Thursday, April 4, 2013

Nano: Nuk kthehem më në politikë, dua të bëhem President

Fatos Nano rikthehet të flasë për politikën e ditës pas një heshtje thuajse disa mujore. Ish-kreu i Partisë Socialiste i ka këshilluar Sali Berishës të hapë rrugë në 23 qershor ashtu siç bëri ish-kryeministri i Spanjës në vitin 2004 për të lejuar radhën liderëve të rinj, të cilët janë të bllokuar nga kasta e vjetër. Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Bugajski Hour“ në “AS” ku ka rrëfyer dhe për të ardhmen e tij politike duke thënë se nuk do të jetë më pjesë e partive politike.

Monday, April 1, 2013

Princi Leka II: Pse qau babai në çastet e fundit të jetës

REZARTA DELISULA
Ai është një djalë i edukuar, i kulturuar, e me të folurën e tij të qetë, të bën ta dëgjosh me kujdes. Në këtë drejtim i ngjan shumë atit të tij, të cilit me kalimin e viteve, ka nisur t'i ngjasojë edhe në portret. E takojmë Princin Leka II, në rezidencën mbre-tërore në qendër, takim që përkoi me ditëlindjen e tij të 31-të. Me politesën karakteristike, ai pranon të na japë kohë dhe të flasë për një moment shumë të vështirë të jetës së tij, humbjen e babait, njeriut që e mësoi mbi të gjitha të jetë ky që është sot, një djalosh me zemër e mendje të madhe. Në këtë intervistë të dhënë për "Gazetën Shqip-tare", Princi Leka II na përcjell përjetimet, bisedën e fundit me të atin,

Arben Frroku: Drekat e mia me politikanë

Klodiana Lala

Flet nga burgu ‘ Dhiavata’ i Selanikut, biznesmeni i akuzuar për atentatin ndaj Dritan Lamajt
“Kam prova që s’kam vrarë njeri, bëj fushatë nga qelia”

Arben Frroku, biznesmeni i dyshuar për atentatin ma fioz ndaj kryekomisar Dritan Lamajt,

Të përndjekurit politikë, përballë heshtjes ndaj dënimit të krimit komunist

Besim Ndregjoni

“Ne jemi duke u përballuar me historinë tonë, ne nuk po fshihemi pas ndonjë perdeje për asgjë dhe nuk po përmbahemi, duke mos fshehur asgjë nga ato që kanë ndodhur. Është e domosdoshme që të përballemi me këtë histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen, ashtu siç jemi edhe sot”, shtoi udhëheqësja gjermane, Agela Merkel në ditën botërore të kujtimit ndaj diktaturave naziste e komuniste. A po përballemi ne me të kaluarën tonë si shoqëri e si komb?
Vitet 1944-1954 do të mbesin në historinë shqiptare si vitet më të errëta të terrorit komunist, (jo se vitet që pasuan ishin më pak të errëta!)... Telemak Dilo, një ish-i burgosur politik në kampin shfarosës të Vloçishtit do të

Analiza në 360º: E majta fiton zgjedhjet me bashkimin Rama-Meta, Berisha të shohë strategjinë


Analiza në 360º: E majta fiton zgjedhjet me bashkimin Rama-Meta, Berisha të shohë strategjinëTIRANE- Emisioni ‘360 Gradë’ i gazetarit Artur Zheji është fokusuar sot tek zbardhja e marrëveshjes së mundshme mes Ramës e Metës, e cila sigurisht nëse ekziston do të formalizohet në ditët në vijim. Analistë e gazetarë japin këndvështrimin e tyre sot në News 24. Të ftuar janë Blendi Fevziu, Ajran Cani, Ylli Rakipi e Alfred Lela.

Artur Zheji: A mund të flasim sot për atë që mund të quhet pranvera e së majtës, ka gjasa që zoti Rama e Meta mund të bashkohen? 

Rama-Meta, zbardhet marrëveshja, PS miraton 3 ligjet, LSI ikën nga qeveria


Rama-Meta, zbardhet marrëveshja, PS miraton 3 ligjet, LSI ikën nga qeveriaTIRANË - Nga dje dhe sot vijuan apelet e përfaqësuesve të së majtës evropiane që kërkuan bashkimin në aleancë të PS dhe LSI për zgjedhjet parlamentare. Sipas së majtës evropiane, nëse Meta bëhet bashke me Ramën, vetëm në këtë mënyrë largohet Berisha nga qeverisja dhe vendi integrohet në BE.

Ndërsa apelet vijonin, paradite u shënua në kryeministri një takim i Berishës me Metën. Kreu i LSI komentoi shumë shkurt mbi aludimet për një marrëveshje të mundshme mes PS e LSI.

Sunday, March 31, 2013

Pashkë shqiptare në Shtutgart

Në famullinë katolike shqiptare në Shtutgart kremtimi i Pashkës festohet së bashku pa dallim feje. Ato shohin në këtë mënyrë kënaqësinë e përjetimit të traditës e kulturës dhe ndjesinë e të qenit si në vendlindje.
Famullia e misionit katolik shqiptar në Shtutgart është mbushur plot në ditën e festës së Pashkëve. Shqiptarë nga të gjitha anët e jugut të Gjermanisë kanë ardhur të kremtojnë, pa dallim feje.

A do te garoje Hillary per presidente?

Pavarësisht se çfarë bën Barack Obama, ai nuk mund t’i shmanget hijes së ish rivales së tij politike. Hillary Clinton, pas udhëtimeve globale ku vizitoi vendet dhe popujt, të cilëve vështirë u dëgjohet zëri në këtë kontinent, po del në qendër të vëmendjes, edhe pa i prekur shkallët e skenës, shkruan e përditshmja Washington Post, në fillim të artikullit të saj për të ardhmen e ish sekretares amerikane të shtetit. Presidenti Obama i cili së fundmi vizitoi Lindjen e Mesme, ka bërë histori teksa fliste për luftën në Siri, për Iranin dhe për paqen ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ndërsa në skenën e brendshme qarkullon një Pyetje e Madhe: A do të garojë Hillary?

Ja femra që futi në kurthin seksual ish- ministrin malazez

Kreshnik Mersinllari
Mali i Zi është tronditur së fundmi nga një skandal seksual. Ish- ministri i Financave, Miroslav Ivanisheviç, është filmuar duke bërë seks në zyrën e tij. Pas publikimit të videos në YouTube, ai dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Auditit Shtetëror.
Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se autorja e kësaj videoje është Vesna Gjukiç Ivanoviç.
Ajo ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Ivanisheviç, madje së bashku kanë pasur një vajzë, për të cilën ai bën edhe pagesa periodike.

Publikohet foto nudo e Merkelit (e pacensuruar)

 Kreshnik Mersinllari
Kjo foto ka bërë xhiron e botës dhe ka “tërbuar” kancelaren gjermane Angela Merkel dhe gjithë gjermanët! Është fjala për një foto të Merkelit nudo. Në mediat vizive ishte paralajmëruar ekzistenca e fotografisë para pak ditësh. Ditën e stome ajo është publikuar me rezultat në të gjithë mediat e botës të cilat po merren me të!
 Merkel shfaqet ndërsa po bënë plazh lakuriq me disa shoqet e saj. Zemërimi i Mrekel, ishte shumë i madh, po ashtu edhe shumë

Deri ku duhet të shkojë kamera e fshehtë?

 Denisa Haxhiaj
Në praktikën e investigimit, gazetarëve iu është dashur të përdorin edhe filmimet me kamera të fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur. Cili është mendimi juaj për këtë praktikë investigimi?
Gjatë përgjigjes sime do t’i referohem punës që bëjmë në “Fiks Fare”, redaksia ku unë punoj prej 10 vjetësh. Në punën tonë të përditshme, gazetarët tanë përdorin mjete të zakonshme regjistruese. Dua të theksoj se gazetarët tanë përdorim mjetet e zakonshme regjistruese dhe jo përgjuese, siç komentojnë jo rrallë dashakeqët, ose ata që janë djegur nga këto kamera.

Dom Gjergji kundër mëkatit të heshtjes

Stefan Çapaliku
Dom Gjergj Meta është ndoshta i vetmi klerik shqiptar i gjendur në majë të kreshtës së opinionit mediatik që prej një dekade. Ai jeton si famullitar i Kamzës, atje ku tamponohet qytetërimi kitch i Tiranës me kulturën e hibridizuar të ardharakëve dhe jep meshë në një kishë të improvizuar prej betoni, mbushur plot prej besimtarësh, të cilët duke i dhënë dorën i përcjellin edhe lutjen “Mos na lër vetëm!” Libri i tij “Ditar periferie”, që ju të dashur lexues e keni në dorë, është plotësim i lutjes “Mos na lër vetëm!”. Aty Dom Gjergji merret me historinë dhe restaurimin, me shpresën, me mungesën e drejtësisë, me zgjidhjen që vjen nga vetja, me mungesën e hapësirave publike,