Tashmë ajo çfarë shkruhet në rrjetet sociale dhe që filtet mes
njerëzish për blerjen e votave është një realitet. Në fakt që gjatë
ditës së votimit më 23 qershor dhe më parë, policia evidentoi disa raste
dhe kapi në flagrancë disa biznesmenë që blenin votat në këmbim të
parave siç ishte rasti i Korçës, Lezhës, Tiranës, etj. Por denoncimi
në organet e drejtësisë i një të riu nga Puka, pasi ditën e votimit i kishin marrë kartën e identitetit, duke i dhënë 200 mijë lekë për të mos votuar për PD-në është një fakt i fortë që tregon se si e majta i bleu votat. Skema e blerjes së votave u përgatit që në momentin që u ngjiz bashkimi PS-LSI. Ky bashkim prodhoi edhe tre skemat për blerjen e votave, të cilat po i shtjellojmë një nga një.
Karta e identitetit
Partia Socialiste krijoi disa grupe të fuqishme me biznesmenë, ish-punonjës policie dhe ish-drejtues policie të liruar nga detyra për korrupsion apo për vepra kriminale me pretekstin se do të ruanin votën më 23 qershor. Në fakt këto grupe me prapavijë kriminale kishin si qëllim vënien në përdorim paratë e pista për blerjen e votave. Këto grupe bashkëpunonin me seksionet e PS për të bërë identifikimin e votuesve, që ishin të lëkundur apo votues të PD-së dhe më pas u merrnin atyre kartat e identitetit dhe u jepnin nga 50 deri në 200 mijë lekë për të mos votuar më 23 qershor. Kjo skemë është evidentuar tashmë në mijëra raste, por rasti më flagrat është ai i denoncimit në Prokurori nga një i ri.
Burime nga organi i akuzës bënë të ditur dje se, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj 21-vjeçarit Bekim Tahiri. Sipas Prokurorisë, ndaj këtij shtetasi rëndon akuza për shpërblim ndaj zgjedhësve. Mësohet se, ky shtetas është denoncuar nga një tjetër 21-vjeçar nga Puka për blerje vote më 23 qershor. Sipas tij, Tahiraj i kishte marrë kartën e identitetit dhe në shpërblim i kishte dhënë 20 mijë lekë për të mos votuar për PD-në. Ky është një fakt i evidentuar tashmë, dhe Prokuroria ka nisur hetimet, por janë me mijëra e mijëra raste të kësaj natyre dhe skemash të tjera, të përdorura nga e majta për blerjen e votave.
Zarfet 50 mijë lekëshe
Skema që u përdor gjerësisht nga LSI ishte ajo e përgatitjes së zarfeve me 50 mijë lekëshe brenda që i jepej votuesit para se të hynte në qendrën e votimit dhe i kërkohej që të votonte për LSI-në. Kjo skemë u përdor pothuajse në të gjithë vendin. Biznesmenët e LSI dhe drejtuesit e saj në rrethe, sidomos ata që u larguan nga puna pas largimit të kësaj force politike nga qeverisja, përgatisnin zarfet me lekë dhe i shpërndanin nëpër familjet që ishin të lëkundura për të votuar. Pasi u mësonin se sa veta ishin në familje për të votuar, jepnin zarfet me lekë dhe i kërkonin të parit të familjes që pjesëtarët e familjes të votonin për LSI-në. Kjo skemë u përdor edhe gjatë ditës së votimit. Për këtë mund të përmendim rastin e Korçës, ku një drejtues i LSI u kap me 10 zarfe me 50 mijë lekëshe brenda, të cilat do t’ua jepte votuesve në këmbim të votës për LSI-në.
Ky fakt u deklarua edhe nga Policia e Korçës, e cila bëri të ditur se, u arrestua në flagrancë shtetasi Pajtim Selman Myrtollari, 51 vjeç nga Korça. Ky shtetas ditën e shtunë, rreth orës 23.10 në vendin e quajtur Ura e Fajancës është kapur në flagrancë me automjetin tip “Benz” KO 8013, me 11 zarfa me nga 5000 lekë të reja, të cilat dyshohet se do u ndaheshin personave të ndryshëm për të votur për subjektin politik LSI, ku ky i fundit ishte dhe koordinator i këtij subjekti.
Fleta e votimit e bardhë
Një skemë tjetër që u përdor për vjedhjen e votës ishte ajo marrjes së fletës së votimit nga Qendra e Votimit, e cila ishte e vulosur dhe e bardhë, pra e papërdorur për votim. Pasi shënohej kryqi tek nr.29 nga grupet e PS të ngritura posaçërisht për këtë punë, i jepej votuesit dhe i kërkohej atij që të hidhte në kutinë e votimit këtë fletë dhe të nxirrte jashtë fletën, që merrte te komisioni të pavotuar. Kur dorëzonte fletën e votimit që kishte marrë në Qendërn e Votimit, i jepej shuma e lekëve, ndërsa fleta e votimit plotësohej sërish dhe i jepej votuesit tjetër që të vepronte në të njëjtën mënyrë. Kjo skemë vazhdonte zinxhir tek votuesit, duke arritur të vidhen mijëra vota.
Burime që nuk duan të identifikohen, bëjnë të ditur një fakt tjetër, se ditën e votimit në Dibër, biznesmeni kanditat për deputet i LSI, shpenzoi 20 mijë euro, duke ua dhënë votuesve që të votonin për LSI-në. Veç eurove, ky kandidat ka pajisur me lavatriçe dhjetëra familje në Dibër në këmbim të votës. Duke përdorur këto skema të jashtëligjshme, ai arriti të fitonte mandatin e deputetit. Këto janë skemat e fëlliqura, që u përdorën nga e majta për të blerë votat më 23 qershor. Këto fakte janë publikuar këto ditë në faqet sociale në internet, por edhe pëshpëriten gojë më gojë nga vetë ata që kanë qenë viktima në blerjen e votës. Tashmë, ata ndjehen të kërcënuar nga grupet e PS që të mos hapin gojë për blerjen e votës.
Blerja e votës, 2 vjet burg
Blerja e votës, në bazë të Neni 328 të Kodit Penal, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.
Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve
(Ndryshuar me Ligjin nr. 23/2012)
Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.
Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.
Neni 328/a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
(Shtuar me Ligjin nr. 23/2012)
Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.
Rexhep POLISI

No comments:
Post a Comment