Përfaqësuesit e kompanisë azere të gazit e naftës “SOCAR” dhe të konsorciumit të Shah Deniz i njoftuan dje Kryeministrit Sali Berisha lajmin zyrtar të përzgjedhjes së TAP si fitues, si dhe mirënjohjen dhe vlerësimin maksimal e të sinqertë për kontributin politik të paçmueshëm që Kryeministri Berisha personalisht investoi në mbështetje të projektit që në fazën fillestare të tij në 2006 dhe në vazhdim, mbështetjen dhe lobimin e tij të fuqishëm për këtë projekt. Kryeministri Berisha priti dje në një takim këshilltarin e presidentit të kompanisë azere të gazit e naftës “SOCAR”, zotin Murad Heydarov, ambasadorin e
Azerbajxhanit për Shqipërinë, zotin Rahman Mustafayev dhe zëvendëspresidentin e BP pranë Konsorciumit të Shah Deniz, zotin John Baldwin. Delegacioni njoftoi zyrtarisht Kryeministrin Berisha për përzgjedhjen përfundimtare të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik - TAP. Ky është projekti më i madh energjetik i të gjithë kohërave në Evropë, me një investim fillestar 40 miliardë dollarë. Me këtë vendim të marrë nga qeveria e Azerbajxhanit dhe konsorciumi i Shah Denizit shënohet hapja e Korridorit të Jugut, si burim i një rëndësie strategjike për energjinë në Europë, sikurse edhe për zhvillimin e tregut të gazit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe diversifikimin e burimeve energjetike të të gjithë rajonit. Delegacioni shprehu mirënjohjen për të gjithë punën serioze të realizuar nga qeveria shqiptare brenda një kohe të shkurtër për ngritjen e të gjithë kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për të garantuar zbatimin me sukses të projektit në Shqipëri. Veçanërisht, ata shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin maksimal e të sinqertë për kontributin politik të paçmueshëm që Kryeministri Berisha personalisht investoi në mbështetje të projektit që në fazën fillestare të tij më 2006 dhe në vazhdim, mbështetjen dhe lobimin e tij të fuqishëm për këtë projekt. Pa rolin dhe kontributin e Shqipërisë, ky vendim për projektin TAP nuk do të kishte qenë i mundur, theksuan ata. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për qeverinë e Azerbajxhanit, Presidentin Alyiev dhe konsorciumin e Shah Denizit për vendimin e marrë në mbështetje të projektit TAP, duke e konsideruar këtë si një vendim me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike që mbështetet nga të gjitha forcat politike dhe që zgjidh me këtë projekt përfundimisht problemin e energjisë për Shqipërinë, e cila fiton një rol të ri në rajon, në këtë fushë. Shqipëria është një përfituese e padiskutueshme nga projekti, gjatë ndërtimit do të krijojë mijëra vende pune dhe më pas hapjen e tregut të gazit në Shqipëri, jo vetëm për qëllime industriale, por edhe rezidenciale.
Kërkesë kompanisë azere që Kosova të përfshihet në projektin TAP
Kryeministri Berisha u ka përcjellë dje përfaqësuesve të kompanisë azere të gazit e naftës “SOCAR” dhe të konsorciumit të Shah Deniz që në projektin TAP ata të përfshijnë edhe Kosovën. Sipas Kryeministrit, ata premtuan se do ta shqyrtojnë këtë çështje, pasi ka një problem që e ndërlikon edhe përfshirjen e Kosovës. “Sigurisht në këtë takim, por edhe më parë jemi përpjekur, kam paraqitur kërkesën që të përfshihet edhe Kosova, sepse ndjenjat miqësore ndaj shqiptarëve në Kosovë, në Azerbajxhan janë të larta, por ka një problem që e ndërlikon pak këtë çështje dhe ata do ta shqyrtojnë”, theksoi Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj qeverisë së Azerbajxhanit, për ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe mirënjohjen ndaj konsorciumit të Shah Deniz 2 për objektivitetin e vlerësimit. “Dy janë çështjet kryesore, të cilat unë dua të sjell në vëmendje të kabinetit qeveritar, së pari, unë prita përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të Shah Deniz 2, të cilët më njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces. Unë i shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit, konsorciumit të Shah Deniz 2, fushës së gazit Shah Deniz 2 të detit Kaspik për përzgjedhjen e TAP dhe ky është zhvillim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi me ndërtimin e këtij gazsjellësi, le të shpreh në emër të qeverisë mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit, e cila që në fillim ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj konsorciumit të Shah Deniz 2, i cili ka bërë vlerësimin më objektiv bazuar kryekëput në kritere tregtare dhe TAP ka predominuar mbi Nabucco-n në të gjitha kriteret. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj vendeve mike Turqisë, Greqisë dhe Italisë, me bashkëpunimin më të shkëlqyer që kanë dëshmuar veçanërisht me këto dy të fundit, me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet e para në histori trilaterale”, theksoi Berisha.

No comments:
Post a Comment