Janë zbardhur rrethanat e vrasjes së simpatizantit të LSI si dhe të plagosjes së kandidatit të PD për deputet, Mhill Hufi.
Sherri ka
nisur pas konstatimit për blerje votash nga njerëz të PS dhe LSI.
Kandidati për deputet i PD, Hufi, pas këtij konstatimi ai i ka kërkuar
njerëzve të PS dhe LSI që të largohen nga qendra e votimit dhe të mos
blejnë votat.
Ky reagim ka
sjellë tensionim të situatës, ku nga njerëz të PS dhe LSI janë shkrepur
armët si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur, Kandidati për Deputet
i PD, Hufi dhe kushëriri i tij, ndërsa është vrarë simpatizanti i LSI,
Gjon Gjoni.
Ndaj kësaj
ngjerje reagun Meta dhe Rama të cilët deklaruan se do të marrin me çdo
çmim pushtetin, ndërsa nuk ka vonuar edhe reagimi i PD, i cili e ka
konsideruar ngjarjen një akt të pastër terrorist
“Politikanet e nekro politikes vrapuan te nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Lacit, nje akt i paster terrorist ndaj kandidatit te Partise Demokratike, Mhill Fufi.
Politikanet e nekro politikes harruan
te shprehin ngushellime publike per familjen e viktimes dhe te
permendin plagosjen e kandidatit te PD dhe te afermit te tij nga
persona, mbeshtetes dhe perkrahes te PS dhe aleateve te saj, disa prej te cileve shkuan nga Tirana per motive te paqarta.
Keta
persona, thirrjes te kandidatit tone, largohuni dhe mos ndani leke ketu
i jane pergjigjur me arme, duke plagosur kandidatin e PD dhe te afermin
e tij, Kastriot fufi.
Partia
Demokratike denon cdo akt dhune, fton qytetaret te votojne te qete, te
marrin pjese te gjithe ne keto votime qe jane te nje rendesie jetike per
zhvillimin dhe integrimin e shqiperise ne BE”m thuhet në deklaratën e
zëdhënëses së PD, Vorpsi.
No comments:
Post a Comment