Friday, November 15, 2013

Basha: “JO”-ja e mekur e Ramës, kjo është fitore e shoqërisë së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, ku deklaroi se Shqipëria nuk do të përfshihet në operacionin e asgjësimit të lëndëve kimike të Sirisë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Basha u shpreh se: “Pak më përpara i gjithë populli i dha fund alarmit dhe ankthit, për “JO”-në e mekur të Ramës. Kjo është fitore e madhe e shoqërisë së lirë, ku kryeministri luajti me interesat personale”.


“PD dhe mbarë opozita ndihen pjesë e gëzimit të ligjshëm popullor, jo vetëm për vlerat e përgjegjësisë, por sepse ishte pa ekuivok përkrah qytetarëve, për të demaskuar dhe penguar gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës. Dua ta përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli i bashkuar pa dallime ,e bëri rina, si shpresë si ëndërr” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Më tej, Basha nënvizoi se: “Si kryetar i PD dhe opozitës, por edhe si qytetar e prind u shpreh mirënjohjen të rinjve e të rejave, që u bën barrikadë e ëndrrës së keqe të kryeministrit më armët kimike. Tani një problem tjetër ka dalë në dritë të diellit, ky është Edi Rama”.

Kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu qytetarët ku tha se problemi ishte çështje e NATO-s.
”U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesa meskine të veta. U ofrua si çilfigar duke harrura që Shqiperia nuk është çifliku i tij.
Po të ishte kujtuar që Shqipëria ishte e lirë do ishte treguar serioz me aleatët. Pa qenë nevoja ta fuste në siklet aleatin tonë më të madh SHBA-në. Nuk u konsultua me askënd dhe e mbajti për vete për ta kapitalizuar për vete. Shpresonte të fitonte kapitalin politik. E gënjeu mendja për shume gjera. Edi Rama gënjeu në fillim publikun se armet kimike ishin çështje e NATO-s gënjeu protestuesit. Fale barrikadave që ju ngriten ai ngeli i vetëm i vetëm në rrethin e tij dhe i pa besueshëm nga aleatet.”- deklaroi Basha.

Ai tha se Rama duhet tu kërkojë ndjesë qytetarëve dhe SHBA-së. “Sot në vend që tu kërkojë ndjesë mbarë shqiptareve që i prishi gjakun për ditë me radhë dhe aleatit tonë të madh , ka kurajo të merret me sportin e tij pervers sulmit ndaj opozitës. E ndërsa kurseu me hipokrizi gjithë ata deputet tëPS-së ai ju përvesh me gjuhën e zakonet e një satrapi oriental mendiave të lira dhe çdo faktori që ngriti zërin. E ka kot. Edi Rama ka cenuar rëndë besimin e qytetarëve dhe SHBA-së. Është përgjegjësi i vetëm i kësaj.”- deklaroi kreu i PD-së

Sipas Bashës për Partinë Demokratike marëdhëniet me SHBA-në janë kyçe. “ Për PD marëdheniet me SHBA-në jane kyçe, të dorës së parë në të gjitha drejtimet. Qeveria e PD-së ka bashkëpunuar ngushtë me SHBA-së në një varg çështjes. Aleatet tanë e njohin shumë mirë përkushtimin nën drejtimin tonë. Ky bashkëpunim i sinqert nuk është prekur asnjëherë nga hija me e vogel e interesave personale. Sot ndjejmë detyrimin të japim të njëjtin kontribut. Shqiperia europiane në miqësi të ngushte me aleatin tone SHBA. Çdo spekulim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim. Partia Demokratke thekson se kryeministri duhet të marë përgjegjesinë e plotë.”- deklaroi Basha.

Ai theksoi se PD do të kërkojë transparencë për çështjen e armëve kimike.
“Do kërkojë trasperencë të plotë për këtë histori. Fitorja e sotme është atribut i mbarë popullit dhe rinisë. Beteja vazhdon në qindra fronte. Për ta dhe me ta ne do të vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë institucionale dhe ligjore.”

No comments: