Edison Ypi
44-a eshte serioze, eshte Zonje, eshte aristokrate. Tjetra eshte langaraqe, eshte legene, eshte hyzmeqare.
44-a eshte trimneshe e pamposhtur, dhe puntore e madhe, nikoqire. Tjetra eshte burracake, dembele, shkatarraqe.
44-a eshte ajo qe eshte, qe nuk do te duket ndryshe nga c’eshte. Tjetra, sipas rrethanave dhe sipas interesit, nderron ne cast njeqind fytyra dhe nje mije lekura.
44-a eshte e paster, sot dhe historikisht. Tjetra eshte e llangosur me histori te hershme dhe te sotme nga me kriminalet qe ka njohur bota.
44- krenohet me njerez te urte te Historise se Shqiperise, me njerez te ditur dhe idealiste qe shkrine pasurite dhe jetet e tyre per te miren e Shqiperise pa kerkuar asgje prej Saj. Tjetra syte i mban tek 1 lavir i vetem. Te po ai banditi i cmendur, maniaku dhe mitomani, autokrati dhe diktatori me i piset qe ka frymuar ndonjehere mbi kete planet.
44-eshte e hapur, e sinqerte, e drejte, me gjithkend. Tjetra eshte gjithmone e perdredhur, gjithmone hilanjose, gjithmone mashtruese, me te gjithe dhe me gjithcka, edhe me veten e vet.
44-a, punetore dhe e papertuar si sorkadhe, e ka mendjen si e si te beje ndonje pune per te miren e shqiptareve. Tjetra, nje shtrige llafazane me ta shpif qe merr neper goje gjithe dynjane, gjithe kohen koken e mban vetem mbrapa, nga lavdite kriminale te lavirit.
44-a eshte e hapur per te gjithe shqiptaret e perkushtuar qe Shqiperise i duan te miren dhe per Shqiperine japin gjithcka. Tjetra eshte nje bunker i mbyllur i erret dhe i frikshem, qe as jep as merr me askend, por vetem me ca nipa dhe mbesa nomenklaturistesh qe thone se jane progresiste, por ne fakt jane regresistet me te ndyre dhe me te felliqet qe ky vend ka pare ndonjehere, dhe cmos bejne, dhe gur nuk lene pa levizur, si e si Shqiperine ta mbajne pergjithmone te mberthyer nen kthetrat e pergjakura te eterve.
44-a eshte fjalepake, eshte e urte, nuk shtiret, nuk mburret. Tjetra te can sy e veshe me mburraveclleqe propagandistike te kohes se shkuar. Me, per shembull, ate gjoja ushtri te pamposhtur qe ka pasur Shqiperia, me ate me nder elektrifikim me nga nje poc per shtepi, me ate bunkerizim qe Shqiperise qe e groposi, me ato plane 5-vjecare qe e humnerosen, me ate me nder art qe te ben te nxjerresh zorret, me ata gjoja artiste qe ia zbrazen trurin shqiptarit me marrezite, gomarlleqet, poshtersite, me medha qe ka pare bota.
44-a nderton rruge, autostrada, tunele, pa te cilat s'eshte i mundur asnje perparim ekonomik, industrial agrar, tregtar. Tjetra vetem vrer per rruget, vetem helm per autostradat, vetem cmendurira per tunelet.
44-a, duke bere te mundur udhetimin e shqiptareve pa viza, dhe duke e futur Shqiperine ne NATO, si dhe permes plot puneve te tjera te mira, ua shton vazhdimisht Lirine shqiptareve. Tjetra, me qendrimet absurde, paradoksale, sigurisht edhe antishqiptare, qe mban ndaj gjithe ketyre te mirave, vetem ua pakeson, ose se paku vonon, Lirine shqiptareve.
44-a u thote shqiptareve, perdoreni Lirine, si te mundni dhe sa te mundni me teper, shtoni iniciativat, por kujdes nga aventurat, mendohuni mire per rreziqet. Tjetra ua frenon iniciativat me lloj-lloj menyrash, me se shpeshti duke i genjyer gjoja sikur i mbron, sikur i keshillon, sikur shqiptaret jane budallenj, sikur jane ciliminj, qe kjo tjetra po i merr ne mbrojtje nen sqetull si zogj kllocke.
44-a eshte e thjeshte, ose eshte aq e nderlikuar sa jane shqiptaret dhe Shqiperia. Tjetra hiqet e nderlikuar, e sofistikuar, me njerez me laptopa, me softuera, me klika, qe u rafte pika u rafte.
44-a mban afer cilindo qe ka nje vullnet, nje talent, nje perkushtim. Tjetra, tund-shkund-laj-thaj-ndej-centrifugo-hekuros, ilaqim cunat e oficerave.
44-a ja le iniciativen kujtdo, nga me modestit, tek me i shkolluari, kush te mundet te kontribuoje me teper per te miren e vetes dhe Shqiperise. Tjetra, brenda dhe jashte, promovon ca te rrjedhur mocalore qe nuk i ndryshon kurren e kurres. Si tani per fushate qe se nga i nxori ca te pjerdhur me tu dhymys, qe gjynah nga Zoti te vinte ti shihje.
44-a nuk thote se eshte e zonja apo e pazonja, nuk mbahet as e ditur as e paditur. Tjetra ben sikur i di te gjitha, sikur mundet t'i beje te gjitha, sikur i ka shpikur te gjitha, nga rrota, qe eshte vetja e vet, deri tek rraketa.
44-a ka ata perfaqesues qe ka, jo pak edhe nga xhinsi i komunistave qe vertet kane reflektuar. Tjetra mban per perfaqesues, sidomos mediatike, ca lanxho qe ta kallin krrupen, ca, qe po te kishte zgjatur diktatura, me zellin me te madh do ishin bere hetuesa, gjykatesa, prokurore, nga me katilet dhe me te poshtrit.
44-a e ka mendjen si e si te beje ndonje pune per te miren e shqiptareve. Tjetra gjithe kohen e mban koken mbrapa, nga lavdite kriminale te lavirit.
44-a thote, ejani ta begatojme, se Shqiperia eshte e bukur, e pasur. Tjetra s'le gur pa levizur brenda e jashte Shqiperise per te provuar te kunderten, si gjoja merak qe e ka se mos i genjeje njeri keta qe s'bejne as per tu hedhur ne plehra.
44-a eshte e sinqerte, thote kaq munda, kaq bera, keto-keto pune i kryva, keto-keto premtime i mbajta, te tjerat s'munda. Tjetra, mashtruesja qe genjen si derr, thote per shembull se sot ne Shqiperi 37 % e tokes bujqesore punohet me parmende. Qe eshte nje idiotllek i pashoq, aq evident sa s'meriton asnje kundershtim.
44-a eshte e ndershme, eshte besnike, nuk e tradhton kurre Liderin e vet. Tjetra eshte e perdale, eshte rruspie, qe shkon me cilindo qe i del perpara, grekun, serbin, dreqin, t'birin.
44-a eshte e re. Tjetra eshte e vjeter.
44a eshte e fresket. Tjetra eshte e mykur.
44-a eshte me ngjyra. Tjetra eshte bardh-e-zi.
44-a eshte e bukur. Tjetra eshte e shemtuar.
44-a eshte blu si qielli i pafundesise, i urtesise, i dashurise, i mencurise, i njerzillekut, i perspektives. Tjetra eshte e kuqe zi gjaku i krimeve qe eterit e saj kane derdhur ne luftera vellavrasese. Madje edhe me shemtuar se e kuqe, eshte mavi' si gjaku brenda plages, ende pa plasur.
No comments:
Post a Comment