Sunday, December 29, 2013

2014. Ka rrezik të jetë një vit serioz

Alfred Lela
Hyjmë, pothuajse me siguri, në fushën e traditës së shtypit të shkruar, jo vetëm shqiptar, por edhe botëror, kur me anë të një editoriali duam të përmbledhim se ç’ndodhi gjatë vitit që shkoi dhe ç’mund të ndodhë përgjatë atij që vjen. Sigurisht, është më e lehtë të përmbledhësh se të bësh shortarin, njëfarë Kasandre homerike që thotë gjëra që askush i beson, se askush nuk do t’i besojë.
Por, jemi të detyruar t’i

Fahri Balliu: Raportet e mia me Berishën, Metën, Bashën dhe Ramën

Është e vështirë të kuptosh sesi një media ideologjikisht e djathtë dhe e afërt me Partinë Demokratike të shenjojë si një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj tri vitet e fundit të qeverisë ‘Berisha’. Shkrimtari, publicisti e njëkohësisht pronari i Gazetës ‘55’, Fahri Balliu, i njohur për kritikat dhe këndvështrimet shpeshherë radikale ndaj partive politike kryesisht të majta, të bën të kuptosh se nganjëherë raportet me pushtetin ndërlikohen rrugës për shumë e shumë arsye që ai i shpjegon në këtë intervistë për “Mapo”-n.
Si lindi dhe u konsolidua gazeta juaj dhe media e djathtë në përgjithësi?
Gazeta ‘55’

Tuesday, December 24, 2013

Kujtime për poetin e madh malazes Radovan Zogoviq

Radovan Zogoviq i cili shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë Serbo-Kroato.Si u përndoq Autori i “Ali Binakut”nga monarkia  serbe, por edhe nga regjimi komunsit

Jevrem Bërkoviqi: “ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herëherë edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i përlavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë,

Monday, December 23, 2013

Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”

Dom Gjergj Meta
Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri ideja se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri. Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni, dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.
E para, janë atavizmat komuniste që vazhdojnë ende të udhëheqin mendësinë e shumë shqiptarëve, qofshin në bazë e qofshin në udhëheqje të vendit, dje edhe sot.

Sunday, December 22, 2013

Intervista/ Ambasadori në Holandë: Pse s’na dhanë statusin kandidat

NGA: AURORA KOROMANI
HOLANDE-Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare” jep arsyet pse sipas tij, ky vend ka qenë “skeptik” për t’i thënë “Po” dhënies së statusit kandidat.

A mund të themi se nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë me EUROPOL-in e afron Shqipërinë drejt rrugës së integrimit europian?

INTERVISTA /Besnik Mustafaj: Pse hoqa dorë nga politika, zgjodha letërsinë

NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE-"Të kesh apo të mos kesh shkrimtarë në Lindje". Artikulli i botuar nga Besnik Mustafaj në gazetën franceze "Liberation" më 1995, rrekej të shpjegonte se përkushtimi ndaj politikës, e cila është kthyer tashmë në mundësi për pushtet, po e lë Lindjen ish-komuniste pa shkrimtarët e vet më të mirë. Atëbotë, ai solli shembullin e Vaclav Havel, President i Republikës Çeke, por vetë, i qe nënshtruar së njëjtës torturë: mëdyshje mes shkrimtarit

Berisha: S’rikthehem kryetar i PD, Ilir Meta donte të bëhej president

Nga: ÇIM PEKA
 Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj ish- aleatit Ilir Meta, për të cilin mbrëmë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në UTV News tregoi se i kishte kërkuar indirekt që të bëhej president i vendit. Sipas tij, nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, pasi kreu i shtetit i takonte PD-së. Berisha foli edhe për opozitën e re, si po e drejton atë Lulzim Basha, roli i tij në politikë dhe premtimi se nuk do të kthehet më kurrë në krye të PD-së

Saturday, December 21, 2013

Një propozim publik për liderët politikë Rama e Basha

ZEF PREÇI

  Po ndjek me kërshëri profesionale dhe deri diku me shqetësim qytetar debatet mediatike dhe retorikën politike post-shtyrjes së marrjes së ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në fakt, shtetet mosbesuese ndaj “udhëheqësisë” së vendit tonë janë jo vetëm disa nga shtetet kryesore të BE, gjë që e bën shumë serioze të ardhmen e këtij procesi, por edhe ndër vendet që mbajnë peshën kryesore të mbështetjes së derisotme financiare dhe teknike ndaj vendit tonë. Kjo do të thotë se tingëllojnë të pabaza si deklarimet e “nivelit të lartë”

Fajtorë ne dhe ata!

BLENDI FEVZIU

  Shqipërisë i është refuzuar për të disatën herë statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian! Skepticizmit të Holandës dhe Danimarkës, këtë herë i është bashkuar Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe! Në fakt, më shumë se lajmi i rëndë në vetvete (i paralajmëruar nga votimi i Parlamentit holandez), ajo që të bën përshtypje është paaftësia e shoqërisë dhe politikës shqiptare për të bërë një analizë

Aktorët, këta minatorë të artit…

TEODOR LAÇO

  Nga të gjitha fjalët që përcjellin vdekjen e një njeriu, për artistin ajo më e gjetura është: “U shua”. Shuhet një dritë. Territ i shtohet një zgavër. Por nuk është një pus i thatë. Gjithkush që do të hedhë kovën në të, do të nxjerrë ujë qelibar. Më shpesh se kushdo, këtë “fat” e kanë aktorët. Sall për shkak të shpikjes së madhe të imazhit në celuloid. Brenda pikëllimit për ikjen gjendet ngushëllimi i mosharrimit.

Ashpërsimi i tejskajshëm kërkon drejtësi të paskajshme

ARTUR ZHEJI

  Ndërsa po lexoja shkrimin më të fundit të Fatos Lubonjës, ose më saktë letrën e tij të hapur për prokurorin e Përgjithshëm, zotin Llalla, në lidhje me tritolin e zbuluar nën shasinë e veturës personale të zotit Dervishi, aktualisht prefekt i Vlorës, e gjeta tërësisht të drejtë shqetësimin e tij. Për të mos përsëritur dhe cituar mërzitshëm letrën e kolegut,

Marrëveshjet e Ramiz Alisë me drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit ‘90


Libri “Padersytë e bardha”, fillimi i zhvillimeve demokratike.

Marrëveshjet e Ramiz Alisë me drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit 1990

“Presidenti i fundit komunist synonte realizimin e tranzicionit sipas një skenari pa dhunë dhe pa viktima”

Letër e drejtuesve të degës së PD-së në Përmet, shkurt 1991
Shfaqja e frikshme e “Vullnetarëve të Enverit”

Wednesday, December 18, 2013

Jamambër Malltezi: Greva e Dhjetorit, Edi Rama u fsheh në Greqi

Një prej studentëve të grevës së urisë në dhjetor 1990, Jamarbër Malltezi,  flet  per kete levizje te studenteve, si lindi greva, roli i  Berishes, i Alise dhe Edi Rames ndaj levizjes studentore.  Ai shprehet se në atë grevë urie ishte edhe e bija e njërit prej drejtuesve kryesorë të komisionit nismëtar të PD-së, Argita Berisha, qe me vone do te behej bashkeshortja e tij. 
(Intervistë për librin “Pardesytë e bardha” me autore gazetaren Luljeta Progni)

Saturday, December 14, 2013

Dy dhjetorët e Arben Imamit

Nevila Perndoj
Në dhjetor të vitit ‘90 ata ishin miq. Të dy ishin pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve, kur iu bashkuan lëvizjeve të vitit 1990 kundër diktaturës komuniste. Arben Imami do t’i kërkonte asokohe mikut të tij Edi Rama që të qëndronte në PD-në e sapoformëzuar. Vetë Rama do të largohej pa hyrë ende mirë, për shkakun kryesor, “Berisha”, të cilin asokohe ai e cilësonte “komunistin tipik” e për pasojë jo të duhurin për të drejtuar partinë e parë opozitare. Vite më pas asaj ngjarjeje, Imami në një rreth miqsh do të pohonte se “nëse më 8 dhjetor në Tiranë do të ishin dhe dy miqtë e mi, Edi Rama dhe Artur Zheji, (të dy jashtë shtetit, njëri në Greqi dhe tjetri në Itali) historia e PD-së do të ishte ndryshe”.

Intervista/ Basha: Qeveria po e çon vendin në recension ekonomik

Kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për analistit Janus Bugajski në televizionin AS bën një tablo të detajuar të pikpamjeve të opozitës për të gjitha hapat e qeverisë së re. Basha merret kryesisht me ekonominë dhe taksat duke thënë se me rritjen e taksave dhe me mosmenaxhimin e situatës ekonomike po rrezikon ta kthejë vendin në një “Greqi” të dytë. Ndërkohë kreu I PD-së thotë

Monday, December 2, 2013

Akte të padenja albanofobie.

Të dashur miq, Festën e flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe.

Akt i rende antikushtetues i qeverise Rama - Meta.

Te dashur miq, kryepolici, kryehetuesi etj etj, pra kryekreu Edi Rama, ne nje akt te mirfillte antikushtetues, me nje urdher te Lei Fenit te tij Tahiri, nuk lejon daljen jashte shtetit te qytetareve qe jane gjobitur per kundravajtje per makinen e tyre dhe nuk kane paguar gjoben. Ky urdher i Edi Rames, unik ne llojin e tij ne historine e nje vendi te lire, i firmosur nga Lei Feni Tahiri, eshte nje dhunim flagrant i nenit 38, pika 2 e te cilit thote se askush nuk mund te

Sunday, December 1, 2013

Kush ka frikë në PD nga hetimi i dosjes Olldashi?

Deputetja kurajoze e Partisë Demokratike, Mesila Doda, lëshoi akuza të forta ndaj kupolës blu. PD kërkonte komision hetimor për “shkulje veshi” dhe nuk kërkon për aksidentin e dyshimtë të deputetit Olldashi?
Pas vdekjes

Saturday, November 30, 2013

Ju kishit Faj! Kishit Faj kur e late Sokolin të vetëm

Nga Mesila Doda

Shqetësimi për të cilin do të duhej të flisja sot ishte ai i ndodhive që tashmë na duken të kaluara, qysh prej një jete, importi i armëve kimike, dhe reagimi popullor që e ndoqi kur u kuptua që një vendim i mjegullt, me pasoja të forta mbi jetën e Shqipërisë dhe shqiptarëve po merrej dhe askush nuk dinte asgjë...madje edhe më tepër, po tentohej të shitej si një shans i madh, pasi ne të vegjlit e globit, tashmë do të zgjidhnim hallet e superfuqive. Kjo do të ishte tema për të cilën do të duhej të flisja gjatë seancës së kaluar, seancë e cila nuk u bë për shkak të një jete që humbi, për jetën e mikut tim më të mirë, Sokolit.
Kushdo në këtë sallë e di që hapat tona politikë përgjatë legjislaturës së kaluar dhe këtyre muajve të parë të opozitës kanë qenë thuajse gjithmonë të përbashkëta. Unë dhe Sokoli kemi përballur së bashku betejat elektorale në të njëjtin qark, në qarkun më të vështirë në Shqipëri për në demokratët, Fieri. Kemi punuar bashke

Thursday, November 28, 2013

Vdekja e burrit (1990)

Yllka (2003)

Rruga e lirise

Militanti -

Dashuria e fundit (1994 - 1995)

I dashur armik (2004)

Dimri i fundit (1976)

FILMI "TANA"

Vajzat me kordele të kuqe

Nga mesi i erresires (1978)

Era dhe Lisi

Nata e pare e lirise

Streha e re

Shembja e idhujve

Toka jone

FILMI "PAS GJURMEVE" NGA AKTORET SHQIPTARE

FILMI "DUEL I HESHTUR" NGA AKTORET SHQIPTARE

FILMI "VETMI" NGA AKTORET SHQIPTARE

VIDEO MONTAZH ME ROLET E AKTORES DRITA PELINGU

Hakmarrja - Film komplet

Njeriu me top Film Shqip

Rruge te Bardha -

Ne cdo Stine -

Balle per balle - HD -

mysafiri.mpg

FILM ARTSTIK SHQIPTAR - GEZHOJA E VJETER.avi

Vdekja e Kalit - tanmarket.com

Asgje Nuk Harrohet (Film Shqiptar)

FILMI "HETIMI VAZHDON" NGA AKTORET SHQIPTARE

ENVER HOXHA - TITO 1947 -

The Emigrants ( Emigrantët ) FULL Movie - 2013 Film shqip

Peng Omiros -

Perdhunuesit- [Film i plote] HD with Subtitles

Emblema e Dikurshme-Pjesa e pare dhe e dyte [HQ]

Emblema e dikurshme (1979) (seria 3 dhe 4)

FILMI "EMBLEMA E DIKURSHME" NGA AKTORET SHQIPTARE (SERIA - Nr-1)

KOHE E PAKRYER ME AKTORIN SERAFIN FANKO NGA AKTORET SHQIPTARE

FILMI "EJA" NGA AKTORET SHQIPTARE

At Zef Pllumi, 'Rrno per me tregue'

Burgu i Burrelit

Nentori Dyte

Letra Fatale

Detyre e Posacme

Mysafiri

Debatik

Cuca e Maleve

FILMI "VITET E PRITJES" NGA AKTORET SHQIPTARE

Letra e 1907, Akuzat e Dervish Himës për Gurakuqin, Currin e Topullin

Fatmira Nikolli

Një kartë postale e Dervish Himës dërguar nga Brukseli më 8 nëntor të vitit 1907 Nikolla Ivanajt, hedh dritë mbi marrëdhëniet mes atdhetarëve më në zë të kohës. Patrioti nga Ohri, Hima, i njohur ndryshe edhe me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Bajo Topullin, Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin. Në fakt, në letrën që po botojmë me faksimile, Topulli e Curri shkruhen vetëm si emra, ndërsa

101 vjet Pavarësi, krerët e shtetit bashkë në Vlorë

Sot shënohet 101 vjetori i Festës së Pavarësisë. Festimet kanë përfshirë të gjitha zonat shqipfolëse.  Gjithë krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë qenë së  bashku në Vlorë, në qytetin e Flamurit.
Festimet nisën në orën 11:00 ku u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit. Kurorën e parë te varri i Ismail Qemalit e vendosi Presidenti Nishani,

Surpriza, Fiorit të “Fiksit” do t’i duhet ta ndajë karrigen me Albana Osmanin

Ka qenë një surprizë për shikuesit e “Fiks Fare” në “Top Channel” shfaqja të premten në mbrëmje në ekran e Albana Osmanit, në vend të Fiori Dardhës. Dy muaj pas daljes së Fiorit në ekran si moderatorja e këtij formati të rëndësishëm televiziv me largimin e Saimir Kodrës, drejtori i “Fiks Fare” ndryshon strategji. Albana Osmani në këtë dalje të saj të parë ka postuar foto të realizuara në studion e “Fiks Fare”, duke njoftuar fansat e saj në faqen zyrtare në Facebook:

Batutat e Ramës me Nokën dhe Ristanin, emrat e 29 krerëve të Policisë nga Tepelena

Ristani: Numërues të PS, 17 kryepolicë

Rama ironizon Nokën: Flamur pa shkop. Ish-ministri: Do hash shkopin, e ke qejf.

Partia Demokratike denoncoi dje emërimin e shumicës së drejtuesve të Ministrisë së Brendshme nga Tepelena dhe Kurveleshi. Gjatë interpelancës me Kryeministrin për emërimin në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi,

Sunday, November 24, 2013

Aksidenti tragjik, Olldashi po ecte me makinën në marsh automatik

Nga kontrolli autoteknik i makinës “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 HN, që drejtohej nga Sokol Olldashi në momentin e aksidentit, ka rezultuar se sistemi i drejtimit dhe i frenimit kanë funksionuar normalisht.
Ndërsa pavarësisht këtij

Igli Cara rrëfen natën fatale: Si e gjeta Olldashin poshtë makinës

Deputeti Igli Cara, personi i parë që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit Sokol Olldashi, rrëfen për "Gazetën Shqiptare" të gjitha detajet, që nga çasti që mori vesh lajmin për aksidentin, deri në momentin që ai u përball me të vërtetën shokuese të vdekjes së mikut të tij më të mirë.
"Unë e kam lajmëruar vetë policinë nga numri im për aksidentin. Në momentin që kam mbërritur në vendin e ngjarjes, makina ishte kthyer përmbys",

Friday, November 22, 2013

Betimi yt Sokol, është edhe betimi ynë

Nga Lulzim Basha
“Këtu ku sot jemi mbledhur, për ti dhënë përshëndetjen e fundit Sokol Olldashit, do të donim të mos vinim kurrë.
Në këtë humbje kaq tragjike dhe kaq të parakohshme, të gjesh fjalët e duhura për mikun, për shokun dhe liderin e shumë betejave politike dhe njerëzore, është shumë e vështirë.
Sepse sot, të gjithë së bashku, jemi duke jetuar një makth të tmerrshëm dhe të pabesueshëm.

Çfarë më mbetet nga Sokoli

Ruben Avxhiu

Na lidhte mosha, këndvështrimi i botës, muzika që dëgjonim dhe librat që kishim lexuar. Na ndante vetëm koncepti themel për raportin e gazetarisë me politikën.
Unë besoja dhe besoj në mitin e një gazetarie apolitike, e cila ia ka për detyrë lexuesit që të shohë me mosbesim të gjithë politikanët pa dallim.
Ai besonte se gazetaria mbetet pashmangshmërisht politike dhe ia ka për detyrë lexuesit që t’i thotë se cili politikan është më i miri. Sokoli ishte po aq njeri optimist sa isha unë pesimist.

Amaneti i Sokolit

Astrit Patozi
Fjalimi në ceremoninë mortore të deputetit Sokol Olldashi nga miku dhe kolegu I tij deputeti Astrit Patozi.
“Të dashur familjarë dhe miq të Sokol Olldashit. Çfarë do që të bëjmë dhe çfarëdo që të themi ne sot, në këtë ditë  zie, do të ishin të pamjaftueshme për të nderuar dhe respektuar si duhet Sokolin. E unë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, e kam të vështirë të gjej fjalët. Sepse pata fatin e mirë, por edhe të keq, për shkak të kësaj gjëme, të jem një ndër miqtë e tij të afërt, për gati 20 vjet.

Lamtumirë Koli!

Nga Arben Vata
Kur edicionet tona informative të televizioneve dhe faqet e gazetave mbushen përditë, për fat të keq, me njoftime për aksidente automobilistike me pasojë vdekjen, dhimbja është njerëzore dhe e njëjtë si kur vdes një fëmijë, i ri, i moshuar apo edhe një politikan apo njeri tjetër publik. Por ndërsa në rastet e para dhimbja është familjare dhe e shpërndarë në një rreth të caktuar shoqëror dhe miqësor, në rastet kur viktimë e një aksidenti bëhet një politikan apo njeri me profil të lartë publik, edhe dhimbja është më e gjerë dhe e thellë.

MARIGLEN MULLA 22 Nentor 2013 - 08:35 Aksidenti i Olldashit, Dëshmia: Pashë makinën të rrokullisej

“Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave”.

Ky ishte imazhi i parë me të cilin u përball Haki Sallufi, rreth 45 vjeç, pronari i bar “Kiu”, as 20 metra nga vendi

Dyshimet për aksidentin e Olldashit

Shtohen dyshimet, kontradiktat dhe pikëpyetjet rreth aksidentit fatal të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit. Sokol Olldashit i është dhënë dje lamtumira e fundit, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, por shumë mister ka lënë pas vdekja e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa pritej të qartësohej gjithçka, ka ndodhur e kundërta

Ekspertiza: Momentet e fundit të Sokol Olldashit

Nikoleta Kovaçi
-Ekspertiza e aksidentit fatal që i mori jetën Sokol Olldashit mbrëmjen e së mërkurës, ka ofruar përfundimet paraprake. Vendi i aksidentit, Krraba është kthyer ditën e djeshme në vëmendjen e ekspertëve të cilët për orë me radhë janë marrë me shenjat dhe dinamikën e ngjarjes.
Ekspertët 
Sokol Olldashi, ka humbur jetën nga plagët e shumta

Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e Igli Carës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me indiciot e përhapur, se në makinën e Sokol Olldashit ka pasur edhe një person të dytë, i cili ka shpëtuar pa shumë dëmtime. Ekspertiza ditën e djeshme ka shpjeguar shkaqet e vdekjes së deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.
Pak të dhëna që janë vënë në dispozicionin e hetuesve të çështjes nga personat që kanë patur dijeni rreth atij momenti fatal për jetën e Sokol Olldashit,

Thursday, November 21, 2013

Vajza që u përfol se u vra bashkë me Olldashin, reagon në FB

Ish-zëdhënësja e Sokol Olldashit, Arminda Qylafku, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ka konfirmuar se ajo është gjallë, pas sot disa media bënë me dije se ajo kishte humbur jetën dje bashkë me deputetin e PD-së.
Qylafku është një nga emrat më të përfolur orët e fundit

Homazhe në nder të Sokol Olldashit, i jepet lamtumira e fundit

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nder të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ndryshe nga herët e tjera, sot Kuvendi është mbuluar nga zija. I mbushur me lule të bardha, të afërm, miq, qytetarë e kolegë dhe nën tingujt e muzikës funebre, po i jepet lamtumira e fundit deputetit Sokol Olldashi. Në Kuvend janë parë të hyjnë edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë, të cilët përpiqeshin

Kush ishte Sokol Olldashi

Shkruar nga Rexhep Polisi
Sokol Olldashi ishte një figurë e nderuar e Partisë Demokratike.
Ai u përfshi me lëvizjen e dhjetorit në vitin ’90, ku që në atë kohë ai u bë anëtar i Partisë Demokratike si dhe anëtar i mbledhjes themeluese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Nga Maji i vitit 2002 deri më Shtator të 2007-ës, Olldashi mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Wednesday, November 20, 2013

Hamit Matjani para gjyqit special: Amerikanët më hodhën diversant

Nga Fatos Veliu
PJESË TË NXJERRA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TË DIVERSANTIT HAMIT MATJANIT I SPIUNAZHIT AMERIKAN, I HEDHUR MË AEROPLAN MË DATËN 1. 5. 1953
Kur mbërrita në Athinë, takova Asim Jakovën dhe disa amerikanë, të cilëve iu komunikova se si kishte ngjarë puna jonë. Mbas dy-tri muajsh, në muajin gusht mua më thirri Asimi dhe disa amerikanë e më njoftuan futjen time përsëri në Shqipëri së bashku me Fetab Xhiken, Bido Kotorin, Naum Sulen, Lek Martinin.
Kësaj radhe na ngarkuan për mbledhjen e informatave dhe të krijonim baza në popull, si mbas fjalës që kishim në Athinë, në drejtim të Grabovës do të nga zbarkonte aeroplani amerikan një radist.

Fjala e Sali Berishes para gazetarve...

Ata qe deshirojne, me poshte mund te lexojne fjalen time te mbajtur ne bashkebisedimin me gazetaret.
"Ku shkojmë? Është pyetja e përjetshme e njeriut që ecën drejt pasigurisë, është pyetja që i shtrojnë vetes sot jo vetëm politikanët, analistët, gazetarët, por në tërësi shqiptarët, si ata që votuan kundër Edi Ramës, por çdo ditë e më shumë edhe ata një milion shuplaka, siç i quan ai ata që votuan pro tij. Madje dhe njerëz afër me të. Përgjigja e gjithanshme dhe e pashmangeshme është vetëm një: Po ecim jo më drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian, por mjerisht po ecim drejt shtetit policor, mesa duket rrugës dhe modelit të vetëm që njeh e ka në gen dhe adhuron Edi Rama.

Tuesday, November 19, 2013

Karton i verdhë për Bashën. Berisha me karton të kuq

Zemërimi amerikan penalizon liderin dhe ish-liderin demokrat
Shqipëria humbi 3.8 miliardë dollar, çmimin “Nobel për Paqen”, “Komb i favorizuar” në Kongresin Amerikan dhe heqjen e vizave amerikane për shqiptarët
Tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët se vala e protestës u shua pas fjalës së Kryeministrit Rama se nuk do të pranonte demontimin e armëve kimike në një prej tuneleve të Martaneshit ose afër zonës malore të Elbasanit, pra në Shqipëri.

Sunday, November 17, 2013

Saimir Kodra: Nëse TCH mendon se i kam shkaktuar 16 milionë lekë dëm me ikjen time, jam gati të përballem në gjyq

Pak ditë para se Saimir Kodra të shfaqej në duetin e tij me Gentian Zenelajn në ekranin e “Agon Channel” me programin investigativ dhe argëtues “Ç’a Thu…”, televizioni “Top Channel” e paditi në Gjykatë Kodrën për zgjidhje të paligjshme të kontratës së punës si moderator i “Fiks Fare”. Në objektin e kësaj padie të paraqitur në Gjykatën e Tiranës më 7 nëntor sqarohet shprehimisht arsyeja e ngritjes së kësaj padie pas “konstatimit të zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës nga i padituri (Saimir Kodra) dhe mospërmbushjen e detyrimeve të tij, që rrjedhin nga kjo kontratë; Pra, detyrimin e të paditurit

Shpatullat e vogla të Ramës

SAMI NEZA

  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e deklaroi të premten Shqipërinë jashtë operacioneve të shkatërrimit të armëve kimike, duke ia faturuar vendimin e tij manipulimit të turmave me informacione të pavërteta, si dhe krijimit të frymës antiamerikane në pjesë të politikës shqiptare.
Asnjëra nuk është e vërtetë. Detyrimi i Ramës për të refuzuar pjesëmarrjen në këtë operacion me dinjitet është tërësisht për shkak të tij.

A duhej menduar paraprakisht?

REXHEP MEIDANI

  Dorëzim i plotë para zërit të fuqishëm qytetar

Bisedime pa bashkëvepruar me anëtarët e qeverisë, pa u konsultuar me Parlamentin dhe Presidentin, do të kishin një përfundim – dështimin nën presionin e protestave popullore nëpër sheshet e Shqipërisë. Me të vërtetë, në mungesë të transparencës, këto ditët e fundit, çështja më alarmante për qytetarët u bë ajo e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.

“Memecët” e qeverisë!

HAMDI JUPE
 
  Menaxhimi i situatës së protestave, të krijuar prej idesë së shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në Shqipëri, nxori në plan të parë, krahas të tjerash, një dobësi të theksuar të punës së qeverisë: atë të memecërisë së zëdhënësve të saj. Ajo që ndodhi, në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse një betejë në fushën e informimit dhe të dezinformimit të opinionit publik, dhe këtë betejë qeveria e humbi me sukses të plotë.

Jepi gaz, zoti K!

EDMOND TUPJA

  Të premten që shkoi, para se zoti K, d.m.th. Kryeministër, të deklaronte që projekti për asgjësimin e më se 1000 tonëve gaz sarin nuk do të realizohet në Shqipëri, kisha ndër mend t’i kërkoja, përmes rubrikës sime të përjavshme, që t’i jepte gaz ndërgjegjes së tij (ashtu si shoferët që i japin gaz motorit të makinës tek e ngasin këtë në një drejtim të caktuar e të përcaktuar qartë) që të mos vonohej në marrjen  e të vetmit vendim të arsyeshëm për qeverinë, për administratën e re shtetërore, për protestuesit përherë e më të shumtë, më kompaktë, më të vendosur, lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për të mos lejuar futjen, në Shqipërinë e lodhur nga ky tranzicion i gjatë e i mundimshëm, e asnjë fuçie me gaz sarin.

Saturday, November 16, 2013

Një fitore si e Pirros!

Nebil Çika
JO shqiptarë ndaj demontimit të armëve kimike është përjetuar si “feste” apo fitore e madhe nga të gjithë qeveria, opozita, shoqëria civile, media etj., e kanë nxituar të marrin autorësinë e kësaj “fitoreje” që në pamje të parë duket se ka vetëm “fitimtarë”. Pyetja pa përgjigje në këtë “betejë” të çuditshme “fitimtaresh” është: Kush është humbësi?

Friday, November 15, 2013

Çmimi “Nobel” për Shqipërinë

ARTAN HOXHA

  PSE M’U KUJTUA “QAZIM MULLETI”

Që në fillim sqaroj lexuesin se bëhet fjalë jo për Qazim Mulletin, personin real, ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit, por për personazhin grotesk “Prefekti Qazim Mulleti”, i krijuar me mjeshtëri nga letërsia dhe kinematografia komuniste për të tallur kundërshtarët dhe për të demonstruar forcën e ideologjisë së vet. Këtë personazh ma kujtoi Kryeministri Edi Rama

Ambasada e SHBA: Respektojmë vendimin e Ramës. Do të vazhdojnë të mbështesim qeverinë

“E respektojmë vendimin e Kryeministrit.  Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë.” Kështu thuhet në një reagim të Amnbasadës Amerikane në Tiranë, menjëherë pas vendimit të kryeministrit, Edi Rama për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.

Basha: “JO”-ja e mekur e Ramës, kjo është fitore e shoqërisë së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, ku deklaroi se Shqipëria nuk do të përfshihet në operacionin e asgjësimit të lëndëve kimike të Sirisë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Basha u shpreh se: “Pak më përpara i gjithë populli i dha fund alarmit dhe ankthit, për “JO”-në e mekur të Ramës. Kjo është fitore e madhe e shoqërisë së lirë, ku kryeministri luajti me interesat personale”.

Armët kimike, Rama-qytetarëve: Nuk i pranojmë. I pamundur asgjësimi në Shqipëri

PROTESTA KUNDËR ARMËVE KIMIKE, BESIMTARËT MYSLIMANË FALEN NË SHESH
Falen per armet kimike
Ora 14:30
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë fund ankthit të mijëra shqiptarëve që prej disa ditësh protestuan për t’i thënë “Jo" armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqiperia nuk do te perfshihet në operacionin e shkatërrimit të lëndeve kimike të Sirisë.

Thursday, November 14, 2013

Arvizu; SHBA do te zhgenjehet nese Rama refuzon armet kimike...



Ndërsa e gjithë vëmendja e publikut është përqendruar në çështjen e nxehtë të mundësisë së demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, në një intervistë dhënë mbrëmjen e së enjtes në Top Channel për gazetarin Sokol Balla, tha se qeveria amerikane i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të kontribuojë në procesin për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë.

Shqipëria tashmë po përballet me një sfidë të madhe të brendshme

Sarin. Çfare eshte, si vepron dhe çilat jane shenjat qe ka kur perdoret


Gazi SarinSarina gezon nje volatilitet me te larte (lehtesi per t’u shnderruar ne gas) krahasuar me agjentet e tjere nervore, per c’arsye marrja permes frymemarrjes mund te jete shume e rrezikshme dhe perqendrime sado te ulta te avulluara mund te penetrojne permes lekures. Rrobat e nje personi mund te leshojne sarine edhe 30 minuta pas ardhjes ne kontakt me te, cka mund te ekspozoje ne rrezik njerez te tjere.
Edhe ne doza shume te vogla, sarina mund te jete vdekjeprurese. Simptomat e para pas ekspozimit jane rrjedhje hundesh, shtrengese ne gjoks dhe mbyllje e bebes se syrit.

Wednesday, November 13, 2013

Pse kemi frikë se do na e sjellin helmin në shtëpi

FATOS LUBONJA

  Tashmë kjo ka ndodhur, propozimi është bërë. Ndoshta ndonjë ditë do t’ia marrim vesh edhe emrin propozuesit, sepse ka gjithmonë një njeri të parë të cilit i shkon ndër mend.  Një gjë di të them me siguri: cilido qoftë ai i huaj që ka propozuar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, nuk mund të jetë mik i shqiptarëve. Në rastin