Saturday, November 10, 2012

Ilir Harxhi: Festivali i 13 i Filmit Shqiptar, një rrumpallë e vërtetë këtë vit

Producenti dhe regjisori Ilir Harxhi këtë vit është pjesëmarrës me filmin artistik me metrazh të shkurtër në Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar. Ai konkurron me filmin “Shkallët” në festival, i cili deri më tani ka fituar katër çmime në disa festivale të tjerë ku ai ka qenë në pjesëmarrës.

“Shuhet” në heshtje Festivali i 13 i Filmit Shqiptar, publiku “dorëzohet” para ftesave

Festivali i 13 i Filmit Shqiptar prej disa ditësh ka startuar në Tiranë, një eveniment i cili rikthehet pas gjashtë vitesh mungesë. Festivali i filmit ishte premtuar nga organizatorët se do të ishte model, do të kishte të ftuar emra të njohur të kinematografisë botërore, do të ishte si një festë e filmit shqiptar aq më shumë do të kishte rëndësi dhe në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Për herë të parë e vërteta e Vermahtit (Wehrmacht-it) për divizionin e 21-të malor SS “Skanderbeg”

Përktheu nga gjermanishtja Skënder GASHI Ky dokument autentik botohet për të parën herë në median shqiptare e që në kohën e hartimit dhe të shpërndarjes në instancat kompetente ishte sekret. Me kohë ishte zbuluar nga shërbimi sekret britanik. Dokumenti është gjetur para pak kohësh në një arkiv të Zvicrës.

Monday, November 5, 2012

Fundi i garës Obama – Romeny


Gara midis Obamës dhe Romney është vlerësuar si “head to head” apo “kokë më kokë”, pasi që të gjitha sondazhet dhe parashikimet nxjerrin një diferencë tepër të ngushtë midis dy kandidatëve presidencial.
Beqir Sina/INA
Amerikanët nesër do të dalin në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Votimet e së martës do të kenë jehonë të madhe dhe se pritet të ketë mbi 180 milion amerikan që do të votojnë për njërin nga dy kandidatët presidencial, Barak Obama dhe Mit Romney. Në votime pritet të dalin mbi 68 për qind e votuesve dhe pritet të jetë jehona më e madhe qysh nga viti 1908, kur votuan 65,7 për qind të trupit votues amerikan të asaj kohe.

Sunday, November 4, 2012

Cedimi i Shën Naumit dhe i Vermoshit

Nga 
Ksenofon Krisafi*

PJESA E DYTË Vendimi i DHPDN iu kalua Lidhjes së Kombeve, e cila gjithashtu, në tetor 1924, ia njohu Shën-Naumin Shqipërisë. Ai iu përcoll edhe Konferencës së Ambasadorëve, me qëllim që të merrte vendimin përkatës për ta detyruar Jugosllavinë ta dorëzonte Shën Naumin. Ajo e mori në shqyrtim çështjen gjatë muajve shkurt-mars 1925 dhe më 27 prill 1925 u shpreh për zbatimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Por Serbia refuzoi dhe vazhdoi ta mbante Shën Naumin nën zotërimin e saj...

Marrëveshja Zogu-Pashiç

Nga 
Ksenofon Krisafi*

Studiuesi i njohur bën një pasqyrim të marrëveshjes së shumëpërfolur Zogu-Pashiç dhe pasojat e saj. Autori, specialist i të Drejtës Ndërkombëtare, e shpjegon atë në një areal të plotë, duke treguar me këtë rast edhe pozicionin e pandershëm të Zogut, që për interesin personal cedoi në interesa kombëtare...

Të fshehtat e Bashkimit Sovjetik

Nga 
Leon Aron

Të fshehtat e një ngjarjeje që shoqëroi rënien e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e komunizmit. Si mori kthesë perandoria e kuqe, drejt një sistemi të ndryshëm shoqëror dhe çfarë nuk dimë nga ky proces akoma i pandriçuar Çdo revolucion është një surprizë. Megjithatë, revolucioni rus duhet renditur ndër surprizat më të mëdha. Gjatë viteve që i paraprinë 1991-shit , praktikisht asnjë ekspert, studiues, zyrtar apo politikan perëndimor parashikoi kolapsin e afërt të Bashkimit Sovjetik,

Kukësi mund sërish Tiranën; Vllaznia “mbytet” në Durrës

 /Panorama Plus/
Tirana nuk sheh dot dritë në fund të tunelit, duke vijuar të mbetet në krizë rezultatesh. Me një reagim të dukshëm pozitiv në lojën e saj, por pa superuar dot Kukësin debutues në Superiore, skuadra 24 herë kampione e vendit është detyruar t’u ulet në gjunjë për të dytën herë radhazi verilindorëve të dyshes Starova-Cungu. Pas disfatës së turpshme në kupë, kur u mund 4-0, vjen edhe humbja në kampionat, me rezultatin 2-1, brenda në “Qemal Stafa”. Rikthimi i Alban Tafajt në stolin bardheblu nuk i bën derman kësaj Tirane, që tashmë ka humbur edhe tifozët e vet të zjarrtë.

Anët e pa njohura të Ismail Qemalit në udhëtimin drejt Vlorës

Udhëtimi historik i ‘plakut të Vlorës’ nga Stambolli, nëpër kancelaritë e Europës e më pas, herë më këmbë e herë në karrocë, nëpër rrugët e baltosura të Shqipërisë së 1912-ës, vjen me hollësi gati intime nën penën e gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Libri ‘Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit’
mbërrin nën siglën e botimeve të UET Press si pjesë e kolanës së botimeve historike me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Promovimi i librit bëhet të mërkurën, ora 18.00, në hotel Tirana International, me pjesëmarrjen e posaçme të kryeministrit të vendit, Sali Berisha, i cili kryeson edhe Komitetin e Festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Libri i gazetarit Ikonomi, të seksionit shqip të Zërit të Amerikës, është sprova e tij e dytë në botimet historiko-publicistike.

Ndryshon harta elektorale, ja llogaritë e reja PS-PD për zgjedhjet

Fejzi Braushi
Sa pa u nxehur ende fushata, partitë do të duhet t’i bëjnë llogaritë me një hartë të re elektorale. Lëvizjet demografike në 4 vitet e fundit kanë shtuar numrin e banorëve të Tiranës, por edhe një mandat deputeti në kryeqytet. Në legjislaturën e ardhshme, Tirana do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë jo më me 32 deputetë, por me 33.
Shtimi i mandateve për qarkun e Tiranës duket se favorizon socialistët, të cilët në kalkulimet e tyre kanë përfshirë 16 deputetë. Pritshmëritë megjithatë nuk janë përfundimtare, sa kohë llogaritë bëhen me rezultatet zgjedhore të vitit 2009