Friday, November 22, 2013

Dyshimet për aksidentin e Olldashit

Shtohen dyshimet, kontradiktat dhe pikëpyetjet rreth aksidentit fatal të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit. Sokol Olldashit i është dhënë dje lamtumira e fundit, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, por shumë mister ka lënë pas vdekja e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa pritej të qartësohej gjithçka, ka ndodhur e kundërta
. Bëhet fjalë për dyshimet dhe zërat për një person të dytë në makinën e Sokol Olldashit, në momentin e aksidentit tragjik. Në rrjetet sociale, në rrethet politike dhe mediatike përflitet për një person të dytë, i cili ndodhej në makinë me të ndjerin Olldashi, kur makina ka rënë në humnerë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as dyshimet e çmendura, duke bërë analogji midis aksidentit të Olldashit dhe vdekjes misterioze të Kosta Trebickës. Ndërkaq, për dy orë me radhë, policia dhe njerëzit në vendin e aksidentit flisnin për një person të dytë. Madje, në vorbullën e lajmeve kontradiktore u përfshi edhe emri i Shkëlzen Aliajt.
Por më pas gjithçka u mohua më pas, ku u mbrojt varianti, sipas të cilit Olldashi po udhëtonte i vetëm. Gjithsesi, dyshimet lidhen me telefonatën e fundit të Sokol Olldashit nga humnera. Deputeti Igli Cara ka deklaruar  se Olldashi i ka telefonuar shoferit në momentin e aksidentit. “Kam bërë aksident, jam keq!”, ka thënë Olldashi. Po ashtu, Cara një herë thotë se ishte së bashku me shoferin e Olldashit në Tiranë, ndërsa më pas pohon se shoferi ishte në Durrës. Nga ana tjetër, mjekët dhe policia thanë se i ndjeri Olldashi ka marrë goditje të rënda në kokë. Natyrshëm lind pyetja: A ishte në gjendje Olldashi të gjente telefonin dhe t’i telefononte shoferit? Një njeri me dëmtime të rënda në kafkë, a mund të telefononte në atë situatë? Nëse telefonata nuk ka ardhur nga Olldashi, nga kush ka ardhur? Pse zërat për personin e dytë u shuan menjëherë dy orë pas aksidentit? Pse personi për të cilin dyshohet se ka qenë në makinë, nuk reagon me zë dhe figurë? Pse policia nuk sqaron se sa persona kanë qenë në makinë? Dyshimet dhe kontradiktat janë të qarta, ndërsa mjegulla sa vjen e shtohet.
Versioni i Eduard Ndreut
Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, ka dhënë versionin e tij për aksidentin. Eduard Ndreu ka mbrojtur versionin e Carës, duke deklaruar se Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij pas aksidentit. “Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. "Olldashi kërkoi ndihmë", deklaroi Ndreu. Ndërkaq, Ndreu ka heshtur për një kohë të gjatë, duke u shprehur vetëm një ditë pas aksidentit. Adriatik Doçi
Shtohen dyshimet, kontradiktat dhe pikëpyetjet rreth aksidentit fatal të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit. Sokol Olldashit i është dhënë dje lamtumira e fundit, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, por shumë mister ka lënë pas vdekja e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa pritej të qartësohej gjithçka, ka ndodhur e kundërta. Bëhet fjalë për dyshimet dhe zërat për një person të dytë në makinën e Sokol Olldashit, në momentin e aksidentit tragjik. Në rrjetet sociale, në rrethet politike dhe mediatike përflitet për një person të dytë, i cili ndodhej në makinë me të ndjerin Olldashi, kur makina ka rënë në humnerë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as dyshimet e çmendura, duke bërë analogji midis aksidentit të Olldashit dhe vdekjes misterioze të Kosta Trebickës. Ndërkaq, për dy orë me radhë, policia dhe njerëzit në vendin e aksidentit flisnin për një person të dytë. Madje, në vorbullën e lajmeve kontradiktore u përfshi edhe emri i Shkëlzen Aliajt.
Por më pas gjithçka u mohua më pas, ku u mbrojt varianti, sipas të cilit Olldashi po udhëtonte i vetëm. Gjithsesi, dyshimet lidhen me telefonatën e fundit të Sokol Olldashit nga humnera. Deputeti Igli Cara ka deklaruar  se Olldashi i ka telefonuar shoferit në momentin e aksidentit. “Kam bërë aksident, jam keq!”, ka thënë Olldashi. Po ashtu, Cara një herë thotë se ishte së bashku me shoferin e Olldashit në Tiranë, ndërsa më pas pohon se shoferi ishte në Durrës. Nga ana tjetër, mjekët dhe policia thanë se i ndjeri Olldashi ka marrë goditje të rënda në kokë. Natyrshëm lind pyetja: A ishte në gjendje Olldashi të gjente telefonin dhe t’i telefononte shoferit? Një njeri me dëmtime të rënda në kafkë, a mund të telefononte në atë situatë? Nëse telefonata nuk ka ardhur nga Olldashi, nga kush ka ardhur? Pse zërat për personin e dytë u shuan menjëherë dy orë pas aksidentit? Pse personi për të cilin dyshohet se ka qenë në makinë, nuk reagon me zë dhe figurë? Pse policia nuk sqaron se sa persona kanë qenë në makinë? Dyshimet dhe kontradiktat janë të qarta, ndërsa mjegulla sa vjen e shtohet.
Versioni i Eduard Ndreut
Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, ka dhënë versionin e tij për aksidentin. Eduard Ndreu ka mbrojtur versionin e Carës, duke deklaruar se Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij pas aksidentit. “Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. "Olldashi kërkoi ndihmë", deklaroi Ndreu. Ndërkaq, Ndreu ka heshtur për një kohë të gjatë, duke u shprehur vetëm një ditë pas aksidentit. Adriatik Doçi
- See more at: http://www.sot.com.al/politike/shtohen-dyshimet-p%C3%ABr-aksidentin-e-olldashit-blofi-me-telefonat%C3%ABn-n%C3%AB-humner%C3%AB-dhe-pik%C3%ABpyetjet#sthash.zy4dw0QM.dpuf

No comments: