Saturday, November 9, 2013

Ç’ndodhi realisht me të djathtën?! (Blendi Fevziu)

Nëse befasimi i së majtës është tretur shpejt në euforinë e fitores dhe në triumfin mbi Berishën, e djathta ngjan e shokuar dhe e paqartë

E majta shqiptare është befasuar nga rezultati që ajo vetë ka arritur në zgjedhje! 23 qershori ka konfirmuar një maxhorancë të panjohur prej vitesh, e cila pritet të arrijë në kufijtë e 84–85 mandateve, por që ç‘është më e keqja, e ka reduktuar përfaqësimin e së djathtës në thuajse 55-56 deputetë! Por nëse befasimi i së majtës është tretur shpejt në euforinë e fitores dhe në triumfin mbi Berishën, e djathta ngjan

Kush e vrau John Kennedy 22 nëntorin e vitit 1963 në Dallas?

Një vrasës i vetëm apo një skuadër qitësish profesionistë, pjesë e komplotit më misterioz të shekullit të kaluar?

 Burimi: Top News

Misteri vazhdon prej 50 vjetësh. Pak orë pas vdekjes së presidentit amerikan, të shumta ishin teoritë që nuk merrnin përgjigje.

E pamundur t’i besosh

Traktati turko-bullgar i janarit 1914 dhe Shqipëria

Prof.Gazmend Shpuza
Kryengritja Shqiptare e vitit 1913 përfaqëson preludin heroik të qëndresës dhe të luftës shekullore të shqiptarëve në ish Jugosllavi për çlirim dhe të drejta kombëtare. Sipas autorit, traktati Turko-Bullgar mbeti i sigluar, sepse projektimi i një lufte të tretë ballkanike në prag të Luftës Botërore as nuk mund te mendohej. Pavarësisht nga fati i tij

Tuesday, November 5, 2013

A rrëzohet kryeministri apo shkatërrohen monopolet?!

Dy deputetë të PS-së flasin hapur, kurse Luan Bregasi sa nuk “bërtet” për luftë ndaj biznesmenëve që kanë kapur krejt shtetin
 Të gjithë jemi të bindur se suksesi i qeverisjes së Edi Ramës do të jetë mbajtja e premtimeve. Pjesë e këtyre premtimeve është lufta kundër korrupsionit. Qytetari shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare presin nga kryeministri Edi Rama që të jetë i pamëshirshëm në luftën kundër korrupsionit, qofshin këta ish-ministra, ish-drejtues doganash, tatimesh, apo ministra aktual.

Kujt po ia tregon muskujt LSI-ja?!

Nga Andi Bejtja
Duket qartë që LSI po fryhet dhe po tregon muskujt. Brenda një harku kohor relativisht të shkurtër, Lëvizja Socialiste për Integrim e pakësoi opozitën aktuale me dy deputetë, duke e çuar numrin e deputetëve të saj në 19 dhe duke shpresuar e duke thënë nën zë, se ky numër do të rritet akoma më shumë, ndonëse pa specifikuar nga cili krah do të vinë deputetët e tjerë. I pari u largua një republikan, së fundmi dhe një ish-socialist që e kishte dhe vetë të qartë që nuk kishte lidhje me demokratët, si socialist Kadeli.

Korçë, kryeministri kthen PD në OJQ

Kundërshtarët e Bashës në PD festuan dje në malin e Dajtit
Kryeministri Rama sfidon liderin e opozitës Basha që në përballjen e parë
Fitorja e Partisë Socialiste për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë në Korçë është fitore e drejtpërdrejtë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama me sa duket është përbetuar se do të vlerësojë çdo përballje me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, qofshin këto zgjedhje parlamentare, lokale, komunash, bile edhe në komunën më të largët.

Sunday, November 3, 2013

Libri i Janulla Rrapit:Historia tragjike e dashurisë së tim biri me vajzën e Kadaresë

Secila palë ka variante të ndryshme për historinë. Të dyja, kanë dhënë variantin e tyre, tërësisht të ndryshëm, nëse ka pasur ose jo një lidhje mes vajzës së Kadaresë dhe djalit të Janullës