Anashkalon komentet për pasuesin e tij në PD
Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranes, ishte nder figurat kryesore te PD-se qe mori pjese ne ceremonine e largimit te ambasadorit te OSBE-se ne Tirane Ojgen Volfarth…
Prezenca e tij ne kete aktivitet ia mori te gjithe vemendjen e mediave madje edhe fjales preshendetes
te Volfarth, pasi gazetaret kishin nje pyetje te rendesishme per ti drejtuar…a do te jete ai kandidat per kryetarin e PD-se pas largimit te Sali Berishes…“Deklarata e djeshme tregoi dhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu që kemi pasur fatin ta kemi në krye të PD. Njeriun që shndërroi dhe mundësoi transformimet më të mëdha në Shqipërinë e pas viteve ’90. Nuk ka provë më të mirë se kjo në ditën e sotme sesa konfirmimi i linjës së gazësjellësit TAP, një projekt për të cilin kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të mandatit të parë në vitin 2005, 2006, 2007, 2008, kam pasur privilegjin të jem në krah të tij kur në samite të rëndësishme ndërkombëtare i dedikonte energji dhe kohë këtij projekti të jashtëzakonshëm përkundrejt skepticizmit të disa aktorëve kryesorë. Për Shqipërinë është një hap transformues për nga rëndësia historike, i barabartë me anëtarësimin tonë në NATO pa të cilin nuk do kishte ndodhur, për nga rëndësia ekonomike dicka që ne sot nuk mund ta masim me fjalë por që në vitet që vinë shqiptarët do ta ndjejnë si në shtëpitë e tyre, ekonomitë e tyre, si në forcën e ekonomisë shqiptare. Kjo është vetëm një copëz e vizionit të Kryeministrit Berisha, e kthyer në realitet”, u shpreh Basha.
Ky ishte vleresimi per liderin e demokrateve por duke vijuar pergjigjen ndaj pyetjes nese do te jete ai kandidat per kreun e PD-se, me kujdes Basha saktesoi, se per momentin lajmi i mire është miratimi i projektit te gazesjellesit.
Pas kesaj pergjigje, Basha cau bllokaden e kamerave per t’iu shmangur pyetjeve te tjera per kandidimin e tij te mundshem per kryetar te Partise Demokratike, pyetje e cila do ta perndjeke ate per gjate dy muajve te ardhshme deri ne shtator, kur Sali Berisha te tërhiqet perfundimisht nga funksionet partiake ne PD.
No comments:
Post a Comment