Zyrtarët amerikanë thonë se prokurorët federalë kanë ngritur akuza për
spiunazh kundër Edward Snowdenit, i cili zbuloi dokumentet sekrete mbi
programet amerikane të monitorimit të telefonatave dhe internetit.
Zyrtarët thonë se Shtetet e Bashkuara gjithashtu i kanë kërkuar Hong
Kongut ta ndalin zotin Snowden në bazë të një urdhër arresti të
përkohshëm, por Kina nuk ka komentuar mbi hapat e saj të ardhshëm lidhur
me këtë çështje.
Edward Snowden kohët e fundit shkoi në Hong Kong, pasi la punën e tij si kontraktor i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, duke marrë me vete dokumente sekrete.
Në rrugët e Hong Kongut, ka reagime të ndryshme mbi atë se çfarë duhet bërë me zotin Snowden.
“Mendoj se ne duhet ta ekstradojmë atë, sepse ndoshta ai ka bërë një premtim kur ka filluar punë në një organizatë sigurimi dhe nuk e mbajti fjalën.”
“Mendoj se ndoshta ai di më shumë nga sa ka treguar deri tani, dhe ai po i publikon infromacionet dalëngadalë. Pse ne nuk duhet të dimë se çfarë po ndodh në botë? Pse duhet që qeveria të dijë çdo gjë e ne të mos kemi njohuri të mjaftueshme? Pra, ai thjesht po i kthen njerzve atë që u takon”.
Hong Kongu ka një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara, por Kina ruan autoritetin për të bllokuar ekstradimet nga Hong Kongu, nëse mendon se akuzat kundër të dyshuarve janë politike.
Snowden ka thënë se është i rëndësishëm zbulimi i programit masiv të qeverisë për monitorimin e qytetarëve privatë. Por qeveria amerikane thotë se informacioni i grumbulluar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar ka ndihmuar në zbulimin e komploteve për sulme terroriste.

No comments:
Post a Comment