Nga Ekrem Spahiu
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste.
Historiografia komuniste, përkundër dëshmive tëpatjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.
Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.