Henri Çili
Me aktin e dorëheqjes dhe largimit nga politika ai i dha një histori të re Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare në tërësi. Kjo pjesë e fundit e zhgënjimit pozitiv që i bëri shumicës dërrmuese të pritshmërive ndaj tij, është një tjetër kontribut në traditën tonë politike. E kam fjalën për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD, pra për procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë që ai po organizon.
Me aktin e dorëheqjes dhe largimit nga politika ai i dha një histori të re Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare në tërësi. Kjo pjesë e fundit e zhgënjimit pozitiv që i bëri shumicës dërrmuese të pritshmërive ndaj tij, është një tjetër kontribut në traditën tonë politike. E kam fjalën për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD, pra për procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë që ai po organizon.
Por le t’i marrim me radhë tri
zhgënjimet pozitive të cilat, të tria së bashku krijojnë, përbëjnë aktin
e prerjes së nyjës gordiane, Berisha-PD- e djathta shqiptare. Zhgënjimi
i parë pozitiv përkundrejt pritshmërive tejet negative, deri malinje
rreth figurës së tij, ishte organizimi i zgjedhjeve të lira, të
ndershme, të drejta, në kuptimin dhe standardin europian të këtij termi.
Të gjithë cicërinin të kundërtën. Të gjithë profetizonin të kundërtën.
Të gjithë u zhgënjyen paq.
Zhgënjimi i dytë pozitiv është dhënia e
dorëheqjes dhe largimi nga politika. Kur të gjithë ose thuajse të gjithë
pretendonin, profetizonin të kundërtën, që dhe sikur të humbë do të
rrijë, aty do ta japë frymën e fundit, e të tjera nga këto. Duke qenë
koherent me premtimin e tij se do të lexonte rezultatin e sovranit,
Berisha krijon pikërisht përputhjen e staturës së tij që s’donte kush
t’ia njihte edhe në këtë dimension; në dimensionin e sjelljes politike
europiane, post-rezultat ose më saktë post-humbje.
Zhgënjimi i tretë pozitiv i Berishës në
këto zgjedhje pas dy të parave është një qëndrim i përgjegjshëm ndaj
dyzet e ca për qind të zgjedhësve që votuan të djathtën, e veçanërisht
PD, duke mos adoptuar qëndrimin “pas meje qameti” çka një lider i
zhgënjyer, i dëshpëruar e të tjerë, mund ta adoptonte.
Procesi i lidershipit të ri të Partisë
Demokratike është një akt mirënjohjeje që Berisha tregon ndaj votuesve
të tij dhe anëtarëve e mbështetësve të Partisë Demokratike, që për 20 e
ca vjet e bënë atë, jo thjesht politikanin dhe liderin më të rëndësishëm
të post-komunizmit, por një nga personazhet historike të Shqipërisë së
100 vjetëve të fundit.
Mos! Me siguri parashikimet e së
nesërmes do të jenë: Berisha do të qëndrojë prapë aty; do të drejtojë
gjithçka nga prapaskena; do të lëvizë fijet; do të emërojë Lulin. Ky do
të jetë patjetër një zhgënjim tjetër pozitiv që Berisha do të na
rezervojë në përputhje me të mëparshmit. Berisha nuk do të jetë më në
politikë; nuk do të drejtojë më fijet; dhe nuk do të realizojë edhe të
fundit profeci të të njëjtëve që e stigmatizuan në këtë masë. Në këtë
mënyrë, si deri pardje. Sepse, në përmasën e figurës së tij, ai e
zgjidhi vetë nyjën gordiane duke bërë akt. Historik sa edhe shumica e
gjërave të tij në politikë.
No comments:
Post a Comment