Saturday, October 2, 2010

Zbardhja e së shkuarës komuniste: Përvoja rumune dhe bullgare përballë asaj gjermane

Në 15. Januar 1990 demonstruesit bllokuan qendrën e Stasit në Berlin.  Moment vendimtar ky në zbardhjen e së shkuarës komuniste në RDGJ
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në 15. Januar 1990 demonstruesit bllokuan qendrën e Stasit në Berlin. Moment vendimtar ky në zbardhjen e së shkuarës komuniste në RDGJ

Gjermania ka nam si kampion bote në eksport. Por nuk kërkohen vetëm produktet inxhinierike. Interes ekziston edhe për një prodhim shumë të pazakontë të historisë së re gjermane, që mban emrin „Rivlerësimin i së kaluarës“

Megjithëse ky term ka bërë karrierë që në vitet 60-të në Republikën e atëhershme Federale, kur një brez i tërë i gjermanëve të rinj ngriti kokë kundër mungesës së konfrontimit me periudhën naziste, më vonë erdhi një ballafaqim i vërtetë me të kaluarën, pas rrëzimit të diktaturës komuniste në RDGj dhe ribashkimit. Aktivistë të të drejtave të njeriut nga RDGj arritën në fund të vitit 1991 kundër vullnetit të deklaruar të qeverisë Kohl dhe një pjesë të madhe të institucioneve politike në Republikën e vjetër Federale Gjermane, që dosjet e ish-sigurimit të shtetit të RDGj të hapeshin si për shkencëtarët, ashtu edhe për viktimat e shërbimit të fshehtë të RDGj. Përveç kësaj u miratuan rregullore (dispozita) për shqyrtimin e së kaluarës të punonjësve të shërbimit sekret.Korriderët me dosje të  autoritetit federal për dosjet janë të hapura për qytetarët në GjermaniBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Korriderët me dosje të autoritetit federal për dosjet janë të hapura për qytetarët në Gjermani

Vendet evropianolindore treguan shumë interes për përvojën gjermane

Ky proces i ballafaqimit me të kaluarën e Stasi-t ishte i pashembullt në histori dhe zgjoi interes ndërkombëtar, në rradhë të parë në vendet e tjera të Evropës Lindore. shembulli i entit gjerman për dosjet e Stasit nën drejtimin e aktivistit të të drejtave të njeriut në RDGj, Joachim Gauck, ka patur rëndësi të madhe për vendet si Rumania dhe Bullgaria, ku nuk ka patur opozitë të organizuar demokratike antikomuniste.

Rumania mori si model Gjermaninë, por nuk i qëndroi deri në fund atij

Georg Herbstritt, 44 vjeç, historian dhe specialist për Rumaninë në entin gjermane për dokumentat e Stasit thotëse enti gjerman për dokumentat e Stasit konsiderohet si institucion, që i ka shërbyer si orientim rumunëve. Prandaj ka patur gjithmonë rëndësi, që ky insitucion ka qenë gjithnjë prezent në Rumani. Herbstritt: "Gauck e ka vizituar shpesh Rumaninë si drejtues i zyrës, më vonë edhe Marianne Birthler. Pastaj rumunë të angazhuar për hapjen e dosjeve në Rumani kanë ardhur shpesh në Gjermani.

E ngarkuara gjermane për dosjet e shërbimit sekret Marianne BirthlerBildunterschrift: E ngarkuara gjermane për dosjet e shërbimit sekret Marianne Birthler Ligji gjerman për hapjen e dosjeve u mor për bazë për përpilimin e ligjit rumun, por pastaj pati shumë ndryshime. Para disa vitesh kemi patur në Bukuresht ekspozita, pastaj diskutimet, në të cilat ishin të pranishëm edhe drejtuesit e entit. Këto kanë qenë sinjale të rëndësishme, sepse rumunët gjithmonë kanë ndjekur me vemendje se çfarë bëjnë gjermanët."

Dosjet e sigurimit sekret në RumaniBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dosjet e sigurimit sekret në Rumani

Mediat bullgare patën interes për përvojën gjermane

Në mënyrë të ngjashme flet edhe Joachim Fërster për Bullgarinë. Fërster, 57 vjeç, është jurist, drejton zyrën e dokumentave të Stasit, sektorin kryesor „Informacioni“ dhe ka qenë disa herë në këtë funksion në Bullgari. "Këto vizita, edhe zonja Birthler ka qenë një herë së bashku me mua në Bullgari dhe zoti Gauck mendoj se ka qenë një herë, këto natyrisht nuk janë të parëndësishme, kjo shihet edhe në interesin e medieve se ka dëshira për intervista, kështu që natyrisht kjo nuk është krejt e parëndësishme për mbështetjen e forcave, që kryejnë zbardhjen, nuk është krejt e parëndësishme që nga vendet fqinje ka zëra mbështetës."

Hapja e dosjeve është kryer vonë në Rumani dhe Bullgari

Me gjithë përpjekjet e shoqërisë civile, hapja e dosjeve në Rumani dhe Bullgari u krye vetëm pas ndërrrimit të mijëvjeçarëve. Në Rumani në fillim të viteve 2000 u krijua enti përkatës, në Bullgari biles në vitin 2007. Të dy vendet, thonë Georg Herbstritt dhe Joachim Fërster, e kanë ende të vështirë, të flasin hapur për të kaluarën e sigurimit të shtetit.Dosjet rumune dërgohen në këshillin kombëtar për studimin e dosjeve në BukureshtBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dosjet rumune dërgohen në këshillin kombëtar për studimin e dosjeve në Bukuresht

Georg Herbstritt flet për rastin e Rumanisë. "Zbardhja nuk është kryer në rregull në kuptimin, që elitat e vjetra janë akoma në pozicionet që kanë patur. Njerëzit e mëparshëm të Securitate-s i gjen sot përsëri si biznesmenë, i gjen në medie, i gjen në politikë, në parlament. Kështu që zbardhja nuk ka sjellë shumë. Por ajo që u fillua dhe që ecën dhe bëhet gjithnjë e më interesante është ballafaqimi në kuptimin publicistik, në atë shkencor. Në opinion ka mjaft sensibilitet për këtë temë dhe në këtë drejtim bëhet diçka në Rumani dhe jo keq."

Gjermania me kushte të tjera në zbardhjen e historisë

E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Bullgarinë, thotë Joachim Fërster. Por juristi dëshiron që kjo të mos kuptohet si kritikë, por të vështrohet vetëm si fakt. Nuk duhet harruar asnjëherë, thotë Fërster, se në çfarë kushtesh e ka nisur Gjermania zbardhjen e së kaluarës të sigurimit të shtetit. "Kjo ka qenë thjesht një situatë e veçantë historike, që në këtë vend një shërbim i fshehtë është shkatërruar plotësisht, ky ka qenë një parakusht shumë më i thjeshtë se në vende të tjera, ku është mbajtur fillimisht një farë kontinuiteti i shtetit edhe e institucioneve."

Autor: Keno Versek /Angjelina Verbica

Redaktoi. Lindita Arapi

Gjenerata 2010: Me vetëbesim të sigurtë - Rinia gjermanoperëndimore 20 vjet pas bashkimit

Matteo Brossette nga Këlni
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Matteo Brossette nga Këlni

Rreth 20 për qind e gjermanëve nuk e kanë përjetuar ndarjen gjermane, pasi kanë lindur pas vitit 1990. Çfarë mendojnë ata për bashkimin gjerman? Dhe a është unifikuar brezi i pas 90-ave?

Kur Matteo Brossette ngrihet më në fund nga shtrati në mëngjes, nuk ka më kohë. Shpejt në dush, vesh diçka me nxitim dhe pi një gllënkë kafe, e pastaj niset! Në shumicën e rasteve zilja e shkollës bie pikërisht në momentin kur ai del nga dera e shtëpisë. „Sa mirë që banoj vetëm 20 metra vijë ajrore larg shkollës. Për këtë arsye rruga deri në shkollë është po aq e gjatë sa ajo nga dhoma e mësuesve deri në klasë."

Matteo shkon në gjimnazin St. Irmgardis në Köln. Shkolla ndodhet në lagjen Bayenthal në jug të qytetit të Kölnit. Këtu jetohet me dëshirë, por është kryesisht shtresa e mesme që mund t'ia lejojë vetes këtë.Gjimnazi St. Irmgardis-në KëlnBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gjimnazi St. Irmgardis-në Këln

Për nxënëset dhe nxënësit është thjesht histori

Petra Linßen jep mësim në një kurs bazë në histori. Tema sot është e kaluara e afërt gjermane. Ajo pyet se kush e ka vizituar ndonjëherë murin e Berlinit. „Janë gjysma apo rreth dy të tretat“, konstaton ajo. „Muri në Berlinin perëndimor ishte plot ngjyra, a keni ndonjë ide se si ishte ai në pjesën lindore?“ Një nxënës përgjigjet: “Atje s'kishte asgjë.“ Jo, atje nuk kishte mundësi të pikturohej – përse jo, kërkon të dijë Petra Linßen. „Askush nuk vinte dot deri tek muri“, thotë një nxënëse. Është e vërtetë, pasi atje gjendeshin brezi i vdekjes dhe kullat e vëzhgimit.Nxënësit e gjimnazit në orën e historisëBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Nxënësit e gjimnazit në orën e historisë

RDGJ, rënia e murit, ribashkimi – të rinjtë 17 dhe 18 vjeçarë i njohin këto para së gjithash nga filmat. Real për ta është bashkimi: „Unë nuk besoj se ekziston edhe një mur në mendjet e njerëzve. Unë jam rritur me mendimin që Gjermania është një e vetme.“ Të tjerët tundin kokat në shenjë pohimi.

Ndryshime nuk ka më thuajse fare

Thomas Gensicke është sociolog në institutin TNS Infratest Studime Sociale në Mynih. Atje ai kryen studime lidhur me të rinjtë. Ai thotë se 20 vjet pas bashkimit të rinjtë në Lindje dhe në Perëndim janë bërë një grup homogjen. Arsyeja për këtë është se kushtet dhe rrethanat në këtë fazë të rritjes janë thuajse identike. Por një vështrim më i vëmendshëm nxjerr në dritë një tendencë: financiarisht të rinjtë në perëndim të Gjermanisë janë më mirë. Kështu edhe të rinjtë nga Lindja shohin me më pak optimizëm drejt së ardhmes se sa ata në Perëndim, dhe kanë më shumë frikë për ekzistencë. Për Thomas Gensicke kjo nuk është aspak e habitshme: “Në Lindje papunësia tek të rinjtë është dy herë më e lartë.”Matteo dhe motra e tij e vogël, Carla BrossetteBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Matteo dhe motra e tij e vogël, Carla Brossette

Mattheo nuk ka shqetësime materiale, pasi familja e tij është në gjendje të mirë. Matteo kërkon patjetër të arrijë notat më të larta në maturë, dëshiron të studiojë arkitekturë dhe më vonë të jetojë jashtë – në qytetin e tij të ëndrrave, Madrid.

Gjithçka rrotullohet rreth muzikës

Pasdite vjen Josephine, një shoqe nga një periferi e Këlnit. Të dy të rinjtë shkojnë në garazhin e përshtatur, laboratori muzikor i Matteos me pult për miksazhin e muzikës, gramafon dhe laptop. Matteo është DJ në disa klube në Këln dhe prodhon edhe vetë muzikë, një përzierje mes „minimal-techno“ dhe „house“. Sot ai i luan disa pjesë Josephine-s.Matteo dhe shoqja e tij, Josephine në rrugë për të shkuar tek shokëtBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Matteo dhe shoqja e tij, Josephine në rrugë për të shkuar tek shokët

Në jetën e Matteos gjithçka rrotullohet rreth muzikës. Ai interesohet vërtet për politikë, por nuk angazhohet politikisht. Aq më tepër i ra atij në sy së fundi në një koncert elektro-punk pranë Leipzig-ut se të rinjtë nga Lindja janë dukshëm më të dhënë pas politikës. „Atje kishte shumë që mbanin veshur bluza me sloganet „Rave kundër së djathtës” dhe „Make love, not war“. Tek ne kjo bëhet në një demonstrim. Në Lindje ata i mbajnë bluzat e tyre politike vazhdimisht“, mendon Matteo. Me sa duket në Lindje mendimi politik shpallet hapur, publikisht.

Një përvojë të ngjashme ka edhe Josephine – edhe pse në kahun e kundërt politik. Të rinjtë, që ajo i kishte parë në një fshat në Usedom në landin Mecklenburg-Vorpommern, e patën tronditur pak. „Kur isha në Usedom qendrova në një fshat shumë të vogël, ku të gjithë dëgjonin Böhze Onkelz.“ Grupi muzikor, i cili nuk pranon se i përket ekstremit të djathtë, është popullor në skenën e djathtë. Josephine thotë: „Për mua ishte shumë e fortë. Ata silleshin vërdallë me bluza të grupeve muzikore të ekstremit të djathtë.“Matteo dhe Josephine. Shokët e miratojnë entuziazmin e Matteos për muzikënBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Matteo dhe Josephine. Shokët e miratojnë entuziazmin e Matteos për muzikën

Rinia në Perëndim është më pranë “sistemit republikë federale”

Ekstremistët e djathtë janë edhe në Lindje në minorancë, thotë studiuesi i rinisë Gensicke. Por ai konstaton tendencën, që të rinjtë nga Lindja bëjnë më shumë pyetje për politikën, ekonominë dhe shoqërinë se sa moshatarët e tyre në Perëndim. Shkak për këtë është që prindërit, shkolla dhe mediet në Gjermaninë Perëndimore përcjellin në masë shumë më të madhe një qëndrim vetëkuptues, miratues ndaj sistemit, se sa në Lindje.

Josephine megjithatë mendon se mund të shkonte të jetonte në Lindje, por vetëm në një qytet të madh. Shumë pak të rinj në Gjermaninë Perëndimore janë kaq të hapur ndaj Lindjes sa Josephine. Pjesa më e madhe mendojnë se perëndimi i Gjermanisë ofron perspektiva më të mira kualifikimi dhe punësimi. Në këtë qëndrim nuk janë të vetëm: edhe vetë të rinjtë nga Lindja e shohin të ardhmen e tyre më shumë në Perëndim, atje ku sipas tyre sistemi ekonomik i Republikës Federale fuksionon më mirë.

Autor: Birgit Görtz/Benjamin Hammer

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit

Festimet e 20 vjetorit të bashkimit nisën në Bremen me prezantimin e landeve gjermane

Me një festë popullore filluan këtë të shtunë në Bremen festimet për 20-vjetorin e ribashkimit gjerman. Presidenti gjerman, Christian Wulff tha se 3 Tetori është edhe një ditë reflektimi.

Në aktivitetet festive me koncerte dhe spektakël fishekzjarresh priten qindra mijëra vizitorë. Bremeni është mikpritës i aktiviteteve festive pasi mban aktualisht kryesinë e radhës të Këshillit të Landeve. Kristiandemokratët kujtuan të premten (01.10.) me një pritje kongresin e bashkimit të partisë 20 vjet më parë.

Kancelarja Merkel në këtë pritje deklaroi: "Falë zotit, vizionerët dhe realistët ishin ata që përcaktuan fatet e vendit tonë dhe jo ngurruesit dhe të pavendosurit." Ndërsa ish-kancelari Kohl u shpreh: "Ishte CDU-ja që 20 vjet më parë kuptoi si shans historik revolucionin paqësor në RDGJ dhe vuri në rrugë ribashkimin e vendit tonë." Ish-kancelari Helmut Kohl (CDU) arkitekt i bashkimit gjerman, prezantoi (22.09.2010) librin e tij Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ish-kancelari Helmut Kohl (CDU) arkitekt i bashkimit gjerman, prezantoi (22.09.2010) librin e tij "Ditët e fundit të ndarjes" në Visbaden

Ndryshime të jashtëzakonshme

Presidenti gjerman Christian Wulff në një deklaratë me këtë rast, tha se 20 vjet bashkim gjerman janë arsye për të festuar por edhe për të reflektuar. Që prej vitit 1990 Gjermania ka pësuar ndryshime rrënjësore, veçanërisht në Lindje. Por jo vetëm aty. Në të gjithë Gjermaninë ka ndryshuar shumë jeta, tha presidenti gjerman.

Presidenti gjerman Christian WulffBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti gjerman Christian Wulff "Modele të reja kulturore dhe jetësore, fleksibiliteti dhe ndryshimi demografik kërkojnë prej nesh dhe na ofrojnë mundësinë të reflektojmë për bashkëjetesën tonë." Në vizitën e tij në Bremen, tha presidenti gjerman, ai do të ndajë me shumë qytetarë fatin e madh të bashkimit gjerman në paqe dhe liri.

Ndërsa të dielën në qendër të aktiviteteve festive do të jetë një meshë dhe akti festiv me presidentin Christian Wulff dhe kancelaren Angela Merkel. Presidenti gjerman do të mbajë aty një fjalim programatik.

AG/Xhani/Arapi
Redaktoi: Pandeli Pani

Përtej çdo lloj statitiske


Për historinë 20 vjet janë sa një hapje mbyllje sysh. Këtë duhet ta kujtojnë ata që 20-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë e marrin si shkas për të kritikuar atë që na ndan, jo për të vlerësuar atë që është arritur.

Në këtë jubile sundojnë statistikat: Të dhëna dhe fakte, informacione mbi Gjermaninë sot, - 20 vjet pas ribashkimit. Dhe kjo është e drejtë: Shumë statistika tregojnë që në dy dhjetëvjeçarët e fundit janë bërë edhe gabime, që ende ekzistojnë padrejtësira, që papunësia në Gjermaninë Lindore është dyfish më e lartë se sa në Perëndim, dhe që njerëzit në pjesën perëndimore, për të njëjtën punë paguhen më mirë se ata në atë lindore. Të gjitha këto mund t'i lexosh në studime shkencore të menduara mirë – por çfarë të thonë ato për ribashkimin? Jo dhe aq shumë.

Historikisht unikale

Projekti më i madh dhe ende i papërfunduar i historisë gjermane të pasluftës nuk mund të matet me shifra. Sigurisht gjermanët e Republikës së dikurshme perëndimore e ndjejnë barrën financiare, që shkaktuan dhe shkaktojnë transfertat e shumta në miliarda për Gjermaninë Lindore. Shumë më e madhe ishte sfida për banorët e ish-RDGJ-së, të cilët pas shpërbërjes shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetit të tyre, duhej të ndërtonin një jetë tërësisht të re.

Megjithatë sukseset e arritura ende nuk vlerësohen aq sa duhet në opinionin publik gjerman, Në vend të kësaj qahemi si tepër – megjithëse këto qarje 20 vjet pas bashkimit nuk janë gjë më shumë se sa politikë interesash. Në Lindje si në Perëndim. Kryeredaktori i Deutsche Welles, Marc KochBildunterschrift: Kryeredaktori i Deutsche Welles, Marc Koch

Sepse askush nuk mund të priste që brenda dy dhjetëvjeçarësh, të bëheshin një i vetëm, dy sisteme shoqërore tërësisht të kundërt me njëri-tjetrin, si Republika Federale dhe Republika Demokratike Gjermane. Kush kërkon që 20 vjet më pas të mos vihet re më asnjë dallim mes Lindjes dhe Perëndimit, ai nuk e ka kuptuar dimensionin e kësaj ngjarjeje të padëgjuar dhe në formën e saj historikisht unikale.

Nuk kishte kohë për eksperimente

Në këtë pikë nuk ndryshon asgjë, fakti që mes rënies së Murit dhe 3 Tetorit 1990 janë bërë shumë gabime, po ashtu shumë situata nuk janë kuptuar ashtu si duhet. Sot dihet: Arkitektët e bashkimit gjerman nuk kishin atëherë shumë kohë as për eksperimente, as për një afrim të ngadalshëm të dy shteteve gjermane. Ata duhej të kapnin shansin unikal historik, në një moment, në të cilin rendi botëror ndryshoi në mënyrë radikale – dhe këtë ata e bënë. Natyrisht ishte e nxituar t'u premtoje njerëzve, siç bëri asokohe kancelari Helmut Kohl, se bashkimi do të zgjaste vetëm disa vjet dhe do të ketë një kosto të kontrollueshme. Këto fjali përdoren ende sot si municion i lirë për debate kafeneje – por arritjen e Kohlit dhe të gjithë atyre që i hapën rrugën bashkimit, ato nuk mund ta zvogëlojnë.

Pasi Gjermania ka përfituar në çdo lloj kuptimi, nga ribashkimi. Këtu bën pjesë – dhe nuk është pak- që ky vend në 20 vitet e shkuara është bërë një vend më i hapur, më alternativ, më i gjallë, dhe më relaksues. Ky vend ka mësuar si të veprojë me kontradiktat, çështjet e hapura dhe konfliktet shoqërore, ka mësuar t'i pranojë ato, dhe të mos i fshehë nën rrogoz. Ky vend nuk i kërkon më përgjigjet duke peshkuar në turbullirë, por hap sytë, reflekton, sheh me vëmendje dhe pyet. Gjermania është një laborator, një shoqëri në zemër të Evropës, e cila rregullisht duhet të mësojë si të veprojë me transformimet, sfidat dhe përvojat e reja. Edhe ky është një rezultat i bashkimit të Gjermanisë. Dhe ky të rrëfen për këtë vend, më shumë se të gjitha statistikat së bashku.

Autor: Marc Koch

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvor/Lindita Arapi

Thursday, September 30, 2010

Basha: Kemi pasur presion nga njerëz të politikës

Ministri i Brendshëm informon ndërkombëtarët mbi rezultatet në luftën ndaj krimit

Zilie Feçi

Ministri i brendshëm Lulëzim Basha, gjatë takimit me strukturat evpropiane të Policisë Pameca 3, kërkoi një intensifikim të luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa nuk la pa përmendur edhe presionin e disa njerëzve të politikës mbi Policinë. Gjatë takimit të pestë të bordit të palëve të interesuara të Pameca 3, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha përshëndeti suksesin e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Prokurorinë për evidentimin dhe goditjen e aseteve kriminale. Duke përmendur ndjekjen me sukses të 8 rasteve deri më tani, si dhe të shumë rasteve të tjera, të cilat pritet të përfundojnë me sukses para gjykatave në muajt që vijojnë, ministri Basha u shpreh se goditja e aseteve të krimit është për Ministrinë e Brendshme dhe për qeverinë shqiptare prioritet kryesor në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është një fazë shumë e komplikuar dhe e vështirë në luftën kundër krimit të organizuar. Është një faze, e cila nuk kërkon vetëm përkushtim por profesionalitet dhe dedikim të plotë të të gjitha burimeve njerëzore dhe materiale. Është një fazë në të cilën nuk kanë munguar dhe me gjasa nuk do të mungojnë presionet e krimit të organizuar apo dhe të ardhura nëpërmjet politikës, por vullneti i qeverisë shqiptare është i qartë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe aseteve të tij do të vazhdojë me tolerancë zero, asetet e krimit do të goditen, identifikohen dhe konfiskohen dhe kjo luftë do të vazhdojë duke shpërfilluar çdo presion të krimit të organizuar apo dhe të përfaqësuesve të tij publikë. Do të vazhdojë pavarësisht prej tendencave për të kamufluar, ndryshuar apo transferuar asetet brenda dhe jashtë territorit të vendit - tha Basha. Sipas tij, në këtë luftë Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj kanë mbështetjen e plotë jo vetëm të qeverisë por edhe të publikut shqiptar sepse është e qartë për çdo qytetar se është pikërisht lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, një nga faktorët kryesorë të përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe në veçanti drejt arritjes së një stacioni të rëndësishëm pranë të cilit gjendemi tashmë siç është lëvizja e lirë e qytetarëve,-deklaroi Ministri Basha. Basha shprehu në fjalën e tij edhe angazhimin për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm edhe pas konkretizimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Për Ministrinë e Brendshme në veçanti vendimi për heqjen e vizave do të thotë më shumë përgjegjshmëri, më shumë përkushtim, më shumë punë për të rritur dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin me organizatat partnere të Bashkimit Europian dhe për të ofruar në vijimësi siguri brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në analizë të veprimtarisë gjashtëmujore që prej takimit të mëparshëm të bordit të Pameca 3, Ministri Basha vlerësoi se janë arritur objektiva të rëndësishëm dhe është bërë progres i dukshëm në plotësimin dhe konsolidimin e standarteve të BE në punën e strukturave të Policisë së Shtetit. Ministri Basha theksoi se ristrukturimi i Departamentit të Luftës Kundër Krimit të organizuar ka reflektuar prioritetin kryesor që kjo luftë përbën për qeverinë dhe nga ana tjetër bashkëpunimi i kësaj strukture me strukturat homologe të vendeve partnere ka rezultuar i suksesshëm, ku rasti më i freskët ishte arrestimi në Vlorë i një eksponenti të organizatës kriminale italiane Sacra Corona Unita. Një vlerësim të posaçëm Ministri Basha shprehu edhe për luftën për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, falë së cilës këtë vit rezulton një rënie 70-80 për qind e kultivimit të kanabis sativa ç’ka përbën një rekord historik në drejtim të realizimit të objektivit për ta hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kësaj bime. Në takimin e pestë të bordit të palëve të interesuara të Pameca 3 u diskutua gjerësisht mbi problemet e rendit e të sigurisë, implementimin me sukses të strukturës së qarkullimit rrugor, rritjen e efektivitetit të patrullës së përgjithshme, përdorimin efikas të sistemit MEMEX për të goditur krimin e organizuar dhe po kështu për vijueshmërinë e trajnimeve për rritjen e mëtejshme profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kush e prishi pazarin?...


Frrok Çupi

Ajo që ndodhi dje në Kuvend, sipas të folmes së vjetër mund të quhet “prishje e pazarit”. Socialistët (ish-komunistë), në momentin kur duhej votuar ligji për Gjykatën Administrative, u ngritën dhe ikën. Votimi ishte sugjeruar sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kusht për investimet ndaj Shqipërisë. Kishte zëra deputetësh që iu thanë Socialistëve se “ju kërkoni 20 përqindëshin”, prandaj edhe bojkotonin. Alegoria sillte para sysh një akuzë të fundit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës që është edhe kryetar i PS, i cili është kapur në korrupsion me 20 përqindëshin në lejet e ndërtimit... Por megjithatë fjala e vjetër “pazarin e prisha” ka një kuptim më të gjerë. Çfarë ndodhi dikur me këtë psikozë?

... Fshatari që kishte zbritur në Shkodër për pazar, mbërriti në fshat pas jehonës që kishte shkaktuar ky vetë në “mexhlis”. Kishte prishur pazarin e Shkodrës. Se nga ishte ky njeri, saktësisht askush nuk e di. Dibranët e tregojnë si dibran, kuksianët si kuksian, mirditorët si mirditor; secili me detaje krahinore. Me sa duket është një fenomen negativ i kudondodhur që prish pazarin në shehër.
Si e prishi pazarin fshatari i ardhur nga ku ta dish se ku?

Kalonte para pulave, mes specave të kuq, para sardeleve të thara, rrëzë një muri të ftohtë, mes burrave të rëndë me qostekë sahati sermi; dhe, askush s’e vuri re. Atëherë nxori koburen dhe ia dha me tre të shtëna. Derrkucët u tërbuan, pulat nuk dinin nga të dilnin, burrat lanë kutitë e duhanit... vetëm caragat nuk u ndjenë. Ky futi koburen në brez dhe doli nga ana e malit e pazarit. Nja një javë qëndroi nëpër kulla miqsh, ku dëgjonte se një “i marrë” kishte prishur pazarin e Shkodrës, por nuk i dukej më se kishte qenë ky vetë. Kur mbërriti në fshatin e tij, atje kuptoi se ishte marrë vesh me emër se kush e kishte prishur pazarin. Në fshat e pritën me kërshëri se “kushedi çfarë fitove! Ku e ke sahatin e argjendtë?”.

“Jo, tha burri, gjë nuk fitova, por pazarin e prisha!”

Sa shpejt kthehet rrota e ngjarjeve; herë ashtu siç ndodhin, herë në alegorinë e tyre! Ngjarja me Shkodrën mund të ketë jo më shumë se shtatëdhjetë vjet, por ja ku jemi. Socialistët (ish-komunistë) dje e prishën pazarin, edhe pse nuk fituan gjë. Duke mos formuar Gjykatën Administrative humbën interesat e biznesit (që kërkon mbrojtje ligjore ndaj arbitraritetit), humbën interesat e vendit ndaj investitorëve të huaj; por humbën edhe vetë Socialistët (ish-komunistë). Humbën sidomos përballë publikut që do t’i kërkojnë votën nesër, por edhe përballë partnerëve perëndimorë, sidomos amerikanë. Shtetet e Bashkuara e kanë njohur të frikshëm komunizmin shqiptar, nga vijnë edhe socialistët; prova e djeshme ishte përsëri një pikëpyetje ndaj tyre. Socialistët (ish- komunistë) dje prishën pazarin, pa gjë nuk fituan...

Sa shumë njerëz zbresin në “shehër” vetëm për të prishur pazarin; dhe, kthehen. Dje, delegatët e opozitës sapo u kthyen nga Orikumi ku kishin ndezur një zjarr të vogël revolucioni feudal, por meqë nuk iu eci, thanë se me kaq ishte mjaft. Gjatë periudhës së komunizmit, kur opozita e sotme kishte të gjitha pushtetet në dorë, këtu kishte ndodhur një shkëndijë e përplasjes mes llojit me komunistët sovjetikë, që fatmirësisht mbaroi paqtë... Disa muaj më parë u ngrit një furi e tërë me fabulën: “tradhti kombëtare në ujërat territoriale” të Detit Jon, por edhe ky nuk solli fitim. Partia Socialiste, në opozitë, është instaluar në bojkotin parlamentar prej më shumë se një vit; edhe kur paraqitet në sallë, nuk është prezente, ose ngrihet pupthi e ikën shpejt. Parlamenti në kohën më të shumtë ka mbetur pa punë, ose le të themi pa punët kryesore që i përkasin shtetit, si ligjet e rëndësishme, reformat për afrimin me Europën dhe për liberalizimin e vizave pas një shekulli izolim. Shkak për gjithë “prishjen e pazarit” është gjetur rihapja e kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit; gjë që nuk mund të behët dhe as ka arsye të bëhet.

Të gjithë po presin që “fshatari” që qëlloi me pistolë në mes të pazarit të Shkodrës, të largohet në shtegun që të çon drejt maleve të veriut dhe ta lirojë fushën. Ai do të mund të mblidhet me veten dhe të shprehet i kënaqur se “pazarin e prisha, edhe pse gjë nuk fitova”. Republika e Shqipërisë ndodhet në një treg të madh botëror ku vihen në pyetje vlerat e mëdha të qytetërimit, të kahjes së vendit, të zhvillimit të ekonomisë dhe të të drejtave, të lirisë së individit. Momenti është aq i rëndësishëm sa mund të thuash se peshorja e pazarit mund të anohet negativisht, aq lehtësisht sa bëhet edhe nga budallai i fshatit. Perëndimi kërkon besim, kërkon vullnet pozitiv, kërkon risi dhe dobi. Në qoftë se do të ndodhë që me këtë rast, opozita (e djeshme komuniste) të realizojë qëllimin e keq të prishjes së pazarit, indikacioni shkon te secili individ; por shpagimi jo. Kush do të mund ta gjejë nesër fajtorin që prishi pazarin? Ai nuk është më, sepse do të futet mes nesh dhe do të ankohet përsëri si patriot: “Kush e prishi punën?!”.
Ky fat i keq politik është vërtitur shpesh herë në atmosferën e vendit tonë.

Kongresi i Lushnjës i vitit 1921, që konsiderohet institucioni i parë i shtetit të pavarur pas epidemisë së rëndë të qeverisë së vitit 1912, gati dështoi për shkak të “pazarit”. Disa patriotë tribalë iu vunë pushkën dhe iu zunë rrugën delegatëve nga Veriu dhe Shqipëria e Mesme, pse “kishin gjak për të larë”. Kongresi u mblodh tre javë pas datës së caktuar, por në atë kohë lajmet “e Evropit” nuk kishin aq shumë interes. Që nga morsi i Ismail Qemalit, evropianët nuk kishin marrë më lajme nga ky vend. “Black hole” ose “gropë e zezë” e konsideruan shumë studiues e politikanë. Edhe Lufta e parë Botërore në rajonin ballkanik ka marrë shkas nga një individ shqiptar që u gjet i vrarë në kufi, por që u përdor si një sebep për të “prishur pazarin” në Ballkan.

Wednesday, September 29, 2010

Knaus: S’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Verena Knaus

Verena Knaus

26.09.2010

“Është fare e qartë se përderisa Serbia nuk e pranon realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Evropian. Askush në BE nuk ka vullnet që të importojë një problem të ngjashëm me atë në mes të Turqisë dhe Qipros”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka mbetur më pak se një javë prej të ashtuquajturës “datë prerëse” e Komisionit Evropian për paraqitjen e përparimit të arritur në fushat, të cilat do të përmenden në raportin e ardhshëm të progresit për Kosovën, por edhe për vendet e tjera që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Çfarë mendoni se është bërë në këtë drejtim nga institucionet kosovare përgjatë vitit të kaluar?


VERENA KNAUS

Mendoj se duhet të jemi relativisht optimistë që disa zhvillime të reja në Kosovë do të reflektohen pozitivisht në raportin e progresit të këtij viti. Veçanërisht, krijimi i Ministrisë së re për Integrime Evropiane ka ndihmuar krijimin e një gjendjeje të re evropiane në Kosovë, e cila e ka vënë agjendën evropiane më lart në prioritetet e vendit.

Kjo ka rezultuar në rritjen e aktiviteteve të tërthorta ndërmjet ministrive dhe institucioneve, të cilat në mënyrë aktive janë pjesë e procesit të hyrjes në BE, ku, mbi të gjitha, përfshihet Parlamenti.

Është pozitive të shihet se, veçanërisht në javët e fundit ka pasur aktivitete në Parlament, i cili është përpjekur të miratojë ligje para përfundimit të “datës prerëse”. Janë përfshirë sidomos fusha që flasin për reforma gjyqësore, administrimin dhe prokurimin publik, por gjithashtu ligje për ambient e energji ku mendoj se do të shihet një përparim.

Natyrisht se ka mbetur ende një rrugë e gjatë që Kosova duhet ta përfundojë. Në të gjitha raportet e progresit që i kam lexuar për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian - edhe në atë për Kosovën, raportohet për përparim, por rëndësia e tyre qëndron në identifikimin e fushave ku ka ngecje.

Mendoj se ky raport i progresit do të jetë në përgjithësi pozitiv, por do të identifikojë gjithashtu fushat, në të cilat Kosova ka mbetur prapa. Ekziston ende një rrugë e gjatë për Kosovën deri në përmbushjen e kritereve që figurojnë në kuadër të procesit të hyrjes në BE.


RADIO EVROPA E LIRË
Cilat mendoni se do të jenë fushat ku Kosova ka ngecur në arritjen e përparimit?


VERENA KNAUS

Ka shumë fusha ku duhet të përmirësohen arritjet. Mendoj se një nga shqetësimet kryesore të zyrtarëve evropianë është çështja e sundimit të ligjit, që ka të bëjë me efikasitetin e sistemit gjyqësor, në mundësinë e institucioneve kosovare, jo vetëm për të miratuar ligje por edhe për t’i zbatuar ato.

Pastaj, në fushat ku edhe EULEX-i është aktiv, si çështja e krimit të organizuar, kontrolli i kufijve dhe çështje të tjera, të cilat të gjitha marrin kohë për t’u reformuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për miratimin e një ligji që, ta zëmë, ka të bëjë me administrimin publik, por bëhet fjalë për krijimin e një makine shtetërore për t’i reformuar institucionet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet në nivel lokal, ministror e qeveritar; për t’i kaluar qindra e mijëra faqet e ligjeve, normave e standardeve “aquis”.

Kjo merr kohë. Ka marrë shumë kohë në vendet e rajonit. Ende po merr kohë në Kroaci, edhe pse është bërë shumë përparim, por edhe në Kroaci ka çështje që kanë të bëjnë me krim të organizuar, reformat e administratës publike dhe efikasitetin e administratës.

Pra, nëse e vendosim Kosovën në kontekst me shtetet e tjera, asnjë nga këto çështje nuk është një surprizë, por janë çështje, në të cilat e drejton gishtin BE-ja.

RADIO EVROPA E LIRË
Në anën tjetër, autoritetet kosovare thonë se po bëjnë përpjekje për t’i përmbushur edhe kriteret për liberalizimin e vizave me BE-në. Krahasuar me vendet e tjera si Shqipëria e Bosnja, ku gjendet Kosova në këtë rrugë?


VERENA KNAUS

Të jemi të drejtë, Kosova nuk është përfshirë ende në procesin e liberalizimit të vizave dhe kjo ka të bëjë me faktin se Kosova sapo e kishte shpallur pavarësinë, në kohën kur vendet e tjera u ftuan formalisht që të jenë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave.

Dera për Kosovën është hapur në vitin e kaluar, kur thuhej se Kosova do të përfshihej në procesin e liberalizimit të vizave dhe kur u përcaktuan disa parakushte nga ana e Komisionit për nisjen e dialogut për viza me Kosovën.

Këto parakushte përfshijnë përfundimin e marrëveshjeve bilaterale për riatdhesim, rishikimin e strategjive për riatdhesim e riintegrim dhe alokimin e fondeve të nevojshme për këto procese, e gjithashtu përmirësimin e regjistrit civil. Në të gjitha këto parakushte që janë identifikuar, Kosova ka bërë përparim substancial dhe ka përmbushur kushtet për fillimin e dialogut për viza.

Tani i takon Komisionit që formalisht të nisë këtë proces. Por, ky është fillimi i një procesi që ka nisur në Shqipëri e Bosnjë më 2008-tën. Pra, kemi një fillim me një vonesë prej dy vjetësh, e që ka të bëjë me realitetin politik të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Puna e vërtetë do të nisë kur Kosovës t’i jepet udhërrëfyesi për liberalizim vizash që përcakton kushtet. Tani, roli i shoqërisë civile, medieve, publikut dhe i Qeverisë do të jetë që të sigurohet një përmbushje sa më e shpejtë e këtyre kushteve.

Ndërsa, përkushtimi dhe përgjegjësia e Bashkimit Evropian dhe e shteteve anëtare do të jetë që të jenë të drejtë dhe rigorozë me Kosovën, sikurse me vendet e tjera në përmbushjen e kritereve që u mundëson qytetarëve të Kosovës udhëtimin pa viza, sikurse qytetarëve të vendeve të tjera të rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË
Një kërkesë tjetër që vjen nga Bashkimi Evropian është kërkesa për një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se palët do të duhej të uleshin së bashku, pasi të kenë vendosur kushte për llojin e dialogut, apo do të duhej që të uleshin fillimisht së bashku për të vendosur për hapat e mëtejmë?


VERENA KNAUS

Mendoj se dialogu është gjithmonë i mirë. Askush nuk mund të jetë kundër dialogut dhe ka shumë çështje, për të cilat duhet të diskutojnë Kosova e Serbia si fqinjë, si dy shtete që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që do të jenë përgjithmonë fqinjë.

Jam paksa skeptike për dialogun, ngase për momentin nuk po dihet se cilat do të jenë vijat e kuqe dhe cilat do të jenë mjetet e Bashkimit Evropian për të siguruar që të mos zhvillohet vetëm një dialog bosh me shumë raunde negociatash, por që të ketë rezultate domethënëse.

Ky proces mund të ketë sukses nëse BE-ja inkurajon qartë përparimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës në drejtim të procesit të anëtarësimit të secilit vend në BE. Është e qartë se as Serbia e as Kosova nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së pa i normalizuar marrëdhëniet mes vete dhe pa i zgjidhur problemet e shumta teknike e politike, të cilat po i vështirësojnë raportet ndërmjet tyre.

Është fare e qartë se përderisa Serbia nuk e pranon realitetin e një shteti të pavarur të Kosovës, nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është thënë shpeshherë nga zyrtarët evropianë, gjë që ka shkaktuar përçarje të brendshme në Serbi. Askush në BE nuk ka vullnet që të importojë një problem të ngjashëm me atë në mes të Turqisë dhe Qipros.


RADIO EVROPA E LIRË
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështjen e statusit të Kosovës. A ka përplasje ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për këtë çështje?


VERENA KNAUS

Nuk mendoj se ka përplasje, por mandati dhe politika e Kombeve të Bashkuara karshi Kosovës janë të kufizuara nga 12 44-shi dhe në “botën apo universin” e Kombeve të Bashkuara i vetmi dokument legal është 12 44-shi.

Problemi, sa i përket BE-së, është se nuk ka asnjë interpretim të realitetit në Kosovë. Kemi 22 shtete që e njohin Kosovën si shtet të pavarur, që kanë marrëdhënie kontraktuale me Kosovën, e që e njohin atë si palë të barabartë.

Por, janë pesë shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Kosovën vetëm përmes prizmit të Kombeve të Bashkuara, e që e marrin parasysh vetëm 12 44-shin.

Sfida më e madhe për BE-në, mendoj se është bashkërendimi i qëndrimeve të 22 shteteve që e njohin dhe pesë shteteve që nuk e njohin Kosovën, sepse derisa po nisim një proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, BE-ja duhet ta zhvillojë një proces të ngjashëm të bashkërendimit ndërmjet atyre 22 dhe 5 shteteve.


RADIO EVROPA E LIRË
Nëse jo statusi i Kosovës, cilat mendoni se duhet të jenë temat e diskutimit në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë?


VERENA KNAUS

Ka shumë tema, por në fund të fundit, jam skeptike se mund të kemi tema vetëm për çështje teknike. Shumë nga temat, qoftë marrëdhëniet tregtare, qoftë transporti, energjia, çështja e të pagjeturve, trashëgimia kulturore apo sundimi i ligjit në veri të Kosovës reduktohen në çështje politike.

A do t’i njeh, për shembull, Serbia ndonjëherë dokumentet apo institucionet e Kosovës si homologë legjitimë? Kjo do të jetë pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve që duhet të çojë në njohjen de facto të realitetit në Kosovë. Përndryshe, nuk shoh ndonjë përparim.


Mike të vërteta


Duket se shoqëria e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit ka rezistuar shumë më tepër se miqësitë dhe aleancat tipike mes artistëve. Të dyja vajzat kanë vite që përjetojnë një sukses të lakmueshëm në muzikë. Kudo janë të kërkuara dhe rruga e tyre e muzikës është përforcuar akoma më shumë me disa çmime, që dy vajzat simpatike kanë marrë në kompeticione të ndryshme. Ky fakt nuk është bërë shkak që ato ta shohin njëra- tjetrën me xhelozi se kush po zapton më shumë fansa e territore koncertesh. Vajzat e kanë mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën dhe miqësinë e tyre e kanë pagëzuar edhe me një këngë.

Seksi dhe Gjiri Persik


Nëpër rrugët e Arabisë Saudite meshkujt nuk lejohet që t’u flasin femrave në publik, por telefoni në dyqanin e seksit që është çelur në Riad, nuk pushon së rëni dhe kërkesat për sendet e ndryshme që ofron ky dyqan janë të mëdha

Rruga me kalldrëme, “Mbreti Fahd”, lidh Arabinë Saudite me ishullin e Mbretërisë së Barhreinit, ku njerëzit janë disi më të relaksuar, përfshi edhe drejtuesit e ishullit. Nëse lini pas Manamanë, kryeqytetin e mbretërisë dhe merrni për nga bulevardi “Bagdad” e më pas ktheheni djathtas për në jug, do të shihni përballë një supermarket. Vazhdoni ecni pas tij dhe do të ndodheni përballë një dyqani që tregton një mall tepër larg moralit strikt për të cilin njihen thuajse të gjitha vendet arabe. Brenda këtij dyqani, gjëja e parë që të bën përshtypje është telefoni që nuk rresht së rëni. “Numri i fundit ishte ai i një zonje nga Arabia Saudite”, shpjegon pronari i dyqanit. Me pak fjalë, bëhet fjalë për klientelën tipike të “Shtëpisë së Modës” në Manama të Barhreinit. Po atë pasdite, zonja që ka telefonuar shfaqet në dyqan me fytyrën e mbuluar nga ku nuk duket asgjë tjetër veç syve dhe sapo hyn brenda ble një këmishë të hollë me ngjyra të ndezura që reklamohet në vitrinën e dyqanit. Sipas pronares, një pjesë e klienteve të saj vijnë të mbuluara, por ka edhe nga ato që vijnë me kokë jashtë. Zakonisht bashkëshortët e tyre qëndrojnë jashtë dyqanit, në ndonjë nga lokalet përreth tij, apo edhe nëpër cepat e rrugëve, në pritje që gratë të përfundojnë blerjet. Në njërën nga vitrinat e dyqanit, që nuk ka një dalje të madhe në rrugë, qëndron varur një veshje e denjë për mazokistët me kamxhik, pranga dhe veshje të brendshme tepër ekstravagante si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Ndërkohë që në kthinat e dyqanit mund të gjesh të gjitha asortimentet që gjenden nëpër dyqane të tilla të ngjashme në Perëndim. Nga produktet më të thjeshta që përdoren në jetën seksuale të përditshme, e deri tek ato më të sofistikuarat dhe ekstravagantet, që sigurisht i kanë edhe çmimet e kripura.

Vetë pronarja e dyqanit është 33 vjeçe dhe mamaja e tre fëmijëve. Ajo vesh një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe dëshiron që të ishte pak më elegante. Së fundmi është divorcuar dhe e drejton e vetme të gjithë biznesin e saj, që e ka me shitje në dyqan, por edhe përmes internetit. Madje ka nisur që të shesë së fundmi edhe në Kinë, ku ka pasur shumë kërkesa për mallra arabë.

Ajo thotë se produktet më popullore janë ato që përdoren për të zmadhuar organet seksuale, apo ato që përdoren për t’u dhënë trupave aroma të ndryshme me shije frutash dhe lulesh. Por dyqani i saj në fakt nuk mban sende seksi, apo filma porno, të cilët në islam janë të paligjshëm. Islami ndalon pamjet që nxjerrin pjesë të trupit në mënyrë të padenjë. 33-vjeçarja është duke e drejtuar vetë këtë biznes që prej 2 vitesh dhe bëhet fjalë për dyqanin e parë të seksit në të gjithë rajonin e Gjirit Persik dhe për shumë kohë ndoshta do të jetë i vetmi i këtij lloji. Fillimisht ajo nisi që të shiste fustane të ndryshme dhe më pas, pak nga pak nisi që të fuste edhe veshje intime femrash, derisa në një moment të caktuar pati guximin për të futur edhe objekte erotike. “Në momentin që e pashë se këto objekte dhe veshjet seksi shiteshin më shumë dhe më mirë, vendosa që t’i përkushtohem tërësisht shitjes së veshjeve intime dhe produkteve të tjera të seksit, sigurisht brenda disa limiteve”, thotë pronarja.

Në shekullin XVI trupat e zhveshur njerëzorë kanë frymëzuar shumë poetë që u kanë thurur vargje hireve të bukurisë njerëzore. Kështu, “Kopshtet erëmira” e Mohamed al-Nafzawi përbën një manual klasik seksi, i ngjashëm me “Kama Sutran” orientale, edhe pse është pa ilustrime.

Por që nga ajo periudhë është shtuar shumë kufizimi ndaj hapjeve të tilla dhe kjo mbyllje ka marrë përmasa të mëdha në vendet arabe. Një nga treguesit e këtij ekstremiteti është edhe fakti që meshkujt në Arabinë Saudite nuk mund të flasin me femrat në publik. Pronarja e këtij dyqani nuk kërkon që të ndryshojë botën, por vetëm të pakësojë hipokrizinë njerëzore që është shumë më e madhe në vendet ku gjërat ndalohen dhe bëhen fshehurazi. “Të gjithë e pëlqejnë dyqanin tim dhe mallrat e tij. Njerëzit vijnë dhe blejnë lojëra erotike, edhe pse jashtë dyqanit askush nuk ka guxim që të flasë për to”, thotë pronarja.

Në Barhrein nuk është e paligjshme që të kesh një dyqan të tillë dhe kjo doli kur në këtë mars ajo arriti të fitonte një gjyq ndaj disa personave që e akuzonin se kishte ngritur një veprimtari të paligjshme. Megjithatë, disa nga mallrat e saj i janë konfiskuar si mallra që nuk janë në përputhje me ligjin për t’u shitur. Por pavarësisht kësaj, ajo është krenare që e cilësojnë dallëndyshe të dashurisë së lirë dhe zbavitëse, sepse siç thotë: “Dashuria dhe seksi janë kripa e jetës”.

Tuesday, September 28, 2010

Biondja me dramaturgun


Lidhja “bombë” që nuk arriti të “shpërthente”

Ajo ishte “bomba shpërthyese” e Hollivudit dhe nuk mund të merrej kurrë seriozisht. Ai ishte më i famshmi dramaturg amerikan, që po kërkonte një rrugëdalje nga martesa e tij “bajate”. Por, pikërisht atëherë nisi edhe çmenduria. Në këtë ekstrat të biografisë më të rëndësishme të Arthur Miller, jepen detaje të martesës së tij me Marilyn Monroe

Ishte viti 1951 kur Arthur Miller dhe Elia Kazan hynë në bordin e një treni pasagjerësh, që do të rrugëtonte nga Nju Jorku në Los Anxhelos. Edhe pse shkrimtari dhe regjisori kishin shpresa të mëdha për skenarin e tyre “Çengeli”, ai udhëtim ishte diçka më shumë se një udhëtim pune. Ishte një shans për të ikur nga Nju Jorku, nga rutina e përditshme e të shkruarit dhe, në rastin e Miller-it, nga jeta e tij e tensionuar martesore me Maryn, gruan që e kishte në krah që prej 10 vjetësh. “Për një 35-vjeçar”, ankohej ai, “kam shumë pak nga jeta: vetëm punë. Ndonjëherë më duket se nëse nuk do të punoj, do të pushoj edhe së ekzistuari, sepse nuk kam asnjë motiv tjetër”.

Miller e takoi Monroe për herë të parë në sallat e “Fox”. Ai dhe Kazan e panë në punë, ndërsa xhironte filmin “As young as you feel”. Ishte skena e një klubi nate dhe Marilyn duhej të ecte në një mënyrë provokuese, që në fakt nuk ishte shumë larg ecjes së saj të vërtetë. Kur skena përfundoi së xhiruari, aktorja kaloi nga Kazan. Ai e kishte takuar atë më parë me agjentin e saj Johnny Hyde. Miller ndodhej pak më larg dhe për këtë moment të parë ai shkruan më vonë: “Fillimisht pashë profilin e saj që rrihej nga drita, me flokët e mbledhur lart. Ishte me lot në sy. Pasi u takua me Elian erdhën të dy pranë meje. I dhamë duart njëri-tjetrit dhe befas ndjeva të më përshkonte një drithërimë”. Por miqësia mes Miller dhe Monroe u thellua në një mbrëmje të organizuar posaçërisht nga dramaturgu. Ai kishte ftuar aty disa miq dhe disa gra të reja. Një pjesë të mirë të kohës ia kushtuan njëri-tjetrit duke kërcyer. Miller-it i kujtohej një koment që kishte dëgjuar kohë më parë për Marilyn: “Meshkujt e hanë të gjallë”. Kjo e bënte Miller-in që të ndihej protektiv ndaj saj. Që Marilyn do të zgjonte interesin e Miller-it, kjo nuk ishte e paparashikueshme, por e çuditshmja ishte se vetë Marilyn u tërhoq shumë prej burrit të gjatë dhe elokuent. Aktorja nuk kishte nevojë për mbështetjen e tij, pra ishte thjesht e tërhequr prej tij, pa kurrfarë interesi. Në njëfarë mënyre Arthur e kishte tërhequr, sepse nuk ishte një person që u përkiste qarqeve të brendshme të Hollivudit. Ai ishte diçka tjetër, vinte nga një tjetër botë. Ndërsa Miller bisedonte me Marilyn, u tërhoq menjëherë nga ndjeshmëria dhe sensi realist i biondes. Ai, për momentin, mund t’i lejonte vetes vetëm një xhentilesë dhe Marilyn i përgjigjej asaj me shumë natyrshmëri. Dramaturgu nuk mund veçse t’i fliste për temën e tij të preferuar, teatrin, dhe i sugjeroi asaj që të vazhdonte kurset e trajnimit profesional e të moskënaqej me atë që kishte arritur, pasi, sipas tij, ajo mund të kishte një karrierë teatrore të shkëlqyer, nëse do të kishte kualifikimin e duhur. Më parë askush nuk e kishte marrë bionden shumë seriozisht, nga ana profesionale, edhe pse ajo ishte e famshme dhe e lakmueshme. Tani, përballë saj, ndodhej një shkrimtar i famshëm, i cili po i sugjeronte se ajo kishte talent dhe do të kishte sukses të padiskutueshëm në Brodway. Më vonë Marilyn kujton se ai takim i parë i la shumë mbresë. “Nuk e pashë më për 4 vjet. Shpesh mendoja se ai mund të kishte parë ndonjërin nga filmat e mi dhe ndërsa e mendoja përpiqesha që të jepja më të mirën, sepse ai kishte pasur besim tek unë dhe kjo më inkurajonte”, shkruan më vonë Marilyn. Në fillim të viteve ’90, ish-bashkëshortja e Miller, Mary, rrëfen se e kishte ndier që diçka i kishte ndodhur të shoqit gjatë udhëtimit të tij në Perëndim. “Ai ishte i shqetësuar”, kujton ajo. Megjithatë, për një farë kohe, pas kthimit, Miller u afrua sërish me të shoqen, të cilës i kushtoi edhe një dramë. “Megjithatë kishte mbrëmje kur më bëhej të lija gjithçka e të vërtitesha pa ndonjë qëllim nëpër Brooklyn”, kujton Miller më vonë, ndërsa sjell ndër mend ndjenjat e dëshirës së madhe për t’i ikur jetës së tij. Ndërkohë, Monroe pas takimit të parë me Miller, vendosi që të regjistrohej në Universitetin e Kalifornisë, në kursin e letërsisë dhe artit në shkurt të vitit 1951. Miller i dërgoi një listë librash që ajo duhej t’i lexonte dhe Marilyn po përpiqej me të gjitha mundësitë që të vetedukohej e përmirësohej. Nuk kaloi shumë kohë kur e kuptoi se arsyeja e gjithë asaj përpjekjeje ishte vetëm një: dashuria për Miller-in.

“The Seven Year Itch” përfundoi së xhiruari më 5 nëntor të vitit 1954. Pikërisht në atë moment ajo iku në Nju Jork, duke u thënë të gjithëve se po e linte Hollivudin për të qenë më shumë vetja e saj në Nju Jork. Me të mbërritur në “Mollën e Madhe”, ajo mori me qira një apartament në “Waldorf Astoria Towers”. Menjëherë u regjistrua në “Actors Studio”, në të cilën studionin edhe figura të tjera të shquara të kinemasë. Në fillim të verës u takua me Miller-in dhe që nga ai moment takimet e tyre ishin të rregullta, por thuajse askush nuk dinte gjë për to. Në një intervistë që aktorja e dha në muajin gusht, deklaroi se kishte vendosur që të blinte një shtëpi në Brooklyn. Më 10 qershor, një gazetë thashethemesh shpallte divorcin e Miller-it dhe aludonte lidhjen e dramaturgut me aktoren. Më pas, në një tjetër intervistë të shpejtë ai deklaroi se udhëtimin e ardhshëm që do ta bënte në Europë me rastin e vënies në Londër të dramës “Pamje nga ura”, do ta kryente së bashku me personin që do të ishte gruaja e tij e ardhshme. Kjo deklaratë ishte një surprizë edhe për vetë Monroe. Mbrëmjen e 29 korrikut, Miller dhe Monroe u martuan në një ceremoni civile. Dy ditë më pas u martuan sërish, por këtë herë në një ceremoni hebraike. Më pas u organizua një darkë, ku u ftuan 30 miq të çiftit. Miller-it iu desh që për ceremoninë e martesës t’i merrte borxh unazën të ëmës, por një javë më vonë bëri një tjetër me porosi, brenda së cilës shkruhej: “A për M, qershor 1956. Tani dhe përgjithmonë”.

Dy javë pas martese, më 13 korrik 1956, çifti u nis për në Londër. Ishte njëfarë muaji mjalti i ndërthurur me punë, si dhe përvoja e parë e të dyve për një jetë të re së bashku. Udhëtimi i tyre u shoqërua nga 27 valixhe dhe shumë çanta dore. Për Lorenc Olivierin, Monroe ishte një skizofrenike, shumë sharmante dhe agresive njëherazi, që bënte gjithçka që të tjerët ta pëlqenin, edhe pse ishte shumë e ashpër me ata me të cilët punonte. Ai kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me të kur u takuan për herë të parë për xhirimet e një filmi, por në përfundim të tij ata thuajse nuk komunikonin fare me njëri-tjetrin. Me kalimin e kohës për çiftin nisën të shfaqeshin problemet e para martesore. Për Monroe profesioni ishte shumë i rëndësishëm dhe mbi të gjitha sfida që i kishte vënë vetes për të qenë shumë e aftë, në mënyrë që t’u tregonte të tjerëve që nuk ishte vetëm një kukull e bukur, por edhe aktore e përgatitur dhe e zonja. Pas disa javësh xhirimesh në Londër, Miller e la Monroe vetëm dhe u nis për Nju Jork për të takuar fëmijët. Asaj nuk i erdhi mirë dhe i ndaloi xhirimet e filmit, duke thënë se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Në të vërtetë i erdhi keq që Arturi e la vetëm në një situatë të vështirë për të. Përveç kësaj kishte edhe një tjetër arsye. Mjeku i kishte thënë se ishte shtatzënë. Gjatë kohës që Miller ishte larg, ajo e humbi fëmijën dhe ndërkohë regjisori i filmit, Colin Clark, mori rolin e personit që duhej ta ngushëllonte dhe t’i qëndronte pranë. Me përfundimin e filmit në nëntor, çifti kthehet në Nju Jork dhe pas kësaj shkuan në muajin e vërtetë të mjaltit, pa punë nëpër këmbë, në Xhamajka. Aty e kaluan kohën duke shëtitur buzë detit, duke parë peshkatarët të ndernin rrjetat e peshkimit në perëndim të diellit. Pas kësaj çlodhjeje të merituar u rikthyen në Nju Jork. Sipas Miller, Monroe ishte një shpirt shumë i ndjeshëm dhe kishte një dhembshuri të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe kafshët. Nga ana tjetër, ajo vazhdonte që të ishte e ashpër dhe e pamëshirshme me personat që i qëndronin pranë. Nëse një shërbyese nuk e kryente siç duhej detyrën e saj ofendohej dhe pushohej nga puna. Vera e vitit 1957 ishte ndër më të bukurat e çiftit. Atë e kaluan në fermën e tyre në Long Island në Amagansett. Monroe shëtiste me pantallona të shkurtra nëpër bimësi dhe më pas lahej së bashku me të shoqin në hauzet e fermës. Në fotot e marra gjatë atyre muajve Miller shfaqet me një kapele bejsbolli, ndërsa Monroe me një kostum të bardhë. Për ca kohë ajo iu dha tërësisht shtëpisë dhe punëve të saj. Mësoi të gatuante, të bënte vetë brumin e makaronave dhe mandej edhe pazarin. Çdo dhimbje e së shkuarës, në ato kohë, i dukej si një ëndërr e keqe. Marrëdhënia bashkëshortore u forcua nga një tjetër shtatzëni. Marilyn filloi të shtonte shumë në peshë dhe të qëndronte për orë të tëra nën diell. Pavarësisht kësaj humbjeje çifti dukej më me imunitet se kurrë. Por vera idilike që i kishte bërë Marilyn të harronte të shkuarën përfundoi më 1 gusht. Ndërsa Marilyn po shëtiste në kopsht ndjeu një dhimbje në bark dhe u shtrua në spital. Fëmija nuk mundi sërish të vinte në jetë. Siç shpjegon më vonë Miller, Monroe kishte probleme gjinekologjike. Kjo situatë bëri që Monroe të binte në depresion, të fillonte marrjen e ilaçeve. Marrëdhënia bashkëshortore nisi të pësonte çarjet e para dhe tensioni mes të dyve sa vinte e shtohej. Një natë Miller e gjeti të shoqen në gjumë të thellë, pas konsumimit të një pakete me gjumëvënës, një ngjarje që u përsërit disa herë, pavarësisht të gjitha grindjeve që shoqëronin veprime të tilla. Pas një periudhe konvaleshente, Monroe rifilloi xhirimet dhe gjatë kësaj kohe u largua shumë nga i shoqi, i cili nisi të ndiente sërish peshën e një martese të dështuar. Për sa i përket Marilyn, ajo vazhdonte të zhytej thellë e më thellë në depresion e ilaçe dhe sjellja e saj sa vinte e bëhej më e padurueshme. Miller e kalonte sërish kohën i zhytur në punë, në shkrime, duke u pikëlluar gjithnjë e më tepër për gjendjen e së shoqes, e cila ishte transformuar plotësisht nga ilaçet dhe alkooli। Ky ishte edhe fundi i marrëdhënies së tyre. Një javë pas ndarjes nga Monroe, Miller u lidh me fotografen e famshme Inge Marath… Për sa i përket Monroe, ajo ndërroi jetë në mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962. U gjet e vdekur në shtrat me një shishe tabletash kundër stresit në duar. Disa ditë para vdekjes kishte shprehur dëshirën për t’u rimartuar me Joe di Maggion dhe për të la një letër, ku shkruante se shpresonte që do ta bënte të lumtur. Për Miller-in duhet të kalonin 20 vjet që ai të qante kur të mendonte për vdekjen e ish-gruas. Pavarësisht marrëdhënieve jo të mira e mërive mes tyre, Monroe i kishte ruajtur të gjitha letrat që ai i kishte dërguar. Ato iu gjetën në një sirtar të shtëpisë. Kur Miller-in shumë vite më vonë e pyetën se çfarë kujtimesh ruante nga marrëdhënia me Monroe, ai nxori vetëm 5 letrat e saj. Më pas erdhi një heshtje e gjatë./BotaSot /

Më datën 7 tetor vendimi përfundimtar i Parlamentit Evropian për lëvizjen e lirë, Shqipëri-BE

Para krishtlindjeve, pa viza në Europë, i "Sëmuri": Do bëj luftë

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i PE ka miratuar rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, me 49 vota pro dhe 2 abstenim e cila hap rrugën regjimit pa viza të shqiptarëve në BE para Krishtlindjeve. Pas kësaj vote pro, pritet që javën e parë të tetorit të jetë Parlamenti Europian ai që do të certifikojë pozitivisht këtë proces për t'ia kaluar vendimin final ministrave të Brendshëm të BE.

Vendimi pozitiv i Parlamentit Evropian që pritet të merret konkretisht më 7 tetor është deklaruar si një lajm shumë i keq nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili me këtë rast ka shpallur dhe nisjen e protestave. I acaruar dhe i tmerruar nga ky sukses si i qeverisë ashtu edhe i vet qytetarëve, Rama po mobilizohet për të prishur imazhin e vendit me anën e politikës së rrugës pikërisht kur kanë nisur procedurat përfundimtare të lëvizjes së lirë. Kjo dëshmohet edhe në thirrjet që ai u bën qytetarëve për të dalë në rrugë për të protestuar duke përdorur dhunë dhe forcë në rrëzimin e qeverisë. "Ne duhet ta ndalim me çdo çmim dhe me çdo kusht, duke e larguar qeverinë, duke u ngritur në protesta kudo, duke u ballafaquar me kurajo dhe me forcë kudo, në rrugë, në çdo qytet dhe në çdo fshat, sepse nuk ka rrugë tjetër" është shprehur Rama vetëm dy ditë më parë ndaj qytetarëve të cilët janë në pritje të procesit të liberalizimit të vizave. Ndryshe nga reagimet antishqiptare të kreut të PS, janë eurodeputetët që garantojnë se ky proces nuk do të mund të bllokohet nga askush dhe madje shqiptarët do të mund të lëvizin pa viza në BE para Krishtlindjeve duke patur mundësi për ti festuar ato me njerëzit e tyre më të afërt që janë jashtë Shqipërisë. "Unë pres që Parlamenti Evropian të votojë pozitivisht çështjen e vizave javën tjetër dhe që pastaj shtetet anëtare të ndjekin rrugën tonë për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt që të jetë e mundur, duke hequr vizat për të dyja vendet në fund të vitit, ose edhe më parë, për periudhën e Krishtlindjeve, siç u bë edhe vitin e kaluar me tre vendet e tjera" tha eurodeputetja Tania Fajon. Ndërkohë që gjatë mbledhjes komisioni hodhi në votë amendamentin e paraqitur nga deputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep. Sipas këtij amendamenti, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja më parë duhet të tërhiqen nga Organizata e Konferencës Islamike, në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet. Por, gjatë votimit amendamenti i Van der Stoep është rrëzuar me vetëm dy vota pro dhe 49 kundër. Tashmë, rezoluta pritet të kalojë për votim në Parlamentin Europian në seancat e 6 dhe 7 tetorit, dhe më pas miratimi final në 7 dhe 8 nëntor nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian. Ndërkohë që me shumicë votash heqja e vizave për Shqipërinë është miratuar pak javë më parë edhe nga Komiteti i Çështjeve të Jashtme në PE. Komisioni votoi pro edhe për opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. Vota pro heqjes së vizave Shqipëri-BE nga Komiteti për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në PE erdhi edhe pasi u njoh me një raport faktmbledhës të ekspertëve të KE, lidhur me punën e bërë nga qeveria shqiptare për përmbushjen e kushteve të mbetura në kuadër të heqjes së vizave. Rezultatet e paraqitura nga misioni i KE kanë qenë tërësisht pozitive, duke konstatuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se është gati për heqjen e vizave.

Këshilli i Ministrave në BE do të votojë në mbështetje të plotë të rezolutës për regjimin pa viza

Eurodeputetët: Jemi gati që të heqim regjimin e vizave

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon njëkohësisht edhe raportuese për Shqipërinë, vlerësoi dje se me miratimin e rezolutës komisioni po i dërgon Shqipërisë dhe Bosnjës një mesazh të qartë. Fajon tha se, "jam e kënaqur që kolegët e mi të komisionit LIBE dhanë një mbështetje shumë të madhe për vizat. Me këtë mbështetje, ne i çojmë një sinjal shumë të fortë qytetarëve të Bosnjës dhe Shqipërisë, që ne jemi gati që të heqim regjimin e vizave". Eurodeputetja Fajon theksoi se pas dritës jeshile të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, edhe nëse ka patur ndonjë shtet pak të lëkundur, ato pritet t'i thonë po procesit. Eurodeputetja Fajon u shpreh se, "unë do të habitesha nëse disa shtete anëtare do të bllokonin procesin, sepse s'ka arsye për këtë. Është një proces teknik. Komisioni thotë që kushtet teknike janë përmbushur dhe mbi këtë bazë do të jetë shumë e vështirë për disa shtete që të thonë, se ne nuk duam të heqin regjimin e vizave për njërin, tjetrin, ose të dyja vende së bashku. Pra, unë pres që ta mbështesin, por sigurisht që ne nuk flasim ende për një proces të mbaruar, pasi monitorimi vazhdon". Vendimin e komisionit për heqjen e vizava e ka përshëndetur edhe eurodeputetja Emine Bozkurt, i cila u shpreh se ky proces duhet të ndodhi sa më shpejt për këto dy vende. "Shpresoj që ata ta bëjnë, pasi Komisioni dhe Parlamenti janë në të njëjtën linjë. Komisioni ishte shumë pozitiv. Parlamenti votoi me një shumicë dërrmuese dhe jam e sigurtë që në seancën plenare do të jetë e njëjta mbështetje. Këshilli i Ministrave duhet të ndjekë shembullin tonë dhe të votojë sa më shpejt, pasi është shumë e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës", tha eurodeputetja Bozkurt. Në raportimet e tyre, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u shprehën se në 25 maj, KE identifikoi disa çështje ende të pambyllura dhe këto kritere u adresuan nga të dy vendet gjatë muajit korrik. Ekspertët e KE pas monitorimit të bërë vlerësuan se brenda një kohe rekord qeveria shqiptare përmbushi të gjitha kërkesat e komisionit.

Heqja e vizave, Topalli: Kjo stinë do jetë historike për shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti dje votimin me 49 vota pro dhe 2 kundër të rezolutës për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën nga Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Europian. Duke i falënderuar kolegët e PE për vendimin që morën në LIBE për heqjen e vizave, Topalli, menjëherë pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave pati një bisedë telefonike me Tanja Fajon. Gjatë bisedës Topalli e falënderoi në mënyrë të veçantë raporteren e PE, Fajon për punën dhe përkushtimin e saj në mbështetje të heqjes së vizave për shqiptarët, por dhe shprehu mirënjohjen për Kryetarin e Komisionit (LIBE), Aguilar, si dhe të gjithë kolegët e tjerë në PE që kanë mbështetur lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Nga ana e saj, raporterja Fajon tha se ky është një votim i rëndësishëm dhe një mesazh shumë i fortë pozitiv për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, kryeparlamentarja e ka cilësuar këtë stinë si historike për shqiptarët, pasi ata po shohin sesi po bëhet realitet ëndrra e tyre shekullore për të lëvizur të lirë. Kryetarja Topalli u shpreh gjatë bisedës se Kuvendi i Shqipërisë do të ketë kënaqësinë të mirëpresë në Tiranë zonjën Fajon bashkë me kolegët e tjerë të delegacionit të PE. Komisioni i Lirive Civile votoi me 49 vota dhe vetëm 2 kundra heqjen e vizave, ndërsa Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi popozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë 20 ditë më parë.

Hungaria mbështetje integrimit të Shqipërisë gjatë presidencës së BE

Hungaria, vendi i të cilit pritet të marrë presidencën e radhës së BE në gjysmën e parë të vitit që vjen, shpreh mbështetjen e plotë të saj për procesin e integrimit të Shqipërisë। Ky është mesazhi që ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari i ka shprehur ministrit të Jashtëm, Haxhinasto gjatë një takimi të zhvilluar me të. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe përcolli mirënjohjen për mbështetjen që ka ofruar Hungaria për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe në veçanti për liberalizimin e vizave me BE. Ambasadori Molnari konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme të Hungarisë, si në aspektin dypalësh ashtu edhe atë evropian, rajonal dhe shumëpalësh. Ai i përcolli ministrit Haxhinasto ftesën e homologut të tij për të vizituar Hungarinë në muajin nëntor, në prag të marrjes së presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, të cilën Hungaria do ta kryesojë për herë të parë. Ambasadori Molnari u shpreh se liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën do të jetë kontribut i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe evidentoi se presidenca hungareze e BE do të vazhdojë ta ketë rajonin si një nga prioritetet e programit të saj. Më tej, në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, si dhe rreth vizitave që pritet të shkëmbehen në nivele të ndryshme si në Tiranë ashtu edhe Budapest. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, ministri i Jashtëm, Haxhinasto zhvilloi edhe një takim me ambasadorin e Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen. Ambasadori danez vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar eksperiencën e shkëlqyer 10-vjeçare daneze në fushën e diplomacisë ekonomike. Ai gjithashtu, theksoi se mbledhja e forumit të përbashkët të biznesit do të ketë një impakt të menjëhershëm dhe direkt për ardhjen e investitorëve danezë në Shqipëri./RilindjaDemokratike /

Evropa ka nevojë për Kosovën


“Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ka qenë ndërkombëtar dhe jo unilateral”, shkruajnë Madeleine Albright e James O’Brien në WSJ.

“Wall Street Journal”

Në javët e ardhshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mundësinë për të ndërmarrë një hap thelbësor përpara, në përmbushjen e synimit shumë të dëshiruar nga politikëbërësit amerikanë dhe ata evropianë: një Evropë të bashkuar dhe të lirë.

Dy dekadat e fundit në Ballkan kanë dëshmuar për tragjeditë dhe triumfet. Zhbërja e Jugosllavisë ka qenë e shoqëruar me horrorin e gjenocidit.

Që prej vitit 1999, kur NATO-ja dhe Serbia hyjnë në luftë për Kosovën, Serbia është bërë një vend demokratik, kurse Kosova ka lindur si një shtet i ri, që synon të pranohet nga të gjitha shtetet si vend i pavarur dhe anëtar i plotë i komunitetit ndërkombëtar.

Dhe, derisa kjo të mos ndodhë, një pjesë e rëndësishme e Evropës së bashkuar dhe të lirë, do të mungojë.

Vitin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme kërkoi një mendim ligjor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke e ngrirë kësijoj çështjen e njohjes së Kosovës në shumë vende. Këtë verë, Gjykata vendosi që deklarata e pavarësisë së Kosovës ka qenë në harmoni me ligjin ndërkombëtar.

Ky vendim do të duhej t’i lejonte Kosovës të ecë përpara në procesin drejt integrimeve evropiane. Dhe pavarësisht prononcimeve trimëruese nga Serbia dhe Bashkimi Evropian këtë muaj, se mëtojnë të zhvendosen përtej debatit ligjor, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë tre hapa për të arritur përparim.

Tre hapat drejt përparimit

Së pari, Asambleja e Përgjithshme duhet t’i trimërojë të gjitha shtetet ta njohin Kosvën. Si një vend i bllokuar me dy milionë banorë, Kosova ose mund të lejohet t’i bashkohet organizatave që promovojnë sigurinë dhe zhvillimin, ose do të detyrohet në izolim, duke vënë në rrezik përparimin dhe sigurinë rajonale.

Pa një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar, do të jetë e vështirë për Kosovën t’u bashkohet organizatave rajonale dhe ndërkombëtare. Qeveritë që thuhet se kanë pritur vendimin e Gjykatës për të vendosur, tani nuk kanë arsye pse të mos veprojnë.

Së dyti, tani që edhe Serbia, edhe Kosova, janë pajtuar të kenë bisedime bilaterale, duhet të fillojnë së shpejti ta bëjnë këtë, për të mos e humbur ritmin.

Megjithatë, agjenda do të jetë një çështje e vështirë për t’u pajtuar. Serbia do të joshet të insistojë në adresimin e territorit apo statusit, dy tema këto, të cilat autoritetet në Kosovë do t’i refuzojnë.

Bashkimi Evropian, i cili do t’i mbikëqyrë bisedimet, duhet të krijojë një agjendë, në të cilën do të përfshiheshin çështjet si tregëtia, shërbimet publike, sforcimi i rendit dhe qarkullimi kufitar; këto janë çështjet praktike, të cilat fqinjët duhet t’i zgjidhin mes vete.

Në agjendë, gjithashtu, duhet të përfshihen edhe çështjet më të ndjeshme si të drejtat dhe vetëqeverisja për popullatën serbe në Kosovë, posaçërisht për një të tretën e kësaj popullate, e cila jeton në veri dhe mbrojtja e lokacioneve të bukura dhe historike ortodokse në mbarë Kosovën.

Ftojmë autoritetet në Kosovë të marrin në shqyrtim garanci të shumëfishta për rëndësinë e këtyre lokacioneve, të cilat përfaqësojnë një nga interesat më të mëdha të Serbisë dhe një ofertë e hershme në këtë drejtim do të mund t’i çonte bisedimet përpara.

Dhe, së fundi, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'i dyfishojnë përpjekjet e tyre, për ta përgatitur rajonin për anëtarësim në BE.

Madje, edhe para se shtetet të bëhen kandidate formale për anëtarësim, ky hap kërkon nga anëtarët aktualë të Bashkimit Evropian t'i tejkalojnë hamendjet që kanë mbi prospektin e pranimit të anëtarëve të rinj. Ekziston një arsye e fortë për t’u përqendruar në përgatitjet që shtetet duhet të ndërmarrin për të qenë në gjendje të anëtarësohen. Thjesht, procesi i anëtarësimit në BE është mjeti më i mirë i mundshëm në dispozicion, për të përmirësuar qeverisjen në Ballkanin Perëndimor.

Qeveritë e dobëta dhe popullatat e ndara vazhdojnë të jenë barrë për disa shtete në rajon dhe pa përmirësime të dukshme, ato mund të shndërrohen në qoshe varfërie dhe krimi; me reforma ato mund të sjellin popullatë të re dhe energji në Bashkimin Evropian.

Shqetësimet e pabaza

Natyrisht, disa janë të shqetësuar se shembulli i Kosovës sforcon lëvizjet për pavarësi kudo në botë. Kjo frikë nuk ka asnjë bazë. Lëvizjet secesioniste janë të motivuara nga kushtet lokale.

Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ka qenë ndërkombëtar dhe jo unilateral. Para se Kosova të shpallte pavarësinë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pati deklaruar se situata në këtë vend paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal. Organizatat relevante të sigurisë, OSBE-ja dhe NATO-ja, patën ndërhyrë.

Pas atij konflikti, Këshilli i Sigurimit autorizoi një plan për qeverisje nga Kombet e Bashkuara, duke çuar përpara procesin e vetëqeverisjes dhe atë të një vendimi paqësor për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Madje, pasi Kombet e Bashkuara filluan ta qeverisin Kosovën, ajo çfarë kishte mbetur nga Jugosllavia, u nda edhe më tej, duke u krijuar kështu edhe shteti i Malit të Zi, i cili e ka njohur Kosovën. Kosovarët nuk kishin të bënin me këtë ndarje dhe nuk kishin ndikim në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve. E gjithë situata ka qenë e pazakontë, madje shumë unike.

Vendimi i Gjykatës dhe Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e bashkë-sponzorizuar nga anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Serbia, e bëjnë të mundshme të zgjidhet një nga kontestet më të gjata territoriale në Ballkan.

Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të investojë gjithë vëmendjen në hapat e ardhshëm praktikë që do të mund të sforconin shtetet e këtij rajoni dhe ta bëjnë realitet vizionin e një Evrope të lirë dhe të bashkuar, duke përfshirë gjithë Ballkanin.(a.v.)