Saturday, March 16, 2013

Jozefina Topalli: Ju rrefej jeten time

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u “zhvesh” dje per disa momente nga pergjegjesite politike dhe rrefeu copeza te jetes se saj private. E ftuar ne emisionin e pasdites, me moderatore Rudina Magjistarin ne Televizionin Klan, Topalli, si rralle here, tregoi per anen qe pak kush ja njeh, ate te bashkeshortes dhe te nenes. Emisioni ishte ideuar ne tre pjese, ku ne njerin prej tyre ishte edhe nje dite e zakonshme pune e zonjes Jozefina, ne godinen e Parlamentit. Para kamerave te televizionit Klan, Kryetarja e parlamentit rrefeu dhe detajet me te vogla se si funksion nje seance plenare dhe disa nga kujtimet e saj, nga fillimet e veta si politikane. Ndersa ne nje pjese tjeter te vecante, Kryetarja e Kuvendit, foli per endrrat e saj ne rini, martesen dhe lindjen e dy femijeve, ku nuk ngurroi te pohoje se marrja me politike, ka bere qe te mos shijoje femijerine e femijeve, ashtu si nenat e tjera.

Në shtëpi sflitej për punë, dokumentet sekrete Enveri i digjte s’ja linte Nexhmijes

Intervista me Teuta Hoxhën, jeta në familjen e Enver Hoxhës, dhe marrëdhëniet me Ramiz Alinë
Në një intervistë të dhënë për emisioni: “Debati në Channel One”, të Roland Qafokut, Teuta Hoxha, gruaja e një prej djemve të Enver Hoxhës ka folur mbi jetën e familjes që udhëhoqi Shqipërinë për 50 vite. Ajo zbardh sjelljet e Enver Hoxhës me fëmijët dhe bashkëshorten, si dhe me krerët e tjerë të pushtetit të kohës. Duke dhënë versionin e saj të ngjarjeve, Hoxha thekson se vetëm pas hapjes së plotë të dosjeve do të dalë e vërteta e pastër.

Friday, March 15, 2013

Teuta Hoxha: Jeta ime si nuse e djalit te Enverit dhe mbesa e Ramiz Alise

Me profesion historiane, shume vite arkiviste ne Arkivin e Shtetit, Teuta Hoxha qe nga permbysja e regjimit komunist nuk kishte dhene asnjehere derime sot, nje interviste televizive ku te tregonte historine e jetes se familjes se Enver Hoxhes. Teuta Hoxha, tregon ne kete interviste dhene gazetari Roland Qafoku ne emisionin e tij"Ora eDebatit" ne Channel One, gjithcka per jeten ne bllokun e udheheqjes dhe ne vilen 31. Deshmia se si e ka njohur personalisht Enver Hoxhen dhe shkaqet pPerse u largua Enver Hoxha si kryeminister. Si dhe kerkesa: “Te hapen dosjet, vetem keshtu do zbardhet historia e komunizmit”

Kjo eshte intervista e pare qe ju jepni per nje televizion?

Ju gazetaret shihni vetem intervistat e pas vitit 1991, por une kam dhene interviste ne Televizionin Shqiptar gjate atyre viteve, menjehere pasi une botova librin per Ismail Qemalin dhe fola mbi aktivitetin e tij. Me pas kam dhene intervista edhe kur kam punuar ne Muze, ne Trashegimine Kulturore.

Monday, March 11, 2013

Sherr në debat, Balla-Kadillit: Do të të vras, minutat e përleshjes

Shkruar nga Elis Kuci
Një tjetër shfaqje e histerisë së dhunës ka shpërthyer mbrëmë nga një tjetër deputet i Ramës. Taulant Balla ka tentuar të godasë disa herë gjatë  debatit në emisionin në News 24 të Artur Zhejit deputetin e PD, Fatbardh Kadilli.

Sunday, March 10, 2013

Si ta luftoni hipertensionin?

Gati dy të tretat e personave të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Që të dy këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Për këtë keni disa këshilla që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension. Ato janë më poshtë:
Ule sasinë e kripës
Nuk është për t'u çuditur, që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në American Journal of

Të hënën në Tiranë, ministri i Jashtëm malazez

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, mbërrin të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare 2 ditore Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç. 
Në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Lukshiç edhe me Presidentin Bujar Nishani, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryeministrin Sali Berisha. Igor Lukshiç do të mbajë takime me drejtues të partive parlamentare