Saturday, May 21, 2011

Kadare, thirrje zotit Basha të tërhiqet për hir të stabilitetit


Shkrimtari Ismail Kadare bëri publike një letër të hapur, në të cilën i bën thirrje kandidatit Lulzim Basha që të tërhiqet nga gara për Bashkinë e Tiranës për hir të interesave të vendit.

Kjo thirrje, shkruan Kadare, nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket e gabuar politikisht dhe strategjikisht, por do të ishte e drejtë nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta të vendit, të republikës dhe të kombit.

Ky, thotë, zoti Kadare, do të ishte një gjest i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare.

Propozimin për tërheqje, shkruan Kadare, duke iu drejtuar zotit Basha, mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.

Gjesti i juaj, thekson zoti Kadare, do të ishte një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve dhe do t’i nderonte të gjithë.



TEKSTI I PLOTË

Letër e hapur Zotit Lulzim Basha, kandidat për Bashkinë e Tiranës

Paris, 21 maj 2011

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta të vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend, në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë përshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se të nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen "turp i përbashkët", që mirë a keq, e kemi përjetuar gjatë shumë viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : "nder i pêrbashkët".

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar

Zgjedhjet e 8 majit, intervistë me kreun e vëzhguesve te OSBE-ODIHRit


Në Shqipëri, kreu i misionit të vëzhguesve të Osbe/Odihr Jonathan Stonestreet thotë se për vëzhguesit është e vështirë të kuptohet baza ligjore mbi të cilën Komisioni qëndror i zgjedhjeve nisi numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabura dhe nëse ajo është e justifikuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se do të ishte i dobishëm një shpjegim rreth asaj që po bën Komisioni Qëndror i zgjedhjeve. Në një garë të ngushtë si ajo e Tiranës, nënvizon ai, është institucioni që duhet të jetë i kudesshëm për të mos dëmtuar besimin e palëve. Ai i mëshon idesë se polarizimi i theksuar preku administrimin e procesit zgjedhor.

Kreu i misionit të vëzhguesve të Odihr që ndoqën nga afër zgjedhjet e 8 majit, Jonathan Stonestreet, mendon se është ende herët të jepet një vlerësim i përgjithshëm për procesin zgjedhor. Ai preferon të citojë raportin paraprak të 10 majit ku vihet theksi mes të tjerash edhe te ambienti i ngarkuar politik, te mospërmbushja nga ana e partive politike të detyrave që ato vetë kishin, gjë e cila sic thotë ai ndikoi në një administrim zgjedhor negativ: “Mendoj se ky vlerësim u reflektua në atë që ndodhi më pas. Pamë që gjatë ditës së votimit procesi shkoi relativisht mirë, pati disa vështirësi proceduriale, dhe të njejtën gjë e pamë edhe në procesin e numërimit i cili ishte relativisht transparent. Por, në të nejtën kohë pati edhe vonesa e bllokime të ndryshme për arsye politike. Polarizimi, që pamë në fillim të këtij procesi, preku administrimin zgjedhor, vazhdoi edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, gjatë procesit të numërimit dhe deri së fundmi me njoftimin e rezultatit.

Për kreun e misionit të vëzhguesve ndërhyrjet politike, nga të dy krahët, bënë që procesi i numërimit të zgjatje më shumë sec duhej. “Por kjo nuk do të thotë se pati nderhyrje në procesin e numërimit dhe në kohën e tij. Duhet pasur parasysh se jo vetëm Tirana pati zgjedhje por ishin 384 njesi të tjera të qeverisjes vendore që mbajtën zgjedhje dhe ne pamë procesin si një të tërë ndaj është e rëndesishme të dihet se në disa zona procesi vajti shumë mirë dhe në disa të tjera më pak. Mendoj se ajo që ndikoi në proces ishte gara shume e ngushtë në Tiranë dhe të pasurit një diference kaq të vogël në qendrat e numërimit të votave. Kjo patjetër do të ketë pasojat e saj dhe në cdo rast pritej të kishte ankesa në lidhje me procesin. të cilat do të ndiqeshin më pas nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjdhor, pavarësisht nga cfarë do të ndodhte”.

Në raportin tuaj të publikuar dje, një pjesë e madhe i kushtohet procesit në Tiranë. Ju flisni se ka një bazë të paqartë ligjore për mënyrën se si veproi KQZ për hapjen e fletëve të kontestuara. Jeni ju të paqartë për këtë bazë ligjore, apo ishte shpjegimi i KQZ i paqartë?

“Ajo cfare kemi parë është se ka pasur një vendimmarrje në parim por me sa di unë nuk ka pasur një vendim përfundimtar të publikuar, akoma, prandaj është e vështirë për ne të kuptojmë se cila është baza ligjore, për të bërë një vleresim, dhe nëse ajo është e justifikuar. Procesi i administrimit zgjedhor gjatë fazës para-zgjedhore, zgjedhore dhe procesit të numërimit në qendrat përkatëse në përgjithësi ishte mjaft transparent dhe mendoj se do të ishte e dobishme ptë kishim një shpjegim të qartë rreth asaj që po bën KQZ-ja, duke përfshire këtu edhe bazat ligjore për një veprim të tillë, i cili, me sa di unë, merret në rrugë institucionale, në bazë të vendimeve që janë publikisht të disponueshme”.

Megjithatë zoti Stonstreet nënvizon se ligji parashikon një proces apelimi dhe se shpresonte që cdo parti apo kandidat të ndjekë këtë proces pasi ligjet dhe institucionet janë pikërisht për të bërë që këto kundërshtime të zgjidhen në një mënyrë ligjore, shprehet ai

A mendoni se situata e krijuar e ka tronditur besimin e palëve në KQZ, një institucion që duhet të jetë arbitri i këtij procesi?

“Përsëri, mendoj se në një garë të ngushtë elektorale është institucioni që duhet të jetë shumë I kujdesshëm për të mos dëmtuar besimin. Gjatë këtij procesi si qeveria ashtu edhe opozita nuk janë sjellë në një mënyrë të përgjegjshme, gjë e cila ndikoi në punën e administrimit zgjedhor, duke kritikuar nga njëra anë KQZ-në dhe nga ana tjetër punën e komisioneve të nivelit të ulët. Shpesh herë këto beteja politike janë kryer në dëm të votuesve. P.SH. rasti i pavlefshmërisë së votave. Kjo temë është trajtuar edhe në zgjedhjet e mëparshme ku fletët përfundonin në kutitë e gabuara apo numri I lartë I fletëve të pavlefshme. Kjo gjë është përmendur edhe në raportet tona të mëparshme por nuk është përmendur as në KQZ dhe as nga partitë politike të cilat, përpara fillimit të cdo mbledhjeje në KQZ kanë të drejtën të ngrinin shqetësimet e tyre, por kjo gjë nuk ndodhi. Prandaj, mendoj se partitë duhet të reflektojnë në këtë gjë dhe në përgjegjësitë e tyre në këtë proces”.

Kreu i misionit të Odihr-it shpjegon se pavarësisht se si do të mbyllet ky proces e rëndësishme është se cfarë do të ndodhë më pas. Në Shqipëri thotë ai “do të ketë edhe zgjedhje të tjera dhe qëllimi duhet të jetë që këto zgjedhje të mbahen në përputhje dhe sipas angazhimeve e standarteve të OSBE-së”.

Pas dy muajsh qëndrimi ai do të lerë Shqipërinë javën e ardhshme. Këtu do të qëndrojnë megjithatë disa vëzhgues që do të ndjekin procesin deri në mbylljen e tij. Për të personalisht ka qenë një mison sfidues me gjithë varitetin që ka ofruar thotë zoti Stonestreet. “Ka qenë një eksperiencë tërheqëse dhe u uroj shqiptarëve shumë fat në vazhdim”.


Friday, May 20, 2011

OSBE - ODIHR: E paqartë baza ligjore për hapjen e 60 kutive në Tiranë

E premte, 20 Maj 2011

OSBE/ODIHR-i ka publikuar një raport të përkohshëm për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Në raport thuhet se pas vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kuti të gabuara, tensioni është shtuar. Baza ligjore për hapjen e 60 kutive për të numëruar votat e hedhura gabimisht, thuhet në raport, është i paqartë për OSBE/ODIHR-in.

Në shumicën e vendit numërimi i votave në të 66 qendrat e numërimit përfundoi përgjithësisht me transparencë, ndonëse me ngadalësi. Në disa raste kandidatët humbës uruan fituesit. Megjithatë procesi i numërimit u ndikua nga niveli i lartë i mosbesimit të partive politike ndaj njera tjetrës, gjë që çoi në mosmarrëveshje, vonesa dhe bllokime në disa qendra numërimi. Partitë politike ndërhynë shpesh në procesin e numërimit duke drejtuar punën e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Në momentin që u bë e qartë se gara në Tiranë do të vendosej nga një diferencë e vogël, vëmendja e vendit u kthye nga 11 qendrat e numërimit të Tiranës.

Numërimi në to u vonua për shkak të ndërprerjeve të paplanifikuara, mungesa e ekipeve të numërimit ose edhe arësye të tjera, shpesh politike. Vonesat shtuan tensionet në Tiranë, veçanërisht duke patur parasysh afërsinë e rezultatave paraprake. Pas përfundimit të numërimit në të 11 qendrat e Tiranës, më 14 maj, rezultatet paraprake jo-zyrtare, siç iu dorëzuan OSBE/ODIHR-it nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i jepnin zotit Rama 10 vota më shumë se zotit Basha. Zoti Rama shpalli fitoren pak pas kësaj, ndërsa zoti Basha tha se do të priste për rezultatet zyrtare.

Zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë kryeministrin Sali Berisha, i bënë thirrje KQZ-së, të shqyrtonte si të vlefshme fletë-votimet për kryetar bashkie që u gjetën në kutitë ku hidhej fletë-votimi për organet e tjera të pushtetit lokal. Partia Socialiste kërkoi që KQZ-ja të jepte rezultatin e përcaktuar nga qendrat e numërimit të Tiranës. Deri në momentin e hartimit të raportit të OSBE/ODIHR-it, KQZ-ja nuk i kishte shpallur rezultatet zyrtare për Bashkinë e Tiranës. Më 18 maj, KQZ-ja filloi të hapte kutitë e disa KZAZ-ve, ku ishin votat për këshilltarët bashkiakë për të numëruar votat për kryetar bashkie të hedhura aty gabimisht. Që nga ky moment tensionet u shtuan.

Sipas kodit zgjedhor, KZAZ-të duhet të nxjerrin rezultatin e numërimit në orën 17 të ditës pas zgjedhjeve. Ky afat është konsideruar si jo-realist nga të gjithë dhe asnjë qendër nuk e përfundoi numërimin brenda tij. Numërimi në të gjitha qendrat, me përjashtim të Tiranës, përfunoi më 13 maj.

Gjatë numërimit gjithë fletë-votomit paraqiteshin para kamerave dhe shiheshin në ekran. Megjithatë ato jo gjithonë mund të shiheshin për shkak të pozicionit si ishin vendosur në kamera. Po ashtu vëzhguesit nuk lejoheshin t’u afroheshin tavolinave të numërimit dhe ishte e vështirë për ta për të parë në se fletë-votimet viheshin në blloqet korresponduese të kandidatëve përkatës. Po ashtu shqyrtimi i fletë-votimeve të kontenstuara nga ekipet numëruese apo nga anëtarët e KZAZ-ve nuk mund të shihej nga vëzhguesit.

KQZ-ja i shpallte rezultatet në faqen e saj të internetit në kohën që të dhënat hidheshin në sistem. Por deri në kohën që është shkruar raporti i OSBE/ODIHR-it, KQZ-ja ende nuk e ka përfshirë në faqen e saj të internetit rezultatin nga kutia e fundit e numëruar në Tiranë për kryetar bashkie dhe në faqen e saj shihet zoti Basha në krye.

Pas dorëzimit të rezultateve nga të 11 KZAZ-ët e Tiranës, KQZ-ja ka 48 orë afat për të verifikuar dokumentet dhe shpallur rezultatet për Tiranën. Të gjitha tabelat ishin dorëzuar më 16 maj, megjithëse tabela e KZAZ numër 49 nuk ishte miratuar nga shumica e anëtarëve të saj që i përkasin koalicionit qeveritar. Kryetari i kësaj qendre tha se kishte patur parregullsi në tabela. OSBE/ODIHR-it nuk i janë dhënë hollësi për to. Deri në këtë moment KQZ-ja nuk ka vendosur për tabelat e kësaj qendre.

Ndërsa vazhdonte puna për numërimin e fletëvotimeve për këshillat bashkiakë, zyrtarët e Partisë Demokratike bënë thirrje që votat për kryetar bashkie të gjetura në këto kuti të numëroheshin si të vlefshme për garën për kryetar bashkie, duke argumentuar se vullneti i votuesve ishte shprehur qartë në to. Partia Socialiste kundërshtoi me force, duke thënë se votat e hedhura në kutitë e gabuara ishin konsideruar vazhdimisht të pavlefshme deri në atë moment.

Kodi Zgjedhor nuk parashikon udhëzime për vlefshmërinë e votave të gjetura në kutinë e gabuar. Po ashtu kodi nuk ofron as procedura se si duhen trajtuar votat e gjetura në kuti të tjera. Nuk ka patur vendim të KQZ-së ose udhëzime mbi këtë çështje para ditës së zgjedhjes, po ashtu as manuali shpjegues i miratuar nga KQZ-ja për numërimin nuk jep këshilla për këtë rast, ndonëse vota në kuti të gabuar ka qënë një fenomen që ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme lokale. Anëtarët e ekipeve numëruese duket se ishin trejnuar që t’i konsideronin këto vota si të pavlefshme dhe votat në kutitë e gabuara u konsideruan si të pavlefshme në Tiranë deri në fund të procesit të numërimit të votave për kryetar bashkie më 14 maj.

Më 17 maj, 3 ditë pas përfundimit të numërimit të votive për kryetar bashkie në qendrën e fundit, kryetari i KQZ-së, propozozi një projekt-vendim sipas të cilit votat e hedhura në kutitë e gabuara duhet të konsideroheshin të vlefshme dhe do të numëroheshin nga vetë KQZ-ja. Ky numërim do të bëhej vetëm për votat e gjetura në kutitë e gabuara që ishin kontenstuar në nivel KZAZ-je. Sipas kryetarit të KQZ-së, projekt-vendimi u propozua pas kërkesës së paraqitur nga anëtarët e emëruar nga PD dhe LSI-ja në 7 KZAZ të Tiranës dhe përfshinin 60 kuti.

Anëtarët e opozitës në komisione e kundërshtuan këtë, duke thënë se KQZ-ja nuk kishte të drejtë të numëronte votat dhe mund të hapte kutitë vetëm pas një procesi apelimi. Më 18 maj, pas një votimi në parim 4 me 3, ndonëse asnjë vendim përfundimtar nuk u mor, KQZ-ja filloi të hapë 60 kutitë. Baza ligjore për hapjen e këtyre kutive është e paqartë për OSBE/ODIHR-in.

Ndryshon kursin gazsjellësi “Trans-Adriatik” që kalon nga Shqipëria


Bari, 19 maj, NOA – Pas konsultimit me kushtet e territorit, konsorciumi që po merret me ndërtimin e tubacionit ku do të kalojë gazsjellësi “Trans-Adriatik”, njoftoi fillimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) në Itali.

Plani përfshin një ndryshim të kursit, ulje të tubacionit, e cila në do të shkojë nga Brindizi në Leçe.

“Në fillim, – thotë Paul Pasteris, kreu i konsorciumit për Italinë, – projekti ishte përqendruar në qytetin e Torchiarolos, por prania e Posidonias oqeanike (e mbrojtur nga BE-ja dhe Italia, solli një ndryshim të kursit”.

Ndërkaq, tubacioni në det të hapur nga brigjet e Adriatikut duke kaluar përmes Kanalit të Otrantos, do të jetë rreth 45 kilometra.
“Qëllimi i kësaj, – vijon Pasteris, – është për të bërë investime duke siguruar respekt të madh për mjedisin.

Në fakt, linja nuk do të jetë e dukshme nga bregu. inxhinierët tanë kanë hartuar një zgjidhje që përfshin tunele të nëndheshme”.

Duke vijuar më pas se nuk do të jetë një “derë” prej 650 metrash, e cila do të lidhë direkt një pikë 250 metra nga bregu me një gropë të gërmuar 450 metra në brendësi. Tubacioni i TAP (520 km), do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe në detin Adriatik duke kaluar më pas në Italinë jugore dhe Evropën Perëndimore.

Aksionierët e këtij projekti të rëndësishëm janë firma zvicerane “EGL” (42.5%), “Statoil” i Norvegjisë (42,5%) dhe “On Ruhrgas” i Gjermanisë (15%).

n.e/NOA

Ndalimi i Dominique Strauss-Kahn, një komplot!?

Dominique Strauss-Kahn, deri tani shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kandidat për president në Francë vazhdon të qendrojë i arrestuar në burg, në një ishull në Nju Jork, East River. Aty ai do të qëndrojë deri në seancën e ardhshme gjyqësore. Një gjyqtare nuk e pranoi kërkesën e avokatëve të tij për lirimin përballë një kapari prej një milion dollarë. Por francezët shohin një komplot, në të gjithë këtë histori.

Ai që hapi radion ose televizorin të martën në mëngjes në Francë u përball me paraqitjet më të tmerrshme të burgut të New Yorkut, ku ndodhet Dominique Strauss -Kahni. Po si u gjend ai në këtë burg? Megjithëse të gjithë e paraqesin francezin si qejfli, DSK-në, siç e quajnë shkurt, asnjë nga miqtë e tij nuk e përfytyron si përdhunues.

Deputeti i njohur socialist, Jean-Christophe Cambadelis ishte një ndër të parët, që doli me një shpjegim: “Unë jam gjithçka tjetër por jo një teoricien komplotesh, megjithatë unë kujtoj faktin që Dominique Strauss-Kahnit i patën premtuar zjarrin nuklear, po të ndërmerrte hapat e parë si kandidat presidencial socialist.”

Dhe një doras gjithashtu është gjetur: Jonathan Pinet, një aktivist i ri konservator, i cili pak minuta pas arrestimit të DSK-së thuhet se informoi me Twitter: “Incident i rëndë me Strauss-Kahnin në Nju Jork”. Këtë ai e kishte dëgjuar nga një shok. Si mund ta dinte këtë Pinet-ja? Vetëm sepse në rrethin e partisë së Nikola Sarkozisë UMP kishte përgatitur një kurth. Arnaud Dassier, i cili pati organizuar më 2007 në internet fushatën e Sarkozisë, akuzohet që e përhapi me shpejtësi këtë lajm nga Nju Jorku. Ai megjithatë nuk i pranon kritikat:

“E gjithë teoria e komplotit bazohet në një lajm të shkurtër, i cili u vendos që natën në faqen e internetit “le post.fr.”, me fakte që nuk janë të vërteta. Aty thuhet se unë kam fshirë lajmin tim që kam shkruar më parë- e gabuar! As e dhëna kohore nuk është e saktë.”

Teoria e komplotit u mbështet edhe nga gazeta Liberation. Antoine Guiral, një gazetar i një gazete liberale të majtë qe takuar në prill me Strauss-Kahnin: “Në takim ai foli për mundësinë e një inskenimi. Ai foli për ndonjë përdhunim në një hotel. Dikujt, ndonjë person mund t’i jepte 500.000 Euro pse një milionë, dhe atëherë ai do të këndonte.”

Por disa gazetarë në Francë thonë se askush nuk i kishte marrë seriozisht lajmet e njohura për përdorimin e dhunës nga DSK-ja, të cilat kishte kohë që ekzistonin. Nga ana tjetër, në vazhdën e teorisë së komplotit, policinë e Nju Jorkut e akuzojnë se kërkon t’i tregojë vendin një francezi.(Voa)

Berisha: Tirana do vendoset në Kolegj, nuk parashikohet

Në një intervistë dhënë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, në TV “Klan”, kryeministri Sali Berisha foli mbi situatën e krijuar pas numërimit në KQZ të votave të gjetura në kutitë e gabuara.Kreu i qeverisë u shpreh se mandati për Tiranën do të vendoset nga Kolegji Zgjedhor. Berisha komentoi rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit, duke marrë mbi vete edhe përgjegjësi për humbjen në disa bastione. Ai u shpreh se do të ketë ndryshime në qeveri.
A ishte i detyruar KQZ të deklaronte në datën 14 maj, që zoti Rama ishte fitues me 10 vota karshi konkurrentit të tij, Basha, nga numërimi i 11 KZAZ-ve të Tiranës?
Nuk ekziston asnjë nen në Kodin Zgjedhor që e autorizon KQZ të shpallë rezultat paraprak. E vuajtëm këtë në vitin 2009. U kritikua kjo sepse nuk ka një nen që të autorizojë. Po teknologjia e numërimit të votës, transmetimi i tyre online në serverët e KQZ-së, e bën de fakto të qartë rezultatin paraprak. Zoti Rama rezulton me 10 vota para.
A është ende fitues në Tiranë?
Aktualisht zoti Basha ekziston me 35 vota para dhe të më pyesësh mua a është fitues zoti Basha, nuk e them dot këtë. Sigurisht që është 35 vota para, por janë për t’u numëruar dhjetëra e dhjetëra vota të tjera të panumëruara që janë hedhur në kutitë e ndryshme nga ato të kryetarit. Janë për t’u rivlerësuar mbi 300 vota të kontestuara. Sistemi ynë është një sistem, për mua personalisht, i shkëlqyer, ndonëse unë në këtë rast do të kisha dashur rinumërimin adevicio të të gjitha votave të Tiranës për arsye të 10 votave diferencë të rezultatit. Në ligje të ndryshme elektorale, për rezultatet e këtij lloji ekziston rinumërimi automatik.
Pse nuk e mori KQZ një vendim të tillë?
Nuk e lejon ligji. Ky është një sistem tjetër, i cili bazohet në kontestim, nuk bazohet në rinumërim. Çdo votë e vlerësuar konsensualisht i jep të drejtën çdo komisioneri dhe vëzhguesi për të bërë veton. Në rast se 3 komisionerët e numërimit e konsiderojnë atë jo të rregullt, nuk ka asnjë mundësi ndërhyrjeje. Doli rezultati plus 10 vota, Edi Rama e shpalli veten fitues.
Ishte fitues me dhjetë vota, e pamë në televizor…
Një njeri, për mua, me abc elementare zgjedhore, kur del 10 vota para, thotë unë jam, sipas këtij rezultati, fitimtar dhe pres rezultatin përfundimtar. Një rezultat i ngushtë me 10 vota mund të ndryshojë nga votat e kontestuara që janë mbi 300, teorikisht mbi 10 herë. Mund të mbetet po ky rezultat, mund të bëhet plus 150 vota, plus 200 vota. Këto vota janë detyrim absolut ligjor për rishqyrtim në KZAZ, në KQZ dhe në Gjykatën e Apelit. A mund të thuash ti që unë jam fituesi?
Z Berisha, ka dy pikëpyetje në lidhje me procesin në Tiranë. E para, pse nuk u dha një udhëzim që të numëroheshin që në fillim, por vetëm pasi u pa që rezultati i ngushtë dhe pse nuk u numëruan pas ankimimit, pasi të shpallet rezultati paraprak. Kështu u shpreh edhe ambasadori amerikan Arvizu?
Ka edhe një kriter tjetër. Pesha e votës është individuale për të gjithë, por pastaj ka një vlerësim të dytë se si ndikon ajo në rezultat. Po të jap një shembull në zgjedhjet e vitit 2009 në Minibashkinë Nr. 1, PD kishte 1300 vota, por votuesit kishin shkruar aty “rroftë Sali Berisha”. Ato u cilësuan të pavlefshme dhe ne nuk bëmë rekurs, sepse edhe po ta bënim, nuk do të ndryshonin rezultatin, sepse do të ishte një kosto nga ana administrative dhe nuk do të ndryshonin rezultatin. Tani, në këtë rast, me 10 vota diferencë, këto vota janë si penalltitë. Penallti që përcaktojnë fitoren. Pse ka frikë nga penalltitë ai?
Po si e shpjegoni që të gjitha këto penallti po hyjnë gol në portën e Ramës, sepse vetëm në këto 100 vota, vetëm 40 kanë shkuar në favor të Ramës?
Nga zoti Rama nuk kam dëgjuar që këto vota janë të pavlefshme dhe nuk ka si ta thotë, sepse i ka vota të qytetarëve. Sepse nuk mund të thotë tezën “flaki ato se më flakin mua”. Janë votat e qytetarëve. Po të ketë dyshimin më të vogël, përfaqësuesit e tij në KQZ le të kontestojnë. Ç’po bëjnë ata? Votat e Bashës po i kontestojnë, ndërsa të Ramës po i miratojnë. Në KQZ ato do të vlerësohen prapë dhe më pas është rruga për në Kolegj Zgjedhor. Ky është procesi ligjor dhe e vetmja gjë që s’mund të ndodhë, për shkak të nenit 117, ato vota nuk mund të rrinë pa u numëruar.
Nuk po ju duket çudi që ka shumë në favor të Bashës. Apo i keni votuesit që nuk i njohin mirë ngjyrat?
Ka shpjegimet e veta. Basha pati shumë fansa tek të rinjtë dhe mund të kenë pasur emocione në hedhjen e votës së tyre.
Z Rama i ka kërkuar Presidentit dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë…
Së pari, i bëj thirrje KQZ të punojë me përkushtim të madh në përmbushjen e detyrës së tij, së bashku me të gjitha institucionet. Por ka një gjë kur sheh ata policë që rrinë aty, që janë djem, prindër, familjarë që agresohen në mënyrë primitive e barbare nga një grup deputetësh që shfrytëzojnë imunitetin me akte primitive. Apo nga njerëz shumë të afërt të Edi Ramës, si badigardët privatë që qëndrojnë në krye. Institucionet e tjera të zbatimit të ligjit po sodisin këtë. Kjo përbën një gjë shumë të rëndë për to. Çdo gjë duhet të hetohet. Ajo çka dua të theksoj është se në mënyrë absolute nuk ka asnjë në tendencën më të vogël për të ndryshuar këtë apo atë rezultat, por është themelore që të numërohet çdo votë. Ky rezultat, që sipas staticienëve mund të ndodhë njëherë në 10 mijë vjet, përbën një rast unikal me specifikat e veta, ku çdo votë përbën një të dhjetën e fitores, sepse dhjetë vota është diferenca. Në këtë rast, për të vendosur është e domosdoshme për një shqyrtim të hollësishëm dhe e ftoj z Rama që ç’do problematikë ta paraqesë në rrugë ligjore, por është e papranueshme që me moton 2-vjeçare, “hap kutitë, të numëroj votën”, edhe pse kishte një vendim gjykate. Duhet të dini një gjë, që në datën 29 mars nuk firmosi marrëveshjen për qëndrimin e partive, sepse kërkoi hapjen e kutive, ndërsa tani thotë mos numëro asnjë votë.
Përse nuk e shpallën njëherë z Rama fitues me 10 vota?
Sepse nuk kanë bërë akoma tabelën.
Me çfarë të drejtë KQZ ndërhyn tek tabelat e KZAZ-së?
Sepse të drejtën ia ka dhënë ligji. Kjo KQZ e kryen detyrën si KZAZ dhe e merr pastaj si KQZ. Është shumë e thjeshtë. Në këtë Kod, KZAZ merr vendimet katër me tre dhe vendimet po merren kështu. Përfundimtar vendimi është në KQZ, i cili kërkon vendimmarrje 5 me 2.
Po se morën vendimin 5 me 2?
Shkon në kolegj.
Pra me të gjitha gjasat mandati i Tiranës do të vendoset në kolegj?
Ky është një rezultat shumë i ngushtë sa edhe unë, të them të vërtetën, askush nuk mund ta parashikojë, megjithëse astrologët e kanë parashikuar Bashën, por nuk i besoj. Ky është një rezultat prej 10 votash.
Sot, në emisionin e lajmeve doli momenti i votimit të kreut të shtetit, i cili ka ngatërruar kutinë. Pra, fletën e verdhë për kryetar e hedh tek Bezha, që është për minibashkinë. Pra është një votë e panumëruar?
Emocionet janë njerëzore. Nga emocionet nuk privohet as Presidenti.
Pse Partia Demokratike ka humbur në mjaft zona. Keni ju përgjegjësi personale për kandidatë apo koalicioni?
Koalicioni ka funksionuar. Ky rezultat i jep 17 % vota më shumë se koalicioni tjetër dhe është tërësisht dëshmi e një funksionimi pothuaj të përkryer të këtij koalicioni. Kjo është e vërteta. Humbjet janë reale. Ato nuk u bënë në tavolina.
I prisnit këto humbje?
Diku po, dhe diku jo. Shkaqet janë komplekse dhe nuk dua që ky problem të shkojë në ndonjë gjueti shtrigash, por analiza do të jetë në sensin e përgjegjësive. Sigurisht që në këto humbje ka përgjegjësi të padiskutueshme të kryetarit të PD-së.
Pra ju personalisht keni përgjegjësi?
Padyshim. Ka përgjegjësi kryetari i PD-së, ka përgjegjësi i ngarkuari i kryetarit të PD-së dhe të kryesisë së PD-së, ka përgjegjësi dega e PD-së dhe përgjegjësi ka edhe kandidati. Pra, ne jemi parti që i marrim përgjegjësitë, por që të them që është vetëm e kandidatit, jo nuk e them. Kjo duhet të analizohet. Më e vështirë është analiza e fitores, por analiza e humbjes është e thjeshtë. E ka mekanikën më të thjeshtë.
Ka zëra që do të tërhiqeni në vitin 2013 dhe nuk do të garoni. Përmendeni që do të tërhiqeni në favor të ndonjë kandidati tjetër siç është kandidati Basha?
Tani mbani shënim. Koalicioni me LSI-në vazhdon deri në vitin 2023. E kemi deklaruar ne këtë.
Do të dilni ju apo z. Basha për ta udhëhequr koalicionin?
Unë e kam deklaruar që mua më shmang nga politika vetëm sovrani, verdikti i shqiptarëve. Pra humbja.
A do ta formatoni qeverinë në raport me leximin e 8 majit?
Siç e dini, kam dy vende të paplotësuara. E vërteta është që sapo të përfundojë ky proces, do të përqendrohem tek problemi i qeverisë se si do të zgjidhjet.

Thursday, May 19, 2011

Partia Egjiptiane “El Gad” njeh zyrtarisht Shtetin e Kosovës


Lideri i partisë “El Gad” (Partia e së nesërmes), Dr. Ejmen Nur, priti në një takim kortezie, Prof. Dr. Beqir Ismailin, i cili i shprehu Dr. Nur-it, urimet më të mira për Revolucionin e 25 janarit 2011, për lirinë, pas një periudhe të gjatë diktature.

Prof. Ismaili e njohu gjerësisht Dr. Nur-in me çështjen e Kosovës si dhe i paraqiti një mori dokumentash dhe faktesh, mbi të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj. Ai kërkoi që qeveria e Revolucionit të shqyrtojë sa më shpejt çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe citoi se populli martir i Kosovës e meriton lirinë e arritur me gjakun dhe sakrificat e bijve më të mirë të saj. “Lidhjet mes dy popujve tanë janë shumë të vjetra- vazhdoi Prof. Ismaili - ato kthehen pas në historinë e Egjiptit. Ne nuk mund ta harrojmë shqiptarin Muhamed Ali Pasha që formoi Egjiptin e ri. Tashmë ka ardhur koha e Egjiptit të njohë Kosovën”.

Dr. Ejmen Nur, dëgjoi me vëmendje të gjitha faktet dhe pa me interes të gjitha dokumentat historike që Prof. Ismaili shpalosi para tij. Ai e falenderoi Prof. Ismailin për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim. “Është kënaqësi-tha ai- të takohesh me një intelektual dhe politikan si Prof.Ismaili”. Më pas ai theksoi se e kishte përcjellë kontributin e Prof. Dr.Ismailit dhe kishte lexuar disa nga librat dhe shkrimet e tij që nga fillimi i viteve 90-të e në vazhdim. “Veçanërisht përshtypje më kanë bërë libra të tillë si "Çlirimi i Kosovës është çështje e domosdoshme", "Në masakrën e re njerëzore", "Deri kur do të qëndrojë Kosova?", " Kosova, popull i martirizuar", etj. –vazhdoi Nur në komentin e tij- dhe ndihem shumë i kënaqur që u takuam Prof. Ismaili”.

Në shenjë mirënjohje për kontributin politik dhe intelektual të Prof. Dr. Beqir Ismailit, për paqen dhe vëllazërimin e popujve, Dr. Ejmen Nur-i i dorëzoi Prof. Ismailit një dekoratë të Partisë Egjiptiane të së Nesërmes (El Gad).

Duke iu kthyer çështjes së Kosovës, Lideri i Partisë “El Gad” Dr. Ejmen Nur, tha se do të japë kontributin e tij personal, si Lider i Partisë, në këtë çështje. Ai premtoi që në takimin e radhës së Kryesisë së Partisë do t'ia paraqesë propozimin e tij Kryetarit të Këshillit të Forcave të Armatosura dhe Kryeministrit, me kërkesën për njohjen sa më shpejt të Kosovës nga Egjipti. Ai deklaroi se nëse kërkesa e Partisë së tij nuk do të merrej në konsideratë deri në zgjedhjet Parlamentare, nga organet aktuale Egjiptiane, nëse ai fiton postin e Presidentit të Republikës, do të deklarojë menjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast ai paraqiti një deklaratë me shkrim.

05.2011

Deklaratë


Me rastin e takimit me Shkëlqesinë e Tij Prof. Dr. Beqir Ismailin dhe në bazë të parimeve të partisë “El Ghad” për lirinë dhe vetëvendosjen e kombeve, Partia “El Gad” njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shpresuar në lehtësimin e përbashkët të rrugës së bashkëpunimit mes dy popujve, atij të Kosovës dhe Egjiptit.

Me këtë njohje, “El Gad” i kërkon Kryeministrit Prof. Dr. Asam Sheref, si dhe Zv.Kryeministrit Prof. Dr. Jahja El Xhemel, që sa më shpejt t’a njohin shtetin e sapoformuar të Kosovës, duke ndjekur rrugën e 75 shteteve të tjera, nga bashkësia ndërkombëtare.


“El Gad” shpreh përkrahjen e saj të plotë për Kosovën dhe Qeverinë e saj të sapo zgjedhur, Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenten Atifete Jahjaga dhe kreun e Parlamentit Dr. Jakup Krasniqin, në përpjekjet e tyre drejt arritjes së paqes, drejtësisë dhe lirisë për popullin e Kosovës.

Lideri i partisë “El Gad” (e Nesërmja)

Dr. Ejmen Nur


Dr. Ejmen Nur-i është kandidat për zgjedhjet presidenciale 2011. Ai është një politikan liberal me profesionin avokat, i cili kandidoi për presidencë në vitin 2005 përballë Mubarakut, por që ky kandidim dhe deklaratat e ashpra kundër ish Presidentit Mubarak, i kushtuan dëminim me 5 vite burg, nga të cilat vuajti 3 prej tyre.

Alba Press - Kairo

Wednesday, May 18, 2011

Rama dhe Doshi rrahin për vdekje Gramoz Ruçin

Linçohet Sekretari i Përgjithshëm në zyrat e selisë së PS

Rama dhe Doshi rrahin për vdekje Gramoz Ruçin

Dhuna e Edvin Kristaq Ramës ka mbërritur në zyrat e PS. Kryetari i PS dhe deputeti me precedentë kriminalë, Tom Doshi, kanë rrahur për vdekje Kryetarin e Asamblesë së PS dhe njëkohësisht kryetar i Grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, kur Ruçi është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PS. Mes Ramës dhe Ruçit ka pasur një debat të ashpër, i cili është shoqëruar me goditjen me grushta dhe shkelma të Ramës ndaj Gramozit. Më pas, në sherr është përfshirë edhe deputeti Doshi, i cili së bashku me Ramën kanë vazhduar linçimin e kryetarit të Grupit parlamentar të PS, Ruçi. Ramës dhe Doshit i është bashkuar në dhunën e ushtruar ndaj Ruçit edhe një nga sekti i ylberistëve që qëndron gjithnjë poshtë tavolinës së Ramës, E.Fuga.

Masakrimi i Gramoz Ruçit ka zgjatur për disa minuta. Askush nga njerëzit e tjerë prezentë në selinë e PS nuk ka guxuar të ndalë çmendurinë e Ramës dhe të ndërhyjë për të ndaluar dhunën ndaj Ruçit. Vetëm, pasi kanë parë që Gramozi ishte në një gjendje mjaft të rëndë dhe nuk lëvizte nga vendi, tre masakruesit janë tërhequr, duke e lënë atë të shtrirë në tokë. Është dashur ndërhyrja e njerëzve të tjerë, që të marrin Ruçin për ta çuar që të merrte ndihmën e parë mjekësore. Vetëm pak minuta pasi Ruçi ka marrë ndihmën mjekësore, janë shfaqur edhe të afërm të familjes së Ruçit. Ata janë shprehur se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar, por nuk kanë dhënë detaje rreth dhunës së ushtruar.

Gramozi u masakrua për disfatën e PS

Masakrimi i Gramoz Ruçit nga Rama dhe Doshi ka pasur si shkak humbjen e PS në zgjedhjet lokale. Rama ka humbur durimin, kur ka parë se Gramozi nuk është angazhuar për asnjë ditë të vetme në fushatën e tij në Tiranë. Në të vërtetë, konflikti mes Ramës dhe Ruçit është shfaqur pak ditë përpara fillimit të fushatës elektorale. Duke qenë numri dy i PS, Ruçi ka kërkuar që të ishte ai propozuesi i emrave të të zgjedhurve vendorë, për një sërë njësish vendore, kryesisht në Fier, Tepelenë dhe Sarandë. Debatet e para ishin për kandidatin që do të konkurronte për Bashkinë e Fierit, nëse do të ishte Kryetari i PS së rrethit, apo kryebashkiaku që mbante këtë post. Një tjetër debat i nxehtë ka qenë edhe për disa komuna të Fierit. Rama, në asnjë rast nuk ka marrë parasysh emrat e propozuar nga Gramoz Ruçi, por e ka bërë përzgjedhjen, duke anashkaluar të gjitha kandidaturat e tij. Kjo ka sjellë irritimin e Ruçit, i cili i është shprehur se përderisa ai nuk e pyet për asnjë nga emrat e zonës së tij elektorale, atëherë ishte i kotë vazhdimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

Ky debat është pasqyruar edhe në hapjen e fushatës elektorale të PS. Ruçi nuk ka qenë prezent, por dhe nuk është shfaqur për asnjë moment të vetëm në krah të kreut në turin e tij elektoral. Ai ka zhvilluar fushatën në mënyrë të pavarur, kryesisht në zonën e jugut të vendit.

Mungesa në selinë e PS

Ka rënë në sy të mediave mungesa e Gramoz Ruçit në selinë e PS, që pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga Rama dhe Doshi. Mbledhja e Grupit parlamentar të PS, e thirrur dje me urgjencë nga Rama është drejtuar nga Braçe dhe Majko, ndërsa Rama ishte në takimin me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE. Për të hequr hijet e dyshimit tek mediat, Rama urdhëroi zëdhënëset e tij, por dhe deputetët që të pohonin se, mbledhja e Grupit parlamentar të PS ishte drejtuar nga Ruçi. Gramozi, jo vetëm që nuk ka qenë prezent në mbledhje, por gjendja e tij vazhdon të jetë e përkeqësuar. Ka rënë në sy të të gjithëve se, daljet e shpeshta të tij para mediave tani ka nisur t'i zëvendësojë Braçe dhe Majko. Të dy këta janë piketuar nga Rama si njerëzit e mundshëm që mund të zëvendësojnë Ruçin si kryetar i Grupit parlamentar të PS.

Dhuna e Ramës nga familja në PS

Dhuna histerike e Ramës ka nisur të ushtrohet së fundi edhe ndaj titullarëve dhe njerëzve me kontribute historike në PS. Linçimi i Gramoz Ruçit, pritet të ketë një impakt jo të vogël tek e ardhmja e Ramës në PS. Nuk është rasti i parë, që Rama ushtron dhunë ndaj deputetëve dhe të zgjedhurve të PS. Më parë edhe Majko i ka shpëtuar një linçimi të ngjashëm si ai i pak ditëve më parë i Ruçit. Në ato kohë u desh ndërhyrja e Blushit për të shpëtuar goditjet me grushta të Ramës ndaj Majkos. Megjithatë, kohët kanë kaluar dhe Majko duket sikur e ka harruar ngjarjen në mbledhjen e Kryesisë së PS. Edhe Blushi gjatë një prononcimi publik u shpreh pak kohë më parë, se gjatë mbledhjes të Grupit parlamentar të PS, deputetët e saj linçohen. Njeriu që ka dhunuar më parë familjen e tij e ka spostuar atë si model për të gjithë shoqërinë me grushtin e dështuar të shtetit të 21 janarit dhe tani viktimë e kësaj dhune është as më shumë dhe as më pak, por njeriu më me reputacion dhe socialisti më i vjetër në PS, Gramoz Ruçi.

Endri DIBRA

Zyrtare, Karla Bruni është shtatzënë

Pas zërave të shumtë, tani vjen lajmi zyrtar: Carla Bruni është shtatzënë. Konfirmimi ka ardhur nga babai i presidentit, Pal Sarkozy, i cili në një intervistë për "Bild" ka konfirmuar shtatzaninë e nuses së djalit.

"Jam i gëzuar që do të bëhem sërish gjysh. Jam i sigurt se nëse do të jetë vajzë, fëmija do te jetë e bukur si Carla", tha Sarkozy.

Javët e fundit u fol shumë për shtatzani të zonjës së parë së Francës, por nga zyra e Sarkozy nuk kishte asnjë konfirmim. Modelja dhe këngëtarja 43-vjecare nuk pranonte të jepte asnjë sqarim për gazetarët. Megjithatë ajo u pa ndërsa hynte në një prej klinikave më të rëndësishme gjinekologjike në Paris.


Zyrtare, Karla Bruni është shtatzënë

Foster: Për Gibson, një film për të rilindur

“Një film për të rilindur”. Jodie Foster ka zgjedhur Mel Gibson si protagonistin për “The LinkBeaver”, sot jashtë konkursit në Kanë.

“Është një person besnik, i çmuar, i këndshëm dhe shumë i afërt”, ka thënë ajo për aktorin e përfshirë prej një viti nga akuzat për dhunë ndaj gruas së tij të dytë Oksana Gregorieva.

Sot në mbrëmje aktori do të jetë në festival.


Foster: Për Gibson, një film për të rilindur


Diaspora: 19 kandidatë për 7.258 vota

Në diasporë do të konkurrojnë 19 kandidatë në tre njësi zgjedhore ku janë vetëm 7.258 shtetas me të drejtë vote.

Nëpërmjet postës elektronike dhe regjistrimeve pranë përfaqësive diplomatike të Maqedonisë ishin lajmëruar mbi 10 mijë shtetas, mirëpo një pjesë e tyre u refuzua, dhe kryesisht bëhet fjalë për diasporën shqiptare që jeton në SHBA, të cilës i janë refuzuar një numër i madh i votave, njofton INA.

Në Parlamentin e ardhshëm do të jenë 3 deputetë nga diaspora që dot vijnë nga tre njësi zgjedhore: Njësia 7 Evropë dhe Afrikë, Njësia 8 SHBA dhe Kanada si dhe njësia 9 Australi dhe Azi.

Shtetasit jashtë vendit do të votojnë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 4 qershor dhe ata do të votojnë në 36 përfaqësi diplomatike.

Hapja e vendvotimeve nëpër përfaqësitë diplomatike nuk do të jetë në Tiranë ku janë lajmëruar vetëm 6 veta, në Kajro vetëm 8 veta, Talin vetëm 1 votues, Tel Aviv vetëm dy votues, në Oslo ku janë të pranishëm edhe mërgimtarë shqiptarë nuk është lajmëruar asnjë shtetas si dhe vende tjera.

Probleme të mosparaqitjes janë edhe udhëtimet, pasi që për një votë një duhet të udhëtohet me mijëra kilometra deri në përfaqësinë diplomatike të Maqedonisë dhe kjo kryesisht në SHBA, Australi dhe vende tjera.

Numri më i madh i qytetarëve jashtë vendit që dëshirojnë të shprehin të drejtën e votës janë nga Venecia e Italisë edhe ate 1.190 vet dhe Bern rreth 990 veta.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë për Emigracion jashtë vendit jetojnë rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje nga Maqedonia.

Për të fituar deputet në njësinë 7, sipas llogaritjeve të KSHZ-së, nga 4.653 votues të regjistrues, kandidati fitues për deputet duhet të fitojë së paku 94 vota, në SHBA dhe Kanada nga 1832 votues kandidati fitues duhet të fitojë së paku 37 vota ndërsa në njësinë zgjedhore 9 Australi dhe Azi, kandidati duhet të fitojë vetëm 15 vota për të qenë deputet nga 773 votuesit e regjistruar. KSHZ për votimet dhe procesin e organizimit të zgjedhjeve në diasporë bëri të ditur se do të harxhohen rreth 1 milion euro.

Cilët janë kandidatët e partive

Njësia 7 – Evropë – Afrikë

Ismail Beluli – BDI

Xhemal Dauti-PDSH

Kujtim Aligega – DR

Risto Mançev- VMRO-DPMNE

Nikolço Kolev – VMRO-Popullore

Zaim Bilalli – LSDM

Tanja Hristovska – Partia Evropiane

Njësia 8 – SHBA dhe Kanada

Tefik Abdullai – PPD

Ramazan Skara – BDI

Krste Bllazhevski – Unioni Socialdemokrat

Pavle Sazdov – VMRO-DPMNE

Dragi Stojkovski – Partia e Dinjitetit

Dushan Sinadinovski – LSDM

Stojadin Naumovski – Të Bashkuar për Maqedoninë

Njësia 9 – Australi

Miki Dodevski – VMRO-DPMNE

Ico Najdovski – Dinjiteti

Neda Goreska- LSDM

Trajçe Gulevski – Të Bashkuar për Maqedoninë.

Tuesday, May 17, 2011

Karissa Shannon me bikini “patriotik”

Sexy Shannon, tani me bikini “patriotik”, i ka magjepsur amerikanët dhe të tjerët. YllPress.com ju sjell fotot e modeles sensuale nga plazhet e Majamit.
Zmadho fotografinë
Karissa Shannon me bikini “patriotik”
Bukuroshja e Playboy-it Karissa Shannon është fotografuar në plazhët e Majamit me bikini. Si zakonisht bukuroshja sexy ka ngjallur interes ku është paraqitur.

Sexy Shannon, tani me bikini “patriotik”, i ka magjepsur amerikanët dhe të tjerët. YllPress.com ju sjell fotot e modeles sensuale nga plazhet e Majamit. Karisa Shannon ne kontroll total
Zmadho fotografinë
Karissa Shannon
Karissa Shannon
Zmadho fotografinë
Karissa Shannon
Karissa Shannon
Zmadho fotografinë
Karissa Shannon
Karissa Shannon
Zmadho fotografinë
Karissa Shannon
Karissa Shannon

Simboli i bukurisë argjentinase zhvishet për Playboy-n

Bukuroshja latine Claudia jo vetëm që është një aktore e mirë, por është e njohur edhe për talentin e saj në kërcimin në akull, shumë i njohur në Argjentinë “Dancing on Ice”.
Zmadho fotografinë
Simboli i bukurisë argjentinase zhvishet për Playboy-n


Seks simboli argjentinas 34 vjeçarja Claudia Albertario, aktore dhe modele ka pozuar për revistën më të njohur të botës për meshkuj Playboy, ndërsa YllPress.com ju sjell fotot e bukuroshes.

Bukuroshja latine Claudia jo vetëm që është një aktore e mirë, por është e njohur edhe për talentin e saj në kërcimin në akull, shumë i njohur në Argjentinë “Dancing on Ice”.
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario
Zmadho fotografinë
Claudia Albertario
Claudia Albertario

7 shenja që tregojnë se ai dëshiron seks

Shumica e meshkujve nuk turpërohen që femrës tia bëjnë me dije se janë të gatshëm për aksion, por më shumnë i nxeh ata kur partnerja inicion seks.
7 shenja që tregojnë se ai dëshiron seks
Shumica e meshkujve nuk turpërohen që femrës tia bëjnë me dije se janë të gatshëm për aksion, por më shumnë i nxeh ata kur partnerja inicion seks.

Pra, YllPress.com ju sjell 7 shenjat që të mësohuni të lexoni sinjalet me të cilat do të dini nëse është i disponuar për seks, para se ai vetë të jetë i vetëdijshëm për këtë!

1. ‘Fiton “ereksion me sy’

Bebëzat e syrit i zgjerohen ashtu që pjesa e zezë e syrit dukshëm rriten që ndosh kur ndien eksitim seksual.

2. Ai vë gishtërinjtë në sythet e rripit të pantallonave

Në këtë mënyrë, ua bën u tërheqë vëmendjen për bigëzimin tuaj dhe paralajmëron që të filloni të mendoni për penis e tij.

3. Shpesh e prek hundën
7 shenja që tregojnë se ai dëshiron seks
7 shenja që tregojnë se ai dëshiron seks

Përveç nëse nuk është i ftohur, ky mund të jetë një sinjal për seks, sepse shkencëtarët zbuluan kohët e fundit se nervat në hundën e mashkullit janë të lidhur me indet e rekcionit.

4. Zëri i tij është shumë më i thellë se zakonisht

Një studim i kryer vitin e kaluar ka dëshmuar se meshkujt e ulin tonin e zërit kur ata janë të ngazëllyer.

5. Ju përkthej mbi supe

Kjo është shpesh simulim koshekuent që tregon se dëshiron kontakt intim me ju.

6. Ju përqafon ashtu që duart i vë në pjesën e poshtme të shpinës

Në qoftë se i mban duart saktë pas prapanicës tuaj me siguri vetëm për atë dëshiron të arrijnë.

7. E kafshon buzën e poshtme

Meshkujt që e bëjnë këtë derisa flasim me ju me siguri imagjinojnë se si bëni seks.