Ilir Meta deklaroi, se ai dhe Kryetari i PS janë të
vendosur për ta marrë pushtetin dhe për të larguar Sali Berishën me çdo
çmim,
duke i hapur rrugë një reagimi të dhunshëm në rast se koalicioni i majtë
nuk rezulton fitues nga kutitë e votimit.
Meta i bëri këto deklarata nga qyteti i Laçit, ku
sot në mëngjes si pasojë e një përplasjeje me armë është plagosur
kandidati për Deputet i këtij Qarku, Mhilli dhe është vrarë simpatizanti
I LSI, Gjon Gjoni.
Nuk dihet nëse PS dhe LSI kanë një skenar dhune,
por deklarata e Metës e bërë në prezencë edhe të Ramës le të kuptohet se
në rast humbjeje , ata mund të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve.
Nga ana e saj policia deklaron se po vijon hetimet në lidhje me incidentin e Laçit.
No comments:
Post a Comment