Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka reaguar sor për incidentin e
rëndë të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një simpatizant i LSI. Ai u
shpreh se institucioni i Prokurorisë është në gatishmëri të plotë për të
kryer detyrën e saj në përputhje të plotë më ligjin. Deklarata e
Llallës, u bë pasi votoi në Tiranë. Gjatë komunikimit me gazetarët,
Llalla tha se prokurorët janë në krye të punës
për zbardhjen e motiveve të vrasjes të simpantizantit të LSI-së, Gjin Gjoni. “Prokuror të specializuar dhe nga më të mirët janë nisur drejt Laçit për të realizuar hetim të plotë e të thellë mbi ngjarjen. Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur autorët e ngjarjes në fjalë, për të bërë transparente në një kohë sa më të shpejtë edhe shkaqet e saj. Dua të garantoj se Prokuroria është në gatishmëri të plotë për të realizuar konform ligjit detyrën e saj”,- tha Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

No comments:
Post a Comment