Saturday, July 12, 2014

Kalendari i Kategorise Superiore 2014-2015



Mesditën e së hënës është hedhur në ambjentet e FSHF-së shorti i Superligës për sezonin 2014-15. Siç dihet në kampionatin e ri, do të marrin pjesë tashmë 10 ekipe. Në bazë të këtij shorti, në ndeshjen e parë Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" ekipin e Kukësit, ndeshje kjo që do të luhet më 23 gusht. Pas kësaj jave, në të dytën shkodranët do të udhëtojnë drejt Durrësit për të luajtur me Teutën, në të tretën do të presin Tiranën, më pas do jenë mysafir në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Thursday, July 10, 2014

Në të s’ëmës….. kur po vjen fusha elektorale

Nga Alda Butka,  Aman se po vdes per nje pale zgjedhje ! Sa me pelqen ajo e ndenjura kot neper zyra. Kapja nje shkrese me dore : “ohu, ku eshte ministri per firme!”, vinte nje qytetar me u anku “du me taku ministrin, ku osht ?”. Ne mendje kisha “ne te s`emes”, se vertet andej nga zona e vet ishte per fushate…Gjithe bisedat rrotulloheshin “kush do fitoje?” “kush do na vije ?” , “c`thuhet ndonje gje ?” Qe nga mengjesi deri ne dreke…..
Altoparlantet ne lagje, u ca qejfi ! Ne kete lagje koti, te qete (prandaj eshte koti), altoparlantet kane lezet ! Hyjne e dalin njerez tek qendra elektorale.

Tuesday, July 8, 2014

Ja ku ndodhet sot makina e blinduar e Enver Hoxhës

Enver Hoxha ashtu siç do diktator tjetër në botë ka menduar shumë për sigurinë e tij personale. Një prej makinave që ka përdorur Hoxha gjatë kohës që ishte në krye të Shqipërisë ishte edhe kjo Skoda e blinduar. Pavarësisht vendit të varfër të cilin ai drejtonte, Hoxha nuk i kursente vetes të udhëtonte me një prej makinave më të mira të kohës.
Sot automjeti me të cilën udhëtonte diktatori gjendet e braktisur në një servis makinash./Mapo

Sunday, July 6, 2014

Zgjedhjet në PD, prapaskenat e luftës politike


Çfarë po ndodh në zgjedhjet e brendshme të PD dhe cilët janë hierarkët e rinj demokratë që po zgjidhen këto ditë në krye të degëve. Mesazhet e Bashës dhe lufta për pushtet mes konservatorëve dhe prurjeve të reja. Roli i Berishës dhe dallimet me liderin e ri
Ditën e zgjedhjes në krye të PD-së, thuajse një vit më parë, Lulzim Basha do ta përqendronte angazhimin e tij politik tek vizioni i ri dhe qëndresa

Top Channel ka rrëzuar shtetin

Nga Endira Bushati,  “Askush, as mediat, nuk kanë imunitet nga rreziqet; pushteti i medias, si çdo pushtet, mund të keqpërdoret: tregu i dobët e vështirësitë financiare, kostot e larta për teknologjitë e për të drejtat e transmetimit, shmangia ndaj detyrimeve fiskale, ndikojnë në pavarësinë e besueshmërinë e tyre, i shtyjnë t’i bëjnë “koncesion” politikës, për të përfituar suportin e saj edhe kur shkelet ligji, duke u vetëpërdorur ndërsjelltas, apo potencialisht të rrezikohen nga presioni i krimit.
Zbatimi i ligjit, plotësisht, pa mëdyshje e pa diskriminuar