Saturday, April 23, 2011

Kryespiuni i CIA-s në Tiranë, Charles Hostler promovon librin e tij


Nuk është thjesht një ngjarje e rrallë që një ish shef i CIA-s të vijë në Tiranë. Në fakt ne prisnim Xhorxh Tened, por të premten mbrëma në Tiranë ka qënë Charles W. Hostler. Natyrisht vizita e tij nuk ka të bëjë më punët e shërbim sekret, por me daljen në shqip të librit të tij "Një jetë e madhe", bërë të mundur nga shtëpia botuese "55". Diplomati amerikan ka promovuar librin e tij , dedikuar tërësisht rrëfimeve të ngjarjeve dhe historive që ka jetuar gjatë shërbimit të tij sekret për shtetin amerikan.

Sipas botuesit dhe miqve të tij, libri me titull ""Një jetë e madhe" është një leksion për atdhedashurinë. Hostler i ka shërbyer inteligjencës ushtarake nga viti 1942-1963. Për herë të parë ai ka shkelur në Shqipëri në vitin 1942.

Për vepren e ish shefit të CIA-s, botuesi i librit Fahri Balliu nënvizoi se ky është një libër i veçantë, sepse tregon se si një njeri i përkushton gjithë jetën e tij një vendi.

Rrëfimet më pikante në këtë janë "Mashtrimi dhe kundër spiunazhi në OSS në Luftën e II Botërore", "Lufta e Gjirit Persik" "Intrigat e CIA-s në Liban dhe Siri”.

Franca në Tirane, Rumania ndoshta në Prishtinë



KombetarjaNdeshja në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe të asaj të Francës do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur të premten sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Eduard Prodani.
Në të vërtetë së fundi është folur për mundësinë që ndeshja Shqipëri - Francë të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ky takim duhet të zhvillohet më 2 shtator, ndërsa i takon eliminatoreve për kampionatin evropian "Euro 2012".

Drejtues të klubit Prishtina, të enjten, në një konferencë për shtyp kanë thënë se Shqipëria do të luajë ndeshjet me Francën e Rumaninë në Prishtinë, nëse stadiumi përgatitet për të plotësuar kriteret e kërkuara nga FIFA e UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Drejtues të Prishtinës madje kanë kërkuar ndihmën e institucioneve për të përgatitur stadiumin. Drejtues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë theksuar se nuk kanë mjete për të investuar në stadium, në mënyrë që ai brenda një kohe të shkurtër të përgatitet për të plotësuar kriteret ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Prodani ka theksuar të premten se Federata franceze më herët është njoftuar se ndeshja do të luhet në "Qemal Stafa" dhe se vendi nuk mund të ndërrohet më.

"Ndeshja kundër Francës do të luhet në 'Qemal Stafa',për shkak se sipas rregullores ne duhet të njoftonim Federatën e këtij vendi për stadiumin ku do të luhet takimi. Përgjigjja jonë ka qenë 'Qemal Stafa'. Sa i përket Rumanisë, ka shumë mundësi që ndeshja të mos luhet në stadiumin kombëtar", ka thënë Prodani të premten për gazetën tiranase “Sport Ekspres”, transmeton Koha Ditore.

Stadiumi "Qemal Stafa" pritet të rrënohet gjatë këtij viti, ndërsa në vend të tij do të ndërtohet një stadium i ri modern. FSHF-ja ende nuk ka vendosur se kur do të fillojë rrënimi i stadiumit. Sipas Prodanit, kjo ka gjasë të ndodhë menjëherë pas ndeshjes me Francën. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndeshja me Rumaninë të zhvillohet në Prishtinë, nëse stadiumi i këtij qyteti i plotëson kushtet e kërkuara nga FIFA e UEFA. Ndeshja me Rumaninë do të zhvillohet më 11 tetor. Zyrtarë të FSHF-së kanë shumë dyshime nëse stadiumi i Prishtinës mund të përgatitet për të plotësuar kriteret e kërkuara nga FIFA e UEFA. Ndeshjet me Francën dhe Rumaninë janë të vetmet që Shqipëria i luan në shtëpi deri në fund të këtij cikli eliminator.

Mediumet rumune janë shqetësuar për mundësinë që përfaqësuesja e këtij vendi të luajë në Prishtinë ndeshjen eliminatore kundër Shqipërisë. Rumunët vlerësojnë se në Kosovë futbollistët e përfaqësueses së tyre do të kishin pritje armiqësore.
"Pasi barazoi me ne në Rumani, Shqipëria po përgatit një goditje të radhës. Zyrtarët e Federatës po mendojnë që ndeshjen kundër Rumanisë ta bartin në Kosovë, provincën që ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe ka popullatë shumicë shqiptare", ka shkruar "prosport.ro" të premten.

"Në këto rrethana, bartja e ndeshjes në Kosovë, do të siguronte një stadium plot me dashuri për shqiptarët. Për përfaqësuesen tonë do të thoshte një pritje armiqësore si pasojë e ngjarjeve të ndodhura atje në vitet e fundit. Rumania është nga shtetet e pakta të Bashkimit Evropian, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në vitin 2007 policët rumunë kanë qëlluar për vdekje me armë dy protestues shqiptarë gjatë një proteste, duke krijuar atje urrejtje edhe më të madhe ndaj vendit tonë", ka komentuar mediumi rumun.

Po ashtu, të premten u mësua se kombëtarja e Shqipërisë ka refuzuar ofertën për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Argjentinën. Këtë e kanë bërë të ditur drejtues të FSHF-së. Shqipëria kishte ofertën që me Argjentinën të luajë më 3 qershor. Por, përzgjedhësi Josip Kuzhe vlerësoi se ky termin është i papërshtatshëm dhe oferta u refuzua. Shqipëria më 7 qershor luan ndeshje të rëndësishme eliminatore kundër Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa Kuzhe ka kërkuar që skuadrën ta ketë në dispozicion për një javë. Shqipëria ka pasur ofertë që më 3 qershor të luajë edhe kundër SHBA-së. "Kuzhe ka kërkuar që skuadra të ketë të paktën një javë të plotë për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Bosnjës. Jemi të pafat, pasi mund të luanim kundër një ekipi me emër të madh në futbollin botëror më 3 qershor. Kishim mundësinë që të viheshim përballë Argjentinës", ka thënë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani. Ai ka njoftuar se FSHF-ja po kërkon kundërshtar për 30 apo 31 maj. Si kundërshtar të mundshëm përmenden Ukraina e Bullgaria. (Koha)

3xNGERC

Ujdi jo e mirë për drejtësinë serbe: Dënohet ylli serb i muzikës "Ceca"

E veja e Arkanit ka paur miqësi edhe me politikanë serbë
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: E veja e Arkanit ka paur miqësi edhe me politikanë serbë

Svetlana "Ceca" Razhnjatoviq ka arritur një ujdi me Prokurorinë e Serbisë. Ajo do të paguajë një milionë euro dhe do të kalojë tetë muajt e ardhshëm në burg shtëpiak. Ujdia është e butë, sipas analistëve.

Ylli i muzikës popullore Svetlana Razhnjatoviq e pranoi se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme para nga transferimi i lojtarëve të klubit futbollistik "Obiliq" në klubet e huaja. Ajo për këtë u dënua me një vit burg shtëpiak. Megjithatë ajo në arrest shtëpiak do të kalojë vetëm tetë muajt e ardhshëm, sepse katër muaj ajo i ka kaluar tashmë në paraburgim. Përveç burgut shtëpiak "ikona e luftërave të viteve nëntëdhjetë" në Serbi dhe e veja e komandantit të njësive paramilitare serbe Zhelko Razhnjatoviq - Arkan do të duhet të paguajë edhe një milionë euro dënim.

Mesazh i keq për publikun

Drejtori i Komitetit për të drejtat e njeriut, Milan Antonijeviq vlerëson për Deutsche Wellen se ujdia e arritur për qytetarët është shumë e butë por nuk është as në interes të publikut që të ketë një gjykim maratonik. "Mendoj se shteti ka një pozitë shumë më të mirë negociuese kështu që nuk duhet të pranoj ofertën e parë që i ofrohet. Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh i keq nëse pas kryerjes së veprave të tilla keni mundësinë e arritjes së një ujdie e cila sipas mendimit tim është shumë e butë", vlerëson Antonijeviq.

Ylli i muzikës popullore serbe akuzohet për mashtrimBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ylli i muzikës popullore serbe akuzohet për mashtrim

Sociologu Ratko Bozhoviq thotë se megjithatë ujdia e arritur mes Razhnjatoviqit dhe Prokurorisë është një zgjidhje e mirë. "Është gjetur një formë që të mos injorohet as ligji e as faji, por edhe të mos injorohet një personalitet, i cili ka rëndësi për një pjesë të publikut", thotë Bozhoviq. Ai shton se rasti i Ceca Razhhnjatoviqit nuk është rasti më i rëndësishëm dhe më problematik për drejtësinë serbe pasi edhe shumë "peshq të mëdhenj" të tjerë i janë shmangur dorës së drejtësisë posaçërisht njerëzit, të cilët kanë përvetësuar paranë publike.

Katër milionë marka dhe tre milionë dollarë

Marrëveshja përfshin edhe motrën e Svetlana Razhnjatoviqit, Lidija Ocokojliqin, e cila e ka pranuar se ka ndihmuar motrën e saj në mashtrimet rreth transferimit të futbollistëve. Ajo është dënuar me gjashtë muaj burg shtëpiak, të cilin do ta mbaj me familjen në banesën e saj. Marrëveshja nuk përfshin dy të akuzarit e tjerë Dragisha Biniqin dhe Jovan Dimitrijeviqin, të cilët aktakuza i ngarkon me transferimin e paligjshëm të vetëm një lojtari.

Nëse Gjykata e Lartë e miraton marrëveshjen, atëherë Ceca dhe motra e saj nuk do të gjykohen, por do të vlejnë dënimet, për të cilat është rënë dakord me Prokurorinë. Razhnjatoviq dhe motra e saj do të jenë të detyruara pastaj që gjatë kohës së burgimit shtëpiak të mbajnë në këmbë nga një prangë elektronike përmes së cilës drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve penale do të ketë mundësinë të vëzhgojë lëvizjet e tyre.

Ceca në koncertBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ceca në koncert

Aktakuza kundër Svetlana Razhnjatoviq është ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme në Beograd në fund të muajit mars dhe atë pas një procesi hetimor, i cili zgjati mbi tetë vjet. Përmes saj Svetlana Razhnjatoviq dhe bashkëpunëtorët e saj akuzoheshin se nga transferimi i lojëtarëve të "Obliqit" në klubet e huaja kishin vjedhur rreth katër milion marka gjermane dhe më shumë se tre milion dollarë.

Pa u pyetur për origjinën e pasurisë

Hetimi kundër këngëtares së muzikës popullore ka nisur në prill të vitit 2003 për shkak të posedimit ilegal të armëve. Ajo u arrestua atëherë në operacionin policor "Shpata", ndërsa në vilën ku ajo jetonte, u gjetën shumë armë zjarri. Paralelisht me ngritjen e aktakuzës, prokuroria kërkoi fillimin e hetimeve financiare për të zbuluar se çfarë pasurie posedon Razhnjatoviq. Megjithatë, në qoftë se ujdia pranohet edhe nga Gjykata e Lartë në Beograd atëherë ajo nuk do të pyetet për origjinën e pasurisë së saj, thekson për Deutsche Wellen zëdhënësi i Prokurorisë Tomo Zoriq.

Miqësia me politikanët

Ivica Daciq, ministër i Punëve të Brendshme nga radhët e SPS-it i cili siç e ka thënë edhe vet në disa raste se është mik që nga fëmijëria me Svetlana Razhnjatoviqin dhe shpesh mysafir në festat e saj familjare i hodhi poshtë pohimet se e ka mbrojtur Svetlanën. "Fakti që unë jam shok me dikë nuk do të thotë që organet shtetërore nuk duhet të kryejnë punën e tyre. Se a kanë të drejtë organet shtetërore apo njerëzitë e tjerë, për këtë vendos në fund gjykata", tha Daciq.

Svetlana Razhnjatoviq, e njohur me emrin e estradës Ceca ka kënduar në vitin 2007 në mitingun e organizuar gjatë fushatës zgjedhore dhe në pauzë kishte falendëruar "kryeministrin e dashur i cili e ka bashkuar Serbinë" Vojisllav Koshtunicën. Koshtunica është parë atëherë për herë të parë dhe të fundit duke kënduar në publik.

Simbol i viteve 90-të

Këngëtarja Ceca para 20 vitesh ka qenë e martuar me Zhelkjo Razhnjatoviqin – Arkanin, komandantin e njësive të atëhershme paramilitare serbe të "Gardës vullnetare serbe". Ai ka qenë i akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi. Arkani është vrarë në vitin 2000 në rrethana ende të pasqaruara. Ceca i ka kushtuar atij disa nga këngët më të popullarizuara të saj.

Autor: Vesna Rajkoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

Friday, April 22, 2011

"Le Monde": Në Tiranë, ambasadorit amerikan i erren sytë


ShekulliGazeta më me peshë në Europë shkruan rreth ngjarjes së fundit "Shekulli-Arvizu" në Tiranë dhe ironizon ambasadorin amerikan me foto të parullave kineze të Maos


HYRJE E REDAKSISË:
Gazeta më e madhe në Europë dhe një nga gazetat më të rëndësishme të botës, i ka kushtuar dje një artikull të zgjeruar ngjarjes së fundit në Tiranë mes Ambasadorit Arvizu dhe gazetës "Shekulli". "Në Tiranë, ambasadës amerikane i erren sytë", - shkruan Alexandre Levy në rubrikën "Western Balkan" të "Le Monde" (origjinali në frëngjisht: "A Tirana, l'ambassade américaine voit rouge").


Artikulli shoqërohet me foto ironike të parullave kineze të kohës së Maos, si dhe me një foto të Arvizus duke dalë nga makina e tij zyrtare. Poshtë artikullit ka komente dhe reagime të shumta lexuesish.


Ky është artikulli i parë i rëndësishëm në shtypin perëndimor për ngjarjen e paprecedentë të disa ditëve më parë në Tiranë, kur Ambasada Amerikane me anë të një letre dërguar në "Shekulli", njoftoi se "ndërpriste marrëdhëniet" me gazetën, për shkak të një opinioni ku përmendej fjala "kinezëri".


Artikuj të tjerë janë botuar këto ditë rreth ngjarjes edhe në shtypin italian (ngjarja është quajtur "diplomacia e censurës në Tiranë") dhe në faqet mediatike online.


Në median vendase ka ndërkohë një heshtje lidhur me rastin, përjashto kronika të vogla dhe një deklaratë të Unionit të Gazetarëve. Analistë të ndryshëm e shohin edhe këtë heshtje, si pasojë të efektit censurues që krijon ky veprim i Ambasadës në Tiranë.


Efekti censurues u shtri edhe në ditët në vazhdim kur Wikileaks botoi një kabllogram të
Ambasadës në Tiranë, kabllogram i cili, në rrethana të tjera do të kishte bërë jehonë të madhe në mediat e Tiranës.


Disa prej analistëve e lidhin këtë vendin ekstrem të Ambasadorit Arvizu, jo me një apo dy fjali të një prej opinioneve të shumtë që botohen në shtypin e ditës, por si një përpjekje të radhës për të mpakur akoma më shumë, zërat kritikë ndaj qeverisjes skandaloze në vend. Arvizu është pozicionuar qartë dhe dukshëm në fushatën elektorale në vend.


Në Tiranë, ambasadës amerikane i erren sytë


Nga Alexandre Levy
"Le Monde"



Zoti ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Ekselenca e tij Aleksandër Arvizu, nuk është i kënaqur. Nuk është i kënaqur, sepse një gazetar shqiptar e ka quajtur "ambasadori i vogël i një vendi të madh" në rubrikën e opinioneve botuar në të përditshmen opozitare "Shekulli".


Aq shumë i pakënaqur ka mbetur ai, saqë ka bërë një letër, me anë të së cilës lajmëron se Ambasada Amerikane do të ndërpresë të gjitha kontaktet me gazetën.


Shkaktari i kësaj përplasjeje quhet Ilir Yzeiri. Ai është autori i një shkrimi të hidhur - gjë e rrallë në vendin më amerikanofil në botë - të cilin e ka shkruar pasi kishte parë një intervistë televizive të ambasadorit, në të cilën, ky i fundit dukej se kishte marrë në mbrojtje forcat e rendit të akuzuara se kanë shtirë me plumba realë kundër manifestuesve të 21 janarit të shkuar, duke shkaktuar (shih videon - artikulli shoqërohet me link0shën.red.) vdekjen e katër vetëve.


Edhe në Shtetet e Bashkuara policia ka qëlluar mbi turmën në vitet '70, - paska thënë Ambasadori duke nxitur kështu zemërimin e Ilir Yzeirit: "Po është e vërtetë, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador", - shkruan Yzeiri.


Në fund të artikullit, gazetari shqiptar e quan "të bësh kinezëri" (të jesh hipokrit) një sjellje të ambasadorit kur ai tregon një histori me një grua e një fëmijë dhe e shpjegon origjinën kësaj shprehjeje kështu: "Është një shenjë që na ka mbetur që nga koha e marrëdhënieve me kinën. Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen.


Ju mund të lexoni edhe romanin "Koncert në fund të dimrit" të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi "kinezëri" [Regjimi komunist i Tiranës ka qenë shumë i lidhur me Pekinin, i vetmi aleat në atë kohë.


Shkurt, të bësh kinezëri është si të mbetesh francez edhe në Turqi (të mos kuptosh asgjë, një shprehje që nuk ka të bëjë fare as me Kinën as me Francën).


Por për ambasadën amerikane, këto thënie «e kanë kapërcyer kufirin e gazetarisë profesionale dhe të opinioneve dhe u shndërruan në një sulm personal të papërshtatshëm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve të Bashkuara».


Këto thënie, sipas diplomatëve amerikanë, "përmbajnë përgojime raciste dhe etnike të papërshtatshme për një gazetë që pretendon të përfaqësojë opinionin kryesor publik".


Rreth këtij argumenti, Adrian Thano, kryeredaktori i "Shekullit" ka protestuar duke iu përgjigjur Ambasadorit në emër të gazetës. Në përgjigjen e tij, ai e hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë se kjo është një provë që Ambasadori "nuk njeh as shqiptarët, as Shqipërinë".


Në pjesën tjetër, kryeredaktori shpreh çudinë e tij të hidhur për absurdin e këtij "bojkoti". Edhe ai nervozohet pak sidomos me frazën e Ambasadorit që thotë se "ai shpreson që 'Shekulli' të renditet në radhën e gazetave të përgjegjshme". «Ju jeni i ri në Shqipëri, u lini radhë të tjerëve, të gjykojnë, nëse opozicioni ynë, për të cilin kemi paguar dhe vijojmë të paguajmë kosto të larta, është "i përgjegjshëm", apo jo.


"Ushqejmë si gjithë populli shqiptar ndjenjat më miqësore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerësoni veten dhe mos përfitoni nga kjo ndjenjë."


Kjo ngjarje vjen pas shumë muajsh tensioni politik në vend. Socialistët e Edi Ramës kanë refuzuar të njohin legjitimitetin e qeverisë së Sali Berishës, dora e hekurt e të cilit shkaktoi tragjedinë e 21 janarit, gjatë së cilës humbën jetën katër persona, ngjarje që provokoi gjithashtu shqetësime të mëdha edhe në gjirin e Bashkimit Europian.


Në këtë konflikt, për shumicën e shqiptarëve, «Shekulli» ka zgjedhur të mbështesë protestën e opozitës dhe siç saktëson kryeredaktori «ka pesëmbëdhjetë vjet që gazeta është në opozitë». Në thelb, gazeta «Shekulli» e qorton edhe ajo Ambasadorin se po mbështet në çdo hap qeverinë aktuale.


Ja se çfarë shkruan më tej Adrian Thano:
«Siç ju kam shkruar edhe në një redaksionale të mëparshme, si kryeredaktor i gazetës, në emër të lexuesve tanë, ju them se jemi thellësisht të shqetësuar për qëndrimet tuaja pas 21 janarit. Për herë të parë në histori, në komentet dhe reagimet e shqiptarëve mbi deklaratat tuaja, kanë nisur të hasen ndjenja shqetësuese antiamerikane.


Pranoni një sugjerim, ashtu si ne pranojmë përditë sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qiranë që për një qeveri gangsterësh, të mbillni në zemrën e një prej popujve më filoamerikanë në botë, ndjesi të tilla".


*Shënim i Le Monde: Artikulli i z.Yzeiri në Shekulli, do të botohet javën që vjen në «Courrier International» bashkë me një përmbledhje të ngjarjes me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Elisabeta II refuzon Leka Zogun


Entela Resuli

I vetëquajturi Leka I dhe djali i tij nuk do të jenë të ftuar në dasmën e princit William në Britani. Ajo që na shtyu të kërkonim për këtë gjë ishte një shkrim në faqen toledoblade.com ku, sipas studiuesit Nicholas Lane, djali i Ahmet Zogut dhe nipi i tij (përkatësisht Leka Zogu i Parë dhe Leka i Dytë) nuk mund të ftohen në martesën mbretërore britanike mes princit William Arthur Philip Louis Windsor (i biri i Lady Dianës) dhe Catherine Elizabeth Middleton, martesë kjo që do të zhvillohet më 29 prill 2011 në Londër.


Për të konfirmuar, apo përgënjeshtruar këtë lajm, gazeta kontaktoi dje me Zyrën e shtypit pranë familjes Zogu në Tiranë. Zëdhënësja, Juliana Batusha na konfirmoi se "as Mbreti dhe as Princi Leka nuk janë të ftuar në një nga dasmat më të rëndësishme në Britani". Ajo nuk ishte në gjendje të na shpjegonte pse...


Lista e të ftuarve në dasmën e William me Kate është në fakt, pjesë e një protokolli shtetëror në Mbretërinë e Bashkuar, e kësisoj sita që "vendos" për këdo që ftohet është një filtër shumë rigoroz. Fakti që pas referendumit në Shqipëri për formën e qeverisjes në Shqipëri, djali i Ahmet Zogut, Leka u shfaq para një turme mbështetësish me armë në dorë, tipike kjo e një tentative për grusht shteti, dhe u akuzua më pas pikërisht për tentativë grushti shteti (ndonëse çështja u pezullua nga Prokuroria, pa shkuar në gjykatë), paska qenë e mjaftueshme për protokollin e Mbretërisë më të vjetër sot në botë, për të lënë jashtë listës së të ftuarve pasardhësit e Mbretit Ahmet Zogu, të shqiptarëve.


Ky i fundit, dihet se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me autoritetet në Londër kur u desh të jetonte atje pas Luftës së Dytë Botërore, ashtu, si në fakt, edhe shumë familje të tjera të "shkurorëzuarish" anembanë botës...


Gazeta po risjell në vëmendje të lexuesit një lajm të botuar më 9 shkurt të vitit 1999 nga shërbimi botëror i "BBC" ku thuhet: "Mbreti Leka i I i shqiptarëve është arrestuar në shtëpinë tij në Johanesburg". Ky lajm bën fjalë për një ngjarje që dhe në shtypin shqiptar u botua atëherë dhe që implikonte Leka Zogun në trafik armësh. "BBC" njoftonte atëherë se: "Sipas policisë, në banesë i janë gjendur më tepër se 70 armë me 14.000 copë municion. Arsenali ka pas të përfshira pushkë AK47, granatë-hedhës dhe antinjeri. Nuk dihen detaje të tjera rreth këtij arrestime, por që mbreti ka pas armë në shtëpi kjo është e ilustruar edhe me foto".


14 vjet më parë në Tiranë është hapur edhe një procedim penal për Lekën me akuzën "organizim kryengritjesh të armatosura", por, kjo dosje u mbyll ende pa arritur në gjykatë dhe nuk u kuptua asnjëherë se përse. Familja mbretërore shqiptare nuk është e vetmja që nuk është ftuar përfshi këtu presidentin amerikan Obama, ky i fundit ka një arsye krejt tjetër, pasi dasma nuk është shtetërore, por, private mbretërore.


Të ftuarit kryesorë janë anëtarët dhe të afërmit e familjes mbretërore Ëindsor dhe po thuajse të gjitha familjet mbretërore europiane hyjnë në këtë rreth, përveç familjes mbretërore shqiptare. Kjo martesë nuk është martesë shtetërore, pasi Princi Ëilliam nuk do ta trashëgojë fronin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti i ardhshëm do të jetë babai i tij, Princi Charles.


Detajet e dasmës
Princi William dhe Kate Middleton do të nisin ceremoninë e dasmës së tyre me një pritje nga mbretëresha në Buckingham Palace. Sipas informacioneve të zbuluara nga organizatorët, gjithçka do të nisë më 29 prill në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Westminster Rowan Williams do të martojë çiftin. Pas ceremonisë, ata do të drejtohen për nga Buckingham Palace ku do të vazhdojë takimi me të ftuarit.


Princi Charles do të ofrojë një darkë private në mbrëmje dhe ajo do të shoqërohet me kërcim. Në të do të jenë të pranishëm çifti, miqtë e ngushtë dhe familjarët. Kryeministri britanik, David Cameron, ka deklaruar se dita e martesës do të jetë një festë kombëtare dhe pritet që të ketë vizitorë nga e gjithë bota. William dhe Middleton, që të dy 18 vjeç e lajmëruan lidhjen e tyre në datën 16 nëntor të vitit të shkuar.


Ata u takuan së bashku dhe u njohën teksa studionin në universitetin "St.Andreës" në Skoci, studime që nisën në vitin 2003. Çifti ka deklaruar tanimë se pas martesës do të jetojnë në Uellsin verior dhe se Williams do të shërbejë si pilot i forcave ajrore të mbretërisë.


Dasmë në kohë krize
Dasma e Princit William me Kate Middleton më 29 prill, do të jetë e mbushur me pompozitet, me një ceremoni jo tërësisht tradicionale, e cila do të përfundojë me një mbrëmje vallëzimi në Pallatin Buckingham. Ceremoninë fetare për bashkimin e çiftit do ta drejtojë Peshkopi i Canterbërit, Rouan Uilliams.


Martesa fetare e çiftit 28-vjeçar do të bëhet në Katedralen Westminster. Por, ndryshe nga tradita mbretërore, nusja do të mbërrijë në ceremoni me makinë, në vend të karrocës prej xhami. Kjo është një përpjekje e familjes mbretërore që ceremonia të mos duket aq luksoze në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton Britania.


Megjithatë, të porsamartuarit do të kthehen në Pallatin Bakingam, me një karrocë, e cila do të kalojë përmes Londrës, duke i dhënë mundësinë shumë londinezëve dhe turistëve të shohin çiftin mbretëror.


Kush do të jenë të ftuarit e dasmës mbretërore mes Kate dhe William?

Britania e Madhe është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore, e cila mbahet këtë muaj. Një nga çështje, e cila përbën më tepër kuriozitet për britanikët dhe jo vetëm është lista e gjatë më të ftuarit ë ceremonisë martesore. Pallati Mbretëror ende nuk ka bërë publike zyrtarisht listën e plotë, por tashmë ka disa emra, të cilët thuajse janë të sigurt që kanë marrë një ftesë.


Ylli i futbollit David Beckham do të jetë së bashku me gruan e tij Viktoria Beckham. Elton John me partnerin e tij David dhe Bogoda Seelawimala do të jetë i ftuar gjithashtu, ndoshta një nga të ftuarit e paktë në martesë, të cilët do të jenë të veshur me veshjen tradicionale portokalli budiste. Ende nuk është e qartë, por në listë mësohet se bëjnë pjesë politikanë, diplomatë, udhëheqës fetar dhe miq, të cilët Katë dhe Princi William i kanë bërë gjatë kohës së studimeve të tyre.


Kryeredaktori i revistës me profil të lartë shoqëror "Tatler", tha se shumë britanikë hiqen sikur nuk duan t'ia dinë nëse do të ketë një ftesë për ta apo jo, pavarësisht se çdo mëngjes kontrollojnë kutinë e tyre postare me shpresën se mos ka një ftesë aty brenda. Kate dhe William kanë treguar dhe anën tyre moderne, raportojnë mediat britanike, duke ftuar në dasmë disa nga miqtë e tyre, përfshirë edhe disa ish partnerë.


Të dhënat tregojnë se rreth 1900 ftesa do të shkojnë për njerëz të politikës, pa përfshirë këtu miqtë e çiftit. Ka të ftuar edhe shumë anëtarë të organizatave bamirëse me të cilët Kate dhe William kanë punuar, ndërsa mësohet se me këmbënguljen e Kate, në listë janë përfshirë edhe një kasap dhe pronari i një dyqani dhe Pub-i në fshatin e saj të lindjes në Bucklebury.


Mediat britanike kanë raportuar se rreth 50 ftesa janë dërguar nga Mbretëresha Elizabetë, 250 nga Chales dhe Kamilla po aq sa edhe Katë dhe William, ndërsa rreth 100 ftesa janë dërguar nga Familja e nuses. Mësohet se Elton John është thirrur në dasmë për arsye të miqësisë së tij të fortë me Princeshën Diana, ndërsa thuhet se Princi William është duke u përpjekur të bëjë gjithçka për të nderuar nënën e tij në këtë martesë.


Princi Uilliam dhëndër me kostum ushtarak?
Ndërsa përgatitjet e dasmës mbretërore janë në kulmin e tyre, duket se një nga elementët e saj jo pak të rëndësishëm, është veshja e dhëndrit. Flitet se Princi Ëilliam ka përzgjedhur për kostum të dhëndërisë uniformën ushtarake, sikundër kanë bërë edhe paraardhësit e tij, Mbreti Xhorxh i 5 dhe ai i 6-të.


Uniforma ushtarake do t'i japë një autoritet të veçantë dhëndrit mbretëror. Studiot më të njohura britanike që dizajnojnë dhe qepin rrobat ushtarake janë në pritje të një porosie nga familja mbretërore, që mund t'u paraqitet atyre shumë shpejt. Pëlqimin e saj për këtë veshje, duket të ketë dhënë edhe vetë nusja Kate Middletown.


Kate e William, "muaji i mjaltit" do të zgjasë.... 2 vjet

Një muaj mjalti që do të zgjasë dy vjet, apo edhe më shumë. Kjo është ajo që ka vendosur mbretëresha Elisabeta për çiftin sovran të ardhshëm të Anglisë, William e Kate. Shkëlqesia e saj është gjithmonë e më e bindur se Catherine Middleton, princesha e ardhshme britanike, duhet të ketë në dispozicion të gjithë kohën e nevojshme për të hyrë në mënyrën e duhur në familjen mbretërore angleze. Kështu, ajo ka vendosur se për dy vjet, ata të dy do të jenë të liruar nga çdo impenjim.


Asnjë detyrim në përfaqësimin e monarkisë e ndoshta ndonjë udhëtim për t'u kryer jashtë, në gjirin e Commonëealth. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për një sinjal të fortë për Princin William, si dhe një periudhë, në të cilën mund të reflektojë... Faktikisht, kjo zgjatje e "muajit të mjaltit" duket se është pak a shumë ajo që i ka ndodhur vetë mbretëreshës.


Elisabetta II dhe Duka i Edimburgut pas martesës së 20 nëntorit 1947, kaluan 18 muajt e parë në Maltë, aty ku Duka ishte i impenjuar si zyrtar i Marinës. Ndërsa William e Catherine do të jetojnë në ishullin e d'Anglesey.


BBC në 7 shkurt 1999 për arrestimin në Afrikë.

http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:y2oYsMqhGRYJ:neës.bbc.co.uk/2/hi/africa/274142.stm+leka+I+south+africa+arrest&cd=1&hl=en&ct=clnk&source=www.google.com


Pretenduesi në mërgim i fronit mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu, ka qenë i arrestuar në Afrikën e Jugut. Pas një kontrolli në shtëpinë e tij në Johanesburg është zbuluar një sasi të madhe armësh.


Ai dhe tre të huajt e tjerë do të paraqitet në gjykatë të hënën me akuzën e mbajtjes së armëve të zjarrit të paligjshme.
Policia thotë se kapi më tepër se 70 armë me 14.000 copë municion të premten në mbrëmje. Arsenal përfshinë pushkë AK47, granatë-hedhës dhe antinjeri.
Policia thotë se armët janë gjetur në shtëpinë e Leka Zogut. Të enjten, autoritetet e Afrikës së Jugut revokohet nga privilegjet diplomatike të Lekës, i cili iu dha atij në l991 nga qeveria aparteidit.


Leka ishte dy ditë që kishe ardhur në jetë kur babai i tij, Mbreti Zog, arratiset nga Shqipëria në 1939. Mbreti Zog kishte caktuar djalin pasardhës të tij para vdekjes në vitin 1961.


Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës në mërgim, një pjesë në Afrikën e Jugut, Leka shkoi në Shqipëri në vitin 1997 në një fushatë të dështuar për të marrë fronin.
Por votuesit hodhën poshtë një propozim për të rikthyer monarkinë në një referendum në qershor të atij viti.


Në Tiranë Leka është akuzuar për organizimin e një kryengritje të armatosur pas humbjes së tij, para se ai të ikte përsëri në mërgim.


Të pa ftuarit në dasmë

Pse ka kaq shumë të ftuar mbretërore karshi numrit të paktë të politikanëve *përfshi Presidentin Obama) të cilët nuk janë të ftuar?
E para sepse Princi William nuk është akoma Princi i Wellsit, që do të thotë Princi trashëgimtar. I ati i William, princi Chalrs është trashëgimtari i'u drejtpërdrejtë i fronit që sot mbahet nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë.


Kësisoj, dasma e William, nuk konsiderohet si një dasmë shtetërore me të gjitha atributet e saj. Nga ana tjetër, në katedralen ku do të celebrohet martesa do të mund të ulen familjarë të Princit William, kryesisht anëtarë të familjeve të vjetra mbretërore të Europës, meqë Mbretëresha Viktoria njihet ndryshe edhe si "nëna" e familjeve me gjak blu në Europë, ngaqë pasardhësit e shumë familjeve të tilla, si ajo e Spanjës, e Greqisë, Norvegjisë, Danimarkës, etj, janë njëkohësisht pasardhës së saj, e kësisoj kushërinj të Princit William.


Ka dhe shumë monarkë të tjerë, si për shembull Perandori dhe Perandoresha e Japonisë të cilët nuk do të jenë të pranishëm për shkak të tërmetit dhe Cunamit atje.
Do të jenë të pranishëm edhe shumë mbretërorë të tjerë kryesisht të Azisë dhe Lindjes së Mesme, të cilët ka shumë gjasa të ulen në stolat e pasim në fund të Katedrales.
Zogu, 6 vite jetë në Londër


Londra nuk ka qenë e panjohur për mbretin e vetëm të shqiptarëve Ahmet Zogun. Ai ka jetuar për 6 vjet në kështjellën Buckinghamshire, një zonë rurale pranë Londrës. Shumë pak e kanë ditur se një pjesë të jetës mbreti i shqiptarëve ka jetuar në Birtani. Historiani Neil Rees ka bërë një studim për këtë pjesë të jetës së tij dhe ka zbuluar element interesant nga jetesa në atë vend.


Vitet në "Parmoor House", kanë qenë mes një komunitet të vogël rural në Buckinghamshire në Angli. Shtëpia ku ai ka jetuar është akoma e pandryshuar. Ajo duket ekzaktësisht e njëjta dhe një pjesë e mobilieve që Mbreti Zog ka përdorur janë akoma aty. Madje dhe librat që gjenden në rafte, aty janë të njëjtët libra që ishin kur Zogu jetonte aty.


Sipas historianit Ress, Zogu e la Londrën pasi ai fillimisht e mori me qira për 5 vjet "Parmoor House" nga familja angleze Cripps, dhe në fund të qerasë, në vitin 1946 familja shpresonte ta shiste shtëpinë. Sipas artikujve të gazetave në atë kohë, Mbreti Zog kishte marrë në konsideratë faktin për të blerë një shtëpi në Londër, por në atë kohë Britania e Madhe e kishte njohur Republikën e re komuniste të Shqipërisë, ndaj Zogu vendosi se kishte nevojë për një bazë të re me liderë më mbështetës ndaj dëshirës së tij për t'u kthyer në Shqipëri.

Thursday, April 21, 2011

Mero Forever

Shkruan:
Artur Zheji
21-04-2011 16:27


I dashur Mero!

Së pari të falënderoj se më transmetove një ndjenjë të mirë humori me përshkrimin tënd tek “Antena brenda familjes“. Të jesh një personazh fejtoni, tashmë të njohur dhe të lexuar, është padyshim përkëdhelje e paparë, bile vëmendja jote e posaçme, sepse ndihet o Mero dora jote, e bën edhe më interesante të gjithë fabulën.
Por këto radhë, nuk dua t’ia kushtoj vetes, sepse vërtet ndihem kaq shumë i kudondodhur ndër televizione dhe n’mes t’kartave të shtypura, saqë sikletosem jo rrallë për këtë vëmendje kaq të përhapur. Ja, tek shkruaj këto radhë mëngjesore, përpiqem të mos harroj se duhet të shkoj sa më shpejt te Vizion Plus, të regjistroj diçka në emision të Bushatit, ku mësova se do të jesh edhe ti. Pastaj, në 8 pa një çerek, do të shkoj te “Majtas, jo Djathtas“, siç e përshkruan edhe ti.
Tani të kthehemi te bifteku i muhabetit, kuptohet nëse ky muhabet nuk është thjesht garniturë pa biftek.
Së pari, dua të rrëfej hapur, se kam bërë një zgjedhje të hapur dhe publike, të mbështes Lulzim Bashën, personin dhe programin e tij në këto zgjedhje. Të jesh i angazhuar do të thotë të jesh më i pavarur se pseudo të pavarurit që na rrethojnë, dhe ti o Mero sa e shijshme është kjo liri e di mirë, si gazetar veteran i angazhuar dhe luftarak që je.
Dhe cilat janë, o Mero, pikëpamjet e mia, mendoj se duhet t’i shkoqis me këtë rast. Rama, të cilin ti e ke bërë fërtele më 2007-ën, e kam vlerësuar dhe mbështetur për shumë vite me radhë.
E kam këshilluar sa herë zotin Rama, asokohe mikun Rama, të jetë i kujdesshëm me Ilir Metën, sepse shumë të mira kish parë prej tij dhe meqë kish hyrë në këtë valle të politikës, ishte mirë që ai, Rama, të fuste pak kulturë të re, atë të mirënjohjes dhe të luajalitetit, për mbështetjen spektakolare dhe pothuajse arrogante që kryeministri i atëhershëm Meta i jepte publikisht Yllit të ri Rama.
Mirëpo, Edi kishte plane të tjera, të fshehta dhe afatgjata, të cilat nuk i ka konfiduar kurrë me mua dhe mirë ka bërë; ashtu ka menduar.
E, që thua ti Mero, kur ti luftoje si luan në krah të Doktorit kundër kësaj të majte virane, unë e kam mbështetur Ramën, duke e paqtuar me Fatos Nanon disa herë, duke mos ditur që Edi konspironte natë e ditë në PS kundër tij. Duke mos ditur që lëvizja “Mjaft” ishte një pothuajse krijesë e tij e fshehtë, e cila qëllonte me topa balte Qeverinë e zotit Nano, qeverinë që përkëdhelte zotin Rama me fonde të posaçme dhe me mbështetje politike kundër Berishës. Me sa thonë, “mjaftistët”, merrnin netëve edhe bekime e urime në PD, ku dhurata anti-Nano që ata përfaqësonin ishte një mrekulli më vete.
Se ku janë sot mjaftistët e pavarur dhe lideri i tyre antikonformist kjo dihet, shihet dhe preket. Janë me Edin, ashtu si shumëkush që dje e mallkonte dhe e depilonte rrënjë e degë.
Kur ti, i dashur Mero, erdhe dhe u bëre, me votat e PD-së, anëtar i rreptë i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shtetëror dhe duke shkelur shumë ligje njëherësh organizove, në emër të Berishës, shkarkimin tim, Rama, miku im, heshti dhe u fsheh mbas gishtit.
Po të rrëfej një gjë: Së pari, kur unë vendosa të pranoj të bëhem Drejtor i Përgjithshëm i RTSh-së, kërkova të isha konsensual. Dhe Berisha e dha konsensusin e tij. Prandaj më trishtoi pa masë vendimi i tij i asokohe që të dërgoi ty, për të bërë në pak ditë këtë rotacion të vrazhdë dhe harbut në RTSh. Por trishtimet nuk kanë të krahasuar. Rama, miku im i asaj kohe, heshti. Ti e di që një mik të vret edhe kur të gjuan me trëndafil, të vret edhe kur hesht, në ëndrrën e madhe të shokut të presupozuar.
Por të mos harrojmë, Edi Rama ishte, sikundër është edhe sot, kryetar i Partisë Socialiste. Duke menduar se unë njihesha asokohe si mik i Nanos, dhe Meta apo Blushi më kishin, me dhe pa shkak, halë në sy, Rama heshti dhe nuk konsumoi asnjë akt, qoftë edhe mediokër politik, që Zheji shkarkohej në mënyrë të paligjshme dhe arrogante nga RTSh-ja, politikisht nga mazhoranca e djathtë. Se çfarë është sot RTSh, besoj të gjithë e dinë dhe nuk ka nevojë për koment.
Kur e drejtoja unë, Berisha, asokohe lider i opozitës, braktiste Kuvendin, nëse RTSh nuk transmetonte në mënyrë të drejtpërdrejtë punimet e tij. Dhe, për hir të së vërtetës, të cilën e di edhe ti o Mero, Berisha asnjëherë nuk më ka sulmuar politikisht si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh-së dhe mendoj se është një kompliment i paparë që nuk errësohet dot nga asnjë shpifje dhe luftë politike nën brez, që segmente të caktuara të PS-së më bënin asokohe.
Kjo ngjarje ndodhte në vitin tashmë të largët 2006. Megjithatë, asokohe mendoja me të drejtë se pushtetet në Shqipëri duheshin balancuar dhe, pra, Rama nuk duhet ta humbiste Bashkinë e Tiranës, pasiqë Berisha, shumë i fortë asokohe në Parlament, duhet të kishte një kundërpeshë institucionale më të fortë dhe fitorja e Ramës do të ndihmonte në këtë kontekst. Ti asokohe e bëje fërtele Ramën me libër shpie, apo jo?
Ecim më tej. Në vitin 2008, plasi Gërdeci. Ngjarje e rëndë, shumë e rëndë, si tragjedi dhe si qorollepsje e Shtetit dhe e Qeverisë. Qëndrimet e mia kanë qenë publike, të forta dhe të prera dhe ato qëndrime nuk i kam revizionuar asnjë herë, as privatisht edhe as publikisht.
Por mendoj se Rama, padyshim, është ai që e “tradhtoi” Gërdecin dhe krenohej se ambasadori amerikan Withers, asokohe e thërriste, hera-herës, burrë shteti. Jam habitur, jo pak me këtë qëndrim dhe me atë manifestim gojëkyçur të PS-së në vitin 2008, t’komanduar nga Rama, manifestim që i parapriu përfoljes së marrëveshjeve të tij me Doktorin, për ndryshimet kushtetuese, që kishin si synim kryesor shkatërrimin e LSI-së dhe asgjësimin politik të mirëbërësit të tij të madh politik Ilir Meta.
Jo vetëm kaq, por doli në dritë edhe marrëveshja e madhe ndërtimore që do të shndërronte Parkun e Madh të Liqenit në një batërdi të vërtetë shumëkatëshesh, në një betonizim të shfrenuar dhe çnjerëzor. U braktis asokohe në fatin e vet edhe shoqata vlonjate që donte referendum popullor kundër Petroliferës, e të tjera si këto, në frymën e një korporativizmi trasversal politik, që unë e mbiquajta “Kasta e Re” shqiptare që po lind.
Më 2009 Rama nuk kandidoi as edhe Fatos Nanon. Bëri çmos të shfaroste politikisht mikun e vet të dikurshëm Ilir Meta dhe pretendonte të fitonte i vetëm në krye të zarave dhe jo të partnerëve, një pushtet absolut dhe të pakufizuar. Është kjo një ëndërr delirante dhe frikëndjellëse. Frikëndjellëse për demokracinë tonë të brishtë dhe për fatin e vet Ramës, i cili do të pësonte një fund dramatik politik në ndjekje të kësaj ëndrre, pasiqë një ëndërr e tillë është e pamundur të realizohet.
Në këto kushte, Berisha, me të metat dhe të mirat e tij, për absurd, mbetet një kundërbalancë ndaj shpërthimit të pafre të një deliri të tillë. Unë personalisht nuk kam patur as edhe njëherë, as edhe një teserë partie, blu apo rozë. Është e vërtetë, politikanë të dorës së parë në Shqipëri më kanë ftuar gjithmonë si këshilltar, ftesë e cila më nderon dhe e kam kryer me korrektesë, duke u munduar të përçoj një frymë moderatore dhe konstruktive.
Mbështeta hapur Ilir Metën, në fushatën e vitit 2009, sepse “Kasta trasversale” që po lindte kishte nevojë për një “King maker“, një Forcë Politike të Tretë balancuese, të cilën Meta duhet ta kryente, për të mos lejuar që asnjë subjekt i madh politik të kishte numra të tilla në Parlament, që ushqejnë arrogancën e mbipushtetit. Që “Kasta” apo “marrëveshja trasversale” e të mëdhenjve të kishte një kundërpeshë kërcënuese, mbështetur në vota dhe numra, që krijojnë tërmete dhe nuk lejojnë mazhoranca të rehatshme. Dhe ashtu ndodhi: Meta dhe LSI-ja është akoma sot balancues i vërtetë i mazhorancës në vend, dhe nuk jam penduar që kontribuova për këtë. Kryeneçësia e Metës, në të mirë dhe në të keq, është një garanci jo e vogël. Meta, në mënyrën e tij, e “çau” “Kastën” dhe e la për një kohë të gjatë në sirtar, ëndrrën e çartur të Ramës për mbipushtet, apo zotërimin e pakufizuar të të gjitha pushteteve. Këtë lloj berishizmi, që presidenti Berisha e ka ndryrë besoj dhe shpresoj, në vitin ’97 dhe që Rama, adhuruesi i fshehtë më i madh i Berishës, kërkon ta mishërojë në vitin 20011. Një absurd me të cilin nuk pajtohem dot dhe sidomos e më vendosmërisht mbas ngjarjeve të frikshme të 21 Janarit.
Eh, i dashur Mero, boll për sot, se do thonë bota sa shumë i pëlqeka këtij të llafosë kaq gjatë me Meron. Kohë të mbrapshta jetojmë. Mirë do të ishte ta botoje edhe te “Tema” këtë shkrim, por ti e di. Deri në takimin tjetër virtual apo të kartës së shtypur, të uroj shëndet dhe mbarësi!

Flamuri heton shtabin e Lulit

Meqë Basha nuk e pranon Flamurin në shtabin e vet elektoral pasi e identifikojnë me veriorët, Flamuri është nxehur shumë dhe ka vendosur të monitorojë se çfarë thonë komentatorët e sponsorizuar nga Basha për fushatë. Në shënjestër këtë javë kishte vendosur Artur Zhejin. Punësoi dy vajza në zyrat e PD-së dhe u tha “dua të më zbardhni nga mëngjesi në darkë çfarë thotë ky Zheji në të gjitha stacionet”.

Tronditja e parë i ndodhi dje.

Vajzat i kishin lënë mbi tavolinë një dosje me shënimin “Për shefin”.

Flamuri e hapi gjithë kureshtje. Kur, çfarë të shihte…

Ora 7.30. Real TV. Artur Zheji, emision për Gërdecin.

Përshkrimi: Emisioni ishte i tmerrshëm. Artur Zheji kishte bërë një dokumentar 20 minuta me nënën e Zelije Kacës, 20 vjeçrës së vrarë në Gërdec. Nëna e saj fliste gjëra shumë të rënda. E përshkruante vajzën e vrarë si një poete që kishte qejf të studionte dhe të shkruante. Pastaj recitonte dhe ajo vargje të bëra vetë për Zelijen. Kamera fokusohej herë pas here nga Artur Zheji që i iknin lotë. Pasi mbaron dokumentari me nënën e Zelijes, shfaqet Zheji. Me një fytyrë të egërsuar ai mban një fjalë rreth dhjetë minuta për fatkeqësinë që Berisha u ka shkaktuar shqiptarëve. Ka një stil të gjatë dhe të lodhshëm, por në përgjithësi është shumë i egër me Doktorin. Përmend gjithmonë faktin që Zelija nuk do ishte vdekur sikur djali i Doktorit të mos merrej me atë biznes që u mor në Gërdec.

Pastaj e marrin fjalën dy të ftuarit. Ata janë dhe më keq. S’duam tua përmendim as emrin, por ke kasetën e plotë këtu.

Faqja 2. Shtypi i shkruar. Artur Zheji ka bërë një shkrim tek gazeta MAPO kundër atyre që sulmojnë ambasadorin amerikan dhe e cilëson këtë si një sulm të porositur nga agjenturat rajonale që duan të prishin raportet gjeopolitike në rajon. Nuk e kuptuam mirë shef se ca fjalë nuk ua dimë kuptimin. Me sa nuhatëm ne, shkrimi ishte pro nesh.

Faqja 3. UFO TV. Këtu Zheji ishte krejt ndryshe. Në emision me Arjan Çanin dhe Andi Bushatin, Zheji mbronte fort Doktorin dhe sulmonte Ramën. Çani nuk kuptohej nëse kënaqej nga ato që thoshte Zheji apo jo. Kjo na bëri krejt rrëmujë shef. Ne e dëgjuam dy- tri herë kasetën dhe ishte e sigurt që ai po e mbronte doktorin. Po t’i shikosh të dyja kasetat, dhe atë të mëngjesit, dhe atë të mbrëmjes, nuk je në rregull. Diçka ka ndodhur. Na duhet pak më shumë kualifikim ta shpjegojmë.

Flamuri mori shënimet dhe u trondit.

-Çfarë pisi, tha, e kapa. Paradite punoka për Ed Ramën, në darkë punoka për Lulin. Tani e di unë ç’i bëj këtij Lulit, tha. Se nuk na qas ne të PD, thotë që i ka rekomanduar stafi të mos ketë “malokë” në shtab. Tani ja tregoj unë atij me këta që paguan. Gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte t’i kërkonte një raport për shpenzimet e fushatës dhe kontributet e mbledhura. Pastaj t’i niste një raport atij Burrit.

Mori Jozin i gëzuar në telefon. Ja tregoi krejt situatën se çfarë kishte thënë paradite dhe çfarë mbasdite Artur Zheji. Ajo u çudit shumë.

-Po jo mar Flamur se mos ashtë noj ngatërresë. Ai ka kohë që nuk thotë gjana për Gërdecin.

-Ka thënë Jozi, ka thënë dje në mëngjes, e kanë regjistruar ato gocat e zyrës sime.

-Po më çudit mar Flamur. Kaq i paftyrë me kenë? Paradite me shku me Ramën e mbasdite me ne? Ku, ku, s’po e besoj.

-Po, po, e kam unë zyrë në kasetë.

-Po në çfarë televizioni mar Flamur.

-Në Real TV në Durrës. Fol pak me atë Endirën e KKRT-së, si e lejon këtë TV të na shajë.

-Po mar, i tash e marr unë, dhe e mbylli ajo.

Pas pesë minutash e merr prapë Jozi.

-A të thashë mar Flamur që ashtë djalë i mirë Zheji. Nuk na ka tradhtu.

-Çfarë thu Jozi, unë e kam kasetën.

-Asht e vjetër Flamur. Të kanë rrejt gocat. Endira mori urdhër dhe shkoj me e mbyll me dry. S’ka ç’ka me i ba. Do t’i fikë antenat. Ajo ja ka hjek licencën TV Real se ka dashtë me e përdor ai Dako dhe ai nga inati transmeton ça ka thënë Artur Zheji e Ilir Meta më 2009 për ne. Puna e madhe fort ça ka thanë. Ajo fushatë ishte, në fushatë thotë njeriu ç’të dojë, s’mban përgjegjësi.TEMA

Wednesday, April 20, 2011

Brojka: Lulzim Basha zgjidh problemet e Tiranës

Ish-kryetari i Bashkisë, Albert Brojka, vlerëson kandidaturën e Lulzim Bashës dhe projektin e tij: “Rama po shfrytëzon bashkinë për të mbajtur partinë”

Ish-kryetari i Bashkisë për periudhën 1996-2000, Albert Brojka, në një intervistë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, ka analizuar diferencën mes kandidatëve për kryeqytetin. Brojka theksoi se administrata e bashkisë ka nevojë për njerëz profesionistë. “...E ka përdorur për politikë Edi Rama bashkinë më shumë se askush tjetër. I bëri të gjithë drejtuesit e bashkisë deputetë”, - tha Brojka. I pyetur se cili është gjykimi i tij mbi projektin e bërë publik nga Lulzim Basha, dhe a është shkëputur ai nga interesat politike, Brojka u përgjigj: ”Nuk mund ta them me 100%, sepse akoma z.Basha është kandidat dhe është në fazën e premtimeve, nuk e di sa do të mund të mbajë premtimet që ai po bën. Por mënyra sesi ka dalë në elektorat, d.m.th i përket qytetarëve, do t’u shërbejë qytetarëve, nuk do që politikën ta fusë në Bashkinë e Tiranës, nuk do që politikën ta fusë në drejtimin e Tiranës, tregon se ai, në një farë mënyre, po zhvishet nga politika. Po përpiqet t’i ndahet politikës dhe t’u qëndrojë afër qytetarëve...” E kundërta, sipas Brojkës, po ndodh me Edi Ramën. “Ai ka kapur fort partinë dhe nuk e lëshon. Është mandati i katërt që po kërkon, dhe unë them që ai nuk ka më aq shumë interes për bashkinë sesa ka për partinë. Po e përdor bashkinë që të mos i marrin partinë...”, - tha Brojka. Ish-kryetari i bashkisë foli edhe për takimin që ka pasur me Bashën pikërisht për Tiranën. “Unë një herë e kam takuar Bashën... E tregoi veten shumë modest dhe të përkushtuar. Ndërsa nga ana tjetër, kam 11 vjet që nuk e kam takuar ndonjëherë Ramën, as nuk më ka ftuar si ish-kryetar bashkie. Natyra e tij është e tillë, është megaloman, njeri që nuk para dëgjon, është nga ata që thotë: do bëhet si them unë...”, tha ai. Brojka tha gjithashtu se, pavarësisht konfliktit Topi-Berisha, votat e djathta për Topin shkojnë për Bashën. “Pavarësisht se mund të jetë elektorat që mund t’i besojë shumë z.Topi, por përsëri ata duan që z.Topi të kthejë fytyrën nga PD-ja, ta lidhin PD-në me zotin Topi dhe interesat e përbashkëta. Zoti Basha i merr këto vota, edhe pa dëshirën e z.Topi”, - tha ai.

Tuesday, April 19, 2011

SHBA nuk e sheh më Evropën si një pikë qendrore të interesave të tyre gjeostrategjike

Forcat amerikane po largohen, ndërsa evropianët duhet t’i urojnë ato në udhën e tyre. Kanë kaluar mbi dy dekada nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 80 mijë trupa në Evropë, të organizuara në katër brigada ushtarake. Njëra nga to do të tërhiqet nga administrata e Obamës, ndërsa një tjetër mund të pasojë së shpejti.Thashethemet diplomatike thonë se presidenti Obama mund t’i anulojë edhe planet për mbrojtjen raketore në Evropë. Qëndrimi i zotit Obama krijon besimin se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin më Evropën si një pikë qendrore të interesave të tyre gjeostrategjike.Padyshim që presidenti do të vizitojë Londrën muajin e ardhshëm, do të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Francë dhe do t’i kalojë disa orë në Varshavë. Por, kjo është vetëm për formë. Amerikanët janë duke e dorëzuar Evropën.
Prioritetet amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë prioritete të ngutshme në Azinë Lindore, Pakistan, Afganistan dhe në Lindjen e Mesme. Evropa mund ta ketë harruar Irakun, por Shtetet e Bashkuara mbesin shumë të angazhuara në të.Në vendin e tij, Obama ka disa mijëra miliardë dollarë deficit, që duhet t’i japë fund. Nëse evropianët nuk janë të gatshëm të paguajnë për sigurinë e tyre, pse duhet ta marrin taksapaguesit amerikanë faturën?! Jo të gjithë në Uashington ndjehen rehat lidhur me këtë.
Udhëheqësit evropianë tashmë po luftojnë në zbatimin zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi. Gjermania ka mbajtur anën e Rusisë dhe të Kinës në kundërshtimin e operacionit. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Polonia.Italia, Suedia dhe Holanda kanë kontribuar me avionë luftarakë, por me kufizime. Pilotët e tyre mund të patrullojnë në qiell, por jo të qëllojnë çdo gjë. Barrën më të madhe e ka Franca dhe Gjermania, të cilat hedhin bomba precize.
Ç’do të bënte Evropa në një luftë të vërtetë?!
Çfarë do të bënte Evropa në një luftë të vërtetë?! Kërcënimet duken të shumta. Kryengritjet në botën arabe kanë të bëjnë me prospektet afatgjate për një fqinjësi më stabile të jugut të Mesdheut. Në një afat më të shkurtër, siç po shihet në Libi, rreziqet e konfliktit dhe kaosit mund të jenë në prag të Evropës.Ballkani perëndimor është një burim tjetër rreziku. Rreth 15 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, rajoni mbetet i destabilizuar. Bosnja duket se po shkon drejt çarjeve etnike. Serbia refuzon të pranojë shtetësinë e Kosovës. Pjesa më e madhe e ish-Jugosllavisë tani shërben si qendër e komandës dhe kontrollit të krimit të organizuar, shpërndarjes së drogës dhe emigracionit të paligjshëm.
Përgjatë gjysmës lindore të kontinentit ekziston frika se Rusia do të shfrytëzojë largimin e amerikanëve për të rikthyer hegjemoninë mbi hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe më gjerë. Në këto rrethana, shumë do të thoshin se një hap i zgjuar i evropianëve do të ishte t’i lusnin amerikanët të qëndrojnë. Megjithatë, e vërteta e ashpër është se Evropa ka nevojë për një shkundje. Për aq kohë sa janë të qetë nën ombrellën e sigurisë amerikane, evropianët do të vazhdojnë të jetojnë një utopi post-moderne, në të cilën e vetmja gjë që mund të bëhet me shpenzimet e mbrojtjes, është të shkurtohen ato.Për aq kohë sa forcat amerikane janë të pranishme, Evropa mund ta mashtrojë veten. Është koha që ato të shkojnë në shtëpi - atëherë evropianët mund të rriten.

Libia, Al Kaeda: Myslimanët, luftë NATO-s

Numri dy i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, u ka bërë apel myslimanëve në Afrikën Veriore që të luftojnë kundër forcave të NATO-s në Libi. “Dua të tërheq vëmendjen e vëllezërve tanë myslimanë në Libi, Tunizi, Algjeri dhe në vendet e tjera. Nëse amerikanët dhe forcat e NATO-s hyjnë në Libi, atëherë fqinjët e saj në Egjipt, Tunizi dhe kudo tjetër duhet të ngrihen e të luftojnë, si mercenarët e Gaddafi-t, ashtu edhe NATO-n”, ka deklaruar Al Zawahiri në një video-mesazh. Ndërkohë, gjatë natës në Libi janë kryer një sërë sulmesh kundër tankeve të armatosura të forcave pro-kolonelit në rajonin perëndimor të Zentenit. Këtu po shumëfishohen përleshjet e trupave me rebelët, të cilët kanë marrë nën kontroll lokalitete të shumta të rajonit. Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes, sipas të cilëve avionët e NATO-s kanë vijuar fluturimet deri në mëngjes. Ditën e djeshme, Aleanca njoftoi se kishte goditur katër tanke të armatosura të ushtrisë në të njëjtën zonë.

Libi, vajza e Gaddafi-t sfidon NATO-n

Vajza e kolonelit të Libisë, Muammar Gaddafi, i lëshoi një sfidë vendeve perëndimore, duke u shprehur e sigurtë se bombat e NATO-s nuk do t’a përkulin vendin e saj. Duke folur nga bunkeri ku qëndron së bashku me babain, Aisha Gaddafi, e cila i shpëtoi më parë një sulmi amerikan mbi një bunker në vitin 1986, deklaroi: ”Largohuni nga qiejtë tanë dhe merrni me vete bombat tuaja. Ato nuk do t’a përkulin vullnetin e popullit libian. Kur isha vetëm nëntë vjeç u përpoqën të më vrisnin duke më hedhur bomba në kokë. Tani, janë duke vrarë çdo ditë me dhjetëra fëmijë vetëm sepse ata janë libianë”, Deklarata e Aishës në Tripoli u bë përpara një turme përkrahësish, të cilët valëvisnin banderola si “Zoti, Gaddafi, Libia” apo “Populli do Gaddafi-n”. Ndërkohë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi nga një takimin i Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin se koloneli është duke e sfiduar aleancën, duke vazhduar të bombardojë qytetet e rebelëve, pa u shqetësuar për jetën e civilëve të pafajshëm”.

Rrëfimi i Nanos për presidentët Moisiu e Meidani

Kushtetuta nuk sheh më figurën e kryetarit të Këshillit të Ministrave, por atë të Kryeministrit si institucion, krahas qeverisë me kompetencat dhe mekanizmat e kontrollit të ushtrimit të pushtetit prej tij. Sheh dhe figurën e Presidentit si Kryetari i Shtetit, përfaqësuesi i interesave unitare të kombit, drejtues i forcave të armatosura në kohë konfliktesh ndërkombëtare pra në kohë të rëndësishme shtetërore që nga mbrojtja deri tek drejtësia. Presidenti shihet sidomos si kreu i piramidës së pavarur të Gjyqësorit në korrelacion me trupa të tjera vendimmarrëse që nga qeveria dhe sidomos Parlamenti. Kjo është bërthama e të gjithë vendimmarrjes dhe e respektit të kushtetutshmërisë së një republike demokratike.
Por natyrisht ka shumë impakt sjellja, karakteri, filozofia dhe eksperienca e njeriut që merr mandatin, për të respektuar jo thjesht Kushtetutën, por edhe ndarjen e pushteteve që ajo imponon. “Këtu është loja, këtu është sfida”, thoshin latinët. Loja nuk është kurrë e njëanshme, sepse ashtu si dashuria edhe lufta nuk bëhet me një palë, duhen dy palë.
Për të mos qenë më vulnerabël nga marrëdhëniet personale ndërmjet njeriut-president dhe njeriut-kryeministër apo njeriut kryetar-parlamenti në një Republikë Parlamentare, ne pas krizës së 1997-s ia vumë të gjitha forcat hartimit të një Kushtetute standarde të nivelit europian në Shqipëri. Kushtetuta hyri në fuqi në festën e Pavarësisë, në 28 Nëntor të 1998-s. Midis konsolidimit të këtyre rregullave dhe standardeve demokratike kushtetuese dhe fitimit të eksperiencës në ushtrimin e tyre, natyrisht ka dallime midis presidencës Berisha, presidencës Mejdani, Moisiu apo Topi.
Meidani ishte një President që u karakterizua nga futja e një fryme të buonsensit akademik në marrëdhëniet midis institucioneve dhe që në një pjesë dominuese të ushtrimit të mandatit të tij, arriti ta mbrojë autoritetin dhe mandatin e Presidentit nga interferencat negative të konflikteve politike midis palëve. Jo në të gjithë kohën, sepse duke jetuar edhe Presidenti në një mjedis të politizuar dhe ballkanas si Shqipëria, edhe ai nuk mundi të ruajë Presidentin si institucion, jo veten se nuk është problemi të ruash veten nga lobingje apo grupime transitore politike që reflektonin ndryshimet në qeveria apo në debatin politik midis palëve. Natyrisht, nuk arriti dot të bëhet President i të gjitha palëve. Për shkak edhe se opozita e Berishës nuk e favorizonte këtë gjë.
Presidenti Moisiu ishte produkt i një konsensusi mbi partiak, i të gjitha palëve dhe paradoksalisht nuk funksionoi dot si i tillë. Jo më shumë për arsye politike, se sa për arsye të pamundësisë, ndoshta edhe të pamundësisë së tij personale, për të thithur dhe për të kthyer me vlerë të shtuar tek performanca e tij, gjithë eksperiencën e politikës, e institucioneve të reja, të vetë Kushtetutës, apo të historisë politike të Shqipërisë në pluralizëm. Në shumë raste Moisiu kishte koncepte personale për institucionet, dhe jo vetëm për institucionin e tij. Për shembull, më kujtohet që kërkonte që Garda e Republikës të ishte në kontrollin e Presidentit, si xhandarmëria në kohën e Zogut. Kjo lidhej me një eksperiencë apo njohuritë e tij politike nga e kaluara e babait apo kohës kur ishte formuar. Gjithashtu kërkonte të thërriste në raport dhe të mbante qëndrim ndaj ministrave, pavarësisht nga norma kushtetuese e detyrimit për të mbajtur raporte informimi reciprok me Presidentin për anëtarët e Ekzekutivit përfshi edhe Kryeministrin. Gjë që në periudhën kur isha unë Kryeministër nuk çoi në konflikte, për shkak të natyrës sime të njohur, pra edhe të anashkalimit të konflikteve me humor dhe me buonsens. Madje bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në staf, kur Moisiu u shtronte kërkesa edhe jashtë ritmikës së axhendës së Kryeministrit, edhe jashtë sensit të rregullimit të gjërave nga pikëpamja kushtetuese, më thoshin:
-Evitoje konfliktin dhe shko takoje, përfytyro në një moment sikur do të shkosh të takosh babanë tënd. Gjë që jo gjithmonë përfundonte me të njëjtën ndjenjë kënaqësie, që unë kisha kur takoja babanë tim. Jam i detyruar t’i them këto, sepse në “Kujtimet..” që ka botuar Moisiu, kam frikë se shumë gjëra nga ato që kanë shkruar, as nuk i ka lexuar vetë ende. Sidomos në periudhën kur ai u detyrua të qeveriste me kryeministrin Berisha, hyri në konflikte me të, shumë marrëdhënie normale komunikimi dhe bashkëpunimi u ndërprenë dhe kjo e radikalizoi dhe e politizoi vetë Moisiun gjë që e ka bërë t’i paraqesë në dritë të shtrembër mjaft nga zhvillimet. Pra edhe ta quajë Presidencën e tij si një anije që kushedi në ç’planet paska lëvizur, midis Nanos dhe Berishës, pra midis Shilës dhe Karibdës.
Tani jemi në Presidencën Topi. Është ende herët ose më mirë kurrë nuk është vonë për t’u kristalizuar në një eksperiencë që do të na çonte në rekord në krahasim me gjithë periudhat që kanë kaluar, por edhe në rekordet që imponon Kushtetuta për bashkëjetesën midis titullarëve të institucioneve. Por përsëri ka një klimë të çuditshme, edhe kur Presidenti del nga i njëjti kamp, përsëri konflikti i komunikimit me të vetët çalon ashtu si kur del në mënyrë konsensuale nga të dyja kampet. Në qoftë se personi e politizon institucionin, komunikimi çalon dhe mungesa e komunikimit midis krerëve të institucioneve sjell probleme në funksionimin e vetë institucioneve. Tani me presidencën Topi vërehen shumë nga sëmundjet foshnjore të politikës, të funksionimit të institucioneve, që kanë karakterizuar zhvillimin e Shqipërisë në vitet e pluralizimit dhe nuk mund të them që jemi afër kapërcimit të tyre, apo nuk mund të them dot akoma nëse sëmundjet kanë progresuar apo janë stagnante, janë inflamative ose jo. Por, fakt është që situata institucionale dhe e marrëdhënieve midis titullarëve nuk është shumë e shëndetshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinamik të vendit për epokën e integrimit.
Sipas Fatos Nanos, tre herë Kryeministër në 1991, 1997, 2002, duhet të dish të largohesh nga maja kur je në kulmin e suksesit
Fatos Nano: Kam qenë Kryeministër në tre periudha shumë të ndryshme, në fillimet e pluralizmit në 1991, në prag të anëtarësimit në NATO në 2005, apo pas paqtimit të rajonit dhe zgjidhjes së shumë krizave në 1997-n. Të jesh Kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm historikisht, por edhe aktualisht, do të thotë të respektosh eksperiencën e paraardhësve, të njohësh eksperiencat negative dhe anët pozitive të historisë politike të vendit tënd, të dish të zgjedhësh partnerë brenda grupimit politik që fiton pushtetin, por edhe në kampin kundërshtar, me të cilët duhet të ndërtosh një bashkëjetesë dhe një bashkëpunim jo vetëm institucional, por edhe programor, që i shërben interesave të vendit, të cilat janë prioritare dhe më të larta se sa interesat e pushtetit tënd si Kryeministër apo të miqve të tu politikë apo personalë. Të mos harrosh se shkollë më të mirë se një qeverisje transparente dhe e ushtruar në dobi të zgjerimit të hapësirave të kontrollit të publikut dhe të zgjedhësve mbi punët e Kryeministrit, nuk ka. Një qeverisje e mbyllur, një qeverisje jo transparente, një qeverisje e politizuar, pa partneritet me kundërshtarët politikë, me shoqërinë civile, me grupet e interesit, një qeverisje pa krahasim me standardet e qeverisjes së vendeve të tjera të zhvilluara dhe demokratike, është një qeverisje jo e mirë, është një qeverisje e dështuar.
Të ushtrosh me përgjegjësi detyrën e Kryeministrit do të thotë të dish të interpretosh drejt jo vetëm aspiratat e popullit që të ka zgjedhur dhe të cilin përfaqëson, të dish t’u shërbesh të gjithëve, pavarësisht nëse të kanë votuar ose jo, por edhe imperativët dhe sfidat e kohës dhe të mjedisit në të cilat vendi zhvillohet.
Të dish të punosh për të ardhmen me një ekuilibër që nuk rrezikon administrimin e burimeve të ditës për nevojat e ditës, të dush të krijosh dhe të shpërndash tek bashkëpunëtorët dhe tek kundërshtarët kulturën dhe burimet që sigurojnë një zhvillim akoma më të mbarë, mbasi të lësh detyrën. Përfundimisht të dish të largohesh në momentin e duhur kur rrethanat që kanë mundësuar një shërbim të ndershëm dhe rezultativ deri atëherë nuk ekzistojnë më, të dish të largohesh në kulmin e suksesit, dhe jo kur dështon dhe të marrin zvarrë. Përgjithësisht, kjo është filozofia ime.
Lideri i PS-së për një kohë të gjatë, Fatos Nano e sheh politikën si një simbiozë të profesioneve. Ndërsa njeriu politik duhet të ketë lëkurë të trashë e kontroll të vetvetes.
Fatos Nano: Qeveria është i vetmi institucion që ofron shërbime publike shtetërore për qytetarët, për shoqërinë, për njerëzit. Politika është arti i kthimit të burimeve të vendit në programe të administrimit publik, sidomos të burimeve njerëzore. Jo vetëm burimet që sjellin zhvillim, por edhe aspiratat dhe interesat e shoqërisë që e kërkojnë, e mbështesin dhe e stimulojnë këtë zhvillim. Një zhvillim që duhet të jetë i barasvlershëm në mos kompetitiv me zhvillimin e vendeve në kufi me ty, ose pak më larg se vendi yt dhe sigurisht kompetitiv me parametrat e zhvillimit global dhe të qëndrueshëm, në një botë që është gjithnjë e më shumë e globalizuar. Zhvillim që nuk duhet të kënaqë vetëm interesat e grupit politik që i përket, por duhet të krijojë mundësi dhe shanse të barabarta për plotësimin e interesave të të gjithëve, pavarësisht se kë votojnë. Politika është arti dhe beteja për të marrë pushtet, për të fituar pushtet. Politika për mua është një interface quasi-perfekte e lëvizjes dhe e shkëmbimit, pra gjithashtu e shumëfishimit nëpërmjet kontaktit, të vlerës së shtuar që sjellin të gjitha kombet dhe të gjitha grupet shoqërore të kohës apo edhe shumë larg në histori, që prodhon njerëzimi si i tërë. Politikë kompetitive do të thotë edhe të dish, të njohësh, të administrosh dhe të nxjerrësh efekte nacionale nga pabarazia dhe diversiteti i zhvillimit kombëtar të vendeve të ndryshme. Ose të dish të kthesh në artin e qeverisjes korrente atë aksiomë që një vend i zhvilluar i tregon një vendi më pak të zhvilluar, pasqyrën e të ardhmes së tij dhe ta afrosh atë.
Politika më në fund është për mua një sintezë, një simbiozë e shumë profesioneve, e të gjitha profesioneve që zhvillohen, gëlojnë në shoqërinë ku e ushtron politikën lideri, duke presupozuar që është një shoqëri e lirë që jep mundësi për ushtrimin e profesionit dhe flas për profesione të suksesshme, flas për profesione legjitime dhe kompetitive.
Njeriu politik, ose ‘kafsha politike’ siç i thonë francezët, duhet të ketë lëkurë të trashë, nuk e di cila është kafsha me lëkurë më rezistente, elefanti? Në rastin e liderëve të mëdhenj nuk çalon krahasimi. Duhet një zemër që është në gjendje të mbajë gjallë një shpirt shumë njerëzor, që është në gjendje të frenojë defektet e organizmit tënd, të cilat mund t’ju bëjnë dëm atyre të cilëve duhet t’ju shërbesh. Mund të jesh kolerik ose inatçi, por duhet të kesh një zemër dhe një tru që të mos i kthesh defektet në instrument të ushtrimit të pushtetit. Sepse nuk ke lindur i pushtetshëm, je bërë i tillë dhe nuk duhet të zhbëhesh si njeri nga pushteti; duhet mbi të gjitha të ndërtosh amalgamën e duhur midis dashurisë për të mirën dhe urrejtjes për gjithçka që e pengon mirëqenien e të gjithëve- kjo është filozofia me dy fjalë.
Mbyllja, kyçja në politikë është një burg më vete. Jo vetëm për humbjen e privacy-së, por edhe për detyrimin që të sjell ky lloj zanati publik, ky lloj profesioni në shërbim të publikut, për të kufizuar disa liri të tuat që mund të bien ndesh me liritë e atyre që u shërben. Të frenosh veten që të mund të jesh 100% efikas në ofrimin e shërbimeve të pushtetit ndaj publikut. Nuk mund t’i gëzosh vetë i pari shërbimet që duhet t’u japësh atyre që të kanë zgjedhur, që të kanë vënë t’i drejtosh. Mbasi t’i marrin ata, gëzoji edhe vetë. Shalqi me provë, themi ne shqiptarët.
Fatos Nano ka gjithnjë në vëmendje skenën politike shqiptare. Dhe përshkruan se si largohen disa njerëz pas ikjes nga pushteti.
Fatos Nano: Në 2005 nuk ika nga Partia Socialiste pa kthyer kokën pas, nuk hoqa dorë, por dhashë dorëheqjen. Kam qenë dhe mbetem i vëmendshëm për të gjitha zhvillimet në partinë që unë kam drejtuar për 15 vjet, apo për politikën e vendit tim. Ashtu siç mbetem në kontakt me pjesën më dërrmuese të faktorëve politikë brenda dhe jashtë që ndikojnë në këtë zhvillim. Nuk ika duke thënë “Apres moi le deluge”( pas meje le të bëhet qameti).
Por më vjen keq që me heqjen e çadrës sime, çadrës së mburojës, Partia Socialiste doli në reshje, doli në kontakt me atmosferën e ngarkuar ballkanase dhe shqiptare. Këto janë traumat, nuk janë aspekte tragjike, por trauma që i kalojnë të gjitha formacionet politike kur i largohen liderit historik ose kur largohet babai nga shtëpia, nga timoni. Jam sidoqoftë i zhgënjyer nga disa fenomene, të cilat tashmë, nën ndikimin e atmosferës, pasi u hoq çatia, tregojnë që nuk arrita t’i shëroj të gjitha sëmundjet foshnjore të politikës së majtë apo të politikës shqiptare në tërësi. Nuk është se i jepja vetes ndonjë mision Mesie, apo kisha ndonjë kod të zbritur nga qielli për të arritur shërimin e të gjitha sëmundjeve, por u përpoqa që të ndërtoja institucione, rregulla dhe sjellje të kontrolluara nga zgjedhësit, që këto sëmundje të mos u kërrusnin organizmin vital të së majtës shqiptare pas ristrukturimit të saj dhe hyrjes në Internacionalen Socialiste.
Kur largohesh nga pushteti, ka dy kategori njerëzish. Nëse bëhet fjalë për rrethet e ngushta politike me të cilët të kesh ndarë edhe pushtetin apo që e kanë kërkuar pushtetin në mënyrë të papërmbajtshme, që të mund të kenë qenë bile produkte të filozofisë tënde të delegimit të pushtetit dhe pastaj e kanë përdorur këtë për të të larguar nga pushteti, ata largohen, kanë vetëm këtë sjellje dhe kjo të ndihmon që të mos i takosh më. Por, sa më shumë të shfaqet kjo e një rrethi të ngushtë plaçkitësish politikë pushteti, si edhe plaçkë që vjen me pushtetin, ndodh absolutisht e kundërta, aq më shumë në progresion gjeometrik shtohet dashuria dhe simpatia, ndoshta edhe nostalgjia e masës së madhe të njerëzve të thjeshtë, votues ose jo, si më ndodh mua tani. Në rast se ke shërbyer mirë edhe ata i kanë ndjerë efektet në jetën e tyre.
Burgu mbetet sidoqoftë një vend i mirë ku mund të njohësh karakteret dhe dobësitë e njeriut, ashtu si edhe virtytet.
Mbështetja e familjes është esenciale për politikanin, ndoshta edhe më shumë se për njerëzit e tjerë.
Fatos Nano: Politikani, edhe më shumë se të tjerët, ka nevojë për mbështetjen e familjes, pa atë nuk e bën dot. Një familje e ushqyer me të njëjtat principe të një sjelljeje politike të shëndoshë dhe produkteve jo vetëm për familjen, është mbështetja më e mirë për një karrierë politike të qëndrueshme.
Karrierat politike do t’ua këshilloja fëmijëve të mi, por nuk do t’ua imponoja. Madje ata nuk e kanë preferuar, kanë marrë profesione të tjera. Vajza ime është kërkuese informatike dhe matematikane e lartë, shumë kompetitive në Paris, me një shok jete që gjithashtu po bën doktoratën e shkencave matematike teorike. Djali im ka preferuar një shkollë të lartë administrimi amerikane në rajon. Është afruar me mua, ka qenë një nga këshilltarët dhe ndihmësit e mi të paçmueshëm. Por periudha më e gjatë që punoi me mua ishte gjashtë javë, në zgjedhjet e 2005 dhe kur më dorëzoi inventarin e punëve konfidenciale, jo me profil publik, që shoqëruan fushatën, me tha:
-Shpëtova nga politika, ke zgjedhur një zanat që vetëm për gjashtë javë mua më beri të harroj edhe të dashurën.
I riu nuk di t’i bëjë të gjitha, nuk është regjur… mirëpo kur regjesh pastaj nuk ke më energjitë e të riut. Të kesh trupin dhe forcat e të riut njëkohësisht edhe gjithë eksperiencën, kjo është sfida e jetës.
Ndërsa djali tjetër është ende i ri, 16 vjeç, ai ka rrezik të mos na pyesë fare nëse do t’i hyjë politikës.
Sot ka të rinj që po hyjnë në politikë pa kushte, sepse e shohin si mënyrën më të kollajshme të sigurimit të jetës ose të një vendi pune për një karrierë të qëndrueshme. Kam përshtypjen që nga shembull negativ që është politika për rininë sot, të rinjtë po bëhen edhe më të egër se të vjetrit që ata duan të zëvendësojnë. Por kjo do të kthehet në një stimul që të vijnë ca të rinj të tjerë më mbrapa, që do ta balancojnë prapë situatën. Sepse ata që do t’i hyjnë politikës nesër, do të jenë profesionistë, nuk do të jenë karabushë si sot.
Anekdotat e Fatos Nanos mbi përfaqësitë e huaja
Pas krizës së 1997-s, drejtuesi i misionit të OSBE-së në Tiranë ishte një diplomat holandez. Dan Everts. Është e çuditshme me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve apo organizatave ndërkombëtare në Shqipëri. Nga aq të njohur sa ç’japin mundësi profesionet përkatëse në vende të zhvilluara, kur vijnë këtu bëhen shumë protagonistë dhe shpesh disa syresh nuk kanë hezituar të kërkojnë zëvendësim ministrash apo të bisedojnë pa limit me të gjitha palët, se cili mund të ishte kryeministri i ardhshëm. Gjëra që janë fare jashtë standardit të diplomatit të organizatave të tyre. Nuk po e them këtë për holandezin Dan Everts, i cili jo vetëm nga pasioni i detyrës, por edhe nga natyra, në një moment kur kishte një kontekts politik dhe opozita po kërkonte dorëheqjen e ministrit të Financave, më vjen në zyrë dhe më thotë:
-Ta kam gjetur zëvendësuesin e ministrit të Financave
-Me gjithë mend, i them, dhe e vazhdova lojën për të mos i thënë “Ç’të duhet ty?!”. Sepse ka një mënyrë sjelljeje të politikanit, sidomos kur është drejtues i qeverisë, që duhet ta evitojë konfliktin për “Mustaqet e Çelos”, siç themi.
-Kush është? e pyes.
-Guvernatori i Bankës, më thotë. Ishte Shkëlqim Cani në atë kohë.
-Vëmë bast që nuk bëhet, i them unë.
-Edhe unë vë bast që bëhet, tha.
-Me çfarë?
-Me një darkë, thotë. E premë bastin dhe unë i them: E humbe
-Pse? më thotë.
-Sepse kam biseduar unë me guvernatorin dhe nuk pranon.
-Interesant, mua më tha “Pse jo”, thotë Everts.
-Po Kryeministër jam unë, jo ju.
-Zoti Nano, më thotë, ju jeni një Kryeministër europeis, i parakohshëm për këtë vend dhe do të ishit fantastik për Holandën.
Me humorin e marrëdhënieve edhe informale që krijova, i them:
-Zoti ambasador, si e shpjegoni ju që një holandez i humbur në vendin e vet, vjen dhe pretendon të bëjë detyrën e Kryeministrit në Shqipëri. Kam përshtypjen që s’është e njëjta gjë. Kryeministrat zgjidhen dhe votohen nga populli i tyre dhe nuk mund të negociohen në rrugë diplomatike.

MILENA HARITO

Fino: Përdora Zani Çaushin për të vënë rendin në Vlorë


ISH-KRYEMINISTRI BASHKIM FINO (MAJTAS) ROMANO PRODIN NE VLORE NE 1997, NE SFOND ZANI ÇAUSHI

Ashtu si papritur, Bashkim Fino, i cili deri në atë kohë kishte pasur si postin më të lartë, kreun e Bashkisë së Gjirokastrës, do të bëhej një nga eksponentët më të rëndësishëm të vitit të vështirë 1997. Ai do të bëhej Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit në kohën e trazirave. Duhet të vendoste rendin dhe të çonte vendin në zgjedhje. Ish-kryeministri është rrëfyer për Milena Hariton në librin “Pesha e pushtetit”. Si drejtoi qeverinë në atë vit të prapshtë, marrëdhëniet e tij me Presidentin e asaj kohe, Berisha, si shfrytëzonte “të fortët” e qyteteve, mes tyre dhe Zani Caushin, për të vënë qetësinë si dhe raportet me ndërkombëtarët.

Qindra mijëra armë gjenden në rrugë. Situata eksplozive në të gjithë vendin dikton axhendën e Kryeministrit.
Bashkim Fino: Dita e Kryeministrit në ato kushte është shumë e zënë, shumë e ngarkuar. Dita nuk programohej në mënyrë stereotipe të një Kryeministri që fillon punën në 8 apo në 9, shikon gazetat, ka takim me stafin etj. Nuk ishte një ditë e zakonshme pune e një Kryeministri të një vendi demokratik. Dita jonë e punës nuk dihej kur fillonte e kur mbaronte. Mund të mbaronte dita e mëparshme në katër të mëngjesit dhe të fillonte që në 6 dita e re. Me dy orë gjumë mund të të duhej të vazhdoje, se kishe probleme nga më të ndryshmet në gjithë Shqipërinë apo angazhime për t’u takuar me të huajt. Vizitat jashtë ishin shumë të rëndësishme në atë periudhë, ndërsa problematika e brendshme kishte të bënte me ndarje pensionesh, me ndarje ndihmash, me të plagosur, me situata emergjente aty dhe këtu. Kontrolli nëpër rrethe filloi të shtrihej pak nga pak. Në fillim as nuk bëhej fjalë, por më vonë filluam ta vendosim dhe arritëm të rifillonte funksionimi i pushteteve lokale dhe policitë në çdo rreth. Nuk bëhej ende fjalë për gjykatat, por fillonte puna pak nga pak. Rendi qe kryesori dhe filluam ta vëmë në efiçencë. Natyrisht aty ku Komitetet e Shpëtimit Publik ishin të fuqishme, duhet të bashkëpunonim me ta. Pikërisht duke menduar që ky është njeriu ynë, unë mund të isha edhe më i ashpër dhe të negocioja më shumë, ky ishte roli im në raport me ta. Për shembull, stop këtu, atje na prishni punë, jo më këtej se do ju vijë puna që edhe vetë do ta lini këtë pozicion. Shqipëria nuk mund të drejtohet si principatë nga Komiteti i Shpëtimit të Vlorës, që s’do të dijë për njeri. Se as nuk di se si ta drejtojë. Lufta dhe puna kanë qenë shumë të lodhshme, sepse kishe të bëje edhe me njerëzit e tu, edhe me njerëz jo të tutë, edhe me njerëz ekstremistë, të majtë apo të djathtë, të cilët nuk donin të dëgjonin. Puna është që me qetësi, më avash, ne punuam me të gjithë, së pari për t’i kuptuar, por edhe për t’u thënë që tani nuk është më policia e Berishës, jam unë Kryeministër, nuk ka probleme, por ama duhet të vendosim rendin, duhet të fillojë të punojë policia. Se ju si Komitet Drejtues mbani përgjegjësi për çdo vjedhje, çdo lloj anarkie që po ndodh nëpër qytete. Njerëzit ruanin çdo shtëpi me automatik, bënin roje nëpër pallate, se mund të vente kushdo t’i grabiste, pasi nuk kishte polici. Natyrisht që ka qenë e vështirë të menaxhoje një situatë të tillë. Ka qenë shumë e vështirë edhe të menaxhoje njerëz që deri dje ishin për rrëzimin e Berishës dhe sot duhet t’ju shpjegoje që nuk mund të vazhdohet më kështu, që ne kemi një tjetër platformë dhe, meqë e krijuam këtë qeveri të pajtimit kombëtar, duhet ta mbyllim me sukses, domethënë, duhet të bëjmë zgjedhje të pranueshme, por edhe të vendosim një rend publik në Shqipëri. Duhet t’ju mbushje mendjen këtyre të Komiteteve të Shpëtimit që hiqeshin si kapo nëpër qytete, si drejtues, ndërkohë që gjithë familjet qenë të armatosura. Kur vinte Prodi, unë e merrja me vete Zan Çaushin në kuadrin e mbrojtjes së Kryeministrit italian, të mbajtjes së qetësisë kur ulej helikopteri i Prodit. Ishe i detyruar të luaje të gjitha rolet, që t’i mbaje të qetë këta njerëz, se s’kishe rrugë tjetër. Zani Çaushi ka fotografi me mua, me Prodin, me të gjithë, në kuptimin, jo se kemi dalë ne në krah me të, por ka qenë prezent në situatat. Kur e mendon më pas, është edhe mire, edhe keq mbase, duke menduar bëmat që kanë bërë këta njerëz, por në atë moment ata ishin të fuqishëm në zonat përkatëse. Nuk mund të mendohej që mund të bëje diçka në kundërshtim me ta. Po të bëje diçka në kundërshtim me ta, s’dihet se si mund të përfundoje, kështu që nga kjo pikëpamje, qe gjë e domosdoshme.
Presidenti Berisha pranon kryeministrin socialist Fino në vitin 1997, por bën gjithçka që të minimizojë humbjen e Partisë Demokratike dhe humbjen e tij personale.
Bashkim Fino: Natyrisht, si Kryeministër për shumë gjëra kisha debate me Berishën. Por për mua, Presidenti i asaj kohe ishte një njeri i cili e njihte shtetin. Më duhet të them që kam punuar me një njeri që ishte më i zoti nga unë në aspektin e eksperiencës së punës në pushtet. Unë kisha qenë katër vjet kryetar bashkie dhe erdha të drejtoj Kryeministrinë, në një kohë që ai kishte 4-5 vjet si President, e njihte shtetin shumë mirë, i njihte dispozitat kryesore, kishte informacion të bollshëm, sepse çdo gjë kalonte më shumë tek ai se sa tek Kryeministri në atë kohë. Le të themi që në çdo debat që unë bëja me Presidentin, isha inferior, i defavorizuar, në sensin që nuk e dija se ku do të dilte, nuk e dija se çfarë do të thoshte. Jam i bindur që ai çdo gjë e bënte të mirëorganizuar. Ai kërkonte të minimizonte sa të ishte e mundur humbjen e Partisë Demokratike dhe humbjen e tij personale mbas 1997, që ishte vërtetë një tragjedi e paparë. Në këtë kuptim e luajti mirë rolin, në sensin që të merrte aq sa mund të merrte dhe të mos humbiste pambarimisht pikë në publik, sidomos në zgjedhjet e 1997-s. Kam përshtypjen që Berisha nuk kishte ndonjë iluzion se mund ta mbante ende pushtetin, edhe ai vetë e kishte të qartë, të kuptueshme që njerëzit nuk mund ta mbështesnin më. Problemi i tij ishte thjesht që humbja të ishte sa më minimale. Këtë unë e kuptoja, jo se ai qe shprehur, por në të gjithë veprimtarinë që ai mundohej të mbulonte me dorë të fortë. Në fillim Presidenti ishte në një gjendje shpirtërore shumë të keqe dhe me të drejtë. Shteti që ai kishte ngritur kur qe Kryetar i Shtetit, ishte shkërmoqur, kishte rënë. Por duke kaluar muajt, ai rimori veten, u bë më i ashpër, më agresiv, jo ndaj meje si person, por në përgjithësi në procesi e punës së tij si President. Këtë agresivitet unë e interpretoj si një mundësi për të minimizuar sa më shumë rënien e Partisë Demokratike. Fakti që drejtoi vetë si President edhe fushatën elektorale të 1997-s dhe doli gjithandej, përveçse në Vlorë, tregoi që pati kurajë. Ky është një vlerësim që unë po bëj për të. Luftoi që të minimizonte humbjen e Partisë Demokratike, dhe jo se mendonte se do të mbante pushtetin.
Mars-qershor 1997, është një periudhë krejtësisht e veçantë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët. Angazhimi i fortë i Trojkës për të stabilizuar gjendjen në Shqipëri pas rënies së Piramidave.
Bashkim Fino: Në atë kohë, në Shqipëri kanë vërshuar delegacione të papara. Unë e kam thënë gjithnjë që ‘de jure’ isha unë Kryeministër, por ‘de facto’ ishte Vranicki, sepse ai qe njeriu i caktuar nga Europa dhe Amerika për të monitoruar situatën. Ne kërkuam që të vinin forcat shumëkombëshe në Shqipëri që në fillim të marsit 1997, por ishte një procedurë e vështirë, sepse ndërhyrja në Shqipëri duhej ratifikuar nga të gjitha parlamentet e vendeve pjesëmarrëse, pra s’bëhej dot menjëherë. U desh rreth një muaj e gjysmë dhe në prill erdhën forca nga shumë vende të Europës, nga Turqia, nga Greqia, nga Italia dhe Spanja. Aktiviteti diplomatik në atë periudhë ka qenë veçanërisht i ngjeshur, si në delegacionet që vinin takonin Kryeministrin dhe Presidentin, se s’kishte tjetër. Vinte shpesh Vranicki, vinin kryetarët e shteteve të vendeve europiane. Kryeministri italian, Prodi, ka qenë disa herë në Shqipëri gjatë atyre muajve. Bile ka ardhur më ka takuar në Gjirokastër, kemi vajtur dhe në Vlorë. Po ashtu unë kam drejtuar gjithë vizitat diplomatike jashtë, si njeriu më i ekuilibruar, si njeriu i besueshëm gjatë atyre gjashtë muajve. Në çdo vizitë jashtë, unë duhet t’ju transmetoja mesazhin, arsyet se pse duhet të vinin në Shqipëri të na ndihmonin. Shumë takime të rëndësishme u organizuan në atë periudhë, qoftë në Departamentin e Shtetit në Amerikë, qoftë në Greqi, qoftë në Itali ose në Turqi, qoftë edhe në 50-vjetorin e fitores së Luftës II Botërore në Hagë, ku u mblodhën gjithë kryetarët e shteteve ose në një takim të NATO-s në 2-3 korrik në Madrid. Sekretarja e Shtetit, Ollbrajt, luajti një rol veçanërisht aktiv për Shqipërinë, bashkë me ambasadoren amerikane në Shqipëri, zonjën Lino. Zonja Ollbrajt ishte disponibël në çdo kohë kur e merrja në telefon. Mbaj mend njëherë ndodhi një problem i madh midis meje dhe Berishës, gati për shpërthim të luftës civile. Berisha me gardën përpiqej të bënte reprezalje. Unë tërë natën kam qëndruar zgjuar, morëm në telefon zonjën Ollbrajt nga zyra me Fatos Nanon dhe ajo na u përgjigj menjëherë dhe na dha garanci. Ndërhyri Ollbrajt, por edhe Prodi, Simitisi, shumë personalitete, që të qetësohej situata. Ndërkohë, unë dola në një konferencë për shtyp ku deklarova që ishim në pragun e luftës civile. Pas një ore, Sali Berisha doli pas meje dhe tha: “ Unë thjesht doja të nxirrja Gardën se kisha një informacion që do të vidhej Banka e Shqipërisë dhe doja të mbroja bankën “, manovra politikanësh…

MILENA HARITO

Lajme nga Qarku i Shkodrës .

Koplik ,kandidati N.Hasani takon të rinjët

Kandidati i partise socialiste per kryetar i Bashkise se Koplikut qytetit, Nazmi Hasani ka filluar nje miting me te rinjte e qytetit ku merrnin pjese edhe deputetet socialiste, Tom Doshi e Paulin Sterkaj. Nazmi Hasani ka deklaruar se premtimin e pare

Lajmi Fundit:Koplik, qëllon të shoqen dhe më pas veten..kliko

per rinine e ka ne drejtim te permirsimit te kushteve per arsimin.Ne vijim Hasani ka folur edhe per mbeshtetjen qe do ti japi sportit dhe ekipit te fubollit te Veleçikut si dhe ka theksuar se ne programin e tij, zhvillimi i turizmit ne kete zone do te jete priritar per komunitetin. Deputeti Paulin Sterkaj, ne fjalen e tij ka theksuar se Nazmi Hasani eshte kryetari per te cilin ka sot nevoje Kopliku, ndaj vota per te eshte vote per ndryshimin e ketij qyteti.

MBESHTETJE KANDIDATIT TE PAVARUR

545465

Nje grup intelektualesh dhe themeluesish te demokracise nga komuna Rrethina I kane kerkuar banore te kesaj zone qe te mbeshtesin kandidatin e pavarur ne kete komune Lic ELezi.Nepermjet zedheneses se shtabit elektoral te kandidatit te pavarur Florinda Ndoja, banoreve te komunes rrethina ju eshte premtuar se duke mbeshtetur kandidatin e pavarur Lic Elezi, ato votojne nje alternative te sigurt demokratike.Kandidati I pavarur Lic Elezi ne komunen e Rrethina vjen nga shoqeria civile dhe pretendon qe me 8 Maj te marre drejtimin e kesaj komune.

GOJART SALJA TAKIM ME TE RINJTE

23568698

Kandidati I partise socialiste per komunen e Bushatit Gojart Salja ka zhvilluar nje takim elektoral me te rinjte e Bushatit, i pranishem ne kete takim ka qene edhe deputeti I partise socialiste per qarkun e Shkodres Tom Doshi. Kandidati Salja ka falenderuar te rinjte per mbeshtetjen ndersa ka premtuar nje sere ndryshimesh per komunen e Bushatit.Deputeti i partise socialiste Tom Doshi perpara te rinjve te komunes Bushat ka kerkuar qe te gjithe te marrin pjese ne zgjedhjet e 8 Majit ne menyre qe te arrihet fitorja ne te gjitha njesite vendore nga partia socialiste. Mitingun elektoral te kandidatit te opozites Gojard Salja e kane ndjekur edhe vezhguesit e OSBE/ ODIHRIT.

DAJÇ, PREZANTOHET ARBEN GJURAJ

36356356

Turi I takimeve te kryeparlamentares, Jozefina Topalli ne komunat e qarkut te Shkodres, eshte ndfalur ne Komunen e Dajcit, ku kryetarja e kuvendit ka prezantuar para banoreve, kandidatin e partise demokratike ne kete komune, Arben gjuraj. Gjate fjales se tij, Gjuraj, ka apeluar per vote ndaj partise demokratike ne zgjedhjet e 8 Majit ne menyre qe te vazhdojne investimet ne Komunen e Dajcit.Kryetarja e kuvendit Topalli, gjate fjales se saj para banoreve te komunes se Dajcit, ka falenderuar banoret per perballimin e situates se permbytjeve, dhe nga ana tjeter ka deklauar se Brenda nje periudhe te shkruter do te shperndahen demshperblaimet e qeverise shqiptare per banoret e prekur nga permbytjet ne kete zone.Arben Gjuraj, kandidati I Alenaces per qytetarin ne komunen e Dajcit, kerkon serish votebesimin e banoreve te Dajcit, per te vijuar, qeverisjen ne kete komune e cila prej vitesh eshte shoqeruar me investime te shumta

URUCI BISEDE ME TE RINJTE

0555222

Te rinjte e qytetit te shkodres jane njehur sot me kandidatin e aleances per te ardhmen per bashkine shkoder genc urucin.Ka qene vente kandidati uruci I cili ka deklaruar se te rinjte si elita e shoqerise nuk duhet te ngjyrosen politikisht.Anetari ia asamblese se partise socialiste namik kopliku I ka treguar te rinjve se problemet e nje qyteti, nuk mund ti menaxhoje askush me mire se kandidati uruci.Nga ana tjeter kopliku ka deklaruar se kryeministri I vendit nuk ka konceptin e domokracise dhe votes se lire.Kandidati I partise socialiste per bashkine e shkodres per me shume se 60 minuta I eshte pergjigjur pyetjeve te te rinjve te ketij qyteti.

NIKOLLE MARKU, HAP FUSHATEN

24524542

Partia Demokratike ka celur, zyrtarisht fgushaten elektroale ne komunen e Velipojes ku eshte prezantuar para banoreve ne nje takim madheshtor, kreu actual I komunes Nikolle Marku. Pervec banoreve te shumte qe kishin mbushur, sheshin para komunes, te prajnioshem ne kete takim, kane qene edhe kryetarja e kuvendit |Jozefina Topalli, deputet te qarkut te Shkodres si dhe personalitete vendore te qarkut Shkoder.Ka qene kreu I Komunes Nikolle Marku I cili para banoreve t Velipojes ka prezantuar arritjet por edhe ato cfare do te realizohen ne Velipoje gjate mandatit te ardhshem.Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ka garantuar mbeshtetjen ndaj kandidatit Nikolle Marku, per vazhdimesine e investimeve ne kete komune, e cila tashme eshte kthyer ne epiqender te investimeve te partise demokratike.Miliona lek, investime kane perfshire komunen e Velipojes, gjate mandatit kater vjecar, duke kthyer, sjelle ndryshimin jo vetem ne infrastructure, por ne cdo sector te veprimtarise se kesaj komune

ZEF HILA TAKIM NE BARBULLUSH

326598

Ne kete menyre eshte prit takimi I rradhes electoral I kandidatit te aleances per qytetarin zef hila. Takimi eshte zhvilluara me banoret e fshatit barbullush, ku kandidati I pd zef hila ka deklaruar perpara simpatizanteve te tij investimet dhe premtimet per te ardhmen.Nga ana tjeter banoret e barbullushit kane demostruar mbeshtetjen e plote per kandidatin zef hila.Nen sloganin “ne nuk njohim kondershtar” simpatizante te shumte nga barbullushi kane mbetetur kandidatin zef hila, me ovacione dhe entuziazem. Atmosfera e krijuar ne takimin me banoret e barbullushit fliste per mbeshtetjen totale te tyre ndaj kandidatit hila

MAZHORANCA AKUZA OPOZITES

8

Nga Shkodra e 2 prillit dhe demokracise, nuk kane munguar akuzat e liderve te parties demokratike. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, gjate fjales se saj ne mitingun perkujtimor n ender te 4 deshmoreve te demokracise, ka akuzuar kreun e ps-se se ka bere aleancen me regjimin qe vrau kater bijte e shkodres, me partine e punes se shqiperise, duke tentuar te ktheje edhe njehere ate regjim te cilin per 50 vite e vuajten mbi supet e tyre shqiptaret. Nga ana tjeter, kreu I ekzekutivit Berisha duke folur per zgjedhjet locale te 8 Majit, eshte zotuar para shkodraneve, se ndaj ketij qytetit, vemdja do te jete akoma me e madhe duke deklauar edhe slloganin e fushates se parties demokratike ne keto zgjedhje, per qytetarin. Zgjedhjet locale te 8 majit, pavaresisht se ende nuk jemi zyrtarisht ne fushate zgjedhore kane nisur te jene pjese e retorikes se perdishme te politikes shqiptare ku akuzat sdhe kunder akuzat jane kthyer ne nje refren te dites

TOPI: POLITIKA TE JETE E PERGJEGJSHME

2

Kreu i shtetit Bamir Topi i bëri thirrje politikës të jetë e sinqertë dhe të bëjë një debat real. kreu i shtetit duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit theksoi se nukd duhet të përdoret dhunë në fushatë por debat i qytetëruar.
“Politikanët duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare. Jo dhunë por debat pasi njeriu i qytetëruar bën debat, punon me projekte dhe i ballafaqon ato. I ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur koha për projekte madhore” theksoi Topi. Ai ka theksuar më tej se zgjedhjet e 8 majit duhet të shihen si rivotim i pushtetit vendor. “Qytetari duhet ta ndihej se këtu mbyllet një etap dhe fillon një tjetër. Politikanët nuk na kanë në dorë jetën por kanë detyrimin të na administrojnë taksat” theksoi më tej Topi .Më tej kreu i shtetit duke iu referuar ngjarjeve të të rrëzimit të komunizmit theksoi se politika politika duhet të vlerësojë historinë me nota realiste dhe kjo bëhet përmes vendimarrjes.

/Burimi informacionit TV Rozafa dhe Shkodra TV1/

M.MADHE 41 186 VOTUES ME 8 MAJ

99988
Ne KZAZ- ne 44 ne qytetin e Koplikut do te jene 77 qendra votimi ne 6 njesite vendore, ku jane rregjistruar 41 186 votues. Puna vijon normalisht ne kete KZAZ megjithese marrja e informacioneve eshte kthyer ne nje problem serioz pasi nuk nje bashkepunim te mirefillte ne mes ketij institucioni dhe medias.Ne rrethin e Malesise se Madhe jane ngritur 77 qendra votimi ne 6 njesite vendore. Ne komunen e Gruemire jane 24 qendra votimi me 9300 votues, ne bashkine e Koplikut do te jene 7 qendra votimi me 8100 votues, ne komunen e Kastratit jane vendosur 13 qendra votimi me 9000 votuesish duke vazhduar me me komunen Shkrel po me 13 qendra votimi me 4 194 votues. Nderkohe ne komune Qender do te kene 12 qendra votimi me 6000 votues duke perfunduar me komunen Kelmend me 8 qendra votimi me 4 879 votues

PBLD MBESHTET LUKEN

666595

Arjan starova kryetari I bashkimit liberal democrat, pjese e koalicionit “aleanca per qytetarin” per zgjedhjet e 8 Majit ka qene I pranishem ne Shkoder, ku ka deklauar mbeshtetjn ndaj kandidatit te alenacnes per qytetarin ne Shkoder, Lorenc Luka. Gjate fjales se tij Starova, ka garnatuar mbeshtetjen e plote ndaj kandidatit te mazhdoraces ne Shkoder. Gjate fjales se tij, kandidati I aleances per qytetarin, Lorenc Luka ka deklauar se ne zgjedhjet e 8 Majit Shkodranet do te votojne per vazhdimesine e investimeve.Partia Bashkimi liberal democrat, merr pjese ne zgjedhjet e 8 Majit, si pjese e pandare e koalcionit qeverises, “Alenaca per qytetarin” ku do te garoje ne bashkine e Shkodres me 23 Keshilltare

Ne 96 qendra votimi afishohen listat zyrtare te zgjedhesve

Ka perfunduar ne 96 qendrat e votimit ne qytetin e shkodres afishimi i listave zyrtare te votuesve për zgjedhjet vendore te 8 majit. Por edhe pse ka patur subjekte politike te cilat kane kundershtuar keto lista, sic është rasti i PS, ky subjekt por as edhe te tjera nuk kane kerkuar nga ana e KZAZ 40 kopje te listave për te bere verifikime. Është vete kryetari i kësaj KZAZ, Zamir Llazani i cili konfirmon një fakt te tille për tv1 channel, i cili shton se janë 1000 persona me pak ne ketë liste nga ajo paraprakja.Ne KZAZ-40, ka nisur gjate kësaj te hene te vijne materialet e para te cilat do te instalohen ne qendren e numerimit te votave me 8 Maj, qe është pallati i sportit “Qazim Dervishi”. Mesohet se do te jene 9 tavolina te pajisura me kamera qe do te bejne numerimin e votave e njekohesisht do te percjellin drejtepersedrejti te dhenat prane KQZ, i cili do ti mundesoje direkt mediave ketë proces.
B. Kolvataj
E. Spada

Burimi i informacionit : ROZAFA TV & TV1 CHANNEL