Saturday, January 18, 2014

Doni punë? Mblidhuni në Parti…

Vladimir Karaj
Në Partinë Socialiste janë 111 veta të regjistruar për një takim me ministren Mimi Kodheli. Kryesisht burra, që bëjnë ecejake apo flasin në grupe në hollin ku presin t’u vijë radha, t’u thërrasin numrin dhe të ngjiten në zyrën ku i pret ministrja. Shumica, për të mos thënë të gjithë, kanë vetëm një hall: janë në kërkim të një vendi pune. “I sati je ti në listë?”,- pyet një nga burrat atë që kishte në krah,

Tuesday, January 14, 2014

“Mein Kampf” i Hitlerit bëhet bestseller digjital

Ndërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, botimet digjitale në anglisht të manifestit të Hitlerit tërheqin dhjetëra mijëra të interesuar në iTunes dhe Amazon Kindle.

Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohet zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit

Monday, January 13, 2014

Viti '50, Mustafa Kruja, Abaz Kupit: Më ndihmo, kam thikën në asht

Se në ç’gjendje ishin intelektualët e mërguar shqiptarë pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, të shpërndarë në gjithë vendet e botës, na e dëshmon edhe kjo korrespodencë mes Mustafa Krujës dhe Abaz Kupit diku në villim të viteve ’50.  Saktësisht janë dy tekste, ku nuk shënohet një datë e saktë, por ngjarjet dhe rrethanat na çojnë në përfundimin se ato janë shkruar pas vitit 1949, kur Kruja ishte ende në Itali e Abaz Kupi me shumë gjasa në SHBA.

Bëhet  fjalë për një letër të Mustafa Krujës në të cilën, veç argumenteve të tjera, ai kërkon ndihmë për dokumente vetiake nëpërmjet Oborrit - Mbretëror dhe në tjetrën janë “porositë” që ish kryeministri, në sajë të përvojës dhe disa viteve më shumë si moshë, i lejon vetes t’i përcjellë mikut  në lidhje me veprimtarinë  e tij në Lëvizjen e Legalitetit

Xhabir Hamiti: TË GJITHË SË BASHKU KUNDËR KEQPËRDORIMIT TË FESË NË DËM TË VENDIT DHE KOMBIT

I ftoj të gjithë, e në rend të parë prijësit e komuniteteve fetare në vend, intelektualët e të gjitha komuniteteve që të mos bien në grackën e armiqve të Kosovës dhe të shqiptarëve, të cilët, si në të kaluarën e ashtu edhe sot janë munduar dhe mundohen që kombin tonë ta ndajnë e dobësojnë edhe fetarisht. Feja është e Zotit dhe askush nuk ka monopol mbi të.

Jozefina Topalli, në Shkodër 24 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit te Stalinit!

 Jozefina Topalli
Dje u përkujtua ne Shkodër 23 vjetori i themelimit te PD! Nesër përkujtohet ne Shkodër 24 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit te Stalinit! Kjo ishte dita me e pabesueshme ne jetën e qytetit (e jo vetëm) pas gati gjysëm shekull diktature! Ishte hera e pare qe qytetare e malësore dolën ne sheshin e qytetit kundra regjimit! Qyteti i shpalli lufte sistemit! Vendosen ta fillonin me rrëzimin e bustit te Stalinit! Ishte frike e terror! Ta mendoje e jo te beje një gjë te tille kërkonte një guxim te çmendur !