Partia Demokratike bëri të ditur dje emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët u zgjodhën pas votimit të 7500 delegatëve. “Partia Demokratike vjen sot me një energji si asnjëherë më parë për t’iu përgjigjur kërkesave, nevojave, shpresave dhe ëndrrave të qytetarëve për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe Europiane”, u shpreh zëdhënësja e PD-së Oriela Nebiaj. Ajo që bie në sy është lista, ku pjesë e saj janë disa ish-deputetë të PD-së, por edhe dy këshilltarë të Presidentit Nishani. Pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur edhe kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko
Tuesday, September 30, 2014
Sunday, September 28, 2014
Komunizmi, si e shpalli “kombin ateist”
Nga Veli HAKLAJ
Raporti që ndërtoi pushteti komunist në Shqipëri me besimin në tërësi solli si pasojë një valë represioni të paparë ndaj klerikëve të të gjitha besimeve në vendin tonë, veçanërisht ndaj udhëheqësve shpirtërorë të besimtarëve katolikë.
Që në gusht të vitit 1945, Partia Komuniste ndërmori një numër masash për të kufizuar vep-rimtarinë e fesë dhe ndikimin e saj në popull. Kjo i acaroi marrë-dhëniet midis qeverisë dhe institucioneve fetare, veçanërisht me ato katolike. Në këto kushte, me angazhimin e priftërinjve Giovanni Fausti, Padër Daniel Dajani, Padër Gjon Shllaku etj., në Gjimnazin Jezuit dhe në Seminarin Françeskan në Shkodër u krijuan respektivisht grupi “Bashkimi Shqiptar” dhe grupi “Demokristian”.
Në nëntor të vitit 1945, ato u bashkuan në një organizatë të vetme “Bashkimin Shqiptar”, duke synuar që të çlironin Shqi-përinë nga diktatura komuniste. Në janar 1946, organizata u zbulua

Subscribe to:
Posts (Atom)