Exit Poll nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në rezultatin për Tiranën.
Koalicioni i majtë shkon nga 49 deri në 53 përqind. Koalicioni i djathtë
shkon nga 42 deri në 46 përqind. Sërish e majta mund të marrë nga 17
deri në 18 mandate. E djathta merr nga 13 deri në 14 mandate. FRD dhe AK
luftojnë për të marrë një vend.
Bregu: Ne kemi fituar, të presim me qetësi numërimin
Vijojnë daljet publike të zyrtarëve të partive politike në lidhje me rezultatet zgjedhore paraprake.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu shprehu bindjen për fitoren e PD-së bazuar në sondazhet e kësaj force por edhe në exit poll-et e kryera nga CIVITAS Albania.
“Këto sondazhe janë rezultati më i mirë për besuar tek fitorja jonë”, tha Bregu.
Ai tha se në kuti janë mbi 80 mandate për të majtën, ndërkohë që nga këto 15 deri në 20 mandate janë për LSI.
“Nga të dhënat tona dhe nga të gjitha vlerësimet e pavarura, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate.
LSI ka në kuti aktualisht 15 deri në 20 mandate.
Megjithatë nuk është kjo e rëndësishmja sepse fitorja e opozitës ka qenë e ditur nga të gjithë. Edhe suksesi i LSI ka qenë i qartë për të gjithë.
E rëndësishme është tani që procesi të vazhdojë normalisht dhe të gjithë komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë siç kanë qenë i një procesi që na nderon si një vend evropian.
Unë jam i bindur se ky angazhim qytetar për t’u kurorëzuar një proces, që u minua që në fillim nga Berisha, do bëjë gjithçka për të lërë pas shumë njolla që ky proces mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Ne jemi këtu për të mbrojtur këtë fitore plebishitare jo të opozitës, por të Shqipërisë,” tha Meta.
****
PS pretendon 8 mandate, PD reagon
20:06-Procesi i votimit është mbyllur në Vlorë dhe komentet e para të partive garuese flasin për fitore të tyre.
Kryetari socialist i Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika thotë se PS merr 8 mandate, ndërsa kryesuesi i listës së demokratëve në këtë qark, Astrit Patozi u kundërpërgjigj duke thënë se PS duhet të ruajë mandatin e gjashtë, jo më të mendojë për të tetin.
PD: Fitore e jona, opozita pësoi humbjen e radhës
19:30- Partia Demokratike deklaroi se sipas sondazheve të veta dhe trendit të votuesve në këtë proces ka fituar duke i shkaktuar opozitës humbje e radhës.
Majlinda Bregu, në një deklaratë nga selia e PD-së u shpreh se Rama me prononcimin e tij përsëriti veten e tij, si në 2009 dhe 2011.
“I ftojmë të gjithë komisionerët tanë që ta mbyllim me përgjegjësi këtë proces. Rama vulosi disfatën e tij”, tha Bregu.
19:22-Exit Poll i parë që është realizuar nga IPR Marketing i jep një fitore opozitës me 52- deri në 56 përqind. Ndërkohë koalicioni i djathtë shkon nga 39 përqind deri në 43 përqind.
Në total PS merr nga 37 deri në 41 përqind, LSI merr nga 7 deri në 11 përqind.
Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37 përqind.
Edi Rama shpall fitoren: Rilindja ka fituar mbi rrënimin
19:20- Lideri i opozites shqiptare Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp në mbyllje të orarit zyrtar të votimit, duke deklaruar se ata kanë fituar dhe se kanë arritur objektivin e tyre, që do të thotë 77 deri në 80 mandate.
Rama u ka bërë apel forcave të policisë dhe drejtuesve që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit zgjedhor.
“Së pari, bazuar në të dhënat tona operative, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
E dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve.
E treta, komisionerët dhe KQZ-ja kanë përpara ligjin elektoral, që përcakton qartësisht modalitetet se si duhet të veprohet kur arrihet limiti kohor dhe ka ende zgjedhës që presin.
Vetëm zgjedhësit që presin kanë të drejtën e votimit.
Qendrat e hapura në pritje të të tjerëve, ligji nuk i parashikon.
E katërta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, është ora që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Që do të thotë se ndërkohë që populli sovran është shprehur me votë, administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën.
Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal,” tha Rama.
“Nga ana tjetër u bëj apel të gjithë atyre, që si sot paradite në Laç, ashtu edhe në pika të tjera të territorit të vendit, kanë livadhisur në kundërshtim me ligjin dhe mbrojtjen e policisë, që të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë t’u afrohen qendrave të votimit. Vota e popullit sovran është në kuti. Vendimi i popullit sovran për t’i hapur rrugë Rilindjes, është në kuti,” vijoi kryetari i PS.
***
Përfundon orari zyrtar i votimit, qendrat vijojnë të jenë të hapura
19:10- Përfundon orari zyrtar i votimit që përkon me orën 19: 00 të ditës së sotme. Informacionet nga të gjitha qendrat e votimit bëjnë me dije se nuk ka asnjë qendër që i ka dhënë fund procesit. Një deklaratë e kryeministrit Berisha por dhe një miratim në heshtje nga opozita ka detyruar komisionerët që të vazhdojnë punën deri sa të përfundoj votimin zgjedhësi i fundit, i cili ndodhet në qendrën e votimit. Nga momenti në moment pritet një deklaratë e kreut të opozitës Edi Rama nga selia rozë i cili do të bëj një vlerësim paraprak të procesit por dhe një kundërpërgjigje për deklaratat e Berishës.
***
Berisha: Do respektojmë vendimin e sovranit
18:30- Vetëm pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp.
Jam sot këtu për të përshëndetur të gjithë qytetarët shqiptarë, që në një shkallë të lartë përgjegjësie e bënë këtë procesin e pjesëmarrjes më masive gjer më sot.Por një përshëndetje shumë të veçantë unë kam për komisionerët e PD-së dhe të gjitha forcave politike. Sot ata kanë qenë njerëzit e ligjit. Dhe kurrë ndonjëherë ligji anekënd vendit nuk është zbatuar më me përgjegjësi dhe më me vendosmëri se ditën e sotme.
Në tërësi komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur. Keqkuptimet momentale janë zgjidhur brenda një afati kohor të pranueshëm,” tha Berisha.
“Unë kam një thirrje për të gjithë komisionerët. Në përputhje me ligjin, të mbajnë të hapura qendrat e votimit përsa kohë para qendrave të tyre të votimit ka njerëz që duan të votojnë.
Së pari janë të rinjtë që po shkojnë të votojnë. Ata kanë qenë në plazh dhe dëshirojnë të kthehen e të votojnë.
Së dyti, të moshuarit, në këtë ditë me vapë nuk e kanë pasur të lehtë të dalin të presin në vapë.
Së treti, një pjesë e emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të votuar, por kanë pasur edhe mall për të shuar, por edhe vizita, urime e ngushëllime tek miq e të afërm.
Pra është në detyrimin ligjor, por edhe moral të komisionerëve që të mbajnë hapur qendrat e votimit,” vijoi kryetari i PD.
Berisha komentoi edhe ngjarjen e Laçit, duke kërkuar hetim nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Berisha tha se krerët e opozitës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë nekropolitikanë.
“Procesi zgjedhor ka pasur një ngjarje tragjike, e lindur në orët e para të mëngjesit. Kandidati për deputet i PD u qëllua dhe u plagos së bashku me të afërmin e tij. Një qytetar tjetër mbeti i vdekur në këtë ngjarje.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës së ndjerë. Uroj që të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen. I uroj shërim të shpejtë kandidatit Fufi dhe të afërmit të tij.
Kërkoj nga organet e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme të hetojnë me përparësi këtë ngjarje dhe të nxjerrin përgjegjësitë e cilitdo në këtë ngjarje. Këtë presin sot të gjithë shqiptarët. Këtë presin edhe miqtë tanë.
Por nuk mund të mos e përçmoj qëndrimin e nekropolitikanëve, që rendin me vrap të përfitojnë, të krijojnë kapital politik nga një ngjarje e hidhur. Madje, u shprehën mirë se kjo ngjarje do ndodhte. I kërkoj Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të administrojë çdo deklaratë. Ata që e dinin se krimi do ndodhte, duhej të bënin gjithçka për parandalimin e saj.
Dëshpërimin e kanë se do korrin atë që kanë mbjellë”.
“Pjesëmarrja në votim është dëshmi e besimit tek qeveria për të votuar misionin e saj, është besim tek procesi i votimit, për të cilin ka përgjegjësi qeveria. Opozita ka një pjesë të qeverisë dhe kërkon të përfitojë prej saj.
Kam qenë i bindur në fitoren e shkëlqyer të PD-së dhe ajo është e vendosur të respektojë vendimin e sovranit. Shokët e Kurbanit atë nuk e shqiptojnë dot,” tha Berisha.
***
Apeli i PS para mbylljes së kutive: Votoni për të sfiduar ata që përpiqen të manipulojnë
18:00 – Ndërsa mbeten edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit, dy partitë kryesore u bëjnë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit. Në emër të Partisë Socialiste, zëdhënësi Florion Serjani, apeloi për pjesëmarrje në votim. “Pjesëmarrja në votim është shumë e rëndësishme. Votoni për të sfiduar ata që përpiqen të manipulojnë. Votoni për Kurbinin e Lezhën, votoni masivisht”, tha ai. Ndërsa në emër të Partisë Demokratike, para mediave doli Majlinda Bregu, e cila kërkoi mobilizimin e votuesve për të shkuar drejt kutive të votimit para mbylljes së qendrave.
“Edhe 2 orë për të votuar nr.44! Edhe 2 orë dhe kemi fituar së bashku! Dilni dhe votoni miq, që ende nuk keni pasur mundësi. Të gjithë drejt qendrave të votimit! Ju jeni kampion! Nr.44 është fitorja jonë e përbashkët. PËRPARA!”, shkroi në Facebook Jozefina Topalli.
Truproja e Mziut dhunon komisionerin socialist
17:20 – Dhunohet komisioneri i Partisë Socialiste në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Bathore, ku truproja e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka dhunuar brenda qendrës së votimit komisionerin socialist, Kamber Deluli. Denoncimi vjen nga Partia Socialiste.
Ministri shkel ligjin, publikon votën në Facebook
16:00 - Ministri i Rendit shkel ligjin me të dyja këmbët. Menjëherë pasi ka votuar, ministri Noka ka postuar në Facebook foton e një flete votimi në favor të PD-së, duke e shoqëruar me propagandë për të votuar partinë e tij. “Unë votova, i dhashë vlerë votës time”, shkruan ai në mesazhin bashkëngjitur fotos.
Nuk dihet nëse fotoja është vërtet foto e fletës së votimit, por gjithsesi akti i ministrit cenon parimin e fshehtësisë së votës dhe propagandës zgjedhore në ditën e votimit.
Paloka kërcënon me jetë kreun e KZAZ në Kombinat
15: 40 – Edi Paloka kërcënon me jetë kreun e KZAZ-së së Kombinatit, Anastas Meci, përfaqësues i Partisë Socialiste. Denoncimi vjen nga kandidati i opozitës, Sajmir Tahiri, i cili tha se në lidhje me këtë incident do të bëhet një kallëzim penal në polici. Kombinati njihet si një nga zonat e nxehta të kryeqytetit, ku socialistët pretendojnë fitore të thellë.
Rama dhe Meta nga Laçi: Vijoni votimin, Berisha nuk e mban dot me gjak pushtetin
09:00 – Ngjarja e rëndë që u shënua në Laç pranë një qendre votimi mëngjesin e sotëm ka bërë që drejt këtij qyteti të nisen kryetari i PS-së dhe ai i LSI-së. Rama dhe Meta i bënë apel Policisë së Shtetit që të mos mbrojë kriminelët, ndërsa ftuan qytetarët të vijojnë të votojnë, për të çuar në këtë mënyrë përpara procesin. Dy krerët e partive të majta theksuan se Berisha nuk e mban dot me gjak pushtetin.
“Edhe tani që po flasim, Policia e Shtetit, nuk është në krye të detyrës. Forcat kriminale, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit.
Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje. Nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur dhe organizuar për të mbrojtur çdo votë. Këto janë përpjekje për të larguar dhe trembur votuesit dhe për të diktuar një vullnet që është krejtësisht minoritar.
U lutem qytetarëve që të dalin familjarisht në votim. Nuk ka kriminel që e pengon popullin të vendosë.
I them drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të ndahet nga ky flirt me forcat kriminale dhe ta bërë policinë në shërbim të qytetarëve.
Kemi hasur që nga Kukësi, por në të gjithë veriun, një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar se veriu do vendosë për të ndryshuar,” tha Rama.
Kurse kryetari i LSI, Meta, tha se ai vetë i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Shtetit që të ndalojë gjakderdhjen në zonën e Laçit.
“Banditët e kriminelët, që aktualisht janë përpara qendrave të votimit, janë të mbështetur nga policia dhe nga kupola e lartë e Policisë së Shtetit.
Vetë Drejtori i Policisë së Shtetit është në mbrojtje të kriminelëve të PD.
Sali Berisha e di mirë se nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Ai me banditë dhe me gjak nuk qëndron në pushtet.
Kriminelët nuk i mbron dot as Berisha, as Flamuri, as Kuliçi.
Njerëzit të dalin të votojnë. Fitorja do jetë plebishitare”, tha Meta.
Laç, të shtëna në një QV, vritet komisioneri i LSI-së, plagosen 3 të tjerë
08:30 – Dita e zgjedhjeve ka nisur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Laç. Mësohet se në një qendër votimi ka pasur të shtëna, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Gjon Gjoni. Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefën Gjeçovi’.
Forcat RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Armando Prenga, kandidat për deputet i PS, në qarkun Lezhë konfirmoi në një prononcim për A1 Report se Gjoni ishte mbështetës i LSI-së. Ai shton se “Komisionerët e PS-së dhe LSI-së janë tërhequr nga të gjitha qendrat e votimit të Kurbinit.”
Është bllokuar Qendra e Votimit ku ndodhi vrasja. Komisionerët e QV janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Dy persona janë në kërkim.
Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndodhet në Laçit.
Versioni i policisë
Sipas policisë, viktima është Gjon Pjetër Gjoni, i cili ka pasur një konflikt me shtetasin Mëhill Tufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës, në ambientet jashtë QV. Gjoni ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, ndërsa Tufi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Këlcyrë, votuesi godet komisionerët
Elbasan, lekë në këmbim të votës së romëve
13:00 – Disa persona kanë shpërndarë zarfe me lekë në këmbim të votave në afërsi të një qendre votimit në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët, të cilët thanë se lekët u janë shpërndarë kryesisht votuesve të komunitetit rom.
Mësohet se personat që shpërndanin lekët ishin aktivistë të Partisë Demokratike dhe qëndronin në hyrje të qendrës së votimit.
Shkodër, kamera në qendrën e votimit
11:00 – Procesi i votimit është bllokuar për pak kohë në një qendër votimi në Shkodër, ku është vënë re një kamera mbi vendin ku plotësohet fleta e votimit. Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit numër 295, ku pas heqjes së kameras, votimi ka rifilluar. Mendohet se kamera i përket bibliotekës së qytetit.
3 persona kapen me fletë votimi të paplotësuara dhe armë
10:30 - Tre persona u arrestuan në Peqin, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën fletë votimi të paplotësuara dhe armë në makinë. Gazmend Sinani, Astrit Kashi dhe Aleksandër Bajo u vunë në pranga, pasi në mjetin e tyre tip Mitsubishi iu gjetën dy automatikë, një shotgun dhe një sasi fletësh votimi të bardha të paplotësuara.
Dhunohet kandidati i PS në Korçë
11:00 – Dhunohet kandidati i Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji. Ngjarja ka ndodhur në një prej qendrave të votimit të qytetit, ku disa përkrahës të së djathtës e kanë qëlluar dhe ofenduar kandidatin Pendavinji, i cili është i katërti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për këtë qark.
Laç, dhunohen gazetarët e Top Channel
Bregu: Ne kemi fituar, të presim me qetësi numërimin
Vijojnë daljet publike të zyrtarëve të partive politike në lidhje me rezultatet zgjedhore paraprake.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu shprehu bindjen për fitoren e PD-së bazuar në sondazhet e kësaj force por edhe në exit poll-et e kryera nga CIVITAS Albania.
“Këto sondazhe janë rezultati më i mirë për besuar tek fitorja jonë”, tha Bregu.
Ajo i bëri thirrje mbështetësve që të presin rezultatet zyrtare dhe
të jenë të qetë në pritje të certifikimit të asaj, që Bregu e quajti
fitore historike.
Bregu theksoi se rezultatet e deritanishme tregojnë pjesëmarrjen më të madhe të votuesve në bastionet e PD-së.

Meta: Aleanca ka marrë të paktën 80 mandate
20: 20- Integrim, Ilir Meta, ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë.Ai tha se në kuti janë mbi 80 mandate për të majtën, ndërkohë që nga këto 15 deri në 20 mandate janë për LSI.
“Nga të dhënat tona dhe nga të gjitha vlerësimet e pavarura, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate.
LSI ka në kuti aktualisht 15 deri në 20 mandate.
Megjithatë nuk është kjo e rëndësishmja sepse fitorja e opozitës ka qenë e ditur nga të gjithë. Edhe suksesi i LSI ka qenë i qartë për të gjithë.
E rëndësishme është tani që procesi të vazhdojë normalisht dhe të gjithë komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë siç kanë qenë i një procesi që na nderon si një vend evropian.
Unë jam i bindur se ky angazhim qytetar për t’u kurorëzuar një proces, që u minua që në fillim nga Berisha, do bëjë gjithçka për të lërë pas shumë njolla që ky proces mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Ne jemi këtu për të mbrojtur këtë fitore plebishitare jo të opozitës, por të Shqipërisë,” tha Meta.
****
PS pretendon 8 mandate, PD reagon
20:06-Procesi i votimit është mbyllur në Vlorë dhe komentet e para të partive garuese flasin për fitore të tyre.
Kryetari socialist i Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika thotë se PS merr 8 mandate, ndërsa kryesuesi i listës së demokratëve në këtë qark, Astrit Patozi u kundërpërgjigj duke thënë se PS duhet të ruajë mandatin e gjashtë, jo më të mendojë për të tetin.
LSI thotë se merr dy mandate në qarkun e Vlorës, po ashtu edhe Aleanca Popullore thotë se ka siguruar një mandat.
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzoi Partinë Socialiste se është braktisur gjatë procesit të votimit.
Në gjithë Qarkun e Vlorës nuk është votuar vetëm në një qendër votimi në Sarandë.
****Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzoi Partinë Socialiste se është braktisur gjatë procesit të votimit.
Në gjithë Qarkun e Vlorës nuk është votuar vetëm në një qendër votimi në Sarandë.
PD: Fitore e jona, opozita pësoi humbjen e radhës
19:30- Partia Demokratike deklaroi se sipas sondazheve të veta dhe trendit të votuesve në këtë proces ka fituar duke i shkaktuar opozitës humbje e radhës.
Majlinda Bregu, në një deklaratë nga selia e PD-së u shpreh se Rama me prononcimin e tij përsëriti veten e tij, si në 2009 dhe 2011.
“I ftojmë të gjithë komisionerët tanë që ta mbyllim me përgjegjësi këtë proces. Rama vulosi disfatën e tij”, tha Bregu.
Ndërsa sa i takon ngjarjes së Laçit, Bregu solli një informacion të
ri duke thënë se viktima ishte votues në Tiranë dhe jo në Laç, ku gjeti
edhe vdekjen.
***19:22-Exit Poll i parë që është realizuar nga IPR Marketing i jep një fitore opozitës me 52- deri në 56 përqind. Ndërkohë koalicioni i djathtë shkon nga 39 përqind deri në 43 përqind.
Në total PS merr nga 37 deri në 41 përqind, LSI merr nga 7 deri në 11 përqind.
Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37 përqind.
Kompania IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News ka publikuar edhe exit poll-in për kryeqytetin.
Edhe këtu vihet re diferenca e
thellë e koalicionit të majtë, që merr nga 51 deri në 55 përqind, që të
përkthyera shkojnë nga 17-18 mandate. Koalicioni i djathtë merr 39-43
përqind të votave, që përkthehen në 13 deri në 14 mandate.
FRD merr 2 deri në 4 përqind dhe mund të marrë një mandat
AK merr nga 1 deri në 3 përqind dhe mund të marrë një mandat.
***Edi Rama shpall fitoren: Rilindja ka fituar mbi rrënimin
19:20- Lideri i opozites shqiptare Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp në mbyllje të orarit zyrtar të votimit, duke deklaruar se ata kanë fituar dhe se kanë arritur objektivin e tyre, që do të thotë 77 deri në 80 mandate.
Rama u ka bërë apel forcave të policisë dhe drejtuesve që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit zgjedhor.
“Së pari, bazuar në të dhënat tona operative, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
E dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve.
E treta, komisionerët dhe KQZ-ja kanë përpara ligjin elektoral, që përcakton qartësisht modalitetet se si duhet të veprohet kur arrihet limiti kohor dhe ka ende zgjedhës që presin.
Vetëm zgjedhësit që presin kanë të drejtën e votimit.
Qendrat e hapura në pritje të të tjerëve, ligji nuk i parashikon.
E katërta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, është ora që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Që do të thotë se ndërkohë që populli sovran është shprehur me votë, administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën.
Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal,” tha Rama.
“Nga ana tjetër u bëj apel të gjithë atyre, që si sot paradite në Laç, ashtu edhe në pika të tjera të territorit të vendit, kanë livadhisur në kundërshtim me ligjin dhe mbrojtjen e policisë, që të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë t’u afrohen qendrave të votimit. Vota e popullit sovran është në kuti. Vendimi i popullit sovran për t’i hapur rrugë Rilindjes, është në kuti,” vijoi kryetari i PS.
***
Përfundon orari zyrtar i votimit, qendrat vijojnë të jenë të hapura
19:10- Përfundon orari zyrtar i votimit që përkon me orën 19: 00 të ditës së sotme. Informacionet nga të gjitha qendrat e votimit bëjnë me dije se nuk ka asnjë qendër që i ka dhënë fund procesit. Një deklaratë e kryeministrit Berisha por dhe një miratim në heshtje nga opozita ka detyruar komisionerët që të vazhdojnë punën deri sa të përfundoj votimin zgjedhësi i fundit, i cili ndodhet në qendrën e votimit. Nga momenti në moment pritet një deklaratë e kreut të opozitës Edi Rama nga selia rozë i cili do të bëj një vlerësim paraprak të procesit por dhe një kundërpërgjigje për deklaratat e Berishës.
***
Berisha: Do respektojmë vendimin e sovranit
18:30- Vetëm pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp.
Jam sot këtu për të përshëndetur të gjithë qytetarët shqiptarë, që në një shkallë të lartë përgjegjësie e bënë këtë procesin e pjesëmarrjes më masive gjer më sot.Por një përshëndetje shumë të veçantë unë kam për komisionerët e PD-së dhe të gjitha forcave politike. Sot ata kanë qenë njerëzit e ligjit. Dhe kurrë ndonjëherë ligji anekënd vendit nuk është zbatuar më me përgjegjësi dhe më me vendosmëri se ditën e sotme.
Në tërësi komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur. Keqkuptimet momentale janë zgjidhur brenda një afati kohor të pranueshëm,” tha Berisha.
“Unë kam një thirrje për të gjithë komisionerët. Në përputhje me ligjin, të mbajnë të hapura qendrat e votimit përsa kohë para qendrave të tyre të votimit ka njerëz që duan të votojnë.
Së pari janë të rinjtë që po shkojnë të votojnë. Ata kanë qenë në plazh dhe dëshirojnë të kthehen e të votojnë.
Së dyti, të moshuarit, në këtë ditë me vapë nuk e kanë pasur të lehtë të dalin të presin në vapë.
Së treti, një pjesë e emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të votuar, por kanë pasur edhe mall për të shuar, por edhe vizita, urime e ngushëllime tek miq e të afërm.
Pra është në detyrimin ligjor, por edhe moral të komisionerëve që të mbajnë hapur qendrat e votimit,” vijoi kryetari i PD.
Berisha komentoi edhe ngjarjen e Laçit, duke kërkuar hetim nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Berisha tha se krerët e opozitës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë nekropolitikanë.
“Procesi zgjedhor ka pasur një ngjarje tragjike, e lindur në orët e para të mëngjesit. Kandidati për deputet i PD u qëllua dhe u plagos së bashku me të afërmin e tij. Një qytetar tjetër mbeti i vdekur në këtë ngjarje.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës së ndjerë. Uroj që të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen. I uroj shërim të shpejtë kandidatit Fufi dhe të afërmit të tij.
Kërkoj nga organet e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme të hetojnë me përparësi këtë ngjarje dhe të nxjerrin përgjegjësitë e cilitdo në këtë ngjarje. Këtë presin sot të gjithë shqiptarët. Këtë presin edhe miqtë tanë.
Por nuk mund të mos e përçmoj qëndrimin e nekropolitikanëve, që rendin me vrap të përfitojnë, të krijojnë kapital politik nga një ngjarje e hidhur. Madje, u shprehën mirë se kjo ngjarje do ndodhte. I kërkoj Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të administrojë çdo deklaratë. Ata që e dinin se krimi do ndodhte, duhej të bënin gjithçka për parandalimin e saj.
Dëshpërimin e kanë se do korrin atë që kanë mbjellë”.
“Pjesëmarrja në votim është dëshmi e besimit tek qeveria për të votuar misionin e saj, është besim tek procesi i votimit, për të cilin ka përgjegjësi qeveria. Opozita ka një pjesë të qeverisë dhe kërkon të përfitojë prej saj.
Kam qenë i bindur në fitoren e shkëlqyer të PD-së dhe ajo është e vendosur të respektojë vendimin e sovranit. Shokët e Kurbanit atë nuk e shqiptojnë dot,” tha Berisha.
***
Apeli i PS para mbylljes së kutive: Votoni për të sfiduar ata që përpiqen të manipulojnë
18:00 – Ndërsa mbeten edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit, dy partitë kryesore u bëjnë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit. Në emër të Partisë Socialiste, zëdhënësi Florion Serjani, apeloi për pjesëmarrje në votim. “Pjesëmarrja në votim është shumë e rëndësishme. Votoni për të sfiduar ata që përpiqen të manipulojnë. Votoni për Kurbinin e Lezhën, votoni masivisht”, tha ai. Ndërsa në emër të Partisë Demokratike, para mediave doli Majlinda Bregu, e cila kërkoi mobilizimin e votuesve për të shkuar drejt kutive të votimit para mbylljes së qendrave.
“Edhe 2 orë për të votuar nr.44! Edhe 2 orë dhe kemi fituar së bashku! Dilni dhe votoni miq, që ende nuk keni pasur mundësi. Të gjithë drejt qendrave të votimit! Ju jeni kampion! Nr.44 është fitorja jonë e përbashkët. PËRPARA!”, shkroi në Facebook Jozefina Topalli.
Truproja e Mziut dhunon komisionerin socialist
17:20 – Dhunohet komisioneri i Partisë Socialiste në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Bathore, ku truproja e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka dhunuar brenda qendrës së votimit komisionerin socialist, Kamber Deluli. Denoncimi vjen nga Partia Socialiste.
Ministri shkel ligjin, publikon votën në Facebook
16:00 - Ministri i Rendit shkel ligjin me të dyja këmbët. Menjëherë pasi ka votuar, ministri Noka ka postuar në Facebook foton e një flete votimi në favor të PD-së, duke e shoqëruar me propagandë për të votuar partinë e tij. “Unë votova, i dhashë vlerë votës time”, shkruan ai në mesazhin bashkëngjitur fotos.
Nuk dihet nëse fotoja është vërtet foto e fletës së votimit, por gjithsesi akti i ministrit cenon parimin e fshehtësisë së votës dhe propagandës zgjedhore në ditën e votimit.
Paloka kërcënon me jetë kreun e KZAZ në Kombinat
15: 40 – Edi Paloka kërcënon me jetë kreun e KZAZ-së së Kombinatit, Anastas Meci, përfaqësues i Partisë Socialiste. Denoncimi vjen nga kandidati i opozitës, Sajmir Tahiri, i cili tha se në lidhje me këtë incident do të bëhet një kallëzim penal në polici. Kombinati njihet si një nga zonat e nxehta të kryeqytetit, ku socialistët pretendojnë fitore të thellë.
Rama dhe Meta nga Laçi: Vijoni votimin, Berisha nuk e mban dot me gjak pushtetin
09:00 – Ngjarja e rëndë që u shënua në Laç pranë një qendre votimi mëngjesin e sotëm ka bërë që drejt këtij qyteti të nisen kryetari i PS-së dhe ai i LSI-së. Rama dhe Meta i bënë apel Policisë së Shtetit që të mos mbrojë kriminelët, ndërsa ftuan qytetarët të vijojnë të votojnë, për të çuar në këtë mënyrë përpara procesin. Dy krerët e partive të majta theksuan se Berisha nuk e mban dot me gjak pushtetin.
“Edhe tani që po flasim, Policia e Shtetit, nuk është në krye të detyrës. Forcat kriminale, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit.
Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje. Nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur dhe organizuar për të mbrojtur çdo votë. Këto janë përpjekje për të larguar dhe trembur votuesit dhe për të diktuar një vullnet që është krejtësisht minoritar.
U lutem qytetarëve që të dalin familjarisht në votim. Nuk ka kriminel që e pengon popullin të vendosë.
I them drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të ndahet nga ky flirt me forcat kriminale dhe ta bërë policinë në shërbim të qytetarëve.
Kemi hasur që nga Kukësi, por në të gjithë veriun, një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar se veriu do vendosë për të ndryshuar,” tha Rama.
Kurse kryetari i LSI, Meta, tha se ai vetë i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Shtetit që të ndalojë gjakderdhjen në zonën e Laçit.
“Banditët e kriminelët, që aktualisht janë përpara qendrave të votimit, janë të mbështetur nga policia dhe nga kupola e lartë e Policisë së Shtetit.
Vetë Drejtori i Policisë së Shtetit është në mbrojtje të kriminelëve të PD.
Sali Berisha e di mirë se nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Ai me banditë dhe me gjak nuk qëndron në pushtet.
Kriminelët nuk i mbron dot as Berisha, as Flamuri, as Kuliçi.
Njerëzit të dalin të votojnë. Fitorja do jetë plebishitare”, tha Meta.
Laç, të shtëna në një QV, vritet komisioneri i LSI-së, plagosen 3 të tjerë
08:30 – Dita e zgjedhjeve ka nisur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Laç. Mësohet se në një qendër votimi ka pasur të shtëna, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Gjon Gjoni. Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefën Gjeçovi’.
Forcat RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Armando Prenga, kandidat për deputet i PS, në qarkun Lezhë konfirmoi në një prononcim për A1 Report se Gjoni ishte mbështetës i LSI-së. Ai shton se “Komisionerët e PS-së dhe LSI-së janë tërhequr nga të gjitha qendrat e votimit të Kurbinit.”
Është bllokuar Qendra e Votimit ku ndodhi vrasja. Komisionerët e QV janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Dy persona janë në kërkim.
Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndodhet në Laçit.
Versioni i policisë
Sipas policisë, viktima është Gjon Pjetër Gjoni, i cili ka pasur një konflikt me shtetasin Mëhill Tufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës, në ambientet jashtë QV. Gjoni ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, ndërsa Tufi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Këlcyrë, votuesi godet komisionerët
13:30 - Një incident është shënuar në qendrën e
votimit nr. 4165 në qytetin e Këlcyrës. Mësohet se një votues ka goditur
fizikisht dy komisionerë. Fatjon Merkaj ka debatuar me komisionerët
Agim Allamani (LSI) dhe Dhimtër Qyra (PD), të cilët i ka goditur me
grushte. Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur ndalimin e MErkajt dhe
vijimin normal të procesit të votimit.
Elbasan, lekë në këmbim të votës së romëve
13:00 – Disa persona kanë shpërndarë zarfe me lekë në këmbim të votave në afërsi të një qendre votimit në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët, të cilët thanë se lekët u janë shpërndarë kryesisht votuesve të komunitetit rom.
Mësohet se personat që shpërndanin lekët ishin aktivistë të Partisë Demokratike dhe qëndronin në hyrje të qendrës së votimit.
Shkodër, kamera në qendrën e votimit
11:00 – Procesi i votimit është bllokuar për pak kohë në një qendër votimi në Shkodër, ku është vënë re një kamera mbi vendin ku plotësohet fleta e votimit. Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit numër 295, ku pas heqjes së kameras, votimi ka rifilluar. Mendohet se kamera i përket bibliotekës së qytetit.
3 persona kapen me fletë votimi të paplotësuara dhe armë
10:30 - Tre persona u arrestuan në Peqin, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën fletë votimi të paplotësuara dhe armë në makinë. Gazmend Sinani, Astrit Kashi dhe Aleksandër Bajo u vunë në pranga, pasi në mjetin e tyre tip Mitsubishi iu gjetën dy automatikë, një shotgun dhe një sasi fletësh votimi të bardha të paplotësuara.
Dhunohet kandidati i PS në Korçë
11:00 – Dhunohet kandidati i Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji. Ngjarja ka ndodhur në një prej qendrave të votimit të qytetit, ku disa përkrahës të së djathtës e kanë qëlluar dhe ofenduar kandidatin Pendavinji, i cili është i katërti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për këtë qark.
Laç, dhunohen gazetarët e Top Channel
08:30 – Televizioni TCH njofton se eshte dhunuar nje
ekipi i gazetarëve të tij në Laç. Mësohet se një grup personash kanë
sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën
me të cilën po regjistronte. Incidenti ka ndodhur në momentin kur ekipi
po xhironte, ndërsa ky grup personash u thoshte zgjedhësve në qendrën e
votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e
nëse ishin të djathtë, po – thuhet ne nje njoftim te TCH.
Ky moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kameran.

* * *
Shqipëria vendos, sot zgjidhet Parlamenti dhe Qeveria e re
Shqiptarët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur
Parlamentin e ri nga i cili do të dalë dhe qeveria e re e vendit.Rreth
3.271.885 zgjedhës thirren sot për të votuar në qendrat e votimit të
cilat zyrtarisht hapen në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e drejtuar nga Partia Socialiste, me
kryetar Edi Ramën kërkon të risjellë në qeveri të majtën pas 8 vitesh
në opozitë. Ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, e
drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha kërkon të
rimarrë mandatin e tretë të qeverisjes.Në garë janë dhe 4 subjekte të
pavarura, Fryma e Re Demokratike e ish presidentit Bamir Topi dhe
Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut, Partia Lidhja për Drejtësi e
Progres si dhe Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë, si dhe 2
kandidatë të pavarur. I gjithë procesi do të jetë nën monitorimin e
rreptë të mbi 9 mijë vëzhguesve kombëtarë e ndërkombëtarë, pasi këto
zgjedhje janë të rëndësishme për fatin e vendit në integrimin e BE-së.
Votimi zyrtarisht nisi në orën 07:00, dhe gazetarët në rrethe e
korrespondentënjoftojnë për disa parregullsi të vogla në disa qytete.
07:10 Lleshi-shqiptarëve: Votoni, vota juaj vlen
E para që ka votuar sot ka qënë kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi e cila ka qënë e pranishme që në orën 07:00 në qendrën e votimit 18251, në Universitetin e Arteve.Në fjalën e saj, kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votime.“Sigurisht do të isha e para të votoja sot. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë QV. KQZ ka përgatitur të gjithë infrastrukturën që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në fshehtësi të gjithë komisionerët të paktën sot të ishin jashtë ndikimeve politike dhe të kryenin detyrën duke respektuar Kodin Zgjedhor. Votoni. Motoja e KQZ, këtë vit ishte vota jote vlen voton”tha Lleshi.Lleshi tha se shpresonte se baza materiale është shpërndarë ndërsa lidhur me hapjen e QV në orën 07:00 informacioni do merret më vonë. “Nuk kam asnjë konfirmim që baza materiale nuk është marrë nga ndonjë komision votimi, ndërsa për hapjen e qendrave të votimit do të informoheni përgjatë gjithë ditës” tha Lleshi.Ndërkohë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, pritet të votojë në Qendrën e Votimit numër 1766, në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të votojë në orën 09:45 në Qendrën e Votimit 1729, të vendosur tek “Liceu Artistik”.Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të votojë pranë Gjykatës së Tiranës, në Qendrën e Votimit numër 1902/2 tek shkolla “Pjetër Budi”Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qendra e Votimit do të jetë “Kopshti numër 10″, tek zona e ish-Bllokut.Ndërsa në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, do të votojë kreu i Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi.

No comments:
Post a Comment