Sunday, June 23, 2013

Exit Poll, Civitas Albania: PD 42%, ndërsa PS 40%

Civitas Albania ka shpallur rezultatin e sotëm te exit poll-it te tyre, ku sipas të dhënave, PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%.

Fondacioni Civitas në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe per fushaten e Presidentit Barack Obama ne vitin 2008 dhe 2012,
me asistencen e drejteperdrejte te nje prej ortakeve te kesaj kompanie z.Jeffrey Liszt, dolen në konferencë për shtyp ku shpallën rezultate e exit poll që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.

Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se Ndërkohë si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha sipas exit poll ka fituar 48 për qind dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind.
“Koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.

Civitas Albania ka realizuar Exit Poll-in me Anzalone Liszt Research (ALR), një firmë e specializuar në hulumtime. Anzalone Liszt Grove Research, është kompania e dytë më e njohur në botë në fushën e sondazheve elektorale dhe exit poll-eve.

ALR operon prej 20 vitesh dhe ka kryer exit poll-e në SHBA duke anketuar në 9 shtete për zgjedhjet e vitit 2008 dhe më pas për zgjedhjet e 2012.

Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research sipas drejtuesve, ka kryer me mijera intervista te shperndara ne 11 qarqe te vendit dhe tha se po evidenton rezultate ne rang kombetar.

Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se marzhi i gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.

(d.b/BalkanWeb)

No comments: