Tuesday, May 20, 2014

Rama në “Studio e Hapur”, News24: Do ndërhyjmë në Lazarat kur të jetë momenti

TIRANË-Droga, korrupsioni, shërbimi i keq në spitale, ekonomia e dobët, pronat e pakthyer të ish-pronarëve nuk janë probleme që lindën pas 23 Qershorit, por janë cështje të trashëguara ndër vite. Qeveria po punon, por kryeministri nuk është magjistar të bëjë ndryshime për një ditë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në intervistën këtë mbrëmje të marte me Eni Vasilin në “Studio e Hapur”, të ekranit në News24.
Rama u pyet rreth rolit të opozitës sot, si e sheh Lulzim Bashën në rolin e kryebashkiakut e kryetarit të opozitës,