Saturday, October 5, 2013

Erla nuk qan më për Berishën

Mira Kazhani
Gjithmonë kam besuar se ajo ka një sekret, një formulë a kod që ia del të bëjë për vete të djathtë e të majtë bashkë. Erla Mëhillin e kam parë për herë të parë në foltore si zëdhënëse e Sokol Olldashit. Ishte ndryshe nga zëdhënëset që ishim mësuar të shihnim. Në kohë të Nanos mbisundonin meshkujt, ndërsa ato pak femra nuk shquheshin për ndonjë sharm të madh. Erla ishte nga ato vajzat e veshura me shije, pa ngjyra të forta, madje e mbisundon bezha, e zeza dhe bluja. Në rastin më të mirë ka një laps në sy dhe flokët

Thursday, October 3, 2013

Rama i zhvat pronën me vendim qeverie edhe Rudina Magjistarit

Shkruar nga Erind Koci
Edi Rama hakmerret ndaj ish-gruas së tij, Rudina Magjistari, duke i kaluar pronat e saj në Durrës në administrim të Ministrisë së Brendshme.


Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Rama ka shfuqizuar vendimin që i kthen familjes sw Rudina Magjistarit pronën si pronare legjitime duke e kaluar atë nën administrimin e Gardës së Republikës.

Ngjela: Koço më erdhi në zyrë i palarë, armik i briskut dhe sapunit

Shkruar nga Erind Kuci
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kritikon ashpër javët e para të qeverisë së re.

Në një intervistë për “ABC News”, ai thotë se nuk do të mbështesë më publikisht Ekzekutivin e ri dhe shton se, nëse vazhdohet në këtë rrugë, së bashku me aleatët e tjerë të së majtës do të kërkojnë një kryeministër tjetër.
“Do angazhohem me gjithë koalicionin që ose të rregullojë trajektoren, ose të gjejmë kryeministër tjetër. Më  hapur se kaq nuk mund të flas. Shenjat

Tuesday, October 1, 2013

Sot 22-vjetori i hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Tiranë

22 vjet më parë si sot, Ambasada u rihap pas 52 vjetësh mungese marrëdhëniesh diplomatike me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë ad interim dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.
Përgjatë këtyre 22 viteve Shqipëria dhe SHBA-të kanë zhvilluar marrëdhëniet më të mira mes dy vendeve.

Monday, September 30, 2013

Si u ngrit perandoria “Berlusconi”

Shkruar nga Klarita Bajraktari
Është fëmija i parë i një familjeje të vogël borgjeze të Milanos. I ati, Luigi, ishtë nëpunës i Bankës Rasini, ku punoi derisa u bë prokuror i përgjithshëm. Nga martesa e tij me bashkëshorten Rossa Bossi, ish-sekretare e grupit Pirelli, përveç Silvios lindën: Maria Antonietta Berlusconi (1943) dhe Paolo Berlusconi (1949), gjithashtu një sipërmarrës

Sunday, September 29, 2013

Berisha: SHBA, aleati strategjik kryesor i Shqipërisë


Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook një analizë për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, të shoqëruar edhe më një album të pasur fotografik. Berisha shprehet se “marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë të shkëlqyera” dhe deklarata e Ramës se ai po shkon atje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të vërtetë është personale. Sipas tij, ajo ka të bëjë me anulimin e vizitës së Ramës në SHBA në vitin 2011.

Formimi i përshtypjes së përgjithshme për të tjerët

Prof. Dr. Ylli Pango
Formimi i përshtypjeve ndjek një rrugë të caktuar. Ky është procesi mbi bazën e të cilit një individ organizon informacionin lidhur me një individ tjetër për të formuar përshtypjen për të. Në një eksperiment, dy grupe studentësh përpara leksionit iu tha që, pedagogu është tip i ngrohtë, praktik, kritik, i vendosur (grupit të parë të studentëve) dhe tip i ftohtë, praktik, i vendosur (grupit të dytë të studentëve). I vetmi ndryshim në karakterizimin e pedagogut qëndronte në fjalët i ngrohtë- i ftohtë. U vu re se opinioni i krijuar te grupi i parë pas leksionit ishte pozitiv, ndërsa ai i krijuar tek i dyti, negativ, ndonëse leksioni ishte i njëjtë për të dyja grupet. Madje ndryshimi i opinioneve midis të dyja grupeve ishte mjaft i madh. Ky eksperiment i Kelley-t mbahet si klasik për ilustrimin e një këndvështrimi të hershëm të perceptimit të individit, atë të fokusimit në trajta të veçanta të personalitetit, për të formuar një përshtypje të përgjithshme për të tjerët

Fotot e postuara nga Rama, një tallje me zgjedhësit

Analizë nga Preç Zogaj
Megjithëse fizikisht në SHBA, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë gjithë javës në Shqipëri me publikimin prej tij të fotove me pamje “rrënimi” nga bodrumet e Kryeministrisë, apo nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Deputetja e PD-së, Jonida Tabaku është kundërpërgjigjur me foto të tipit “Tirana dje”(me Ramën) dhe “Tirana sot” (Me Bashën). Ç’do të thotë  kjo? A mos zoti Rama po e tërheq opozitën

Mister Fotozhenia, ose premtimi i parë i pambajtur i Ramës

Alfred Lela
Fotot në fillim ia behën nga “Hadi” i bodrumeve të Kryeministrisë, qoshkat ku pastrueset mbanin kovat e shtupat, taracat e ministrisë së Rendit e çdo skutë tjetër ku Rama me të tijtë futej, si dielli, edhe aty ku nuk hyn mjeku.
Edhe kur shtegtoi tri mijë milje larg, përtej Atlantikut, në New York ku sado i gjatë të jesh, prapë vetja mes qiellgërvishtësve të duket i vogël, Rama na shkruante me dritë. Sepse fotografi në fakt shkruaj me dritë do të thotë.

Bashkim Shehu, midis lojës dhe dëshmisë

Luljeta Lleshanaku
Mbi romanin “Loja, shembja e qiellit”, Botimet “Toena”, 2013.
Për shkak të punës që bëj aktualisht si studiuese në Institutin e Krimeve të Komunizmit, duke u ndeshur vazhdimisht me dëshmi tronditëse të panumërta, një nga pyetjet që i bëj vetes, është se kundrejt gjithë këtyre vuajtjeve, si është e mundur që kemi kaq pak letërsi të mirëfilltë, thënë ndryshe “fiksion”, mbi këtë temë? Çfarë i duhet një historie, e cila do të konsiderohej një “minierë ari” nga çdo shkrimtar perëndimor, për t’u kthyer në letërsi? Një shembull interesant por edhe i freskët (libri sapo ka dalë nga shtypi), është romani i fundit i Bashkim Shehut “Loja, shembja e qiellit”.
Fabula e romanit

Urrejtje fetare dhe racore e tejskajshme mbi bazën e një falsifikimi të paskrupullt të historisë së qytetërimeve

Prof. Gazmend SHPUZA (historian)
Duke krahasuar krerët e sotëm të koalicionit antiterrorist botëror me udhëheqësit e kryqëzatave të mesjetës më duket se nuk i bëhet nder as Bushit dhe as Blerit dhe as ndonjë tjetri dhe kompromentohet jo pa qëllim misioni i tyre. Përpjekjet për t’i veshur kësaj lufte një qëllim fetar, për t’i imponuar një karakter të tillë, ndjekin, vlen të ritheksohet, një synim të mbrapshtë. Dhe këto orvatje vijnë nga një person që pretendon të jetë ateist. Në të vërtetë rezulton se kemi të bëjmë me një njeri, me një femër, e cila nuk i len asgjë mangut një besimtari fanatik të tërbuar të kohëve të hershme të Evropës mesjetare,