Saturday, August 31, 2013

“Një bosht i ri anti-amerikan”

Fluturimi i ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, që ka zbuluar informacione sekrete të inteligjencës amerikane, nga Hong-Kongu në Moskë muajin e kaluar nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës. Sjellja e të dy vendeve në çështjen Snowden demonstron këmbënguljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë aksion në kurriz të Amerikës, shkruan e përditshmja New York Times. Përtej mbrojtjes së tyre për Snowden, politikat kinezo-ruse për Sirinë e kanë paralizuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve

Kërkohet urgjentisht përligjja

Në rast nevoje SHBA do ta sulmonte e vetme Sirinë. Që sulmi të përligjet ligjërisht, është e vështirë. Sepse shumica e shteteve i refuzojnë ndërhyrjet unilaterale.
 Konflikti sirian vazhdon të përshkallëzohet
Britanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon Presidentin e SHBA-së Obama,

A është gjallë Ben Blushi?

Nga: Alfred Lela
“Mapo”e së martës hapej me një titull që mbërthente në vetvete jo vetëm mungesën e zhvillimeve në gusht, por edhe projeksionin e zhvillimeve të ardhshme në shtator e përtej. “Rama mbledh ekspertët e huaj, mungojnë ‘senatorët’ e PS”, qëmtonte e përditshmja dhe, për atë që i ndjek me vëmendje episodet dhe ngjarjet politike, e kupton se qeveria e re, edhe pse në heshtje, i ka bërë ca të huaj në PS. Sidomos ndër ata që kjo gazetë i mbiquante “senatorë”. A do të kthehen “të huajt” në “armiq”? – është pyetja.
“I huaji i madh”

Friday, August 30, 2013

Si përfundojnë spiunët?

ARMIN TIRANA
Përpara se një kontraktor i inteligjencës amerikane të zbulonte interceptimet sekrete e telefonave të qytetarëve, Administrata Obama po promovonte një dorë të fortë represive në nivel qeveritar mbi kërcënimet ndaj sigurisë, duke i shtyrë nëpunësit federalë që të kontrollojnë nga afër kolegët e tyre dhe duke i nxitur menaxherët që të ndëshkojnë ata që shmangin bërjen e raporteve mbi të dyshuarit.

SHQUP, atavizmë e diktaturës

Hamit TAKA


Rituali i medias dhe shtypit shqiptar, për të hedhur në tavolinën e lexuesve një thashethemnajë për gjëra të mosqena apo një sherrnajë të padobishme, si gjithmonë të molepsur nga sëmundja e politizimit të skajshëm, nuk ndërpritet as muajin gusht, i cili tradicionalisht është piku i pushimeve në vendin tonë. Prej ditësh në qendër të kësaj thashethemnaje sherrane nga mediat dhe gazetat mbështetëse të mazhorancës së re, por edhe të tjera, është vendosur

Marina, pasardhësja e Berlusconit

Klarita Bajraktari
Atë e kanë llogaritur si të përjashtuar, të dënuar apo të zhdukur në mënyrë të parakohshme shumë e shumë herë të tjera.
Ata që presin që dënimi për mashtrim me taksat do të shënojë edhe fundin e plotë të Silvio Berlusconit, ndoshta duhet të presin edhe shumë kohë të tjera. Ata që kanë frikë se pas ikjes së tij politika italiane do të bëhet tepër e mërzitshme dhe tepër formale, nuk kanë përse të