Saturday, March 8, 2014

Enver Hoxha?! Nuk e ndaj dot nga regjimi i egër që përfaqësoi

Nga 
Ben Andoni
Intervistë me historianin Beqir Meta, në lidhje me vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës. Si e shikon ai këtë figurë historike dhe kundërshtitë për të. Roli i Hoxhës në çështjen çame, një problem ku ai është ekspert, por nga ana tjetër edhe çfarë lidhet nga figura e vet me modernizimin e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore...

Frederik Rreshpja, ky antikonformist galant!

Arlinda Guma
Rreshpja është i përjashtuari i madh nga tekstet mësimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetëm) që në vend të edukojnë, ç’edukojnë frikshëm gjeneratën e re….Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës…Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojë
Pak-kush e di se më 17 shkurt 2014 ishte 8-vjetori i vdekjes së poetit Frederik Rreshpja. Midis debateve ezauruese mbi Shën Valentinin komercial, statusit të tiranasit aristokratiko-autentik dhe stër-shfaqjeve bajate të politikanëve nëpër ekrane, nuk u gjend askund, as edhe një cep i vogël e i parëndësishëm, disa-sekondash, ku të përmendej emri i tij.

KATEGORIA SUPERIORE :KALENDARI, FAZA E TRETE


Tuesday, March 4, 2014

Si u ngrit në Vjenë Agjencia e parë Telegrafike Shqiptare

Nga ROBERT ELSIE 
vjene, atsh
Publicisti austro-hungarez Leo Freundlich (Leo Frojndlih, 1875-1953) lindi në një familje hebraike në qytetin Bielitz-Biala (Bielsko-Biala), tani në Poloni, dhe jetoi në Bohemi ku në vitin 1907 u zgjodh deputet ne parlamentin perandorak në Vjenë.
Pas dështimit të socialistëve gjermanë në zgjedhjet e vitit 1910, në Boheminë veriore, Freundlich-u u tërhoq nga politika, u nda nga gruaja dhe u nis për në Vjenë, kryeqytetin e madh të Perandorisë shumëkombëshe austro-hungareze.

Arben Xhixho pezullon nga puna në Zërin e Amerikës 2 motrat e historisë së arratisë së 1984-s

Share Button
motratDy motrat që u arratisën nga Shqipëria në vitin 1984, Isabela Islami (Çoçoli) dhe Zamira Eduards janë pezulluar dje nga puna në zyrat qendrore të ‘Zërit të Amerikës’ në Uashington. Historia e dy motrave që në atë kohë bëri një bujë të madhe në Shqipëri dhe bëri xhiron e botës është tashmë e mirënjohur.
Ato punonin prej 30 vjetësh në seksionin shqip të këtij radiostacioni dhe në një farë mënyre ishin kthyer në ikona të ‘Zërit të Amerikës”. Gazeta ‘DITA’ mësoi dje se lajmin për pezullimin nga puna ua ka dhënë shefi aktual i seksionit, Arben Xhixho. Pas një përvoje kaq të gjatë pune si gazetare në këtë radio, nuk dihen ende motivet e këtij pezullimi. Komunikimi zyrtar është se ato kalojnë në ‘leje administrative’, që ndryshe do të thotë pezullim nga puna, deri në një njoftim tjetër. Domethënë, nuk mund të punojnë më tek VOA.

Paria e Tiranës: Sa florinj iu grabitën?!

 Nga Alba KEPI
Cilat ishin familjet më të kamura të Tiranës para regjimit të Enver Hoxhës; Grabitja historike e 112.469.828 franga ari, placckitja, vrasjet përndjekjet deri në zhdukje të tregtarëve që promovonin ekonominë shqiptare.

Qyteti është shumë më tepër sesa një bashkësi njerëzish, ndërtesash, rrugësh, është akoma më shumë sesa një sistem shërbimesh sociale, institucione administrative, qyteti është një gjendje shpirtërore, është një fill i pazgjidhshëm kostumesh, ritesh, ndjenjash

Gati dokumentari për Margarita Xhepën

Dokumentari do të sjellë për publikun jetën dhe aktivitetet artistike të aktores së njohur, ikonës së filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa.
Dokumentari “Margarita” është gati për publikun. Ai vjen në 80 vjetorin e lindjes së aktores së mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa.
“Margarita” është dokumentari i parë që i kushtohet aktores së madhe shqiptare Margarita Xhepa, i realizuar nga regjisori Kujtim Gjonaj.
Dokumentari do të sjellë për publikun jetën dhe aktivitetet artistike të aktores së njohur, ikonës së filmit dhe teatrit.

Sunday, March 2, 2014

Aksioneri Top Channel Armando Duka, censuron median


Censurë në demokraci!Nga Ahmet Shqarri,  Një lloj censure ishte edhe ajo që ndodhi gjatë fushatës së zgjedhjeve për federatën e futbollit shqiptar, kur e zeza u quajt e bardhë. Disa media, të kapura ligsht prej fyti nga bosët apo padronët e tyre, bënë çmos që t’na mbushnin mendjen se ky futbolli ynë s’kishte asnjë të metë a dobësi; se punët në të shkojnë si mos më mirë, prandaj klani që e udhëheq atë prej shumë vitesh, e meriton të jetë përsëri në krye. I pari dhe “i përjetshmi” i futbollit shqiptar, i sajon mjeshtërisht grackat

Zgjedhjet e futbollit, koha e këtij komiteti ka marrë fund/ Duka kudo dhe kurdo!


Zgjedhjet e futbollit, koha e këtij komiteti ka marrë fund!Nga Gerti Çarçani,  Futbolli shqiptar është thërritur sot të zgjedhë. Një çangë zgjedhore, ndryshe nga ajo e katër, tetë, apo 12 viteve më parë, me një president në garë që kërkon të regjistrojë 16 vjet në drejtim të futbollit shqiptar. Kandidon Duka, i vetëm në një kohë që do të jenë 16 kandidatë të tjerë në garë për një vend në KE. Mungesa e sfidës elektorale për presidentin ka bërë që fokusi sot të jetë tek anëtarët e komitetit. Një organ që së fundmi ka mbajtur një “pit-stop” fantastik, në heshtje duke lënë në front vetëm kreun e drejtimit të futbollit, deri në konsum të institucionit që ai drejton. Familja e futbollit sot ka të gjitha mundësitë, domosdoshmërinë,

Pse Rusia kërkon rajonin e Krimesë?

Parlamenti rus votoi pro ndërhyrjes ushtarake në rajonin e Krimeas, një republike autonome brenda territorit ukrainas. Ashtu si në vitin 2008 me luftën në Gjeorgji, edhe pas gjashte vjetësh, Rusia përdor të njëjtin argument: trupat ushtarake do të sigurojnë jetën qytetarëve rus në Krime. Këta të fundit përbëjnë rreth 54% të popullsisë totale me mbi 2 milionë banorë. Ndërsa 36% përbëhen nga ukrainasit dhe tartarët ose ndryshe turqit e Krimesë.
Por pse ngulmon kaq shume Rusia për të marrë këtë republike autonome? Çfarë përfaqëson Krimeja si territor? Që prej vitit 1954