Saturday, September 17, 2011
Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt
”Në korrik publikova albumin e ri dhe që në javën e parë u prit shkëlqyeshëm, titullohet “A bëhesh merak?”. Përmban 8 këngë të reja të zhanreve të ndryshme dhe me një bashkëpunim të gjerë. Pas pushimit dhe koncertit të parë që kam tani (pas një sezoni veror shumë të suksesshëm, pasi që nga 1 korriku e deri më 28 gusht kam numëruar 60 shfaqje brenda dhe jashtë vendit), do të kthehem në Shqipëri për të realizuar klipin e dytë po nga albumi i ri, kësaj here me “Max production”. Menjëherë pas xhirimeve, kam një shfaqje tjetër në Zvicër, pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngët e albumit, pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, thekson në rrëfimin ekskluziv për “Panorama plus”, këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj. “Sa u përket shfaqjeve, gjithmonë këndoj live dhe në bazë të pronotimeve, edhe këtë vjeshtë e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Europë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni. Më gëzon fakti që jam çdo vit e më e sukseseshme, por më shumë gëzohem për atë, që nuk kam asnjë pikë “krize”, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe në një aspekt”, tregon Gjystja për punën e saj të palodhshme, si dhe për prenotimet e shumta ku ajo paraqitet vetëm live, duke mos ndier aspak krizë në profesionin e saj, sado që konkurenca në muzikë është në rritje e sipër. “Kam një këngë që ua kam kushtuar çifteve për ditën e dasmës, për vallëzim, pasi të presin tortën. Titullohet “Shpirtin tek ti e kam”.
Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave që sakrifikojnë për familjet e tyre dhe në veçanti njerkës sime, e cila sakrifikoi çdo gjë për lumturinë time dhe të motrave të mia”, përfundon rrëfimin këngëtarja, e cila, edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdon të na habisë me linjat e saj perfekte.
6 gabimet fatale të femrave në shtrat
Ja se çfarë mund të kemi parasysh gjatë aktit seksual në mënyrë që të marrim kënaqësinë që dëshirojmë.
Gabimi 1: Femrave u mungon iniciativa
Meshkujt ndihen të privilegjuar në seks dhe kjo prish ekuilibrat erotikë në një marrëdhënie. Ndonëse janë gjithmonë në pozicion sulmi ata parapëlqejnë që të flirtohen nga femrat. Nëse ju pëlqen dikush është mirë të hiqni dorë nga indiferentizmi dhe të diktoni mënyrën tuaj të të bërit seks.
Gabimi 2: Çlirohuni nga idetë fikse për pamjen tuaj
Kur jeni në shtrat me partnerin tuaj është mirë të mos mendoni për defektet në trup, makiazhin apo për kilet që keni shtuar kohët e fundit. Ajo që vënë re meshkujt është sa e nxehtë dhe sa energjike jeni në shtrat dhe për këtë duhet ta çlironi veten nga idetë fikse dhe të mos e vështirësoni orgazmën tuaj. Siç thotë dhe Darvini, pjelloria është ajo që i bën meshkujt të afeksionohen erotikisht pas një femre.
Gabimi 3: Meshkujt e kanë mendjen vetëm tek seksi
Mos mendoni kurrë se një burrë nuk është romantik dhe e ka mendjen vetëm tek seksi. Është njësoj si të thuash se femrat nuk janë qenie seksuale, prandaj dhe kijeni parasysh se për një mashkull seksi është një çështje shumë e rëndësishme. Një studim i kohëve të fundit tregon se 52 përqind e meshkujve e konsiderojnë natën e parë të seksit, si shpresë për një lidhje jetëgjatë.
Gabimi 4: Meshkujt janë gjithmonë gati për seks
Të jesh gjithmonë gati për seks, kjo vlen vetëm për adoleshentët. Nëse mashkulli juaj ju refuzon për të bërë seks, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron më. Femrat e përjetojnë në mënyrë dramatike nëse partneri u thotë "jo" në shtrat, duke thurur në kokë mendime nga më të ndryshmet. Nuk është e vërtetë, jo domosdoshmërisht ai mendon për një tjetër, thjesht nuk ka dëshirë për të bërë seks në atë moment.
Gabimi 5. Thuajeni atë që dëshiron t'ju bëjë
Mos nguroni asnjëherë t'i thoni një mashkulli çfarë pëlqeni që ai t'ju bëjë në shtrat. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të keni një akt seksual joshës dhe argëtues. Asnjë mashkull nuk mund të çojë në orgazëm një femër nëse vetë ajo nuk e dëshiron vërtet. Të rejat më të fundit janë tejet pozitive, meshkujt janë të prirur të kënaqin femrat në shtrat.
Gabimi 6. Mos pranoni çdo kapriço të tij
Çdo grua ka të drejtë t'i thotë "jo" mashkullit të saj nëse nuk i pëlqen diçka në kapriçot seksuale të tij. Nuk duhet ta merrni personalisht si fyerje apo nënvleftësim, të gjithë meshkujt kërkojnë të provojnë diçka të re në jetën e tyre seksuale. E rëndësishme është që t'ia thoni pa nerva dhe mos të reagoni ashpër. Të jeni të sigurta që ai do t'ju kuptojë...
mit/NOA
E paparë, 82-vjeçarja e virgjër bën seks me një djalë shqiptar dhe përfundon në spital
Athinë, 17 Shtator 2011/NOA Nikos Samaras - E rrallë dhe e paparë, një
plakë plot 82 vjeçe greke, ka bërë seks për herë të parë në jetë, me një
të ri shqiptar por akti i nxehtë nën avuj epshi e ka rrëmbyer të tërën
aq sa ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, i cili citon burime zyrtare nga Qendra Spitalore e Athinës.
***
Hera e parë duhet të ishte një gjë e veçantë, emocionuese dhe duhet t'i dhurohej atij për të cilin ndjen dashuri, shumë dashuri, aq sa vendos t'i japësh atë që ke më të shtrenjtë dhe më të veçantë, virgjërinë.
Por për 82 vjeçaren helene, nuk ka ndodhur kështu. Pasi kaloi adoleshencën, rininë, u bë mesogrua dhe më tej nisi të thyhej në moshë, kurrë por kurrë ama, nuk pranoi të çvirgjërohej. Ajo nuk iu tut kushedi sa djelmoshave grekë dhe burrave pafund që në jetë e lutën dhe iu përgjëruan që t'u jepej.
Kaloi plot 81 vjet të jetës së saj, pa bërë kurrë seks, pa shijuar kurrë çastet që i kishte parë shumë herë në TV dhe i kishte dëgjuar shumë herë, por që kurrë nuk i kishte provuar.
E tani që është 82 vjeç, duket se ka zënë mend. Fitimtar, ka qenë një djalosh shqiptar vetëm 32 vjeç. Ai, ishte mashkulli i vetëm i jetës së saj, mashkulli që e çvirgjëroi.
Prej disa vitesh, 32 vjeçari shqiptar punonte si ndihmës në shtëpinë e gjyshes që i thërriste "jaja". Plaka e kishte punësuar për ta ndihmuar në punët e kopshtit dhe të shtëpisë.
Djaloshin e kishte strehuar në banesën e saj dhe ai jetonte e ushqehej atje. Sigurisht që i jepte edhe para, por jo shumë, lekë xhepi.
Këto ditë, plaka po e shihte me syrin ndryshe të riun shpatullgjerë që vërtitej në shtëpi duke punuar.
Plakës iu tek keqani që të bënte seks me të. Pa një pa dy, nuk e ka zgjatur më, por duke parë njëri-tjetrin ai i është hedhur në krahë dhe kanë nisur kështu një natë epshore.
Por plaka ishte e virgjër dhe akti seksual e ka dëmtuar. Kur i është shqyer cipa e virgjërisë, plaka pati një gjakderdhje serioze dhe djaloshi shqiptar u tremb shumë. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe në pak minuta atje mbërriti një autoambulancë.
E moshuara u dërgua në repartin e Patologjisë. Por plakës i vinte zor të tregonte të vërtetën dhe fillimisht tha se ishte rrëzuar dhe ishte lënduar e kishte pasur hemorragji.
Pak më vonë, që të dy kanë pranuar të vërtetën, duke rrëfyer se plaka kishte qenë e virgjër dhe kishte pasur gjakderdhje andaj duhej dërguar në spitalin gjinekologjik ku të mund të merrte mjekimin e duhur.
Një mjek obstetër ka vizituar plakën dhe ajo i është nënshtruar një operacioni delikat.
Në spital, ka mbërritur një grup hetimor i Policisë së Athinës. Atje, i riu shqiptar ishte trembur seriozisht se mos ngjarja dyshohej nga policia si një abuzim i tij me plakën greke.
Gruas plakë i është kërkuar të konfirmojë nëse ishte përdhunuar dhe nëse donte të denonconte 32-vjeçarin. Përgjigjja e plakës plot humor, ishte: "Jo mor jo, doja vetë pa bëra seks me të, edhe pse isha e virgjër. Tani që ia hodha, uroj që herën tjetër të jetë më e bukur e më shumë ta shijoj".
n.s/e.t/NOA

Tuesday, September 13, 2011
Mësimi i madh i 11 shtatorit
Shkruan:
Joseph S. Nye
Joseph S. Nye
12-09-2011 12:31
Dy asimetri ishin në favor të Al-Qaida-s, më 11 shtator. Si fillim, asimetria e informacionit. Terroristët ishin të informuar mirë lidhur me ata që do të godisnin, ndërkohë që, para 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara kishin shumë pak informacion për ta dhe për identitetet e tyre, apo për gjetjen e vendndodhjes së terroristëve. Disa raporte zyrtare i kishin parashikuar pasojat, por konkluzionet e tyre nuk u shfrytëzuan.
Së dyti, kishte një asimetri përsa i përket kapaciteteve të vëmendjes që i kushtohej disa çështjeve. Numri i madh i të interesuarve dhe objektivave, sjell jo pak herë lënie mënjanë të atyre që quhen aktorë të vegjël, ndërsa këta të fundit mund ta fokalizonin më shpejt vëmendjen e tyre. Shërbimet sekrete amerikane kishin mbledhur një numër të madh informacioni mbi al-Qaida-n, por ajo ishte shpërndarë mes shumë agjencive dhe nuk mundën që të trajtoheshin në mënyrë koherente.
Megjithatë, eliminimi i drejtuesve kryesorë të Al-Qaida-s, përforcimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane, një kontroll më i rreptë në kufi dhe një bashkëpunim më i mirë mes FBI-së dhe CIA-s e kanë përmirësuar sigurinë në Shtetet e Bashkuara.
Por mësimet më të mëdha të 11 shtatorit kanë lidhje me peshën e fjalës dhe të argumentit, po kështu dhe me pushtetin e influencës, në erën e informacionit. Tradicionalisht, analistët supozonin se fitorja shkonte në anën e atij që kishte ushtrinë më të mirë apo në anën e superfuqisë që sulmonte. Por tani fitorja varet nga kapaciteti bindës. Aktorët e vegjël nuk mund të konkurrojnë të mëdhenjtë përsa i përket fuqisë ushtarake, por ata mund të imponohen në skenën ndërkombëtare nga dhuna dhe mund të krijojnë një diskutim që prek pushtetin e influencës të personave që kërkon të sulmojë. Bin Laden ishte një ekspert në këtë fushë. Ai mund të dëmtonte SHBA-në sa herë të donte, por ai u përpoq që të vihej në qendër të problemeve ndërkombëtare për gati 10 vjet. Dhe meqë nuk u veprua që në fillim kundër tij, atëherë SHBA-të paguan një çmim shumë herë më të lartë.
Presidenti Bush bëri një gabim taktik duke deklaruar “luftën botërore kundër terrorizmit”. Do të ishte më mirë që ai të sulmonte Al-Qaida-n, e cila i kishte shpallur luftë SHBA-ve. “Lufta botërore kundër terrorizmit” shërbeu për të justifikuar një sërë veprimesh, sigurisht lufta e kushtueshme dhe e nisur keq në Irak, e cila dëmtoi shumë imazhin e Amerikës. Po kështu shumë myslimanë besuan se ishte një luftë kundër islamit, gjë e cila nuk ishte në qëllimet e SHBA-ve, por i përgjigjej më së miri asaj që donte Bin Ladeni: të dëmtonte imazhin e SHBA-ve në vendet më të rëndësishme muslimane.
Deri në masën kur 1000 miliard dollarë, që kushtoi lufta, shumë kjo që ka kontribuuar në defiçitin buxhetor që ka prekur SHBA-të sot, Bin Ladeni mundi që të dëmtonte edhe superfuqinë ushtarake. Çmimi real i 11 Shtatorit ndoshta mund të jetë ai i një gabimi strategjik. Përgjatë pjesës më e madhe të 10 vjeçarit të parë të këtij shekulli, teksa qendra e gravitetit lëvizte dalëngadalë drejt Azisë, ata përkujdeseshin më shumë për një luftë që ata kishin zgjedhur të bënin në lindjen e mesme.
11 shtatori tregon se nëse superfuqia ushtarake është e rëndësishme për të luftuar terrorizmin, forca e ideve e fjalëve, dhe legjitimiteti i tyre janë gjërat më të rëndësishme për të fituar mendjen dhe zemrën e pjesës më të madhe të muslimanëve, të cilët al-Qaida do të donte t’i rekrutonte. Një strategji e bazuar në pushtetin e “intelligence”, “smart power”, pushteti i influencës.
Por mësimi i madh i 11 shtatorit ka të bëjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ata nuk duhet të harrojnë këshillën e dhënë gjysmë shekulli më parë të Ajzenaurit: të mos hidhemi në luftëra pushtimi dhe t’i jepet prioritet ekonomisë.
***Ish-zv/sekretar amerikan i mbrojtjes
gjatë presidencës së Klintonit.
Përktheu nga frëngjishtja Aida Harka
Ekzekutimi i Konomit, zbulohet konflikti për 200 ha tokë në bregdet
SHKRUAN: Leonard Bakillari 13-09-2011 09:58
Tiranë Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mund të ketë si motiv një
çështje pronësie ende të pazgjidhur, e mbetur jashtë vendimit të
Gjykatës së Lartë. Kjo është pista kryesore ku është fokusur prej të
paktën tri ditësh grupi i hetimit, i cili ka nisur një proces të
detajuar verifikimi mbi pronat e trashëguara nga familja Konomi dhe
pasardhës të tjerë të fisit Shallvari. Fillimisht, hetuesit kanë
siguruar dokumentacionin e nevojshëm për një sipërfaqe mijëra hektarëshe
toke në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, ku janë të paktën tre
procese gjyqësore, përfshi atë të Gjykatës së Lartë, që i njeh pronën
familjes Konomi. Por situata për hetuesit është komplikuar edhe më
shumë, kur kanë zbuluar se të afërm të familjes së gjyqtarit kanë
depozituar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave, të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre dhe
falsifikim dokumentesh. Ky kallëzim ka ngjallur kureshtjen e hetuesve,
të cilët kanë nisur verifikimet e nevojshme për rastin, duke e fokusuar
hetimin në çështjen e pronësisë, por me dy drejtime të ndryshme. Burime
të rezervuara pohojnë se pjesë e hetimit është çështja e pronësisë, për
të cilën familja dhe të afërmit e gjyqtarit Konomi kishin përfituar nga
Gjykata e Lartë më 14 qershor të këtij viti. Ndërsa çështja e dytë është
ajo e kallëzimit penal që po hetohet në Prokurorinë e Tiranës, me
objekt abuzimin me detyrën dhe falsifikimin e dokumenteve. Në thelb, të
dyja këto çështje lidhen me një sipërfaqe të konsiderueshme toke që nis
në Gjirin e Lalzit dhe përfundon në fshatin Rrushkull të Durrësit. Sipas
burimeve të rezervuara, hetimi i të dy rasteve mund të çojë në të
njëjtin përfundim, edhe pse praktikisht flitet për dy sipërfaqe të
ndryshme toke. Kallëzimi penal i Konomit, një pistë e fortë…
Sipas kallëzimit penal që të afërm të gjyqtarit kanë depozituar fillimisht në Prokurorinë e Durrësit rezulton se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë të padrejtë u ka mohuar atyre të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe toke prej rreth 200 hektarësh. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë u është marrë pa të drejtë trashëgimtarëve të familjes Shallvari dhe u është dhënë personave të tjerë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Për këtë proces, trashëgimtarët e kësaj familje bëjnë përgjegjës zyrtarët e AKKP-së. Kjo çështje është tashmë në hetim nga njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës, e cila po heton dokumentacionin e kësaj prone dhe veprimet e zyrtarëve të AKKP-së në lidhje me njohjen e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 200 ha tokë në Gjirin e Lalzit. Burime të gazetës “Mapo” konfirmojnë se kjo sipërfaqe toke, procedurat e dhënies së të cilës janë nën hetim penal, nuk përfshihet në çështjen që është zgjidhur në rrugë gjyqësore nga Gjykata e Lartë. Nga ana tjetër, pak kohë pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori nga Konomi, pala kundërshtare është kundërpërgjigjur me të njëjtin akt, duke e dorëzuar padinë për falsifikim në Prokurorinë e Durrësit. Tashmë, për 200 hektarët në bregdet janë dy kallëzime të ndryshme, të bëra nga dy fise pretendente për të njëjtën sipërfaqe toke, të cilat do të zgjidhen pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Por është ky konflikt i ri, jashtë vendimit të Gjykatës së Lartë, që po verifikohet me prioritet nga hetuesit që kanë marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të Skerdilajd Konomit. Sipas hetuesve të çështjes, vend për hetim ka edhe në procesin tjetër të pronësisë, edhe pse ka marrë zgjidhje të formës së prerë, ku trashëgimtarëve të familjes Shallvari, pjesë e të cilës është dhe familja e gjyqtarit të vrarë, i është njohur e drejta e pronësisë dhe i është kthyer sipërfaqja prej 1127 ha tokë në Gjirin e Lalzit.
Udhëtimet e shpeshta në Durrës
Hetimet bashkohen në të njëjtën pikë: atë të udhëtimeve të shpeshta të gjyqtarit Konomi drejt qytetit të Durrësit. Nga të dhënat e para të hetimit rezulton se këto udhëtime kanë të bëjnë me hipotekimin e tokës së marrë me vendim të Gjykatës së Lartë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, veprim të cilin nuk ka mundur ta kryejë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Një nga arsyet e mos-hipotekimit të pronës me sipërfaqe të konsiderueshme ishte edhe mungesa e vendimit të zbardhur nga ana e Gjykatës së Lartë. Por lidhur me këtë çështje ka edhe informacione të tjera që po verifikohen nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në qendër të qytetit të Vlorës.
Monday, September 12, 2011
Politikanët shqiptarë do tu ankohën qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Sipas Këshillit Nacional të Shqipëtarëve kjo është një përpjekje asimilimi.
Politikanët shqiptarë nuk besojnë se Bardhi ka bërë thirrje për trazira
Siç raportojnë mediat Malazeze Kryetari dhe deputeti i LDnëMZ, Memet Bardhi , ka thënë se “shqiptarët janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.
Mesazhin e mprehtë të deputetit të Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi, Mehmet Bardhi se “shqiptarët janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.pas miratimit të ligjit të ri zgjedhor , deputetët e partive shqiptare nuk e përjetojnë si kërcnim të drejtpërdrejtë ose një thirrje të mundshme për trazira.
Duke u pajtuar me thënjën se Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë një kërcënim për paqën dhe stabilitetin, përfaqësuesit e partive shqiptare, miratimin e ligjit zgjedhor që nuk i siguron më pesë vende të garantuara në shtet për shqiptarët në qëndra të votimit në zona të veçanta ku shqiptarët janë shumicë, ata thonë se do të ndryshojnë marrëdhënjet partitë shqiptare ndaj koalicionit në pushtet.
“Është e sigurtë se shumë çka do të ndryshohet dhe se lufta jonë politike do të kthehet në periudhën para vitit 1992. Ne jemi të diskriminuar tani dyfishë, e të parët ne kemi treguar gatishmëri për të negociuar. Ne kemi kërkuar që të jemi aty ku merren vëndimet. Kjo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën. Kjo ka qënë një tregti e pastër e cila më pas do të përcaktojë çmimin” , ka thënë për “Vijesti” deputeti i koalicionit shqiptarë Përspektiva Vasel Sinishtaj.
Duke vënë në dukje se data e miratimit të ligjit zgjedhor ka treguar se shipëtarët janë humbësit më të mëdhenj, ai ka thënë se nuk beson se shqiptarët janë të mashtruar apo të tradhtuar, sepse kurrë nuk u ka besuar verbërisht autoriteteve në premtime.
“Me vite na është folur se jemi mirë, se po shkojmë në drejtim të duhur, dhe doli se ata nuk ishin të gatshëm për të ndërtuar një shtet qytetar. Ata kanë treguar keqardhje që ligji nuk e ka fituar edhe përkrahjen tonë, por sikur kjo keqardhje të ishte qënë aq e thedhë, do të ishin realizuar të drejtat tona ka thënë Sinishtaj”.
Sipas tyre ata kishin më shumë të drejta në bashkim me Serbinë
Sinishtaj nuk ka mundur të specifikojë nëse reagimi i partive politike shqiptare do të lëvizë drejtë një bojkoti, apo proteste, ose eventualisht mospjesmarrjes së tyre në zgjedhje.
“Për herë të parë ne jemi unik dhe unë do të doja të mbetemi të tillë”,ka thënë Sinishtaj, duke njoftuar se ai do të dërgojë një letër Ambasadës së Amerikës, OSBE-së, por edhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën, siç tha ai, do tu tregoi për këtë problem që na ka ndodhur ditë më parë. Duke rikujtuar se shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta në bashkim me Serbinë, se sa sot në Malin e Zi të pamvarur, Sinishtaj tha se gjatë diskutimeve dhe votimit për ligjin zgjedhor, edhe atë e kanë qitur jashtë linje.
“Më kanë qitur edhe mua, i cili kamë durim. Shqiptarët nuk janë një faktor që mund të kërcënojnë Malin e Zi ” , tha Sinishtaj, duke komentuar deklaratën e Bardhit.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se pas miratimit të ligjit zgjedhor partit shqiptare do të marrin një pozicion të përbashkët mbi situatën e re dhe ka thënë se “veprimet e njëanshëm, nga secila palë duhet të shmangen.”
Është e sigurtë se ne do të shkojmë me një reduktim kapaciteti për të miratuar marrëveshje dhe bashkpunim, sepse të gjithë ishin të kënaqur me ligjin e zgjedhjeve, përveç një bashkësie kombëtare.
Në aktivitetet e mëparshme politike kemi treguar çdo vullnet për ç’do marrëveshje në parlament, dhe tani do të kemi taktika më shumë, siç kanë taktikuar ata për ligjin e zgjedhjeve, “ka thënë Nimanbegu.
Duke folur për mesazhin e Bardhit që ua tha në ndërtesën e parlamentit, ai shtoi se duhet të mbajnë gjithmonë parasysh faktin se “njerëzit të cilët mendojnë se ata kanë humbur diçka edhe mund të inicojnë disa aktivitete.”
“Unë jam për atë që në situata të tilla mos të ngritën tone të panevojshme, por që të ulen dhe të mendojnë për lëvizjet politike. Unë nuk do komentoja nëse ky është një kërcënim për Malin e Zi, paqë dhe siguri, por unë mendoj se ajo nuk ishte në atë drejtim, ” theksoi Nimanbegu.
Zenka: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kërcënim për Malin e Zi
Sipas Depuetit të Unionit Demokratik Mehmet Zenka (UDSH) i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se Mali i Zi, “me miratimin e ligjit zgjedhor ka rënë në testin e demokracisë” dhe se mesazhi i Bardhit nuk duhet të shihet si një kërcënim, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të tillë në Mal të Zi.
“Është dëm për një shtet që ishte shëmbull në rajon. Shqiptarët ndjehen të mashtruar dhe të lënë pas dore edhe pas të gjitha veprave të mira që i kanë bërë për Malin e Zi,” ka thënë Zenka , duke theksuar se përgjigjet e partive shqiptare do të jenë të përshtatshme, dhe do të vazhdojnë për zgjidhjen e statusit të bashkësisë sonë nacionale.
Abazoviq: Bardhi ata eka thënë në vapën e pasionit
Anëtari i Forumit 2010 Dritan Abazoviq ka thënë për “Vijesti” se nuk pret që miratimi i ligjit zgjedhor të rezultojë në prishjen e marrëdhënjeve në Mal të Zi.
“Miratimi i ligjit zgjedhor, pa shqiptarë është një veprim i keq, por nuk pres se e gjithë kjo që ka ndodhur tani do të ketë pasoja, për shkak se shqiptarët kanë qenë me të vërtetë pak të privilegjuar,por ata që ua ka premtuar Qeveria.
Pasi që ligji është miratuar, mund të vinë deri tek përkeqësimi në lidhje me parti shqiptare në pushtet, por nuk pres që kjo do të jetë në perspektivë që në të ardhmën të shqetësojnë çdo gjë”, ka thënë Abazoviq.
Ai mendon se Bardhi dekleratën eka dhënë në vapën e pasionit , sepse në atë moment është ndjerë jo “ i tradhtuar por i lënë pas doret”. “Vende për zemërim ka, ajo është e pritur, por çfarë do dhojë hakmarrje nuk do duhej të jetë, unë të paktën kështu e shoh ka thënë Abazoviq.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ai nuk sheh asgjë dramatike, në dekleratën e depuetit të Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhit, dhe të deputetëve të tjerë shqiptarë, por ai ndije një keqardhje për atë që ka ndollur.
“Dhe kjo ndodhi për shkak se përfaqësuesit e partive kombëtare shqiptare, që kanë marrë pjesë në hartimin e ligjeve zgjedhore, nuk kanë heqë dorë nga një pozicion mjaft radikal që nuk lejonin të krijojnë kushte për zhvillimin e plotë të drejtë dhe ligjore të veprimit afirmativ që vlen për të gjitha komunitetet minoritare etnike dhe ti sjellë ata në mënyrë të barabartë, “ka thënë Vukovic.
Duke komentuar deklaratën e Mehmet Zenkës (UDSH), parti e cila është pjesë përbërse e koalicionit qeverisës, se shqiptarët janë të mashtruar, Vukovic tha se ata nuk do të kenë asnjë pasojë: “Në asnjë mënyrë nuk do të dënohen ose të dëbohën nga qeveria, kjo ka të bëjë me një ligj.
Parlamenti ynë prej kohësh njihet si një parlament i fjalës së fortë. Ne jemi njerëz të tillë, pavarësisht nga kombësia.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ka vlerësuar se miratimi i ligjit të ri zgjedhor, ua ka mohuar të drejtat shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ti asimiluar komplet.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, është një hap mrapa kur janë në pyetje të drejtat dhe liritë e shqipëtarëve, të cilët janë popull autokton në shtëpitë e babadharëve të tyre nën Malin e Zi, thuhet në dekleratën që e ka nënshkruar Kryetari Tahir Tahiri.
Kjo është argumentuar se mohimi i të drejtave të fituara, qëllimi i qeverisë dhe opozitës “, për të zvogëluar zërin autentik të përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e shtetit: ” Kjo është qëllimi i asimilimit të shqiptarëve dhe kjo është krejtësisht e papranueshme për ne “. Ai në tërsi i përkrah dhe mbështetë deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj Zgjedhor diskriminues për ne :
“Ne i mbështesim ata dhe kështu duhet të vazhdojnë të jenë aq unike kur të drejtat tona janë të kërcënuara.”.
Gazeta e perditshme “Dan” në titullin e saj shkruan :
Reagime të ashpra në deklaratën e Mehmet Bardhit, autoritet heshtin edhe pse është në pyetje kërcënimi i integritetit të Malit të Zi.
Sipas tyre Partia Demokratike e Socialistëve (DPS),hesht derisa Shqiptarët kërcënojnë
Novica Stanic Deputet i Demokracis së re Serbe deklarojë për mediat malazeze se ai i kupton veprimet e deputetëve të partive shqiptare, pas aprovimit të ligjit zgjedhor sepse ata i ka mashtruar qeveria, por dënon kërcënimet të cilat kanë të bëjnë për të ndarë zonat kufitare të Malit të Zi, të cilat janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.thekson Stanic.
Ata ishin instrument si parti dhe si një komb. Para se të jetë referendumi u kanë premtuar shumë gjëra. Të gjitha detajet, ndoshta kurrë nuk do ti dimë dhe nga ana tjetër, ata votuan dyfishë edhe më shumë se çka ishte numrin aktual të cilët kishin të drejtën për të votuar për një Mal të Zi sovran.
Kanë investuar gjiçka kanë mundur për Malin e Zi të pamvarur, por premtimet e dhëna nga qeverija kurr nuk va kan përmbushur.
Për këtë qëllim unë e kuptoj reagimin e tyre , reagimin e tyre njerëzor, por nga ana tjetër, unë nuk e pranoj se për shkak të një mashtrim që ua ka bërë DPS të kërcënon zonën e shkëputjes margjinale të Malit të Zi, ku shqiptarët banojnë tha Novica Stanic në deklaratë për të përditshmen “Dan”.
Ai shtoi se ky term është prëmendur disa herë, një here “Shqipëria e madhe” e sot “Shqipëria Natyrale”, për fat të keq, ajo mbetet si kërcënim.Por për emocionet e tyre njerzore, reagimet politike, definitivisht unë i kuptojë, por dënojë shpalljen e çfar do krijimi si atë që e quajnë “Shqipëri natyrale”.
Ai deklaroi se pushteti malazias reagon ashper nëse opozita ne MZ i kritikon ata,por kur partit shqiptare sulmojne integritetin e shtetit malazias ata nuk reagojnë fare.
Nga këndveshtrimi i depuetit të (DPS) Rajko Kovacevic deklaroi se shteti nuk duhe të ketë frikë nga ana e trupit politik shqiptar.Këta janë fqinjët tanë, të cilët kanë kontribuar gjithmonë për stabilitetin e përgjithshëm dhe kanë dhënë kontribut të shquar në themelimin e vendit tonë. Një deklaratë nga një deputet, të dhënë në një fazë të caktuar në politikë ndikonë për shkak të pakënaqësisë së tyre mbi miratimin e ligjit zgjedhor ,prandaj unë këtë nuk e marrë si dekleratë të mëndimit thelbësorë të Mehmet Bardhit, të cilin e njoh vite të tëra si deputet ka thënë Kovacevic për mediat malazeze.
Siç shkruajn mediat malazeze as kolegu partiak dhe funkioneri i lartë i LD-së Nikollë Camaj, nuk konsideron se deklarata është nxitëse, por vë në dukje se shqiptarët ishin të zhgënjyer nga ana e veprimit të autoriteteve malazeze dhe që ata duan që “çështja shqiptare”, në Mal të Zi të zgjidhet sa më parë.
Camaj paralajmroi se do tu drejtohën ambasadave të huaja dhe Gjykatës Kushtetuese për shkak të miratimit të Ligjit Zgjedhor,të cilat sic thotë , vulgarisht shkelin të drejtat e fituara të subjekteve politike shqiptare. Sipas Camajt kjo nuk është një thirrje për dhunë, por thirrje që të pranojë realitetin dhe të respektojnë të drejtat e komunitetit shqiptar për të marrë trajtim adekuat në Mal të Zi .
Ai ka thënë për “Dan” se për interpretimin e drejtë të dekleratës së Bardhit, Kryetarit të Lidhjes Demokratike, duhet pyetur atë përsonalisht, por duke “njohur Bardhin “, vet as në ëndërr nuk do e mendoja se ai donte të dërgonte një mesazh të shëmtuar.”
Unë e kuptoj se Bardhi thotë se derisa të gjithë shqiptarët në regjion kryesisht i kanë zgjedhur çeshtjet kyçe, çeshtja shqiptare në Mal të Zi ende mbetet e pazgjedhur dhe se kjo çështje doemos duhet zgjellur theksoi Camaj.
Sipas mediave malazeze në çdo rast, pas thirrjes për ndarjen e veriut të Malit të Zi, për të formuar shtetin e Sanxhakut, janë aktualizua edhe pyetjet, se çfarë shqiptarët mund të bëjnë për të realizuar pamvarsinë e tyre nga Mali i Zi dhe kërcnimet e ndarjes edhe në të kaluarën janë vënë re,por kurrë kështu në mënyrë eksplicite të komunikohet në një vend siç është në Kuvëndin e Malit të Zi, e të cilat në sy ua tha Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demorkatike të shqiptarëve nën Mal të Zi, Mehmet Bardhi.
Albert Camaj
MALESIA.ORG
Atentati, zbulohet padia e Konomit për falsifikim pronash në Durrës
Gjyqtari
i ekzekutuar me minë-celular, Skerdilajd Konomi kishte paditur 10 muaj
më parë në Prokurorinë e Durrësit palën kundërshtare për falsifikim
dokumentash të pronësisë. Dosja i ka kaluar për hetim prokurorisë së
Tiranës, ndërsa hetimet vazhdonin paralelisht me procesin në Gjykatë të
Lartë. Grupi hetimor merr në pyetje rrethin e ngushtë të miqve të
gjyqtarit dhe ngushton dyshimet për atentatin
Tiranë Rrethi i ngushtë i miqve të Skerdilajd Konomit është përballur dje me grupin hetimor për të dëshmuar mbi shqetësime apo probleme të gjyqtarit të ekzekutuar në mënyrë mafioze në qendër të Vlorës. Në kohën që atentati i mëngjesit të së premtes është i mbuluar nga misteri, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë shpresuar që përmes njerëzve të besuar të gjyqtarit, të arrinin të zbulonin të dhëna mbi lëvizjet e tij të ditëve të fundit, apo për shqetësime për çështje nga më të ndryshmet. Sipas informacioneve të marra, grupi hetimor ka mësuar se 10 muaj më parë, Skerdilajd Konomi kishte bërë një padi në Prokurorinë e Durrësit. Bëhet fjalë për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, për tokën e ndodhur në Hamallaj të Durrësit, për të cilën gjyqtari ka akuzuar palën kundërshtare me të cilën ishte në proces gjyqësor. Sipas burimeve nga grupi hetimor, padia e Skerdilajd Konomit i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimi vazhdonte paralelisht me procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, e cila u fitua pak javë më parë para ekzekutimit të gjyqtarit. Seanca e djeshme e pyetjeve duket se ka përçuar sinjale të dobishme për verifikime të mëtejshme në “makinerinë” e grupit hetimor. Ndaj edhe dyshimeve të grupit hetimor mbi ekzekutimin e stilit mafioz i është shtuar edhe kjo padi e bërë nga Konomi, 10 muaj më parë.
Beteja e gjyqtarit për pronat
“Të dhënat e mbledhura na kanë dhënë detaje të vlefshme mbi axhendën e ditëve të fundit të gjyqtarit, ndaj edhe po monitorojmë disa persona që kanë lidhje me këto lëvizje të Konomit”,-shtojnë më tej burimet nga grupi hetimor, që megjithatë ruajnë me fanatizëm sekretin hetimor. Megjithatë, mësohet se kohët e fundit, gjyqtari 33-vjeçar ishte i fokusuar tërësisht në procedurat pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që i kthente familjes së tij qindra hektarë tokë në Hamallaj të Durrësit. Grupi hetimor ka marrë tashmë dëshmitë e dy trashëgimtarëve të fisit Shallvari, prej së cilit, babai i Skerdilajdit përfitonte tokën në Gjirin e Lalzit, të cilët kanë shpjeguar në detaje ecejaket e gjyqtarit në betejën gjyqësore. Një detaj i rëndësishëm që ka dalë nga hetimet, e që tregon devocionin e 33-vjeçarit Konomi, për çështjen e pronave është një letër, që ai i kishte dërguar një ambasade të huaj në Tiranë. Sipas të dhënave, që tashmë kanë mbërritur në duart e hetuesve, Skerdilajd Konomi ishte vënë në dijeni se një kompani e huaj ishte ofruar për të investuar në tokat e tij në Hamallaj të Durrësit, përmes negociatave me palën kundërshtare, e cila gjithashtu pretendonte pronësinë. Një burim i besueshëm i tha “MAPO”-s se gjyqtari ishte detyruar t’i dërgonte një letër sqaruese ambasadës në Tiranë, ku shpjegonte përmes provave se ishte familja e tij, trashëgimtare e tokave, ku kompania e huaj synonte të realizonte projektin si dhe kërkonte ndihmën e diplomatëve për të ndërhyrë në sqarimin e situatës.
Tensioni i ditëve të fundit
Të afërmit e Skerdilajd Konomit pohojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, që u kthente trashëgimtarëve të fisit Shallvari, 340 ha tokë në Hamallaj të Durrësit, ishte një çlirim i madh për ta. E megjithatë, nuk kanë përfunduar me kaq telashet e gjyqtarit civilist, që udhëhiqte betejën gjyqësore. Ekzekutimi i vendimit gjyqësor dhe regjistrimi i pronave në Hipotekën e Durrësit, sipas dëshmitarëve, po merrnte trajtën e një beteje tjetër, që duhej fituar. Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetimor, Skerdilajd Konomi e kaloi javën e tij të fundit të jetës duke udhëtuar drejt Durrësit dhe Tiranës, ku takonte zyrtarë të Përmbarimit apo institucioneve të tjera për këtë problem. Por a mund të jetë kjo, pista më e fortë, përmes së cilës mund të gjenden autorët e krimit? Zyrtarë të grupit hetimor tregohen të kujdesshëm, kur thonë se deri në këtë fazë të investigimit, nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave të dyshuara për ekzekutimin me minë-celular, të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Asnjë kërcënim në telefonin e Konomit
Hetimet mbi motivet e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk kanë mundur të gjejnë asnjë të dhënë për një kërcënim të mundshëm ndaj gjyqtarit, para atentatit mafioz në qendër të qytetit të Vlorës. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se këqyrja e telefonit celular të viktimës, por edhe dëshmitë e miqve dhe familjarëve të tij, nuk kanë dhënë asnjë element, që mund të tregonte një konflikt të dukshëm të gjyqtarit para vrasjes. Ekspertë kriminalistikë të policisë së Vlorës kanë mundur të zbërthejnë telefonin celular të gjykatësit të vrarë, Skerdilajd Konomi. Burime nga grupi hetimor i thanë “MAPO”-s se për orë të tëra, aparati telefonik është lënë të thahet në një ambient të posaçëm, pasi për një kohë të gjatë ai nuk mund të këqyrej nga ekspertët. “Pas shpërthimit, telefoni ka rënë në kontakt me ujin e zjarrëfikëses, por edhe karburanti i automjetit e kishin bërë të pamundur zbërthimin e të dhënave të telefonit. Nga këqyrja e telefonit, ekspertët kanë mundur të sigurojnë të gjitha të dhënat e ruajtura në celular, përfshirë kontaktet e fundit telefonike dhe SMS-të e shkëmbyera. Por nga këto të dhëna, hetuesit nuk kanë mundur të deshifrojnë asnjë sinjal për një kërcënim të mundshëm në adresë të gjyqtarit, nëpërmjet telefonit të tij celular. Mungesa e sinjaleve të tilla kërcënuese e bën akoma më të vështirë punën e hetuesve, të cilët kanë kërkuar tabulatet telefonike të celularit të viktimës, por edhe të personave të tjerë.
Ekspertët e policisë,
analizë pamjeve të atentatit
Prej 48 orësh, ekspertë të policisë po analizojnë filmimet e televizioneve, që kanë regjistruar shpërthimin e makinës së Skerdilajd Konomit. Momenti i përzgjedhur për të aktivizuar eksplozivin i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ekzekutorët kanë qenë duke ndjekur nga afër vënien në jetë të planit të tyre, ndaj edhe po shfrytëzojnë çdo burim të mundshëm informacioni. Për të siguruar informacione të detajuara rreth këtij dyshimi, policia ka sekuestruar pamjet filmike të marra nga kamerat e televizioneve që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nëpërmjet këtyre filmimeve, ekspertët e hetimit synojnë të evidentojnë të gjitha automjetet, që ndodheshin në radhë pas makinës së shpërthyer të gjyqtarit. Deri tani janë mundur të sigurohen disa targa automjetesh, të filmuara nga kamerat e televizioneve, të cilat do të verifikohen nga policia. Kjo për të konfirmuar ose rrëzuar pistën e mundshme, që autorët kanë ndjekur gjyqtarin, që prej banesës së tij në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të ceremonisë së djeshme mortore në nderim të gjyqtarit, pasi rreth teatrit “Petro Marko” janë parë persona që qëndronin në ambientet e jashtme të tij.

Sunday, September 11, 2011
Aforizma – Faik Konica
Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytzuar zëmrime të veçanta.
(Albania, nr.1, 1897)
Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti.
(Albania, nr.2, 1902)
Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.
(Albania, nr.2, 1902)
Le të shkruajnë të gjithë sa të munden, le të dalin mijëra artikuj e qindra libra; e, me kohë, n’ato shkrime do të ndodhen sa që do të kenë një vlerë letrare të vërtetë, që do të mbeten kur të harrohen të tjerat, e që do të jenë shtyllat e para të një letrature kombëtare.
(Albania, nr.4, 1902)
Koha kur rojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre.
(Albania, nr.1, 1909)
Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.
(Albania, nr.5, 1899)
Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë.
(Albania, nr.2, 1899)
Kur e nget një njeri s’ke të drejtë t’i thuash pse më nget.
(Albania, nr.2, 1899)
FLAMURI
Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.
KËSHILLA NJË GAZETARI
( Faik Konica boton në të përkohshmen “Albania” më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir.)
I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.
Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.
Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.
Gijom APOLINERI
FAIK KONICA
Ndër njerëzit që kam njohur e që më kujtohen me kënaqësi të madhe Faik Konica padyshim është nga më të veçantët.
Ai lindi në Shqipëri 40 vjet më parë në një familje që ka ruajtur besimin e krishterë. Ky shqiptar (ce chkipe) studioi në Francë. Në moshën 20 vjeçare pati rastin që mund të bëhej një prift i Grande Chartre, por ai nuk e bëri këtë. Pak nga pak besimi i tij do të humbte dhe do të kthehej në indiferencë, madje gjer në antiklerikalizëm, ç’ka na kujton atë të Merimie-së. Kështu ai vazhdoi studimet e tij por meqë ishte një atdhetar i madh ai u kthye në Shqipëri, ku sipas thënieve të tij ishte dënuar dy herë me vdekje, në mungesë, për komplot ndaj pushtetit otoman. Ai u rikthye në Francë ku e njohu në një mënyrë të shkëlqyer gjuhën dhe letërsinë franceze dhe u lidh me të gjithë ata që e admironin Shqipërinë. Megjithatë, liria që gëzonte në Francë i dukej e pamjaftueshme dhe kështu shkoi e u vendos në Bruksel në rrugën “Albanie” p;r t; themeluar revistën erudite “Albania”, ku u muar me politikë dhe akoma më shumë me letërsi, histori, filologji, etj.
Ai ja kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij lëvizjes kombëtare shqiptare, duke e pastruar gjuhën shqipe nga termat e pasakta apo parazite. Në pak vite ai përpunoi plot pathos një gjuhë të bukur, të pasur dhe të zhdërvjellët. Por ashtu si në Paris, edhe në Bruksel liria nuk i pëlqeu. Njëherë pati një ndodhi me një polic. Polici e pyeti:
-Cila është kombësia juaj?
-Jam “albanais”!
-Ku banoni?
-Në rrugën “Albania”
M; kishte ftuar të shkoja dhe të kaloja disa ditë si mik tek ai. Do të vinte vetë në stacion por duhej një shenjë si ta njihja. Kishte vendosur të mbante në thilenë e xhaketës një orkide. Treni im arriti me shumë vonesë. Në stacion, Viktoria vuri re se shumë njerëz mbanin orkide në xhaketat e tyre. Si vallë do ta njihja shqiptarin tim? Mora një karrocë dhe mbërrita tek ai sipas adresës, pikërisht në momentin kur ai po dilte për të blerë orkiden.
Qëndrimi im në Londër ishte i këndshëm. Konica kishte pasion klarinetën, oboen si dhe kornën angleze. Në sallonin e tij kishte një koleksion të vjetër të instrumenteve muzikore prej druri. Në mëngjes, duke pritur për të ngrënë, si gjithmonë me vone-së, miku im luante arie të vjetra me hundë e qëndronte në këmbë me një pamje serioze përballë tavolinës. Mëngjesin e hanim sipas mënyrës shqiptare, d.m.th. pa pushuar. Çdo dy ditë ai servirte një kek ëmbëlsirë që mua s’më pëlqente fare. Një ditë kishte ushqim të mirë që mua më pëlqente por atij nuk i shijonte. Mëngjeset zgjatnin aq shumë sa s’kisha kohë të vizitoja muzeumet e Londrës sepse arrija aty kur dyert e tyre mbylleshin. Por ne bënim shëtitje të gjata. Gjatë këtyre ditëve shëtitjeve mësova se çfarë shpirti të hollë e plot kulturë kishte Faik Konica. Ashtu dhe gjith shqiptarët e racës së mirë, ai ishte disi tekanjoz, por un; isha aq i prekur nga miqësia e tij sa kjo gjë nuk më bënte dhe shumë përshtypje. Teket e tij manifestoheshin në mënyrë të çuditshme. Për shembull nëse hynte në një magazinë për të blerë diçka, dilte me shpejtësi që andej me frikën se mos e ndiqte tregtari, sikur ai të dyshonte se ai kishte vjedhur. “Kështu është, më thoshte ai,edhe pse unë kurrë nuk kam vjedhur”. Në Londër, Faik Bej Konica më tregoi bibliotekën e tij. Ai i kishte shitur të gjitha librat që kishte pasur më parë për të blerë botime angleze ku tekstet ishin shtypur me germa të vogla. Duhej një lente zmadhuese për t’i lexuar ato. Kështu, ai kishte krijuar një bibliotekë të re e të madhe që përmblidhej në një dollap të vogël. Nga librat e vjetër ai kishte ruajtur një fjalor të Bejlit, të cilin e kishte si një mësues shpirtëror, si dhe fjalorin e Darmasterit.
Si një bej i dytë, Faik Konica ka patur gjithnjë maninë e pseudonimeve. Ai i ndryshonte shpesh ato. Kur e kam njohur unë si shkruante me pseudonimin Thrank – Spirobeg, sipas emrit të një personazhi historik të Leon Kahn, një kryevepër e frymëzuar nga historia e shqiptarëve. Por duke parë se tipografët ja ortografisnin gjithnjë pseudonimin e tij, Faik Konica vendosi ta shënonte pikërisht kështu. Kjo nuk zgjati më shumë se dy-tri vjet dhe ai përdori një tjetër pseudonim me të cilin do të nënshkruante një vepër mjaft të rëndësishme dhe të shkruar mjaft mirë të titulluar “Ese mbi gjuhët artificiale”, nga Pyrrhus Bardyli. Shkova edhe njëherë tjetër në Londër tek Faik Konica, i cili tashmë ishte martuar dhe banonte në Ching Ford. Ishte pranverë dhe ne shëtisnim fushave duke kaluar orët dhe duke ndjekur njerëzit që luanin golf. Faiku kishte blerë pula që të kishte prej tyre vezë të freskëta. Por kur pulat bënin vezë ishte e pamundur që ai t’i hante. E si mund t’i hante vezët e atyre pulave që i njihte dhe i ushqente me duart e veta. Dhe pulat nuk vonuan t’i hanin vetë vezët e tyre. Ky fakt e tmerroi Faik Konicën i cili filloi t’i shihte me tmerr ato shpezë të gjora, duke mos i lënë të dilnin nga kafazi, gjersa kështu ato nisën të hanin njëra tjetrën. Më së fundi mbeti vetëm fitimtarja e cila kaloi dhe pak kohë të jetës së saj në vetmi. Atë pulë që munda ta shoh, ishte bërë e egër dhe si e çmendur. E dobët dhe e zezë, shumë shpejt ajo ngjau me një korb dhe pak para ikjes sime i shëmbëllente një lloj miu.
Faik Konica botonte revistën “Albania”. Në kopertinën e saj kishte vendosur një emblemë me stemën e shtetit shqiptar, pikturuar nga një piktor i talentuar francez. Po kështu ai do t’i kushtonte mjaft vëmendje artikujve dhe shkrimit të tyre. Ngaqë kalonte shumë kohë në përpilimin e tyre, revista shpesh dilte me vonesë. Në vitin 1904 u botuan numrat e vitit 1902 dhe në vitin 1907 dolën të gjithë artikujt e vitit 1904. Vetëm revista franceze “L’Occident” mund të rivalizonte në këtë pikë me revistën “Albania”.
Kur u b; revolucioni xhonturk, Faik Konica mendoi të kthehej në vendin e tij. Por ngjarjet nuk ndodhën ashtu siç i mendonte ai. Kështu ai u nis me shpejtësi në Amerikë ku po merrte hov lëvizja çlirimtare. Më shkroi për herë të fundit para se të nisej në Amerikë, pastaj nuk morra më lajm nga ai. Dija se ishte në Amerikë në një koloni të madhe dhe të pasur të shqiptarëve. Kujtoja se ai vend do ta kishte pritur mirë njeriun e ndritur të gjuhës shqipe, por më vinte keq që nuk më shkruante më për aventurat e tij. Vitin e fundit, gjeta në një librari numrin e parë të një reviste të titulluar “Trumpeta e Krujës” sipas emrit të kryeqytetit të Skënderbeut. Në të mësova se ai jetonte në Sent Luis të Missurit dhe nuk shkruante më në frëngjisht, gjuhë të cilën e njihte mjaft mirë, por në anglisht, të cilën e fliste shumë keq. I shkrova në adresën Sent Luis por nuk mora përgjigje prej tij. Kur ja, ditën e fundit, një letër nga Çikago ma kujtoi përsëri shqiptarin tim. Letra ishte shkruar nga Benjamin Decastres por shkrimi i zarfit nuk më la asnjë dyshim se ishte ai i Konicës, një shkrim i imët dhe i bukur që u ngjante atyre të shtypshkronjave, si shkrimi i vetë Petrarkës. Hapa letrën dhe aty gjeta dy faqe të shtypura në anglisht të titulluar”Prelude”, kushtuar gjithë atyre që e kishin ndihmuar egoizmin e tij militant. Ishte në fakt një lloj poeme në prozë, plot fraza filozofike e imazhe biblike ku përmendeshin dhe Gëtja e Betoveni.
Kjo lamtumirë e veçantë e Faik Konicës për ata që i kishte njohur por që tashmë i kishte këputur lidhjet e miqësisë, nuk më la asnjë shpresë se mund ta shihja atë përsëri. Ai tani ka hequr dorë nga Europa dhe nuk boton më “Trumpeta e Krujës”. Ndoshta tani as vetë Shqipëria nuk bën më pjesë në preokupimet e tij. Tej gjithë punëve të tij në Miçingan, ky stërnip i Gjergj Kastriotit shfaq tani melankolinë e europianit tejet të kultivuar dhe të poetit të zhgënjyer, por në hipokondrinë e tij nuk mund të mos ekzistojnë padyshim katër vëllimet e fjalorit të Bejlit.
“Mercure de France”, 1912

Albert Kamy
Çmimi Nobel për letërsi (1957)
Vitet e rinisë:
Albert Kamy lindi më 7 nëntor të vitit 1913 në Mondovi të Algjerisë (koloni e Francës). Nëna e tij ishte me origjinë spanjolle dhe gjysëm e shurdhuar. Babai i tij Lucien, një punëtor i varfër agrikulture me origjinë nga Alsatia. Ai vdiq në betejën e Marnës në vitin 1914, gjatë luftës së I botërore, gjatë kohës kur ai bënte pjesë në regjimentin e këmbësorisë së Zouave. Albert Kamy jetoi në një gjëndje të vështirë ekonomike gjatë fëmijërisë së tij në Belcourt, lagje kjo e algjerianëve. Në vitin 1923, ai u pranua, të ndiqte mësimet e para në një lice në Algjeri, më pas do të vazhdonte studimet e larta pranë universitetit të Algjerianëve. Sidoqoftë, ai u sëmur rëndë nga tuberkulozi në vitin 1930, gjë kjo që bëri të mundur që Kamy të hiqte dorë nga futbolli i luajtur (ai ka qenë portier në skuadrën e universitetit të tij) dhe e detyroi atë që të vazhdonte mësimet part-time. Ai bënte punë të vogla, përfshirë këtu punë si: tutor privat, si dhe si punëtor në institutin e Meteorollogjisë. Kamy mori dipllomën si filozof në vitin 1935. Në maj të vitit 1936 Kamy pati shumë sukses në prezantimin e tezës së tij “Plotinus”, gjatë marrjes së dipllomës. Gjatë vitit 1936, Kamy u bë anëtar i partisë popullore algjeriane, gjë e cila i solli atij shumë telashe që erdhën nga ana e partisë komuniste franceze, në të cilë ai bënte pjesë, pas kësaj ai do të quhej si Trockian dhe do të përjashtohej nga partia në vitin 1937. Por Kamy më vonë do të bashkohej me lëvizjen e anarshistëve francezë. Në vitin 1934, Kamy, do të martohej me Simone Hie, një e droguar, por martesa e tyre nuk përfundoi për shkak të kësaj, por për shkak të tradhëtisë bashkëshortore nga të dyja palët. Në vitin 1935, Kamy themeloi teatrin e punëtorëve, e cila zgjati e hapur deri në vitin 1939. Nga viti 1937 deri në vitin 1939 ai punoi si gazetar për një gazetë socialiste Alger-republicain. Punët e tij përfshinin jetën e fshatarëve të Kabiliesë, të cilët jetonin në kushte shumë të këqija ekonomike, shkrime këto që bën të mundur që Kamy të pushohej nga puna. Nga viti 1939 deri në vitin 1940 ai punoi për një periudhë të shkurtër kohore për një tjetër gazetë të ngjashme. Më vonë ai do të refuzohej për t’u bërë pjesëtar i saj, për arsyen e vetme se qe i sëmur me tuberkuloz. Në vitin 1940, Kamy do të martohej me Francine Faure, një pianiste dhe mësuese matematike. Ndërkohë që ai dashuronte Francinën, ai pati deklaruar më parë në mënyrë shumë pasionante se ishte kundër martesës, duke e quajtur si jo natyrale. Edhe mbasi e shoqja e tij Francine i dhuroi atij dy binjake Katerinën dhe Zhanën, më 5 shtator të vitit 1945, ai përsëri vazhdonte t’iu tregonte shokëve të tij se ai nuk qe i prerë për martesë. Kamy do të përfshihej në shumë lidhje jashtë martesore, në veçanti qe lidhja e tij me aktoren me origjinë spanjolle Maria Casares. Në të njëjtin vit Kamy filloi që të punojë për gazetën Paris-soir. Gjatë fillimit të luftës së II botërore, Kamy qe një pacifist. Gjithsesi, ai u thirr dëshmitar në Paris, për të dëshmuar se si Wehmacht mori pushtetin. Më 15 dhjetor të vitit 1941, Kamy qe dëshmitar gjatë ekzekutimit të Gabriel Peri, një eveniment që do të bënte të mundur që Kamy të kristalizonte revoltën e tij kundra gjermanëve. Më vonë Kamy do të lëvizte drejt Bordosë, duke iu bashkuar stafit të gazetës Paris-soir. Po në të njëjtin vit ai mbaroi së shkruari romanet e tij të parë të titulluar “I huaji”dhe “Miti i Sizifit”. Ai do të rikthehej për pak kohë në Oran të Algjerisë në vitin 1942.
Karriera letrare:
Gjatë luftës Kamy iu bashkua rezistencës franceze në luftën kundër nazistëve. Po në këtë kohë ai botonte fshehurazi nëpër gazeta artikuj të ndryshëm. Në vitin 1943, kur qe ngritur në këmbë një frymë anti-naziste, në të cilën qe përfshirë edhe Kamy, ai do të zgjidhej si kryeredaktor i një gazete, dhe kur aleatët çliruan Parisin, ai do të bënte reporterin deri në fund të luftës. Ai ishte, sidoqoftë, njëri prej reporterëve francezë, të cilët u shprehën kundër përdorimit të bombës atomike në Hiroshimë, e cila do të ndodhte më 8 gusht të vitit 1945. Ai u tërhoq nga ushtria në vitin 1947, kur gazeta e tij u bë komerçale. Qe kjo koha kur Kamy u njoh me Zhan-Pol Sartër. Pas lufte, Kamy filloi që të frekuentonte shpesh kafe Flore në bulevardin Saint-Germain në Paris në shoqërinë e Zhan-Pol Sartër e disa miqve të tjerë. Kamy, gjithashtu bëri një udhëtim drejt Amerikës për të dhënë leksione rreth filozofisë franceze. Në vitin 1949, sëmundja e tuberkulozit, që e kishte kapluar tashmë, e bëri që të izolohej nga bota për rreth dy vjet rresht. Në vitin 1951, ai do të publikonte librin e tij “Rebelët”, që ishte një analizë filozofike e rebelimit dhe revolucionit, e cila vuri në evidencë kundërshtimin e tij ndaj komunizmit. Pas publikimit të këtij libri, pati një reagim mjaft të ashpër nga ana e intelektualëve dhe gjithashtu edhe nga ana e kolegëve të tij, ku arriti kulmin e saj me krisjen e marrdhënies me Sartrin. Ky moment e shokoi atë, dhe papritmas do të fillonte të përkthente pjesë të ndryshme. Kontributi i tij më sinjifikativ në fushën e filozofisë ishte teza e tij e absurditetit, rezultati i dëshirave tona për qartësi dhe për të kuptuar kuptimin e botës dhe gjendjes së të tjerëve, të gjitha këto ai i shfaqi tek libri i tij “Miti i Sizifit”, e përfshirë kjo edhe në shumë studime të tjera, sikurse ishte “I huaji” dhe “Murtaja”. Pavarësisht “krisjes” me Sartrin, disa argumentojnë se Kamy u përqëndrua në kampin e ekzistencializmit. Sidoqoftë, ai e refuzoi kategorikisht etiketimin e tij në esenë e tij “Enigma”. Rryma konfuzionale mund të lind akoma, ashtu si edhe disa aplikime ekzistencialiste kanë të përbashkët me shumë me idetë praktike të Kamysë. Gjithsesi, mendimi personal që ai kishte rreth botës që e rrethonte, si dhe vizioni që ai kishte rreth progresit të saj, bën të mundur padyshim që ai të vendosej mënjanë. Në vitet 50’ Kamy do të mbështeste të drejtat e njeriut. Në vitin 1952 ai dha dorëheqjen e tij nga puna e tij në UNESCO kur OKB-ja pranoi Spanjën si anëtare, kur ajo në atë kohë ishte nën regjimin diktatorial e gjeneral Frankos. Në vitin 1953, ai do të kritikonte metodat sovjetike, për të shtypur grevën e punëtorëve në Berlinin lindor. Në vitin 1956, ai për të njëjtën gjë do të protestonte edhe kundër metodave të polakëve kundrejt shtetasve të saj. Po në këtë vit ai do të ngrihej kundër metodave çnjerëzore gjatë revolucionit hungarez të kryera nga sovjetikët. Ai iu qëndroi besnik ideve të tij pacifiste, duke iu bërë një rezistencë të admirushme këtyre metodave çnjerëzore anembanë botës. Një ndër kontributet e tija më sinjifikative në kuadër të kësaj lëvizje ishte eseja që ai e bëri në bashkëpunim me Arthur Koestler, që ishte shkrimtari, intelektuali dhe drejtuesi i këtij unioni kundër dënimit politik. Kur filloi lufta e Algjerisë në vitin 1954, për të ky fakt, ishte një dilemë e vërtetë. Kamy doli përkrah qeverisë franceze, duke e cilësuar këtë lëvizje nga algjeriantë nga njëra anë si një pjesë integrale të imperializmit arab të drejtuar nga Egjipti dhe nga ana tjetër si një lëvizje të inskenuar nga Rusia kundër Evropës perëndimore dhe kundër sipas tij izolimit amerikan. Ndërkohë Kamy nga ana tjetër, ishte partizan i idesë për një Algjeri autonome dhe federative. Prapa skene, Kamy, filloi që të punonte dhe të indagonte rreth të burgosurve algjerianë, të cilët u përballën me dënimin me vdekje. Nga viti 1955 deri në vitin 1956 Kamy do të shkruante për L’Express. Një vit më vonë, 1957, Kamy do të nderohej me çmimin Nobel për letërsi, dhe kjo në saj të “prodhimtarisë së tij letrare, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shumta që shqetësojnë ndërgjegjen njerëzore në ditët tona”. Kamy nuk e fitoi çmim me romanin e tij “Gremisje”, të cilin ai e publikoi një vit më parë, por në saj të shkrimeve të tij kundër dënimeve me karakter politik në esenë e tij të titulluar “Reflektim mbi Gijotinën”. Në një ndër pyetjet që i bënë studentët e universitetit të Stokholmit në lidhje me inaktivitetin e tij në çështjen algjeriane, ai iu përgjigj se në fakt ai ishte shumë i shqetësuar për atë çka mund t’i ndodhte së ëmës, e cila jetonte akoma në Algjeri. Pas kësaj deklarate intelektualët francezë do ta izolonin akoma më shumë atë.
Vdekja:
Alber Kamy vdiq më 4 janar të vitit 1960 në një aksident rrugor me makinë, afër Senës, në një vend të quajtur “Le Grand Fossard” në një qytet të vogël të Villeblevin. Në xhepin e tij të xhaketës ishte një biletë e pa përdorur. Është e mundur që ai të kishte planifikuar që të udhëtonte me tren, porn ë fund kishte vendosur që të udhëtonte me makinë. Edhe shoferi i makinës Facel Vega, Michel Gallimard- që ishte publicisti dhe shoku më i mirë i tij, kishte vdekur në një aksident rrugor më parë. Kamy u varros në varrezat e Lourmarin në Francë.
Binjaket Katerina dhe Zhana, dy vajzat e tij më vonë pas vdekjes së të atit do të botonin disa nga punimet e tij.
Dy ishin punimet e Kamys që u botuan pas vdekjes së tij, e para e titulluar “Një vdekje e lumtur”, e publikuar në vitin 1970, që kishte në qendër personazhin me emrin Meursault, si tek “I Huaji”, por përsëri ka një debat të hapur në lidhje me pikat e përbashkëta midis këtyre dy historive. Romani i tij i dytë që u publikua pas vdekjes së tij, që ishte edhe një roman i papërfunduar, ishte ai me titull “Njeriu i parë”. Ky ishte një roman, të cilin Kamy po e shkruante para se të vdiste. Romani bënte fjalë rreth biografisë së tij, ku përfshihej puna dhe fëmijëria e tij në Algjeri, ky roman do të publikohej në vitin 1995.
Kamy & futbolli:
Një herë Kamyn e pyet një shok se kë pëlqente ai më shumë futbollin apo teatrin, Kamy iu përgjigj pa hezituar për asnjë çast, “futbolli”.
Kamy luajti si portier për universitetin Racing të Algjerisë, ku fitoi kampionatin e Afrikës veriore dhe kupën e Afrikës veriore, të dyja këto në vitet 1930’ me skuadrën e të rinjve nga viti 1928 deri në vitin 1930. Shpirti i skuadrës, shoqëria dhe qëllimi i përbashkët e tërhiqte shumë Alberin e ri. Shpesh në shumë prej rubrikave sportive, Kamy shfaqet si një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Por gjithçka do të venitej në moshën 17 vjeçare, kur Kamy u përball me një sëmundje të pa shërueshme, siç ishte tuberkulozi, dhe për këtë shkak ai do të dergjej për një kohë të gjatë në shtrat. Gjithçka rreth moralit dhe detyrave e kam mësuar nga sporti dhe nga ekipi im RUA thonte Kamy. Kamy i referohet një moraliteti të thjeshtë, në të cilat ai i përmend në esetë e tij të para, ku spikat afrimiteti i tij për shokët, duke shfaqur trimëri dhe lojë të pastër. Për Kamyn autoritetet qeveritare dhe ato spirituale, përpiqen shumë që ti bëjnë njerëzit konfuz me mendimet e tyre rreth moralit, duke i bërë gjërat të duken më komplekse seç janë në të vërtetë, sipas tij ato janë bërë që të shërbejnë për nevojat e tyre në vetvete.
Përktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA

Më trego 11 shtatorin tënd dhe të them kush je
Shkruan:
Roger Cohen
Ime
bijë mbushi katër vjeç atë ditë. E kisha në krahë teksa unë dhe ime
shoqe vrapuam nga Remsen Street drejt Brooklyn Promenade. Tymi nga
Kullat po trashej e po kthehej në një shtjellë resh. Copa letrash nga
zyra imobilare të shkrumbuara fluturonin nëpër East River, nën një
qiell, të cilin, tani e quaj blu 9/11. Roger Cohen
11-09-2011 11:00
Gazetarët e kanë në gjak për të vëzhguar se në ç’drejtim po lëvizin njerëzit dhe ata shkojnë në krah të kundërt. I hipa trenit në Clark Street. Gruaja pranë meje po mundohej të përmbante lotët. Mendonte se të vëllanë e kishte në Kullën veriore. U mundova ta ngushëlloja. Treni i metrosë, një prej të fundmëve që do të lëvizte atë ditë, kaloi poshtë ferrit të Times Square.
Ishte dita ime e parë në një punë të re si editor. Nuk kisha më shumë se 10 minuta në tavolinën e punës kur, në orën 9.59 të mëngjesit, Kulla Jugore ra. Më pushtoi adrenalina: alkimia e gazetarisë. Keqardhja e ndrydhur u çlirua pak ditë më vonë. Një grua, që po kërkonte për burrin e saj të humbur, kishte ngjitur në mur një eko, ku shfaqej një fëmijë i palindur, që tani do të rritej pa baba. Kjo pamje e bëri punën për mua.
Zjarret u dogjën, të ushqyera nga hekuri i shkrirë i nën rrënojave. U dogjën për javë të tëra. Nganjëherë, në varësi të erës, era e djegësirës nga poshtë Canal Street, mbërrinte në Brooklyn, një kujtesë vjellandjellëse e asaj që kishin djegur zjarret.
Kjo më kujtohet. Një prej gjërave që na mëson 11 shtatori, edhe pas një dekade, është se kujtesa është tradhëtare. Është përherë në lëvizje dhe joshkencore, më afër imagjinatës, e largët nga historia, sa edhe emocioni nga forma.
Sa herë, që nga ajo ditë, kam dëgjuar njerëz nga e gjithë bota, që shpjegojnë sipas tyre teorinë e asaj që kishte ndodhur, bazuar në atë, që ata besojnë se panë. Asnjë teori konspirative nuk ka qenë aq jashtëtokësore apo e marrë, sa për të mos u pëshpëritur. Më është dashur ta përmbaj veten.
Më trego rreth 11 shtatorit tënd, dhe të them se kush je.
Joseph Brodsky pat shkruar njëherë: nëse ka diçka që e zëvendëson dashurinë, është kujtesa. Të mbash mend, atëherë, është të rikthesh intimitetin”. Ky nuk është një përkufizmi i keq i asaj që bën gazetaria e mirë: rikthimi i intimitetit. Portretet e Trishtimit që u shfaqën në “New York Times” për muaj pas sulmit, prekën në plagë sepse dobësuan, përmes detajeve të jetëve të veçanta, formulën e Stalinit: vrit në masë dhe humbja bëhet veç një numër.
Më pas erdhi humbja e kombit-humbja e drejtimit. Fillimi i shekullit 20 ishte një periudhë e zgjerimit të ethshëm amerikan. Fillimi i shekullit 21 ka qenë një periudhë e grumbullimit të dyshimit amerikan. Shekulli Amerikan është pas nesh; ky i tashmi ende po e kërkon epitetin e tij ndërmjet fuqive të reja. Se çfarë roli luajtën sulmet në këtë riformatim të globit dhe ç’pjesë e tij mund t’i atribuohet rrymave të pandalshme të historisë- është një pyetje e hapur.
Do të thosha se ndryshimi i vendeve ndërmjet fuqive ishte i pashmangshëm, por u përshpejtua nga 11 shtatori dhe nga shansi. Gjërat e lëna varur ndihmuan gjithashtu. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetën veten me një president aksidental. Ai e futi kombin në dy luftëra, pa e përgatitur atë për sakrifica. Virtutshmëria e tij nuk toleronte të vihej në pyetje. Papërgjegjshmëria ishte në aleancë me sigurinë, një martesë e tmerrshme. Gënjimi i vetes është mëma e mallkimit. Luftërat vranë. Wall Street gjithashtu. “Whatever” (një fjalë që ka hyrë në zhargon për të demonstruar shkujdesje dhe moskokëçarje-shën. i red.) u bë motoja e amerikanëve të mbytur në borxhe; dhe me kalimin e kohës, erdhi rrënimi.
Kur u vjen koha, ideologjitë ekstreme lulëzojnë. Duhet të ketë një armik të brendshëm. Duhen gjetur koka turku, kompromisi duhet shtypur. Efekti më shkatërrimtar i 11 shtatorit ka qenë polarizimi i Amerikës dhe inkubacioni i urrejtjes.
Interesi kombëtar ka humbur duke i lënë vendin hakmarrjeve dhe mamuzeve të fanatizmit. Është manipulimi i kujtesës-përkujtimi i papërshtatshëm-që e ka kthyer një sulm nga një bandë muslimanësh fanatikë në bazë të një përpjekjeje groteske për ta nxjerrë jashtë ligjit Sharian islamike në disa shtete amerikane dhe te mendimet skandaloze për presidentin Obama dhe islamizmin.
Ka një postskript për këtë dekadë: Shpresa. Arabët janë ngritur në këmbë në qindra miliona për të marrë dinjitetin dhe lirinë e mohuar prej kohësh. Tiranitë kleptokratike, nën të cilat jetuan, ishin linja prodhimi për fanatizmin pas 11 shtatorit. Siç Amerika ka mësuar së voni ndryshimi është i vështirë. Do të jetë i vështirë edhe në botën arabe. Por, në këtë shndërrim po konturohet më në fund, gjurma e një përgjigjeje konstruktive për 11 shtatorin.
Në një prej atyre copëletrave që fluturan përmbi East River gjeta këto fjalë të shkruara për time bije: “po e lë këtë botë në datëlindjen tënde. Mbaj mend çka sheh; Shkruaje; Kjo është vepra e urrejtjes; Ec përpara; Zgjidh dashurinë; Kërko mirëkuptimin; Mund të ndodhë çdo gjë. Nuk e di nëse Zoti ekziston. Po të mos ekzsitojë, do të jetë më mirë për reputacionin e Tij”.
Vajza ime e vogël tani është një adoleshente pushtuar nga shtjella e mes fëmijërisë dhe maturitetit. Dikur thoshte se datëlindja e saj është e famshme, por jo ajo. Dikur thoshte se datëlindja e saj është në ditën që u rrëzuan Kullat. Tani ajo nuk thotë asgjë. Zgjedhje e mençur. Ka sa të duash zhurmë. Heshtja është përkujtim.
Kurrë nuk ia dhashë atë shënimin nga ai shpirti në ikje, sepse në fakt, ishte e gjitha e imagjinuar.
Skerdilajd Konomi, Kufoma të shkëlqyera
Shkruan:
Marsel Lela
“Ti
nuk e kupton se unë tashmë jam kthyer në një kufomë ambulante”. Këto
ishin fjalët që gjykatësi italian, Giovani Falcone, ia tha motrës së tij
jo shumë kohë përpara se të prekte fundin në humnerën e stërmadhe, në
autostradën që të çon nga Punta Raisi në Palermo, pranë Kapaçit, ku ai
dhe gjashtë pjestarë të eskortës së shoqërimit gjetën vdekjen. Marsel Lela
11-09-2011 11:07
Në fjalët e Falcone-s fshihej një e vërtetë e frikshme. Ky shërbëtor i ligjit ishte në dijeni të plotë rreth nyjes së tmerrshme që lidhte pushtetin mafioz me atë politik. Ai ishte ndër të paktët ligjvënës që besonte në zgjidhshmërinë e kësaj nyje, çka do të përbënte edhe thelbin e misionit të tij. Ai gjithashtu e dinte se kjo nyje do të spërdridhej me një shtrëngim mbytës rreth tij dhe kujtdo që do të përpiqej ta zgjidhte. Dhe shtrëngimi fatal nuk do të vononte. Me 23 maj të vitit 1992, pesë kuintal tritol të vëna në njërën prej galerive të autostradës ku do kalonte eskorta e Falcone-s, do ti jepnin fund misionit të tij në kërkim të së vërtetës. Giovani Falcone nuk është më. Ky kalorës i drejtësisë që luante shah me vdekjen do të mbyllte sytë një herë e përgjithmonë në atë që mbahet mend si “Masakra e Kapaçit”.
As Skerdilajd Konomi nuk është më. Ky ligjvënës i ri, emri i të cilit ishte i panjohur për shumëkënd deri në ditën e tij të kobit, u shua dy ditë më parë në një atentat të ngjashëm me atë të Giovani Falcone-s. Në fakt, nuk është ngjashmëria mes vrasjes së këtyre dy magjistratëve që të sjell ndërmend Falcone-n. Eshtë vrasja e një njeriu të ligjit që është vënë në atë detyrë për të ruajtur të drejtat e çdo qytetari, që ngacmon ndërgjegjen e gjithsecilit (nëse vazhdojmë ta kemi një të tillë). Ngjarja e paprecedent e eliminimit fizik të një gjykatësi, e ndodhur vetëm dy ditë më parë në mes të Vlorës, nuk është një mandatë që i përket vetëm Skerdilajd Konomit, apo familjes së tij. Është një mandatë që pikë së pari i përket të gjithë shoqërisë shqiptare, sistemit të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Sot, e gjithë Shqipëria zhytet në rrethin e fundit të ferrit kriminal, të terrorizmit, frikës dhe pasigurisë. Vrasja e gjykatësit Skerdilajd Konomi shënon grushtin e "knock down"-it dhe për pasojë shkërmoqjen përfundimtare të asaj që quhet "shteti ligjor".
“Kufoma të shkëlqyera” është titulli i filmit që i kushtohet viteve të fundit të jetës së Giovani Falcone-s, i bazuar në librin me të njëjtin titull të Alexander Stille. Ky libër trajton vrasjet e njerëzve me pozita të larta shtetërore, si politikanë dhe gjykatës. Këta njerëz, këta kufoma të shkëlqyera, janë kurdoherë viktimat e një vendi ku sundon anarkia dhe krimi. Janë kurdoherë viktima të një rendi të kalbur shoqëror dhe politik. “Ai që hesht dhe ul kokën vdes çdo herë që e bën këtë. Ai që ngre zërin dhe ecën me kokën lart vdes vetëm një herë”. Giovani Falcone e besonte këtë dhe eci i sigurtë e kryelartë përmes luginës së hijeve të vdekjes. Kjo thirrje e tij nuk ishte vetëm për qytetarët e Palermos, por për të gjithë qytetarët e botës.
Skerdilajd Konomi ishte biri i dikujt, bashkëshorti i dikujt, babai i dy fëmijëve të vegjël. Por ai ishte edhe një ligjvënës, një gardian i drejtësisë, i zgjedhur nga shteti për t’i shërbyer ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat e gjithsecilit prej nesh. Dhe vrasja e tij na pakëson të gjithëve. Na pakëson ndjenjën e të qenurit të sigurtë. Na pakëson besimin te shteti dhe ligjet e tij. Na pakëson guximin për të vërtetën.
Subscribe to:
Posts (Atom)