Thursday, November 21, 2013

Kush ishte Sokol Olldashi

Shkruar nga Rexhep Polisi
Sokol Olldashi ishte një figurë e nderuar e Partisë Demokratike.
Ai u përfshi me lëvizjen e dhjetorit në vitin ’90, ku që në atë kohë ai u bë anëtar i Partisë Demokratike si dhe anëtar i mbledhjes themeluese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Nga Maji i vitit 2002 deri më Shtator të 2007-ës, Olldashi mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vijim, nga muaji maj 2005-Maj 2009 ai ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës si dhe anëtar i Kryesis së PD-së që nga viti 2002.
Gjithashtu nga qershori i vitit 2001, Olldashi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një herë përfaqësues i qarkut të Durrësit dhe në dy legjislaturat e fundit përfaqësues i qarkut të Fierit.
Gjatë karrierës së tij politike, Olldashi ka mabjtur postin e Ministrit të Brendshëm, gjatë drejtimit të së cilës ai shënoi suksese të rëndësishme në luftën kundër bandave më të rrezikshme kriminale duke i kthyer vendit dhe qytetarëve sigurinë publike. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, duke punuar fortë me projektet e qeverisë për shndërrimin e infratsrukturës rrugore së Shqipërisë në në nbjë infrastrukturë me stanrade europiane. Sot arteriet kryesore rrugore të vendit mbajnë firmën e Sokol Olldashit.
Sokoll Olldashi, lindi me 17.12. 1972 në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi gjimnazin në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në Durrës, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Tiranës, në Univeristetin e Tiranës dhe më pas në vitin 2004 ndoqi Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar).
Karrierën e tij profesionale, Olldashi e nisi si Kryeredaktor në televizionin ATN1, më pas ai punoi si zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën "Albania" si dhe si reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Të dhëna vetjake
Emri Mbiemri Sokol Olldashi
Adresa: Njesia Bashkiake Nr2, Rruga "Dervish Hima", Nr.12
Tiranë
Kombësia Shqiptare
Ditëlindja 17.12. 1972
Statusi civil i martuar me dy fëmijë

Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave
(Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 - Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar
jurist)
Shtator 1987 - Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, "Naim Frashëri",
Durrës
Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 - Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 - Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën "Albania"
Tetor 1994 - Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)
Veprimtaria politike
Anetar i Partise Demokratike, dega Durres, qe ne dhjetor 1990
Antar i mbledhjes themeluese te FRPD
Maj 2002 - Shtator 2007 Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 - Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
Anetar i Kryesise se PD-se qe nga viti 2002
Qershor 2001 - Maj 2005 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 - 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 - vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – qershor 2013 Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

Gjuhët e huaja Anglisht, Italisht

No comments: