Sunday, June 23, 2013

Sondazhi shqiptaro-amerikan: Fitoi koalicioni i PD-së

Partia Demokratike shpall fitoren paraprake, ede pa u mbyllur qendrat e votimit, të cilat kanë kaluar orarin zyrtar (ora 19:00). Pas shpalljes së fitores nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama, në një konferëncë për shtyp Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë fitore më të thellë se ajo e vitit 2009.

(I potësuar) - Fondacioni Civitas, në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2008 dhe 2012, me asistencën e drejtpërdrejtë të një prej ortakëve të kësaj kompanie, Jeffrey Liszt, dolën para pak çastesh në konferencë për shtyp ku shpallën rezultatet e exit-pollit që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.
Duke publikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot, organizatorët deklaruan se PD ka marrë si parti 42 për qind, kurse PS - 40 për qind.
Ndërkohë, si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha, ka fituar 48 për qind, dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind.
Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research, sipas drejtuesve, ka kryer me mijëra intervista të shpërndara në 11 qarqe të vendit dhe tha se po evidenton rezultatet në rang kombëtar.
Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se shkalla e gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.
Zgjedhjet, Rama shpall fitoren e 'Rilindjes'. PD: Kështu bëre në 2009. Fitorja e jona
Në prag të mbylljes së qendrave të votimit, dy liderët kundërshtarë të politikës, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë dalë në konferenca shtypi. I pari ka qenë kryeministri që pasi ka kërkuar që qendrat e votimit të mbahen hapur deri në votuesin e fundit, kurse kreu i opozitës në daljen e tij për media, shpalli fitoren.
EXIT POLL, CIVITAS ALBANIA: PD 42%, NDËRSA PS 40%
Ora 19:00-Exit Poll Civitas ka shpallur rezultatin e sotëm ku sipas të dhënave, PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%.
Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se “koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.
BREGU: PD KA FITUAR BINDSHËM, RAMA DISFATË SPEKTAKOLARE
Ora 19:30 Partia Demokratike shpall fitoren paraprake, ede pa u mbyllur qendrat e votimit, të cilat kanë kaluar orarin zyrtar (ora 19:00). Pas shpalljes së fitores nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama, në një konferëncë për shtyp Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë fitore më të thellë se ajo e vitit 2009.
“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje , të fgjtiëh komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu.
Bregu duke komentuar vrasjen në Laç tha se kjo çështje i takon organeve të Prokurorisë. “Viktima nuk ishte votues në Lac, por në Tiranë, tha Bregu.
Zgjedhjet, Berisha: 'Do respektoj verdiktin e sovranit'. Edi Rama shpall fitoren e Rilindjes
Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në një dalje për shtyp në selinë socialiste se nga të dhënat paraprake që disponohen, e majta ka fituar zgjedhjet parlamentare.
“Bazuar mbi të dhënat tona , Rilindja ka fituar mbi rrëninim.
E dyta, Aleanca për Shqipërinë europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve.
E treta: Komisionerët dhe kqz, kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00”.
Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat në orën 18:30 minuta i pyetur mbi rezultatin për këto zgjedhje, tha se “Partia Demokratike do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit”.
Madje më tej tha se “këtë premtim apo garanci nuk e ka degjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.
Ndërsa i pyetur se gjatë fushatës ka rënduar fjalorin me akuza, kryeministri përdori një shprehje të urtë popullore “më thoni me kë rri të të them si je. Unë Ramën kisha përballë”.
Ngjarja në Laç, Kryeministri dënon deklaratat e kryetarëve Rama e Meta
Kryeministri Berisha ka përshëndetur pjesëmarrjen masive të qytetarëve në votime. Njëkohësisht, kreu i qeverisë përcolli një mesazh vlerësimi dhe punën e komisionerëve të të gjitha partive.
“Përshëndes qytetarët për pjesëmarrjen më mësive deri më sot. Por një përshëndetje të veçantë për komisionerët e PD dhe të gjitha forcave politike. Në tërësi komisionerët ishin në lartësinë e duhur, keqkuptimet momentale janë zgjidhur në kohë të shpejtë”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë që gjatë daljes së tij publike pak minuta përpara përfundimit të orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit Kryeministri kërkoi nga komisionerët që në përputhje me ligjin të mbajnë hapur dyert e këtyre qendrave nëse votuesit vijojnë të jenë në këto ambiente.
Por në këtë deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Berisha komentoi dhe qëndrimet e krerëve të majtë, lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç.
“Nekropolitikanët rendën me vrap në vendngjarje duke synuar që përfitojnë kapital politik. Në deklaratat e tyre nuk u dëgjuan as ngushëllime për familjarët e viktimës dhe shërime për të plagosurit. Madje u shprehën mirë se kjo ngjarje do të ndodhte. Për këtë arsyeje i kërkoj organeve të akuzës që të depozitojnë çdo deklaratë. Sepse ato që e dinin se do të ndodhte duhej ta parandalonin ato. Tensioni më kryesor në këtë proces është tek komisionerët dhe tek policët, të dalësh të lëshosh sharje dhe fyerje është akti më i shëmtuar”, vuri në dukje Berisha, i cili ngushëlloi dhe një herë tjetër familjen dhe të afërmit e viktimës.
Ndërkohë që pavarësisht kësaj ngjarje, kreu i mazhorancës ka besim në marrjen e mandatit të pestë në këtë qark.
KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 42,17% e zgjedhësve
Komisoni Qendor Zgjedhor bëri me dije të dhënat me të fundit për pjesmarrjen në votime deri në orën 16:00, sipas së cilit kanë votuar 43,18% e zgjedhësve.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja Drilona Hoxhaj, shrpehu shqetësimin se disa ZAZ nuk kanë përcjellë të dhënat herë pas herë në KQZ, teksa i ka bërë apel komisoneve zonale që të paraqesin të dhënat prane KQZ.
Pjesmarrja në votime sipas KQZ:
ZAZ nr. 68 në Berat – pjesmarrja 37.51
ZAZ në Dibër- pjesmarrja 32.09%
ZAZ nr. 21 Durrës-pjesmarrja 37.96%
ZAZ nr. 23 Durës – pjesmarrja 29.95%
ZAZ nr. 55 në Fier – pjesmarrja 37.23%
ZAZ nr. 80 në Gjirokastër- pjesmarrja 36.42%
ZAZ nr. 13 Korcë – pjesmarrja 41.2%
ZAZ nr. 72 Korcë- pjesmarrja 42.16%
ZAZ nr. 13 Lezhë- pjesmarrja 30.77 %
ZAZ nr. 15 Lezhë- pjesmarrja 41.54%
ZAZ nr. 3 Shkodër – pjesmarrja 39.2%
ZAZ nr. 6 Shkodër- pjsmarrja 31.3%
ZAZ nr. 7 Shkoder – pjesmarrja 29.01%
TIRANË
ZAZ nr. 28 –pjesmarrja 42.75%
ZAZ nr. 31- pjesmarrja 42.92%
ZAZ nr. 32- pjesmarrja 443.72 %
ZAZ nr. 34/- pjesmarrja 34.52%
ZAZ nr 40- pjesmarrja 34.69 %
VLORË
ZAZ nr. 83- pjesmarrja 23 %
ZAZ nr. 87- pjesmarrja 29.37 %
* * * * * *
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nga nëna Aneta dhe djali i tij Gregori kanë votuar në Qendrën e Votimit numër 1902/2 tek shkolla “Pjetër Budi”.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama bëri sërish apel për pjesëmarrje në votime.
“Apeli im është pjesëmarrje. Në pak minuta vendoset fati i një gjenerate kështu që ju lutem të shkoni të votoni sepse s`ka asnjë gjë më të rëndësishme sot sesa tek qendra e votimit të marrësh fletën e votimit dhe për të shprehur vullnetin sovran me votë. Pjesëmarrja në votime është shprehja më kuptimplotë e popullit. Kujtojmë se sa shumë janë shkatërruar për të drejtën e votës, sa shumë endërrojnë të kenë të drejtën e votës dhe ky ushtrim nuk është shprehje e një vullneti individual, por respekt për të gjithë sakrificat e bëra për të arritur te vota e lirë, jini të lirë të votoni, votoni, votoni” tha Rama.
I pyetur për pritshmëritë për rezultatet Rama u përgjigj se nuk do të bëjë asnjë koment derisa të mbyllen kutitë e votimit por shtoi se tani është momenti për të nxitur pjesëmarrje.
I pyetur për ngjarjen e Laçit, Rama ka siguruar se tashëe në qendrat e votimit është rikthyer qetësia dhe qytetarët e këtij qytetit duhet të shkojnë të votojnë.
“Mesazhi im është i qartë për të gjithë votuesit, edhe në Laçi lutem të votojnë të mos kenë asnjë frikë, ka kaluar situata dramatike. Theksoj se është barbare të vriten njerez nga kriminelë të mbështetur nga policia, por kjo nuk ndryshon fatin e vendit” tha Rama.
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar 35.24 përqind e zgjedhësve.
Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar të dhënat deri në orën 13:00 për qrkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00.
Kështu në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%.
Ja përqindjet sipas qarqeve deri në orën 10:00
Në qarkun Durrës nga 313 353 votues me të drejtë vote deri në orën 10:00 kanë votuar 7 094 votues ose 19.59 %
Në qarkun Elbasan nga 321.138 votues me të drejtë vote deri në orën 10:00 kanë votuar 7.553 zgjedhës ose 16,55%.
Në qarkun Korçë nga 273 287 votues me të drejtë vote , deri në orën 10:00 kanë votuar 2 723 zgjedhës ose 37.11 %
Në qarkun Lezhë nga 159 207 votues me të drejtë vote , deri në orën 10:00 kanë votuar 2 139 zgjedhës ose 21.52 %
Në qarkun Shkodër nga 250 803 votues me të drejtë vote, deri në orën 10:00 kanë votuar 1 322 zgjedhës ose 16.55 %
Në qarkun Vlorë nga 293 169 votues me të drejtë vote, deri në orën 10:00 kanë votuar 534 zgjedhës ose 11.32 %
PD: Pjesëmarrja në votime e kënaqshme, deri tani kanë votuar 36 përqind e zgjedhësve
Partia Demokratike e ka cilësuar si të kënaqshme pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime, krahasur kjo me të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të vitit 2009.
Në një konferencë për shtyp, ministrja Majlinda Bregu u shpreh se deri tani pjesëmarrja në votimi është mbi 36 përqind.
“Jam këtu për tu përcjellë lajmin e mirë të pjesëmarrjes me ritme të kënqëshme të shqiptarëve sot në votime. Të dhënat paraprake tregojnë se në të gjithë Shqipërinë pjesëmarrja e votuesve ka shkuar mbi 36% ose 3% më e lartë e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore në vitin 2009″ tha Bregu.
Gjithashtu Bregu i ka bërë thirrje forcave të tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe tëp resin me durim vullnetin e sovranit.
“PD fton qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. PD i bën thirrje forcave të tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjëshme dhe të presin me qetësi dhe durim verdiktin e sovranit. Demokracia bashkon çdo votë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të hedhin votën e tyre. Sot dëgjohet zëri i çdo qytetari. Vota e çdo qytetari shqiptar sot është votë për mirëqënien për Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë Europiane” është shprehur Bregu.
Pjesëmarrja në votime, KVV: 23.5% deri në orën 12.20
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar sot se deri në mesditë, rreth orës 12:20 kanë votuar rreth 23.5 përqind të zgjedhësve në shkallë vendi.
Në daljen e tyre për shtyp,koalicioni i vëzhguesve vendor ka deklaruar se gjatë procesit të sotëm të votimit janë vënë re një sërë problemesh.
“Nga informacioni i koalicionit të vëzhguesve vendor në terren janë vënë re një sërë problemesh si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi” thekson koalicioni.
Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së.
"Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve", tha Rama.
Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët.
"Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Do të mbrojmë votën në Laç, Mamurras dhe gjithë Shqipërinë", tha Meta.
Votojnë Presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha

Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha ka votuar në Qendrën e Votimit 1729, të vendosur tek “Liceu Artistik”.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në votime si u ka bërë qytetarëve dhe sipmatizantëve të PD-së të demontrojnë vlerat demokratike dhe të mos bëhen burim incidentesh.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka votuar në qendrën e votimit tek Çerdhja 13 në Tiranë.
“Votova 44. Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime, të votojnë në mënyrën më të qytetëruar, të votojnë për alternativën që gjykojnë më të mirë. I siguroj se vota e tyre do respektohet plotësisht, se këto zgjedhje janë përcaktuese për 4 vitet që vijnë, për mirëqënien, punësimin, integrimin në BE” tha Berisha.
Berisha ka uruar edhe të gjithë ata që do të votojnë për here të pare. “Votë të bekuar kanë ata, ata sot firmosin me votën e tyre Shqipërinë e katër viteve që vijnë, falenderoj me mirënjohje të thellë emigrantët shqiptarë që kanë ardhur nga të katër anët e botës me akt partriotizmi dhe përgjegjësie ndaj vendit” tha Berisha.
Nishani: Apel për qetësi dhe maturi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij ka votuar në Qendrën e Votimit numër 1766, në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.
Në fjalën e tij, kreu i shteti Bujar Nishani ka theksuar se sot është një ditë e rëndësishme tërësisht e qytetarëve.
“Jam i bindur që shqitarët do të tregojnë maturi, qetësi e përgjegjësi civile duke demonstruar një pjesëmarrje së më të gjerë duke respektuar maksimalisht rregullat e votimit, komisionerët dhe administratën zgjedhore, duke respektuar rendin në gjithë vendin e qendrat e votimit” tha Nishani.
Presidenti Nishani ka uruar në mënyrë të veçantë edhe ata që votojnë për herë të parë, duke thënë se ata në familje kane një votues për herë të parë, djalin. “U them, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit” tha Nishani.
Kreu i shtetit ka bërë apel për qetësi në mënyrë që të mos shënohen incidente dhe procesi të vijojë normalisht.
“U bëj apel qytetarëve dhe u kujtoj që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj është një. Qetësi, maturi, ne votojmë për parti të ndryshme por jemi të gjithë një, shqiptarë” tha kreu i shtetit.
Ndërkohë mësohet se Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të votonte pranë Gjykatës së Tiranës, në Qendrën e Votimit numër 1902/2 tek shkolla “Pjetër Budi” e ka shtyrë votimin e tij dhe është nisur drejt Laçit ku një person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qendra e Votimit do të jetë “Kopshti numër 10″, tek zona e ish-Bllokut.
Ndërsa në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, do të votojë kreu i Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi.
Lleshi-shqiptarëve: Votoni, vota juaj vlen

Në fjalën e saj, kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votime.
“Sigurisht do të isha e para të votoja sot. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë QV. KQZ ka përgatitur të gjithë infrastrukturën që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në fshehtësi të gjithë komisionerët të paktën sot të ishin jashtë ndikimeve politike dhe të kryenin detyrën duke respektuar Kodin Zgjedhor. Votoni. Motoja e KQZ, këtë vit ishte vota jote vlen voton”tha Lleshi.
Lleshi tha se shpresonte se baza materiale është shpërndarë ndërsa lidhur me hapjen e QV në orën 07:00 informacioni do merret më vonë. “Nuk kam asnjë konfirmim që baza materiale nuk është marrë nga ndonjë komision votimi, ndërsa për hapjen e qendrave të votimit do të informoheni përgjatë gjithë ditës” tha Lleshi.

No comments: