SAMI NEZA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e deklaroi të premten Shqipërinë jashtë operacioneve të shkatërrimit të armëve kimike, duke ia faturuar vendimin e tij manipulimit të turmave me informacione të pavërteta, si dhe krijimit të frymës antiamerikane në pjesë të politikës shqiptare.
Asnjëra nuk është e vërtetë. Detyrimi i Ramës për të refuzuar pjesëmarrjen në këtë operacion me dinjitet është tërësisht për shkak të tij.
Kryeministri Rama lejoi që turmat “të manipulohen” dhe “vetëmanipulohen”, siç e quan ai, për shkak të territ informativ që vetë ai mbajti për një proces që shkakton ndjeshmëri të lartë të publiku. Ai tha se nuk mund të dekonspironte një operacion që, ndër të tjera, ishte edhe ushtarak. Askush nuk kërkoi nga ai targat e anijeve që do të transportonin armët kimike dhe po ashtu askush nuk do ta vinte atë në kandar lidhur me numrin e ushtarëve apo armët që do të kishin me vete. Në fakt, bota është bërë aq transparente, është tejçuar cep më cep nga informacionet edhe më të ndrydhura, sa ato sekrete që do mbronte Rama i mësoi mbrëmë gjithë Shqipëria po prej tij. Një çështje që sensibilizon thellë qytetarët ka nevojë për një strategji komunikimi, siç theksoi dy ditë më parë edhe profesor Fuga. Jo për t’ua mbushur mendjen të shqetësuarve, por për të iluminuar të gjithë qytetarët rreth procesit. Rama e di mirë se çështja e mbeturinave, pa le më e helmeve, e detyroi atë dhe qeverinë e tij që në mënyrë simbolike të merrte vendimin e dytë të qeverisë së tij për bllokimin e importit të plehrave nga jashtë. Plehra që lahen me ujë. Lidhur me helmet ai mbajti gjithçka sekret dhe ndaj të gjithëve, duke lënë pa gojë dhe pa argument edhe ministrat dhe deputetët e tij që u transformuan në batuta dy ditët e fundit të protestave. Për shkak të mungesës së transparencës brenda trupës së vendimit, një pjesë e tyre zgjodhi anën e të manipuluarve, duke u bashkuar me ta. Gjysma e deputetëve dhe ministrave të qeverisë, si Blushi, Peza, Kokëdhima, Braçe, Naço e ndonjë tjetër kaluan në anën e “antiamerikanëve”. Mezi gjenin arsye ose përdornin arsyet e turmës duke kthyer kokëposhtë sistemin e komunikimit për aksione të mëdha të pushtetit, sistem që vajis fjalët lart dhe i zbret te qytetarët, dhe jo i merr nga poshtë plot zhavorr për t’i ngritur lart, siç ndodh në kohë revolucioni.
Për ditë të tëra u argumentua se marrja e armëve kimike ishte obligim i NATO-s, duke fshehur nga publiku faktin se bëhej fjalë për një marrëveshje të mundshme me Uashingtonin. Jo se NATO dhe Uashingtoni kanë ndonjë dallim thelbësor në çështjet ushtarake dhe në sytë e shqiptarëve, por identifikimi i partnerëve në këtë aksion kishte rëndësi për lokalizimin e përgjegjësisë. Fjala kyçe ishte Amerika. Dhe nëse do të ishte përmendur që në fillim obligimi ndaj saj, vështirë të kapërcehej në këtë masë kaq të madhe në mosbesim ndaj operacionit të demontimit. Komunikimi dështoi përfundimisht kur zyrtarët e lartë të NATO-s thanë se kjo nuk ishte çështje e organizatës. Prej atij momenti mosbesimi nuk ishte më te NATO apo amerikanët për çështjen e sigurisë së armëve kimike, por te qeveria e Ramës, e sidomos te Rama. Një pjesë e publikut që beson te Rama si Kryeministër, por jo tek aksionet që bënë për shkak të kësaj detyre, mendoi se demontimi i armëve kimike bëhej për përfitim personal politik prej Kryeministrit. Një mundësi të tillë nuk e mohoi as ambasadori amerikan Arvizu të enjten.
As alibia për manipulimin e turmave nga opozita s’qëndron. Organizatorët e protestave janë miqtë e Edi Ramës, të paktën kanë qenë. Dhe ky ishte problemi i tyre në të shkuarën, kur aksionet e mjedisorëve gjithnjë afiloheshin me aksionet e opozitës së majtë ose anasjelltas. Ndërkaq, nuk ka opozitë në botë, edhe ato të fjeturat si në diktatura apo të dhunuara si në vendet me demokraci hibride, që nuk u bashkëngjitet turmave kur ato mbushin rrugët. Këtë bëri edhe opozita shqiptare. Nëse vepronte ndryshe, do të ishte taktikë e gabuar që më vonë do të rëndonte mbi kurrizin e saj. Ashtu si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, edhe opozita dhe lidershipi i vet ishin pothuajse të painformuar rreth operacionit. Në këto rrethana terri, të cilat Rama sërish i neglizhoi gjatë fjalimit të tij, e kishin shumë më të lehtë të përfshiheshin në protesta, megjithëse përtesa e tyre dallohej qartë deri të enjten, pra vetëm një ditë para marrjes së vendimit rreth të cilit askush nuk dinte asgjë. Që protestuesit nuk vareshin nga diskursi i opozitës, u testua edhe të enjten, kur turma e mbledhur para Kryeministrisë reagoi keq ndaj pranisë së Bashës dhe Berishës. Protesta ka nevojë për njerëz, sa më shumë, aq më efektive bëhet. Por drejtuesit e saj refuzuan të shtonin radhët me opozitën, çfarë do të thotë se efekti i saj në protesta nuk ka qenë zero, por as ka qenë ngjyruesi që dominoi. Rama e drejtoi kot gishtin tek ajo, përveç faktit se të enjten mësoi se mund të mos kishte mbështetjen e saj nëse do të pranonte armët kimike në Shqipëri. Ka supozuar se në fakt nuk i ka pyetur për këtë çështje.
Në finale Rama nuk qe në gjendje të përmbushte një marrëveshje me aleatin e madh të shqiptarëve, një marrëveshje përmes së cilës të ruante dinjitetin e Shqipërisë, por edhe të sillej si partner serioz. Në vendin më proamerikan të dështojë një marrëveshje me amerikanët për shkak të qytetarëve më proamerikanë, ndodh vetëm se ka munguar harmonizimi i atij që merr vendimin me të tjerët. Edhe kjo ndodh për shkak të një moskuptimi të madh. Askush besoj në zyrat e Uashingtonit nuk fajëson proamerikanët, që janë qytetarët e Shqipërisë, për këtë çështje. Edhe Rama ndoshta nuk është për t’u fajësuar. Ai ka bërë aq sa ka mundur. Meta tha se qeveria do të mbajë aq sa ka shpatullat. Rastis ndonjëherë të kesh shpatulla të vogla. Por mos ta bësh më faj është njëra anë, ta gjykosh rastin është diçka tjetër.
Përmes dështimit të kësaj marrëveshjeje që u prit me gëzim në Shqipëri, qeveria në fakt ka humbur një shans për shqiptarët, bashkëpunimin në linjat e vështira të demilitarizimit kimik të Sirisë dhe përfitimit politik, ekonomik, por edhe social nga një bashkëpunim i tillë. Nuk është gjë e mirë të mos i ngresh telefonin Arvizusë, siç ndodhi më 21 janar të 2011-s, por është më keq të mos të të bjerë telefoni. Ka pasur rrugë në këtë bashkëpunim, ku Shqipëria nuk ngjante e diskriminuar dhe as e nëpërkëmbur, por edhe shqiptarët të ndiheshin të qetë lidhur me sigurinë e tyre. Kryeministri i vendit tha se nëse do të përfshiheshin edhe dy shtete të tjera në demontim, ndoshta projekti do të vijonte. Ngjan si pretekst me fare pak rreshta në fund të fjalimit të tij, ndërkohë që në 30 minutat e tjera të fjalimit, me mendjen e vet, ka rreshtuar argumentet. Por ndodh që preteksti të jetë i vetmi argument, dhe gjithë argumentet të jenë vetëm pretekst.

No comments:
Post a Comment