Sunday, July 22, 2012

Unë, biri yt, Kosovë! Ali Podrimja



PARISI, VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.
Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
Paris, maj 1981

EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s’kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
ANKTHI
Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...
Caqet e tua herët t’i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m’i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...
Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë
e ngrirë n’ajër?
Nipave ç’tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t’më
kish mbirë!
Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar...
PERTEJ DHIMBJES
Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.
Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.
Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t’i përflakur,
duar e këmbë t’i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s’të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e
fisit tim^
Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t’i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?
RENKIMI
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatrat shkimbur deri në një,
Zogun në qiell vrarë ta kanë.
Me duar të mia të çara
me rrashtat tona t’shpura mbuluar të kanë.
Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarëjemi...
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Plepi im qiellin do ta shpojë,
plepi im i kallur -
qiellin e humbur majë një shpate.
NJE NATE NGA NETET PA GJUME
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t’i kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t’i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
kete catër kush po e le?
Ç’janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovë!...
Sonte vetëm mbeta e
në derë t’oborrit askush më s’po më troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
në këto troje e suka gjaku.
Thua më është e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t’pëlcitur.
Bota në ty le të kallet!
KULLA
I
Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur një kulle.
Në majë të botës e ka ngritur,
deri në tokë e kanë rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im kmban janë bërë,
baba im atëherë perëndi ka sharë.
Gjirin e rënde në themel e ka vënë
në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e ka ngritur
10 aq më të fortë veten e ka ndier.
II
Një ditë baba im është mbyllur
në qiell i dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët e romakët,
e kanë kaluar mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët,
e baba im s’ka besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës mitare.
III
Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë ardhur në të hardhë
pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur
nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m’gur atje janë ngjitur,
në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë.
E baba im atëherë gurin e rënde
në themel ka vënë, gurin e përrallave,
Në takim me zotin e djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh të serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.
UNË, BIRI YT, KOSOVË
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
NJË NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t‘i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç‘janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...
Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s‘po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.
Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t‘pelcitur.
Bota në ty le të kallet!
*DUA TË JEM*
Nganjëherë dua të jem lumëtë
rrjedh nëpër damarët e tu,
gemb ëndrre dua të jem nganjëherëdita
e nata jonë të pushojnë n‘mua,
nganjëherë dua të jem ti ojheshtjet
e shirat e kohërave t‘i ndiej,
dua të jem atje nganjëherëujërat
e tua deri n‘pikë t‘i pi.
*UNË DO TË DUA*
Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gurunë
do të dua.
Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarrunë
do të dua.
Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrëunë
do të dua...
*NATA*
E lehtë dhe e butë
si hapi im
është nata në ty.
E dashur dhe e vrullshme
si kraharori i gruas
është nata në ty.
E qetë dhe e frikshme
si shikimi i vajzës së dashuruar
është nata në ty.
ME QENË
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është
Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur
Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë