Thursday, June 16, 2011

Eurodeputetja Fajon theksoi se ajo i referohej e-mailit që Veliaj kishte dërguar për vendet e BE

Fajon rrezikoi të infektohej nga virusi "V"

Parlamenti Evropian është përfshirë dje në një debat sa absurd aq edhe qesharak, ku delegacioni shqiptar gjatë një seance për të drejtat e njeriut në Shqipëri u përball me akuzat e eurodeputetes Tanja Fajon, e cila dënoi shtetin shqiptar për moszbulimin e rrëmbyesve të Griselda Roshit. Eurodeputetja Fajon i referohej vetëm një e-maili të dërguar nga koordinatori i Partisë Socialiste, Erion Veliaj për këtë ngjarje dhe nuk kishte informacion mbi përfundimin e hetimeve. Veliaj, menjëherë pas denoncimit të rremë të vëllait të kryebashkiakut të Kavajës, lëshoi një e-mail në drejtim të ndërkombëtarëve dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ku i informonte për "rrëmbimin" makabër të bashkëshortes së Roshit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës mbi këtë ngjarje, Veliaj nuk u kujtua të bënte një e-mail përgënjeshtrues, ku të sqaronte lidhur me lajmin që kishte përhapur brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Nisur pikërisht nga ky e-mail, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon tha përpara eurodeputetëve në seancën e djeshme të takimit Shqipëri-BE, se: "gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është shumë e rëndë. Këtu nuk mund të lë të papërmendur rastin e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, gruaja e së cilit u rrëmbye nga persona të paidentifikuar. Ajo ishte 9 muajshe, iu nxor fëmija nga barku në mënyrë kanibale dhe u hodh në kanal. Nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim. Këto janë sinjale të forta që shteti ka gisht në këtë ngjarje dhe në Shqipëri nuk ka drejtësi". Pas kësaj deklarate të eurodeputetes sllovene, kanë ndërhyrë deputetët shqiptarë, të cilët kanë sqaruar eurodeputeten Fajon, por edhe të pranishmit në sallë. Deputetja demokrate, Mesila Doda e informoi eurodeputeten se kjo ngjarje është zbardhur brenda 24 orëve dhe kjo histori rezultoi e pavërtetë. "E nderuara zonja Fajon, më duhet t'ju abdetoj në lidhje me këtë ngjarje, ka mbi 10 ditë që në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë e dinë që kjo ishte një histori e sajuar. Sajimin e së cilës e kanë pranuar vetë protagonistët e ngjarjes edhe Griselda madje. Kryebashkiaku i ri i Kavajës i ka kërkuar falje të gjithë shqiptarëve kudo që janë", u shpreh Doda.

Fajon: U bazova tek email-i i Erion Veliaj

Pasi u njoh me rrjedhën e ngjarjeve nga deputetja Doda, eurodeputetja Fajon theksoi se ajo i referohej e-mailit që Erion Veliaj kishte dërguar për vendet e Bashkimit Europian. "Unë këto që po them i kam të bazuar në fakte dhe po të doni ju citoj e-mailin e socialistit Erion Veliaj lidhur me këtë ngjarje, që ka informuar jo vetëm vendet e Bashkimit Europian", tha Fajon. Ndërsa deputetja Doda u shpreh se, "e nderuara zonja Fajon, Erion Veliaj ka bërë shumë mirë që ka dërguar e-mailin e parë, por mendoj se duhet t'ju kishte dërguar me dhjetëra e-maile të tjerë ku t'ju bënte të ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar". Eurodeputetja Fajon u informua nga deputetja Doda pas seancës për të drejtat e njeriut për Shqipërinë mbi historinë e vërtetë të Griselda Roshit. Doda u shpreh se çdo përfaqësues politik duhet të thotë të vërtetat edhe kur ato nuk i pëlqejnë. Pas sqarimit të këtij fakti, eurodeputetja Fajon u shpreh se, "unë fola në përgjegjësi për disa pika që lidhen me të drejtat e njeriut në Shqipëri, ka disa shqetësime. Lidhur me çështjen specifike të Kavajës, unë kisha një informacion, por kolegët shqiptarë më paraqitën një tjetër panoramë dhe unë i përmbahem asaj që dëgjova sot".

Përdorimi politik i Ramës me ngjarjen e Grisilda Roshit

Denoncimi i Griselda Roshit, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi për një rrëmbim makabër në mes të Tiranës, që nga hetimet e kryera nga organet e Policisë dhe Prokurorisë rezultoi një mashtrim, u nxitua të vishej politikisht nga Partia Socialiste. Nëpërmjet organit zyrtar mediatik, gazetës "Zëri i Popullit", Partia Socialiste akuzoi menjëherë qeverinë shqiptare për "grabitjen", duke synuar kështu fitimin e kredibilitetit politik. "Në humnerë, rikthehen metodat e rrëmbimeve të SHIK-ut në 1992-1997", ka qenë titulli i madh i gazetës "Zëri i Popullit" të datës 02.06.2011, duke iu referuar denoncimit të Griselda Roshit për rrëmbim dhe abort me dhunë, e rezultuar mashtrim pas hetimeve të Prokurorisë. Akuzat e Partisë Socialiste në drejtim të qeverisë u drejtuan ende pa folur organet e Prokurorisë dhe Policisë. E braktisur nga qytetarët, strategjia politike e Partisë Socialiste për t'u ngjitur në pushtet është përqendruar në shpifje, trillime e sajesa të mirorganizuara për t'ia veshur fajin më pas qeverisë shqiptare. Politizimi i rrëmbimit të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Kavajës nisi që në orët e para të rrëfimit të Griselda Roshit, kur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama lajmëroi mediat për një reagim publik mbi ngjarjen që rezultoi mashtrim në orën 19 e 30 minuta mbrëmjen e 2 qershorit, por dijenia se gjithçka ishte mashtrim e shtyu atë të anulonte daljen publike, për të lajmëruar më pas një vizitë në shtëpinë e familjes Roshi në qytetin e Kavajës. Për ta bërë sa më shumë tragjike si ngjarje, kreu i PS-së urdhëroi edhe deputetët e tij që të pushtojnë shtëpinë e kryebashkiakut të ri të Kavajës në shenjë solidarizimi dhe shtimin e vëmendjes së mediave për një histori të trilluar nga fillimi deri në fund. Kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste dhe personalisht kryetari i saj shpërndajnë lajme të këqija, siç ishte vjedhja e orës së Presidentit Bush. I njëjti skenar ishte edhe me liberalizimin e vizave, ku PS alarmoi BE se do të kishte 1 milion emigrantë pas heqjes së vizave.

E-maili i Erion Veliajt dërguar ndërkombëtarëve

Koordinatori i PS-së, Erion Veliaj, informoi ambasadorët në Tiranë se gruaja e kryebashkiakut të Kavajës është rrëmbyer dhe i është marrë peng fëmija. Nëpërmjet një e-mail-i, Veliaj ka përshkruar në anglisht ngjarjen me nota politike, duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë. Veliaj ka paralajmëruar edhe një reagim të Ramës për ngjarjen, por që pas vizitës në shtëpinë e Roshit mund të jetë anuluar. Më poshtë po botojmë tekstin e plotë të e-mail-it të Erion Veliajt:

"Miq, një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, zonja Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kryeqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, zoti Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore… Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t'ju japim nesër.

Falëminderit Erion".

Pack: Deputetët e PS e kanë vendin në Parlament, ata s'janë Kryetarë Bashkie

Komiteti i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së në Bruksel, i cili diskutoi gjatë dy ditëve mbi situatën postzgjedhore të vendit dhe përmbushjen e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin, u zhvillua mes debateve të shumta midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës shqiptare, ku ajo që u vu re ishte prishja e imazhit të Shqipërisë nga deputetët e opozitës. Eurodeputetja Doris Pack në ndërhyrjen e saj në debatin e krijuar ka konsideruar të rëndësishëm kthimin e opozitës në Parlament. "Ju jeni anëtarë të Parlamentit, e ajo çfarë thoni këtu, ju duhet ta ngrini në Parlamentin tuaj. Ka shumë gjëra që mund të bëhen në Parlament, ku nevojitet një shumicë, e ka gjëra që nuk mund të bëhen pa ju. Ne nuk jemi mësuesit tuaj. Mendoj se ju duhet të veproni për atë që ju jeni zgjedhur, të gjithë ju, në Parlament. Ju nuk jeni të zgjedhur në nivel lokal, nuk jeni kryetarë bashkish, jeni zgjedhur për Parlamentin, ndaj duhet të shkoni në Parlament e bëni atë çfarë është planifikuar", u shpreh Pack. Pavarësisht se në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur në çeljen e këtij komiteti, komisioneri Fule vlerësoi hapat e hedhura nga Shqipëria, deputetët e majtë të Parlamentit shqiptar u munduan t'i nxinin ato. Ndërkohë, kjo solli një reagim të menjëhershëm të deputetëve të mazhorancës kur deputetja Albana Vokshi kërkoi të dinte nëse komisioneri Fule është vënë në dijeni të letrës së hapur të kryesocialistit Rama ku kërcënoheshin gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. "Së pari, do të doja të shikoja nëse zoti Fyle është vënë në dijeni me deklaratën e fundit të zotit Rama, në letrën e hapur të zotit Rama të përpara disa ditëve dhe të kërcënimeve që ai i ka bërë deri tani gjyqtarëve, a e keni bërë mirë llogarinë mirë me etikën? Po ashtu do të doja të pyesja nëse është vënë në dijeni me deklaratën e fundit, të sotme, të bërë vetëm një orë përpara, të zotit Rama, ku jo vetëm që nuk e pranon vendimin e institucionit më të lartë, vendimin e mbrëmshëm, pra të Kolegjit Zgjedhor mbi ankesën e Partisë Socialiste, por në fjalimin e fundit të tij, ai thekson se tashmë rruga e Partisë Socialiste është që të shkohet deri në fund me atë plan që ka nisur, pra që të shkohet deri në rrëzimin e qeverisë", u shpreh deputetja Vokshi në reagimin e saj. Gjithashtu deputetja pasi përshëndeti në emër të Partisë Demokratike vendimin e Kolegjit Zgjedhor, kërkoi një përgjigje se cili do të ishte reagimi nëse kërcënimet e hapura do të bëheshin në vendet e Bashkimit Europian. "Pyetja ime e fundit është që: Nëse kjo gjë, nëse një person do të bënte një deklaratë të tillë në vendet tuaja, cili do të ishte reagimi juaj ndaj këtyre deklaratave? Dhe më lejoni së fundmi që në emrin tim, por dhe të gjithë kolegeve dhe kolegëve të mi, të përshëndes vendimin e mbrëmshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili është në një linjë me nenin 48 të Kushtetutës, i cili e bën votën të vlefshme dhe të barabartë për çdo qytetar shqiptar", u shpreh Vokshi.

Wednesday, June 15, 2011

50 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës


50 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, gazeta “Tirana Observer” boton në një speciale 50 fakte nga jeta e kryetarit të kësaj partie, Edi Ramës. E në ndryshim nga të gjithë liderët e tjerë politikë shqiptare, jeta liderit të opozitës është komplet ndryshe. Ai e nisi karrierën politike si rebel, tani është në krye të një partie që ka bërë historinë e këtij vendi. Jeta e Ramës njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që gratë e jetës e deri tek stili i jetesës dhe tek mënyra e të bëri politikë.

1. Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.

2. Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër Kulture, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste.

3. Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një djalë që quhet Gregori. Aktualisht ai është martuar me Linda Bashën.

4. Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.

5. Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

6. Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në realitetin shqiptar dhe ajo u laruan pas një viti nga Tirana.

7. Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

8. Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

9. Më 20 prill të vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit të Kulturës. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2000, ku kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

10. Më 9 tetor të vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit të 7-të të PS-së, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundër. Në këtë mënyrë ai u bë kryetari i dytë në historinë e selisë rozë, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.

11. Prej vitit 2000 Edi Rama udhëheq Bashkinë e Tiranës. Ai ka fituar tre mandate rresht në kryeqytet. Në vitin 2000 përballë Besnik Mustafajit. Në 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak Ngjelën dhe në 18 shkurt 2007 merr bashkinë për herë të tretë duke mundur Sokol Olldashin e PD-së. Ndërsa fituesi i 8 Majit për Bashkinë e Tiranës pritet të dalë nga gjykata.

12. Edi Rama ka më shumë se 10 vjet që gjendet në poste drejtuese. Që nga viti 1998 kur ai ishte ministër e Kulture e deri tani në vitin 2008 që ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Një rekord më vete ky për politikën shqiptare.

13. Rama është i vetmi kryetar i një prej partive më të mëdha parlamentare që asnjëherë nuk ka folur nga podiumi i Parlamentit. Që nga aktivizimi i tij në politikë, Rama nuk ka kandiduar asnjëherë për deputet.

14. Edi Rama është etiketuar nga miqtë dhe kundërshtarët e tij si një rebel, ekstravagant, kritizer i pashpirt dhe intelektual i madh. Ndërsa nga të huajt si i vetmi politikan me vizon në vend.

15. Përveç basketbollit, pasioni tjetër i Ramës është libri. Sipas miqve të tij, Rama është një lexues race. Lexon kryesisht libra politikë, që kanë të bëjnë me modelet e qeverisjes, por edhe libra ekonomikë të personaliteteve botërore.

16. Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar “Refleksione”. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste. Një vepër për të cilën Rama nuk ka folur shpesh.

17. Piktura dhe basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në shkollë. Ku sigurisht dhe këtu spikati si njeriu që thyen tabutë.

18. Rama në fillimet e tij politike ishte një kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturës dhe artit socialist. Më vonë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që nuk shkonin përshtat ideve të tij. Më tej akoma në një artikulues anti-Nano dhe së fundi, një anatemues i çdo gjëje që ka bërë politika në 20 vite.

19. Sot është kryetari i Partisë Socialiste, por dikur ka milituar në radhët e Partisë Demokratike. Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lëvizjen demokratike, por nuk qëndroi më shumë se tre orë në krah të Sali Berishës. Sipas vet Ramës, PS e 1991-shit ishte mbytëse.

20. Djali i një skulptori me emër në Shqipëri, Edi Rama, nuk ka reshtur së bëri djalin rebel. Rebel në shkollë, ku përplasja me mësuesit dhe mësueset ka qenë hobi i tij. Rebel më vonë në sport, ku kontrolli i topit të rëndë të basketbollit do të thoshte më shumë përplasje në “tabelë”.

21. Duke marrë pjesë edhe në Lëvizjen e Dhjetorit, Rama në vitet 1991-1992, së bashku me miqtë e tij më të afërt sulmoi ashpër regjimin. Me një fjalor që i bënte viktimat t’u therte deri kockë, ai poshtëroi atë sistem edhe me anë të disa pikturave.

22. Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumë edhe basketbollin. Madje ai së bashku me të vëllanë kanë qenë pjesë e klubit të Dinamos. Në këtë sport ai pati sukses dhe u thërrit edhe në ekipin kombëtar. Por Rama duket se la politikën për të luajtur në nivel kombëtar.

23. Edi Rama kthehet në Shqipëri kur mëson për vdekjen e të atit, Kristaqit, një personalitet në Shqipëri, por mbi të gjitha një idhull i jetës së Ramës. Mjaftoi të heqë vëthin nga veshi, të presë mjekrën, të shkurtojë flokët dhe serioziteti në ceremoninë e varrimit ishte shenja e dytë se ky njeri mund të qëndronte edhe në Shqipëri.

24. Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.

25. Në vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i jep kryebashkiakut Rama çmimin për luftën kundër varfërinë. Ky është një ndër vlerësimet më të mëdha që ka marrë Rama, kjo për faktin se bëhet fjalë për një vlerësim nga institucione zyrtare.

26. Në vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku më i mirë i botës” (World Mayor), duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500 vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipëria.

27. Por vlerësimet dhe çmimet për Edi Ramën nuk mbarojnë këtu. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.

28. Një nga thëniet e Edi Ramës që mbahen gjatë në mendje është kur ai varrosi babanë e tij. “Erdha në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë time, për të futur në dhe mikun tim më të vjetër duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës”.

29. Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.

30. Edi Rama ishte ministri i parë që hoqi badigardët dhe nuk pranoi të mbante makinë si ministër i Kulturës. Gjë tepër e rrallë kjo për Shqipërinë dhe për ministrat e asaj kohe. Por “çudia” nuk zgjati për shumë kohë, pas atentatit dhe punëve të shumta u detyrua të vijë në shijet e zyrtarëve të tjerë.

31. Prishja e ndërtimeve pa leje në parkun “Rinia” dhe në lumin e Lanës bëhej për herë të parë në emër të shtetit. Dhe për këtë meritën më të madhe e ka marrë Edi Rama, megjithëse është një punë që u bë nga Policia Ndërtimore me fondet e qeverisë.

32. Me këngën “Tirona”, e kënduar prej tij, Edi Rama bëhet i pari politikan që kompozon dhe këndon një këngë vetë. Në këtë këngë në të cilën morën pjesë edhe grupi i famshëm “West-Side Familly” u kthye në një hit të vërtetë.

33. Edi Rama është kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që ka bashkëjetuar politikisht me katër kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe së fundi me kryeministrin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

34. Edi Rama është kryetari i dytë i PS-së, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-së në moshën 39 vjeç. Ndërsa Edi Rama e mori drejtimin e partisë më të madhe në opozitë në moshën 41 vjeç.

35. Togfjalëshi më i përdorur nga Edi Rama është pikërisht “politika e re”. Tashmë kjo fjalë ka hyrë në fjalorin politik të ditës të selisë rozë, ku nuk ka deputet që gjatë deklaratave të tyre mos të përdorin togfjalëshin “politikë e re”.

36. Kur ishte në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e rrahën pa arsye. Një ngjarje që ai e përkujton si “stili Edi Rama”; duke iu marrë këmbët deri tek shtëpia e një fotografi, rrugës për në spital dhe duke pozuar për fotografi të kokës së çarë dhe fytyrës të ënjtur e të përgjakur. “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.

37. Pas rrahjes Rama vendos të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit dhe me penel në dorë dhe telajon çdo mëngjes nisi një jetë të re.

38. Por Rama edhe në Paris nuk e la profesionin e tij të të shkruarit. Ai kishte lënë në Tiranë një reputacion, të cilin ai e ruajti edhe në Paris, duke shkruar opinione për një gazetë në Tiranë, duke u përqendruar në çështje që nuk shkonin si duhet në Shqipëri.

39. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, në një intervistë ka thënë se gjatë 7 viteve të fundit, Edi Rama është shkurtuar (kërrusur) katër centimetra. Kjo si pasojë e lodhjes dhe qëndrimit gjithmonë mbi tryezën e punës.

40. Ndryshimi më i madh i Edi Ramës për publikun është fjalori i tij. Nëse hyri në mendjet e shqiptarëve për frazat dhe batutat që përdorte kundër Berishës dhe fjalorin agresiv, që nga zgjedhja në krye të PS-së, ka ulur ndjeshëm fjalorin duke përdorur një gjuhë standarde dhe shumë pak të ndryshme nga të tjerët.

41. Rama është i pari politikan shqiptar që në media i janë publikuar foto nudo. Bëhet fjalë për fotot në plazhet e Francës që u nxorën pak ditë nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Një veprim që Rama e cilësoi si shantazh ndaj figurës së tij.

42. Edi Rama ndër pijet e tij të preferuara ka verën, megjithëse e pi shumë rrallë. Në lokale mund të shihet vetëm me ndonjë gotë ujë pa gaz. Duhanin pasi mësoi ta pinte në Paris, sapo u bë kryetar bashkie e ndaloi. Mban një dietë të fortë ushqimesh dhe bën vrap në kodrat e liqenit.

43. Është ndër politikanët që është i obsesionuar pas sms-ve. Mund t’u dërgojë me qindra në ditë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por ndryshe nga fjalimet e tij politike, sms-të i shkuan me një tironçe autoktone dhe mjaft shkurt.

44. Makinat, ndryshe nga ish-kryetari i tij, nuk janë një hobi i Ramës. Deri më sot nuk është parë asnjëherë në timonin e ndonjë makine, përveç fotove në autobusët e Bashkisë së Tiranës.

45. Dikur vishej me ekstravagancë. Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kapuç në kohë dhe jelek shumëngjyrësh. Ndërsa, që nga marrja e Partisë Socialiste, nuk e heq kostumin edhe kur temperaturat shënojnë maksimumin e tyre.

46. Deklarimi i pasurisë së Edi Ramës është një nga më modestët e zyrtarëve shqiptarë. Rama siguron jetesën vetëm me të ardhurat nga rroga si kryebashkiak dhe shpërblimet e kësaj detyre. Prej katër vitesh kryebashkiaku deklaron në zyrën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, se shlyen një kredi që kap shifrën prej 163.225 lekë të rinj.

47. Batuta më e fortë ndaj Edi Ramës cilësohet ajo e paraardhësit të tij në krye të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ky i fundit gjatë disa debateve me Edi Ramën deklaroi se, “E kam marrë Edi Ramën me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëra ministër”.

48. Kryesocialisti Rama veç akuzave të shumta që ka bërë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, ka drejtuar ndaj tij edhe shumë batuta. Por ajo që ka hyrë në historinë e fjalorit politik është “Doktor Rrumpalla”. Kjo cilësohet edhe si një nga batutat më të mira të Ramës.

49. Që prej tre vitesh, Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës ka zhvilluar dhe po zhvillon një opozitë ndryshe ndaj qeverisë. Shumë analistë e kanë kritikuar këtë opozitë të Ramës ndaj qeverisë, duke e cilësuar ata mjaft të butë dhe pa ide. Por duket se Rama nuk është tunduar aspak nga këto kritika.

50. Frazat më të përdorura të Edi Ramës nga viti 2005 kur mori drejtimin e PS-së e deri tani janë: “Politika e vjetër”, “politika e re”, “tranzicion i stërzgjatur”, “politikë e gërr-mërreve”, “qeveri e dështuar”, “kryeministër gënjeshtar”, “përtej së majtës e të djathtës”, “politikë përmbi PS dhe mbi PD-në”.

Pergaditi: Erion Habilaj

Tuesday, June 14, 2011

Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzo

Nga: Lek Mrijaj

Don Anton

Në historinë e re te kombit Shqiptar, çfaqet dhe figura e Don. Anton Kqiraj, si “Fetar atdhetar i devotshem i kombit Shqiptar- konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar , ideolog dhe luftëtar paqesorë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës dhe Shqiperisë natyrale të cilat i mbrojti me fjalë, punë djersë, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si At Gjergj Fishta, pra lirishtë mund te themi se kemi te gjallë ne Shqiptaret sot AT GJERGJ FISHTEN dhe ai është i MADHI DON.ANTON KQIRAJ.

Në karrieren e tij prej meshtari ai u nis nga disa parime te besimit fetar – kombetar dhe traditor që përcaktonin vlerat patriotike atdhetare te arsimit, të kulturës dhe të edukatës ”Pa shkollim -dhe filozofi kombetare te bashkimit - nuk ka fe as komb të mirëfilltë”, pra “S’ka fe pa atdhe”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri me diejni dhe vizion te mirëfillet shpirteror dhe kombetar, të duhemi si vëllezër te nje gjaku-gjuhe dhe kombi ishte dhe është sllogani-motoja e Don. Antonit “

Pa një atdhe të lirë dhe te bashkuar feja dhe kombi nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet kurrsesi”.

Don. Anton Kqira është një ndër figurat tona me te ndritura-spikatura dhe me te shquara atdhetare,kombëtare dhe patriotike Shqiptare . Ai është letërnjoftimi i ynë patriotik Shqiptar i Shqiperisë Natyrale dhe ambasadori me legjitim Shqiptar ne shtetin Amerikan.

Këtij kombi po ti jepte ZOTI, vetëm dy DON.ANTON KQIRA , do te ishte kombi me fatlum mbi ketë dhe te bekuar dhe me i lumturi nder popujt e botes ku dhe bashkimi i trojeve Shqiptare do të arrihej shumë me shpejt .

O ZOT ty te jemi falë ,me jep vetëm një pjesë zemër te këtij atdhetari te këtij gjaku si DON.ANTONI, te këtij heroi te popullit tonë atdhetar-patriot te gjallë te Dardanisë Antike te Shqiperisë Natyrale ,pra ashtu sikur mu të këtij heroi te gjallë ne te cilen ne mburremi me plot krenari.

Don Anton Kqiren mund ta quajmë PROFET te tri besimeve Shqiptare nga se ai është vet zemra, dhe identiteti i ynë kombëtar.

Mjeri ai komb qe s’di ti vlerësoi heronjtë e vet !!!

Le ta dijë te gjithe bota-shqiptare mbarë Se Don. Anton Kqira eshte shembull i gjallë për Shqiptarët e të gjitha trojeve.

Don. Anton Kqiraj është dhe mbetet figura me e shquar e kombit . Është figura ma e pastër e ndërlidhjes sonë fetare .Ai i kalon te gjitha suazat e besimit te tij, dhe pa dallim besimi ai mbetet luftëtari me i denjët i qeshtjes kauzes sonë kombëtare.

Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit Krijues dhe pasuria e kombit shqiptar. Si e tillë ajo për njeriun mund të jetë bekim ose sipas Shkrimit Shenjt varësisht si kjo dhuratë përdoret nga vet njeriu. Por duke qenë se njeriu është qenie shoqërore, do me thënë e hapur ndaj të tjerëve, ai njeriu pra me dhuratën e jetës së vet nuk mund të jet as bekim e as mallkim vetëm për vetveten por si pjesë e popullit që për nga prejardhja, bëhet bekim ose mallkim edhe për familjen e vet, për popullin e vet, për njerëzimin mbarë.

Ne sot kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe që është bekim dhe vetëm bekim për vetvetën, për familjen, për Kishën dhe kombin e tij.

Me 44 vjetori të meshtarisë së Don. Antonit, është një rast i mirë kënaqesi që të shpalosim mozaikun e një figure të ndritshme të kishës dhe të popullit shqiptar, sepse bëhet fjalë për një personalitet serioz dhe me një veprimtari të bujshme fetare dhe atdhetare, duke kontribuar me pjekurinë dhe përvojen e tij, në të mirë të Kishes në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë deri në ditët tona.

Hitoria e Kishës së Shën Palit, ka shënuar në librine artë të Historisë së Kishës shqiptare në diasporë emrin e klerikut të shenjtë si don Anton Kçira.

Sa i përket 20 vjetorit të parë – ajo pjesë e jetës së tij si dhuratë e Zotit ka qenë bekim për të dhe për familjen e tij. Kohë rinore dhe përgatitore për meshtari me plotë zell, entuziazem dhe ideale.

Një pranverë e vërtet e jetes me plot lule, dritë e gjallëri. Njezetvjetshi i dytë shënohet me një ndërrim rrënjësor nga ajo që quhet idealizem dhe që pastaj kalon në realizem jetësor. Kjo periudhë e jetes së Jubilantit tonë konsumohet me shërbime pastorale meshtarake në Kosovë, kryesisht në Gllogjan (Guci, Bistazhin, Gllavicicë), ku ka lënë gjurma të pashlyeshme të veprimtarisë së tij të shumëllojshme. Kjo periudhë karakterizohet me një bashkëpunim shumë vjecar dhe inteziv me famullitarin e atershëm të Prishtinës, ose me atë që është duke folur para jush. Një bashkëpunim me të vërtet shumë miqësor e vëllazëror në shumë fusha veprimtarie si psh. pastorali, shtypi, ceshtjet kulturore, kombëtare etj.

Kjo periudhë (1970-1990) në jetën e Kishës së Ipeshkvisë Shkup-Prizren cilësohej si periudhë me shumë mangësi e vështirësi për veprimtari pastorale. Mungonin kishat, qelet famullitareve, makinat për udhëtime, rruget, mungonin financat, mjetet katekistike, tekstet liturgjike etj.

Mirëpo edhe përkundër kësaj situate don Antoni me gjetshmërinë e vet, depërtonte, siguronte mjetet dhe i zgjidhte problemet. Në shumë gjëra ishte i shkelqyeshem .

Reagimet vepruese të tij u kanë ndodhë gjithmonë në kohën dhe në mënyrën e duhur. Kjo vlen edhe për rastine largimit të tij i perndjekur nga okupatori serb nga Kosova në vitin 1989 dhe të vendosjes së tij në Detroit.

Rrjedhat e ngjarjeve të kohës dhe të vendit kanë diktuar një gjë të tillë, dhe ai duke i lexuar shenjat e kohës, ka vepruar me urti dhe strategji të njeriut të mencur. Megjithatë, unë mendoj se edhe në këtë rast në sken, vepruesi kryesor ka qenë Provanie e Zotit e cila ka dashur që ju atje në diasporë të keni një meshtar sipas nevojave të këtij vendi.

Ai i përkushtuar krejtësisht për Zotin, për kishën dhe për popullin ka disa virtyte të spikatura në nivele cilësore, në drejtim të dashurisë së madhe ndaj vlerave të Kombit, shquhet për urti me plot energji baritore, i palodhur në ndërtimin e Kishave të reja, është zëri i nevojtarëve duhen bërë në këtë mënyrë një mbrojtës besnik i të pambrojturve, zëri dhe ndërgjegjja e përhershme e të shkelurve, të pikëlluarve dhe mbi të gjitha një babë dhe një vëlla i mbarë shqiptarëve kudo ata ishin dhe kërkonin ndihmë vëllazërore.

Si njohës i mirë i mentalitetit të shqiptarit don Antoni merrej gjithnjë edhe me pajtimin e gjaqeve, si atëherë kur ishte në Kosovë e po ashtu edhe më vonë në Shqipëri me prof Anton Çetten, mons Nikollë Minin, don Lush Gjergjin etj.

Një tjetër lloj veprimtarie me të cilen mund të krenohet Komuniteti katolik shqiptar i Shën Palit në Detroit në krye me bariun e saj don Antonin, ishte edhe është sot e kësaj dite bashkëpunimi dhe pritja e njerëzve të të gjitha profileve: shkencatarë,publicistë dhe politikanë…

Po ashtu edhe një tjetër profil aktivitetesh të kësaj Bashkësie dhe të Bariut të saj don Antoni, kanë qenë aksionet humanitare, kudo që ka pasur nevojë në trojet etnike shqiptare, qofshin ato aksione për ndërtime të objekteve fetare në Shqipëri, Kosovë apo Malësi, si dhe të objekteve kulturore, sociale e shëndetësore.

Interesimi për gjërat fetare dhe kombëtare e shtyri të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet kryesore të këtij lloji.

Dom Antonin tash e gjejmë në krye të delegacionit të besimtarëve nga Detroiti në Shkodër e Tiranë me rastin e vizites historike të Papes Gjon Palit II në Shqipëri, me 25 prill 1993.

Një veprim të ngjashëm e realizon me 13 shtator 1997 në Kalkutë me rastin e varrimit të lumes Nënës Tereza.

Nuk shkoj shumë kohë dhe me 16-19 nëntor të vitit 1999, kur në Tiranë u mbajt Simpoziumi ndërkombëtar në kontekstin e kremtimit të Jubileut të madh botëror me 2000 vjetorin e Krishtërimit.

Edhe në këtë moment shkencor e fetar gjithëshqiptar ishte i pranishëm bariu i kishes Shën Palit në Detroit. Don Antoni pastaj edhe më tutje pjesëmarrja e tij në manifestime fetare e kombëtare, sidomos në vitin 2003 në Romë për beatifikimin e Nënës Tereze, dhe në Shqipëri: Tiranë-Shkodër për kremtimin e vitit Jubilar për shqiptar të 300 vjetorit të Kuvendit të Arbnit. Ku paraqitet me kumtesën e vet për diasporen në Amerikë.

Do të ishte i mangët prezantimi i personalitetit dhe veprimtarisë së Don Antonit, po mos ta theksoja edhe një veprimtari specifike nga skena e cështjes kombëtare si pjesë e veprimtarisë së tij të përgjithshme.

Angazhimi i tij për hapjen e Shqipërisë viteve 90-dhjeta, përpjekjet permanente rreth ceshtjes në Kosovë, pjesëmarrja në Konferencën e Rambujes, organizon demonstrata në New York, Washington e gjetiu, interesimi dhe ndihmat materiale refugjatëve nga Kosova e veprime tjera të ngjashme me këto flasin qart për kontributin e tij dhe nën udhëheqjen e tij, të Komunitetit tuaj për ceshtjen tonë kombëtare.

Don Anton Kçira është autori i librit “Mes kryqit dhe Atdheut” Dom Anton Kçira është nismëtar i shumë veprimtarive atdhetare, organizator i aftë dhe largpamës, njeri me nuhatje dhe drejpesim politikë.

Trimëria dhe vendosmëria janë dy shtyllat që mbajnë ndërtesën e fuqishme të Personalitetit të Dom Anton Kçira.

Nga ana tjetër besimi i plotë dhe feja e gjallë në Atë – Zotin, që jep forcë dhe urti – shërbëtorëve të vet e bëjnë gjithnjë të pathyeshëm në ndërmarrjet e tij si Atë, kur predikon Fjalën e Zotit, po ashtu edhe atëherë kur vepron në favor të ceshtjes kombëtare.

Dhe në fund shtrohet pyetja, prej nga e tërë kjo energji shpirtërore, fizike dhe organizative e këtij meshtari të zellshëm? Përgjigjja mund të gjindet në faktin se ai (Dom Antoni) rrjedh nga një familje e fort me tradita fetare, patriotike dhe intelektuale, ku binomi: Fe e Atdhe, ka qenë dhe është gjithmonë aksion i filozofisë së jetës dhe veprimtarisë praktike.

Në anualet e Historisë së Kishës katolike ndër shqiptarë në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të shek. XXI, emri i dom Anton Kçires do të shënohet me germa të arta për shkak të veprimtarisë së tij fetare e kombëtare (patriotike), qoftë në Kosovë, vendlindja e tij, qoftë në diasporë në mes malësorëve të Shtëteve të Bashkuara të Amerikes.

Dhe si përfundim: Çka ti them keti vizionari te bekuar te kombit tim të nderuar, don Anton Kçira, me rastin e kremtimit të këtij Jubileut të 44 vjetorit të meshtarisë së tij?

Çka ti dëshiroj apo sugjeroj? Urti? Besoj se ka në mas të mjaftueshme dhe te pashlyeshme . Pasuri? Ka më shumë e ma shumë se ne. Atëherë në emër tim dhe ne emrin tim personal i uroj qe ZOTI ti jap shëndet të mirë, vullnet të çelikët, fat e sukses në veprimtari tuaj te metutjeshme , lumturi shpirtërore dhe jetë të gjatë me plot hare e fatlumësi.ZOTI JU BEKOFTË DON.ANTON KCIRA JU JENI AT GJERGJ FISHTA -II- i gjallë krenariaria e kishes dhe e kombit Shqiptar.

Si iu mohua Zogut viza në Suedi dhe pritja madhështore në Letoni

Më 1 korrik 1939 u nisëm nga Stambolli për në Rumani dhe nëpërmjet Polonisë, shteteve Baltike, Skandinave dhe Belgjikës mbërrita në Francë. Ajo çka frymëzoi këtë rrugë të gjatë, e cila u studiua imtësisht dhe solemnisht në hartat gjeografike, qe se italianët mund ta kapnin Mbretin po të kalonte nga deti Mesdhe. Kjo arsye m’u duk atëherë qesharake. Mbreti mori me vetë një pjesë të familjes së tij, kurse pjesën tjetër e dërgoi nëpërmjet Mesdheut. Z. Sotir Martini, i cili që atëherë mori titullin Ministër i Oborrit. Qazim E. Kastrati dhe unë ishim personeli civil, kurse nënoficerë shqiptarë ishin rojet e tij.

Para se të jap disa hollësira mbi udhëtimin e Mbretit nga Stambolli në Paris, më duhet të theksoj dy pika: E para është se gjatë këtij udhëtimi Mbreti s’bëri - me sa di unë - asnjë akt politik. Politika shqiptare, si e përfaqësuar nga Mbreti, fjeti gjatë këtyre 6 javëve. E dyta, gjatë kësaj kohe unë s’pata pothuajse asnjë punë. Me Mbretin u takova shumë rrallë, vetëm në vapor, prej Oslo-s në Antëerpen, pata një bashkëbisedim politik me të, por kjo pjesë e kujtimeve të mia nuk ka karakter politik, prandaj nuk është përfshirë në këtë libër.

Mbreti Karol e priti si “kushëri”

Në Rumani zbarkuam prej anijes “Transilvania” në Konstancë. Në molin e portit na priste një tren i posaçëm, i venë nga qeveria e vendit. Në këtë liman na priti vetëm z. Koxhamani. Në Konstancë kishte një koloni shqiptare të vjetër, të madhe dhe vepruese. Qeveria rumune bëri të pamundurën që të pengonte lëvizjen shqiptare në këtë kohë dhe kjo mund të provohet nga fakti se gjatë qëndrimit të Mbretit në Rumani gazetat nuk thanë asnjë fjalë për të. Qëndrimi i Rumanisë qe ky: mbreti Karol dërgoi një përfaqësues në stacionin e Bukureshtit për të pritur mbretin Zog. I vuri në dispozicion një automjet, e thirri së bashku me Mbretëreshën në një darkë në pallat dhe i dha leje që të vizitonte Sinajën. Qeveria rumune nga ana e saj mori të gjitha masat e sigurimit që duheshin, por bëri sikur nuk e dinte ardhjen e mbretit Zog në kryeqytetin rumun. Këtu, si në Turqi dhe vende të tjera, ideja që të mos zemërohej Duçja. Për qeverinë rumune Mbreti u prit në mënyrë private, ashtu siç ndodhi edhe në Turqi. Por në Rumani mbreti Karoli e priti Mbretin shqiptar si “kushëri”, ndërsa Ismet Inëunu e priti si një mik të madh. Nga kolonia e Bukureshtit, përveç z. Petro Koxhamani dhe Nik Pema (sekretar i legatës) Mbreti pa edhe z. Nikolaq Zoj, këtij të fundit Mbreti i dha një ndihme prej 25000 lei si ndihmë për koloninë. Disa shqiptarë të tjerë erdhën në Atheanëum Palas. Qeveria rumune vuri përsëri një vagon në dispozicionin tonë deri në kufi. Në Poloni qeveria e Varshavës dërgoi për të pritur Mbretin një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, z. Mejstoviç dhe sekretarin e ministrit të Jashtëm, nëntoger Lubienskie-n. Këta dy zotërinj na shërbyen shumë gjatë ndenjes sonë në Poloni, por qeveria u mundua ta shkurtonte kohën e qëndrimit tonë sa të qe e mundur. Në atë vend nuk patëm asnjë kontakt zyrtar dhe gazetat e vendit nuk shkruan asnjë fjalë rreth Mbretit.

Letonezët, pritje familjes mbretërore në çdo stacion treni

Nga Polonia u nisëm për në Letoni. Deri në kufi udhëtuam me vagonin e qeverisë polake, por atje, për arsye të ndryshimit të gjerësisë se vijave të hekurudhës na u desh të ndërronim trenin. Në kufirin letonez mbaroi çdo pritje zyrtare, por atje filloi pritja e popullit. Në çdo stacion deri në Riga populli i vogël letonez kishte dalë të priste Mbretin e një populli të vogël, që ishte sulmuar padrejtësisht. Mbretëresha dhe Princi u detyruan të dilnin shumë herë në dritaret e trenit dhe të falenderonte popullin që i brohoriste. Në Riga pritja qe madhështore, megjithëse arritëm në mes të natës. Gjatë ndenjes sonë të sheshi përpara hotelit Shën Petërburg qe gjithnjë mbushur me njerëz që prisnin të shikonin Mbretin dhe Mbretëreshën. Gazetat u mbushën me përshkrime mbi Shqipërinë dhe gazetarët nuk na u ndanë as në tren dhe as në hotel. Mbreti i priti dhe bëri disa deklarata me anë të zotit Kastrati dhe timen. Kur largoheshim me vapor për në Stockholm, moli ishte i nxirë nga njerëz që na brohorisnin

Në Suedi nuk donin t’i jepnin vizë

Pas një udhëtimi të keq, arritëm në Stockholm dhe u sistemuam në hotelin ‘Grand’, ku na vizitoi kryekonsulli ynë i nderit, z. Gard Lung. Ky zotëri organizoi më pas shumë dëfrime për nder të Mbretit. Gjatë një vizite në një nga vendet e famshme të qytetit dëgjuam për herë të parë himnin tonë dhe populli suedez - megjithëse Princi trashëgimtar suedez qe gati - brohoriti me shumë Mbretin e shqiptarëve sesa Princin e vet. Më pas mësova nga Mbretëresha se qeveria nuk kishte dashur t’i jepte vizën për kalim dhe vetëm pas shumë lutjeve na u dha një vizë tranziti.

Mbërritja në Paris: Policia franceze në kërkim të Mbretit

Nga Stockholmi u nisëm për në Oslo të Norvegjisë, ku për arsye të ndryshme qëndruam për një kohe të gjatë. Qëndrimi i popullit, i Mbretit dhe i qeverisë së vendit qenë si në Suedi. Vetëm se mbreti Haakon kur iu përgjigj mbretit Zog në një telegram falenderimi që ky i dërgoi nga vapori, duke udhëtuar për në Belgjike, i dha titujt e tij ligjorë. Kalimi ynë përmes Belgjikës vazhdoi vetëm një ditë, por në Ëaterloou, kur vizituesit morën vesh qenien e Mbretit shqiptar midis tyre i bënë një manifestim të pa përgatitur, por zemëror. Në Antëerpen na doli përpara sekretari i legatës së Parisit, Milto Noçka, dhe nipi i Mbretit, kapitën Sali Doshishti. Kështu arritëm në Paris në Chateau de la Naye, më 8 gusht 1939 në mëngjes herët, të pritur vetëm prej policisë franceze, e cila me zor na gjeti jo në kufi, por fare afër kryeqytetit.

Misteri i valixheve ku mbahej pasuria e Mbretit Zog


SHKRUAN: Aida Tuci

Kur hipa në vapor në Stamboll hodha një sy nga dritarja në kabinën e Mbretit dhe atje pashë të mbledhura njëra mbi tjetrën “valixhet” e famshme. Që atëherë vështrova që këto valixhe ishin objekt i një kujdesi të veçantë.

Valixhet lëviznin vetëm prej oficerëve dhe asnjëherë ndonjë hamall nuk u lejua që t’i prekte me dorë. Bashkë me to shkonte gjithnjë një nga nipërit e Mbretit, Hyseni ose Tati. Në trena dhe në hotele valixhet vendoseshin gjithnjë në dhomat e princeshave. Njerëzit i shikonin me kureshtje dhe disa me armiqësi. Ishin të rënda dhe vetëm oficerët dinin diçka rreth peshës së tyre. Më duket se ishin 11-të dhe njëra prej tyre duhet të kishte shumë më shumë rëndësi, sepse kishte një trajtim të veçantë. Ajo valixhe udhëtonte gjithnjë nën sytë e vetë Mbretit. Ai nuk ia ndante sytë në asnjë moment. S’ka dyshim që ishin shumë të vlefshme. Një ngjarje që do të tregoj kur të flas për kalimin tonë në Angli, nuk lë asnjë dyshim për këtë. Dihej që në këto valixhe kishte një pasuri të madhe. Disa thoshin pasuria e shtetit shqiptar. Mbreti thoshte pasuria e tij. Unë nuk kam fakte për të argumentuar këtë, sepse ato valixhe nuk i pashë kurrë të hapura. Por sido që të jete puna një gjë është e sigurt, këto valixhe gjatë udhëtimit nuk qenë vetëm mërzitja e oficerëve që i mbanin, por edhe elementi më i keq i propagandës që u bë për Shqipërinë me rastin e këtij udhëtimi. Kur do të shpjegoj grindjet midis emigrantëve shqiptarë, do të flas veçanërisht për çështjen financiare. Por mendova se duheshin pak valixhet në këtë kapitull, sepse pa rrëfimin mbi to udhëtimi ynë i gjatë nuk do të ishte i plotë.

...Nuk kishim vendosur akoma ku do të shkonim, në Angli ose në Spanjë. Mbreti sipas zakonit ishte i pavendosur dhe punonte në të dy drejtimet. Unë kujtoja se vajtja jonë në Spanjë do të ishte marrëzi. Isha në favor të vajtjes sonë në Angli. Akoma më shumë sepse nuk e dija mënyrën me të cilën kishte qenë i pritur Mbreti atje me rastin e vizitës së tij të parë. Por fuqia ime për të influencuar Mbretin ishte shumë e vogël. Nuk e di nëse spanjollët na dhanë vizën për të hyre në Spanjë, sepse të gjitha përçapjet në këtë drejtim u bënë me anën e kapitenit Sali Doshishti. Por më së fundi morëm leje për në Angli. Nuk e morëm lehtë. U desh të vinte vetë Mbreti në Bordeaux dhe të bisedonte me ministrin anglez. Mbreti me tregoi pastaj se anglezi insistoi t’i tregojë rrugën e Spanjës. Gjatë vizitës së Mbretit në Bordeaux kaluam një natë në rrugët e qytetit, sepse nuk kishim ku të shkonim. Atë natë qyteti u bombardua keqas prej gjermanëve dhe pata rastin të shikoj se edhe ata që e quajnë veten trim dhe luftëtar nuk janë kaq gjakftohtë në raste të tilla. Kështu u nisëm nga Royani nëpërmes Bordeaux-s për në jug të Francës ku duhej të merrnim vaporin për në Angli ose rrugën për në Spanjë, sepse Mbreti deri në çastin e fundit nuk e kishte vendosur drejtimin e tij. Kjo pjesë e udhëtimit ishte më e keqe se të gjitha të tjerat dhe më e pa organizuar, duke qenë se tani çdo gjë varej nga fuqia organizuese e jona, e cila nuk ka qenë kurrë kaq e madhe. Gjatë këtij udhëtimi Noçka dhe unë u ndamë në një kohë prej Mbretit. Mësova pastaj se në qarqet e Mbretit kjo u shpjegua se gjoja ne të dy u ndamë prej Mbretit pa thënë as lamtumirë.

Incidenti me valixhet në vaporin për në Angli

Kur arritëm në St.Jean de Luz, konfuzioni ishte në kulm. Qyteti ishte i mbushur me njerëz pa strehë, pa ushqim, pa qëllim. Njerëzit flinin në piacën e qytetit, e cila dukej si një pazar i madh dhe i parregullt. Më vonë mësova pa patur mundësi ta kontrolloj se qeveria angleze kishte caktuar vende për Mbretin dhe njerëzit e tij në një vapor të veçantë dhe kishte bërë përgatitje për ta pritur me nderimet e rastit si në vapor ashtu edhe në Angli. Sa për nderimet, nuk më mbushet mendja se ishin parashikuar, por sigurisht vendi ishte i mbajtur. Në të vërtetë hymë në vaporin anglez pothuajse me vështirësi dhe tamam sikur të mos ishte bërë asnjë përgatitje. Faji iu vu z. Kastrati, i cili ishte ngarkuar me veprimet përkatëse. Por ai që di sa liri veprimi ka njeriu që ngarkohet me punë prej Mbretit, kësaj akuze i jep një vlere krejt relative.

Hymë në vapor natën dhe transportimi i princeshës Ruhije ka qenë me të vërtetë i vështirë, dhe vetëm fati i saj e shpëtoi të mos mbytej në det. Plaçkat tona që i kishim sjellë që nga Parisi i lamë në molet e St.Jean de Luz. Në një kohë të tillë kur nga një minutë në tjetrën pritej bombardimi i qytetit dhe fundosja e vaporit, njeriu mendonte kokën dhe asgjë tjetër. Kështu lamë në mole dhe disa prej arkivave të Legatës. Kur u pa që vetëm disa plaçka personale ishin ngarkuar në vapor dhe asnjë nga valixhet e famshme nuk ndodhej aty, u bë një rrëmujë e papërshkrueshme. Me gjithë sigurimet që jepnin autoritetet e vaporit që valixhet e çmontueshme do të vinin shqetësimi në qarqet tona ishte shumë shumë i madh. Atëherë kuptova vlerën që Mbreti i jepte këtyre valixheve. I shqetësuar në kulm dhe krejt jashtë vetes, doli personalisht në një barkë që të gjejë në mes të natës valixhet e tij. Mungoi disa orë dhe më në fund u kthye i lagur deri në kockë dhe pa valixhet. Atëherë i shthurur në shtratin e tij, duke pritur që të thaheshin pantallonat, na deklaroi pa asnjë rezerve se pa valixhet ishte tërësisht i humbur. Nuk bisedonte dot tjetër gjë. Të nesërmen në mëngjes valixhet u gjetën dhe qarqet tona u qetësuan.

Kalimi nga Franca në Angli u bë pa asnjë incident nën rrethana me të vërtetë të tmerrshme. Me gjithë këtë, po të merret parasysh koha që kalonim dhe rreziku që i turrej botës, vuajtjet tona nuk ishin asgjë. Kështu arritëm në Angli, në Plymouth ku autoritetet angleze na ndihmuan me sa ishte e mundur me gjithë mos dashjen tonë t’u konformoheshim urdhrave. Na vunë në dy vagonë të veçantë dhe na nisën për në Londër ku arritëm më 27 qershor 1940 në mëngjes.

Kujtimet e sekretarit të Zogut. Pritja e ftohtë, si mbërriti mbreti në Stamboll


Kur ministri ynë, z. Assaf Xhaxhulli vajti në Parlamentin Turk për ceremoninë e hapjes së sesionit, u rrethua prej kolegëve të tij, të cilët kërkonin informacion mbi lajmet e përhapura atë pasdreke për pushtimin e Shqipërisë. Ambasadori britanik u tregua veçanërisht i interesuar, ndërsa ai i Italisë i siguroi se lajmet ishin “pallavra” të zakonshme. Pavarësisht se kërkuan telegrafisht informacion, nuk kishim asnjë lajm nga Tirana. Vetëm të mërkurën në mbrëmje na erdhi një telegram mbi lindjen e trashëgimtarit. Ky telegram ishte aq i ngatërruar sa nuk jepte as emrin e Princit...

Ndërkaq, na erdhi lajmi se Mbreti do të vinte në Turqi. Politika turke kishte simpati për ne dhe vazhdoi kështu deri në dorëzimin e Italisë. Por ka simpati dhe simpati...

S’ka dyshim që Turqia, më shumë se çdo shtet tjetër, pushtimin e Shqipërisë e priti me hidhërim të madh, po ashtu si edhe Greqia dhe për të njëjtat arsye politike. Ndryshimi ishte se qeveria turke ishte në gjendje ta shprehte haptazi pse regjimentet fashiste ishin më larg. P.sh. kur z. Xhaxhulli vizitoi kryetarin e Republikës, Ismet Inëunu, u prit shumë mirë në prani të z. Saraxhoglu. Ky i fundit, ndërsa e shoqëronte përjashta, i tha se “Një ditë kurorën e mbretit të Italisë do ta vinte në kokë Mbreti shqiptar”!!! Gjithashtu, fakti që qeveria turke, kundër parimeve të saj, lejoi legatën tonë të vendosej në Stamboll dhe jo në Ankara, është një provë tjetër e dëshirës së saj për të na i lehtësuar gjërat në çdo mënyrë. Por nuk duhet harruar se në atë kohë kur mbretëronte politika frikacake e “përkëdheljes”, Turqia nuk qe në gjendje të provokonte haptazi Italinë. Çfarë e provon këtë, është se ministri i Jashtëm i dha të kuptojë z. Xhaxhulli se vizita e Mbretit në Turqi ishte pothuajse e padëshirueshme.

Mënyra e pritjes se Mbretit kur mbërriti në Stamboll vërteton më shumë përshtypjen që pata unë nga sa me tha z. Xhahulli mbi qëndrimin e qeverise turke. Mbreti i shqiptarëve u prit në Turqi vetëm prej kryetarit të Policisë dhe prej ndonjë përfaqësuesi të shtetit. Ardhja e tij u rregullua në mënyrë që treni të arrije në Stamboll nga mesi i natës, që të mos bëhej ndonjë manifestim. Në të vërtetë, pritja e Turqisë qe akoma më private se ajo e Rumanisë dhe e Polonisë. Gazetat e turke të Stambollit, duke shprehur dënimin e tyre mbi veprimin e Italisë, nuk munguan të thoshin disa fjalë të hidhura për shqiptarët dhe të bënin disa shaka të rënda për mbretin Zog. Por një veprim kundër shtetit shqiptar qe në kundërshtim me politikën turke. Kështu që, përsa kohë që përfaqësuesit tanë mbajtën një qëndrim të vendosur dhe të themeluar në të drejtën, qeveria turke veproi sipas ligjit. Nuk mundi që të refuzonte hyrjen e Mbretit në Turqi, as të mbyllte Legatën shqiptare, dhe as të ndërpriste marrëdhëniet me ne sa herë që i jemi drejtuar zyrtarisht. Të gjitha shtetet e pa lidhura me fashizmin mbajtën pothuajse këtë qëndrim, korrekt kundrejt ligjit, por asgjë me shumë.

Mbreti arriti në Stamboll më 1 maj 1939, herët në mëngjes. Ishte i shoqëruar nga shumica e ministrave, disa oficerë dhe familja e tij. Z. Xhaxhuli u nis nga Ankaraja me avion që ta priste. Unë nuk vajta, sepse duhej që dikush të rrinte në legatë.

...Sapo arrita nga Ankaraja në Stamboll, m’u dha urdhri që të përktheja në frëngjisht një Memorandum për Lidhjen e Kombeve.

U ktheva në Ankara dhe pas disa ditëve na vizitoi z. Sotir Martini, për të bërë vizat e pasaportave në legatat e ndryshme. E shoqërova në Legatën e Francës dhe atje gjetëm një pritje të ftohtë dhe pothuajse fyese. Këshilltari i legatës me autoritetin e ndonjë prokurori që flet me të dënuarin, na theksoi se vizat na jepeshin me kusht që të mos bënim asnjë veprimtari politike. Pas ca kohësh e mbyllëm legatën në Ankara dhe së bashku me familjet tona, ministri dhe unë vajtëm në Stamboll, ku u vendos legata me lejen e qeverisë turke. Në këtë kohë mësova se Mbreti kishte kërkuar të vizitonte Presidentin e Republikës Turke në Ankara, por gjenerali Inëonu e lajmëroi se do vinte vetë në Jalove afër Stambollit dhe se do ta takonte atje. Kjo ishte një mënyrë fisnike për t’i dhënë vizitës një karakter tërësisht privat, që të mos zemërohej Duçja.

Zogu edhe në bukën që hante bënte ekonomi

Mbretin Zog e pashë aq cingun sa u çudita. Edhe në bukën që hante bënte ekonomi pa pasur nevojë. Vetëm për cigaret i harxhonte pa kursim, por jo shkrepëset vjen fjala. Eksperienca ime thotë se në këtë pikë mbreti Zog ishte si gjithë bejlerët shqiptare, neqez. Gjithashtu kurnacllëku nganjëherë karakterizon pasanikun e madh. Por zakonisht kjo i ngjet pasanikut që do të fitojë vetë paret me shumë mundime dhe jo pasanikun që u lind i pasur. Sidoqoftë nga mënyra me të cilën jetonte mbreti Zog duke shtrënguar veten, duke bërë gjëra kundër vetë dëshirës së tij që e ka shumë të zhvilluar, nxjerr përfundime se pasuria e tij dukej shumë e vogël dhe kishte frikë se do të mbaronte shpejt. Ç’kuptim i jepte ai fjalës “shpejt” s’e di. Gjithashtu mënyra me të cilën admironte njerëz të pasur sipas tij, të cilit me të vërtetë ishin njerëz me “katandi” “nikoqir” sipas idesë angleze del po në atë përfundim. Përveç në rast nëse mbreti Zog luante komedi dhe në këtë pikë.

Në rast se pasuria e tij është aq e vogël sa e tregonte dhe vetë, harxhimet që bëri nuk justifikohen. Siç më thoshte qëllimi i tij ishte që në mbarim të luftës të kishte 25.000 franga që t’i përdortë për kthimin e tij në atdhe. Njeriu që shikon kaq ngushtë s’mund të jetë shumë i pasur. Sidoqoftë mbreti Zog energjinë e tij të madhe e harxhoi duke menduar të shpëtoje lekët, por s’kishte as më të voglin haber nga përdorimi i pareve. Kuptimi i tij mbi paret ishte ai i bujkut, i cili vendos napolonat në një qyp dhe i mbulon nën dhe. Mbreti Zog s’beson në bankat, si ai që s’beson në përdorimin e kapitalit për të sjellë fryte që t’i premtojnë të mos harxhohen. Me kapitalin që kishte mund të bënte punëra më të mëdha pa harxhuar përveç të ardhurave të tij. Ai harxhoi kapitalin që kishte dhe çdo herë që shikonte prapa në kohë, dilte jashtë vetes. Mënyra si i harxhoi paratë te njerëzit ishte e tillë që në vend që të fitonte një faleminderit fitonte sharje dhe poshtërim. Kjo ishte pasuria e një pasaniku i cili duhej të fitonte emigratën shqiptare.

Sa i pasur qe mbreti Zog dhe jeta prej kurnaci

Mbi pasurinë e mbretit Zog u bë një bujë e madhe, mbi sasinë e saj sa dhe mbi origjinën e saj. U tha se pasuria ishte jashtëzakonisht e madhe: 100.000.000 lira stërlina ishte një nga shifrat që dëgjova njëherë dhe më duket se një shifër e këtillë është jashtë çdo logjike. Asnjëri përveç mbretit Zog nuk e dinte se sa para kishte me të vërtetë. Por do të bazohem mbi fjalët e tij, pasuria e tij e mbyllur në kasat e famshme së bashku me xhevahiret e motrave të tij nuk kapërcente 100.00 lira. Por për hesapin tim kjo shifër minimum ka kaq saktësi sa dhe shifra që përmenda më sipër. E vërteta është midis këtyre dy ekstremeve. Kur u largua Mbreti dhe qeveria nga Tirana morën me vete një shumë parash nga arka e shtetit. Nuk kam dijeni direkte për sasinë e marrë, por Mbreti na ka thënë gjithmonë se ishte rreth 470 000 franga ari. Ata që kanë sado pak dijeni mbi financat e shtetit tonë e kuptojnë se do të ishte çudi e madhe sikur arka shtetërore të kishte ndonjë shumë më të madhe në një çast të caktuar

Më poshtë do të jap një çmim aproksimat (të përafërm) të shpenzimeve që pashë të bëjë mbreti Zog dhe disa elementë të tjerë, prej të cilëve njeriu mund të krijojë një ide mbi pasurinë e tij. Por duhet të bëj dikat se mbreti Zog kishte idera ekonomike të veçanta dhe pra shpenzimet e tij s’duhet të merren si bazë për kapitalin e tij se mund të bëhet me njerëz normalë. Sidoqoftë për atë që na intereson ne këtu fakti mbetët një pasuri private sado e madhe s’mund të përballonte nevojat e një shteti.

A ishte pasuria e mbretit Zog private?!

Asnjëri s’beson se këtë pasuri mbreti Zog e kishte të vetën nga trashëgimi ose nga fitime të ndershme. Familja e mbretit Zog nuk ishte nga të pasurit e vendit. Vetë, me të gjithë magalomaninë e tij, ma ka pohuar shumë herë këtë fakt. Vjen fjala, z. Shefqet Verlaci ishte shumë më i pasur se ai. Pretendonte se kishte një pasuri tokësore të madhe, por vetë Mbreti pohonte se ajo nuk i solli kurrë gjëra të mëdha. Një përjashtim ishte pylli i cili u shit tri a katër herë duke sjellur gjithsej 100.000 napolona. Vetë mbreti Zog duke më treguar shumë herë këtë histori pranonte pa rregullimin e shitjeve të ndryshme dhe batakçillëkun e tij. Kështu kujtoj se çdo farë pasurie që kishte mbreti Zog do të jetë zor për të, të provojë se e fitoi pa përdorur influencën e shtetit. Të ardhurat e tij private dhe rroga e tij shtetërore nuk ishin të tilla sa t’i lejojnë të bëjë shumë ekonomi, megjithëse ka jetuar gjithnjë në mënyre shumë kurnace. Duhet që një shumë mjaft e majme të këtë ardhur prej një burimi tjetër. Por kjo është vështirë të provohet. Por edhe sikur të provohet s’mund të quhet as vjedhje as prevetim, përveç prej demagogëve. Dhe s’ka mënyrë ligjore që kopjuesi të quhet si pasuni e shtetit. Mbetet pra një pasuri private pavarësisht nga gjykimi moral mbi mënyrën e krijimit të saj. Përsëri një pasuri e tillë s’mund të jetë e madhe sepse Shqipëria s’ka pasur allishverish të madh. Natyrisht të vobektit një pasuri prej 1000.000 lira stërlina i duket kolosale, por nuk është gjë në barazim me nevojat e një shteti qoftë edhe të vogël si Shqipëria.

Një fjalë e përhapur dhe e thënë me insistim është që mbreti Zog iku nga Shqipëria duke marrë me vete “thesarin e shtetit”, “gjakun e popullit shqiptar” dhe “milionat e shtetit”.

Çdo njeri që jetoi në Shqipëri dhe është nga Shqipëria e di fort mirë që kurrë arka e shteti në Tiranë s’kishte “thesare” apo “miliona”. Edhe mbreti Zog me “kusarët” e tij, s’mund të merrte më shumë se sa kishte arka. Kështu që shuma e marrë s’mund të ishte me të vërtet e madhe. Mbreti Zog na tha shumë herë se ai mori me vendimin e qeverise 470.000 fr. shqiptare. Nuk mendoj se arka e Tiranës ka pas më shumë se aq. Mbreti Zog u akuzua pse i mori këto para. Përgjigjja më e mirë është ajo që dha avokati i tij kur e mbrojti kundër gazetës “Daily Sketc”: “Mos duhej t’ia linte Italisë ato para?”

Sa për përdorimin e këtyre parave kujtoj se mbreti Zog mund të provojë shumë kollaj se i harxhoi duke paguar oficerët dhe nëpunësit e shtetit që dolën bashkë me të. Kështu që edhe akuza mbi përdorimin e tyre nuk pi ujë.

Le të shikojmë si e përdori këtë pasuri mbreti Zog, jashtë nevojave të tij personale dhe familjare. Mbajti dy legata tre katër sekretare, një përfaqësi në Amerikë, për çdo kohë dhe bëri disa harxhime për propagandë, përveç ndihmës që u dha disa oficerëve. Nga shërbimet jo personale kujtoj se vetëm shpenzimet e propagandës dhe mbajtja e Legatave i shërbeu çështjes kombëtare me të vërtetë. S’ka dyshim se dhe këto dy shërbenin gjithashtu për qëllime politike të mbretit në pikëpamjen e tij mbi fronin, por s’mund të bëhej ndryshe, sepse shteti përfaqësohej prej tij. Pastaj është jashtë realitetit t’i kërkohet mbretit Zog të bëjë diçka pa pasur interes personal të vogël ose të madh të afërm ose të largët, pse nuk është njeriu i këtij karakteri. Por mbetet fakti që duke mbajtur legatat mbajti funksionin e shtetit shqiptar dhe duke bërë propagandën i shërbeu idesë kombëtare. Shumat që u harxhuan dhe shërbimet që u bënë janë fare të vogla, po thuaj hiç gjë. Kujtoj se kishte mundësi të bëhej më shumë dhe duhej të bëhej më shumë. S’mund të bëhej gjithë ç’duhej, por sigurisht nuk u bë e gjitha ç’mundej. Pse-ja gjendet në psikologjinë dhe mentalitetin e mbretit Zog. Disa pika të saj interesojnë këtë tregim sepse shpjegojnë arsyen kryesore të dështimit të emigratës.

Enver Hoxha burgosi babanë për t’i rrëmbyer zemrën nënës

SHKRUAN: Aida Tuci

Sa vlerë kanë rrënjët tona, kujtimet e së kaluarës? Shumë, sipas Aldo Renato Terrusit, që pas 44 vjetësh ka vendosur të rikthehet në vendin e shqiponjave në Shqipëri, në vendin mëmë apo në vendin njerkë. Është kthyer mbrapa në kohë ka gërmuar të kaluarën në kërkim të identitetit. Ka gërmuar për të gjetur rrënjët e familjes së tij, në një udhëtim historik. Misioni i tij final nuk ishte aspak letrar, por shumë më shpirtëror: ai kishte ardhur të gjente eshtrat e të atit, për t’i kthyer në vendlindje, në Itali. Romani “Rikthmin në Vendin e Shqiponjave”, një biografi e autorit Aldo Renato Terrusi, mbart fakte nga e kaluara e shumë italianëve që u burgosën dhe vdiqën në burgjet komuniste nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Libri sapo ka dalë në treg në Itali dhe ka ngjallur interes, kur përmes dramës personale të një familjeje jepen dëshmi historike për fatin e shumë të huajve që u dënuan dhe vdiqën në burgjet komuniste nën regjimin e Enver Hoxhës. Autori premtoi se libri do të dalë në treg edhe për lexuesin shqiptar. Një prej tyre është dhe financieri italian Giusseppe Terrusi, babai i Aldo Terrusit (autorit të librit), që u bë një nga drejtuesit e Bankës Italiane në Shqipërinë e viteve ‘30. Enver Hoxha, i cili do të bëhej pak vite më vonë udhëheqësi komunist i shqiptarëve, kishte rënë në dashuri me italianen e bukur Aurelia, por kjo e fundit ia kishte falur zemrën bashkatdhetarit të saj Giuseppe Terrusit. Pas ca vitesh Giuseppe dhe Aurelia martohen, por djaloshi i ri Hoxha duket se nuk ia kishte falur dot “italiankës” refuzimin në vitet e rinisë. Regjimi komunist që u vendos në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e gjetën çiftin në Shqipëri. Enver Hoxha tashmë ishte zgjedhur udhëheqës dhe situata kaotike që u krijua menjëherë pas çlirimit solli dhe arrestimin e Giuseppe Terrusit, i cili u dërgua në burgun e Burrelit. Një nga financierët më të rëndësishëm të Bankës së Italisë, i cili ishte dhe një ndër anëtarët e Këshillit Administrativ, që themeloi në vitin 1925 Bankën Kombëtare të Shqipërisë, do të vdiste në burgjet komuniste. Pas 44 vjetësh, i biri Aldo, rikthehet në vendin e tij të lindjes (nw vitin ’93), me misionin: kthimin në atdhe të eshtrave të të atit. I shoqërua nga xhaxhai, ai fillimisht vendoset në Tiranë, ku takon përfaqësues të skuadrës kombëtare të futbollit, që fituan Ballkaniadën e vitit 1946, miq dhe kolegë të vjetër të babit. Përmes kujtimeve të tyre, ai jeton me të atin. Udhëtimi ka vazhduar më pas në Durrës dhe Vlorë. “Atje takuam familjarë të të burgosurve që kanë njohur babanë, ku disa ish-të dënuar na dhanë informacione për të. Njëri prej tyre kishte qenë prezent edhe në momentet e fundit të jetës në burgun e Burrelit”- shprehet Aldo Terrusi. Romani i tij “fotografon” një periudhë historike dhe të dhimbshme dhe gati-gati e panjohur, që kanë përjetuar shumë italianë që ishin rezidentë në Shqipërinë e asaj kohe. “Kjo është historia e shumë italianëve, që për një arsye apo për një tjetër janë dënuar dhe kanë vdekur në burgjet komuniste. Kjo është një pjesë krejt e panjohur e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, jo vetëm për ne italianët, por dhe për vetë shqiptarët që e kanë jetuar atë kohë”- shprehet Aldo Terrusi në promovimin e librit të tij, që sapo ka dalë në treg në Itali. Romani “Rikthim në vendin e shqiponjave” kërkon rrënjët e familjes së autorit ku filli nis me dy italianë, Giacomo Covi dhe Salvatore Poselli, që në vitin 1869 emigrojnë në Egjipt, pasi ndihmojnë në ndërtimin e kanalit të Suezit. Dy bashkatdhetarët bëhen miq të ngushtë, por me përfundimin e punimeve ata ndahen nga njëri-tjetri. Ritakohen më vonë në Stamboll. Lufta greko-turke i detyron dy familjet që të zhvendosen në Shqipëri. Kështu i ka gjetur rrënjët e gjyshërve nga babai dhe nëna Aldo Terrusi, në udhëtimin e tij nëpër Shqipëri. Vetë Aldo, autori i librit është lindur në Vlorë më 1945 dhe në vitin 1949, kur familja e tij u kthye në atdhe (Itali), ai ishte akoma fëmijë. Kishin lënë pas babanë, i cili ishte një ndër të burgosurit e shumtë të burgut të Burrelit. Ai vdes në burg pas tre vjetësh, pa patur mundësi as t’u thotë fjalën e fundit familjarëve. Në vitin 1993 Aldo Terrusi rikthehet në Shqipëri së bashku me xhaxhanë. Më në fund, për të kishte ardhur dita që të kthente në atdhe eshtrat e të atit.

Pesë orë debat në Kolegj, PS: Ja shkeljet e KQZ


Padia e depozituar nga Partia Socialiste për Bashkinë e Tiranës ka shkaktuar plot pesë orë debate në seancën e djeshme të Kolegjit Zgjedhor. Juristët e selisë rozë, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ata të Partisë Demokratike, kanë paraqitur argumentet dhe kundër argumentet, duke mbrojtur qëndrimet respektive. Thelbi i debatit u përqendrua tek dy shtyllat e padisë. Së pari, kërkesa për konsiderimin si të paligjshëm të të gjitha praktikave që janë kryer nga KQZ, që nga 14 maji, deri në tabelën përfundimtare të rezultateve për Tiranën, që është vendimi Nr.711. Në këtë linjë u kundërshtua edhe rivlerësimi dhe bashkëngjitja e fletëve të gjetura në kutitë e gabuara, në rezultatin final të zgjedhjeve. Pika e dytë e debatit kishte të bënte me mospërputhjet numërore, mes votave të gjetura në kuti, pas rivlerësimit dhe numrit të votuesve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kundërshtuan këto pretendime, duke u bazuar kryesisht në vendimin e Kolegjit Zgjedhor të marrë një javë më parë, ku u rrëzua një kërkesë padi e PS. Duke konsideruar se Kolegji është shprehur njëherë për këto pretendime, juristët e PD thanë se është e pamundur marrja në shqyrtim edhe një herë e këtyre çështjeve. Pretendimit për mospërputhje numerike, demokratët ju përgjigjën se praktika botërore, por edhe ajo shqiptare, njeh raste mospërputhjesh që vijnë për shkak të gabimeve njerëzore dhe se nuk kemi të bëjmë me asnjë manipulim. Juristët e Partisë Socialiste kërkuan në seancë pavlefshmërinë e vendimeve nr. 710 dhe 711, datë 23.05.2011, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilave u shpall rezultati përfundimtar i Bashkisë së Tiranës, pas numërimit të votave të gjetura në kutitë e gabuara. Paralelisht është kërkuar pavlefshmëri edhe për të gjitha vendimet e ndërmjetme që kanë shërbyer për të ndryshuar tabelat në Tiranë. Deputeti dhe juristi Damian Gjiknuri u shpreh se deri më 14 maj, procesi kishte ecur në linja ligjore dhe se ishin miratuar me konsensus të gjitha tabelat e grupeve të numërimit. “KQZ bëri ndryshimin e tyre dhe ky zinxhir veprimesh të mëtejshme solli vendimmarrjen e paligjshme. U përfshinë vota që kodi nuk i lejon të cilësohen si të vlefshme”, theksoi Gjiknuri. Ai argumentoi se gjithashtu Kodi i ka të përcaktuara qartë procedurat dhe se në ligj përdoret termi “kuti përkatëse” ndaj qenia jashtë saj çdo fletë e bën të pavlefshme. PS solli si argument raportet e OSBE/ODIHR-it apo edhe praktikën e mëparshme për të faktuar pretendimin saj se të tilla vota janë cilësuar gjithnjë të pavlefshme, deri më 15 maj, kur u mor vesh fituesi në Tiranë. Një tjetër element i paraqitur kishte të bënte me shkeljen e parimit të barazisë së votës. Juristët e PS pretenduan se nëse një qytetar që ka hedhur votën në kutinë e gabuar para datës 14 maj, vota e tij është klasifikuar si e pavlefshme ndërsa për një qytetar që e ka hedhur pas kësaj date, vota cilësohet e vlefshme. Duke marrë për shembull rastin e hapjes së kutisë, ku u pretendua se kishte hedhur gabimisht votën Presidenti Bamir Topi, juristët e opozitës pretenduan se kishte ndodhur edhe cenimi i parimit të fshehtësisë së votës. Linja e dytë e argumenteve synonte denoncimin e faktit se në 117 qendra votimi, tabelat pas kryerjes së hetimit në KQZ kanë mospërputhje logjike dhe matematike. Duke insistuar se kemi të bëjmë me devijime skandaloze shifrash, PS paraqiti në mënyrë grafike raste tabelash në ZAZ-ve të ndryshme në Tiranë në të cilat numri i votave të gjetura sipas tabelave ishte më i madh se numri i votuesve për atë qendër. Ndërsa zbuluan se numri i fletëve të dala tepër është 357, në 117 kuti të hapura në KQZ, socialistët thanë se çdo justifikim duhet të merrte përgjigje nëse KQZ do bënte hetimin e plotë, por ky institucion kishte konstatuar vota tepër në kutitë e hapura dhe nuk kishte kryer hetimin e plotë për të hetuar mospërputhjet. D.M.

Monday, June 13, 2011

Zbulohen fotot e Rozi Radit e zhveshur


Këngëtarja bën plazh pothuajse nudo dhe lojëra erotike me miqtë e saj

Vera e kaluar ka qenë disi e veçantë për këngëtaren Rozana Radi. Stinës së nxehtë i parapriu një eksperiencë e pazakontë për një personazh të njohur siç ishte kyçja për disa javë tek “VIP shpija”, një reality show që organizohet në Prishtinë. Nuk e kemi ende të qartë se sa po u shërben kjo eksperiencë personazheve të njohur, por Rozana në intervista të ndryshme është shprehur se i ka shijuar ato momente, duke arritur të prekë edhe finalen, por jo fitoren ama. Më pas kanë vijuar koncertet e verës dhe përgatitja për “Kënga Magjike”, ku siç dihet ajo performoi në duet me Ramazan Krasniqin, por para këtyre planeve artistike, siç edhe ajo vetë bëri me dije në media, Rozi vendosi t’i dhurojë vetes një gjoks të ri, operacion që e realizoi në Maqedoni.

Kemi humbur ndonjë moment interesant nga kjo periudhë për të cilën po flasim apo na i ka treguar të gjitha? Duket se vajzat e ekranit janë gati të ndajnë shumëçka me mediat, por momentet e pushimit me miqtë ama duan t’i mbajnë vetëm për vete. Me sa duket, edhe kjo pjesë zor të mbetet private, për aq kohë sa lexuesit kanë shumë interes të dinë se çfarë bëjnë ata, ku pushojnë, si dhe me kë. Kur janë në plazhet e Shqipërisë, pak vështirë t’u shpëtojnë paparacëve tanë, por ne ia kemi gjetur anën t’ju tregojmë edhe pushimet e tyre jashtë kufijve, ku ata ndihen më të lirshëm, duke ju sjellë disa imazhe të nxehta të Rozit gjatë pushimeve të saj të vjetshme në Turqi, ku këngëtarja duket se ia ka kaluar shumë bukur në shoqërinë e disa fytyrave të njohura të botës së këngës, por edhe të disa të tjerëve që janë anonimë. Rozi në atë kohë po shijonte gjoksin e ri dhe aq entuziaste ishte për këtë ndryshim fizik, sa nuk i ka rezistuar dot pozimeve në topless, foto këto të realizuara nga miqtë e saj. Në fotot e siguruara nga njëri prej miqve të Rozit me të cilin ajo kaloi pushimet vjet, duket qartë që Rozana është kujdesur që plazhin pothuajse nudo ta bëjë natën, madje ka hyrë edhe në det, duke u fotografuar për qejfin e saj në ato momente. Falë këtyre fotove, vajzat që kanë ndërmend të bëjnë një gjoks të ri si Rozi, mund të krijojnë një ide të qartë se si është ai dhe më pas të vendosin edhe ato për këtë hap disi kurajoz, por që të tundon jo pak. Nga fotot e shumta që ne disponojmë, vendosëm të publikojmë vetëm disa prej tyre, ku natyrisht qëllimi ynë ishte t’ju tregonim Rozin ashtu siç nuk e keni parë më pare, duke mos dashur të identifikojmë të tjerë miq të saj që janë gjithashtu mjaft të njohur. Por, nga atmosfera që përcillet prej fotove, duket se ata me njëri- tjetrin janë shumë, por shumë të afërt dhe intimë.

Fotot e Rozit që u komentuan ende pa dalë

Fotot e Rozana Radit, të cilat po i publikojmë sot, në fakt ka disa kohë që i disponojmë. Zgjedhja që bëmë për t’i publikuar pikërisht tani, ishte thjesht për faktin sepse menduam se ky është momenti i përshtashëm, meqë jemi në stinën e nxehtë dhe këto foto i përshtaten këtij momenti. Ka pasur komente sikur këto foto janë thjesht montazhe, pa i parë ende. Cilido që ka dyshime për këtë fakt, është i lirë të vijë në redaksinë tonë dhe t’i verifikojë ato. Ne i kemi kontrolluar me anë të specialistëve tanë të dizajnit dhe jemi më se të bindur për autenticitetin e tyre.

Rreth një vit më parë, kur ne publikuam disa foto që krijuan mjaft zhurmë mediatike, personazhet e fotove thanë nëpër intervista se fotot janë montazhe, gjë që nuk ishte e vërtetë, por këta persona nuk erdhën asnjëherë të kërkonin fotot në redaksi për t’i verifikuar ato, sepse e dinin që ishin të vërteta, madje as ndonjë gazetar që publikoi intervistat e tyre përgënjeshtruese nuk e mori mundimin të na pyesë. Nëse edhe pas publikimit të fotove të Rozit do ketë ende komente të tipit se fotot nuk janë origjinale, ne do të jemi të detyruar t’ju bindim duke publikuar edhe një set tjetër fotografish, ku do na duhet më pas të zbulojmë edhe miqtë e tjerë të Rozit, gjë që në fakt nuk do dëshironim ta bënim për arsye etike, sepse kështu e kemi gjykuar si të drejtë. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!


PanoramaPlus

Sunday, June 12, 2011

Pas Serbisë, edhe Rusia e “shtrëngon” Shqipërinë për borxhet

Tiranë, 10 qershor, NOA – Pas Serbisë, është Rusia ajo që po e “shtrëngon” Shqipërinë që t’i paguajë borxhet e së kaluarës.

Kështu, mediat ruse në një artikull të posaçëm dedikuar kësaj çështje, përmendin marrëveshjen e miratuar së fundmi nga parlamenti shqiptar për kthimin e një pjese të borxhit që vendi ynë i detyrohet Rusisë.

Bëhet fjalë për shumën rreth 1 milionë dollarë që Shqipërisë do t’i duhet të paguajë si këst të parë.

Kjo si pjesë e një borxhi të vjetër, i cili daton në mes të viteve ’60-të, i trashëguara nga epoka sovjetike.

Ky borxh i vjetër i Shqipërisë, i njihet tashmë Rusisë, si një pasues i Bashkimit Sovjetik dhe merret përsipër të paguhet gjatë viteve të ardhshme.

Në rast të mospagesës së shumës nga data 1 korrik, marrëveshja parashikon që norma e interesit të borxhit të jetë në nivelin prej 4%.

Ndërkaq, mediat ruse shtojnë faktin se mungesa e borxheve mes dy shteteve tona, është një nga parakushtet për një marrëveshje të mundshme për furnizime me makineri dhe produkte teknike nga Rusia në Shqipëri.

Njësoj si historia e borxhit serb

Historia e borxhit të trashëguar me Rusinë, duket e ngjashme me atë që Shqipëria citohet të ketë akumuluar ndaj Serbisë, që në kohën e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).

NOA ka publikuar pak javë më parë se konkretisht, qeveria serbe i ka propozuar organit legjislativ që të ratifikojë një marrëveshje të posaçme me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për zgjidhjen e borxhit ekzistues me Serbinë.

Dokumenti në fjalë, rregullon pagimin e borxhit të bazuar në llogaritjet e hershme, të dekadave të mëparshme, të cilat lidhen me tregtinë e kryer ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë.

Marrëveshja parashikon llogaritjen e një norme të rregullt interesi mbi bazën e borxhit të dikurshëm mes dy vendeve tona, i cili arriti deri diku në më shumë se 8.5 milionë USD më 30 shtator të vitit 2009.

Gjithashtu, përcaktohet edhe fakti që Shqipëria ka pesë vjet kohë për të shlyer borxhin, pa një periudhë faljeje, dhe datat e pagesës janë 31 mars dhe 30 shtator çdo viti kalendarik.

Madje thuhet se çdo vonesë në pagimin e principalit dhe e interesit, do të pësojë ndëshkim dhe do të shoqërohet me sanksione sa u përket interesave.

n.e/NOA