Në Shqipëri sot po vazhdon numërimi i votave në qendrat e numërimit për
të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Nga
numërimi i deritanishëm rezulton se Koalicioni i majtë opozitar “Aleanca
për Shqipërine Europiane” ka fituar 58% të votave ose 82 mandate
deputetësh, kurse koalicioni i djathtë qeverisës “ Aleanca për Punësim, Mirëqenie, Integrim” 42%.ose 57 madate deputetësh. Të dyja forcat kryesore, PD në pushtet dhe PS në opozitë pretenduan mbrëmë fitoren e tyre, pas një votimi që u njollos nga një shkëmbim vdekjeprurës zjarri në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një mbështetës i opozitës, Gjon Gjoni, dhe u plagos rëndë një kandidat për deputet i PD. Pretendimet e të dyja palëve për fitore ushqejnë rrezikun e kontestimit të rezultatit nga pala humbëse.
Pjesëmarrja në votime 50% në nivel kombëtar - 1,5 milion zgjedhës më shumë se numri zyrtar i popullsisë
KQZ ka ka publikuar edhe të dhënat paraprake lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje nga votuesit në 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja më e lartë raportohet në Kukës me 58% dhe më e ulta në Vlorë me 40 për qind. Mbështetur në listat e votuesve, të publikuara nga Ministria e Brendshme, numri i tyre është 3, 2 milion. Ndërkohë që shifra zyrtare e publikuar nga Instituti i Statistikave, (INSTAT) për popullsinë e Shqipërisë, pas censusit te vitit 2011 është 2, 8 milion vetë. Nga krahasim i këtyre dy shifrave zyrtare, nga institucione shtetërore, rezulton një diferencë prej më se 1,5 votues më shumë se popullsia e Shqipërisë. Nëse shifrës së votuesve i hiqen edhe fëmijët apo të rinjtë që nuk kanë mbushur moshën për të votuar diferenca bëhet edhe më e madhe. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme argumentojnë këtë diferencë të madhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Greqia dhe Italia, por edhe të shqiptarëve nga Kosova që gëzojnë edhe nështetësinë shqiptare. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej për të votuar vetëm mbi 30 mijë emigrantë, kurse shifrat për kosovarët nuk janë publikuar.
Dritë – hijet e procesit zgjedhor dhe testi i BE
Apeli kryesor i BE dhe i faktorit ndërkombëtar për procesin zgjedhor në Shqipëri, që tani ka hyrë në fazën vendimtare të numërimit është përmbushja e standarteve europiane dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve demokratike, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si testi kryesor për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit Gjerman “Fridrich Ebert” në Tiranë thotë për DW:
“ ...Dëshira ime është që të dyja palët të pranojnë rezultatin e pa manipuluar, që pritet të dalë pasnesër, të mërkurën” thotë Z. Hantke.
BE e cilësoi dje refuzimin e dhunës si një nga standartet më të rëndesishme europiane dhe ndërkombëtare dhe Parlamenti Europina theksoi se fati i zgjedhjeve “do të varet nga reagimi i forcave politike ndaj rezultatit”. Në 20 vjet pluralizëm politik dhe demokraci Shqipëria ka dështuar të zhvillojë zgjedhje me rezultat të pakontestuar, gjë që e ka lënë atë pas vendeve të tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia në procesin e integrimit europian.
Pranimi i rezultatit nga palët duket celësi i këtyre zgjedhjeve. Burime zyrtare nga delegacioni ad hoc i Parlamentit Europian,i ardhur në Shqipëri për zgjedhjet e djeshme parlamentare thanë për DW se kreu i tij, europarlamentari Edurad Kukan do të zhvillojë sot paradite takime me kryeminisatrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama.
deputetësh, kurse koalicioni i djathtë qeverisës “ Aleanca për Punësim, Mirëqenie, Integrim” 42%.ose 57 madate deputetësh. Të dyja forcat kryesore, PD në pushtet dhe PS në opozitë pretenduan mbrëmë fitoren e tyre, pas një votimi që u njollos nga një shkëmbim vdekjeprurës zjarri në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një mbështetës i opozitës, Gjon Gjoni, dhe u plagos rëndë një kandidat për deputet i PD. Pretendimet e të dyja palëve për fitore ushqejnë rrezikun e kontestimit të rezultatit nga pala humbëse.
Pamje simbolike
KQZ ka publikuar rezultatet paraprake nga numërimi i deritanishëm i
kutive të votimit në disa zona të Shqipërisë. Sipas tyre PD është
fituese në veri të Shqipërisë dhe kryeson në Kukës, Shkodër por edhe në
qytetin bregdetar të Durrësit. Kurse PS kryeson në Tiranë, Fier,
Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Korçë. Pjesëmarrja në votime 50% në nivel kombëtar - 1,5 milion zgjedhës më shumë se numri zyrtar i popullsisë
KQZ ka ka publikuar edhe të dhënat paraprake lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje nga votuesit në 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja më e lartë raportohet në Kukës me 58% dhe më e ulta në Vlorë me 40 për qind. Mbështetur në listat e votuesve, të publikuara nga Ministria e Brendshme, numri i tyre është 3, 2 milion. Ndërkohë që shifra zyrtare e publikuar nga Instituti i Statistikave, (INSTAT) për popullsinë e Shqipërisë, pas censusit te vitit 2011 është 2, 8 milion vetë. Nga krahasim i këtyre dy shifrave zyrtare, nga institucione shtetërore, rezulton një diferencë prej më se 1,5 votues më shumë se popullsia e Shqipërisë. Nëse shifrës së votuesve i hiqen edhe fëmijët apo të rinjtë që nuk kanë mbushur moshën për të votuar diferenca bëhet edhe më e madhe. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme argumentojnë këtë diferencë të madhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Greqia dhe Italia, por edhe të shqiptarëve nga Kosova që gëzojnë edhe nështetësinë shqiptare. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej për të votuar vetëm mbi 30 mijë emigrantë, kurse shifrat për kosovarët nuk janë publikuar.
Dritë – hijet e procesit zgjedhor dhe testi i BE
Apeli kryesor i BE dhe i faktorit ndërkombëtar për procesin zgjedhor në Shqipëri, që tani ka hyrë në fazën vendimtare të numërimit është përmbushja e standarteve europiane dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve demokratike, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si testi kryesor për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit Gjerman “Fridrich Ebert” në Tiranë thotë për DW:
“ ...Dëshira ime është që të dyja palët të pranojnë rezultatin e pa manipuluar, që pritet të dalë pasnesër, të mërkurën” thotë Z. Hantke.
Në foto, Aleksander Çipa
Kurse analisti i pavarur i Tiranës, Aleksander Çipa thotë për
DW se “Testi i BE do të plotësohet nga mënyra sesi do të realizohet
tranzicioni i pushtetit, nëse do të ketë rotacion të tij”. Sipas tij
”zhvillimi i qetë dhe paqësor i fushatës elektorale është tregues
pozitiv, shpalosja e programeve të forcave politike në garë dhe vëmendja
ndaj problematikës social- ekonomike. Përballë këtyre anëve pozitive
qëndron dhuna ekstreme, vrasja në Laç, rrethanat ende të pazbardhura dhe
dyshimet për korrupsion zgjedhor.”BE e cilësoi dje refuzimin e dhunës si një nga standartet më të rëndesishme europiane dhe ndërkombëtare dhe Parlamenti Europina theksoi se fati i zgjedhjeve “do të varet nga reagimi i forcave politike ndaj rezultatit”. Në 20 vjet pluralizëm politik dhe demokraci Shqipëria ka dështuar të zhvillojë zgjedhje me rezultat të pakontestuar, gjë që e ka lënë atë pas vendeve të tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia në procesin e integrimit europian.
Pranimi i rezultatit nga palët duket celësi i këtyre zgjedhjeve. Burime zyrtare nga delegacioni ad hoc i Parlamentit Europian,i ardhur në Shqipëri për zgjedhjet e djeshme parlamentare thanë për DW se kreu i tij, europarlamentari Edurad Kukan do të zhvillojë sot paradite takime me kryeminisatrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama.
No comments:
Post a Comment