Saturday, January 5, 2013

Neonazistët në klubet e sportit

"Sporti është më i miri në shoqëri dhe në klube", thonë shumë ekipe. Sporti duhet të sjellë lojë dhe kënaqësi. Politika s'ka çfarë të kërkojë në sport, por ekstremistët e djathtë dhe neonazistët mendojnë ndryshe.
Futbolli dhe ekstremizmi
Ekstremistët nuk janë si më parë.

Winfriede Schreiber, shefe për mbrojtjen kushtetuese në landin në Lindje të Gjermanisë Brandenburg, ka kërkuar të mërkuren (2.1.2013) prej shoqatave dhe klubeve të sportit që të mos ta injorojnë këtë problem. „Sporti e ka pasur një kohë të gjatë shumë vështirë, sepse është trajtuar si jopolitik“, thotë Schreiber, e cila paralajmëron se neonazistët po influencojnë jetën e

Gerard Depardieu u bë shtetas rus

Natalia Kovalenko

Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu ka marrë nënshtetësinë ruse. Dekreti përkatës u nënshkrua ditën e enjten (më 3 janar) nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Mbi ndryshimin e shtetësisë së vet Depardieu deklaroi pasi Presidenti francez François Hollande, i cili u zgjodh në postin e kryetarit të shtetit në vitin 2012, njoftoi mbi aplikimin në

Wednesday, January 2, 2013

Historia e pasaportës shqiptare të Albert Ajnshtajn në gazetën gjermane Die Welt

“E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri – dëshmon një profesore hebreje e mbijetuar

Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime.  Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:

Rusia po zhvillon lloje të reja raketash ndërkontinentale

Vasili Kashin

Rusia dhe Kina kanë ndërmend të modernizojnë forcat e tyre strategjike. Megjithatë ato kanë zgjedhur qasje të ndryshme përkatësisht zëvendësimit të raketave të tyre kryesore të rënda.

Rusia është duke zhvilluar aktualisht së paku dy lloje krejtësisht të reja të raketave balistike ndërkontinentale. Një nga këto dy projekte, sipas njoftimeve të mediave ruse, është raketa gjigande me karburant të lëngshëm “Sarmat” (russ. «Сармат»), e cila do të zëvendësojë kompleksin sovjetik “RS-36M” (russ.“РС-36М”) "Vojevoda" (russ. «Воевода»), i njohur më mirë sipas klasifikimit perëndimor me emrin "Djalli" (russ. «Сатана»).

Tuesday, January 1, 2013

Kryeqytetet e kulturës evropiane - Si lindi ideja?

Me kryeqytetin e kulturës Bashkimi Evropian (BE) do të bëjë të njohur larminë e kontinetit. Ideja lindi përpara 26 vjetësh. Por çfarë qëndron pas kësaj ideje?
Në fillim të vitit 1985 ministrja greke e Kulturës,  Melina Mercouri, dhe homologu i saj francez, Jack Lang,  kalonin kohën gjatë tranzitit në njërin prej aeroporteve evropiane duke pritur avionin për të vazhduar udhëtimin. Gjatë bisedës impulsive me francezin ish-këngëtarja Mercouri luante me idenë të zgjidhte çdo vit një qytet në Evropë, si kryeqytet të kulturës.

SHBA - Arrihet kompromisi për buxhetin

Pas rrëzimit të "fiscal cliff", SHBA mund të bjerë relativisht shumë më butë. Por, demokratët dhe republikanët ranë dakord në Senat që të bëjnë kompromis në konfliktin për buxhetin.
Kompromisi midis dy kampeve, që dominojnë politikën e SHBA-së, parashikon që shtresa e mesme amerikane të mos rëndohet më me rritje taksash. Kurse ekonomitë shtëpiake me të ardhura mbi 450 mijë dollarë si dhe personat e veçantë që fitojnë mbi 400 mijë dollarë do të

Po sikur Napoleoni të fitonte në Rusi?!

Gjatë gjithë vitit rusët festuan dyqind vjetorin e fitores së armatës perandorake mbi ushtrinë më të madhe të kohës, të udhëhequr nga Napoleon Bonaparti. Por një autor rus mendon ndryshe nga ata që festojnë. Sipas tij, viti 1812, kur ndodhi beteja e Borodinos, ishte një moment historik unikal për Rusinë e kohës. Në atë çast, ky vend humbi mundësinë që t’i bashkohej civilizimit europian 
Mund të ngrihet edhe sot një hamendje e madhe,

25 portrete që gdhendi 2012-ta

Ja që edhe botës tonë nuk i erdhi fundi... Megjithëse, ku më shumë e ku më pak, kjo 2012 e brishtë qëlloi të ishte edhe e mbrapshtë. Ashtu siç nuk u kursye të ishte edhe bujare, e mbarë dhe e begatë. Por rrufeja edhe këtë herë, s’e kish bërë në jetë të binte në Tokë... Ekuilibrat vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi dhe, nga gjithë kakofonia e skeptikëve, supersticiozëve, racionalëve, sanguinëve e flegmatikëve, fatkeqëve dhe fatlumëve, mendjeve gjeniale dhe atyre në arrati, nuk ishin të pakët ata për të cilët ky vit i shumëpërfolur u bë domethënës.

Sunday, December 30, 2012

Shqipëria në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor përmes linjës me Malin e Zi

Nisur nga pozicioni gjeografik, dy shtete fqinjë Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke intesifikuar projektet e bashkëpunimit në fushën e transportit.
Si dy vende anëtare të SEETO-s, Observatori i Transportit për Europën Juglindore, kohët e fundit pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë rënë dakord për të pasur një stacion kufitar hekurudhor të përbashkët, si një lehtësim për fluksin e qarkullimit të trenave në dy territoret respektive. Për palën shqiptare linja hekurudhore me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Me një rrjet modest të brendshëm prej 440 km, linja malezeze, mundëson komunikimin e Shqipërisë me sistemin ndërkombëtar hekurudhor, konkretisht kontaktin me vendet e Europën Qendrore.

Dëshmia e Ali Çenos: Si më shfrytëzoi Mehmet Shehu në aktivitetin agjenturor për llogari të zbulimeve të huaja

 Kujtim Boriçi
Dosja e gjyqit të Kadri Hazbiut

Çeno: Kam kryer detyrën e korrierit dhe personit që siguroja takimet e Mehmetit, Fiqretit, Kadriut, Feçorit etj, me agjentë të zbulimeve të huaja!

Pas kundërshtimeve nga Kadri Hazbiu të akuzave si ‘armik’, bërë nga i pandehuri Gani Kodra, në seancën gjyqësore të datës 23 gushtit 1983, radha e deponimit është për të pandehurin Ali Çeno, ish-kryetar i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut. “Edhe unë jam një nga pjesëtarët e organizatës kundër revolucionare që e kryesonte krye tradhtari Mehmet Shehu. Kjo organizatë kundër revolucionare e përbërë nga armiqtë e Partisë e të popullit, këta shpirt zinj, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Mihallaq Ziçishti, Fiqret Shehu, etj…, kërkonin që të përmbysnin diktaturën e proletariatit në Shqipëri dhe të vendosnin këtu një rend borgjezo-revizionist… Janë këta armiq të Partisë, si kryeagjenti Mehmet Shehu, armiku Kadri Hazbiu, e Feçor Shehu, që më futën në këtë rrugë të gabuar…”- deponoi mes të tjerave në këtë seancë i akuzuari Çeno….

Llambi Peçini: Mehmet Shehu bashkëpunoi me agjenturën ruse për sabotimin e Konferencës së Partisë për Tiranën


Kujtim Boriçi
Kujtim Boriçi

Dosja sekrete e gjyqit të Kadri Hazbiut

Peçini: ’Takova me urgjencë Sokolovin, atasheun rus. Ai më dha një zarf tepër sekret, të cilën ia dërgova Mehmet Shehut që më priste në zyrë”
Debatet mes të akuzuarve Kadri Hazbiu, Llambi Peçini, Llambi Ziçishtit e Xhavit Ismailaga në seancën e 8-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut (gjykimi nisi më 23 gusht 1983) dhe ndërhyrjet e kryesuesit Aranit Çela, nxjerrin detaje të panjohura të prapaskenave të Konferencës së Partisë së Tiranës në vitin 1956, përkatësisht mënyrën e veprimit e maskimit të ‘grupit armiqësor të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja, kryesuar nga Mehmet Shehu’. “Më takoi Mehmeti gjatë punimeve të konferencës dhe më thotë në orën 4 pas dite, të shkoja në zyrë. Me dërgoi në ambasadën ruse ku takova Sokolovin, i cili më dha një zarf të rëndësishëm nga Moska për Mehmetin”- pohoi mes të tjerave në këtë seancë Peçini…