Monday, December 29, 2014

Rozana Radi: Nuk kam kohë t’i përkushtohem jetës private

Nga: ADELAJDA XHAMANI*
TIRANE- Rozana Radi triumfoi në spektaklin “Dance With Me”, duke rrëmbyer çmimin e parë bashkë me partnerin e saj Sabri Fejzullahu. Rozi është një nga ato personazhe që përgjatë këtyre viteve, përmes punës së saj ka treguar se është një njeri që përkushtohet

Sunday, December 28, 2014

A ka ende shpresë që emigrantët të na dërgojnë ndonjë lek?

Artan Fuga
Procesverbal
Para do kohe,
me njerëz që kanë përvojë në këtë fushë, u hap një bisedë se përse vihet re që emigrantët shqiptarë tani dërgojnë më pak parà te të afërmit e tyre në Shqipëri dhe si mund të bëhet që ata të vazhdojnë të kenë motivimin për ta bërë një gjë të tillë.

“Times”: Merkeli “Personi i vitit 2014”

Sipas gazetës britanike, Merkel ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë. Ajo e ka rikthyer Perëndimin tek vlera e tij themelore.
Gazeta konservatore “Times” shpall Kancelaren gjermane Angela Merkel si “Personin e vitit 2014”. Në një analizë të po kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli

Nga qelia e burgut, Ekskluzive për shqiptarët/ I dënuar me Stalinin: Ju tregoj veset dhe egërsinë e diktatorit

Në gazetën “Tomori” të 12 gushtit 1941, është botuar një “korrespodencë e posaçme” që flet për gjenezën e Stalinit si diktator. Kjo do të thotë intervistë ekskluzive të një bashkëpunëtori të Stalinit të dënuar, të dy, vendosur në të njëjtën qeli. Kjo është nga rastet e rralla të korrespodencës në mediat shqiptare, në këtë rast me anë politike, pasi siç dihej, gazeta “Tomori” ishte e kampit fashist dhe përdorej e gjitha në shërbim të propagandës. Por në këtë rast “shërbimi” i kësaj gazete, është dëshmi për të marrë vesh nga

Saturday, December 27, 2014

Arvizu flet për herë të fundit para largimit: Ndryshimet mes Berishës dhe Ramës

Ambasadori amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu, rrëfen për MAPO marrëdhëniet e vështira me Berishën dhe pse mendon, që ai është i njëjti si në vitet ‘91- ‘92. Trajektorja e vështirë e marrëdhënieve me Ramën dhe debati më i nxehtë privat me të në zyrën e PS-së. Vlerësimi dhe këshilla për Bashën dhe pse opozita sipas tij, është në udhëkryq.
E fundit, në “Top Story”. A mendoni se thatë gjëra që nuk duhet t’i kishit thënë, apo nëse intervista do të ribëhej, do të thoshit të njëjtat gjëra?

Tuesday, December 23, 2014

PD i jep fund bojkotit, tërheq kërkesën për dekriminalizimin e Parlamentit

Përditësuar: 23 Dhjetor 2014 - 23:49

Olta Gixhari: Po pres përgjigjen e ambasadorit Arvizu

Pas lajmit në fundjavë që mbushi faqet e para të shtypit të shkruar, mbi 'pengun' që i kishte mbetur ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu gjatë qëndrimit në Shqipëri, aktorja Olta Gixhari tani është më e kujdesshme në leximin e gazetave.

Ambasadori

Kryeministri Rama, mbrëmje gala plot me batuta me gazetarët

Kryeministri Edi Rama në darkën gala të shtruar sonte për gazetarë, drejtues e përfaqësues të medias, me rastin e festave të fundvitit, ishte i pakursyer në batuta.

Për këtë pritje u përdor një format i ri, ku ishin gazetarët të cilët fillimisht flisnin dhe shprehnin mendimet e tyre për veprimtarinë e qeverisë këtë vit.

Takimi i fundvitit

Friday, December 19, 2014

PD, javën tjetër kthehet në Parlament

Partia Demokratike do t'i kthehet sallës së Paralamentit të mërkurën e ardhshme, me 24 dhjetor. Pas takimit me eurodeputetin Fleckenstein, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë për të ndërmjetësuar bashkë me Eduard Kuka pajtimin mes palëve në Shqipëri, Lulzim Basha la të kuptohet se forca e tij politike do të futet në Kuvend javën tjetër. 
Por, si pas takimit me Fleckestein, ashtu edhe një ditë më parë në Bruksel, kreu i opozitës foli për një "marrëveshje

Ekskluzive/ Teksti i marrëveshjes Basha- Rama

Një draft paraprak, i cili mund të pësojë edhe ndryshime, u është dhënë deputetëve europianë nga opozita shqiptare, me qëllim që të negociohet me shumicën për të arritur një marrëveshje politike. Lapsi.al po e boton të plotë këtë draft, i cili përmban tre shqetësimet kryesore të opozitës: zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, dekriminalizimin e parlamentit dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. 
Në pamje të parë duket sikur negociatorët europianë

Tuesday, December 16, 2014

Europa: Origjina e një kontinenti

Europianët kanë qenë shumë të shpejtë në promovomin e qytetërimit të “tyre” dhe e kanë bërë një gjë të tillë në talljen e çdo qytetërimi të tjetrit. Grekët flisnin për popujt e tjerë si barbarë, nëpërmjet të cilës ata nënkuptonin se kushdo që nuk fliste greqisht rezultonte me një lloj zhurme bah-bah kafshërore. Grekët përdorën alarmin “Barbarët erdhën tek dera!” për të nënkuptuar se qytetërimi ishte në rrezik. Saktësisht se kush qenë barbarët ka ndryshuar me kalimin e kohës:

Xheb Bush gati për garën. Dueli i përjetshëm me Klintonët

Vëllai i vogël i ish-presidentit mund të sfidojë në 2016 ish-zonjën e parëShenja e parë që Kris Kristi, guvernatori karizmatik i Nju Xhersit, ka ndërmend që t’i hyjë garës së egër për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, u konstatua tek vendosmëria e tij për t’iu nënshtruar një diete të rreptë ushqimore. Më pas shpërtheu skandali i bllokimit të Urës së Uashingtonit

Funksionimi i patentës me pikëzim, ja si do hiqen dhe shtohen pikë

Çdo qytetari qe sapo fillon te drejten per leje drejtimi, i jepen nje total prej 20 pikesh, te cilat mund te ulen deri ne 0 pike, ose te rriten, maksimumi, deri ne 30 pike.

Ylli Spahiu, drejtor i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimeve te Transportit Rrugor, shpjegon mënyrën sesi do te funksionoje patenta me pike, si do te hiqen dhe shtohen piket.

Ndersa,

Sunday, December 14, 2014

Goditet rëndë morali i CIA-s

Raporti i Senatit për CIA-n ka shkaktuar një debat të ashpër lidhur me shërbimet sekrete amerikane. Drejtori i CIA-s Brennan, duke mbrojtur shërbimin e tij, bie në kundërshtim me presidentin Obama. 
"CIA ka tani një problem të madh moral", thotë eksperti amerikan i sigurisë Harlan Ullman për Deutsche Welle. "Punonjësit e saj mendonin se ata bënin pikërisht

Mallkimi dhe bekimi i çmimit të ulët të naftës

Rënia e çmimit të naftës po merr forma gjithnjë e më dramatike. Për shumë vende prodhuese ky është një problem i vërtetë, për vende si Gjermania një program koniunkturor, mendon Henrik Böhme.
Rregullat e vjetra të lojës nuk vlejnë më. Të paktën jo për çmimin e naftës. Para pak vitesh shpërthimi i një tubacioni në Nigeri mjaftonte për ta ngritur çmimin e "arit të zi". Nëse

Saturday, December 13, 2014

Polemika mes Qosjes e Mustafës

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, akademik Isa Mustafa, përmes një reagimi të postuar në rrjetin social Facebook, e ka quajtur “rrenc” dhe i ka propozuar akademik Rexhep Qosjes që të shkojë tek psikiatri.
Mustafa, në postimin e tij, i ka bërë me dije Qosjes se gjatë periudhës së paraluftës, në kohën e regjimit të Milosheviçit,

KRIMI KOMUNIST DHE DEKORATAT

Shkruan : Filip  GURAZIU
Krimi komunist vazhdoi panderprerje që pas Konferencës së Mukjes e deri në vetëkapitullimin e sistemit diktatorial. Unë, së bashku me shumë të tjerë, patëm fatkeqësinë të jemi deshmitarë të gjallë të atij kobi, që, si rrufe ra ne familjet tona. Mbrënda një nate, 27 Shkurt 1951 (jo në kohë lufte dhe revolucioni, por në periudhë paqeje dhe nën një pushtet të konsoliduar) hijet e zeza me zemër të kuqe, eleminuan 22 intelektualë nacionalistë,

Justina ( Aliaj)

Nga : Edison  YPI
Brenda refuzimit total që i bëja kohës së mënxyrshme, ngjarjes në vazhdim nuk i mbaj mend as vitin as muajin. Duke krahasuar kordinatat kohore të ngjarjeve të tjera, besoj se duhet të ketë ndodhur diku pak para Festivalit të 11-ë. Jo se nuk jam tani, se mbahem goxha, sikur sapo kam dalë nga veza dukem, por kur isha më i bukur se Riçard Giri dhe krejt Hollivudi,

Thursday, December 11, 2014

EUROPE FUTBOLL- KLASIFIKIMI I TURIT TE PARE

Për pluralizmin e vërtetë

NGA AFRIM KRASNIQI
Në çdo dhjetor të gjithërendim pas datës kur studentët nisën protestat dhe më pas, për kulmin e lëvizjes studentore, rikthimin e pluralizmit politik. Ishte hequr në janar 1925, u rikthye në dhjetor 1990. Me 75 vjet mungesë, dhe më parë, me vetëm 4 vjet eksperiment të brishtë të një sistemi formal konkurrues, ku më shumë se midis partive, gara bëhej midis grupeve klienteliste, fiseve, krahinave dhe elitës së vogël të shoqërisë.

Më 1990 premtimi

Dështon me “sukses” bursa e Tiranës

Pas 12 vitesh bursa e Tiranës ka mbyllur aktivitetin e saj, duke mos dhënë asnjë shembull suksesi te bizneset.
Në vitin 2002 ajo u licencua për herë të parë nga Banka e Shqipërisë, si një treg kapitalesh ku kompani të ndryshme do të vinin dhe do të regjistroheshin, por historiku i saj tregoi se në të gjithë këtë kohë

Kukullat e Dhjetorit

Nga Artur Zheji
Lëvizja dhjetoriste ishte një Lëvizje Kukullash. Kukulla shumëngjyrëshe, që laheshin një herë në javë, ose një herë në muaj. Kukulla të bukura, të mençura ose budallaqe. Kukulla të mërzitura me teatrin e vjetër dhe në kërkim të një teatri të ri. Teatri të ri kukullash. Kukulla me ndjenja të vërteta, por donin s’donin, me një rrip pas zverkut. Kukulla të vetëdijshme apo kukulla të pavetëdijshme se çfarë po ngjiste.

Mesila Doda: Fuksat kanë nisur të shqetësohen

Njëra nga nismëtaret për ligjin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit Mesila Doda shkruan se, ka nisur frika e “fuksave old and new age”.
Me një shënim në profilin e saj në Facebook, Doda shkruan: “Janë shqetësuar fuksat old and new age???”
“Shumë mirë bëjnë… Nuk do ketë kryetar partie a shef mediash ti ndihmojë në hallin që i ka zënë….”, thekson deputetja e PD-së.
Sipas Dodës, “kot rreken të frustrojne ndokënd. Kjo është fushate

Wednesday, December 10, 2014

Basha në Gjermani: BE s’pajtohet me cenimin e standardeve dhe inkriminimin e politikës‏

GJERMANI– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ftesë të kancelares Angela Merkel, mori pjesë në kongresin e 27-të CDU-së që u zhvillua në Këln. Në këtë kongres, kancelarja Merkel u rikonfirmua për të tretën herë në krye të CDU. Kreu i demokratëve ka marrë mbështetjen e drejtuesve të lartë të CDU-së për përpjekjet e PD në mbrojtje të standardeve demokratike

Rudi Vata: Jetoj i lumtur në Angli, Shqipërinë e dua pa interes

NGA ENIDA HIMAJ*
TIRANE
-Është shoqëruar me polemika eliminimi i legjendës së futbollit shqiptar nga “Dancing With the Stars”. Rudi Vata është dhe i larguari i parë nga sfida e kërcimit. Në këtë intervistë për “Vip Pages”, kapiteni shpjegon arsyet që e çuan në konflikt atë dhe kryetarin e jurisë. “Iliri Shaqiri bëri një padrejtësi me mua”, rrëfen. Sipas tij, kishte konkurrentë më të dobët

Kryemuza është jeta! Requiem për Dhora Lekën

Nga PËRPARIM KABO*
70-vjetori i Çlirimit të vendit erdhi dhe iku, por ti fatalisht nuk ishe, Dhora Leka. Në këtë përvjetor të plotë nuk ishte e nuk u këndua as edhe kënga partizane që ti Dhora krijove, ndaj, që kujtesa e humbur të mos na vërë poshtë, po botoj këto radhë kushtuar ty, mike, ato ditë kur ike nga kjo botë që çshpirtërohet çdo ditë.

Saturday, December 6, 2014

Rusia luftë me NATO-n, 10 mijë tanke për të pushtuar edhe Kosovën

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe NATO-së janë në një pikë kritike, dhe nuk përjashtohet një luftë në mes këtyre dy superfuqive. Një ekspert ushtarak rus thotë se Rusia mund të nis shumë lehtë 10 mijë tanke drejtë Ballkanit, të cilat i ka të vendosura në Malet Urale.
Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) nuk përjashtohet të ndodhë në një

Thursday, December 4, 2014

Emigrantët, një milion shqiptarët, që mbetën të huaj andej dhe këtej…!

Nga: ASTRIT KOSTURI
Nuk po them sa shumë telefonata kam marrë, as numrin e vendeve prej nga janë nisur këto biseda telefonike me shqiptarët emigrantë, por dua të shfaq preokupacionin, dhimbjen dhe shqetësimin e tyre kryesor për Shqipërinë dhe politikën e saj konfuze, që ndjekin prej andej me zemërim.
Kërkesat e tyre janë modeste në krahasim me kontributin që kanë dhënë për vendin në këto 24 vjet.
Mbi të gjitha, ata ndjehen të përdorur e të abuzuar, të vjedhur dhe të mashtruar, duke fajësuar në radhë të parë klasën politike shqiptare të vetëkrijuar prej viteve ’90, e cila i ka parë emigrantët si një mall tashmë i eksportuar, që duhet të sjellë gjithnjë e më shumë të ardhura në euro, qoftë edhe duke i grabitur me mekanizma shteti apo marrëveshjesh ndërshtetërore.

Wednesday, December 3, 2014

Prangosen 3 zyrtare dhe kryekomunari Gruemires

Policia ka vënë në pranga pasditen e se martes kreun e komunës Gruemirë dhe 3 zyrtarë të tjerë lokalë për qarkun e Shkodrës për shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi Gjykata  e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë me burg ndaj tyre.Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Lirim Nehanaj, Kryetar i komunës Gruemirë në Shkodër, Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues i ZVRPP-së në Shkodër,

Sunday, November 30, 2014

NOA: Paloka e Spaho nënkryetarët e rinj të PD, Ristani Sekretar i Përgjithshëm

Përditësuar 23:19 - Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, si dhe votëbesoi dy nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e grupit parlamentar. Këshilli Kombëtar votoi për Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve.

Në përfundim të procesit, rezulton se Këshilli Kombëtar ka votuar si më poshtë:

PD, Ristani zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm, Paloka dhe Spaho, nënkryetarë. Basha: Partia duhet e freskët

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD. Edi Paloka dhe Edmond Spaho zgjidhen mnënkryetarë të Partisë. Posti i Sekretarit të Përgjithshëm fitohet nga Arben Ristani.

TIRANE – Kjo e dielë ishte një ditë e ngjeshur për Partinë Demokratike. Demokratët mblodhën sot Këshillin Kombëtar, për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Wednesday, November 26, 2014

Historia e panjohur e luftës, pse e përzuri Enver Hoxha misionin anglo-amerikan

Foto-Ekspozita në UET nga gazetari Dashnor Kaloçi, hedh dritë mbi rolin e anglo-amerikanëve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Misteri i rrëzimit të 40 avionëve anglo-amerikanë dhe fati i 200 ushtarakëve.  Aleatët kërkuan bashkimin e LANÇ-it me LegalitetinHistoria më e mirë e më besueshme është ajo që vjen nëpërmjet fotove. Edhe nëse nuk di asnjë fjalë për rolin e forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore,

Rrëfimi i gjeneralit/ Orët e Enverit dhe Mehmetit në bunker, kur simulonim sulmet bërthamore

Rrëfimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, për bunkerin antibërthamor në Shish-Tufinë, ku tregon momentet kur Enveri dhe Mehmeti vizitonin vendstrehimin e komandës së luftës. Bunkerë anti-atomik në vendin tonë mund të jenë mbi 100, paçka se jo në përmasa të “bunk’art”. Ngjarjet e 2 prillit në Shkodër: I thashë Ramizit ta strehoja në këtë bunker.Kushdo që ka pasur rastin qoftë edhe t’i hedhë një herë sytë, ka folur si “protagonist” për bunkerin anti-atomik,

Monday, November 24, 2014

EKSKLUZIVE/ Shënimet e Koço Tashkos: Si u vra Qemal Stafa




Lexoni    www.AlbDreams.Net

Dossier NGA GJERGJ FRASHËRI
 


Çfarë shkruante Tashko  në fletoren e tij të kujtive, e  sekuestruar në fillim të viteve ’60-të pas arrestimit të tij? Si e kujton ai themelimin e Partisë Komuniste dhe vrasjen e bujshme të Qemal Stafës?

Afrimi i festës së 70 vjetorit të Çlirimit risjell respektin dhe vlerësimin ndaj patriotëve, që punuan dhe luftuan në mbrojtjen dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe më pas për rindërtimin e Shqipërisë së Pasluftës. Midis tyre vjen në fokus

Tashko: Si u zbulua Ludovik Nikaj Tradhëtari që dorëzoi Qemal Stafën

Dossier NGA GJERGJ FRASHËRI

Dikush troket shumë fort te dera e oborrit. Unë vajta në katin lart të shihja nga ballkoni, në se kish shumë njerëz në rrugë. Pasi sigurohem, i them Pavlinës të hapë derën. Hyn Kristo Themelkoja me nxitim.
- Koçoja është brenda? – pyet ai.
- Po - përgjigjet Pavlina.
- Tjetër kush është - pyet Kristoja.
- Po hyrë, janë ata – i thotë Pavlina. Kristoja hyn duke ngulçuar.
- Ç’ka ngjarë - pyet Miladini.
- Vij nga një përpjekje me armë me milicinë fashiste, për çudi shpëtova, po kam frikë se mos është vrarë ose kapur Qemali – thotë ai.
Mbasi u qetësua pak, Kristoja na e tregoi me hollësi të gjithë ngjarjen.

Shokët m’ë thanë të dal jashtë e të mësoj për fatin e Qemalit. Nga shtëpia ku ndodhej Qemali me të tjerë, nuk kishin dalë të gjithë bashkë, jo të gjithë në një kohë e në një drejtim. Milicinë fashiste ata e kishin parë që po u vinte nga qyteti e në drejtim të anës së përparshme të shtëpisë. Nga prapa shtëpia nuk kish dalje, nga përpara nuk dilej dot. Kristo Themelko, një djalë i madh nga trupi, një marangoz me muskuj të fortë, rrëzoi murin e fortë të nevojtores që ish nga prapa dhe doli. Qemali priti sa u bënë gati të gjithë vajzat dhe doli po nga ajo brimë që kish hapur Kristoja, por tani duhej të kish qenë pak si vonë. Drejtimi që mori Qemali ishte në krah të kundërt me drejtimin që kish marrë Kristoja. Ai doli në fushë të hapur, kurse Kristoja kish mundur të përfitonte nga një gardh i lartë dhe nga disa shtëpira nga fundi i gardhit, që ia mbuluan rrugën për në qytet. Ç’i kish ngjarë Qemalit?
 I lashë shokët në shtëpi në kujdesin e Pavlinës, dhe dola nga ana e prapëshme. Vetëm né të shtëpisë lejoheshim të dilnim nga prapa, sepse duhej kaluar përmes oborrit të madh të zotnisë, i cili ishte pronar i shtëpisë, ku tani strehohej Enveri me Miladinin. Pronari kishte nuse të reja dhe vajza të pa martuara që punonin në oborr gjithë ditën duke larë teshat ose duke tjerrur  apo endur lesh. Ky kallaballëk femrash, shkurt, nuk dinte se ç’kishim në shtëpi. Kur kishin nevojë për ndonjë gjë, ato trokisnin dhe u dilte Pavlina përpara.

Ne i prisnim miqtë nga përpara dhe nga përpara këto gra nuk dilnin kurrë, sepse nga ajo anë, meshkujt e shtëpisë së tyre prisnin miqtë meshkuj të fesë muhamedane, domethënë të asaj pjese të popullit shqiptar me të cilët shtëpia e Aliut mund të bënte krushqi. Me pak fjalë, ana e prapëshme ish ana ku qëndronte haremi i Aliut dhe neve si kaurë dhe si të shtëpisë së tij, lejoheshim të kalonim përmes haremit.

Dalja nga ana e prapëshme shkurtonte shumë rrugë për në Qendrën e Qytetit. Bile sapo kaloje oborrin e Aliut, dilje drejt e në fushën e Shallvares, e që atje në Ministritë. U afrova te Ministritë, filluan të bien në sy spiunët, milicët, karabinierët, fashistët me uniformën e zezë, oficerët e ushtrisë së Vittorio Emanuelit, nëpunësit e lartë shqiptarë e italianë, deputetët, federalët dhe Jerarkia fashiste dhe kuislinge. Gratë e kolme italiane të veshura bukur dhe kokotat shqiptare, që i dëfrenin italianët, nuk ishin në pakicë nëpër rrugët rreth e përqark kafe Kursalit, e andej nga dyqanet luksoze të rrugës 28 Nëntori.

Në rrugët e Qendrës flitej po aq italisht sa edhe shqip, kurse nga Tirana e Ré dëgjohej më tepër italishtja, ndërsa nga Varri i Bamit më tepër shqipja. Mustafa Kruja po e qeveriste Shqipërinë për llogari të okupatorëve fashistë italianë. Sikur kjo gjendje të kish vazhduar të zhvillohej sipas planeve të Mussolinit, brenda një pesëvjeçari-fashist, në Tiranë do dëgjohej të flitej vetëm italishtja dhe në fshatrat pa ujë për vaditje, vetëm shqipja.

Tirana tani kundërmonte parfum, vitrinat e dyqaneve ishin mbushur me kuti Cirio, simboli i begatisë italiane. Lajmet nga fronti nuk ishin të mira për Mussolinin, ustanë e Mustafa Krujës, por shpresat ishin edhe te Hitleri. Në Tregun Italian kish më pak kuti Cirio se sa në Tregun shqiptar – përjashta duhej të kihej besim te fuqia ekonomike italiane, sidomos kur prestigji ushtarak italian kish kohë që kish filluar e binte në llagëmet.

Mustafa Kruja po i vriste e priste komunistët, që s’ia pëlqenin shijen Cirios me Sakharinë, që talleshin me pazotësinë ushtarake të Duçes dhe nuk dëshpëroheshin nga tërheqjet e Ushtërisë së Kuqe. Për ditë po vriteshin në rrugët e Tiranës hafijet shqiptarë të Italisë.

Në këtë kallaballëk italo-shqiptar po ecja edhe unë. Kur takoja ndonjë shqiptar që e njihja, e pyesja “ç’kishim”. Disa s’kishin marrë vesh akoma ç’kish ngjarë, të tjerë kishin dëgjuar për një goditje nga Medreseja, por s’dinin gjë me saktësi. Hyra nëpër kafenetë. Sa më të mira kafenetë, aq më të informuar mirë mund të ishin shqiptarët që dëfreheshin atje. U takova me kuislingë të moderuar, që i kisha njohur në emigracionin politik në Vjenë, Berlin e Paris, të cilëve unë nuk ua mbushja mendjen si njeri me ndonjë farë rëndësie. Pyeta njërin, pyeta tjetrin e më në fund u sigurova – Qemali ishte vrarë.

Menjëherë duhej të shkoja të lajmëroja shokët. Po duke ecur në rrugë mendova, se “për të marrë informata nga burime të sigurta, s’do ish keq të hyja në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, ku punonte vëllai i im në sektorin e bujqësisë. Vërtet vëlla im nuk ndodhej atje, por sigurisht do të gjeja ndonjë nga shokët komunistë që punonin si agronomë ose gjeometra n’atë Ministri”. Për të legalizuar hyrjen time në Ministri, trokita te zyra e vëllajt. Përgjigje nuk mora. Shkova në zyrën ngjitur ku zakonisht punonin 2-3 nëpunësa. Gjeta Andrea Varfin që po rrinte më këmbë e po shikonte nga dritarja njerëzit që kalonin rrugës, edhe njerëzit që hynin e dilnin te Mustafa Kruja në godinën e Kryeministrisë për karshi. Sapo më pa, Andrea më kapi fort, mbylli derën e më thirri:
- Dëgjo se ç’kam për të thënë!

Andrea Varfin e njihja mirë prej kohësh. Kisha pasur mjaft takime me atë, jo takime personale, por takime zyrtare komuniste. Ai bënte pjesë në Grupin e Zjarrit dhe ishte një nga protagonistët e atij grupi. Përplasje me këtë grup kisha pasur edhe para edhe pas formimit të Partisë. Menjëherë pasi u formua Partia shokët më ngarkuan të marr kontakt me Grupin e Zjarrit, për të kërkuar që ata t’i përvisheshin luftës duke hyrë në Parti si individë. Pak më vonë, krerët e “Zjarrit” do të takoheshin me Mustafa Krujën për të bërë një kompromis me të.

Ndër këta krerë nuk ishte Andrea Varfi (të paktën s’kam dëgjuar të ketë qenë). Në takimet me Grupin e Zjarrit i shoqëruar nga Nastas Lulja, i cili shkurt loste lodrën me dy skena, ishte edhe Andrea si përfaqësues i atij grupi (ishte edhe Vasil Konomi dhe ....). Grupi Zjarrit ishte heterogjen. Anëtarët e grupit kishin një gjë të përbashkët: intelektualizmin dhe frikën. Parulla kryesore ish “të ruhen kuadrot”. Ishin kundër çdo aksioni, me pak fjalë, se aksionet i rrezikojnë jo vetëm pjesëmarrësit por edhe miqtë e shokët që s’marrin pjesë në to.

Lufta më e madhe e anëtarëve të këtij grupi përqendrohej kundër aksioneve tona, sepse ato rrezikonin edhe intelektualët që s’merrnin pjesë te ato, bile edhe njerëz që qëndronin aq larg prej këtyre aksioneve se edhe vetë “Zjarristët”. Veç kësaj në aksionet merrnin pjesë edhe provokatorë të futur nga policia dhe këta depërtonin edhe në postet e larta të aksion-bërësve, siç ishin anëtarët e Partisë Komuniste, se komunistët që s’ishin zjarristë, i zgjidhnin dhe i gradonin anëtarët e Partisë në bazë të trimërisë të treguar (për sy e faqe) në këto aksione. Përfundimi i logjikës së tyre ishte, që ata nuk duan të hynë në Parti, sepse atje duhet të kenë depërtuar spiuna. Si rrjedhim neve, po të ishim aq të logjikshëm sa edhe Zjarristat, duhej t’a likuidonim partinë e të strukeshim nëpër vatrat tona për të qenë të sigurt, se nuk do të spiunoheshim.

Kur Andrea m’ë tha me emocion të madh: “Dëgjomë!”, unë e dëgjova me rezervë po aq të madhe. Po kur fraza e parë e informacionit të tij ishte - “Kini spiun në Parti, ai kallzoi Qemalin në shtëpinë ku u rrethua!” unë u bëra akull. Hopa, thashë me vete, avazi i vjetër! Megjithatë, një akuzë e këtillë, edhe në qoftë se ish akuzë për justifikim, nuk mund të lihej të kalonte lehtë. E pra e pyeta:
- Të lutem, folë konkretisht, më jep emrin e spiunit, përndryshe ti flet në hava.

- Po - më tha Andrea - t’a jap emrin, ai quhet ... Ludovik!
Një e dredhur më përshkoj trupin.
Një sekondë më vonë përsëri më hyri dyshimi i mbështetur në urrejtjen që kisha për Zjarristët.
- Mbiemrin më thuaj!
- Likaj! - tha Andrea - Ai dje hyri në kryeministri dhe dhá një listë të shokëve tuaj. Sot ai përsëri hyri në kryeministri, ja s’ka shumë kohë, dhe mori 400 napolona nga dora e Mustafa Krujës!

“Ludoviku, burri i Marisë, mendova unë, e kishte shitur Qemalin për 400 napolona!” M’ë zuri një e dridhur nga brënda.
“Likaj! Ç’kuptim kish ky emër për mua. Ludovikut unë s’ia kisha ditur mbiemrin. E kisha njohur vetëm si Ludovik. Mos është tjetër Ludovik ky?... Shokët do t’a dinë”.

Nuk e di në se u përshëndeta me Andrean apo jo, përpara se t’a përplasja portën e zyrës së tij. Zemra po më rrihte si çekan. Duhej sa më parë të arrija në shtëpi, të informoja Enverin me Miladinin.

Hyra nga porta e prapëshme.
- Si e ka mbiemrin Ludoviku i organizatës bazë ku bëj pjesë unë? - pyeta me zjarllëk.
- Nikaj – u përgjigj Kristo Themelko-ja.
“Jo Likaj po Nikaj, ay qenka, ay ka tradhëtuar, ay kallzoj Qemalin, dhe Qemali u vra”.

Pasi i dëgjoj mirë hollësirat, shoku Enver i kthehet Kristos e i thotë:
- Shpejt të arrish atje ku strehohet Ludoviku dhe .....!

Mirëpo Kristoja arriti vonë. Bashkë me të 400 napolonat Ludoviku kishte marrë dhe pasaportën. As që ish kthyer në bazën ilegale për t’i thënë lamtumirë Marias, por ia kish hipur për në Durrës e atje për në Itali.

Ludoviku shpëtoj vetëm përkohësisht. Për këtë ishim të sigurt – koha do vinte kur të n’a binte në dorë. Për ne tani, çështja e Ludovikut u bë një çështje jo midis Partisë dhe Ludovikut,  por midis Partisë e Mustafa Krujës. Ç’kish treguar Ludoviku? Ç’dinte për ne Mustafa Kruja? Shkurt Mustafa Kruja dinte për ne, gjithë sa kish ditur Ludoviku për ne...! E pra, ç’kishte ditur Ludoviku për ne? Kështu shkoj dita edhe nata, duke boshatisur gjithë bazat e strehimit e të punës (gjithë shtypshkronjat, gjithë teknikat) e duke i rivendosur ato në vende që besohej se nuk i kishte ditur Ludoviku, në vende të reja e të pa komprometuara.

Shokët që njiheshin prej Ludovikut u lajmëruan të jenë në gjendje alarmi. Mjaft nga ata duhet të dilnin jashtë qytetit. Bile edhe për Qemal Stafën kishte qenë marrë vendimi të ikte nga Tirana, se ndjekja kundër tij kishte qenë e rreptë dhe spiunazhi dhe terrori kish arritur kulmin, por ky vendim u shty nga dita në ditë, gjer sa u bë tepër vonë.

Ndër ata që duhej të ishin në gjendje alarmi tani isha edhe unë. A nuk më kish kërkuar Ludoviku me këmbëngulje adresën time, sepse gjoja dëshironte të m’ë bënte një vizitë me Marinë. Adresën nuk ia kisha dhënë me saktësi, por ai e morri vesh përafërsisht se ku banoja. Në mos m’ë kapshin në shtëpi, mund të m’ë kapin rrugës ose në dyqan. Po në dyqan kisha shumë kohë që nuk kisha dalë, tani duhej të isha i kujdesshëm edhe rrugëve.


Natën duke u gdhirë 6 Maj unë fjeta si zakonisht në shtëpinë e vëllait, Alekos, ku ishin strehuar Enveri me Miladinin. Zgjoheshim rreth orës 7 në mëngjes, por këtë mëngjes një e trokitur e fortë te porta e prapëshme n’a zgjoj më ora 6. Nga prapa vetëm familja mund të hynte. Hapa portën dhe hyri Alekoja shumë i emocionuar.

- Ç’ka? - e pyeta.
- Erdhën të të merrnin në shtëpinë e Gaqos më ora 5 në mëngjes. Deshën të më arrestojnë duke kujtuar se unë isha ti, por u tregova letërnjoftimin dhe e panë që e kishin gabim. Pyetën kush banon në këtë shtëpi dhe për t’i ngatërruar nuk u thashë që atje banon Gaqoja, por unë!”

- Po t’i duhet të kesh rendur që atje këtu, se rruga nuk është e shkurtër - i thashë.
- U vesha me vrap dhe me vrap erdha nga frika, se mos nga shtëpia e Gaqos do vinë në shtëpinë time këtu. Po të mos ju kisha gjetur këtu do të shkoja në shtëpinë tënde nga rruga e Kusit. Tani do vete të lajmëroj motrën, Teftën, por juve duhet t’a boshatisni shtëpinë brenda pak minutave.

Enveri me Miladinin i kishin dëgjuar të gjitha dhe kishin filluar në qetësi të mbledhin dokumentet nga të gjithë brimat ku i kishin fshehur. Alekon e vura të bënte roje në portën përpara dhe unë me Pavlinën filluam të ndihmonim Enverin e Miladinin të gatiteshin për të ikur. Kur çdo gjë ish gati dhe kur morëm aprovimin e Alekos, Pavlina doli në rrugët dhe me Enverin në krahun e djathtë dhe Miladinin në të majtë, niset në drejtim të aerodromit duke bërë shaka e duke qeshur me të dy kavalierët trup mëdhenj të armatosur gjer në dhëmbë.

Në nxitim e sipër ishte harruar ndën dyshekun ku flinte Miladini, një qese e madhe e mbushur me florinj e me bileta-banke. Kjo kish qenë arka e Partisë. Sado të rëndësishme që të jenë florinjtë për Partinë, më të rëndësishme se dokumentet që përmbanin sekrete dhe emra shokësh nuk mund të kishin qenë. Florinjtë i harruan por nuk harruan as shënimin më të vogël.

Më të kthyer Pavlina, ikmë edhe neve dhe pra shtëpia iu kthye Alekos. Po tani ku të vinim? Fakti që fashistët më kërkonin në shtëpitë e vëllezërve të mi e jo në shtëpinë time tregonte, siç kuptoja unë, që Ludoviku nuk e kish marrë vesh përshkrimin që i kisha bërë dhe shtëpinë time nuk e kishin gjetur. Vetëm 24 orë kishin kaluar nga tradhtia e Ludovikut dhe nga vrasja e Qemalit. Vendosa t’i lejoja vetes luksin e qëndrimit të një dite të fundit në shtëpinë time, për të bërë disa përgatitje përpara se t’a linim atë për fare.

Veç meje e Pavlinës askush nuk banonte atje. Pavlina ishte me barrë dhe braktisja e shtëpisë kishte karakter akoma më intim. Sapo mbërritëm në shtëpi n’a plakosën shokët, kush vinte për orientim (për të marrë informata), kush për të marrë ndonjë “plaçkë” që ishte lënë gjatë atyre ditëve, kush (dhe kjo sidomos në rastin e ilegalëve, por   bie fjala një Koci Xoxe e praktikonte këtë edhe pa qenë ilegal) për të pirë ndonjë kafe e për të ngrënë ndonjë kafshatë. Të gjithëve, ne u thoshim të mos vinin më në atë shtëpi. Në mbrëmje n’a vjen Sofokli Buda, i cili, n’a mbante dyqanin kur s’kishim tjetër që të na ndihmonte.  Edhe Sofokliu ishte ngushtë, nuk guxonte t’a kalonte natën në shtratin e zakonshëm. Megjithëse ne i treguam atij rrezikun në të cilin ndodheshim, vetë ai vendosi të qëndrojë atë natë te neve.




Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com
Dossier NGA GJERGJ FRASHËRI

Sunday, November 23, 2014

Ku janë premtimet, z. Rama?

Lexoni www.AlbDreams.Net 
Nga Jamarbër Malltezi
Në protestën e thirrur nga PD dhe sindikatat dolën të protestojnë edhe shumë që nuk votuan PD vjet, por tani e gjejnë veten të mashtruar dhe të tallur se Rama nuk po plotëson asnjë nga premtimet elektorale. Z. Rama nxori një status ku tregonte si pika të suksesshme të tij prishjet e ndërtimeve pa leje apo burgosjen e atyre që nuk kishin paguar energjinë. Por z. Rama nuk u votua për këto gjëra. Ai u votua për një duzinë premtimesh elektorale të cilat janë tretur dhe nuk flet më fare.

Friday, November 21, 2014

Njoftimi i Presidentit Obama për imigracionin

Presidenti Barack Obama njoftoi ndryshime rrënjësore në politikat e emigracionit të Shteteve të Bashkuara, të cilat do të ndikojnë në jetët e miliona emigrantëve pa dokumenta. Por, plani i presidentit ka shtuar kështu dhe kundërshtimin në Kongres.
Presidenti Obama iu drejtua publikut amerikan nga Shtëpia e Bardhë duke e përkufizuar “të prishur”

Thursday, November 20, 2014

Dëgjoni këngën kushtuar Sokol Olldashit në 1-vjetorin e ndarjes

Kjo është kënga kushtuar deputetit te ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili humbi jeten 1 vit me pare ne nje aksident tragjik. Kenga eshte shkruar miqtë e tij deputetët Astrit Patozi dhe Florjon Mima. Ajo është orkestruar nga Shpetim Saraci dhe këndohet nga Aleksandër Gjoka.

Saturday, November 8, 2014


Friday, November 7, 2014

FSHF i kërkon qeverisë shpejtësi për “Loro Boriçin”

Institucioni i futbollit vë alarmin për Loro Boriçin nëse ai do të jetë gati për një ndeshje ndërkombëtare pasi puna atje mund të jetë shumë e madhe
Në Federatën Shqiptare të futbollit janë të bindur se është vonë për stadiumin “Loro Boriçi”. Që prej 24 tetorit kur kryeministri Edi Rama dha zyrtarisht lajmin po mendohet çdo hap për stadiumin “Loro Boriçi”. “Është vonë. Duhet të lëvizim sepse muajt ikin dhe do ta kemi vështirë që të jetë gati për ndeshjen e tetorit të ardhshëm”,

Sunday, October 26, 2014

Shenjtorja shqiptare, që i luten serbët

Nga: ARBEN LLALLA
 Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerantë, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi. Kanë qenë të huajt, ata që kanë shkruar në përgjithësi historinë e popullit shqiptar dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë edhe shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat e krenarisë së kombit shqiptar.

Miku i Dukës që na e futi!

Nga: AHMET SHQARRI 
Veglat e Serbisë, serbofilët e vjetër e të rinj, si dhe parullaxhinjtë pacifistë panballkanistë e europeistë, që bashkërisht nuk mund kryefjala më e pështirë e momentit. Për atë se hodhi baltë mbi një ngjarje që e pa e gjithë bota se çfarë kanibalizmi shprehën serbët në atë mbrëmje të 14 tetorit në stadiumin e tyre në Beograd ndaj titullarëve të Kombëtares sonë, dhe se, ndryshe nga ç’pritej e duhej në të vërtetë, përkundrazi, ai,

Fund-tetori 1956, si u përgatit sulmi ndaj Hungarisë

Nga: PËRPARIM KABO 
Po mbushen afro gati 6 dekada nga ajo që ndodhi në Hungari në vitin 1956 dhe sa herë afrohet fundtetori është e përligjur të arsyetohet mbi ato ngjarje. Risillen ato në kujtesë. Analizohen situatat dhe faktorët. Gërmohet në arshiva dhe rigjykohen dokumentet. Për më tepër, nisur nga çfarë ndodh në ditët tona, ku një pjesë e territorit të shtetit të pavarur të Ukrainës është pushtuar me armë nga të ashtuquajtur separatistë prorusë, por që në fakt janë pjesë e njësive të përgatitura dhe pajisura

Friday, October 24, 2014

"Loro Boriçi" i rikonstruktuar pret përballjen Shqipëri-Serbi më 2015.Le te presim...!!!!


Për gati një vit stadiumi  i Shkodrës "Loro Boriçi" do jetë i përfunduar. Ndërsa pak kohë më parë kryeministri Edi  Rama premtoi se do të vihet dorë dhe në këtë stadium, ai sot theksoi se ndeshja e radhës Shqipëri-Serbi do të luhet pikërisht në këtë stadium.

Si “shenjë hakmarrje” për Serbinë, shefi i qeverisë tha

Tuesday, October 21, 2014

Akuza e UEFA -s kundër Shqipërisë, më e rënda

Juristi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Envi Icka, e quan më të rëndën akuzën që UEFA ka ngritur ndaj Shqipërisë për braktisjen e ndeshjes me Serbinë. Në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohej për mbrojtjen që po përgatit Shqipëria për t’u përballur me Komisionin e Disiplinës së UEFA -s, ai tha se Shqipëria ka nenin më të rëndë të Rregullores. Sipas tij, me refuzimin për të luajtur,

The Independent: Çfarë fshihet pas një ndeshje futbolli

Kori i fansave serbë thërriste “Dhoma gazi për shqiptarët”. Shqiptarët u përgjigjën: “Ne jemi më hajdutë dhe ju q… motrat”. Kjo ndodhte në një ndeshje futbollit në Shkup, në vitin 1999: konflikti në Kosovë ishte ndezur dhe ndjenjat ishin të larta. Përleshjet vijuan në rrugë.
Në atë kohë isha në Maqedoni me gazetarë të tjerë për të ndjekur fluksin e refugjatëve shqiptarë që vinin nga përtej kufirit, ndërsa ne prisnim ta kalonim atë me focat e Nato-s për në tokën e luftës. Një marrëveshje u arrit me Beogradin dhe dhuna u kufizua në disa