Tuesday, October 8, 2013

Shërbimi që na bëri mbrëmë Rudina Xhunga

Alfred Lela
Një burokrat nuk është domosdoshmërisht një njeri i fjalës; artikulimi, nëse e ka, është një plus. Kërkohet prej tij ose saj një njohje ose ekspertizë e fushës në të cilin ai ose ajo ka marrë përsipër të menaxhojë, mbikqyrë, drejtojë e të tjerë. Kjo është domosdoshmëri.
Mbrëmë për fatin e keq tonin, publikisht, në një emision televiziv të kohës prime time kemi parë mungesën arbitrare të së parës dhe së dytës: të artikulimit dhe ekspertizës.

Sunday, October 6, 2013

Rama & Ngjela, kush ia fut kot?

Preç Zogaj
(Ese politike/ Tokë pa kontinent)
Nuk dua të hyj në fatin e marrëveshjes gjithnjë të paqartë të Edi Ramës dhe Spartak Ngjelës para zgjedhjeve. Ka qenë zgjedhja e zotit Ngjela të vazhdonte të besonte te zoti Rama. Besimi është një virtyt,  pa të cilin nuk ia vlen të jetohet, thotë nobelisti polak Çezlav Milosh. Edhe pse qëllon të ketë si anë të pasme të medaljes zhgënjimin. Nuk gjykoj pra as përse vazhdoi të besonte Ngjela kur Opozita e Bashkuar  pushoi