Friday, November 22, 2013

MARIGLEN MULLA 22 Nentor 2013 - 08:35 Aksidenti i Olldashit, Dëshmia: Pashë makinën të rrokullisej

“Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave”.

Ky ishte imazhi i parë me të cilin u përball Haki Sallufi, rreth 45 vjeç, pronari i bar “Kiu”, as 20 metra nga vendi
i ngjarjes, pranë lapidarit të Krrabës ose Mushqetasë.

Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Sallufi shprehet se në çastin kur u aksidentua deputeti Sokol Olldashi (sipas pohimeve të tij ora shënonte 21.10 minuta), kishte dalë jashtë ambienteve të lokalit, pasi moti ishte tepër i keq dhe rrezikoheshin tendat e barit.

“Aty pashë benzin që kaloi dhe të them të drejtën nuk ishte me shpejtësi të madhe, por sapo ktheva kokën për nga lokali dallova dritat që morën për tatëpjetë”-rrëfen ai.

Makina përfundoi sipër varrezave dhe xhamisë të fshatit. Më tej situata sa vinte e bëhej më dramatike, pasi ato minuta u përzjenë me ngatërresa pafund, ku shumëkush nxitoi të përhapte sa më tepër informacione, ndonëse zyrtarisht nga policia kanë rezultuar si të gabuara.

Salufi nuk priti asnjë sekondë dhe nga prapa lokalit të tij, mbërriti i pari pranë makinës që ishte përmbysur, pasi kishte bërë 2 rrotullime. Ajo që e habit më tepër është “tymnaja” e përhapur se ishin 2 persona, pasi ai vetë e kishte parë me sytë e tij trupin e pajetë të Olldashit, brenda makinës, teksa dyert ishin hapur.

“Nuk ka mundësi të ketë qenë dikush tjetër, vetëm po e përpiu dheu. Ka pasur vetëm 2 rrugë ku personi tjetër mund të ikte, ose nga asfalti, ose përmes maleve, por askush nuk pa asgjë. Le të vijë kush të dojë që pretendon se ka parë dikë tjetër dhe të ballafaqohet me mua.”- thotë 45-vjeçari, që ndihet keq kur kujton momentin e parë të përballjes me skenën tragjike, nisur edhe nga fakti se kishte njohje të mëparshme me të ndjerin.

“Për çudi atë moment, sapo makina u përmbys, shiu pushoi direkt dhe filloi pak minuta më vonë. Dukej sikur edhe Zoti e respektoi shpirtin e tij”-shton ai. Për shkak se ish-ministri, ishte frekuentues i lokalit të tij, ku në mars kishte bërë vizitën e fundit, para inaugurimit të tunelit të Krrabës, zoti Sallufi e kishte njohur makinën dhe e dalloi që bëhej fjalë për Olldashin, ndërsa policët e parë, të lajmëruar nga banorët e zonës, mbërritën në orën 21.18 dhe nuk ishin të sigurtë që bëhej fjalë për të. Pas verifikimit të dokumenteve, gjetjes së skeletit të syzeve dhe konfirmimit se Sokol Olldashi po kthehej nga Elbasani, oficerët e policisë rrugore nisën të punonin për të nxjerrë trupin e pajetë.

“E ngritën makinën në ajër, siç ishte përmbys dhe trupi mbeti në tokë. Ishte dëmtuar shumë”- vijon të tregojë 45-vjeçari që shton se “Më vinte shumë keq se nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Më pas erdhën të gjithë, por ishte shumë vonë”. Salufi tregon një foto të Olldashit me djalin e tij dhe disa punëtorë, gjatë inaugurimit të punimeve në tunel, teksa e kujton si “djalë gazmor, të fjalës dhe të komunikueshëm”, ndërsa imazhi më i spikatur për pronarin e lokalit ishte “momenti kur ai dridhte cigare dhe buzëqeshte”

Aksidenti tragjik që i mori jetën Olldashit duket është vetëm një prej dhjetra incidenteve të tjera që kanë ndodhur së fundmi në zonë. Florenc Salufi, 20 vjeç, banues përballë vendit ku ndodhi aksidenti, pra në Mushqeta, student në vitin e parë për Ekonomik, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se në këtë kthesë ndodhin të paktën 3 aksidente në ditë, porse nuk janë shënuar të lënduar.

Në fakt, Olldashi rezulton personi i vetëm që ka humbur jetën në atë vend, gjatë këtyre muajve, ndonëse aksidente ka pasur shumë. Djaloshi ishte lajmëruar në telefon nga shokët e tij që ishte përmbysur një makinë dhe kur mbërriti atje, kishte dëgjuar policët që përmendnin emrin e Sokol Olldashit. Ngjarjet më pas rrodhën shpejt dhe djemtë e fshatit vetëm sa vështruan të gjithë skenën, pa pasur mundësi të bënin asgjë tjetër. Sipas studentit, në vendngjarje ndodhej vetëm trupi i pajetë i Sokol Olldashit dhe atje nuk ishte askush tjetër.

Më tej Florenci thotë se “Babi im rrezikoi jetën pak ditë më parë, pikërisht në këtë vend”-duke treguar për nga kthesa. Më tej 20-vjeçari shton se “Unë kaloj përditë këtu, pasi shkoj në shkollë. Në çdo moment ndihem i rrezikuar, jo vetëm unë, por edhe banorët e tjerë të zonës, pasi këtu nuk ka as sinjalistikë rrugore, as drita dhe as shenja dalluese. Dikush duhet të mendojë dhe të mbajë përgjegjësi, përndryshe këtu do të vdesin edhe të tjerë”.

Ndërkaq, studenti u bën apel strukturave shtetërore që të mundësojnë pajisjen e këtij aksi të shkurtër, me sinjalistikë që në radhë të parë të lajmërojë uljen e shpejtësisë dhe më pas të shtohen rrethimet mbrojtëse anësore. Në fakt, mjaftonte një xhiro përgjatë atyre pak metrave, që nga lapidari e deri sipër te lokali, për të kuptuar rrezikun që i kanoset gjithkujt, si kalimtarëve të zonës, ashtu edhe shoferëve. Florenci e mbyll rrëfimin e tij me fjalët “Kur iku një ministër, po ne njerëzve të thjeshtë ç’fat na pret!?”
“Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave”.

Ky ishte imazhi i parë me të cilin u përball Haki Sallufi, rreth 45 vjeç, pronari i bar “Kiu”, as 20 metra nga vendi i ngjarjes, pranë lapidarit të Krrabës ose Mushqetasë.

Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Sallufi shprehet se në çastin kur u aksidentua deputeti Sokol Olldashi (sipas pohimeve të tij ora shënonte 21.10 minuta), kishte dalë jashtë ambienteve të lokalit, pasi moti ishte tepër i keq dhe rrezikoheshin tendat e barit.

“Aty pashë benzin që kaloi dhe të them të drejtën nuk ishte me shpejtësi të madhe, por sapo ktheva kokën për nga lokali dallova dritat që morën për tatëpjetë”-rrëfen ai.

Makina përfundoi sipër varrezave dhe xhamisë të fshatit. Më tej situata sa vinte e bëhej më dramatike, pasi ato minuta u përzjenë me ngatërresa pafund, ku shumëkush nxitoi të përhapte sa më tepër informacione, ndonëse zyrtarisht nga policia kanë rezultuar si të gabuara.

Salufi nuk priti asnjë sekondë dhe nga prapa lokalit të tij, mbërriti i pari pranë makinës që ishte përmbysur, pasi kishte bërë 2 rrotullime. Ajo që e habit më tepër është “tymnaja” e përhapur se ishin 2 persona, pasi ai vetë e kishte parë me sytë e tij trupin e pajetë të Olldashit, brenda makinës, teksa dyert ishin hapur.

“Nuk ka mundësi të ketë qenë dikush tjetër, vetëm po e përpiu dheu. Ka pasur vetëm 2 rrugë ku personi tjetër mund të ikte, ose nga asfalti, ose përmes maleve, por askush nuk pa asgjë. Le të vijë kush të dojë që pretendon se ka parë dikë tjetër dhe të ballafaqohet me mua.”- thotë 45-vjeçari, që ndihet keq kur kujton momentin e parë të përballjes me skenën tragjike, nisur edhe nga fakti se kishte njohje të mëparshme me të ndjerin.

“Për çudi atë moment, sapo makina u përmbys, shiu pushoi direkt dhe filloi pak minuta më vonë. Dukej sikur edhe Zoti e respektoi shpirtin e tij”-shton ai. Për shkak se ish-ministri, ishte frekuentues i lokalit të tij, ku në mars kishte bërë vizitën e fundit, para inaugurimit të tunelit të Krrabës, zoti Sallufi e kishte njohur makinën dhe e dalloi që bëhej fjalë për Olldashin, ndërsa policët e parë, të lajmëruar nga banorët e zonës, mbërritën në orën 21.18 dhe nuk ishin të sigurtë që bëhej fjalë për të. Pas verifikimit të dokumenteve, gjetjes së skeletit të syzeve dhe konfirmimit se Sokol Olldashi po kthehej nga Elbasani, oficerët e policisë rrugore nisën të punonin për të nxjerrë trupin e pajetë.

“E ngritën makinën në ajër, siç ishte përmbys dhe trupi mbeti në tokë. Ishte dëmtuar shumë”- vijon të tregojë 45-vjeçari që shton se “Më vinte shumë keq se nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Më pas erdhën të gjithë, por ishte shumë vonë”. Salufi tregon një foto të Olldashit me djalin e tij dhe disa punëtorë, gjatë inaugurimit të punimeve në tunel, teksa e kujton si “djalë gazmor, të fjalës dhe të komunikueshëm”, ndërsa imazhi më i spikatur për pronarin e lokalit ishte “momenti kur ai dridhte cigare dhe buzëqeshte”

Aksidenti tragjik që i mori jetën Olldashit duket është vetëm një prej dhjetra incidenteve të tjera që kanë ndodhur së fundmi në zonë. Florenc Salufi, 20 vjeç, banues përballë vendit ku ndodhi aksidenti, pra në Mushqeta, student në vitin e parë për Ekonomik, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se në këtë kthesë ndodhin të paktën 3 aksidente në ditë, porse nuk janë shënuar të lënduar.

Në fakt, Olldashi rezulton personi i vetëm që ka humbur jetën në atë vend, gjatë këtyre muajve, ndonëse aksidente ka pasur shumë. Djaloshi ishte lajmëruar në telefon nga shokët e tij që ishte përmbysur një makinë dhe kur mbërriti atje, kishte dëgjuar policët që përmendnin emrin e Sokol Olldashit. Ngjarjet më pas rrodhën shpejt dhe djemtë e fshatit vetëm sa vështruan të gjithë skenën, pa pasur mundësi të bënin asgjë tjetër. Sipas studentit, në vendngjarje ndodhej vetëm trupi i pajetë i Sokol Olldashit dhe atje nuk ishte askush tjetër.

Më tej Florenci thotë se “Babi im rrezikoi jetën pak ditë më parë, pikërisht në këtë vend”-duke treguar për nga kthesa. Më tej 20-vjeçari shton se “Unë kaloj përditë këtu, pasi shkoj në shkollë. Në çdo moment ndihem i rrezikuar, jo vetëm unë, por edhe banorët e tjerë të zonës, pasi këtu nuk ka as sinjalistikë rrugore, as drita dhe as shenja dalluese. Dikush duhet të mendojë dhe të mbajë përgjegjësi, përndryshe këtu do të vdesin edhe të tjerë”.

Ndërkaq, studenti u bën apel strukturave shtetërore që të mundësojnë pajisjen e këtij aksi të shkurtër, me sinjalistikë që në radhë të parë të lajmërojë uljen e shpejtësisë dhe më pas të shtohen rrethimet mbrojtëse anësore. Në fakt, mjaftonte një xhiro përgjatë atyre pak metrave, që nga lapidari e deri sipër te lokali, për të kuptuar rrezikun që i kanoset gjithkujt, si kalimtarëve të zonës, ashtu edhe shoferëve. Florenci e mbyll rrëfimin e tij me fjalët “Kur iku një ministër, po ne njerëzve të thjeshtë ç’fat na pret!?” - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/aksidenti-i-olldashit-d-shmia-pash--makin-n-t--rrokullisej-188110.html#sthash.iNUrjGtr.dpuf

No comments: