Ngjarja në Laç, Kryeministri dënon deklaratat e kryetarëve Rama e Meta
Kryeministri Berisha ka përshëndetur pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Njëkohësisht, kreu i qeverisë përcolli një mesazh vlerësimi dhe punën e komisionerëve të të gjitha partive.
Kryeministri Berisha ka përshëndetur pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Njëkohësisht, kreu i qeverisë përcolli një mesazh vlerësimi dhe punën e komisionerëve të të gjitha partive.
“Përshëndes qytetarët për pjesëmarrjen më mësive deri më sot. Por
një përshëndetje të veçantë për komisionerët e PD dhe të gjitha forcave
politike. Në tërësi komisionerët ishin në lartësinë e duhur, keqkuptimet
momentale janë zgjidhur në kohë të shpejtë”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë që gjatë daljes së tij publike pak minuta përpara
përfundimit të orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit
Kryeministri kërkoi nga komisionerët që në përputhje me ligjin të mbajnë
hapur dyert e këtyre qendrave nëse votuesit vijojnë të jenë në këto
ambiente.
Por në këtë deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Berisha
komentoi dhe qëndrimet e krerëve të majtë, lidhur me incidentin e
ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç.
“Nekropolitikanët rendën me vrap në vendngjarje duke synuar që
përfitojnë kapital politik. Në deklaratat e tyre nuk u dëgjuan as
ngushëllime për familjarët e viktimës dhe shërime për të plagosurit.
Madje u shprehën mirë se kjo ngjarje do të ndodhte. Për këtë arsyeje i
kërkoj organeve të akuzës që të depozitojnë çdo deklaratë. Sepse ato që e
dinin se do të ndodhte duhej ta parandalonin ato. Tensioni më kryesor
në këtë proces është tek komisionerët dhe tek policët, të dalësh të
lëshosh sharje dhe fyerje është akti më i shëmtuar”, vuri në dukje
Berisha, i cili ngushëlloi dhe një herë tjetër familjen dhe të afërmit e
viktimës.
No comments:
Post a Comment