Thelbësore në gjithë këto histori mbetej çështja e

sundimit dhe garantimit për familjen Hoxha të kushtit që pasardhësi i Enver Hoxhës

të ishte patjetër Ramiz Alia.

Zhgënjimi i parë i Kadri Hazbiut ishte moszgjedhja e tij Kryeministër. Hoxha më

15 janar 1982 pëlqeu Adil Çarçanin si kryeministër, ndërsa Ramiz Alia u bë njeriu

më i fortë në parti pas Hoxhës, përfshi këtu përparësinë për kontrollin ndaj Sigurimit

të Shtetit.

Enver Hoxha filloi të kultivojë një teori, sipas së cilës komplotet nuk i kishte

zbuluar Sigurimi i Shtetit, por Partia. Hoxha dilte sërish shpëtimtar i partisë, pa thënë

asnjëherë se si. Në këtë retorikë politike, ku imagjinata vlerësohej si provë, shtrohej

çështja se si i kishte zbuluar partia nga njëra anë, kur nuk kishte funksione zbuluese

dhe së dyti, si mund të ndiqte Sigurimi një veprimtari brenda partisë, kur një gjë të

tillë ia ndalonte platforma operative e organeve të MPB-së. Pikërisht për vënien e

Sigurimit mbi partinë ishte sulmuar Koçi Xoxe, ndërsa tani Enver Hoxha pohonte të

kundërtën, se kjo ishte rruga më e drejtë në zbulimin e armiqve.

Proceset që nisën më 1982 dhe u mbyllën më 1983 ishin fluks i mbarimit të

çështjes pas eliminimit të Mehmet Shehut. Për të krijuar anëtarët e “organizatës

kundërrevolucionare” të “formuar” më 1942, u krijuan dy grupe në gjykim, njëri që

kryesohej nga Fiqret Shehu (në “përbërje” të të cilit ishin edhe Skënder Shehu, Nesti

Nase, Llambi Ziçishti) dhe tjetri që “kryesohej” nga Kadri Hazbiu. Grupi i parë ishte

i civilëve, ndërsa i dyti, i ushtarakëve. Më i avancuar në kohën e arrestimeve ishte

grupi i civilëve. Pastaj hetimi dhe gjykimi u zhvilluan gati në të njëjtën kohë.

Duke bërë kritikën e burimit arkivor, mund të themi se procesi i civilëve është

tërësisht i manipuluar, pasi është hartuar nga akuza mbi bazën e tablosë sinoptike

të Enver Hoxhës. Të pandehurit ose kanë bashkëpunuar me akuzën, duke dalë edhe

dëshmitarë të rremë në procesin tjetër, ose kanë nënshkruar çdo gjë që i sillnin

hetuesit. Procesi tjetër, ai i ushtarakëve, duke pasur brenda kundërshtinë e Kadri

Hazbiut, Feçor Shehut dhe Llambi Peçinit, pra antagonizmin, plotëson kushtin e

referueshëm në një pjesë të madhe të tij. Ky antagonizëm sigurisht sot ka vetëm vlerë

historike dhe asgjë tjetër. Në procesin e ushtarakëve, është përdorur teoria e vjetër

që një pjesë e të gjykuarve vihet kundër pjesës tjetër me “favorin” e madh se do i

falej jeta. Sipas të njëjtës kritikë, hetuesia e zhvilluar ndaj ministrit më jetëgjatë të

diktaturës, Kadri Hazbiut, paraqet interes në aspektin historik.

Kronologjia e arrestimeve të grupit të ushtarakëve paraqitet, siç do shihet më

poshtë. Ajo nis me përgjegjësitë e Feçor Shehut në fejesën e djalit të Mehmet Shehut

dhe vazhdon më tej. Feçor Shehu u arrestua më 24.3.1982, Xhavit Ismailaga më

14.4.1982, Llambi Peçini më 15.5.1982, Gani Kodra më 20.6.1982, Mihallaq Ziçishti

më 10.8.1982, Ali Çeno më 1.10.1982 dhe në fund Kadri Hazbiu mbyll “ciklin” më

15.10.1982.

Në verën e vitit 1982, në Tiranë dhe rrethe të tjera filluan të përhapen fjalët sikur

Kadri Hazbiu do arratisej, se ishte shkarkuar si ministër i Mbrojtjes Popullore etj.

Në të njëjtën kohë, Kadri Hazbiu ishte i angazhuar në grupin operativ që po studionte

situatën rreth zbarkimit të një grupi të armatosur në Shqipëri. Grup i thënçin, se

dy vetë plus bashkëpunëtorin e Sigurimit ishin. Në gushtin e vitit 1982, e dhëna

e bashkëpunëtorit të Zbulimit Politik “Bazeni” (Halit Bajrami) ishte bërë shumë

serioze. Kjo e dhënë përforconte të dhënat e mëparshme, se një grup i armatosur

do zbarkonte në Shqipëri në zonën midis Durrësit dhe Kavajës. Kadri Hazbiu, si

njeriu që ndihmonte Hekuran Isain në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kishte

insistuar në marrjen e masave të plota në eliminimin e grupit të armatosur që pritej

të zbarkonte. Në një telegram shifër të datës 14 shtator 1982 që vinte nga Skrapari, nga Petrit Latifi thuhej: “Nga dy qytetarë me përbërje të mirë, na thuhet se kanë dëgjuar, që për shokun Kadri Hazbiu qarkullojnë fjalë se, ose është arrestuar, ose është arratisur,

mbasi nuk po duket gjëkund. Fjalët i kanë dëgjuar nga persona të ndryshëm të ardhur

nga Tirana”.

Mbi këtë informacion, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, ka shënuar

fjalën “shpifje”. Sado që kjo mund të komentohet brenda kuadrit të linjës zyrtare

në punë, është më e mundshme që as Hekuran Isai nuk ka qenë në brendi të fatit të

shpejtë që e priste Kadri Hazbiun. Edhe më shumë se kaq, Hekuran Isait nuk do ia

merrte mendja se Kadri Hazbiu do ishte në krye të grupit armiqësor të radhës dhe ai

(Isai) do bëhej përgjegjësi i grupit të hetimit.

Më 16 shtator 1982, gjatë një ceremonie publike në Pezë të Tiranës, Kadri Hazbiut

nuk i lexohet funksioni si ministër nga sekretari i parë i PPSH-së në Tiranë, Prokop

Murra. Katër ditë më vonë i kërkohet llogari në mbledhjen e Sekretariatit të KQ

të PPSH-së. Më 24 shtator 1982 plenumi i 4-t i KQ të PPSH-së, dëgjoi “tablonë

sinoptike për veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”. Një ditë më vonë

vjen Xhevdet Mustafa vetë i tretë, njëri prej të cilëve ishte vetë “Bazeni”. Ky i fundit,

i ardhur për të kontrolluar Xhevdetin dhe Sabaudinin, u përdor më vonë si dëshmitar

kundër Kadri Hazbiut, madje në plan ishte që fillimisht të dënohej në një proces me

të. Halit Bajrami, shtetas neozelandez, agjent i fjetur i Sigurimit, i njohur edhe me

emrin “Aleksandër Bajrami”, i aktivizuar si agjent vetëm pak muaj para se të vinte

në Shqipëri, do vihej në funksion të kombinacionit për të vërtetuar “tradhtinë ndaj

atdheut” të Kadri Hazbiut. Esencialisht ai do të përdorej në proceset gjyqësore të

“grupeve” që kryesoheshin nga Kadri Hazbiu dhe Fiqret Shehu. Bajrami duhej të

provonte se grupi prej tre vetash në të cilin ai bënte pjesë, do vinte në ndihmë të Kadri

Hazbiut dhe do të eliminonte Enver Hoxhën. Halit Bajramit iu pre mandati i arrestit

më 26 shtator 1982, pra një ditë pas ngjarjes. Fillimisht akuzohej për pjesëmarrje

në bandë të armatosur, për hyrje ilegale në RPSSH dhe për vepra terrori (vrasja e

Enver Hoxhës) të ngelur në tentativë. Në nënshkrimin e parë Halit Bajrami firmos

me emrin Aleksadër Bajrami (Arifi).

Më 12 tetor 1982, hetuesi Dilaver Bengasi e ka trajtuar çështjen si të veçantë.

Por më 15 tetor 1982, hetuesit Thoma Tutulani dhe Shkëlzen Bajraktari vendosën të

bashkojnë çështjen e Bajramit dhe atë të Kadri Hazbiut. Më 30 tetor 1982, përgjegjësi

i grupit të hetimit, njëkohësisht ministër i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, mori

vendimin e shfuqizimit të vendimit të një dite më parë për mbylljen e hetimit nga

ana e Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, duke e kaluar prerazi çështjen, si

çështje që lidhet me Kadri Hazbiun. Qëllimi kryesor sipas tyre, kishte qenë arritja

e një grushti shteti dhe vrasja e Enver Hoxhës. Por, pasi ujërat kanë rrjedhur dhe

çështjet janë diskutuar me laps në dorë, më 11 korrik 1983 hetuesit e çështjes marrin

vendimin për ndarjen e çështjes së Halit Bajramit nga ajo e të pandehurve të tjerë.

Më 28 gusht 1983, Halit Bajramit i komunikohet pushimi i akuzës për tradhti ndaj

atdheut, duke i ngelur çështje penale të karakterit të vogël, që gjithsesi nuk sillnin

dënim me vdekje. Në fund është qesharake, por është e vërtetë, Halit Bajrami u

dënua “për shpërdorim detyre”.

Sipas aktakuzës së hartuar më 6 shtator 1983, thuhej se në Romë, me sekretarin e

ambasadës jugosllave në Romë, Sabaudini dhe Haliti kishin arritur marrëveshjen që,

me ndihmën e Feçor Shehut dhe Kadri Hazbiut, të eliminonin Enver Hoxhën.

Halit Bajrami dëshmoi në gjyq si kundër Kadri Hazbiut, ashtu edhe kundër Fiqret

Shehut. Në gjyq tha se ishte në lidhje me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun për të

vrarë Enver Hoxhën. U përplas në gjyq me Kadri Hazbiun. Ruajti gjakftohtësinë dhe

nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje që i bënte Hazbiu. Pas dhënies së dënimeve rrinte sa

në burgun nr.313, aq edhe në hotel “Tirana”, derisa të plotësohej koha e mbarimit të

kombinacionit.

Mbledhja e Sekretariatit të KQ

të PPSH-së, 20 shtator 1982

KADRI HAZBIU: Që nuk duhej t’i dinin, shoku Enver, kjo është e qartë, po ju

aty nga viti 1959 a 1960, më kini thënë mua t’ua mbyllim rubinetin sovjetikëve. Këtë

porosi e mbaj mend mirë, që ju ma keni dhënë në atë kohë.

HEKURAN ISAI: Po u është mbyllur rubineti atyre në atë kohë, në vitin 1959?

KADRI HAZBIU: Nga fundi i vitit 1959 apo i 1960, rubineti atyre u është mbyllur

për zbulimin. Në atë kohë, ne, shoku Enver, kështu e kemi konsideruar, çdo gjë ata e

dinin, që nga dosjet, nga agjentura e gjithçka tjetër që u interesonte. Për sa i përket

degës së Sigurimit të Ushtrisë, te ne ka pasur edhe kjo këshilltarët e vet sovjetikë,

të cilët interesoheshin që të mos shkonte ndonjë kuadër nga tanët i dyshimtë në

akademitë ose në shkollat ushtarake sovjetike. Cila do të jetë agjentura që do të

keni, për këtë do t’ju themi që këta të bashkërendojnë punën me shokët tanë atje, na

thoshin. Kështu ka qenë praktika që kemi pasur.

ENVER HOXHA: Po pse nuk e kishit vënë ju në dijeni KQ për këtë praktikë?

KADRI HAZBIU: Unë e di, shoku Enver, që ne me lejen e KQ i kemi bërë këto

punë.

KADRI HAZBIU: Një minutë ta shpjegoj unë, se po e kuptoj tani, shoku Enver. Ne,

sa u prishëm me sovjetikët, kemi dhënë porosi që t’i rishikonim komplet marrëdhëniet

që kishim me ta. Puna e parë që kemi bërë, me sa di unë, kemi nxjerrë një listë me

emra, nuk e di saktësisht sa kanë qenë këta, 70 apo 80 vetë, se nuk më kujtohet mirë

dhe i kam dërguar këtu. Po kujt ia kam dërguar në KQ, nuk më kujtohet dhe për këtë

do të më falni, po me atë listë kam treguar se cilët ishin bashkëpunëtorët, që kanë

pasur rusët në lidhje me këta të tjerët.

KADRI HAZBIU: Shiko, gjatë kohës që ne kemi qenë në marrëdhënie me rusët,

të them të drejtën, nuk më kujtohet ekzakt, se kur kemi pasur në dorë kombinacionin

e Teme Sejkos, shoku Enver më ka thirrur këtu dhe më ka porositur t’ua mbyllnim

rubinetin rusëve, trak. Këtë porosi unë e mbaj mend mirë dhe që nga ajo kohë, atyre

nuk u kemi dhënë gjë.

ENVER HOXHA: Unë nuk e mbaj mend atë që thua ti.

KADRI HAZBIU: E mbaj mend unë, shoku Enver, dhe këtë e mbaj mend mirë.

ENVER HOXHA: Po, ti mund ta mbash.

KADRI HAZBIU: Sepse, kur ne kishim në dorë tërë kombinacionin e Teme

Sejkos, rusët vinin e interesoheshin për këtë çështje.

ENVER HOXHA: Po, mundet për Teme Sejkon, sepse ata dyshuan për të, se

Teme Sejkoja duhet të ishte një lojë e komplikuar dhe ju nuk e keni lidhur këtë të

Teme Sejkos. Edhe unë nuk e kuptoj çështjen se ai bëri organizimin në port, por për

kë, për cilat fuqi të huaja e bëri?

KADRI HAZBIU: Siç na doli neve atëherë, ai e bënte atë lojë për llogari të

amerikanëve.

ENVER HOXHA: Po, po, po tjetër?

KADRI HAZBIU: Tjetër edhe të rusëve, po këta, çështja mbeti me

pikëpyetje.

KADRI HAZBIU: Pas gjyqit dhe përpara se të ekzekutohej, unë kam kërkuar

atëherë autorizim që t’i bënim akoma presion Teme Sejkos, për të parë se ç’mund

të na nxirrte tjetër, dhe këtë ua kam besuar këtyre të dyve, Xhep Kollit dhe Mihallaq

Ziçishtit. Të dy këta e shpunë Teme Sejkon në vendin e ekzekutimit, i kanë bërë

presion a nuk i kanë bërë, këtë nuk e di, po më në fund e kanë mbytur. Ai në këtë

drejtim nuk tregoi asgjë më tepër nga ato që kishte thënë në procesin gjyqësor.

ENVER HOXHA: Edhe Petrit Dumja, edhe Beqir Balluku kështu kanë bërë, të

gjithë këta pranuan vetëm ato që u thamë ne në KQ dhe asgjë tjetër më tepër.

KADRI HAZBIU: Po, mund të kenë treguar ndonjë gjë fare të vogël.

ENVER HOXHA: Po, gjëra të vogla dhe asgjë tjetër. Atëherë çfarë konkluzioni

nxjerr ti nga gjithë kjo punë e organeve të Sigurimit që drejtoje, Kadri?

KADRI HAZBIU: Unë kam nxjerrë këtë konkluzion, që puna e bërë nga ana e

Sigurimit nuk arriti ta thellonte dot më shumë çështjen, kurse mendimi im ka qenë

kështu, që Feçor Shehu, flas për puçistët, ndryshe llafoste me mua këtu, ndryshe

vente vepronte në krahun tjetër. Unë ua kam thënë juve këtë. Me porosinë tuaj unë

e kam thirrur vetë Beqir Ballukun dhe e kam pyetur drejtpërdrejtë: Je apo nuk je

agjent i jugosllavëve? Ai ka ndenjur disa minuta si i heshtur, rrinte dhe më shikonte

vetëm në sy, por asgjë nuk më tha. Edhe më prapa kam menduar këtë që Mehmet

Shehu si nuk më thirri një herë të më pyeste: More, ti, shoku Kadri, si ministër i

Punëve të Brendshme, pa na thuaj një çikë, çfarë po bëhet me këtë proces? Hiç fare

nuk është interesuar. Ju më thërrisnit, shoku Hysni gjithashtu, dhe ju kam raportuar,

po nga ai asnjë fjalë nuk m’u tha, prandaj në këto kushte mendoja që ndoshta ai i

merr të dhënat nga ju, kujtoja se i thoshit gjë ju.

HEKURAN ISAI: Ne pranojmë dhe bashkë kemi biseduar që grupi i puçistëve

është manipuluar nga Feçor Shehu. Këtë e pohon edhe Fiqret Shehu. Domethënë që

prapa teje ishte krijuar një linjë tjetër që vepronte. Po si vepronte kjo, tani del qartë.

Armiqtë janë orientuar të mos thoshin më shumë nga çfarë dinte Plenumi i KQ. Unë

po lexoj procesin dhe shikoj që kjo linjë ka funksionuar.

ENVER HOXHA: Po si mos ta ndiqje ti hetuesinë? Ja këtë punë po e ndjek edhe

unë që këtej, bisedoj me Hekuranin se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë taktikash duhet

të ndjekë me armiqtë që kemi futur kohët e fundit në burg.

KADRI HAZBIU: Po, shoku Enver, kështu keni bërë edhe me mua ju, e vërteta

kështu është. Tani, unë, sa kam mundur...

ENVER HOXHA: Po unë, me aq sa kam ditur, kam folur, të tëra mendimet e mia

janë të shkruara dhe gjithçka kemi thënë, i kemi parashtruar këtu, në KQ.

KADRI HAZBIU: More, po çfarë kishte unë e kam raportuar, kam marrë ndihmë

edhe nga shoku Enver, në shumë raste më ka ndihmuar edhe shoku Hysni, që të pyetet

filan i burgosur për këtë, të pyetet për atë. Pastaj kam ardhur, kam marrë materiale

këtu, i kam sistemuar ato, u kam dhënë porosi hetuesve se si të ndërtonin mënyrën e

pyetjeve. Ja, unë kaq kam bërë. Po mund të isha i kënaqur unë nga puna e bërë? Ju

them sinqerisht, se nga hetuesia atëherë, ashtu si të tërë ju, as vetë nuk kisha mbetur

i kënaqur, po ata na thoshin se kjo çështje kaq është, nuk ka gjë më tepër.

Wednesday, July 13, 2011

"Fyerja" e presidentit rumun - vepër hakerësh serbë

Përfaqesia diplomatike rumune konfirmoi, se faqja e internetit e kësaj agjencie lajmesh është sulmuar nga një haker serb
image de l'article

(e plotësuar)

Një lajm i përhapur sot pasdite sipas të cilit Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku ka dhënë deklarata shokuese e ofenduese ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka shkaktuar mllef dhe revoltë në mesin e shqiptarëve.

Më vonë, në pasditen e sotme presidenca rumune bëri të ditur se ka qenë fjala për një keqpërdorim, respektivisht për ndërhyrje hakerësh, të cilët e kanë plasuar këtë "lajm" sikur ai të ishte i dhënë nga presidenca rumune.

Pas disa orë verifikimesh, Ministria e Jashtme ie Shqipërisë i tha zyrtarisht televizionit Vizion Plus se përfaqesia diplomatike rumune konfirmoi, se faqja e internetit e kësaj agjencie lajmesh është sulmuar nga një haker serb, i cili ka inflitruar lajmin me bujë të përkohshme. Basesku nuk ka pasur asnjë takim dhe askund nuk ka mbajtur qëndrim të tille, ka sqaruar stafi diplomatik i Bukureshtit.

Duke dhënë arsyet e tij se përse Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Basesku, sipas lajmit që doli të ishte i rrejshëm, i ka quajtur shqiptarët "romë" dhe shprehje të tjera fyese. Presidenti rumun tha se kjo është arsyeja përse vendi i tij nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e Kosovës.

"Rumania nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shqiptarët janë plehra dhe romë", ka deklaruar Basesku. Këto deklarata raciste të presidentit të Rumanisë po trajtohen në të gjitha mediat jo veç në Rumani por edhe në shtete të tjera të BE-së.

Kanë pasuar sot edhe reagimet e përfaqësueseve të institucioineve kosovare. Kryeministri Thaçi lidhur me këtë është shprehur: "Në rast se ai ka deklaruar me të vërtetë kështu, kjo është fyerje".


Nëndetësja shqiptaro-ruse dhe anija e Ajzenhauerit



Nga: Revista Mapo

Petrit Myftiu, zv.komandant i njërës prej nëndetësve të Pashalimanit rrëfen historinë e ushtarakut të njohur rus Kozllov i cili qëndroi në Shqipëri dhe takimin e nëndetëses shqiptare në kanalin e Tunizisë, me anijen e presidentit amerikan, Ajzenhauer, që kthehej nga një udhëtim në Greqi


Siç dihet, në muajin gusht të vitit 1958, në bazë të një Marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik, në atë kohë pjestarë të Traktatit të Varshavës, erdhën nga porti Kaleningrad (Keninsberg), i detit Balltik, për në Pashaliman të Gjiut të Vlorës, katër nëndetse të projektit C-613, së bashku me ekuipazhet nënujëse sovjetike. Qëllimi i ardhjes së tyre në këte bazë shumë të re ushtarako-detare, më jugorja e vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e sipërpërmendur, veç qëllimeve gjeo-strategjike dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik, ishte edhe përgatitja taktiko-profesionale e nënujësave të parë shqiptarë, të cilët, pasi të aftësoheshin për të drejtuar postet e vështira luftarake të nëndetseve, do të bëheshin zotër për drejtimin luftarak të nëndetseve.
Kështu, për herë të parë në historinë e detarisë ushtarako-detare shqiptare, lindi njësia e nënujësave shqiptarë, e cila për shumë vite lundroi mbi ujë dhe nën ujë, në Adriatik dhe në Mesdhe, duke e mbajtur lart e të papërlyer flamurin Ushtarako-Detar të Flotës sonë të lavdishme.
Më 3 shkurt të këtij viti, në Sankt-Peterburg të Rusisë, në moshën 84 vjeçare, pushoi së rrahuri zemra e njërit prej komandantëve më me emër të nëndetseve, Kozllov Valentin Stepanoviç, i cili, në ato vite, ishte komandant i njërës prej nëndetseve, C-360, e ardhur nga ish Bashkimi Sovjetik.
Në atë kohë, Kozllovit 31 vjeçar, me gradën e kapitenit të rangut të 3-të, i ishte vënë për detyrë të përgatiste ekuipazhin shqiptar të nënujësave, me komandantin e ekuipazhit shqiptar të nëndetses, kapiten-leitnant Shyqyri Çukaj. Ndërsa unë, Petrit Myftiu, i posa diplomuar me arsimin e lartë ushtarako-detar në Baku të Azerbajxhanit, në detyrën e zëvendës komandantit të nëndetses, duhej të aftësohesha, njësoj si edhe Shyqyriu, për drejtimin me zotësi të nëndetses. Kështuqë fati e solli që unë të njihesha nga afër me Kozllovin V.S. Në detyrën e zëvendësit të komandantit të nëndetses, ndejta vetëm 6-7 muaj, sepse, në prill të vitit 1959, kalova si komandant i ekuipazhit nënujës të nëndetses shqiptare, që komandohej nga Komarov Igor Borisoviç, me të cilin punuam së bashku pë 2 vjet për përgatitjen e ekuipazhit shqiptar të nënujësave.
Më kujtohet shumë mirë Kozllovi i atyre viteve të bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Ai ishte fizikisht i pashëm, me trup të gjatë, muskuloz e me një fytyrë tipike ruse. Në natyrë ishte pak i ngrysur, çka e bënte atë pak “mendjemadh” para shokëve dhe kolegëve të tij sovjetikë. Por, kur njiheshe nga afër me ‘të, tek Valentin Stepanoviç, përveç seriozitetit të theksuar në zbatimin e disiplinës ushtarake dhe teknike, shikoje edhe njeriun e bisedave të përzemërta, të mpleksura me humorin e hollë njerëzor. Në këto çaste në fytyrën e tij dalloshin lehtë tiparet njerëzore të njeriut të mirë dhe të zgjuar.

Kozllov V.S. ishte lindur në vitin 1927, në fshatin Stepanovo të Rjazanshnjes. Në vitet 1944-1948 përfundoi me sukses studimet në Shkollën e Lartë Ushtarako-Detare, në Baku të Azerbaxhanit. Pasi shërbeu për pak kohë si navigator në anijet çminuese, kalon për në Flotën e detit Balltik si oficer navigator në një nëndetse që po ndërtohej e, pasi përfundoi me sukses kurse të shumta kualifikimi për nënujës, në gushtin e vitit 1958 ai mori mbi vete, në funksionin e komandantit, detyrën e kalimit të nëndetses C- 360 nga baza e Keninsbergut për në Pashaliman të Vlorës, së bashku me të tre komandantët e tjerë të nëndetseve: Zemljankin, Emiljanov dhe Komarov, me në krye komandantitn e Brigadës së nëndetseve, kapitenin e rangut të parë, Jegorov S.G. Bashkë edhe me anijen “Baza Lundruese” (me emrin “Katelnikov” e, më vonë, “Tomorri”) do të krijohej Brigada e nëndetseve, në të cilën në çdo anije do të ishin dy ekuipazhe, njëri sovjetik, në rrolin e instruktorëve e tjetri shqiptar, që do të mësohej nga i pari për të përvetësuar sa më mirë e sa më shpejt teknikën shumë të komplikuar të nëndetseve.
Për dijeni të lexuesëve unë jam autor edhe i librit “Në bazën detare të Pashalimanit”, kushtuar kujtimeve të mia për 17 vitet e shërbimit tim në Pashaliman të Vlorës.Shkas për hedhjen e këtyre kujtimeve në librin e sipërpërmendur u bë leximi i një shkrimi në gazetën ruse, “Krasnaja Zvezda”, e vitit 1995, i kundëradmiralit në pension, Kozllov V.S.,në ato vite komandant i nëndetses C-360.

“Doraci” (e tillë qe nofka që i vuri efektivi shqiptar nënujës Kozllovit, këtij komandanti ndër më të zotët e nënujësave rusë), në shkrimin e tij, të botuar në gazetën e lartpërmendur, jep kujtimet e veta për lundrimin fantastik të nëndetses C-360, në dhjetorin e vitit 1959, nga Pashalimani në Gjibraltar dhe anasjelltas, plot një muaj ose, siç thuhet me gjuhën e nënujësave, në “autonomi” të plotë.
Lundrimi i kësaj nëndetseje në Mesdhe, nga Pashalimani në Gjibraltar dhe anasjelltas, sipas Kozllovit V.S., pati disa veçori:
-Itinerari i lundrimit të nëndetses kalonte përgjatë korridoreve të lundrimit tepër intensive të anijeve të shumta tregtare dhe në afërsi të bazave të shumta dhe poligoneve luftarake të anijeve dhe aviacionit të NATO-s;
-Rajoni i lundrimit të nëndetses përfshihej në zonën e aktivitetit të përditshëm të grupimeve goditëse atomike të NATO-s, të cilët, me armë atomike, vazhdimisht ndodheshin në Detin Mesdhe;
-Ishte vënë për detyrë nga komanda e lartë sovjetike të eksperimentoheshin mundësitë taktiko-teknike të nëndetseve të projektit “C-613”, të cilat, në vitet gjashtëdhjetë, vazhdonin të ishin nëndetset me teknologji më të mirë.
Së bashku me ekuipazhin sovjetik shkuan në këte lundrim të gjatë edhe Shyqyri Çuka - komandanti i nëndetses, Asti Popa - kryemekanik; Gëzim Rryta - nostrom dhe Andrea Katro - motorrist. Këta, dy të fundit, ishin detarë të shërbimit të detyrueshëm.
Më e veçantja e lundrimit e kësaj nëndetseje në Mesdhe ishte takimi i saj, në Kanalin e Tunizit (hapësira ujore midis ishullit të Maltës dhe bregdetit tunizian), kur po kthehej nga Gjibraltari për në Pashaliman, me orderin e anijeve amerikane, që shoqëronin kryqëzorin “De Mojn”, në të cilin lundronte Presidenti i asaj kohe i SHBA, D.Ejzenhaur, gjatë kthimit të tij nga një vizitë miqësore në Greqi.
Megjithëse Kozllovit iu dha urdhër nga komanda eprore, që ai t’i shmangej takimit me amerikanët, manovra e nëndetses, për t’u afruar sa më afër kryqëzorit, me qëllim që ai të fotografohej sa më mirë nga aparati fotografik i montuar në periskopin e nëndetses, nuk mbeti pa u zbuluar nga një fregatë shoqëruese amerikane, e cila, sigurisht dha alarmin për zbulimin e nëndetses së huaj nën ujë, brenda orderit të anijeve shoqëruese të Presidentit amerikan.
Kuptohet, pasi nëndetsja u zbulua, filloi ndjekja e saj nga anijet dhe aviacioni i destinuar për luftë kundër nëndetseve, me qëllimin e asgjesimit të saj ose për ta detyruar atë të dalë mbi sipërfaqen e detit, për ta bërë atë të parrezikshme.
Këtu nisi edhe zotësia profesionale dhe komanduese e Kozllovit, i cili me mjeshtri e trimëri u spostua nga kursi kryesor i nëndetses drejt Gjiut të Sitrës të Libisë, duke iu shmangur me vështirësi, për 48 orë rrjesht, ndjekjes nga anijet dhe aviacioni amerikan. Pas disa ditësh lundrim nën ujë nëndetsja C-360 kthehet fitimtare në bazën e Pashalimanit, e pritur me entuziazëm nga nënujësit sovjetikë dhe shqiptarë.

Zbulimi i nëndetses sovjetike nga forcat shoqëruese të orderit të Presidentit amerikan, në Moskë nuk u prit aspak mirë. Komanda e Flotës sovjetike ishte shumë e acaruar dhe pritej shkarkimi i Kozllovit si komandant i nëndetses. Vetëm rastësia e shpëtoi Kozllovin nga një masë e tillë ndëshkuese.
Kur N. Hrushovit, në ato vite lider i BRSS, i vajti në Kremlin informacioni se një nëndetse sovjetike kishte mundur të depërtonte në brendësi të orderit, në të cilin lundronte Ejzenhauri, Hrushovi ishte kënaqur së tepërmi, duke thënë: “E marr me mend se sa duhet jetë trembur Presidenti amerikan nga prezenca e nëndetses sonë, brenda orderit të anijeve që e shoqëronin…”. Kuptohet se, pas kësaj kënaqësie që kishte pushtuar Hrushovin, Komanda sovjetike, në vend që ta shkarkonte Kozllovin nga detyra e komandantit të nëndetses, përkundrazi, e ngriti atë në përgjegjësinë e zëvendëskomandantit të Brigadës sovjetike të nëndetseve në Pashaliman.

Me këte lundrim të veçantë V.S. Kozllov e vuri veten për krah komandantëve të tjerë trima sovjetikë, të cilët kishin kryer të tillë lundrime në ujrat e deteve dhe oqeaneve që e rrethojnë Rusinë. Të tillë kishin qenë Ponikarovskij V.N., i cili me nëndetsen C-87, i pari bëri lundrimin autonom në vitin 1956 nga Kamçatka deri në veri të Oqeanit Paqësor. Në detet e Veriut dhe në atë të Zi lundrime të tilla bënë komandantët Llozovskij T.A. dhe Rriballko Ll.F. përkatësisht me nëndetset C-164 dhe C-70. Ndryshe, nga këta komandantët trima, Kozllovi veçohet për lundrimin autonom në kushtet e Mesdheut.
Vlen të përmendet edhe angazhimi me përkushtim i nënujësave shqiptarë për të realizuar lundrime disa ditore në detet Adriatik, Jon e biles edhe në Mesdhe. Për t’u përmendur është lundrimi 22 ditor që kreu ekuipazhi i nëndetses, që komandohej nga Aleko Pojani, me pjesëmarrjen edhe të komandantit tonë të paharruar, Dashamir Ohri, në muajin gusht të vitit 1969. Vetëm 8 ditë e ndau nëndetsen tonë nga lundrimi i plotë autonom, 30 ditor, aq sa e kishte nëndetsja e tipit C-613 autonominë e lundrimit nën ujë.
Dihet mirë fati i marëdhënive shqiptaro-sovjetike në vitet gjashtëdhjetë, të cilat, pas divergjencave të fuqishme politiko-ideologjike midis partive politike të të dy vendeve, çuan në vitin 1961, tek ndërprerja përfundimtare e marëdhënieve midis ish Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, çka solli edhe largimin e efektivave ushtarake sovjetike nga Pashalimani. Rusët përfundimisht humbën një bazë të fuqishme ushtarako-detare në Mesdhe, çka i detyroi ata të kërkonin baza të tilla, kryesisht në vendet arabe, që lageshin me Detin Mesdhe.
Kështu, V.S. Kozllov në vitin 1963 emërohet shef’ i shtabit të Brigadës së nëndetseve në Egjypt, pastaj, më vonë, punon në bazën ushtarako-detare të Libavës në Balltik për dorëzimin e nëndetseve në Poloni. Në vitin 1969, pasi përfundoi Kursin e Lartë të Akademisë emërohet shef’ i Përgatitjes Luftarake e, më vonë, Zëvendës i Shefit të Shtabit të Flotës ushtarako-detare të Balltikut. Ndërsa, në vitin 1971 gradohet si kundëradmiral dhe në vitin 1974 kalon në Shtabin Qëndror të Flotës, si shef’ i Sektorit të Marëdhënieve me Jashtë, përkrah Komandantit të Flotës sovjetike, admiralit Gorshkov. Në vitin 1988 del në pension dhe stabilizohet përfundimisht në Sankt-Peterburg.

Vetëm në vitin 1999, pas 38 vitesh nga dita e ndarjes në Pashaliman, unë munda të lidhesha e, më vonë, të takohesha në Moskë e të gostisja për dy javë në shtëpinë e mësuesit e të mikut tim të mirë, Igor Borisjeviç Komarov. Nisi një kohë shumë mbresëlënëse e shkrimeve të ndërsjellta të letrave e të telefonatave midis meje dhe miqve të mi, Komarov I.B. dhe Kozllov V.S. Lajmin e hidhur, e largimit nga jeta të Kozlov V.S. ma dha vetë Igor Borisjeviç Komarov. Kam një dhimbje të madhe, shumë të madhe që nuk munda të takohesha për së gjalli me Valentin Stepanoviç Kozllovin, në këto vitet e fundit të pleqërisë.
Petrit Myftiu
Ish komandant nëndetseje

Kriza optimiste e Kryeministrit

FATOS LUBONJA

Para disa ditësh, Kryeministri, duke folur për ekonominë tonë, shfaqi tone optimiste, madje, duke bërë krahasim me krizën që ka kaluar e po kalon bota perëndimore, e veçanërisht disa vende të saj, tha se Shqipëria paraqitet si e kundërta e kësaj krize: me stabilitet dhe rritje 3,5 për qind. Nuk mund mos të të lindin disa pikëpyetje të rëndësishme mbi këto pohime përsa i përket vërtetësisë e bindshmërisë së tyre. E para pyetje që të vjen ndër mend është se si është i mundur ky pozitivitet e optimizëm, ndërkohë që bota përreth është në krizë? Cilat janë mjetet që i siguruakan “ishullit” shqiptar këtë rritje fatlume? Të lind kjo pyetje natyrshëm pasi, sikurse dihet tashmë dhe sikurse është thënë nga shumë ekonomisë vendas e të huaj Shqipëria është vendi që ka pasur e ka emigracionin më të madh në të gjithë Europën në raport me numrin e popullsisë. Flitet për një milion e ca shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë. Shkaku dihet: vështirësitë ekonomike brenda vendit. Emigrimi është konsideruar si burimi kryesor i mbijetesës shqiptare gjatë periudhës pas komuniste. Atëherë, nëse vendet ku emigrantët jetojnë e punojnë, si p.sh. Greqia e Italia, SHBA e shumë vende të tjera perëndimore janë në krizë, kjo do të thotë që s’ka mundësi që këta të mos e ndiejnë krizën atje, madje më fort se të gjithë, sepse dihet se emigrantët janë të parët që goditen nga papunësia në këto vende. Pra, logjikisht, edhe pa pasur shifra mbi të ardhurat nga emigrimi, nuk mund të thuhet se ne jemi jashtë krizës, nëse elementi më i rëndësishëm i mbijetesës sonë ekonomike këto 20 vjet ka pësuar rënie.
Ndërkaq, brenda vendit nuk shohim të lulëzojë ndonjë ekonomi prodhuese që të na bëjë optimistë. Ndonëse thuhet se diku-diku bujqësia e ka marrë pak veten, vështirë të bindesh se është ky shkaku i rritjes ekonomike. Po ashtu nuk mund të thuash se disa fasoneri andej-këndej, ku punonjësit marrin 100-150 euro pagë në muaj, janë burim rritjeje, pasi edhe tregu i tyre po ai perëndimor është. Edhe turizmi, për të cilin flitet aq shumë tani në verë, nuk është jashtë krizës së rajonit. Mjaft të kesh parasysh se Greqia, që njihet si vend turistik “par exellence”, ka ulur çmimet.
Atëherë, çfarë mund të thuhet për deklaratat e Kryeministrit? Nga cili element i ekonomisë buron optimizmi i tij?
Së pari, duhet thënë se ne nuk kemi institute kredibël matës, qofshin këto publike, qofshin shoqëri civile apo media. Ne jemi të shtrënguar t’u besojmë disa shifrave që na servir qeveria e të themi se janë të besueshme apo të pabesueshme, duke i krahasuar kryesisht me çfarë dimë, dëgjojmë e perceptojmë. INSTAT-in fatkeqësisht nuk e merr kush seriozisht. Ai është një matës që duhet “taruar”, do të thoshte një specialist ndreqës i aparateve matëse.
Së dyti, ne na mungojnë edhe për shkak të nënshtrimit të gjatë sensorët që duhet të na bëjnë t’i ndiejmë fort dhimbjet e krizës, ndërkohë që sëmundjen që e shkakton atë e kemi të zhvilluar që ç’ke me të. Me fjalë të tjera, desha të them se nëse grekëve do t’u thuhej sot se pensionet e tyre do të jenë aq sa të shqiptarëve, se rrogat e administratës së tyre do të jenë sa të shqiptarëve, se rrogat e policisë së tyre, të mjekëve të tyre, të mësuesve të shkollave të tyre do të jenë aq sa të shqiptarëve ndërkohë që standardi i jetës do t’u mbetet ai që është (pak a shumë sa ç’e kanë shqiptarët), atëherë trupi i tyre do të ndiente një ethe të tillë, sa nuk do të digjeshin disa dyqane e disa banka, siç po digjen tani nga revolta e të indinjuarve, por do të digjej Athina me gjithë Akropol.
Së treti, sipas shumë të dhënave, ky optimizëm mbahet gjallë në sajë të borxheve gjithnjë e më të fryra që qeveria shqiptare po merr andej-këndej, siç është p.sh. ai për tunelin e Kërrabës, që do të punësojë edhe ca njerëz e do të shpërndajë edhe ca lekë, por që janë lekë që ata që i marrin sot do t’i paguajnë si frëngu pulën nesër.
Së katërti, na mbetet të shohim se mos optimizmi i Kryeministrit, direkt apo indirekt, mbështetet në atë që ka qenë një nga burimet kryesore të mbijetesës së shqiptarëve në këta njëzet vjet: ekonomia kriminale, ajo e trafiqeve të drogës, të prostitucionit, që thuhet se në kohë krizash lulëzon edhe më. E them këtë pasi ndër pak gjërat që përmendi Kryeministri për të na bërë të ndajmë optimizmin me të, ishte se industria e ndërtimit ka filluar të funksionojë përsëri; e s’mund të mos kujtoja se para disa vjetësh ai ka pas thënë se një pjesë e kësaj industrie punonte për riciklim parash të pista. Në fakt, sipas çka shohim me sy, jemi larg bumit në ndërtime të një herë e një kohe, por gjithsesi, a mund të na bëjë optimist rifillimi i kësaj industrie edhe sikur të mos jetë riciklim parash? Edhe qorr të jesh nuk mund të mos shohësh se numri i ndërtimeve të papërfunduara është katastrofik; se numri i ndërtimeve të tepërta është po ashtu katastrofik. Ngado nga shkon vihet re se ka me qindra mijëra ndërtime që duket se janë ndërtime emigrantësh që kanë investuar lekët e tyre për të pasur një shtëpi në Shqipëri, nganjëherë edhe tre-katërkatëshe, por që me mbarimin e shtëpisë nuk kanë asnjë punë, pra s’kanë asnjë interes për ta banuar atë. Pyetja që shtrohet është: për çfarë punon ndërtimi ende, për vetveten si një gjarpër që ha bishtin e vet duke shkatërruar edhe territorin e ambientin, apo për të sjellë zhvillim?
* * *
Kryeministri, megjithatë, e dha një shpjegim kryesor pse tek ne nuk ka krizë: pasi ekonomia jonë është e privatizuar, duke lënë të kuptojë se ka ndër mend ta privatizojë edhe më, duke i qëndruar besnik sistemit neoliberist të “laisez faire”. Për ne që e kemi jetuar realitetin shqiptar të këtyre njëzet vjetëve, kjo do të thotë që shteti të sillet si një prind që thotë se në familjen e tij nuk ka krizë, pasi i ka lënë fëmijët të lirë në rrugë të bëjnë ç’të duan, pa e marrë mundimin as të dijë se çfarë bëjnë ata, se vjedhin, se kalben nëpër burgjet e botës si trafikantë droge e prostitucioni, se rropaten si emigrantë për pesë lekë, apo se me lekët e pensionit që marrin nuk ulen dot të pinë një kafe.
Sot pjesa më e ditur dhe më e përgjegjshme e shoqërive perëndimore e ka kthyer vëmendjen mbi sistemin neoliberist të “laisez faire”, mbi kufizimet e tij dhe mbi nevojën e riformatimit të tij. Së fundi, një nga revistat më prestigjioze amerikane kishte ftuar për këtë në një debat mendje të ndritura të SHBA me pyetjen se ç’duhet bërë për këtë? Bill Klintoni vetë kishte shkruar aty duke mbështetur 13 pikat që sugjeroheshin nga autorë të ndryshëm. Ndër to më tërhoqën vëmendjen dy syresh: njëra kishte të bënte me rolin e shtetit, ku thuhej se është e drejtë që ai duhet të jetë “i vogël”, në kuptimin e të qenit i pangarkuar me administratë etj., por, ama, sugjerohej se ai duhet të jetë i fortë, jo i dobët. Pra, roli i tij si kontrollor i privates, i tregut, si udhëheqës politikash ekonomike etj., duhet të jetë shumë më i madh nga ç’është. Tek ne shteti jo vetëm që s’është ashtu dhe aq i vogël në kuptimin e shpenzimeve për administratën etj., por është aq i dobët ndaj privatit, sa është kapur krejtësisht prej tij, funksionon në shërbim të tij. Së dyti, në trembëdhjetë pikat m’u duk e rëndësishme ideja se ekzaltimi i fitimit privat, që ka çuar në aq spekulime katastrofike, s’mund të jetë motori që vë në lëvizje ekonominë. Në SHBA ka filluar eksperimentimi me ndërmarrje që nuk kanë në qendër të motivimit përfitimin privat, por të tipit “non profit”, ku motivimi i njerëzve është shumë më i motivuar nga shërbimi etj., etj. Një shembull i tillë janë edhe universitetet e ashtuquajtura private prej nesh në SHBA të tipit Harvard, që në fakt janë “non profit”. Tek ne mjaft të shohësh këtë sektor në “lulëzim” dhe mbështetjen që i jep Kryeministri këtij “lulëzimi”, për të kuptuar se çfarë zhvillimi na pret.
* * *
Si përfundim, mund të shtrohet pyetja: cili është shkaku që Kryeministri nuk e sheh tërë këtë problematikë, por rrezaton thjesht e vetëm optimizëm? Ka që thonë se kjo i vjen për shkak të mosnjohjes së realitetit, pasi jeton në botën e tij që s’ka shumë lidhje me realitetin e se për këtë izolim e ndihmojnë edhe ata rrogëtarë të tij puthadorë që punojnë si në INSTAT e kudo gjetkë, që s’guxojnë t’i japin shifrat reale. Unë jam i prirë të besoj se më shumë sesa kjo ndikon lufta për pushtet. Ai e sheh retorikën optimiste si kundërvënie ndaj “depresionit” që synon të ngjallë opozita për ta rrëzuar nga pushteti e në këtë kuadër ka mobilizuar të tijtë “grusht-bashkuar kundër armikut”. E, me “të tijtë” kam parasysh edhe një administratë që vjen e bëhet gjithnjë e më blu. Pra “optimizmi” i vjen ngase “doktori” nuk mund të na thotë se jemi sëmurë, nga frika se do të kërkojmë doktorë të tjerë. Përshtypja ime është se përtej kësaj lufte ai nuk sheh asgjë dhe nuk është në gjendje të shohë asgjë. Ai është i shtrënguar të jetojë në një krizë optimizmi. Mungesa e të indinjuarve si në Greqi apo në Spanjë, për shkak të traditës e të qorrimit me qëllim të shumë sensorëve, për çka fola më lart, ia lehtëson përjetimin e kësaj krize duke bërë, fatkeqësisht, që efektet negative të krizës ekonomike te shumica e popullsisë të rriten dita-ditës

Tuesday, July 12, 2011

Rroba banje - Modelet më të mira të sezonit veror

Nuk ka dyshim se sivjet nuk do të keni asnjë problem për të shkuar në plazh apo pishina. Dhe kjo falë modeleve tepër praktike dhe të këndshme që ofron moda e sivjetshme e rrobave të banjës.

Të thjeshta, me prerje që ju lejojnë të lëvizni lirshëm, në ngjyra nga më veroret, me trup dhe veç e veç, ato do t'ju falin kënaqësinë jo vetëm të një veshjeje bregdetare por njëkohësisht do të vënë në dukje pjesët tuaja më të mira apo do të fshehin defektet e trupit.

Në këtë kushte, specialistët e modës rekomandojnë që, ndonëse nuk duhet të frikësoheni aspak nga ngjyrat, ajo për të cilën duhet të bëni shumë kujdes është prerja e rrobave të banjës. Për të fituar më sa shumë gjatësi natyrisht që duhet të vishni rroba banje me trup ose veç e veç të cilat të jenë të prera lart, mbi kockën. Ndërsa për femrat e gjata, sivjet
janë shumë të përshtatshme modelet me bel të ulët, me të pasme të gjera, të cilat na rikthejnë në modën e shumë vite të mëparshme.

Po kështu, një element tjetër për të cilin duhet të bëni kujdes është prerja tek gjoksi. Nëse kërkoni që të dukeni edhe në plazh me gjoks të bollshëm (dhe nuk keni të tillë), atëherë është e domosdoshme që të përdorni rroba banje me "shtesa pambuku nga brenda". Ndonëse të papërshtatshme për në ujë, gjithsesi ato, nëse gjeni të një cilësie të mirë, do të kryejnë punën e tyre. Ndërkaq, më të lirshme ndjehen femrat, të cilat thjesht kërkojnë të nxjerrin në pah trupin, ashtu sikurse në realitet është. Është kjo kategori e cila sivjet gjen shumëllojshmërinë më të madhe të rrobave të banjës. Dhe ne po ju ofrojmë disa prej tyre... /Telegrafi/

Veshjet e brendshme seksi për meshkuj

Se linja e hollë qëndron mes avangardës dhe intimitetit, tregon edhe fushata e re e “Mugler” për veshjet e brendshme të meshkujve dhe veshjeve të larjes për sezonin pranverë/verë 2012, e quajtur “Brothers of Arcadia”.

Drejtori kreativ i “Mugler”, Nicola Formichetti, që është njëri nga bashkëpunëtorët e modës së Lady Gagas, ka xhiruar një video reklamuese që ka ngacmuar opinionin, ndërsa modelët kanë bërë edhe fotografi seksi për këtë fushatë.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe video-reklama ka kaluar në ueb-faqet për të rritur, duke qenë se shfaq skena të nxehta.

Pjesë e fushatës reklamuese të “Mugler” janë modelët, si Mathieu Charneau, Peter Pagan, Travis Cannata, Esmir Redzepagic, Alex Eroe, Ellie Ross dhe Nomi Ruiz. /Telegrafi/

Çfarë është seksi sipas "Victoria secret"?

Siç duket në “Victoria secret” ngadalë, por sigurt ndryshohet koncepti për bukuri. Modelet e bukura me forma të mira, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë në revytë e tyre, nuk janë më. Format e shëndosha dhe seksi dëshirojnë t’i ndryshojnë me atë që është me të vërtetë e bukur.

Nëpër media në botë këto ditë transmetohen fotografi nga fotosesioni i fundit i modeles afriko-jugore Candice Swanepoel ku bukuroshja duket e merakosur. Në njërën prej tyre mund ta shikoni Swanepoel në shoqëri të supermodeles Adriana Lima dhe Alesandra Ambrosios. Për dallim prej tyre, Swanepoel duket e lodhshme, nëse gjykohet sipas formës së këmbëve apo të stomakut.

Shumë shkurt pas kësaj fotografie doli e re, ku Swanepoel është e veshur me kostum plazhi me model të leopardit. Lehtë mund të vërehen përmirësimet e bëra gjatë retushimit të fotografisë, në veçanti në pjesën e duarve. Kuptohet, duhet t’i mbulojnë “shkopat” e hollë të Swanepoel, dhe i kanë shtuar muskuj që nuk përshtaten me proporcionet e saja.

Por, kjo nuk është skandal i parë i tillë i “Victoria secret”. Në fotografinë ku pozon modelja në kombinezon të kaltër lehtë mund të vërehet retushimi, më saktë zvogëlimi jo i natyrshëm i vitheve të saja. Në fotografi afër saj pozon Marisa Miller, të cilës i mungon e tërë dora!

Nga ana tjetër, dolën edhe kritikat në lidhje me dukjen e Alesandra Ambrosios. Mos të keqkuptohemi, vajza duket shkëlqyeshëm, por a është për të ardhur keq fakti se në fotosesion në Sent Barts vetëm një vit pas lindjes, Ambrosio e paraqiti trupin e hollë e të dobët ku lehtë mund të numërohen brinjët e saj./mnogu/Telegrafi/

Basesku fyen, Thaçi thotë nuk zbehen raportet

Shqiptarët fyhen nga presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, shteti i të cilit është anëtar i Bashkimit Evropian. Mirëpo, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi edhe nëse është thënë një deklaratë e tillë fyese, nuk zbehen raportet që Kosova ka me atë shtet.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar nuk ka folur gjatë për një fryje që u ka bërë shqiptarëve presidenti rumun.

Ai tha se pavarësisht nëse është thënë një deklaratë e tillë, kjo nuk u zbeh raportet që Kosova ka me shtetin rumun.

Ndryshe, presidenti rumun Rumania ka shpërthyer në akuza raciste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ka raportuar Indeksonline. Presidenti rumun, Trajan Basesku ka folur për shqiptarët, Kosovën dhe arsyen pse vendi i tij nuk e njeh "pavarësinë e njëanshme të Kosovës".

Basesku i ka quajtur shqiptarët "magjup" dhe plehra të m…. dhe ka shtuar se kjo është arsyeja që vendi i tij nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia është ilegale. Rumania nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shqiptarët janë plehra dhe m…, si "magjuptë" është përgjigjur Basesku pas pyetjeve nëse Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Deklarata është trajtuar në mediat rumune por ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Deklaratë shokuese e presidentit rumun: Shqiptarët janë plehra dhe m..


Basesku-Berisha

Presidenti rumun, Trajan Basesku ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme për shqiptarët. Basesku i ka quajtur shqiptarët plehra dhe m…, ndërsa ka deklaruar se Rumania nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Rumania nuk do e njohë Kosovën si shtet të pavarur sepse mbi të gjitha nuk sheh një akord midis Prishtinës dhe Beogradit. Akti i nënshkruar i pavarësisë së Kosovës është ilegal, kurse të gjithë shqiptarët janë plehra dhe m…, si arixhinjtë”, është përgjigjur Basesku gjatë një pyetje që i është bërë nëse Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Mediat dhe disa përfaqësues politikë në Rumani kanë reaguar ashpër pas pohimeve të Baseskut.

Tashmë mbetet që të reagojë edhe shteti shqiptar, për këtë fyerje shumë të rëndë që u është bërë shqiptarëve nga presidenti rumun, i cili vetëm vitin e kaluar ishte për një vizitë në Shqipëri.

Më poshtë është linku i lajmit

Fundi i "Rrugës së vetme"

Halil RAMA

Me përfundimin e betejës ligjore për procesin elektoral të datës 8 maj, një proces transparent dhe në përputhje me ligjet ekzistuese, merr fund dhe "E vetmja rrugë", në të cilën udhëtonin së prapthi lidershipi socialist dhe suita e tij. Kjo për faktin se Kolegji Zgjedhor argumentoi se, kërkesa e PS-së për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në Tiranë ishte e pabazuar në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të 25 qershorit që shpallte Lulzim Bashën, fitues të garës elektorale për Bashkinë Tiranë, me 93 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama. Ky vendim i Kolegjit shënon dhe fundin e "Rrugës së vetme", në të cilën tentoi t'i degdiste shqiptarët lidershipi socialist. Kësisoj, Trupa e gjykatësve të Kolegjit Zgjedhor që legjitimoi verdiktin e qytetarëve të Tiranës pati shansin historik të legjitimojë fitoren e të gjithë shqiptarëve. Kjo për faktin, se fitorja e Bashës na dha të gjithëve mundësinë për ta parë politikën të lidhur me interesin e qytetarëve. Fitorja është e jashtëzakonshme dhe u arrit falë një fushate elektorale shumë pozitive. Ajo është një fitore ndaj kryetarit socialist të Bashkisë, por dhe ndaj liderit të opozitës shqiptare, për të cilin alternativë e vetme ishte "E vetmja rrugë!".

"E vetmja rrugë", slogani elektoral i PS-së për zgjedhjet e 8 majit, s'ishte gjë tjetër veçse ekzibicionizëm politik. Ajo ishte moskokëçarje e spikatur, e cila e ka zhytur Tiranën në një qerthull problemesh të përditshme për të gjithë qytetarët.

Pas përvetësimit të ideve e vizionit të Lulzim Bashës për punësimin e të rinjve dhe çlirimin nga ngërçi i informalitetit të tejskajshëm, kryeqytetasit votuan më 8 maj rrugën e arsyes dhe të urtësisë. Ata kurrsesi nuk mund t'i riktheheshin e besonin rrugës së individualizimit dhe acarimit të jetës politike, rrugës së aventurës dhe ekstazës, që shton konfliktualitetin dhe pengon progresin.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që legjitimoi fitoren e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës shënon njëkohësisht fundin e "Të vetmes rrugë" të Edi Ramës, fundin e udhëtimit të tij në delir drejt gllabërimit të çdo llokume pushteti. Tirana nuk mund t'i besonte më këtij njeriu që kërkonte pushtet të pakufishëm, pasi një pushtet i pakufishëm është një pushtet i mjerë. Kjo edhe për faktin se, obsesioni i zotit Rama se politika fillon nga Bashkia e Tiranës, dhe rruga e opozitës janë vajtje-ardhjet mes Bashkisë dhe selisë së PS-së ishte një kosto të rrezikshme si për qytetarët e Tiranës, ashtu edhe për fatin e tij politik.

"E vetmja rrugë" (që predikoi lidershipi socialist) solli izolimin e tejskajshëm të vendit, solli vëllavrasjen me luftën e klasave, e cila filloi që në vitin 1943 në Konferencën e Mukjes. Përfundimi i rrugës së vetme, një rrugë qorre pa alternativë, pa mendimin ndryshe, ishte vuajtja dhe mjerimi që e kaploi vendin. Që me uzurpimin e PS-së, destruksionizmin dhe daljen nga sistemi, Edi Rama e bëri pronë të vetën rrugën e vetme.

Le të marrim një tipar të rrugës së vetme të dikurshme: Luftën kundër imperializmit dhe social-imperializmit. Ajo luftë ishte kundër gjithçkaje perëndimore, deri te vrasja dhe persekutimi i intelektualëve, që kishin kryer studimet në Perëndim dhe sipas ideologjisë komuniste, ishin "infektuar" atje, që nga risitë në muzikë, pikturë, letërsi, pa bërë fjalë për sistemin demokratik borgjez, që ishte krim i rëndë...

Ky virus diktatorial shfaqet në këtë kohë me mospranimin e ndërkombëtarëve kur është fjala për "rrugën e vetme" të Edi Ramës. Ndërkombëtarët këshillojnë që të zhvillohen debatet në Parlament, kurse social-komunistët bëjnë të kundërtën, nuk marrin pjesë atje dhe kur shkojnë, tregojnë grushtet ose u bien bilbilave dhe zileve, duke të kujtuar tregun e kuajve. Për veprimet jodemokratike që bëjnë me të gjithë arsenalin e propagandës së tyre shpifëse, socialistët thonë se, "jemi vend i pavarur, nuk varemi nga të huajt", "nuk kanë pse ambasadorët futin hundët në punët tona"...

Kjo rrugë qorre e Edi Ramës ka të bëjë me mospranimin e sistemit. Mospranimi i sistemit çon në vëllavrasje. Pasojë e sloganit "Rruga e vetme" ishte edhe dhuna e ushtruar para Kryeministrisë më 21 janar, e cila çoi në vrasje dhe plagosje, për pushtetin e ëndërruar të Edvinit. Por shqiptarët, të bindur se Shqipëria, nuk ka një rrugë të vetme zhvillimi, votuan më 8 maj për hapësirat e pafundme të lirisë së tyre sociale dhe ekonomike. Kjo votë dëshmoi se e ardhmja e shqiptarëve është gjithmonë më e fortë se e tashmja e Ramës, se egoja e tij për pushtet të përjetshëm.

Miti i përjetësisë së pushtetit të Edvinit u rrëzua të premten. Kryeqyteti ka tashmë një kryetar të ri Bashkie dhe ai është demokrati Lulzim Basha, me 93 vota më tepër se rivali i tij Edi Rama. Votat e qytetarëve u numëruan dhe sistemi i ankesave funksionoi, duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë proces, që i shkaktoi humbje të dyfishtë Edi Ramës në garën e tij të katërt për kreun e Bashkisë, por edhe si humbje politike për një kryetar opozite. Tashmë gjithkush e ka të qartë se, procesi zgjedhor për pushtetin vendor i mbajtur më 8 maj ishte më i miri që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, edhe pse pati një vonesë për daljen e rezultatit të Tiranës, u faktua funksionimi i shtetit ligjor, duke çuar në një fitore të merituar të Lulzim Bashës nga çdo pikëpamje. Tirana do të drejtohet nga Lulzim Basha, i cili ofron politika reale për zgjidhjen e problemeve të strehimit, hipotekimin e banesave të reja, rritjen e punësimit, garantimin e një infrastrukture moderne dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet. Ai ka shpallur si prioritet gjatë mandatit të tij si kryebashkiak qytetarët dhe vizionin e tyre.

Duke prekur fusha konkrete të problemeve në Tiranë, Basha premton mbi të gjitha transparencë dhe përkushtim për qytetarët e kryeqytetit.